Publicidad

Nutricioni

24 de Feb de 2018
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad

Nutricioni

  1. Punuar : Melita Luci
  2. Nutricioni eshte Shkence multidisiplinare,e cila studion ushqimin dhe menyren e faktoreve ushqimor, te cilet ndihmojn ne shendetin e njeriut.
  3. Si fillim zyrtar I nutricionit mirret viti 1780, kur kimisti francez “ Lavuazje” zbuloi se ushqimi dhe oksigjeni bashkohen ne organizem dhe prodhojn energji .
  4. Nutricioni apo të ushqyerit është furnizimi i qelizave të organizmit me materie (në formë të ushqimit), të domosdoshme për vazhdimin e jetës. Karakteristikat themelore të qenieve të gjalla janë: ndërtimi qelizor dhe përbërja kimike e organizmit, këmbimi i materieve dhe i energjisë, lëvizjet e trupit, shumimi, rritja, zhvillimi, reagimi në ngacmime të ndryshme (adaptimi, transformimi), etj
  5. Trupi i njeriut përmban bashkëdyzime kimike, siç janë: uji, karbohidratet, aminoacidet, acidet yndyrore dhe acidet nukleike. Të gjitha këto bashkëdyzime përbëhen nga elemente kimike si karboni, hidrogjeni, oksigjeni, azoti, fosfori, kalciumi, hekuri, zinku, magnezi, mangani dhe elemente të tjera, dhe në organizëm ndodhen në forma dhe kombinime të ndryshme (hormone, enzime, vitamina, fosfolipide, minerale).
  6. Për rrjedhën normale të proceseve metabolike dhe të funksioneve fiziologjike të organizmit të njeriut janë të domosdoshme (esenciale) rreth 40 substanca, të cilat përmblidhen nё dy grupe të mëdha të materieve ushqyese: Makronutrientët(Uji,Karbohidratet,Proteina t,Yndyrnat,) dhe Mikronutrientët(Mineralet,Vitaminat,dhe materiet Ushqyese).
  7. Uji - ka një rol tepër të rëndësishëm në funksionimin e organeve vitale. Trupi ynë përbëhet nga 55-75 përqind ujë, prandaj edhe kemi aq shumë nevojë për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi.Mesatarisht, njeriu duhet të pijë rreth 2 litra ujë në ditë, në mënyrë që ta kompensojë sasinë e ujit që nxirret jashtë me anë të urinës, djersës . Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit te yndyrnave . Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha sistemeve të tij dhe personi i tillë ndjen lodhje, dhembje të kokës, marramendje, etje dhe ngërçe në muskuj. Marrja e sasive të mjaftueshme të ujit dhe konsumimi i pemëve dhe perimeve është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj, nëse doni që ajo të duket e freskët dhe e re.
  8. Karbohidratet - janë grupi më i madh dhe kryesor i burimeve tё energjisë në organizmin e njeriut. Përbëhen kryesisht nga tri elemente: karboni (C), hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O). Përmes lidhjes së këtyre elementeve, karbohidratet sigurojnë energjinë e nevojshme për organizmin e njeriut, edhe atë në sasi, përafërsisht, 4 kilokalori për një gram të karbohidrateve (kcal/gr).
  9. Karbohidratet mund të jenë të thjeshta dhe komplekse. Glukoza (dekstroza) ёshtё karbohidrat i thjeshtë, i njohur edhe me emrin si sheqer i gjakut. Ёshtё karbohidrati më i rёndёsishёm që, brenda qelizave të organizmit të njeriut, shërben si molekulë funksionale energjetike (bёn gjenerimin e molekulave të larta energjetike adenozintrefosfatit – ATP)
  10. PROTEINAT Emri proteinë rrjedh nga fjala greke “Protos”që do të thotë “i Rëndësishëm”. Proteina është përbërës kryesor organik i shumë indeve në trupin e njeriut, i cili formohet nga një rend i amino acideve që janë të sistemuara nga sistemi jetësor. Ekzistojnë diku rreth 20 amino acide të ndryshme të cilat gjenden në proteina ku 9 prej tyre janë themelore dhe 11 të tjera janë jo themelore - jo esenciale, 9 amino acidet themelore nuk mund të prodhohen nga trupi por ato sigurohen-merren nga ushqimi ditor kurse 11 amino acidet jo themelore prodhohen prej pjesëve të karbohidrateve, të amino acideve themelore dhe yndyrës, pra nga vet organizmi.
  11. Cdo funksion i qelizave të gjalla varet nga proteinat. Proteinat formojnë diku rreth 15 % të trupit dhe janë përgjegjëse për formimin e muskujve, eshtrave, ligamenteve, lëkurës, thonjëve dhe qimeve-flokëve
  12. Yndyrnat- janë burime të pasura të energjisë, medium i rëndësishëm për tretjen, absorbimin dhe shfrytëzimin e vitaminave liposolubile nё organizëm (A, D, E, dhe K), mbajnë lëkurën të shëndoshë, mund të jenë antioksidantë, ndikojnë në metabolizëm, mund të kenë veprim në sistemin kardiovaskular dhe nё imunitet (acidi linolenik), etj. Yndyrnat mund të jenë në formë të dhjamërave dhe vajrave. Përbëhen, kryesisht, nga tri elemente: karboni (C), hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O) (për dallim nga karbohidratet, yndyrnat kanë numër më të vogël të molekulave të oksigjenit, kjo veti edhe i bën të jenë të patretshme në ujë – insolubile).
  13. • Mineralet - janë elemente inorganike të organizmit, me rëndësi vitale për funksionimin normal të organizmit (Natriumi, Kaliumi, Kalciumi, Magnezi, Klori, Fosfori, Hekuri, Zinku, Jodi, Bakri, Mangani, Kromi, Seleni dhe Molibdeni). Mineralet janë “përgjegjëse” për funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit skeletor, reaksionet brenda qelizës, mbajtjen e balancit të ujit në organizëm. Në bazë të sasisë me të cilën marrin pjesë në trupin e njeriut, mineralet ndahen në dy grupe: o Makromineralet – mineralet që marrin pjesë në organizëm në sasi prej miligramëve deri në gram (minerale të tilla janë kalciumi, fosfori dhe magnezi); o Mikromineralet – mineralet që marrin pjesë në organizëm në sasi shumë të vogël mikrogram – miligram (bakri, kromi dhe seleni).
  14. Vitaminat- janë komponime kimike organike të rëndësishme për shumë reaksione kimike që ndodhin në organizëm, ndihmojnë rritjen dhe aktivitetin mendor. Grupi i vitaminave ndahet në dy nëngrupe: - Vitaminat e tretshme në ujë – hidrosolubile, që gjithsej janë 9 (vitamina C, B1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin), B5 (acidi panthotenik), B6 (pyridoxine), B7 (biotin), B9 (acidi folic), B12 (cobalamine); - Vitaminat e tretshme në yndyrna – liposolubile, janë gjithsej 4 (vitamina A, D, E, K).
  15. Materiet ushqyese kanë funksione të shumëfishta, e disa edhe vitale për organizmin e njeriut. Materiet ushqyese japin energji, ndërtojnë organizmin, mbrojnë organizmin dhe marrin pjesë në proceset metabolike. Në bazë të funksioneve që kanë, materiet ushqyese mund të ndahen në tri grupe: 1. Sigurimi i energjisë: a. Karbohidratet; b. Proteinat; c. Yndyrnat (dhjami dhe vajrat). 2. Rritja dhe zhvillimi: a. Proteinat; b. Lipidet; c. Vitaminat; d. Mineralet; e. Uji. 3. Rregullimi i funksioneve të trupit: a. Proteinat; b. Lipidet; c. Vitaminat; d. Mineralet; e. Uji.
  16. Disa statistika te kequshqyerjes ne Bote Nr.Popullsise Shkaqet 795 milion Nuk kan ushqim te mjatueshem ,per te udhehequr nje jet te Shendetshme active. 12.9 % Jetojne ne vende me zhvillim ,dhe pjesa e tyre dermuese jane te kequshqyer. 3.1 milion (vdesin) 0-5 (vjet) Ushqyerja e dobet rreth 45% mund te shkaktoj vdekjen . 66 milion Femij te moshes 6-14 Fillojn mesimin te uritur ne te gjith boten ne Zhvillim 23 milion vetem nga Afrika . WFP (worl food Program) 3.2 miliard $ Kan llogaritur se shuma e cekur me heret mund te mbuloj te gjitha shpenzimet e 66 m femijeve.
  17. Nje Diet e Ekuilibruar : 55% Karboidrate 30% Yndyrna 15% Proteina ,si dhe vitamina ,minerale,uje …
  18. FALEMINDERIT PER VEMENDJEN
Publicidad