2. KONCEPTET KRYESORE
-Të ushqyerit
-Elementët esencialë të ushqyerit
-Dietë e shëndetshme
-Përbërës natyror
-Obezitet, Bulimi,Anoreksi,Struma endemike
-Ushqimi BIO dhe OMGJ
-Siguri ushqimore
4. ELEMENTËT ESENCIALË
TË USHQIMIT
Llojshmëria dhe shumanshmëria e të ushqyerit paraqet një
rrugë të sigurt, në plotësimin e të gjitha materieve ushqyese,
vitaminave, materieve minerale dhe bioelementeve. Është e
rëndësishme që ushqimi të shijohet në masë dhe që mos të
vendosë kufizime. Në lidhje më këtë është e këshillueshme që
të ushqyerit të ndahet në tri deri gjashtë racione në ditë. Me
anë të përzierjes dhe sasisë përkatëse të artikujve ushqimorë,
trupi i merr materiet ushqyese, që atij i nevojiten,
karbohidrate të mjaftueshme dhe pak yndyrë si furnizues me
energji, proteina të mjaftueshme si materie ndërtuese, materie
minerale dhe vitamina të pasura, më atë që ndryshimi i
materieve të funksionoi dhe që sistemi imun(mbrojtës) të
mbetet aktiv, si dhe materieve (fijet / pejzat) ushqyese dhe
lëngjeve të mjaftueshme, në mënyrë që tretja të mbahet në
gjendje të mirë
6. KARBOHIDRATE
Karbohidratet – ushqime që përbëhen nga një kombinim i
niseshtes, sheqerit dhe fibrës – ofrojnë trupit lëndën djegëse për
aktivitetet fizike duke u zbërthyer në glukozë, një lloj i sheqerit që
qelizat tona e përdorin si burim universal të energjisë.
Karbohidratet e këqija jane ushqime te cilat jan “zhveshur” nga
fibra, krundet dhe materiet tjera ushqyese. Krundet janë shtresat e
jashtme të drithit sikur gruri që iu është larguar gjatë procesit të
bluarjes dhe përdoret si burim i fibrës dietale. Shembuj të
karbohidrateve të keqiia janë: Milli i bardhë (e cuditshme por e
vërtetë), sheqeri i rafinuar (i bardhë) dhe orizi i bardhë. Ato treten
aq shpejt saqë shkaktojnë rritje dramatike të sheqerit në gjak që
me kalimin e kohës shpien në shtim të peshës, hypoglycemia apo
ndoshta edhe diabetin. Karbohidratet e Mira treten me ngadalë.
Kjo i mban nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak të mos ngrihen
dhe të mos bien shpejt. Burime të mira të karbohidrateve të mira
janë: produktet nga drithrat e ploteë(me krunde), fasulet, frutat
dhe perimet, të cilat gjithashtu ofrojnë edhe shumë të mira të tjera
shëndetësore duke përfshirë këtu parandalimin e sëmundjes së
zemrës dhe kancerit.
8. FIBËR
Fibër dietare gjendet në ushqimet bimore
(frutat, perimet dhe drithërat e plota) dhe
është esenciale për mirëmbajtje të
shëndetshme të sistemit digjestiv. Kemi dy
lloje të fibrës, të tretshme dhe të patretshme:
Fibër e Tretshme, mund të tretet në ujë dhe
gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin
e yndyrnave të gjakut dhe në mirëmbajtjen e
sheqerit në gjak. Burimet primare janë
fasulet, frutat dhe produktet nga tërshera.
Fibër e Patretshme, nuk tretet në ujë dhe
kështu kalon drejt përmes sistemit digjestiv.
Gjendet në produktet e plota nga drithi dhe
perimet.
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë
përafërsisht 20 deri 30 gram fibër në ditë,
por shumica prej nesh marrim vetëm
gjysmën e asaj sasie.
9. FRUTAT DHE PERIMET
Frutat dhe Perimet janë me
më pak kalori dhe të
paketuara me vitamina,
minerale, përzierje mbrojtëse
bimore dhe fibër. Ato janë
burim i mirë i materieve
ushqyese dhe janë vitale për
një dietë të shëndetshme.
Frutat dhe perimet duhet të
jenë pjesë e secilit vakt
ushqimi dhe duhet të jenë
zgjedhja e juaj e parë. Ha një
minimum të pesë porcioneve
në ditë. Antioksiduesit dhe
materialet e tjera ushqyese në
to ndihmojnë në mbrojtjen
kundër zhvillimit të disa
llojeve te kancereve dhe
sëmundjeve të tjera.
10. YNDYRNAT
Yndyrat/vajrat janë materie ushqyese
të pasura me energji. Përdorimi i
yndyrës me sasi të tepruar favorizon jo
etëm mbipeshën por edhe shfaqjen e
sëmundjeve të ndryshme e posa-
çërisht Arteriosklerozën (ngushtimin e
enëve të gjakut). Për këtë arsye duhet të
kemi kujdes nga yndyrat e fshehta,
gjatë përdorimit të: prodhimeve të
suxhukut, llojeve të djathërave të
pasura me yndyrë,fritimit (përgatitja
me vajë të vluar), salcave me kajmak
ose ëmbëlsirave. Vajrat bimore janë më
shumë të parapëlqyera se sa yndyrat e
kafshëve. Përveç kësaj për shkak të
përbërjes së përshtatshme të thartirave
yndyrore ju preferohet pë çdo ditë të
hani një dorë të plotë (grusht) me fruta
yndyrore (arra, lajthi, kikirikë, bajame,
Gjerat ushqimore që përmbajnë
kryesisht yndyrë të shtazëve, krahas
shumë thartirave të tepërta yndyrore
janë të pasura edhe me kolesterinë.
11. PRODUKTET E
QUMËSHTIT
Për çdo ditë, me një ndryshim të
koordinuar, duhet të hahet: mishi, peshku,
vezët, djathi ose të tjera prodhime që
përmbajnë hekur si: Tofu (prodhime nga
Soja) dhe Quorn (prodhohet nga një lloj
këpurdhe). Peshku duke ju falënderuar
vlerës së lartë të yndyrave zë një vend të
veçantë në të ushqyerit e shëndetshëm.
Për këtë shkak është i arsyeshëm
përdorimi i 1-2 racioneve me mish peshku
në javë. Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza
janë artikuj ushqimorë me një kualitet të
lartë. Qumështi dhe produktet e qumështit
do të duhej që të konsumoheshin disa herë
në ditë. Ato përmbajnë shumë materie të
vlefshme ushqyese, posaçërisht kalciumi
është shumë i rëndësishëm për ndërtimin
e eshtrave. Furnizimin me Kalcium mund
ta bëjnë edhe ujërat minerale të pasura me
kalcium.
12. UJI
Është shumë i rëndësishëm për
organizmin tonë dhe uji më i
mirë është ai i burimit të malit
ose uji i borës, por që pihet në
burim dhe jo kur mbyllet në
shishe dhe transportohet në
vende të tjera, pasi humbet
shumë nga vetitë e tij dhe bëhet
i rëndë. Sepse kthehet në ujë të
ndenjur duke u liruar edhe nga
molekulat e ajrit që ndodheshin
në të dhe duke depozituar në
fund të saj elementët përbërës.
Kjo bën që ky ujë të jetë i rëndë
për stomakun tonë, pasi është
kthyer në një masë unike pa
molekula ajri. Prandaj që uji i
shishes të rifitojë vetitë e tij
fillestarë duhet të pihet i freskët.
13. DIETË E
SHËNDETSHME
Piramida e gjërave ushqimore
paraqet një perzierje të
barazpeshuar ushqimore, e cila
përmban dhe garanton një
furnizim me energji si dhe
materje te nevojshme per
ushqim dhe mbrojtie dhe me
masë ndihmon qe te ndihemi
mirë. Artikujt ushqimorë qe janë
të radhitura ne fundin e
piramidës duhet të hahen
(konsumohen) në sasi të madhe,
ndersa ato që gjenden në radhën
e sipërme (lartë), në të
kundërtën, duhet të konsumohen
në sasi më të vogël. Të gjithë
artikujt ushqimorë janë të lejuar.
Me rëndësi është që ndryshimi
mundësisht të jetë i pasur,
kryesisht ushqimet sezonale të
zgjidhen nga secili rrafsh (nivel)
i piramidës si dhe të përpunohen
dhe përgatiten bukur.
14. PËRBËRËS
NATYRORË
Përbërësit natyrorë të cilët nuk duhet të mungojnë kurrsesi në dieten tonë ushqimore janeë
Hidratet e karbonit:, që përmbajnë: sheqer, amidon, fije dijetare, janë burimi
kryesor i energjisë.
Fijet dietale: të cilat në rastet më të shpeshta janë të patretshme, lehtësojnë
elasticitetin e zorrëve, dhe kësisoj ndihmojnë tretjen.
Proteinat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e qelizave dhe të indeve të organeve,
dhe në ruajtjen e muskujve.
Yndyrërat (lipidet) paraqesin një nga përbërësit themelore për të ushqyerit e
baraspeshuar, dhe marrin pjenë në ndërtimin e membranes qelizore.
Vitaminat gjithashtu janë bazë për të ushqyerit e baraspeshuar, dhe pa to energjia e
përfituar nga hidratet e karbonit, proteinave dhe yndyrërat nuk mund të përdoret.
Mineralet gjithashtu janë të rëndësishme në të ushqyerit e baraspeshuar, i ndihmojnë
organizmit që në mënyrë aktive t`i kryej funksionet e veta.
Hekuri është përbërës i rëndësishëm i eritrociteve, të cilat janë të domosdoshme për
ruajtjen e të gjitha qelizave në organizëm që në mënyrë të drejtë të kryejnë funksionet e
veta.
Kalciumi dhe fosfori janë të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve,
kalciumi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ngjizjen e gjakut dhe ndalimin e
gjakderdhjes pas lëndimeve, dhe varësisht nga sasia e kalciumit, koha e koagulimit
shkurtohet apo zgjatet.
Jodi luan rol të madh në balancimin e hormoneve të cilat i tajon gjëndra mbrojtëse, dhe
mungesa e tij mund të shkaktoj hipertireozën bile edhe ngecjen mentale.
15. SËMUNDJET QË VIJNË
NGA KEQUSHQYERJA
Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë
dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe
shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm.
Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një
burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave mund
të jenë fatale për jetën. Disa prej sëmdundjeve
kryesore që vijnësi pasoje e kequshqyerjes janë:
1. Bulimia nervore
2. Struma endemike
3. Obeziteti
4. Anoreksia nervore
16. BULIMIA NERVORE
Bulimia është e ngjashme me
anoreksinë, por ka disa
ndryshime. Bulimikët nuk
humbasin shumë në peshë
dhe në të vërtetë ata janë pak
mbipeshë.Gjithashtua ata
janë të shqetësuar për masën
e tyre trupore dhe duan të
dobësohen. Ata kanë shpesh
një babëzi për të ngrënë,
konsumojnë sasi të mëdha
karbohidratesh në një
periudhë të shkurtër kohe
dhe përdorin laksative që
shtojnë jashtëqitjen për të
eliminuar ushqimin që kanë
konsumuar ose provokojnë
te=ë vjella. Bulimia nervore
prek më shumë adoleshentet.
17. STRUMA ENDEMIKE
Struma është një zmadhim
jonormal i gjendrës
tiroide,(Glandula thyroidea) e cila
ndodhet në regjionin e gushës.
Populli e quan “gusha”. Struma
është vetëm një shprehje, një
term që tregon rritjen e
abnormale të gjendrës, por nuk
shpjegon më tepër. Mjekësia njeh
tri lloje Strumash:
1. Struma Hyperthyrote e cila ka të
bëjë me një hyper-funksion të
gjendrës
2. Struma Hypothyrote e cila ka të
bëjë me një ulje të funksionit të
gjendrës
3. Eurhyreote Struma e cila është
në funksionim normal
18. OBEZITETI
Obeziteti konsiderohet një
situatë jonormale, ku ka
depozitim të tepërt të
yndyrës në trup. Kjo
ndodh nga marrja e tepërt
e ushqimit, dmth të
energjisë te tepërt. Ndër
faktorët që lidhen me
shfaqen e sëmundjes janë
: Stresi, lodhja,
trishtimi,Mosha,Disa
ilace,Çrregullime
hormonale, Ndëprerja e
pirjes së duhanit ,Mbajta e
kileve te tepërta të
shtatzanise,Trashëgimia.
19. ANOREKSIA
NERVORE
Anoreksia - nënkupton një
dëshirë të egzagjeruar për të
qenë i dobët, duke pasur
tendencën të ruash të njëjtën
peshë trupore përkohësisht.
Personat të cilat kanë anoreksi
prezantojnë një imazh të
deformuar mbi trupin e tyre
duke e konsideruar veten
shumë më të shëndoshë se sa
janë në realitet dhe në
periudhat kur janë shumë nën
peshën normale. Këta persona
hanë shumë pak, preferojnë
frutat dhe perimet, evitojne sa
më shume sheqernat dhe
pastat, mishin dhe djathrat sic
dhe gjellën e gatuar.
20. USHQIMET BIO
Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet
biologjike, ato të vërteta, të rritura pa
pesticide apo produkte të tjera kimike,
janë shumë të shëndetshme për shëndetin
tonë. Por tregu e ka të pamundur të
plotësojë kërkesat e konsumatorëve për
këto lloje ushqimesh. Kërkime të shumta
kanë treguar se këto lloj produktesh janë
më të pasura me substanca, që na
ndihmojnë të ndihemi më mirë, si
vitamina C dhe oksidues të tjerë. Kush i
provon për herë të parë mbetet i shtangur
nga shija dhe aroma e mrekullueshme.
Një studim amerikan i departamentit të
agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e
fundit përmbajtja e minerale dhe
vitaminave në shumë produkte është ulur
në mënyrë domethënëse, kjo për shkak
edhe të produkteve kimike që përdoren.
Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj
produkteve ushqimore të modifikuara, për
prodhimin e të cilave përdoren hormone,
pesticide apo kimikate të ndryshme të
pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në
organizmin e njeriut.
21. OMGJ
Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) -
organizma (bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe
pjesët e tyre), të krijura permes modifikimeve
gjenetike, siç përcaktohet me Direktivën e BE-së
2001/18. Produktet OMGJ ditët e sotme përbëjnë
një nga temat më të diskutuara në botë. Bimët –
kafshët apo mikroorganizmat të cilave u janë
ndryshuar vecoritë duke transferuar gjenet e një
lloji tjetër me anë të metodave bioteknologjike
quhen ‘organizma me gjenetikë të ndryshuar’ ose
‘transgjenike’. Edhe ju mund të keni ngrënë
ndonjë produkt apo ushqim transgjenik ose me
OMGJ.
22. VAJ KANOLA
Vaji kanola ose i njohur
ndryshe si vaji i lakrës së egër
dhe është një nga lëndët më
të përdorura. 80% e kanolës
së përdorur në Kanada është
e ndryshuar gjenetikisht.
Gjenetika e kanolas
ndryshohet për të rritur
imunitetin ndaj disa ilaçeve
bujqësore të përdora për të
zhdukur bimët e
dëmshme.Në këtë mënyrë,
kontrollohen më lehtë barërat
e egër, përdoren më pak ilaçe
bujqësore dhe merret më
shumë prodhim.
23. QUMËSHTI
Qumështi: hormoni rBGH bën të
mundur që lopët të prodhojnë
më shumë qumësht dhe hap
rrugën e mastitit (infeksionit të
gjirit). Këto lopë të sëmura duhet
të jenë vazhdimisht nën
kontrollin e doktorit dhe të
mjekohen me antibiotikë.
Hormoni rBGH rrezikon njerëzit
nga kanceri. Bota është ndarë më
dysh përsa i përket sigurisë së
qumështit të marrë nga lopët, të
cilave iu është injektuar rBGH.
Pavarësisht se përdorimi i këtij
hormoni është ndaluar në
Bashkimin Evropian dhe
Australi, në Amerikë është lejuar
dhe FDA nuk ka vendosur
ndonjë kusht për përdorimin e
këtij qumështi.
24. MISRI
Misri: misri përdoret
kudo në Amerike dhe në
fakt, ajo është
prodhuesja më e madhe
e tij. Në vitin 2000
Ministria e Bujqësisë
pohoi se 25% e misrit të
prodhuar në Amerikë
ndryshohet gjenetikisht.
Produktet që përmbajnë
misër janë salcat e
sallatrave, margarina,
mielli dhe shurupi i
misrit.
25. SOJA
Soja: në mes gjithë produkteve
soja është produkti me një
ndryshim të thellë gjenetik. Në
vitin 2007 më shumë se gjysma e
botës prodhoi një lloj të
modifikuar të saj. Gjenetika e
sojës është ndryshuar për shkaqe
të ndryshme. Arsyet më të
përhapura janë rritja e imunitetit
ndaj insekteve dhe kërpudhave
gjithashtu edhe pasurimi i
produktit nga ana e vitaminave,
yndyrave dhe proteinave. Kështu
mund të përdoret edhe si
ushqim për kafshët. Në të njëjtën
kohë, soja përdoret edhe si
kimikat në farmaci.
26. SIGURIA
USHQIMORE
Siguria ushqimore i referohet të gjitha
atyre rreziqeve të cilat mund ti
shkaktojnë dëme ushqimit dhe kështu
shëndetit të konsumatorit. Ato mund të
përfshijnë:
Rreziqet mikro-biologjike
Teprica të pesticideve
Keq-përdorimi i shtojcave ushqimore
Ndotës kimik
Shtojca të pavlefshme
Teprica të barërave veterinare &
hormone për nxitje të rritjes/zhvillimit
Faktorët të cilët mund të kontribuojnë
drejt rreziqeve në ushqim, përfshijnë:
Praktikat e gabuara bujqësore
Higjiena e dobët në njërën prej fazave
Të rrjetit ushqimor
Mungesa e kontrollave preventive
Në përpunim ushqimor dhe
funksione përgatitëse
Keq-përdorimi i kemikaleve
Kontaminimi i lëndës së parë,
Përbërësve ushqimor dhe ujit
Deponim jo-adekuat apo jo i duhur
27. KËSHILLA: SI TË
USHQEHEMI
Kur uleni për të ngrënë është mirë që vëmendja dhe energjitë tuaja të
përqendrohen tek ushqimi, dhe jo tek veprimet apo mendimet që bëjnë
t’ju largohet oreksi, duke lënë edhe ushqimin. Pasi çdo gjë ka kohën
dhe vendin e saj. Për shembull kur bëni dashuri ju instinktivisht thoni
fjalë të ëmbla, gjë që rrit harmoninë midis jush dhe krijon një raport
më të qëndrueshëm dhe të kënaqshëm për të dy. Prandaj gjatë ngrënies
mund të flitet për ushqimin që po hani apo për ato që keni ngrënë, për
pijet, për plane se ku do mund të hanit diçka të mirë në një klimë
romantike gjë që do të stimulonte tretjen e ushqimit sa më shpejt dhe
me pak energji.
Hani gjithmonë me orar, dhe mos e prishni atë, pasi organizmi ynë
memorizon këto orare, dhe në orën e caktuar organet e tretjes fillojnë
punën duke derdhur shumë lloj acidrash në stomak gjë që ju bën të
ndjeni uri. Dhe nëse ju nuk hani brenda 20 minutave nga kjo fazë, ato
acidra kalojnë zorrën e trashë nga ku organizmi për ta mbrojtur atë nga
gërryerja derdh lëngje të tjera që bëjnë neutralizimin e acidit. Por jo i
gjithi neutralizohet. Një pjesë edhe arrin të dëmtojë atë. Dhe ana tjetër
negativë e kësaj dukurie është se kur ju hani më pas stomaku ju
përgjigjët me vonesë kërkesave për acid, gjë që vonon tretjen e
ushqimit dhe si rrjedhojë dhimbje të stomakut.
28. KËSHILLA
Ushqimi duhet copëtuar mirë në gojë deri në
lëngëzim pasi enzimat që dalin nga gjëndrat e
pështymës ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe
sipërfaqja e ushqimit në kontakt me lëngjet tretëse
të stomakut është më e madhe. Ndërsa gëlltitja e
copave të mëdha nuk merr enzimat e nevojshme për
tretje dhe duke patur një sipërfaqe më të vogël në
kontakt me lëngjet tretëse vonohet shumë tretja, gjë
që shkakton lodhje dhe harxhim energjie.
Mbas ngrënies është mirë të bëni rreth 20-30
minuta pushim. Kohë kjo kur stomaku punon me
kapacitet të plotë dhe thith shumë energji nga trupi,
gjë që ju bën të ndjeni njëfarë këputje apo lodhje.
Mos ekzagjeroni shumë me vajra, gjalpë e kripëra
sidomos nëpër sallata të ndryshme.
29. KËSHILLA
Brumërat apo të gjitha prodhimet që vijnë nga mielli, apo drithërat në përgjithësi
që përmbajnë amidon janë të dëmshme në dy drejtime për shëndetin dhe
organizmin e njeriut. Ushqimi kur arrin në zorrën e trashë ndahet nëpërmjet punës
së enzimave dhe baktereve deri në atome sepse edhe ushqimet që në fusim në
organizëm janë të përbëra prej atomeve, molekulave, etj. pra është detyra e
organizmit që t’i shpërbëjë ato në mënyrë që të thithen nga qimet e aparatit tretës.
Amidoni nuk shpërbëhet deri në atome por ngelet si molekulë dhe nuk tretët në ujë
apo në alkool dhe si rrjedhojë qëndron i tillë në zorrën e trashë nga thithët dhe hyn
në gjak. Dhe që aty shkon në të gjithë organet e trupit por që nuk përdoret prej tyre
dhe nxirret jashtë dukë veshur anët e brendshme të enëve të gjakut dhe duke i
ngushtuar ato. Gjithashtu kjo molekulë është shkaku i formimit të gurëve dhe rërës
në tëmth, veshkë, etj.
Gati 99 për qind e sëmundjeve vijnë nga ushqimi i keq dhe i tepërt. Ushqimet e
këqija janë ato që sjellin probleme në shëndetin e njeriut. Sëmundja nuk është gjë
tjetër vërsë sforcim i organizmit për t’u pastruar dhe nxjerrë jashtë tij ato substanca
që përbëjnë rrezik për vetë organizmin, të cilat nëse qëndrojnë në organizëm
krijojnë edhe gurë në organe të ndryshme si veshka, tëmthi, mëlçia, etj. Veshka nuk
prodhon gurë siç dëgjojmë shpesh të thonë mjekët, ajo është një filtër dhe në të
ngelin ato substanca që nuk arrijnë të kalojnë filtrin dhe kjo vjen vetëm si pasojë e
ushqimit të keq.
Elimino mishin e kuq, dhe të trashë si mishin e lopës, vicit, kaut, derrit, dhe duke e
zëvendësuar atë me mish më të vogël si keci, qengji, ose me lepur dhe pulë, dhe më
mirë akoma me peshk, ose mish tjetër deti ose lumi. Zëvendësimi i tyre bëhet në
radhë të parë se ato mishra japin shumë më pak acid në organizëm, dhe e dyta për
efekt psikologjik, pra që t’i përsëri je duke ngrënë mish për pak më të zgjedhur,
kështu që nuk do lërë asnjë efekt negativ në psikozën tuaj se si mund të rrihet pa
mish.