Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Ç’kuptoni me letersinë filobiblike?
Për çfarë kanë shkruajtur
shkrimtarët filobiblik?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Me letërsinë filobiblike kuptojmë letërsinë fetare.
Shkrimtarët filobiblik duke qenë të gjithë priftërinjë
dhe duke i botuar veprat kryesisht nga
Propaganda Fide, shkrimin e vetë letrar e
mbështesin në shkrimin filobiblik si përsa i takon
subjektit ashtu dhe modelit e shprehjes letrare.
Shkrimet e autorëve të vjetër filobiblik nuk janë
shkrime letrare e estetike, por ato janë shkrime
për shërbesa fetare e shpirtërore.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Vlera e këtyre shkrimeve qëndron aty se ato
shqipen e shkruar e ngren në nivelin e thurjeve
letrare,më shpesh me brendi fetare,por jo rrallë
edhe me vlera kombëtare.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Cilët shkrimtarë i takojnë letërsisë
filobiblike?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Çfarë karakteristika të përbashkëta dhe
dalluese kanë autorët e letërsisë
filobiblike?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Karakteristika të përbashkëta të tyre janë , tema
fetare, synimi për përhapjen e fesë te shqipatarët
dhe përdorimi i alfabetiti latin.
Por kemi edhe dallime,mënyra e ndërtimit të
tekstit, format letrare të përdorura,idetë filozofike
etj.
Të gjithë këta autorë sëbashku me veprat e tyre i
parapijnë kështu një faze të ardhshme të letërsisë
artistike shqiptare.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Vetëdija e tyre letrare dhe nacionale zhvillohet
nëpër fazat e shkrimtarisë:
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Kush konsiderohet si shkrimtar i parë që ka
shkruajtur veprën e parë monumentale në
gjuhën shqipe ?
Si emërtohet ajo vepër?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Për jetën e Gjon Buzukut dihet pak, megjithatë
studiuesit kanë sjell pasthënien e,, Mesharit,, .
Don Gjon i biri i Bdek Buzukut ,mendohet të ketë
lindur në fshatrat e bregut perëndimor të Liqenit të
Shkodrës dhe ka jetuar në Venedik.
Libri ,,Meshari,, është botuar në kohën e
humanizmit dhe kundërreformacionit. Ai mendohet
të jetë botuar në Venedik,me alfabet latin.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Kur nisi dhe kur e përfundoi Buzuku veprën
,,Meshari,,?
Çfarë të dhënash tjera mund të dimë për librin?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Veprën “Meshari” Buzuku e shkroi nga 20
mars të vitit 1554 deri më 5 janar 1555.Këto
të dhëna janë marrë nga pasthënia e librit.
Ky libër përmban Librin e orëve dhe Librin e
meshës, prandaj dhe u quajt Meshar.
Përbëhet nga 188 faqe.
Përmban 154 000 fjalë.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Kush e gjeti veprën e Buzukut dhe kujt i
dëshmoi për të?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
,,Mesharin,, e Buzukut e gjeti më 1740 Gjon
Nikollë Kazazi, nga Gjakova,i cili edhe e emërtoi
me ketë emër ,pasi që u gëzua shumë ai njohtoi
Gjergj Guxetën në Palermo duke i dërguar një
kopje.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Cili ishte qëllimi që Buzuku ta shkruajë
këtë libër?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Aty autori tregon qëllimin pse e shkruajti këtë libër
, për shkak të mungesës së shkrimeve të shenjta
në shqip dhe nga dashuria për botën shqiptare.
Meshari si vepër monumentale e kulturës
shqiptare shtron kërkesën e njohjes së autorit të
parë shqiptar dhe të tekstit të parë shqip.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Buzuku që përpara i kërkon falje lexuesit për
gabimet e shtypit duke folur për vështirësit e
botimit.
Vepra përbëhet nga përkthimet prej Dhjatës së re
dhe Dhjatës së vjetër.
Ka edhe pjesë biblike si:litanitë (lutje e shkurtër
fetare), psalmet (këngë hyjnore), himnet (këngë
falenderimi).
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Çabej si studiues i vështron të shtatë psalmet të
Gjon Buzukut me një bukuri të nivelit të veprës
letrare artistike, himnet që fusin lavdi në gjuhën
shqipe, dhe litanitë bukurinë e kërkesës për
meshirë.
Rëndësia e “Mesharit” për gjuhën, letërsinë dhe
kulturën shqiptare është monumentale.
Aty gjendet shqipja dhe gjendja e saj në kohën e
botimit, me një pasuri të madhe të fjalorit, me
gegërishten veriore dhe trajta te mëvonshme të
toskërishtes etj.
Kjo ka rëndësi se dëshmon që dialektet e shqipes
në shek.XVI ishin afër njëri-tjetrit.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Buzuku përdor diftongun UO (kuituom)
Grupe bashkëtingëlloresh kl dhe gl
K j dhe g j shendruar në q ose k dhe gj
U për unë
O për u
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut,tue u kujtuom
shumë herë se gluha jonë kish gja të ndigluom n
së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë
sanë desha me u fëdigunë, për sa mujta me
ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne që të
ndiglonjinë , për se ata të mundë mernë sa i naltë
e i mujtunë e i përmishëriershmi ashtë zotiynë qi
ta duonë m gjithë zemërë.
U lus mbas sodi ma shpesh të vini m klishë,përse
ju kini me gjegjunë ordhëninë e Tinëzot.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
E atë në mbarofshi, Zotiynë të ketë mishërier mbi ju.E
ata qi u monduonë djerje tash, ma mos u
mondonjënë.E ju tini të zgjidhunitë e Tinëzot.E
përherë Zotiynë ka me klenë me ju,ju tue ndjekunë të
drejtënë e tue lanë të shtrembënën.E këta ju tue bam,
zotynë ka me shtuom ndër ju , se të korëtë ndaj të
nglatetë djerie n së vjelash, e të vjelëtë djerie n së
mbjellash.E u ma duo të mbaronjë veprënë
teme.Tinëzot tue pëlqyem.Ndë vjetët M.D.LIV ndë
kallonduër V dit. E se për fat në kesh kun mbë ndonjë
vend fëyjem, u duo tuk të jetë fajtë,aj qi të jetë ma i
ditëshim se u,ata faj e lus ta trajtonjë ndë e mir.Përse
ata qi shtamponjinë kishin të madhe fëdigë, e aqë
nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë,përse
përherë ndaj ta nuk mund jeshë;u tue mbajtunë një
klishë,mbë të dy anët më duhe me shërbyem.E tash u
jam fal gjithëve,e luteni Tënzonë ende për muo.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015
Cila është vepra e parë në gjuhën shqipe?
Çfarë karakteristika të përbashkëta kanë
shkrimtarët filobiblikë?
Gjon Buzuku,çfarë shpreh në pasthënien e
“Mesharit”?
Cilat janë dy qëllimet që shtynë Buzukun të botojë
këtë libër?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe
- Monika Pahumi Mars 2015