Novela që keni në duar trajton ngjarje jetësore me studentët e një Instituti të lartë pedagogjik me një numër të madh studentësh nga të gjithë rrethet e vendit. Në qendër të ngjarjeve janë dy pedagogë. Njëri është shef i katedrës së filozofisë dhe sekretar i partisë për gjithë institutin, nip i një autoriteti të majës së kupolës partiake e shtetërore, i gjithëpushtetshëm në Institut, që i bën gjëmën sa herë të dojë e kujt të dojë. Pedagogu tjetër është një djalë i ri, matematikan, i thjeshtë, i përkushtuar tërësisht punës me leksionet, seminareve me studentët si dhe shkencës e ligjeve morale të shoqërisë.