SlideShare a Scribd company logo
1 of 172
Download to read offline
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
                                      FAKULTETI EKONOMIK
                                            PRISHTINË




DEP. Menaxhmet dhe Informatikë


Dr.sc. Armand Krasniqi – Prof. ass.




   Një pjesë e leksioneve plotësuese për vitin akademik 2011 – 2011 semestri pranveror

(Këto të dhena duhet t’I trajtoni vetëm si informata plotësuese dhe nga ju kërkohet që lidhur
      me literature që duhet të përdorët gjithësesi t’i përmbaheni programit të lendës)




                                        Prishtinë , Mars 2012
HYRJA

        1. Lënda e drejta biznesore ndërkombëtare është disipline mësimore -
E drejta biznesore ndërkombëtare është emërtimi për një lëndë të veçantë e cila, në përputhje me
programin mësimor, ligjërohet në Fakultetin Ekonomik të UP – së me qëllim të mësimit dhe edukimit të
ekonomistëve të cilët studiojnë në këtë institucion. Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare studion
aspektet dhe pikëpamjet juridike ndërkombëtare lidhur me tregtinë, rregullimit të marrëdhënieve juridike
ndërkombëtare, institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, marrëdhënieve biznesore ndërkombëtare,
aktet e rëndësishme juridike ndërkombëtare, etj, të gjitha këto analizuar nga aspekti i akteve juridike të cilat
kanë rëndësi të veçantë rregullative ndërkombëtare.



        2. E drejta biznesore ndërkombëtare si disiplinë shkencore -
           Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare gjithnjë e më shumë është duke u ndarë ne vete si
disiplinë e veçantë shkencore. Kjo lëmi është e kombinuar nga lëmi të caktuara juridike dhe zbatohet nga
norma juridike të shumë degëve të së drejtës: drejtës materiale biznesore (tregtare), drejtës ndërkombëtare
publike, drejtës ndërkombëtare private, etj,. Kjo pozitë e lëndës, natyrisht i ka edhe dobësitë e veta
pikërisht nga pikëpamja e ndarjeve të normave të saja juridike në të drejtën ndërkombëtare apo në të
drejtën e brendshme - të ndonjë vendi të caktuar, mendimtarët e ndarjes së e drejta biznesore
ndërkombëtare konsiderojnë se autonomia e një ndarje të këtillë është pikërisht nevojë e jetës praktike
biznesore ndërkombëtare.. Kështu, zbatimi për qëllim të realizimit të punëve të cilat i lidh shteti në cilësi të
tregtarit (punët ex iure gestionis), me ndërmarrje dhe korporata multinacionale në një anë dhe
marrëdhëniet e caktuara juridike - tregtare në mes të ndërmarrjeve dhe korporatave multinacionale në
anën tjetër, në një formë paraqesin bazën e hulumtimit ndërkombëtar të kësaj lënde. Më tutje,
konsiderojmë se është e nevojshme që shqyrtimi i gjithanshëm i karakterit të nocioneve të së drejtës
ndërkombëtare publike me të cilat rregullohet tregtia ndërkombëtare (regjimi i përgjithshëm i shtetit, në
cilësi të tregtarit, lidhur me lidhjen e kontratave ndërkombëtare , dhe rregulloret në bazë te të cilave shteti i
përcakton mënyrën e pjesëmarrjes së subjekteve ekonomike në tregtinë ndërkombëtare) dhe ajo duhet të
jetë lëndë shqyrtimi nga lëndë e drejta biznesore ndërkombëtare.




                                                       2
3. Kuptimi i lëndës
         Kuptimi i lëndës e drejta biznesore ndërkombëtare konkretisht përfshinë ne vete marrëdhëniet
biznesore që zhvillohen dhe rregullohen juridikisht në planin ndërkombëtare. E drejta biznesore
ndërkombëtare studiojnë aspektet e së drejtës së zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe atë në pikëpamje
të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit që bazën e vet e fitojnë në kuadër të
akteve – konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm. Edhe më sipër kemi potencuar se e drejta
biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur në kuadër të një sistemit të caktuar juridik. Por, çdo
veprimtari individuale ekonomike apo çdo veprimtari tregtare me mallra të caktuara automatikisht përmban
në vete edhe një numër të madh marrëdhëniesh juridike të cilat kanë efekte të ndryshme të cilat janë në
interakcion të vazhdueshëm. Konsiderojmë se në të drejtën tonë thuhet se e drejta biznesore
ndërkombëtare së bashku me të drejtën biznesore janë lëmë dinamikë të rregulluara me akte juridike
konkrete ndërkombëtare që shërbejnë për përmbushjen e nevojave praktike të tregtisë dhe sferës së
shërbimeve ndërkombëtare. Nevojat bashkëkohore të ekonomisë në kushtet bashkëkohore kërkojnë
ndryshime të shpejta dhe cilësore në rregullimin e këtyre çështjeve.

         E drejta biznesore ndërkombëtare në pikëpamje juridik i rregullojnë këto aspekte: shitjen
ndërkombëtare të mallrave, transportin e mallrave, sigurimin e mallrave nga humbja dhe shkatërrimi,
financimin dhe pagesën e mallrave, zgjedhjen e kontesteve eventuale që lindin nga këto marrëdhënie, etj,.
Karakteristikë e të drejtës biznesore ndërkombëtare është standardizimi respektivisht unifikimi i normave
dhe rregullave juridike në planin ndërkombëtar. Pasi që ekzistojnë shumë marrëdhënie juridike të cilat në
këtë raste kombinohet në punë të caktuara ekonomike automatikisht ekziston nevoja e harmonizimit
ndërkombëtar dhe unifikues të së drejtës. Ekskluzivisht funksionalizimi dhe unifikimi i të drejtës materiale
mund t’i përmbush nevojat e pritura në planin e ambientit të së drejtës gjë që në kuadër të këtij aktiviteti e
drejta biznesore ndërkombëtare ka rol të rëndësishëm.



        4. Lënda
         Lëndë e e drejta biznesore ndërkombëtare mund të shqyrtohet si në kuptim të ngushtë ashtu dhe
në atë të gjerë. Në kuptim e ngushtë, lënda e drejta biznesore ndërkombëtare trajton të gjitha ato
marrëdhënie juridike të cilat i referohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare private. Në këtë kuptim e
drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur nga e drejta ndërkombëtare private por vetëm një
pjesë e zhvilluar e së drejtës së përditshmërisë, e themeluar nga nocionet dhe kuptimet të cilat janë të
ndërlidhura me tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve e që në instancë të fundit janë të
rregulluara me normat juridike të së drejtës ndërkombëtare private. Në kuptimin e gjerë, e drejta biznesore
ndërkombëtare i studiojnë tërësinë e marrëdhënieve juridike që janë të rregulluara me të drejtën
ndërkombëtare publike. Në këtë kuptim lëndën e drejta biznesore ndërkombëtare e përbëjnë normat
juridike që:



                                                      3
 Rregullojnë kuptimin e tregtisë së lirë në mes të shteteve duke e liberalizuar tregtinë. Formalisht
  është e bazuar në norma nacionale (regjimin e investimeve të huaja, regjimin e tregtisë me jashtë,
  doganave, etj,) dhe kontrata ndërkombëtare (kontrata bilaterale për trajtimin e investimeve të
  jashtme, investime të jashtme, marrëveshjeve të përgjithshme për dogana dhe tregtinë, etj), dhe
 Rregullimin e organizatave ndërkombëtare dhe atë: organizatave ndërkombëtare të karakterit
  ndërkombëtar të cilat i formojnë shtetet (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe organizatave jo
  qeveritare ndërkombëtare – asociacioneve të përfaqësuesve të profesioneve. Konsiderojmë se
  doktrina jonë shkencore lidhur me lëndën konventat në ekonomi dhe turizëm e përdorë që t’i
  operacionalizojë veprimet dhe aktivitete për pjesëmarrje në proceset ekonomike – tregtare të
  Kosovës me vendet tjera në regjin dhe me gjerë.




                                               4
DISA INFORMACIONE THEMELORE SE CKA ËSHTË BIZNESI NDËRKOMBËTAR DHE KUADRI
                           NORMATIV I RREGULLIMIT TË TIJ

Biznesi ndërkombëtar ose sic shpesah përdoret edhe termi tregtia e jashtme, si këmbim i mallrave, shërbimeve,
kapitalit dhe të drejtave intelektuale personale ndërmjet rezidenteve në vende të ndryshme, mund të definohet në
shumë aspekte. Varësisht e nga përfshirja e këmbimit dallohet tregtia e jashtme në kuptim më të gjere dhe më të
ngushtë. Tregtia e jashtme në kuptimin më të ngushtë, përfshin qarkullimin e mallrave ndërmjet rezidenteve prej
shteteve të ndryshme, gjersa tregtia e jashtme në kuptim ma të gjere , përveç qarkullimit të mallrave përfshin dhe
qarkullimin e shërbimeve me kapital, me force punuese, bartje të informatave etj. Në baze kësaj, varësisht prej mjetit
të këmbimit në tregtinë e jashtme dallohen : këmbimi ndërkombëtar i mallit, këmbimi ndërkombëtar i shërbimeve,
lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit (dobive) dhe lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese.

Këmbimi ndërkombëtar i mallit- paraqitet si një nga llojet më të vjetra të këmbimit në tegetin e jashtme. Sipas disa
autoreve, tregtia e jashtme me mallra është më e vjetër se sa tregtia e brendshme e mallrave. Fiset në bashkësinë
primitive , më pare ndërmjet veti i kanë këmbyer prodhimet e natyrës dhe tepricat prej prodhimit të tyre, dhe me
pastaj ka filluar këmbimi ndërmjet anëtareve të fisit. Me paraqitjen e kapitalizmit janë krijuar kushte për zhvillimin e
tregtisë bashkëkohore, dhe në kornizën e tyre edhe tregtia bashkëkohore e jashtme. Vlera e këmbimit të mallit
shënon rritje permanente edhe pse në dekadat e fundit të shek. XX arrin deri në zvogëlimin relativ në pjesëmarrjen e
saj në tregtinë botërore.

Këmbimi i shërbimit ndërkombëtar – përfshin këmbimin e shërbimeve transportuese, shpedicionit, sigurimit,
shëndetësisë, arsimimit, bankare, turistike dhe lloje të tjera ndërmjet rezidenteve të vendeve të ndryshme. Në kushte
bashkëkohore është vërejtur rritje e shpejte në tregtinë e shërbimeve botërore, për çka dhe pjesëmarrje e tyre në
tregtinë botërore në mënyre rapide rritet.

Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit - analizohet si lëvizje ndërkombëtare e kapitalit në të holla (para) dhe transferi
ndërkombëtar i teknologjisë. Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit në para përfshinë marrjen e kredive nga jashtë dhe
dhënien e kredive personave të jashtëm; investimet e pronës vendore jashtë dhe investimet e jashtme të pronës në
vend,etje. Me transfer ndërkombëtare të teknologjisë nënkuptojmë mbartjen e diturive dhe aftësive të lidhura me
veprime të caktuara prodhuese prej një vendi në tjetrin.

Lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese- përfshinë punësimin rezidenteve prej një vendi në tjetrin. Varësisht nga
kahja e lëvizjes se mjetit të tregtisë në tregtinë e jashtme, dallohen tri transaksione kryesore : importi,eksporti dhe
transporti.

Import i- paraqet transaksionin ku subjekti vendas blen mallra, ose furnizohet me shërbime, kapital dhe të drejta prej
pronës intelektuale, përderisa partneri i jashtëm paraqitet si shitës ose ofrues i të njëjtave.

Eksporti - paraqet transaksion ku subjekti vendas ( në rolin e shitësit) subjektit të jashtëm (blerësit), i shet ose i ofron
shërbime, kapital dhe të drejta nga prona intelektuale.

Transiti - përgjithësisht paraqitet si transaksion neutral në tregtinë e jashtme. D.m.th. Nuk bëhet fjale për këmbim
direkt ndërmjet subjekti të brendshëm dhe të jashtëm. Transporti (mbartja) është transaksion me të cilën një mall, në
rrugën e vet prej të shitësi në njërën deri të blerësi në vendin e dytë kalon nëpër territorin e vendit të vet.




                                                             5
Zhvillimi i prodhimit botëror , në kushte të mundësive të kufizuara për mbrojtjen e gjithanshme në të gjitha kushtet e
nevojshme të ekonomisë individuale nacionale ( si në anenë e ofertës, ashtu edhe në anën e kërkesës, në thelb
ndikon në zhvillimin më të shpejtë të tregtisë së jashtme.

Tregtia e jashtme paraqet veprimtari komplekse e cila karakterizohet me specifika signifikative në raport me
tregtinë e brendshme. Specifikimi i tregtisë së brendshme në raport me atë të jashtmen nuk buron vetëm në dallimet
e madhësisë së tregut dhe në preferencat e hargjuesëve, por edhe nga dallimet në sistemet ekonomiko- shoqëror
ndërmjet vendeve të ndryshme. Në atë kornize theksohen dallimet e politikes nacionale të vendeve partnere në
sferën e sistemit të tregtisë se jashtme, sistemi valutor, sistemi i marrëdhënieve kreditore me vendet e jashtme,
sistemi fiskal etj. Njëkohësisht; këmbimi në përgjithësi, kryhet në bazë jo ekuivalente ku ndodh ndarja jo
proporcionale e tepricës se vlerës ndërmjet subjekteve në këmbim, gjegjësisht derdhjen e të ardhurave (njëri
fiton,tjetri humb ose njëri fiton më shumë se tjetri nga rezultatet e mundit të bëre, të tanishëm dhe të kaluar). Ndarja
jo e drejtë në tepricën e vlerës ka efekte të ndryshme ndaj ekonomisë nacionale gjatë këmbimit të mallrave dhe
shërbimeve në tregtinë e brendshme dhe atë të jashtme.

Ndarja e tepricës së vlerës ndërmjet subjekteve të tregtisë së brendshme kryhet në kornizën e ekonomisë nacionale.
Jo suksesi i veprimtarisë së një subjekti vendore paraqet veprimtari të suksesshme të subjekt tjetër vendore.,d.m.th.
teprica e vlerës mbetet në kornizën e ekonomisë nacionale. Demet e shkaktuara nga realizimi jo i suksesshëm i
punëve të tregtisë se jashtme, ndikojnë jo vetëm në subjektin ekonomik të vendit por edhe jo sukses i ekonomisë
nacionale. Jo suksesi i tregtisë jashtme, përveç se sjelle zvogëlimin e të hyrave të subjektit të vendit, por shkakton
dhe derdhje të përhershme jashtë vendit të një pjese të tepricës të vlerës i realizuar në ekonominë nacionale.
Pasojat në ketë situate sjellin prishjen e marrëdhënieve të pozitave në bilancin tregtar por dhe dobësimin e fuqisë
ekonomike të vendit, por edhe negativisht ndikon mbi pamjen e shtetit në bote.

Subjektet të cilët merren me tregtinë e jashtme e paraqesin ekonominë nacionale në nivel ndërkombëtar dhe
botëror, pra nga këtu del obligimi i ekonomik dhe moral i tyre, për të ruajtur autoritetin e vendit të tyre. Nga specifikat
e tregtisë se jashtëm , shikohet edhe kampaktiteti prej kryerjes efikase të saj. Subjektet të cilat merren me tregtinë e
jashtme, me qellim qe të kryejnë pune efikase dhe rentabile duhet të mbërrin konkurrim ndërkombëtar, për paraqitje
(debutim) në treg. Ata duhet mire ti njohin dispozitat për rregullimin e tregtisë se jashtme dhe atë si ato nacionale
ashtu dhe ata qe zbatohen në vendet e partnereve afarist. Ky lloj kompaktiviteti kushtëzohet për të arritur shkalle të
lartë të pajisjes teknike dhe ekipimit kadrovike nga ana e subjekteve në tregtinë e jashtme. Realizimi i dobive
potenciale nga tregtia e jashtme në çdo ekonomi nacionale, si dhe mos lejimi i pjesës se tepricës se vlerës,
gjithmonë të derdhet në vendet e jashtme , paraqet sfide për qeverinë e shtetit, me çka arsyetohet involvimi i saj në
rregullimin e rrjedhave në ketë sfere. Shteti nëpërmjet sjelljes se masave dhe instrumenteve të politikes mbrojtëse
është i tenton të ndikoj në përmirësimin e pozitës se subjekteve vendore dhe në tregtinë e jashtme por edhe në
tregun e vendit, si dhe në tregjet ndërkombëtare.



DOBITË NGA TREGETIA E JASHTME

Shpërndarja jo proporcionale e resurseve natyrore dhe disponimi jo i njëjte me të gjitha resurset e domosdoshme në
vendet e ndryshme, nuk mundësojnë organizimin e prodhimit vendor për plotësimin e nevojave të kërkesës vendore.
Nga ky aspekt meqenëse resurset nacionale prodhuese janë të kufizuara ndikojnë jo vetëm në pamundësinë të
organizojnë prodhimtari vendore por edhe në pamundësinë për përdorim racional të tyre. Parakushte themelore për


                                                            6
përdorim racional të resurseve prodhuese vendore paraqet importi të inputeve prodhuese të cilat janë mungojnë në
ekonominë nacionale.

Ekzistenca dhe zhvillimi i një numri të madhe të degëve ekonomike të ekonomive nacionale është i kushtëzuar nga
plasmani i prodhimeve të tyre në tregjet e jashtme. Subjektet ekonomike duke i përcjelle principet ekonomike të
ekonomizimit tentojnë të arrin shpenzime me të ultë për njësi produkti. Çmimi me i ulet i prodhimit për njësi produkti
realizohet nëpërmjet përdorimit racional të shpenzimeve variabile, por edhe me zvogëlimin e shpenzimeve fikse për
njësi produkti, që arrihet vetëm ndërmjet shkalles se angazhimit gjegjësisht me realizimin e vëllimit me të madhe të
prodhimtarisë. Por , tregjet e vendit në përgjithësi janë të kufizuar ta absorbojnë vëllimin e zmadhuar të
prodhimtarisë, dhe vetëm me plasman në tregjet e jashtme shikohet fitimi i vëllimit me të madhe prodhues. Kjo
posaçërisht vlen për vendet e vogla, të cilat ballafaqohen faktorë prodhues të kufizuar dhe fuqi absorbuese të
kufizuar në tregun e vendit janë të detyruara një pjese të madhe prej bruto produktit vendore ta këmbejnë me vendet
e jashtme dhe në të njëjtën kohe tregtinë e jashtme ta llogaris si dege kryesore e zhvillimit ekonomik të tyre.

Pasuritë natyrore gjatë kohe llogariteshin si force lëvizëse të zhvillimit ekonomik të një vendi. Por sot duke mos e
nënçmuar rolin e tyre në kushte të internacionalizimit të prodhimtarisë rendësi me të madhe për zhvillimin fiton
dijenia, për parimin tekniko-teknologjik , informatat etj. Parakushtet bashkëkohore të zhvillimit detyrojnë investime të
mëdha për arsim, për hulumtime shkencore ,për marketing etj, qe mund të jenë racionale vetëm për prodhimtari
masovike dhe orientuar për eksport. Duke pasur parasysh se vetëm vendet e zhvilluara mund të ndajnë mjete për
investim në shkence dhe hulumtime zhvillimore, subjektet e tyre në tregjet ndërkombëtare në përgjithësi paraqiten si
eksportues të shpikjeve tekniko-teknologjike, ndërsa subjektet ekonomike prej vendeve në zhvillim paraqiten si
importues të tyre. Tregtia e jashtme në vendet e vogla në zhvillim përmes furnizimit me komponentë të ndryshëm të
imputeve prodhuese për prodhimtarinë vendore të cilat nuk janë të kapshme në vend (lënda e pare, teknika dhe
teknologjia etj ) jo vetëm qe u mundësojnë të organizojnë prodhimtari vendore , por edhe në mënyre indirekte
ndikojnë në realizimin e përparimit qe është i arritur në prodhimtari në vendet e zhvilluara. Kjo mundësohet sidomos
me importimin e lendeve të para kualitative , dhe gjysmë produkteve , me importin e pajisjeve bashkëkohore me çka
zmadhohet shkalla e automatizimit dhe mekanizimit të procesit të prodhimit, si dhe përmes importit të të arriturave
tekniko-teknologjike me qellim të modernizohet procesi i prodhimit (licenca, patenta, know-how etj.).Modernizimi i
proceseve të prodhimit paraqet mundësi reale për përmirësimin e konkurrencës të subjekteve vendore qe paraqet
parakusht kryesore për plasmanin e produkteve të gatshme në tregjet ndërkombëtare. Ndikimi në baze shikohet
ndërmjet krijimit të kushteve për prodhimtari masovike nga njëra anë por edhe ndërmjet mundësisë për prodhimtari
standarde të produkteve të gatshme me kualitet të lartë nga ana tjetër. Vëllimi i zmadhuar i prodhimtarisë vendase
d.m.th. Shfrytëzim me të madh të resurseve prodhuese të vendit sidomos me angazhimin me të madhe të
kapaciteteve prodhuese dhe punësim me të madhe, gjegjësisht formohen kushte për efektimin e përparësive që
produktojnë vëllimin ekonomik. Çmimi i prodhimit i ulët për njësi produkti nga ana e vet e bene produktin me
konkurrent në tregjet e huaja që pozitivisht ndikon në plasmanin e suksesshëm, por edhe me realizimin e neto
produktit me të madhe. Në atë mënyre arrin deri të zmadhimi reali neto fitimit të subjekteve ekonomike si dhe fitimin
nacional të vendit. Përdorimi racional ekonomik gjegjësisht investimi i neto fitimit të realizuar për qëllime prodhimi në
mënyre plotësuese dhe multiplikative pozitivisht ndikon rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e ekonomisë nacionale.

Me gjithë që zënshëm është promovuar dobia prej tregtisë së jashtme, e njëjta mund të provokoj efekte të pa
dëshirueshme në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë nacionale.

Subjektet vendase me paraqitjen në tregjet ndërkombëtare , ballafaqohen me konkurrence të fortë e cila bazohet në
çmime të ultë dhe norma të larta për kualitet etj. Seleksionimi ekonomik i subjekteve në tregjet ndërkombëtare është i

                                                           7
pa mëshirshëm, gjegjësisht me të fuqishmit i largojnë subjektet me pak konkurrues. Në kushte kur subjektet vendore
janë konkurrues inferior në raport me të huajit ( pa marre parasysh tregun e vendit ose tregjet e huaja ) vjen deri të
korrigjimi i dobive nga tregtia e jashtme gjegjësisht paraqiten efekte negative në zhvillimin e ekonomisë nacionale.
D.m.th. të larguar nga lufta konkurruese subjektet vendore nuk kanë mundësi ti shesin produktet e tyre ose do ti
shesin me kushte relative të këqija të këmbimit, që në mënyre retroaktive ndikon në zvogëlimin e prodhimtarisë
vendase. Gjendja e këtillë do të rezultojë me zvogëlimin e aktivitetit ekonomik të vendit, zvogëlimin e punësimit si
dhe ngecjen ose zvogëlimin e zhvillimit ekonomik.



               ZAKONET DHE RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE.
          Zakonet tregtare ndërkombëtare janë "rregulla të pashkruara" që përdoren në mardhënie afariste ndërmjet
partnerëve në tregtinë e jashtme dhe në mardhënie ekonomike ndërkombëtare, në përgjithësi. Zakonet tregtare,
sikur rregulla për rregullimin e mardhënieve të pjesëmarrësve në tregtinë e jashtme, nuk janë të miratuara nga ana e
pushtetit shtetëror ligjdhënës, institucione juridike ose disa të tjera, por rrjedhin nga praktika shumëvjeçare e punës
të tregjeve ndërkombëtare, me sjellje stihike të qëndrueshme të njerëzve. Por, me kalimin e kohës, ajo si dhe është
modifikuar nëpërmjet formimit të kuptimeve te caktuara për sjellje korrekte ose jo korekte të njerëzve në raste të
njëjta shoqërore. pastaj sjellja korrekte ka kaluar në shprehi dhe është pranuar moralisht, në realitet i zakonshëm,
sjellje normale, sjellje që llogariten të obligueshme. Ashtu është krijuar vetëdija shoqërore se çdo sjellje ndryshe
është në kundërshtim me moralin e qeverisë në shoqëri. Në atë mënyrë, kah praktika shumëvjeçare janë ndërtuar
zakonet afariste të mira, të cilat në bazën e vet e kanë moralin tregtar dhe afariste të pjesëmarrësve në tregti dhe në
punime afariste, në përgjithësi. Përveç tjerash, në zakonet tregtare marrin pjesë: nderi, lojaliteti me konkurrencën,
dhënia e të dhënave të vërteta për vete dhe për pjesëmarrësit tjerë në këmbimet tregtare, respektimi i fjalës së
dhënë, mos tradhtimi i fshehtësive afariste të rëndësishme për interesat e partnerit, realizimi i detyrave të marra nga
kontrata etj. Norma e rëndomtë nderi është në normat morale në përgjithësi, kurse në kuadër të zakoneve të mira
afariste nga ajo kuptohet se sjellja me të cilën secili nga partnerët afarist juridik jep të dhënat e sakta për vete dhe
për firmën e vet;

                 për llojin, sasinë,cilësitë dhe kualiteti i mallit që është lëndë për shitblerje;
                 i respekton afatet e marrëveshjes për dorëzim-porositje të mallit dhe të pagesës;
                 nuk e bëjnë në dyshim partnerin e vet;
                 në tërësi e respekton fjalën e dhënë dhe konsekuent përmbahet ndaj premtimeve që i ka dhënë etj.


           Me zakonet tregtare rreptësishtë dënohet praktika jo lojale e konkurrencës në tregun ndërkombëtar, si dhe
lëndimi i autoritetit të ndërmarrjes dhe vendi në fitimin me tregtinë e jashtme. Nga konkurrenca jo lojale në tregun
ndërkombëtar nënkuptohen në veçanti këta aktivitete të subjektit e tregtisë së jashtme të caktuara; reklama jo lojale
kur nxjerrën publikisht; jo të vërteta për mallin ose shërbimet që punon ndërmarrja e vet ose për ndonjë ndërmarrje
tjetër, kurse për qëllim të gjejë interes për vete; shenja të rrejshme për prejardhjen e mallit; nxjerrja e informacioneve
të rrejshme për ndërmarrjen e vet ose ndonjë ndërmarrje tjetër; keqpërdorimi i shenjave mbrojtëse tregtare për
ndërmarrjen e vet apo të huajën; lëndimi apo shfrytëzimi i fshehtësive afariste dhe të ngjashme. Si lëndim i autoritetit
në punën e jashtme tregtare nënkuptohet secila sjellje në kundërshtim me zakonet e mira afariste, e cila nxitë ose
mund të nxisë lëndime më të rënda të obligimeve të marrëveshjes. Në rast të mosrespektimit të normave të
lartpërmendura dhe zakoneve tjera, përdoren sanksionime të ndryshme; përqeshje publike, bojkoti, shpallje publike e


                                                            8
emrit dhe të firmës të atij që sillet në kundërshtim me normat morale afariste, shpallje e ashtuquajtur "lista të zeza";
dënimi nga ana e gjyqeve të nderit të komoreve dhe asociacioneve të tjera afariste etj



              RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE.
           Nga kjo nënkuptohen ato zakone dhe rregulla tregtare ndërkombëtare, të cilat, në mënyrë përkatëse, janë
formuluar dhe oficijalizuar nga ana e organeve dhe institucioneve të autorizuara, bursat, komoret tregtare dhe të
zhvillimit ekonomik, organizatave profesionale, bile edhe nga komora tregtare ndërkombëtare. Me rregullat tregtare
në mënyrë unitare rregullohen numri i madh problemesh praktike në sferën e tregtisë së jashtme ose jepen
shpjegime të termeve tregtare, për veprat, të parimeve në zgjedhjen thelbësore të marrëdhënieve dhe kontesteve
(kundërshtimeve) të rëndësishme, jepen udhëzime të njëanshme për shpjegimin e termeve profesionale gjatë punës
me valuta, deviza ose gjatë përdorimit të instrumenteve për pagesë jo të gatshme në pagesën e fitimit ndërkombëtar,
gjatë përdorimit të masave dhe sistemeve matëse etj. Me një fjalë, funksioni i rregullave ndërkombëtare është që ta
barazon dhe të bëhet e njëllojtë praktika në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare. Varësisht nga ajo kush e kodifikon
dhe çfarë është ndikimi i tyre dallojmë tregtare të përgjithshme dhe të veçanta. Rregullat e përgjithshme tregtare i
pranojnë dhe i shpallin asociacionet më të gjëra të subjekteve të zhvillimi ekonomik, tregtarë ose oda tjera. Rregullta
e përgjithshme ndërkombëtare i miraton dhe i shpall oda tregtare ndërkombëtare në Paris. Si më të rëndësishme
vlen t'i cekim këta përmbledhje të rregullave të përgjithshme ndërkombëtare:

Rregulla dhe zakone të njëllojta për punë me akreditiv dokumentues të miratuara në vitin 1933, kurse të rishqyrtuara
në vitin 1963 dhe 1984. Me këta rregulla tërësisht rregullohet materia për pagesën me akreditim; llojet dhe notifikimet
akreditiv, obligime dhe përgjegjësi të bankave dhe fletëdhënësve; dokumentet për prezentim (dokumente
transportuese, dokumente sigurimi, faktura tregtare etj); afati deri kur vlen akreditimi, bartjen e akreditimeve dhe të
ngjashme.

Rregulla të njëllojta për inkaso kanë hy në fuqi në vitin 1958. Te këta rregulla janë përpunuar gjitha momentet e
rregullës për pagesë;

        obligimet dhe përgjegjësit e bankave dhe fletëdhënësve;
        prezantimi i dokumenteve;
        pagesa dhe informimi ndërmjet bankave dhe fletëdhënësve si dhe çështja e kamatës, harxhimet dhe
         plotësimet të punëve inkaso.


Rregullat ndërkombëtare për komentimin e termeve tregtare INCOTERMS (për këta rregulla do të flasim më
gjerësisht në tekstin e mëtutjeshëm).

Rregullore për pajtim dhe arbitrim. Në atë Rregullore tërësisht është përpunuar rregulla e pajtimit dhe arbitrimi
ndërmjet subjekteve ku janë paraqitur probleme të caktuara gjatë këmbimit ndërkombëtar. Rregullën e pajtimit e
udhëheqë komisioni administrativ për pajtim kurse rregullën e arbitrimit gjyqi arbitrues, të dy organet janë në odën
tregtare ndërkombëtare në Pariz.

Përveç të përgjithshmeve, ekzistojnë edhe rregulla të veçanta tregtare. Ato janë shumica e rregullave të caktuara me
shkresë subjekteve veçmas specifike tregtare (bursa, aukcine). Në ato janë caktuar rregulla të punës në tregje


                                                           9
konkrete ndërkombëtare, sipas të cilave patjetër të sillen subjektet e interesuara ekonomike-zhvillimore pjesëmarrës
në ato tregje.

Rregullat bursore i përshkruajnë llojet e ndryshme të bursave ndërkombëtare si tregu i jashtëm tregtar specifikë ku
janë të përmbajtur kushtet themelore për përfshirjen e atyre tregjeve. Çdo subjekt që donë të bëj shitblerje në ndonjë
bursë, duhet saktë dhe detalisht t'i njeh gjithë "rregullat e lojës" të atij tregu. Përveç rregullimit të veprimit në
shitblerje; mënyra e lidhjes së punëve; normat dhe standardet në pikëpamje të cilësive kuantitative dhe kualitative të
mallit, në rregullat bursore rregullohen edhe çështjet e mënyrës të zgjedhjes të kontesteve eventuale etj. Me disa
rregulla është përshkruar edhe forma e kontratave shitblerëse (p.sh. shitblerja sipas "përfundimit standard"). Pranimi
dhe respektimi striktik i dispozitave të rregullave të veçanta nga ana e pjesëmarrësve në ato tregje paraqet kusht për
pjesëmarrje në transaksione shitblerëse. Mosrespektimi i rregullave tregtare do të thotë mos mundësi për tregti në
treg të caktuar. Pasojat të mosrespektimit te rregullave janë të ngjashme me ato të zakoneve tregtare. Mirëpo,
rëndësia e tyre si burim specifik i drejtësisë është më i madh, sepse me ato në mënyrë më konkrete rregullohen dhe
realizohen marrëdhënie konkrete në punën e jashtme tregtare. Zakonet dhe rregullat tregtare ndërkombëtare, si dhe
dispozitat e drejtësisë autonome dhe ndërkombëtare në sferën e tregtisë së jashtme, janë bazë për rregullimin e
gjithë sjelljeve në forma të ndryshme në transaksionet ndërkombëtare, si dhe për degëzimet e ë drejtave dhe
obligimeve të partnerëve afarist në këmbimin ndërkombëtarë.


         RREGULLAT INCOTERMS


          Janë klauzola transportuese të shprehura me shkurtesa (simbole) me fjali të caktuara (më shpesh anglisht)
me të cilët në kontratën e shitblerjes rregullohen çështjet themelore të ndërlidhura me caktimin e çastit, vendi dhe
mënyra e dorëzim-porositjes, si dhe çasti për kalim të rreziqeve dhe harxhimeve në lidhje me mallin prej shitësit deri
te blerësi. Në ato janë të përshkruara të drejtat dhe obligimet minimale të shitësit dhe blerësit. Varësisht nga nevojat
dhe dëshirat e tyre, palët e marruar vesh mundet të dakordohen edhe për obligime më të mëdha , në atë mënyrë që
përveç të përcaktimit të klauzës sipas INCOTERMS si bazë e përgjithshme e kontratës, mund të merren vesh edhe
për plotësime dhe ndryshime përkatëse. Klauzat transportuese INCOTERMS përbëhen prej dy pjesëve. Pjesa e parë
është shkurtesë e përbërë nga tri shkronja, që kanë dalë nga shprehja atë dispozitave për klauzën transportuese
përkatëse. Për shembull shkurtesa DAF...vjen nga fjalët angleze DELIVERED AT FRONTIER që do të thotë " e
porositur deri në kufi" ose "franko kufiri". Në pjesën e dytë nga klauza transportuese shënohet vendi, në realitet
dispozita e pjesës së parë. Për shembull DAF kufiri Maqedonase-Grekë ose e porositur deri te kufiri Maqedonase-
Grekë. Unifikimi ndërkombëtarë i dispozitave të klauzave transportuese mundëson mënyrë të kuptueshme, të lehtë
dhe të veçantë që të rregullohen të drejtat dhe obligimet reciproke të subjekteve, pa rregullimin e përshkrimit të tyre
në kontratën e shitblerjes. Para nënshkrimit të kontratës për shitblerje e mjaftueshme është që partnerët ta caktojnë
klauzën transportuese që dëshirojnë të zbatohet, pa marrëveshje të veçantë për elementet e saj, sepse çdo
pjesëmarrës në praktikën e tregtisë së jashtme, përpara dhe saktë përpiktë i njeh të drejtat dhe obligimet e veta që
rrjedhin nga klauza e caktuar transportuese. Në atë mënyrë, palët të marruar vesh, rëndësishëm e shkurtojnë kohën
dhe formalitetet gjatë nënshkrimit të kontratës shitblerëse.

Në INCOTERMS nga viti 1936 kanë qenë të përpunuara 11 klauza, të cilat në praktikën e atëhershme kanë qenë
shpesh në përdorim, kuptohet të rindërtuara me kuptimet e reja. Me zhvillimin ekonomik dhe përparimin e praktikës
të tregtisë së jashtme është paraqitur nevoja për shpjegime të reja të klauzave transportuese. Në maj të vitit 1953,
Oda tregtare ndërkombëtare, në kongresin e saj në Vienë, ka dhënë shpjegime të reja për 9 klauza transportuese.
Por edhe këta shpjegime janë reviduar në INCOTERMS në vitin 1990dhe 2000, te të cilat, në mënyrë të veçantë janë

                                                          10
përpunuar dispozitat e 13 klauzave, të grumbulluara në katër grupe. Dispozitat në INCOTERMS janë përgjithësisht
të pranuara në praktikën e tregtisë së jashtme evropianë. Njëkohësisht dispozitat e tyre aplikohen edhe në
Republikën e Maqedonisë. Por, në tregtinë botërore ende nuk është arritur deri te unifikimi i përgjithshëm i termeve
tregtare. Për shembull në SHBA aplikohen të ashtuquajturat "definicionet Amerikane për tregti të jashtme " (Revised
American Foreign Trade Definitions - RAFTD), të miratuara në vitin 1941. Dispozitat e definicioneve Amerikane për
tregti të jashtme, dallohen nga dispozitat e klauzave të INCOTERMS-it, edhe pse disa prej tyre mund të kenë të
njëjtin emër. Për qëllim që të pengohen prezentivisht mos marrëveshjet dhe problemet eventuale para realizimit të
kontratave për shitblerje në tregtinë e jashtme, patjetër duhet që ende gjatë nënshkrimit të tyre të kujdeset cilat
klauza transportuese janë të pranuara dhe po aplikohen në vendin e partnerit. Sipas dispozitave të INCOTERMS, të
gjitha trembëdhjetë klauza transportuese janë të grumbulluara në katër grupe, edhe atë në E, F, C dhe D.

         Klauzat E

         Në këtë grup marrin pjesë klauza të cilat sipas mallit i jepet në dispozicion blerësit në hapësirë të shitësit (
salla fabrike, depo dhe hapësirave tjera).

EXË-EX Works ... ( Fabrika Franko...) (të gjitha llojet transportuese)

          Sipas klauzave Fabrika Franko ..., e vetmja përgjegjësi e shitësit është ta vendos mallin në dispozicion të
blerësit në ndërmarrjen e vet dhe njëkohësisht ta informon blerësin. Shitësi nuk ka përgjegjësi për ngarkim të mallit
në automjetin të dërguar nga blerësi, përveç nëse janë marr vesh ndryshe. Blerësi i bartë të gjitha shpenzimet dhe
rreziqet në lidhje me transportimin e mallit prej fabrikës deri te destinacioni i duhur, si dhe shpenzimet për
eksportimet doganore. Nëse blerësi, direkt apo indirekt, nuk mund t'i kryej formalitetet eksportuese, atëherë
shërbehet dispozita FCA. Te kjo klauzë obligimet e shitësit janë minimale.

          Kjo klauzë mund ti ketë edhe mënyrat e veta:

EXW e ngarkuar me... Nëse blerësi mënyrën e formulon precizë, atëherë shpenzimet për ngarkim dhe renditje i bartë
shitësi;

EXW e doganuar për eksport dhe e ngarkuar në... që do të thotë se shpenzimet doganore për eksport dhe
shpenzimet edhe rreziqet për ngarkim i bartë shitësi;

EXW e doganuar për eksport... që do të thotë se shpenzimet për doganim eksporti i bartë shitësi; etj.

         Klauzat F

          Dispozita themelore, në realitet specifikimi i grupeve të klauzave F është se shitësi e ka për borxh mallin ta
dorëzoj deri te mjeti transportues që e ka caktuar shitësi. Këta klauza për frankim bëjnë pjesë në rangun " kontrata
për përcjellje". Shpenzimet për transport dhe sigurimet, si dhe të gjitha rreziqet, kalojnë prej shitësit te blerësi në
çastin e dorëzimit të mallit transportuesit ose shpedituesi i autorizuar. Në rast të mbushjes të kamionit, vagonit apo
kontejnerit, shitësi e ngarkon, kurse blerësi e shkarkon mallin, kurse secili i bartë shpenzimet dhe rreziqet e veta.
Doganimi i eksportit e bartë shitësi. Blerësi i bartë shpenzimet e sigurimit të lejes për eksportim ose leje tjetër, bën të
gjitha formalitetet e tjera doganore importuese dhe me nevojë, të gjitha formalitetet për tranzitim të mallit në vende
tjera, në realitet i bartë të gjithë shpenzimet për atë esencë.

FAS - Free Alongside Ship... (Franko deri te skaji i anijes...) (transportet përtejdetase)


                                                            11
Obligimet e shitësit janë të kryera kur malli është vendosur afër anijes te limani ose pak më larg. Nga ai çast të gjitha
shpenzimet dhe rreziqet kalojnë mbi blerësin. Blerësi përveç doganës importuese, ka dallim nga FOB, bën edhe
doganim importues. Blerësi siguron anijen si dhe i paguan shpenzimet të transportit dhe sigurimit.

FOB-Free On Board…(Franko anije…) (transport përtejdetarë)

      Shitësi e ngarkon mallin në anije e siguruar nga ana e blerësit. Shpenzimet e transportit përtejdetarë dhe
sigurimet i bartë blerësi. Çasti kalimit të shpenzimeve dhe rreziqeve është moment i kalimit të mallit mbi gardhin e
anijes. Shitësi e bën doganimin e eksportit, kurse blerësi atë të importit, do të thotë bëjnë pagesën e shpenzimeve
përkatëse. Kjo klauzë ka mënyrat e veta. Më të shpeshta janë:

    FOB e ngarkuar (e ndërlikuar). Shitësi i bartë gjitha shpenzimet për ngarkim (dhe renditje) të mallit në anije te
limani për ngarkim. Kjo klauzë më së tepërmi zbatohet në vendet lindore para blerjes. Kujdes të veçantë duhet të
vihet re te ngarkesat që nuk mund të ndahen te të cilat mund të paraqitet problem në përfshirje të hapësirës më të
madhe, do të thotë shpenzimet rëndësisht të rriten.

    FOB amerikane. Në SHBA ekzistojnë 6 interpretime të ndryshme të FOB sipas “klauzave Amerikane për tregti të
jashtme “ nga viti 1941. Nga dallimet në lartësi të shpenzimeve për transport dhe sigurim varësisht mënyra e
zgjedhur dhe qartë të ceket a bëhet fjalë për FOB amerikanë apo për FOB sipas INCOTERMS dhe për variante
është fjala.

   i.    Masat për mbrojtjen e konkurrencës jo lojale në plan ndërkombëtar prej konvencionit të Hagës në vitin
         1911.
   ii.   më hollësisht në www.icc.org
  iii.   Shërbimi në fjalë angleze është përshkak se Anglia(Britania e Madhe), gjatë kohë ka qenë më e zhvilluar
         me industri, tregti dhe fuqi përtejdetare në botë, prandaj klauzat transportuese më së tepërmi janë formuluar
         në gjuhën angleze.
  iv.    RAFTD janë miratuar nga ana e Komitetit koordinativ, ku kanë qenë anëtarë përfaqësuesit e Odës tregtare
         të SHBA-ve, Këshilli nacional të importuesve amerikan dhe Këshilli nacional për tregti të jashtme.
  v.     Bëhet fjalë për limane të cekëta ose për rrethana të veçanta ku anija nuk mundet të vijë afër limanit. Në atë
         rast, blerësi merr qira objekte më të vogla lundruese, më së tepërmi të ashtuquajtur “maoni” që të mund ta
         bartë mallin deri te anija.



 Klauzola C
Në këtë grup numërohen klauozola me rregulla sipas së cilave shitësi është i obliguar të bëjë marrëveshje për
udhëtimin ose pronësi dhe sigurim për mallin, por pa marrjen e rrezikut nga harxhimet shtesë, që mund të paraqiten
në raste të ndryshme, në momentin kur malli është i ngarkuar dhe i porositur. Klauzolat C në thelb janë të njëjta sikur
klauzolat F, ndërsa edhe ato janë “ marrëveshje për dërgesa” të mallit, për shkak se shitësi i plotëson rregullat sipas
marrëveshjes në vendin ku bëhet ngarkesa.

CFR= Cost and Freight (Çmimi dhe pagesa e transportit)

Shitësi është i obliguar të sigurojë anije dhe ti paguaj harxhimet e transportit deri në përfaqësinë e caktuar. Të gjitha
harxhimet dhe rreziqet kalojnë nga shitëse tek blerësi, pasi që malli kalon rrethojën e anijes ( gjithashtu edhe tek
FOB). Ndërsa, shitësi është i obliguar të paguajë transportin dhe harxhimet për ngarkim dhe shkarkim, që është i

                                                           12
nevojshëm për përgatitjen e mallit deri tek përfaqësia e caktuar, por rreziqet nga humbja, gjegjësisht dëmtimi i mallit,
dhe çdo rritje e harxhimeve nga rrethanat e ndryshme që mund të pësojnë pas momentit të dërgimit të mallimit,
kalojnë nga përgjegjësia e shitësit tek blerësi, pasi që malli të kalojnë rrethojën e anijes në përfaqësinë e caktuar.
Shitësi i mbulon harxhimet për doganimin e eksportit.

CIF - Çmimi, Sigurimi, dhe transporti

(transporti detar)

Obligimet në të dyja anët janë të njëjta sikur tek CFR, për dallim se në këtë klauzolë shitësi i paguan edhe harxhimet
për sigurim nga rreziqet e transportit. Përmbajtja me e vogël e sigurimit (vlera më e vogël e sigurimit nga havaria e
veçantë është 10% vlerës së mallit). Por, kalimi i rreziqeve nga shitësi tek blerësi bëhen në momentin e kalimit të
mallit nga rrethoja e anijes ( njësojë sikur tek FOB dhe CFR). Shitësi mbulon harxhimet për doganimin e eksportit.
Kjo bëhet përshkak se shitësi e zgjedhë kompaninë e sigurimeve nëpërmjet të cilës bën sigurimin e mallit nga
rreziqet e transportit, ndërsa të gjitha harxhimet e tjera dhe rreziqet shkojnë në llogari të blerësit, në praktikë mund të
paraqiten mosmarrëveshje të caktuara rreth asaj se a është zgjedhur kompani e sigurimeve që është me renome
dhe solide. (per ate arsyje eshte edhe qellimi i kësaj klauzule sipas se ciles sigurimi i posaqem i ndonje havarie te
veqant duhet te jete 10% me i madh se vlera e mallit ).

Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja. Ato janë CIF e shkarkuar dhe CIF+ sigurimi, rreziqe ushtarake.

CIF e shkarktuar. Të gjitha harxhimet e shkarkimit në përfaqësinë e caktuar shkojnë në llogari të shitësit, përveç
harxhimeve të sigurimit nga rreziqet gjatë shkarkimit të mallit. Kjo klauzolë është e rrezikshme për shitësin, për shkak
se mund të dalin harxhime shtesë varësisht nga kapaciteti teknik i përfaqësisë.

CIF+ sigurimi, rreziqet ushtarake. Përveç sigurimit të zakonshëm ( nga havaria e veçantë 110 për qind nga vlera e
mallit ), shitësi mban llogari edhe për harxhimet për sigurim nga lufta, grevat, trazirat, dhe paqëndrueshmërinë
qytetare dhe ngjarje të tjera. Mirë është që shitësi ti përfshijë këto harxhime në çmimin e shitjes së mallit, në të gjitha
raste kur nuk përjashtohet mundësia për zhvillimin e këtyre llojeve të rreziqeve, gjegjësisht në rastet kur bëhet fjalë
për dërgimin e mallit në vendet apo rajonet e ashtuquajtura më rreziqe të larta.

CPT - Carriage Paid To... (transporti i paguar gjer tek...) (te gjitha llojet e transportit)

Shitësi sigurinë transporti dhe i paguan harxhimet e transportit deri në destinacionin e caktuar. Harxhimet e sigurimit,
gjithashtu edhe të gjitha mundësitë e tjera të rritjes eventuale të harxhimeve të transportit gjatë periudhës së
transportit kalojnë nga shitësi tek blerësi në momentin e dorëzimit të mallit tek transportues i parë, çka do të thotë se
në këtë rast harxhimet nuk shkojnë në llogari të shitësit. Të gjitha obligimet e tjera për ngarkim, shkarkim dhe
doganim të mallit janë të njëjta sikur në klauzolën FCA.

CIP - Carriage and Insurance Paid To... (transporti dhe sigurimi te paguar gjet tek...) (te gjitha llojet e transportit)

Gjithçka është njëjtë sikur tek CPT, përveç se shitësi ka obligime për të paguar sigurimin e rreziqeve të transportit,
gjegjësisht shitësi bën marrëveshje dhe paguan premitë për sigurimin e ngarkesës nga rreziqet, ose në rastet kur
mallim dëmtohet gjatë kohës së bartjes. Blerësi dhe shitësi merren vesh për nivelin e sigurimit. Shitësi siguron
transport, i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit, dhe harxhimet e doganimit të eksportuar.




                                                              13
Klauzola D
Karakteristikë bazë e klauzolës së këtij grupi është rregulla që shitësi të mbaj llogari për të gjitha harxhimet dhe
rreziqet që janë të lidhura me dërgesën e mallit në vendet e caktuara. Rregullat e klauzolës nga grupi D përcaktojnë
“marrëveshje për dërgesat” e mallit. Klauzolat në këtë grup ndahet në dy kategori të veçanta varësisht nga ajo se në
çilën llogari bën pjesë doganimi i eksportit. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi është i
obliguar të kërkojë mallë të doganuar – të eksportuar. Këto janë klauzolat DEQ dhe DDP. Në kategorinë e dytë
bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi nuk është i obliguar të bëj doganimin e mallit të eksportuar. Këto janë
klauzolat DAF, DES dhe DDU.

DAF - Delivered At Frontier... (Dërgesa deri në kufi) (transporti toksor)

Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve nga shitësi tek blerësi realizohet në momentin e arritjes së mallit në vendkalimin
kufitar. Shitësi i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit deri në kufi ( pikën e caktuar të kufirit dhe të doganës ).
Shprehja “kufi”, duhet në mënyrë precize të definohet, për shkak se mund të jetë çfarëdo vendkalimi kufitar, duke
përfshirë edhe kufirin e vendin nga bëhet importi. Pjesëmarrësit në shitëblerje mund të merren vesh për harxhimet e
sigurimit gjatë kohës së transportit ti paguajë vetëm njëra palë. Formalitetet e importit shkojnë në llogari të shitësit,
ndërsa doganimi i eksportit dhe pagesave të tjera shkojnë në llogari të blerësit.

DES - Delivered Ex Ship... ( E porositur nga anija)

Shitësi siguron anije dhe i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit. Ai e ka plotësuar detyrimin e tij për dërgesën
kur mallin e eksportuar dhe të pa doganuar e vë në dispozicion të blerësit, në anijen në përfaqësinë e caktua, në
ditën e caktuar ose afatin e caktuar (në mënyr që mundëson zbarkimin e saj prej anijes me mjete te përshtatshme
për llojin e mallit. Njëkohësisht, ai është momenti i kalimit te hargjimeve dhe rreziqeve prej shitesit tek blersi).

DEQ - Delivered Ex Quay (Duty Paid) ... (E porositur franko deri në breg – e doganuar)

Sipas të vendimit bazë, shitësi është i obliguar të sigurojë anije ose hapësirë të anijes, të bëjë gati mallin deri tek
përfaqësia e caktuar, të bëj shkarkimin në cepin e caktuar dhe të bëjë doganimin. Kjo do të thotë se formalitetet e
doganimit, doganimin e eksportit dhe pagesat e tjera bien në llogari të shitësit. Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve
bëhet në momentin e vendosjes së mallit në dispozicion të blerësit në cepin e përfaqësisë së caktuar. Kjo klauzolë ka
variantet e saja, për të cilat palltë veç e veç mund të arrin marrëveshje:

DEQ pagesa eksporti në llogari të blerësit. Dogana dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit dhe jo
të shitësit. Ky opsion është më i përshtatshëm për blerësin nga sektori publik, për shkak se nuk janë të obliguar të
paguajnë doganë.

DEQ pa tatim të fitimit dhe pagesa të tjera të eksportit. Në këtë variant, shitësi paguan doganën e eksportit, por është
i liruar nga obligimi për të paguar tatimin e fitimit dhe pagesat e tjera të eksportit. Ato janë në llogari të blerësit.

DDU - Delivered Duty Unpaid ... (E porositur, por e pa doganuar )

Të gjitha harxhimet dhe rreziqet janë në llogari të shitësit deri në vendin e caktuar të dërgimit të mallit tek blerësi, me
Ç`rast doganimi dhe të gjitha harxhimet e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit. Kjo klauzolë është më e



                                                            14
preferueshme dhe më e përshtatshme çdoherë kur doganimi i eksportit nuk paraqet problem, si për shembull në
kuadër të Bashkimit Evropian. Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja.

DDU tatimi i paguar i fitimit. Edhe sipas kësaj variante shitësi nuk paguan doganën e eksportit, por vetëm e bën
pagesën e tatimit të fitimit gjatë eksportit të mallit.

DDP Delivered Duty Paid ... ( E dërguar dhe e doganuar )

Shitësi mban llogari për të gjitha harxhimet dhe rreziqet, si dhe për harxhimet e doganimit të eksportit në vendin e
blerësit, përveç kësaj edhe për doganimin dhe harxhimet e tjera. Momenti i kalimit të harxhimeve dhe rreziqeve
bëhet në momentin kur malli është i eksportua doganohet dhe vihet në dispozicion të blerësit. Kjo klauzolë paraqet
obligim maksimal për shitësin.

Variante të kësaj klauzole mund të jenë:

DDP pa shkarkim. Sipas kësaj variante, harxhimet e shkarkimit nga kamioni, vagoni apo aeroplani shkojnë në llogari
të blerësit. Shitësi duhet të jetë i kujdesshëm nëse e dinë se blerësi me harxhimet minimale mund të bëj shkarkimin.

DDP pa tatim të fitimit. Sipas kësaj variante, tatimi i fitimit është në llogari të blerësit, dhe jo në llogari të shitësit.
Kuptohet se doganimi dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari të shitësit.




Incoterms sipas grupeve

                                                            15
Momenti I dergese

                                                                           MN: me nisjen e mallit

                                                                           MA: me arritjen e mallit

Grupet           Shenja   Emertimi                   Lloji i transportit



Е                EXW...   Еxh Njorks                 Te gjitha llojet      MN

Nisja                     Fabrika Franko




                 FCA...   Free-carrier               Te gjitha llojet      MN

                          Transportues franko



                          Free Alongside Ship

F                FAS...   Franko deri te porti i     Detar                 MN
                          anijes
Transporti
kryesor    nuk
eshte paguar
                          Free On Board

                          Anija Franko


                 FOB...                              Detar                 MN




                                                16
CFR...   Cost and Freight            Detar              MN

                          Cmimi me bartje



                          Cost, Insurance, Freight

                 CIF...   Cmimi, sigurimi, bartja     Detar              MN



C                         Carriage Paid To

Transporti                Bartja e paguar deri
kryesor      I
paguar

                 CPT...   Carriage Insurance Paid     Te gjitha llojet   MN

                          Вarja dhe sigurimi te
                          paguara deri…




                 CIP...                               Te gjitha llojet   MN




                                                 17
DAF...   Delivered At Frontier         Tokesor            -

                   E derguar deri ne kufi



          DES...   Delivered Ex Ship             Detare             MA

                   E derguar anije Franko



          DEQ...   Delivered ex Luax             Detare             MA

                   E dërguar franko kej



D         DDU      Delivered Duts Unpaid         Të gjitha llojet   MA

Arritja            E dërguar e padogonuar



          DDP...   Delivered Duts Paid           Të gjitha llojet   MN

                   E   dërguar     dhe       e
                   doganuar




                                            18
Klauzola me variante




    INCOTERMS   Variantet         Pasojat                          Vlerësimi



                                  Shitësi I bart të gjitha         Shum shfrytëzohet në vendet
                                  shpenzimet e ngarkimit dhe       lindore gjat blerjes.
    FOB         FOB               renditjen e mallit në anije
                                  në portin e ngarkimit
                e ngarkuar

                (e renditur)

                                  Të gjitha shpenzimet e           E rrezikshme për shitësin.
                                  shkarkimit në portin e           Shpenzime        shtes       të
    CIF ...     CIF               caktuar    në    kurriz   të     mundëshme varësisht nga
                                  shitësist,            përveq     përgaditja teknike e portit.
                E shkarkuar
                                  shpenzimeve të sigurimit

                CIF           +   Përveq sigurimit, shitësi I      Mirë është që shitësi ti
                sigurimin,rrezi   bart edhe shpenzimet e           përfshijë shpenzimet e tilla
    CIF ...     qet e luftës      sigurimit nga lufta,grevat       eventuale në çmim.
                                  etj.


                DEQ + tatimet     Dogana dhe tatimet tjera         Opciopn I dëshirueshëm për
                importuese në     importuese në kurriz të          blerësit e sektorit publik
    DEQ ...     shpin      të     blerësit, e jo në kurriz të      (zakonisht  nuk    paguajnë
                blersit           shitësit.                        dogana).

                DEQ pa tatim      Tatimi në qarkullim dhe të       Kujdes!shitësi   I    paguan
                në qarkullim      gjitha tatimet tjera në kurriz   tatimet    importuese    dhe
    DEQ...      dhe    tatime     të blerësit.                     shpenzimet     e   doganave
                importuese                                         importuese, në qoftëse më
                                                                   parë nuk është e definuar
                                                                   ndryshe.

                EXW           e   Shpenzimit e ngarkimit dhe       Blerësi, këtë variantë duhet
                ngarkuar në..     renditjes janë në kurriz te      ta formulojë në mënyrë
    EXW                           shitësit.                        precize.




                                               19
DDP         pa   Sipas      kësaj     variante   Shitësi duhet të ketë kujdes
      shkarkim         shpenzimet e shkarkimit nga     nëse e dinë që blerësi me
DDP                    kamioni,      vagoni      apo   shpenzime minimale mund ta
                       airoplani, janë në kurriz të    kryejë shkarkimin.
                       blerësit.

      FOB              Në SHBA, sipas “klauzualave     Klauzulë e rrezikshme.duhet
      amerikane        të tregtisë së jashtme          të përcaktohet saktësisht se a
FOB                    amerikane” të vitit 1941,       bëhet fjalë për FOB amerikan
                       ekzistojnë 6 interpretime të    apo FOBsipas INCOTERMS.
                       FOB.




                                    20
Kapitulli I

KUPTIMI I MARRËDHËNIEVE KONTRAKTORE NDËRKOMBËTRE DHE DISA
       PARIME PËR ZGJEDHJEN E KONTESTEVE ME ELEMEMT
                       NDËRKOMBËTAR


        1. MARRËDHËNIET KONTRAKTORE NDËRKOMBËTARE


          Zhvillimi i tregut ndërkombëtar në përmasa botërore ka ndikuar që qarkullimi i njerëzve, mallrave
dhe kapitalit të jetë shumë dinamik dhe dominant në marrëdhëniet shoqërore. Format themelore në bazë
te të cilave krijohen marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare janë bazuar në tregti por në dekadat e fundit
është vërejtur edhe dominimi dhe masivizimi i turizmit ndërkombëtar. Këto marrëdhënie në lëmin e turizmit
ndërkombëtar kanë pasur ndikim edhe në të drejtën e vendit e cila ka detyrimin e rregullimit të
marrëdhënieve kontraktore dhe pozitën e palëve kontraktore të cilat me veprimtarinë e vet ose në
marrëdhëniet e caktuara i krijojnë jashtë shtetit, e të cilat krijojnë dhe prodhojë efekte juridike për vendin.
Prezenca e çfarëdo elementi të jashtëm – ndërkombëtar në përmbajtjen e kontratës krijojnë efekte të
rëndësishme juridike në marrëdhëniet e caktuara kontraktore. Që nga themelimi i shtetit është e njohur se
sistemi juridik nacional në një vend, bazuar në sovranitetin e shtetit, rregullon tërësisht të gjitha
marrëdhëniet brenda territorit të shtetit. Kontrata e lidhur me elemente ndërkombëtare ka ndikuar në
paraqitjen e tendencave të shteteve që secila pavarësisht nga tjetra, në bazë të ligjit nacional, të zgjedhë
kontestin eventual kontraktor. Duke e pasur parasysh se marrëdhënia e caktuar kontraktore është
marrëdhënie e cila në përmbajtje është unike, për hir të sigurisë më të madhe juridike, automatikisht ka
imponuar nevojën e rregullimit të saj në bazë të një ligji. Në praktik, parashtrohen pyetjet se në bazë të cilit
ligj, ose në bazë të cilave elemente, është e mundur që të lejohet zbatimi i ligjit tjetër pasi për zgjedhjen e
konfliktit konkret ligji i vendit e rregullon me dispozita me të cilat efektivisht e zgjidh çështjen. Zhvillimi i
tregut dhe qarkullimi i madh i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, edhe në lëmin e turizmit, kanë
imponuar nevojën që sistemi i të drejtës nacionale respektivisht dispozitat e caktuara ligjore të krijojnë
favore dhe të orientojnë që në raste të zgjedhjes së kontratës më elemente ndërkombëtare, të aplikohen
parime e të drejtës ndërkombëtare private të cilat përmbajnë kritere për zgjedhjen e konflikteve në mes të
drejtave nacionale. Pikërisht për këtë arsye, parimet e kësaj dege të shkencës juridike këto konteste dhe
interesin e shtetit për zgjedhjen e tyre i quan kolizion ose konflikt i normave. Normat e këtilla e kanë
karakterin ndërmjetësues sepse ato nuk i rregullojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet e caktuara
juridike por ato paraqesin kritere për zbatimin e të drejtës kompetente të vendit të caktuar e cila
drejtpërdrejtë është e autorizuar në pikëpamje legale të rregullojë ose të zgjidh marrëdhënien juridike me
element ndërkombëtar.



                                                       21
Marrëdhëniet kontraktore ndërkombëtare ose marrëdhëniet kontraktore me element të huaj sipas një pjese
të teoricienëve definohen si “ marrëdhëniet kontraktore të cilat i përmbajnë disa elemente në bazë të te
cilave konsiderohet se për këto marrëdhënie janë të interesuara së paku dy shtete në bazë të sovranitetit të
vet, elemente në bazë të te cilave ka ardhur deri të lindja e konfliktit në mes të drejtave nacionale”.

Për rregullimin e marrëdhënieve kontraktore ndërkombëtare mund të aplikohen tri lloje të parimeve juridike:

    i.        Parimet e të drejtës ndërkombëtare private;
   ii.        Parimet e të drejtës civile ose të drejtës tregtare dhe detyrimore;
  iii.        Parimet uniforme të te drejtës publike.



              2. SISTEMI NACIONAL JURIDIK DHE MARRËDHËNIET KONTRAKTORE NDËRKOMBËTRE

        Sistemet juridike të kodifikuara nacionale lajmërohen kryesisht në fillim të shekullit XIX, pothuajse
njëkohësisht me lindjen e shteteve nacionale. Këtij procesi i ka parapri partikularizmi i praktikës juridike në
mesjetë, sidomos në fushën e të drejtës tregtare. Po ashtu, edhe më lartë kemi e cekur se gjatë kësaj
periudhe është krijuar dhe afirmuar e drejta tregtare (LEX MERCATORIA, JUS MERCANTORUM), e cila
në mënyrë unike i ka rregulluar marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare të asaj kohe.

Krijimi i sistemeve juridike unike, të kodifikuara në aspektin nacional, ka reflektuar efekte pozitive për shkak
të tejkalimit të përçarjeve dhe unifikimit dhe zgjerimit të hapësirave të rregulluara juridikisht brenda një
shteti. Njëkohësish, efektet negative automatikisht janë reflektuar në drejtim të anulimit te të drejtës
tregtare e cila në aspektin uniform i ka rregulluar marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare duke e shtuar
pasigurinë për shkak të ndryshimeve të cilat ekzistonin në mes të sistemeve juridike nacionale.

Sot në botë ekzistojnë përafërsish mbi dyqind shtete të pavarura dhe po aq sisteme juridike nacionale.
Ndryshime në mes të tyre janë të mëdha të krijuara nga ndikimi i shkaqeve dhe faktorëve të ndryshëm.
Mirëpo, ajo se çka sot ne na intereson, është fakti se mënyra e rregullimit të marrëdhënieve kontraktore në
shumicën e këtyre sistemeve juridike nuk iu përshtatet nevojave bashkëkohore që kanë të bëjnë me
qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Pasi që nuk është e mundur, dhe ndoshta edhe e nevojshme,
të jepen zgjedhje konkrete për secilin sistem juridik , që kanë të bëjnë më marrëdhënie kontraktore, e
konsiderojmë më vlerë grupimin e sistemeve juridike sipas rëndësisë dhe funksionit që kanë në rregullimin
e këtyre raporteve. Këtë ndarje do të bëjmë sipas juristit të njohur gjerman Ernest Pable i cili konsideron
sistemet më me ndikim në rregullimin e marrëdhënieve kontarktore janë:

         a)   Sistemi juridik i Evropës qendrore në të cilin bënë pjesë edhe Gjermania, Zvicra dhe Austria.
         b)   Sistemi juridik Roman të cilin ë përbëjnë Franca, Italia dhe Spanja.
         c)   Sistemi juridik Anglo-Amerikan i cili i përfshinë vendet e Komonveltit.
         d)   Sistemi juridik Skandinav i cili i përfshinë vendet sikurse Norvegjia, Suedia dhe Danimarka.




                                                            22
2.1. METODAT E TEJKALIMIT TË VËSHTËRSIVE NË MES TË SISTEMEVE JURIDIKE NACIONALE



Metoda e parë që mundëson tejkalimin e vështirësive të krijuara nga sistemet juridike nacionale është e
drejta ndërkombëtare private me parimet e veta për zgjedhjen e konfliktit të ligjeve. Edhe pse emërtimi “E
drejta ndërkombëtare private” krijon përshtypjen se fjala është për internacionalizimin e përgjithshme të
këtyre parimeve, konsiderohet e saktë se burimet e këtyre parimeve juridike të kësaj dege shkencore më
shumë janë karakterin nacional. Kjo e drejtë është “ndërkombëtare” në atë masë sa ajo zbatohet në
kuadër të marrëdhënieve me element të huaj. Rregullat universale për zgjedhjen e konflikteve të
sistemeve juridike nacionale nuk ekzistojnë, por secili sistem ka parimet e veta të cilat ndryshojnë nga njëri
tjetri. Nga ajo që potencuam më lartë, palët kontraktuese të kontrata me elemente të jashtme nuk janë të
sigurta në raste eventuale të kontesteve, cila e drejtë do të aplikohet për kontratën konktere dhe çfarë të
drejtash dhe detyrimesh nga ajo mund të efektojnë.

Praktika juridike bashkëkohore ka treguar tendencën gjithnjë në rritje në drejtim të aplikimit të metodave më
efikase dhe të përgjithshme të cilat janë: krijimi i rregullave juridike uniforme në rrugë të ndërkombatërizimit
dhe unifikimit.



        3. FUNKSIONIMI I TË DREJTËS KONTRAKTORE
         Rruga deri në krijimin e marrëdhënieve shoqërore të cilat kanë ndikuar në kodifikimin e së drejtë e
deri në krijimin e saj kanë kaluar nëpër një rrugë mjaft e gjatë. Ky proces, lidhur më marrëdhëniet me
element të huaj, ka qenë dhe ende është edhe më i vështirë dhe i ndërlikuar. Procedurat për zyrtarizmin e
kodifikimit dhe unifikimit janë mjaft të koklavitura dhe të ngadalshme sa që proceset ekonomike nuk kanë
mundur të presin. Për këtë arsye, pothuajse spontanisht, nëpërmjet të praktikës në sferën e tregtisë
ndërkombëtare, nëpërmjet dokeve, rregullave të përgjithshme të afarizmit, kontratave tipe dhe formulare,
gradualisht është krijuar një e drejtë profesionale të cilën nuk e ka krijuar shteti por organizatat e ndryshme
tregtare. Nisur nga praktikat tregtare ndërkombëtare në teorinë e të drejtës është emërtuar si e drejtë
tregtare autonome ndërkombëtare. Unifikimi përmes kontratave ndërkombëtare, kronologjikisht ka ndikuar
në procesin e unifikimit spontan. Mund të konstatohet se kodifikimi i të drejtës dhe rregullave materiale në
lëmin e të drejtës kontraktore ndërkombëtare ka pasur dy pikëpamje kryesore të zhvillimit:

     spontan, përmes praktikës tregtare ndërkombëtare dhe
     zyrtar, përmes aksioneve të organizuara të forumeve ndërkombëtare.




        3.1. FUNKSIONIMI NË BAZË TË PRAKTIKËS TREGTARE NDËRKOMBËTARE


                                                      23
Parimi i autonomisë së shprehjes së vullnetit të palëve është afirmuar gjerësisht në të gjitha
sistemet juridike në lëmin e marrëdhënieve deterymore. Pra, të gjithë ligjdhënësit nisen nga supozimi se
vet palët në mënyrën më të mirë dhe të përshtatshme do të i rregullojnë marrëdhëniet e tyre pasurore, të
bazuar në interesin e përbashkët dhe rrethanat konkrete për secilën punë juridike. Parimi i vullnetit të
palëve ka luajtur rolin kryesor në formimin e rregullave uniforme juridike të tregtisë ndërkombëtare. Duke i
shfrytëzuar mundësitë të cilat i ka reflektuar parimi i autonomisë së vullnetit, tregtarët ndërkombëtar kanë
thelluar pozitivisht marrëdhëniet e tyre pothuajse deri në fund dhe plotësisht duke i rregulluar ato me
kontratë. Këto marrëdhënie janë sforcuar më tutje duke i paraparë dhe inkuadruar të gjitha elementet, në
mënyrë detale, në kontratë me të cilën i rregullojnë çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë edhe më
kontestet eventuale, ligjin e aplikueshme nacional etj. Përsëritja e vazhdueshme e klauzolave më
përmbajtje të njëjtë në këto kontrata arrin që të shndërrohen në rregulla dokesore të tregtisë
ndërkombëtare, të cilat në praktikë e derogojnë sistemin e vjetruar juridik nacional.

         Në procesin e unifikimit të të drejtës ndërkombëtare tregtare përmes praktikës rol të rëndësishëm
kanë luajtur organizatat e mëdha dhe të fuqishme profesionale dhe shoqata të cilat kanë qenë në pozitë të
influencojnë tipizimin e rregullave në një lëmi të caktuar të te drejtës ndërkombëtare tregtare. Me kontratat
e tyre tipe dhe formulare paraprakisht kanë qenë të rregulluara edhe elementet më të imta, konform
klauzolës për “kryerjen e veprimtarive më lehtësi dhe më siguri”. Palët të cilat dëshirojnë që të lidhin
kontratë me anëtarët e këtyre organizatave nuk kanë mundësi të tjera vetëm që t’i pranojnë në tërësi ose të
refuzojnë në tërësi kushtet e kontratës, dhe se pikërisht nga kjo emërtohen kontrata sipas aderimit
(pranimit) apo kontratë athezione.

         Si formë e unifikuar e tipizimit të kontratave janë edhe kushtet e përgjithshme ose kushtet e
afarizmit të cilat i sjellin organizatat profesionale të sipërpërmendura në lidhje me rregullimin e
marrëdhënieve kontraktore në një lëmi shkencore të caktuar.

         Me kushtet e përgjithshme dhe kontratat formulare janë krijuar parimet ndërkombëtare tregtare të
cilat përjashtojnë zbatimin e të drejtave nacionale dhe sjellin në praktikë teknika të reja për lidhjen e
kontratave. Ato themelohen në atë që palët pa shumë mund dhe me pak kohë të shpenzuar të lidhin
kontrata me të cilat i rregullojnë në detale marrëdhëniet e tyre. E drejta e cila është krijuar si produkt i
këtyre marrëdhënieve, në teorinë juridike, quhet e drejta formulare. Duke ju falënderuar këtyre, në lëmi të
ndryshme shkencore të tregtisë ndërkombëtare është krijuar një rregullim i ri juridik i cili përjashton
përdorimin e sistemit juridik nacional. Në mënyrë që plotësisht të përjashtohet mundësia e intervenimit të
gjykatave në raste të caktuara kontestuese, tregtarët ndërkombëtar kanë paraparë kompetencën e
mekanizmave të veçantë respektivisht arbitrazheve ose gjykatave të zgjedhura. Shikuar në aspektin e
përgjithshëm, tregtarët ndërkombëtar në kontratat e tyre ju mënjanohen aplikueshmerisë të të drejtave
nacionale, gjykatave duke arritur kështu që të krijojnë një sistem të veçantë të sanksioneve që do të
shqiptoheshin kundër atyre palëve të cilat refuzojnë që të zbatojnë vendimet e arbitrazhit për të cilin janë
përcaktuar në kontratë paraprakisht.




                                                     24
Vërejtjet themelore të cilat në mënyrë të arsyeshme ti bëhen të drejtës formulare bazohen në faktet se ato
vazhdimisht i rregullojnë në mënyra të ndryshme marrëdhëniet, se ato vazhdimisht është kontradiktore dhe
jo e plotë, që nuk ofron tregtarit ndërkombëtar siguri juridike për çka edhe është krijuar, që tekstet e
kontratave janë të stërzgjeruara dhe të komplikuara, që nuk ka parime themelore të bazuara në logjiken e
një sistemi juridik pozitiv i cili do të mundësonte plotësimin e zbrazëtirave dhe zgjedhjen e kundërshtimeve,
që nuk rregullon në mënyrë unike çështjet të cilat në të drejtën nacionale futen në lëmin e dispozitave
imperative dhe në fund që është shndërruar në një instrument presioni në dorë të partnerëve më të fortë
ekonomikisht. Pavarësisht nga elementet pozitive dhe negative që ka e drejta formulare në praktikë ajo
është duke u zhvilluar, edhe pse ndoshta në mënyrë anarkike, duke i rregulluar në detale çështjet, në bazë
të klauzolave dhe autonomisë së vullnetit të palëve të cilat lidhin kontrata.



3.2. BARAZIMI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTRE KONTRAKTORE NË BAZË TË ORGANIZIMIT TË
AKCIONEVE NGA FORUMET NDËRKOMBËTRE

Unifikimi i të drejtës kontraktore ndërkombëtare nëpërmjet forumeve kompetente ndërkombëtare ka vajtur
në dy drejtime të nisur nga dy konventa. E para ka shkuar në drejtim të asaj që si bazë të merret ekzistimi i
praktikës afariste, ndrësa e dyta ka kërkuar nga ligjdhënësit unifikimin e sistemeve juridike si në planin e
brendshëm po ashtu dhe në atë ndërkombëtar nëpërmjet të kodifikimeve ndërkombëtare. Rregullat të cilat
janë propozuar të nxjerrën duheshin të kishin karakterin e përgjithshme dhe abstrakt. Sipas këtij
koncepcioni, kodifikimi ndërkombëtar duhet të themelohet në ligje, jurispondencë dhe në doktrinën
shkencore nacionale. Ajo ishte dashur të ofrojë burime juridike të përgjithshme dhe autoritative në mënyrë
që të kontribuohet në interpretim të njëjtë të kontratave dhe krijimin e praktikës unike në organet e
judikaturave nacionale.



3.2.1. Unifikimi nëpërmes normalizimit të praktikës tregtare ekzistuese

Në kuadër të këtij koncepcioni është e posaçërisht e rëndësishme aktiviteti i Komisionit Evropian
Ekonomik, Kombeve të Bashkuara dhe Odes Ndërkombëtare Tregtare.

Komisioni Evropian Ekonomik ka miratuar një seri kontratash tipe dhe rregullave të përgjithshme të njohura
si “Kontrata të Gjenevës”. Më këtë është tentuar të krijohen modele të unifikuara të kontratave tipe dhe
kushte të përgjithshme më qëllim të zvogëlimit të paqartësive për palët dhe evitimit të dominimit eventual të
ndonjërit prej tyre. Këto kontrata themelohen në metodën e zbatimit të tyre vullnetar, dhe janë të plota në
atë masë sa që të përjashtojnë zbatimin e çfarëdo të drejte nacionale.



Sukseset më të rëndësishme, në planin e unifikimit të kryera nga ana e Odes për Tregti Ndërkombëtare, na
dyshim, janë aprovimi i Incotermc-it, grumbull rregullash për interpretimin e terminologjisë kryesore të cilën


                                                     25
e përdorin në kontrata të jashtme tregtare, rregullave unike dhe dokeve për dokumentimin e akreditivave,
të pranuara nga ana e bankave gati në të gjitha vendet e botës.

Bazë për interpretimin e rregullave kanë qenë doket e tregtisë ndërkombëtare. Incotermc – e janë dalluar
për një pjesëmarrje mjaft të gjerë në zbatimin e dokeve ndërkombëtare, në mënyrë që sipas teorisë së të
drejtës konsiderohen të detyrueshme në zbatim edhe në rast se palët nuk janë deklaruar për to.

Të rëndësishme janë edhe aktivitetet e organizatave të ndryshme shkencore dhe instituteve më qëllim që
tregtisë ndërkombëtare t’i vihet në dispozicion aso rregullash të cilat ekonomistet do të i shfrytëzonin gjatë
afarizmit të tyre. Duhet të ceket edhe aktiviteti i Shoqërisë për të drejtën ndërkombëtare, Shoqërisë për të
drejtën shkencore ndërkombëtare, Institutit për të drejtën ndërkombëtare etj.



3.2.2. Unifikimi nëpërmes konventave ndërkombëtare

Aktet e unifikuara më përpara, karakterizohen me zbatimin e tyre vullnetar. Kjo nënkupton se këto akte janë
zbatuar vetëm në ato kontrata në të cilat palët janë thirrur në to ose ato nuk janë përjashtuar.
Detyrueshmerinë e zbatimit të rregullave të unifikuara mund të sigurojnë vetëm aktet të cilat i kanë miratuar
organet kompetente shtetërore përmes konventave ndërkombëtare. Koncepti për unifikimin zyrtar fillon nga
ligji, jurispodencë dhe doktrinë shkencore dhe rezultate e para janë arritur në fund të shek. XIX dhe në fillim
të shek. XX. Të arriturat më të rëndësishme në këtë lëmin janë arritur lidhur me pasurinë industriale,
komunikacion, të drejtës kambialore dhe çekore. Tendencave për të qëndruar dhe vazhduar më tutje në
këtë drejtim i kanë kontribuar edhe organizatat (shtetërore) ndërkombëtare.

Lidhja e Kombeve, gjatë kohës sa ka funksionuar, ka kryer unifikimin e rregullave në lëmin e shenjave më
vlerë dhe të arbitrazhës tregtare ndërkombëtare.

Organizata e Kombeve të bashkuara ka vënë në dukje gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve për unifikimin e
të drejtës tregtare dhe këtë si në planin botëror po ashtu edhe në planin regjional. Më rëndësi të veçantë në
kuadrin e veprimtarisë së OKB-së lidhur me unifikimin e së drejtës, hap të rëndësishëm ka paraqitur
themelimi i komisionit të veçantë në OKB-së për të drejtën tregtare ndërkombëtare (UNCITRAL) në vitin
1966. Përafërsisht, për tri dekada puna e UNCITRAL ka dhënë rezultate të rëndësishme, duke sjellë këto
Konventa dhe rregullore:

       Konventa e OKB mbi pa parashikueshmerinë para shitjes ndërkombëtare;
       Konventa e OKB mbi kontratat për shtijën ndërkombëtare;
       Konventa e OKB mbi trasimin kambialit personal ndërkombëtar;
       Konventa për çeqet ndërkombëtare;
       Rregullorja për arbitrazhin UNCITRAL;
       Konventa për transportin e mallrave; dhe
       Rregullat uniforme mbi klauzolat për shumën e kontraktuar për shkak të mos përmbushjes.



                                                      26
Metoda dytë, lidhur me natyrën uniforme te të drejtës kontraktore, karakterizohet me efekte të rregullimit
të marrëdhënieve të caktuara. Me miratimin e ligjeve të ngjashme rregullohen marrëdhëniet e caktuara
nëse ato e kanë karakterin ndërkombëtar, ndërsa ligji nacional, nëse edhe më tutje qëndron në fuqi
rregullon vetëm marrëdhëniet e karakterit të brendshëm. Kjo nënkupton se me miratimin e konventës në
praktikë ekzistojnë dy lloje dispozitash:

     rregullat e ngjashme ligjore të miratuara në konventë, e cila zbatohet në marrëdhënie kontraktore
      me palët të të cilët njëra i përket shtetit të huaj me të cilin është nënshkruar konventa;
     rregullat ligjore nacionale të cilat edhe më tutje zbatohen në marrëdhënie kontraktore të cilat kanë
      element të huaj.

Ligjet uniforme si burime të së drejtës tani për tani janë mjaft të rrallë, sepse janë rezultat i një pune të
gjatë, të vështirë dhe të koklavitur. Shembull ilustrativ është ligji uniform mbi shitjen ndërkombëtare për
sjelljen e saj iniciativa është ndërmarrë qysh në vitin 1929. Që atëherë janë ofruar katër projekt-ligje, janë
mbajtur dy konferenca ndërkombëtare dhe janë bashkangjitur një seri vërejtjesh dhe sugjerimesh të
qeverive nacionale. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 1972 dhe vetëm në 10 shtete. Është tërësisht e qartë se
procedurat e tilla të gjata dhe të komplikuara nuk i konvenojnë nevojave dinamike të tregtisë
ndërkombëtare.




                                                     27
4. BURIMET E TË DREJTËS BIZNESORE NDËRKOMBËTARE
1 . Kuptimi

Burimet formale të së drejtës biznesore ndërkombëtare janë;

   I.   Kontratat ndërkombëtare (traktatet, konventat, protokollet, etj,) dhe doket (zakonet);
  II.   E drejta e brendshme private dhe publike e vendit të caktuar; dhe
 III.   Rregullat (parimet) e formuluara në bazë të dëshirës (vullnetit) autonom të cilat e përbëjnë të
        drejtën ndërkombëtare ekonomike autonome.

Gjithmonë është shtruar pyetja se a ekziston edhe e drejta transnacionale e pavarur e tregtarëve (lex
mercatoria) si burim formal i së drejtës ndërkombëtare biznesore. Çështja ka të bën me atë se a do ta
pranoj gjykata e rregullt veprimin e vendimit të arbitrazhit të marr në bazë të lex mercatoria. Deri vonë në
disa legjislacione gjykatat e rregullta e kanë pranuar veprimin e vendimit të tillë kështu që në ato sistemi lex
mercatoria është burim formal i së drejtës ndërkombëtare ekonomike. Në shumicën e legjislacioneve kjo
nuk ndodhë. Atje rregullat e lex mercatorit aplikohen si tradita biznsore ose si pjesë e së drejtës
ndërkombëtare ekonomike e autonome. Burimet formale të konventave ndërkombëtare ekonomike duhet
dalluar nga kuptimi i së drejtës së njëllojshme të unifikuar e cila shfaqet në secilën nga këto burime.



A.      Kontrata ndërkombëtare dhe doket (zakoni) ndërkombëtare.
1. Kuptimi

Kontratat ndërkombëtare të lidhura në mes shteteve sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike
janë burime të së drejtës biznesore ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare ekskluzivisht janë ato
kontrata të cilat janë lidhë në formë të shkruar në mes shtetesh dhe për të cilat është kompetente e drejta
ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare dy paleshe dhe shumë paleshe rregullojnë fusha të ndryshme të
së drejtës biznesore ndërkombëtare, p.sh. liberalizimin e tregtisë në mes shteteve (marrëveshjet gjeneralë
mbi doganat dhe tregtinë, kontratat e ndryshme dypalëshe mbi tretmanin e investimeve të huaja, kontrata
mbi fondin monetar ndërkombëtar), marrëdhëniet juridike - materiale të shitjes ndërkombëtare të mallit
(Konventa e KB mbi shitjen ndërkombëtare të mallit në literaturën juridike e njohur si kontrata e Vjenës);
ose raporti në mes gjykatave të rregullta dhe kontratës së arbitrazhit (Konventa e Nju Jorkut mbi njohjen
dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit të jashtëm nga viti 1958).

        Pas lidhjes së kontratës ndërkombëtare shteti nuk mund të thirret (mbështetet) në sovranitetin e
vet ose në rregullat e së drejtës së brendshme (interne) e me këtë ta revokojë (tërheqë) pëlqimin e vetë për
kontratën e lidhur. Rregulla e më sipërme është parim i përgjithshëm juridik dhe konkretizim i parimit
,,pacta sunt servanda”, sipas nenit 46 të Konventës së Vjenës mbi të drejtën kontraktuese pas lidhjes së
kontratës ndërkombëtare, shteti nuk mund të thirret në ato se pëlqimi për lidhjen e kontratës
ndërkombëtare është dhënë në kundërshtim me rregullat e së drejtës interne e cila i rregullon autorizimet

                                                      28
për lidhjen e kontratave me përjashtim nëse është fjala për shkelje të qenësishme të rregullave të së
drejtës interne. Shkelje konsiderohet evidente nëse objektivisht do të ishte e dukshme për cilin do shtet i cili
do të vepronte konform me praktikën e rregullt për atë çështje.

Parimet themelore të konventave ndërkombëtare publike i aplikojnë arbitrazhet tregtare ndërkombëtare të
cilat i zgjedhin kontestet e së drejtës private.

Përveç kontratave ndërkombëtare doket ndërkombëtare janë, po ashtu, burime të së drejtës
ndërkombëtare ekonomike. Kështu, ,,e drejta e shtetit që ta bën eksproprimin, në të vërtet është doke
ndërkombëtare. Po ashtu, Konventa e cituar e Vjenës mbi të drejtën kontraktuese e vitit 1969 paraqet
kodifikim të së drejtës ndërkombëtare dokeve publike dhe parimet e saj (pacta sunt servanada, ndërgjegje
dhe ndershmëri, rendi ndërkombëtar publik etj.) aplikohen në kontrata ndërkombëtare tregtare në të cilat
shteti është njëra ndër palët kontraktuese.



        2. STANDARDET NDËRKOMBËTRAE

a) Kuptimi



Në tregtinë ndërkombëtare aplikohen standarde të sjelljes në mes shteteve, përveç standardit të trajtimit
(tretmanit) minimal vetëm kur janë të parapara në kontrata ndërkombëtare që i kanë lidhë shtetet. Me
rastin e shqyrtimit se a është proceduar në harmoni me standardin duhet aplikuar parimi themelor i së
drejtës ndërkombëtare kontraktuese pacta sant seranada (dispozitat e kontratës janë të obligueshme për
palët dhe duhet të plotësohen me besim të mirë) dhe rregullat e interpretimit të kontratave ndërkombëtare.
Përveç në rastet kur nuk është paraparë ndryshe me kontratë ndërkombëtare. Në standarde të sjelljes në
mes shteteve kontraktuese do të aplikohen rregullat e interpretimit të kontratave. Ne atë rast duhet pasur
kujdes për praktikën e më vonshme të plotësimit të kontratës ngase vetë praktika paraqet pëlqimin e
palëve kontraktuese për implementimin e tyre. Ky rregull paraqet aplikimin e parimit të ndalimit të qëndrimit
kundërthënës në aplikimin e dispozitave të kontratës. (venire contra factim proprium)



              Standardi minimal
Standardi minimal është norma minimale (më e vogël) sipas të cilës duhet të sillen të gjitha shtetet në
mënyrë që të mund të marrin pjesë në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Për dallim nga standardet
tjerë të sjelljes i cili e obligon shtetin nuk është e paraparë në kontratë ndërkombëtare. Standardi minimal
(tretmani) paraqet standardin ndërkombëtar civilizues që obligon çdo shtet si burim i së drejtës
ndërkombëtare. Këto janë parime të përgjithshme të pranuara nga kombet e civilizuara me neni 38.1 c të
Statusit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të drejtat që rrjedhin nga ky standard janë të drejta të
shprehura në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut e të cilat janë me ndikim në tregtinë

                                                      29
ndërkombëtare. Praktika bashkëkohore kontraktuese gjithnjë e më shumë e thekson nevojën e
harmonizimit të transmetimit të shteteve vetanake dhe te të huajve. Edhe pse në shtetin vetanak (të vendit)
nuk aplikohet tretmani minimal, standardi minimal duhet të aplikohet në të gjitha rastet te të huajt.

Standardi i trajtimit të drejtë është i lidhur me standardin minimal. Sipas tij shtetet i aplikojnë ligjet e veta
ndaj të gjithë njerëzve në mënyrë të drejtë, të kuptueshme dhe të barabartë. Ka mendime që shteti duhet të
aplikoj tretmanin e drejtë jo vetëm në individ por edhe në shtete tjera (vendet në zhvillim) të cilat kanë të
drejtë të kërkojnë trajtim të drejtë nga shtetet e ndryshme. Pa principin e drejtësisë nuk ekziston barazia në
mes shteteve, ngase bashkësinë hoteliere e përbëjnë vendet me nivele të ndryshme zhvillimi. Rendin e ri
ekonomik ndërkombëtar do të duhej ta zhvillojnë KB dhe Organizatat Ndërkombëtare. Shtetet duhet të
veprojnë në harmoni me parimin e drejtshmërisë. Që do të thotë se zhvillimi duhet të shërben balancë e
drejtë mes interesave kundërshtare, në veçanti të interesave të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
Parimi është element integral i rregullave plotësuese të interpretimit të cilat i zbatojnë gjykatat
ndërkombëtare dhe mund të aplikohet në mënyrë që të plotësohet e drejta.

Kuptimi i transmetimit minimal në raportet në mes shteteve është verifikuar në praktikën e arbitrazhit
ndërkombëtar. Në një rast tribunali i arbitrazhit ka vërtetuar se në mungesë të cilitdo qoftë standardë të
sjelljes në mes shteteve të aplikohet standardi i sjelljes minimale si burim i së drejtës.



              Standardi i kombit më të favorizuar
Kuptimi

Standardi i favorit më të madhe është dispozitë në kontratën ndërkombëtare sipas së cilës një shtet
obligohet ndaj shtetit tjetër që t’i jap tretmanin e kombit më të favorizuar në sferën e marrëdhënieve të
ndërsjellat që janë paraparë me atë kontratë. Tretmani i kombit më të favorizuar ka të bën me prerogativa
(konsecione) ose privilegje të cilat shteti i ka dhënë për njerëz, mall ose shërbime që kanë origjinë nga një
vend i tretë. Kontraktimi i kombit më të priveligjuar, prerogativat e njëjta dhe privilegjet që iu janë dhënë
vendeve të treta do të vlejnë për palën tjetër kontraktuese. Sipas kësaj klauzole, shteti shfrytëzues merr të
drejtën sipas tretmanit të kombit më të favorizuar vetëm nëse shteti dhënës u ofron shteteve të treta
tretman i cili është në lëndën (sfera e marrëdhënieve). Dhe anasjelltas dhe përkundër asaj që ekziston
klauzura e kombit më të favorizuar ajo nuk i jep asfare prerogativash dhe privilegjesh shtetit shfrytëzues
nëse këto prerogativa dhe privilegje nuk i janë dhënë shtetit të tretë konkretisht.

Klauzola e kombit më të favorizuar mundëson që dispozitat ekzistuese të ndryshohen në mënyrë kontituele
(përshtatja, fleksibiliteti). Çdo sjellje (prerogativë ose privilegj) ndaj shtetit të tetë, e obligon shtetin
kontraktues i cili ia ka dhënë statusin e të favorizuarit më të madh vendit të caktuar. Kur është fjala për
distancën (ose qarkun) e klauzolës së favorit më të madh në rend të parë mendohet në fushën e
doganave. Klauzola e kombit më të favorizuar që nuk do të thotë se tretmani i shtetit tjetër kontraktues e
favorit më të madh është më i miri gjegjësisht më favorizues se tretmani i vendit (shtetit) të tretë.


                                                       30
 Llojet

Në doktrinën juridike bëhet ndarja e klauzolave të kombit më të favorizuar; sipas asaj se a i japin shtetet
njëra tjetrës statusin e kombit më të favorizuar në të një anshme dhe reciprokisht sipas asaj se a është
lidhur klauzola e kombit më të favorizuar me kushte apo jo të kushtëzuara dhe pakushtëzuara andaj edhe a
është me kohëzgjatje të kufizuar (e përkohshme) ose e përhershme në aspektin kohor

Klauzola reciproke e kombit më të favorizuar ka domethënie që shteti i jep shtetit tjetër statusin e kombit
më të favorizuar pasi të ketë marrë nga shteti tjetër statusin e kombit më të favorizuar.

Efektet e klauzolës së kombit më të favorizuar mund të janë objekt kushtesh ose kompensimesh. Nëse nuk
ka të tillë (kushte) atëherë shteti shfrytëzues merr të drejtën e tretmanit të kombit më të favorizuar pa
obligim që të bën çfarëdo kompensimi shtetit dhënës.

Klauzola e kombit më të favorizuar sipas rregullit është e paraparë në kontratën e caktuar ndërkombëtare
dhe sipas vetive të saj është reciproke (qe të dy palët kontraktuese i japin njëra tjetrës cilësinë e kombit më
të favorizuar) dhe e parevokueshme (pala kontraktues e të cilës i është dhënë statusi i kombit më të
favorizuar automatikisht është e autorizuar për të njëjtat preferenca të cilat i janë dhënë shtetit të tretë)
klauzolat e kombit më të favorizuar janë të formuluara në kontratat dy paleshe të cilat i kanë lidhë shtetet.
Kontrata shumë paleshe e cila paraqet klauzolën e kombit më të favorizuar është marrëveshje e
përgjithshme mbi doganat dhe tregtinë (GATT 1947)



                  Përjashtimet

Klauzola e kombit më të favorizuar nuk aplikohet në; unionet doganore, zonat e tregtisë së lirë dhe sipas
dispozitave të marrëveshjes së përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë (GATT) në vendet në zhvillim, kur
ekziston mundësia që shtetet kontraktuese e përjashtojnë aplikimin e rregullave të GATT – i ( e në këtë
edhe klauzola e favorizimit më të madh) në mënyrë që të mbrohen interesa të caktuara të shtetit të cilin
nuk e lidhin matej obligimet e dhënies së statusit të kombit më të favorizuar. Në këtë rast fjala është për
rregullat e GATT – it dhe dispozitën e kontratës ndërkombëtare kështu që me përjashtim nuk shkelet
rregulli gjenial i kontratës ndërkombëtare e drejt kjo sipas së cilës shteti nuk mund të thirret në të drejtën e
vet interne në mënyrë që ta arsyetojnë mos përmbushjen e kontratës ndërkombëtare.



             Tretmani i njëjtë (barabartë)
Rregulla e trajtimit të njëjtë (barabartë) në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare kanë përmbajtje të
dyfishtë. Në një anë, kanë të bëjnë me tretmanin e ndërsjellët të dy shteteve palët kontraktuese duhet t’i
sigurojnë njëra tjetrës tretman të njëjtë. Nga ana tjetër, ka të bën me tretmanin nacional të cilin në vendin

                                                      31
nikoqir e gëzon i huaji i cili merret me veprimtari ekonomike. Standardi i tretmanit nacional kërkon që
personi i cili e ka kombësinë e palës tjetër kontraktuese të trajtohet në mënyrë të njëjtë si edhe personi që
është i nacionalitetit të vendit. Por tretmani nacional, sipas përmbajtësit së vetë nuk mund të lëshohet nën
nivelin e tretmanit minimal sepse në atë rast të huajt do të gëzonin pozitë më të favorshme se subjektet
vendase.



              Tretmani preferencial
Tretmani preferencial do të thotë që shteti tjetër kontraktues ( dhe subjekteve të tij) t’i japësh lehtësire më
të mëdha se sa ato që iu janë dhënë shteteve të treta (dhe subjekteve të tyre). Standardi i tretmanit
preferencial është e kundërta e tretmanit të kombit me të favorizuar. Tretmani preferencial në marrëdhëniet
e ndërsjella ekonomike krijohet në mes shteteve të cilat janë të lidhura shumë fortë ekonomikisht ose
politikisht. Marrëveshja formale (e përgjithshme) mbi doganat dhe tregtinë lejon mundësinë e dhënies së
tretmanit preferencial të kontratat tregtare me vendet në zhvillim brenda unioneve të doganave dhe brenda
zonave të tregtisë së lirë. Nga sistemi preferencial të afarizmit i cili krijohet në kuadër të një shteti siç janë
zonat e lira dhe zonat doganore të cilat ekzistojnë brenda një shteti.




                                                       32
B. BURIMET E TË DREJTËS SË BRENDSHME


1.      Ligji.



Burimet e Konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm janë norma të së drejtës biznesore, të së
drejtës biznesore ndërkombëtare dhe të së drejtës publike që janë formuluar nga ana e ligjdhënësit,
gjegjësisht janë ligje dhe akte të tjera nënligjore. Me norma të së drejtës private rregullohen veprimet
juridike me të cilat behët qarkullimi i mallit dhe shërbimeve, ndërsa me norma të karakterit juridik – publik
rregullohet regjimi i investimeve të huaja dhe rregullat me të cilat zhvillohet e tregtia.



2.      Doket biznesore

        a. Kuptimi

Doket biznesore janë burimi i dytë plotësues i së drejtës menjëherë pas normave ligjore. Në pikëpamje të
bazës juridike për pranimin e veprimeve të dokeve, ekzistojnë dy botëkuptime: subjektive dhe objektive.

Botëkuptimi subjektiv është i orientuar me qëllimin e palëve kontraktuese. Qëllimi i tyre është që ta
inkorporojë doken e caktuar si rregull e sjelljes e cila i obligon. Pasoja e teorisë subjektive është që doket të
aplikohen para normës dhe dispozitës së ligjit vetëm nëse këtë e parashohin palët. Sipas teorisë objektive
mbi doket normative, norma i detyron palët kontraktuese edhe po që se nuk janë të vetëdijshëm për
ekzistencën e saj.

Për të dy teoritë (botëkuptimet) është e nevojshme që doket biznesore të jenë të shpërndara gjerësisht.

Nga sa u tha rrjedh se, për doket ndërkombëtare biznesore nuk është e thënë se duhet të ekzistojë vetëdija
mbi detyrimin e rregullës mbi atë se gjykata do ta zbatojë, gje që është në kundërshtim me doket
biznesore, sepse doket juridike janë rregulla të sjelljes që janë përgjithësisht të pranuara në veprimtari
biznesore. Si të këtilla nuk janë të parapara me norma juridike, pavarësisht se a është formuluar kjo rregull
ne dokumentin e caktuar apo jo. Me ligje uniforme të Hagës mbi Shitblerjen Ndërkombëtare, është dhënë
definicioni i dokeve biznesore. Aty thuhet se doket biznesore janë cilado sjellje e subjekteve biznesore të
cilat janë të përhapura gjerësisht në punët e llojit të njëjtë, si edhe puna për të cilën është fjala dhe
sëkëndejmi është normale që pala tjetër duhet të konsiderojë se ka pasur kujdes mbi doket dhe
interpretimin e tyre në kontratë ose konventa.


                                                       33
b. Llojet



Sjellja (veprimi) e caktuar ne rastin konkret mund të detyrojë palët kontraktuese dhe kështu behët burim i
së drejtës edhe nëse aplikimi i saj nuk është kontraktuar në mes të palëve. Dallohet tri raste në të cilat
veprimi i tillë detyron dhe ka prioritet (përparësi) në implementimin në raport me normat dispozitave të së
drejtës kompetente.

    o Rasti i parë është rregulla e krijuar në marrëdhëniet e ndërsjella (reciproke) të palëve kontraktuese.
      Nëse ajo rregull e sjelljes, të cilën palët kontraktuese e kanë përcaktuar (doket në mes të dy
      palëve) atëherë kjo rregull paraqet praktikë të krijuar (marrëdhënie të përkohshme biznesore) dhe
      si e tillë i detyron palët kontraktuese. Pasojë e kësaj është se do të aplikohet para normës
      dispozitave të ligjit përkatës. Doket në marrëdhënie reciproke të palëve kontraktuese kështu behën
      doke biznesore si burime formale të së drejtës.
    o Rasti i dytë është aplikimi i kontraktuar i dokeve biznesore që do të thotë se palët kontraktuese
      janë thirr në kontratë për aplikimin e dokeve të caktuara të cilat me këtë behën pjesë përbërëse e
      kontratës së tyre. Thirrja ne doke paraqet kontraktim të aplikimit të akteve të caktuara të shkruara
      në të cilat janë fokusuar rregullat e sjelljes. Për shembull, aplikimin e kontraktuar të dokeve
      biznesore e paraqet thirrja në kontratë në rregullat të cilat i ka formuluar Oda Ndërkombëtare
      Ekonomike me seli në Paris (Incoterms rregullat mbi kalimin e rrezikut dhe shpenzimeve. Rregullat
      uniforme dhe doket për akreditivat dokumentare. Rregullat uniforme për garancinë të pavarura
      bankare).
    o Rasti i tretë është aplikimi plotësues i dokeve biznesore. Rregulla e caktuar paraqet doke
      biznesore e cila në përgjithësi është e njohur dhe e pranueshme nga subjektet ekonomike në
      tregtinë ndërkombëtare (në këtë rast fjala është për doket normative). Doket e këtilla biznesore i
      detyrojnë palët në kontratë edhe që nuk e kanë paraparë aplikimin e saj. Baza juridike e aplikimit të
      saj qëndron në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat në Shitjen e Ndërkombëtare të
      Mallit (neni 9). Ato rregulla aplikohen në lidhjen e të gjitha kontratave në tregtinë ndërkombëtare
      për të cilën kompetente është vendi që e ka ratifikuar Konventën e përmendur.

Argumentimi i dokeve biznesore është çështjeje faktike. Ekzistenca e dokeve biznesore mund të vërtetohet
në dy mënyra:

           i.       Ekzistenca e praktikës së caktuar, dhe
          ii.       Ekzistencës së përmbledhjes (bultenit),

 të shpallur të rregullave e të cilat i kanë hartuar organizatat për unifikimin e së drejtës ndërkombëtare
ekonomike (që paraqesin publikime të Odës Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Paris). Konflikt në mes
të dokeve biznesore ndërkombëtare është i evituar sipas definicionit, sepse në të njëjtën kohë nuk mund të


                                                     34
ekzistojnë dy rregulla kundërthënëse gjegjësisht të pranuara të cilat i plotësojnë kushtet që të konsiderohen
doke ndërkombëtare biznesore.




c.        Konventat ndërkombëtare në ekonomi – autonomia


          1. Kuptimi

Praktika biznesore ndërkombëtare, societes mercatotum, i ka formuluar rregullat unike të cilat janë të
aplikueshme në lëmin e konventave në ekonomi. Këto janë kushtet e përgjithshme të biznesit, format e
standardizuara të kontratave dhe klauzolave tjera kontraktuese, praktika e arbitrazheve dhe rregullat e
sjelljes. Emërtimi e drejta biznesore ndërkombëtare – autonomia, shfrytëzohet ngase ajo krijohet me
aplikimin e parimeve të autonomisë së vullnetit të palëve në suazë të sistemeve të caktuara nacionale.

Fjala është për punët të cilat për nga natyra janë të llojllojshme. Se a do të vije deri të vetë rregullimi apo jo,
kjo varet nga vlerësimi i subjekteve biznesore se a u është e nevojshme rregulla, andaj shfrytëzohet
emërtimi konventat ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm – autonomia. Njëkohësisht kështu aplikohet e
drejta. Në doktrinë (teori) tërhiqet vërejtja në atë se, për dallim nga unifikimet zyrtare të cilat behën nga
organe shtetërore, këtu interesat janë me homogjene dhe qëllimisht më konkrete. Sëkendejmi thuhet, një
subjekt inicion, shkruan dhe shfrytëzon rregullat.

Mungesat e mundshme ne aplikimin Konventave ndërkombëtare në ekonomi janë:

     1) Rregullat nuk janë transparente (rregullat iu destinohen anëtarëve të bashkësisë, nuk njihen në
        mënyrë të mjaftueshme ne përmbajtje dhe rëndësia e rregullave);
     2) Nuk ka organe për unifikimin e uniformuar të rregullave (kjo mungesë plotësohet – zgjidhet me
        interpretimin unik të vet tekstit të rregullave).

Në burime të Konventave Ndërkombëtare në ekonomi numërohen:

         Kushte e përgjithshme të biznesit dhe terminet standarde,
         praktika e arbitrazhit,
         rregullat e sjelljes,
         udhëzuesit e ndryshëm juridik.



2. Kushtet e përgjithshme të biznesit

Kuptimi

                                                        35
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat
Edbn ligjerat

More Related Content

What's hot

Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
Kastriot Gashi
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
Menaxherat
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Bessnik Latifi
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Ramadan Ademi
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
Bledi Lila
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
Refik Mustafa
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
Bledi Lila
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
zogaj
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
fatmir berisha
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
kulla 2010
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
Esi Hasko
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
kulla 2010
 

What's hot (20)

Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Mustaf
MustafMustaf
Mustaf
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 

Viewers also liked

E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
petritzogaj
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
petritzogaj
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Ajete Malaj
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
Fitore ZEQIRI
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
Kristi Nikolli
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
Anida Ago
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
Refik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Refik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
Refik Mustafa
 

Viewers also liked (18)

E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë . Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoliKonkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoli
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 

Similar to Edbn ligjerat

E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
dritashala
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
Jeton Bytyqi
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
Shkumbin Gashi
 
proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary finance
Elvis Zaimi
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
Refik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
Refik Mustafa
 

Similar to Edbn ligjerat (17)

Shteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesitShteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesit
 
E drejta biznesore
E drejta biznesoreE drejta biznesore
E drejta biznesore
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdfTema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
Tema 1. E drejte financiare dhe bankare.pdf
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
 
proprietary finance
proprietary financeproprietary finance
proprietary finance
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
003 doganat2
003 doganat2003 doganat2
003 doganat2
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te BashkuaraPunim seminarik  Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
Punim seminarik Qellimet dhe Parimet e Kombeve te Bashkuara
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 

Edbn ligjerat

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK PRISHTINË DEP. Menaxhmet dhe Informatikë Dr.sc. Armand Krasniqi – Prof. ass. Një pjesë e leksioneve plotësuese për vitin akademik 2011 – 2011 semestri pranveror (Këto të dhena duhet t’I trajtoni vetëm si informata plotësuese dhe nga ju kërkohet që lidhur me literature që duhet të përdorët gjithësesi t’i përmbaheni programit të lendës) Prishtinë , Mars 2012
  • 2. HYRJA 1. Lënda e drejta biznesore ndërkombëtare është disipline mësimore - E drejta biznesore ndërkombëtare është emërtimi për një lëndë të veçantë e cila, në përputhje me programin mësimor, ligjërohet në Fakultetin Ekonomik të UP – së me qëllim të mësimit dhe edukimit të ekonomistëve të cilët studiojnë në këtë institucion. Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare studion aspektet dhe pikëpamjet juridike ndërkombëtare lidhur me tregtinë, rregullimit të marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, marrëdhënieve biznesore ndërkombëtare, aktet e rëndësishme juridike ndërkombëtare, etj, të gjitha këto analizuar nga aspekti i akteve juridike të cilat kanë rëndësi të veçantë rregullative ndërkombëtare. 2. E drejta biznesore ndërkombëtare si disiplinë shkencore - Lënda E drejta biznesore ndërkombëtare gjithnjë e më shumë është duke u ndarë ne vete si disiplinë e veçantë shkencore. Kjo lëmi është e kombinuar nga lëmi të caktuara juridike dhe zbatohet nga norma juridike të shumë degëve të së drejtës: drejtës materiale biznesore (tregtare), drejtës ndërkombëtare publike, drejtës ndërkombëtare private, etj,. Kjo pozitë e lëndës, natyrisht i ka edhe dobësitë e veta pikërisht nga pikëpamja e ndarjeve të normave të saja juridike në të drejtën ndërkombëtare apo në të drejtën e brendshme - të ndonjë vendi të caktuar, mendimtarët e ndarjes së e drejta biznesore ndërkombëtare konsiderojnë se autonomia e një ndarje të këtillë është pikërisht nevojë e jetës praktike biznesore ndërkombëtare.. Kështu, zbatimi për qëllim të realizimit të punëve të cilat i lidh shteti në cilësi të tregtarit (punët ex iure gestionis), me ndërmarrje dhe korporata multinacionale në një anë dhe marrëdhëniet e caktuara juridike - tregtare në mes të ndërmarrjeve dhe korporatave multinacionale në anën tjetër, në një formë paraqesin bazën e hulumtimit ndërkombëtar të kësaj lënde. Më tutje, konsiderojmë se është e nevojshme që shqyrtimi i gjithanshëm i karakterit të nocioneve të së drejtës ndërkombëtare publike me të cilat rregullohet tregtia ndërkombëtare (regjimi i përgjithshëm i shtetit, në cilësi të tregtarit, lidhur me lidhjen e kontratave ndërkombëtare , dhe rregulloret në bazë te të cilave shteti i përcakton mënyrën e pjesëmarrjes së subjekteve ekonomike në tregtinë ndërkombëtare) dhe ajo duhet të jetë lëndë shqyrtimi nga lëndë e drejta biznesore ndërkombëtare. 2
  • 3. 3. Kuptimi i lëndës Kuptimi i lëndës e drejta biznesore ndërkombëtare konkretisht përfshinë ne vete marrëdhëniet biznesore që zhvillohen dhe rregullohen juridikisht në planin ndërkombëtare. E drejta biznesore ndërkombëtare studiojnë aspektet e së drejtës së zhvillimit të biznesit ndërkombëtar dhe atë në pikëpamje të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit që bazën e vet e fitojnë në kuadër të akteve – konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm. Edhe më sipër kemi potencuar se e drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur në kuadër të një sistemit të caktuar juridik. Por, çdo veprimtari individuale ekonomike apo çdo veprimtari tregtare me mallra të caktuara automatikisht përmban në vete edhe një numër të madh marrëdhëniesh juridike të cilat kanë efekte të ndryshme të cilat janë në interakcion të vazhdueshëm. Konsiderojmë se në të drejtën tonë thuhet se e drejta biznesore ndërkombëtare së bashku me të drejtën biznesore janë lëmë dinamikë të rregulluara me akte juridike konkrete ndërkombëtare që shërbejnë për përmbushjen e nevojave praktike të tregtisë dhe sferës së shërbimeve ndërkombëtare. Nevojat bashkëkohore të ekonomisë në kushtet bashkëkohore kërkojnë ndryshime të shpejta dhe cilësore në rregullimin e këtyre çështjeve. E drejta biznesore ndërkombëtare në pikëpamje juridik i rregullojnë këto aspekte: shitjen ndërkombëtare të mallrave, transportin e mallrave, sigurimin e mallrave nga humbja dhe shkatërrimi, financimin dhe pagesën e mallrave, zgjedhjen e kontesteve eventuale që lindin nga këto marrëdhënie, etj,. Karakteristikë e të drejtës biznesore ndërkombëtare është standardizimi respektivisht unifikimi i normave dhe rregullave juridike në planin ndërkombëtar. Pasi që ekzistojnë shumë marrëdhënie juridike të cilat në këtë raste kombinohet në punë të caktuara ekonomike automatikisht ekziston nevoja e harmonizimit ndërkombëtar dhe unifikues të së drejtës. Ekskluzivisht funksionalizimi dhe unifikimi i të drejtës materiale mund t’i përmbush nevojat e pritura në planin e ambientit të së drejtës gjë që në kuadër të këtij aktiviteti e drejta biznesore ndërkombëtare ka rol të rëndësishëm. 4. Lënda Lëndë e e drejta biznesore ndërkombëtare mund të shqyrtohet si në kuptim të ngushtë ashtu dhe në atë të gjerë. Në kuptim e ngushtë, lënda e drejta biznesore ndërkombëtare trajton të gjitha ato marrëdhënie juridike të cilat i referohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare private. Në këtë kuptim e drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur nga e drejta ndërkombëtare private por vetëm një pjesë e zhvilluar e së drejtës së përditshmërisë, e themeluar nga nocionet dhe kuptimet të cilat janë të ndërlidhura me tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve e që në instancë të fundit janë të rregulluara me normat juridike të së drejtës ndërkombëtare private. Në kuptimin e gjerë, e drejta biznesore ndërkombëtare i studiojnë tërësinë e marrëdhënieve juridike që janë të rregulluara me të drejtën ndërkombëtare publike. Në këtë kuptim lëndën e drejta biznesore ndërkombëtare e përbëjnë normat juridike që: 3
  • 4.  Rregullojnë kuptimin e tregtisë së lirë në mes të shteteve duke e liberalizuar tregtinë. Formalisht është e bazuar në norma nacionale (regjimin e investimeve të huaja, regjimin e tregtisë me jashtë, doganave, etj,) dhe kontrata ndërkombëtare (kontrata bilaterale për trajtimin e investimeve të jashtme, investime të jashtme, marrëveshjeve të përgjithshme për dogana dhe tregtinë, etj), dhe  Rregullimin e organizatave ndërkombëtare dhe atë: organizatave ndërkombëtare të karakterit ndërkombëtar të cilat i formojnë shtetet (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe organizatave jo qeveritare ndërkombëtare – asociacioneve të përfaqësuesve të profesioneve. Konsiderojmë se doktrina jonë shkencore lidhur me lëndën konventat në ekonomi dhe turizëm e përdorë që t’i operacionalizojë veprimet dhe aktivitete për pjesëmarrje në proceset ekonomike – tregtare të Kosovës me vendet tjera në regjin dhe me gjerë. 4
  • 5. DISA INFORMACIONE THEMELORE SE CKA ËSHTË BIZNESI NDËRKOMBËTAR DHE KUADRI NORMATIV I RREGULLIMIT TË TIJ Biznesi ndërkombëtar ose sic shpesah përdoret edhe termi tregtia e jashtme, si këmbim i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të drejtave intelektuale personale ndërmjet rezidenteve në vende të ndryshme, mund të definohet në shumë aspekte. Varësisht e nga përfshirja e këmbimit dallohet tregtia e jashtme në kuptim më të gjere dhe më të ngushtë. Tregtia e jashtme në kuptimin më të ngushtë, përfshin qarkullimin e mallrave ndërmjet rezidenteve prej shteteve të ndryshme, gjersa tregtia e jashtme në kuptim ma të gjere , përveç qarkullimit të mallrave përfshin dhe qarkullimin e shërbimeve me kapital, me force punuese, bartje të informatave etj. Në baze kësaj, varësisht prej mjetit të këmbimit në tregtinë e jashtme dallohen : këmbimi ndërkombëtar i mallit, këmbimi ndërkombëtar i shërbimeve, lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit (dobive) dhe lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese. Këmbimi ndërkombëtar i mallit- paraqitet si një nga llojet më të vjetra të këmbimit në tegetin e jashtme. Sipas disa autoreve, tregtia e jashtme me mallra është më e vjetër se sa tregtia e brendshme e mallrave. Fiset në bashkësinë primitive , më pare ndërmjet veti i kanë këmbyer prodhimet e natyrës dhe tepricat prej prodhimit të tyre, dhe me pastaj ka filluar këmbimi ndërmjet anëtareve të fisit. Me paraqitjen e kapitalizmit janë krijuar kushte për zhvillimin e tregtisë bashkëkohore, dhe në kornizën e tyre edhe tregtia bashkëkohore e jashtme. Vlera e këmbimit të mallit shënon rritje permanente edhe pse në dekadat e fundit të shek. XX arrin deri në zvogëlimin relativ në pjesëmarrjen e saj në tregtinë botërore. Këmbimi i shërbimit ndërkombëtar – përfshin këmbimin e shërbimeve transportuese, shpedicionit, sigurimit, shëndetësisë, arsimimit, bankare, turistike dhe lloje të tjera ndërmjet rezidenteve të vendeve të ndryshme. Në kushte bashkëkohore është vërejtur rritje e shpejte në tregtinë e shërbimeve botërore, për çka dhe pjesëmarrje e tyre në tregtinë botërore në mënyre rapide rritet. Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit - analizohet si lëvizje ndërkombëtare e kapitalit në të holla (para) dhe transferi ndërkombëtar i teknologjisë. Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit në para përfshinë marrjen e kredive nga jashtë dhe dhënien e kredive personave të jashtëm; investimet e pronës vendore jashtë dhe investimet e jashtme të pronës në vend,etje. Me transfer ndërkombëtare të teknologjisë nënkuptojmë mbartjen e diturive dhe aftësive të lidhura me veprime të caktuara prodhuese prej një vendi në tjetrin. Lëvizja ndërkombëtare e forcës punuese- përfshinë punësimin rezidenteve prej një vendi në tjetrin. Varësisht nga kahja e lëvizjes se mjetit të tregtisë në tregtinë e jashtme, dallohen tri transaksione kryesore : importi,eksporti dhe transporti. Import i- paraqet transaksionin ku subjekti vendas blen mallra, ose furnizohet me shërbime, kapital dhe të drejta prej pronës intelektuale, përderisa partneri i jashtëm paraqitet si shitës ose ofrues i të njëjtave. Eksporti - paraqet transaksion ku subjekti vendas ( në rolin e shitësit) subjektit të jashtëm (blerësit), i shet ose i ofron shërbime, kapital dhe të drejta nga prona intelektuale. Transiti - përgjithësisht paraqitet si transaksion neutral në tregtinë e jashtme. D.m.th. Nuk bëhet fjale për këmbim direkt ndërmjet subjekti të brendshëm dhe të jashtëm. Transporti (mbartja) është transaksion me të cilën një mall, në rrugën e vet prej të shitësi në njërën deri të blerësi në vendin e dytë kalon nëpër territorin e vendit të vet. 5
  • 6. Zhvillimi i prodhimit botëror , në kushte të mundësive të kufizuara për mbrojtjen e gjithanshme në të gjitha kushtet e nevojshme të ekonomisë individuale nacionale ( si në anenë e ofertës, ashtu edhe në anën e kërkesës, në thelb ndikon në zhvillimin më të shpejtë të tregtisë së jashtme. Tregtia e jashtme paraqet veprimtari komplekse e cila karakterizohet me specifika signifikative në raport me tregtinë e brendshme. Specifikimi i tregtisë së brendshme në raport me atë të jashtmen nuk buron vetëm në dallimet e madhësisë së tregut dhe në preferencat e hargjuesëve, por edhe nga dallimet në sistemet ekonomiko- shoqëror ndërmjet vendeve të ndryshme. Në atë kornize theksohen dallimet e politikes nacionale të vendeve partnere në sferën e sistemit të tregtisë se jashtme, sistemi valutor, sistemi i marrëdhënieve kreditore me vendet e jashtme, sistemi fiskal etj. Njëkohësisht; këmbimi në përgjithësi, kryhet në bazë jo ekuivalente ku ndodh ndarja jo proporcionale e tepricës se vlerës ndërmjet subjekteve në këmbim, gjegjësisht derdhjen e të ardhurave (njëri fiton,tjetri humb ose njëri fiton më shumë se tjetri nga rezultatet e mundit të bëre, të tanishëm dhe të kaluar). Ndarja jo e drejtë në tepricën e vlerës ka efekte të ndryshme ndaj ekonomisë nacionale gjatë këmbimit të mallrave dhe shërbimeve në tregtinë e brendshme dhe atë të jashtme. Ndarja e tepricës së vlerës ndërmjet subjekteve të tregtisë së brendshme kryhet në kornizën e ekonomisë nacionale. Jo suksesi i veprimtarisë së një subjekti vendore paraqet veprimtari të suksesshme të subjekt tjetër vendore.,d.m.th. teprica e vlerës mbetet në kornizën e ekonomisë nacionale. Demet e shkaktuara nga realizimi jo i suksesshëm i punëve të tregtisë se jashtme, ndikojnë jo vetëm në subjektin ekonomik të vendit por edhe jo sukses i ekonomisë nacionale. Jo suksesi i tregtisë jashtme, përveç se sjelle zvogëlimin e të hyrave të subjektit të vendit, por shkakton dhe derdhje të përhershme jashtë vendit të një pjese të tepricës të vlerës i realizuar në ekonominë nacionale. Pasojat në ketë situate sjellin prishjen e marrëdhënieve të pozitave në bilancin tregtar por dhe dobësimin e fuqisë ekonomike të vendit, por edhe negativisht ndikon mbi pamjen e shtetit në bote. Subjektet të cilët merren me tregtinë e jashtme e paraqesin ekonominë nacionale në nivel ndërkombëtar dhe botëror, pra nga këtu del obligimi i ekonomik dhe moral i tyre, për të ruajtur autoritetin e vendit të tyre. Nga specifikat e tregtisë se jashtëm , shikohet edhe kampaktiteti prej kryerjes efikase të saj. Subjektet të cilat merren me tregtinë e jashtme, me qellim qe të kryejnë pune efikase dhe rentabile duhet të mbërrin konkurrim ndërkombëtar, për paraqitje (debutim) në treg. Ata duhet mire ti njohin dispozitat për rregullimin e tregtisë se jashtme dhe atë si ato nacionale ashtu dhe ata qe zbatohen në vendet e partnereve afarist. Ky lloj kompaktiviteti kushtëzohet për të arritur shkalle të lartë të pajisjes teknike dhe ekipimit kadrovike nga ana e subjekteve në tregtinë e jashtme. Realizimi i dobive potenciale nga tregtia e jashtme në çdo ekonomi nacionale, si dhe mos lejimi i pjesës se tepricës se vlerës, gjithmonë të derdhet në vendet e jashtme , paraqet sfide për qeverinë e shtetit, me çka arsyetohet involvimi i saj në rregullimin e rrjedhave në ketë sfere. Shteti nëpërmjet sjelljes se masave dhe instrumenteve të politikes mbrojtëse është i tenton të ndikoj në përmirësimin e pozitës se subjekteve vendore dhe në tregtinë e jashtme por edhe në tregun e vendit, si dhe në tregjet ndërkombëtare. DOBITË NGA TREGETIA E JASHTME Shpërndarja jo proporcionale e resurseve natyrore dhe disponimi jo i njëjte me të gjitha resurset e domosdoshme në vendet e ndryshme, nuk mundësojnë organizimin e prodhimit vendor për plotësimin e nevojave të kërkesës vendore. Nga ky aspekt meqenëse resurset nacionale prodhuese janë të kufizuara ndikojnë jo vetëm në pamundësinë të organizojnë prodhimtari vendore por edhe në pamundësinë për përdorim racional të tyre. Parakushte themelore për 6
  • 7. përdorim racional të resurseve prodhuese vendore paraqet importi të inputeve prodhuese të cilat janë mungojnë në ekonominë nacionale. Ekzistenca dhe zhvillimi i një numri të madhe të degëve ekonomike të ekonomive nacionale është i kushtëzuar nga plasmani i prodhimeve të tyre në tregjet e jashtme. Subjektet ekonomike duke i përcjelle principet ekonomike të ekonomizimit tentojnë të arrin shpenzime me të ultë për njësi produkti. Çmimi me i ulet i prodhimit për njësi produkti realizohet nëpërmjet përdorimit racional të shpenzimeve variabile, por edhe me zvogëlimin e shpenzimeve fikse për njësi produkti, që arrihet vetëm ndërmjet shkalles se angazhimit gjegjësisht me realizimin e vëllimit me të madhe të prodhimtarisë. Por , tregjet e vendit në përgjithësi janë të kufizuar ta absorbojnë vëllimin e zmadhuar të prodhimtarisë, dhe vetëm me plasman në tregjet e jashtme shikohet fitimi i vëllimit me të madhe prodhues. Kjo posaçërisht vlen për vendet e vogla, të cilat ballafaqohen faktorë prodhues të kufizuar dhe fuqi absorbuese të kufizuar në tregun e vendit janë të detyruara një pjese të madhe prej bruto produktit vendore ta këmbejnë me vendet e jashtme dhe në të njëjtën kohe tregtinë e jashtme ta llogaris si dege kryesore e zhvillimit ekonomik të tyre. Pasuritë natyrore gjatë kohe llogariteshin si force lëvizëse të zhvillimit ekonomik të një vendi. Por sot duke mos e nënçmuar rolin e tyre në kushte të internacionalizimit të prodhimtarisë rendësi me të madhe për zhvillimin fiton dijenia, për parimin tekniko-teknologjik , informatat etj. Parakushtet bashkëkohore të zhvillimit detyrojnë investime të mëdha për arsim, për hulumtime shkencore ,për marketing etj, qe mund të jenë racionale vetëm për prodhimtari masovike dhe orientuar për eksport. Duke pasur parasysh se vetëm vendet e zhvilluara mund të ndajnë mjete për investim në shkence dhe hulumtime zhvillimore, subjektet e tyre në tregjet ndërkombëtare në përgjithësi paraqiten si eksportues të shpikjeve tekniko-teknologjike, ndërsa subjektet ekonomike prej vendeve në zhvillim paraqiten si importues të tyre. Tregtia e jashtme në vendet e vogla në zhvillim përmes furnizimit me komponentë të ndryshëm të imputeve prodhuese për prodhimtarinë vendore të cilat nuk janë të kapshme në vend (lënda e pare, teknika dhe teknologjia etj ) jo vetëm qe u mundësojnë të organizojnë prodhimtari vendore , por edhe në mënyre indirekte ndikojnë në realizimin e përparimit qe është i arritur në prodhimtari në vendet e zhvilluara. Kjo mundësohet sidomos me importimin e lendeve të para kualitative , dhe gjysmë produkteve , me importin e pajisjeve bashkëkohore me çka zmadhohet shkalla e automatizimit dhe mekanizimit të procesit të prodhimit, si dhe përmes importit të të arriturave tekniko-teknologjike me qellim të modernizohet procesi i prodhimit (licenca, patenta, know-how etj.).Modernizimi i proceseve të prodhimit paraqet mundësi reale për përmirësimin e konkurrencës të subjekteve vendore qe paraqet parakusht kryesore për plasmanin e produkteve të gatshme në tregjet ndërkombëtare. Ndikimi në baze shikohet ndërmjet krijimit të kushteve për prodhimtari masovike nga njëra anë por edhe ndërmjet mundësisë për prodhimtari standarde të produkteve të gatshme me kualitet të lartë nga ana tjetër. Vëllimi i zmadhuar i prodhimtarisë vendase d.m.th. Shfrytëzim me të madh të resurseve prodhuese të vendit sidomos me angazhimin me të madhe të kapaciteteve prodhuese dhe punësim me të madhe, gjegjësisht formohen kushte për efektimin e përparësive që produktojnë vëllimin ekonomik. Çmimi i prodhimit i ulët për njësi produkti nga ana e vet e bene produktin me konkurrent në tregjet e huaja që pozitivisht ndikon në plasmanin e suksesshëm, por edhe me realizimin e neto produktit me të madhe. Në atë mënyre arrin deri të zmadhimi reali neto fitimit të subjekteve ekonomike si dhe fitimin nacional të vendit. Përdorimi racional ekonomik gjegjësisht investimi i neto fitimit të realizuar për qëllime prodhimi në mënyre plotësuese dhe multiplikative pozitivisht ndikon rritjen ekonomike dhe në zhvillimin e ekonomisë nacionale. Me gjithë që zënshëm është promovuar dobia prej tregtisë së jashtme, e njëjta mund të provokoj efekte të pa dëshirueshme në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë nacionale. Subjektet vendase me paraqitjen në tregjet ndërkombëtare , ballafaqohen me konkurrence të fortë e cila bazohet në çmime të ultë dhe norma të larta për kualitet etj. Seleksionimi ekonomik i subjekteve në tregjet ndërkombëtare është i 7
  • 8. pa mëshirshëm, gjegjësisht me të fuqishmit i largojnë subjektet me pak konkurrues. Në kushte kur subjektet vendore janë konkurrues inferior në raport me të huajit ( pa marre parasysh tregun e vendit ose tregjet e huaja ) vjen deri të korrigjimi i dobive nga tregtia e jashtme gjegjësisht paraqiten efekte negative në zhvillimin e ekonomisë nacionale. D.m.th. të larguar nga lufta konkurruese subjektet vendore nuk kanë mundësi ti shesin produktet e tyre ose do ti shesin me kushte relative të këqija të këmbimit, që në mënyre retroaktive ndikon në zvogëlimin e prodhimtarisë vendase. Gjendja e këtillë do të rezultojë me zvogëlimin e aktivitetit ekonomik të vendit, zvogëlimin e punësimit si dhe ngecjen ose zvogëlimin e zhvillimit ekonomik.  ZAKONET DHE RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE. Zakonet tregtare ndërkombëtare janë "rregulla të pashkruara" që përdoren në mardhënie afariste ndërmjet partnerëve në tregtinë e jashtme dhe në mardhënie ekonomike ndërkombëtare, në përgjithësi. Zakonet tregtare, sikur rregulla për rregullimin e mardhënieve të pjesëmarrësve në tregtinë e jashtme, nuk janë të miratuara nga ana e pushtetit shtetëror ligjdhënës, institucione juridike ose disa të tjera, por rrjedhin nga praktika shumëvjeçare e punës të tregjeve ndërkombëtare, me sjellje stihike të qëndrueshme të njerëzve. Por, me kalimin e kohës, ajo si dhe është modifikuar nëpërmjet formimit të kuptimeve te caktuara për sjellje korrekte ose jo korekte të njerëzve në raste të njëjta shoqërore. pastaj sjellja korrekte ka kaluar në shprehi dhe është pranuar moralisht, në realitet i zakonshëm, sjellje normale, sjellje që llogariten të obligueshme. Ashtu është krijuar vetëdija shoqërore se çdo sjellje ndryshe është në kundërshtim me moralin e qeverisë në shoqëri. Në atë mënyrë, kah praktika shumëvjeçare janë ndërtuar zakonet afariste të mira, të cilat në bazën e vet e kanë moralin tregtar dhe afariste të pjesëmarrësve në tregti dhe në punime afariste, në përgjithësi. Përveç tjerash, në zakonet tregtare marrin pjesë: nderi, lojaliteti me konkurrencën, dhënia e të dhënave të vërteta për vete dhe për pjesëmarrësit tjerë në këmbimet tregtare, respektimi i fjalës së dhënë, mos tradhtimi i fshehtësive afariste të rëndësishme për interesat e partnerit, realizimi i detyrave të marra nga kontrata etj. Norma e rëndomtë nderi është në normat morale në përgjithësi, kurse në kuadër të zakoneve të mira afariste nga ajo kuptohet se sjellja me të cilën secili nga partnerët afarist juridik jep të dhënat e sakta për vete dhe për firmën e vet;  për llojin, sasinë,cilësitë dhe kualiteti i mallit që është lëndë për shitblerje;  i respekton afatet e marrëveshjes për dorëzim-porositje të mallit dhe të pagesës;  nuk e bëjnë në dyshim partnerin e vet;  në tërësi e respekton fjalën e dhënë dhe konsekuent përmbahet ndaj premtimeve që i ka dhënë etj. Me zakonet tregtare rreptësishtë dënohet praktika jo lojale e konkurrencës në tregun ndërkombëtar, si dhe lëndimi i autoritetit të ndërmarrjes dhe vendi në fitimin me tregtinë e jashtme. Nga konkurrenca jo lojale në tregun ndërkombëtar nënkuptohen në veçanti këta aktivitete të subjektit e tregtisë së jashtme të caktuara; reklama jo lojale kur nxjerrën publikisht; jo të vërteta për mallin ose shërbimet që punon ndërmarrja e vet ose për ndonjë ndërmarrje tjetër, kurse për qëllim të gjejë interes për vete; shenja të rrejshme për prejardhjen e mallit; nxjerrja e informacioneve të rrejshme për ndërmarrjen e vet ose ndonjë ndërmarrje tjetër; keqpërdorimi i shenjave mbrojtëse tregtare për ndërmarrjen e vet apo të huajën; lëndimi apo shfrytëzimi i fshehtësive afariste dhe të ngjashme. Si lëndim i autoritetit në punën e jashtme tregtare nënkuptohet secila sjellje në kundërshtim me zakonet e mira afariste, e cila nxitë ose mund të nxisë lëndime më të rënda të obligimeve të marrëveshjes. Në rast të mosrespektimit të normave të lartpërmendura dhe zakoneve tjera, përdoren sanksionime të ndryshme; përqeshje publike, bojkoti, shpallje publike e 8
  • 9. emrit dhe të firmës të atij që sillet në kundërshtim me normat morale afariste, shpallje e ashtuquajtur "lista të zeza"; dënimi nga ana e gjyqeve të nderit të komoreve dhe asociacioneve të tjera afariste etj  RREGULLAT TREGTARE NDËRKOMBËTARE. Nga kjo nënkuptohen ato zakone dhe rregulla tregtare ndërkombëtare, të cilat, në mënyrë përkatëse, janë formuluar dhe oficijalizuar nga ana e organeve dhe institucioneve të autorizuara, bursat, komoret tregtare dhe të zhvillimit ekonomik, organizatave profesionale, bile edhe nga komora tregtare ndërkombëtare. Me rregullat tregtare në mënyrë unitare rregullohen numri i madh problemesh praktike në sferën e tregtisë së jashtme ose jepen shpjegime të termeve tregtare, për veprat, të parimeve në zgjedhjen thelbësore të marrëdhënieve dhe kontesteve (kundërshtimeve) të rëndësishme, jepen udhëzime të njëanshme për shpjegimin e termeve profesionale gjatë punës me valuta, deviza ose gjatë përdorimit të instrumenteve për pagesë jo të gatshme në pagesën e fitimit ndërkombëtar, gjatë përdorimit të masave dhe sistemeve matëse etj. Me një fjalë, funksioni i rregullave ndërkombëtare është që ta barazon dhe të bëhet e njëllojtë praktika në marrëdhëniet afariste ndërkombëtare. Varësisht nga ajo kush e kodifikon dhe çfarë është ndikimi i tyre dallojmë tregtare të përgjithshme dhe të veçanta. Rregullat e përgjithshme tregtare i pranojnë dhe i shpallin asociacionet më të gjëra të subjekteve të zhvillimi ekonomik, tregtarë ose oda tjera. Rregullta e përgjithshme ndërkombëtare i miraton dhe i shpall oda tregtare ndërkombëtare në Paris. Si më të rëndësishme vlen t'i cekim këta përmbledhje të rregullave të përgjithshme ndërkombëtare: Rregulla dhe zakone të njëllojta për punë me akreditiv dokumentues të miratuara në vitin 1933, kurse të rishqyrtuara në vitin 1963 dhe 1984. Me këta rregulla tërësisht rregullohet materia për pagesën me akreditim; llojet dhe notifikimet akreditiv, obligime dhe përgjegjësi të bankave dhe fletëdhënësve; dokumentet për prezentim (dokumente transportuese, dokumente sigurimi, faktura tregtare etj); afati deri kur vlen akreditimi, bartjen e akreditimeve dhe të ngjashme. Rregulla të njëllojta për inkaso kanë hy në fuqi në vitin 1958. Te këta rregulla janë përpunuar gjitha momentet e rregullës për pagesë;  obligimet dhe përgjegjësit e bankave dhe fletëdhënësve;  prezantimi i dokumenteve;  pagesa dhe informimi ndërmjet bankave dhe fletëdhënësve si dhe çështja e kamatës, harxhimet dhe plotësimet të punëve inkaso. Rregullat ndërkombëtare për komentimin e termeve tregtare INCOTERMS (për këta rregulla do të flasim më gjerësisht në tekstin e mëtutjeshëm). Rregullore për pajtim dhe arbitrim. Në atë Rregullore tërësisht është përpunuar rregulla e pajtimit dhe arbitrimi ndërmjet subjekteve ku janë paraqitur probleme të caktuara gjatë këmbimit ndërkombëtar. Rregullën e pajtimit e udhëheqë komisioni administrativ për pajtim kurse rregullën e arbitrimit gjyqi arbitrues, të dy organet janë në odën tregtare ndërkombëtare në Pariz. Përveç të përgjithshmeve, ekzistojnë edhe rregulla të veçanta tregtare. Ato janë shumica e rregullave të caktuara me shkresë subjekteve veçmas specifike tregtare (bursa, aukcine). Në ato janë caktuar rregulla të punës në tregje 9
  • 10. konkrete ndërkombëtare, sipas të cilave patjetër të sillen subjektet e interesuara ekonomike-zhvillimore pjesëmarrës në ato tregje. Rregullat bursore i përshkruajnë llojet e ndryshme të bursave ndërkombëtare si tregu i jashtëm tregtar specifikë ku janë të përmbajtur kushtet themelore për përfshirjen e atyre tregjeve. Çdo subjekt që donë të bëj shitblerje në ndonjë bursë, duhet saktë dhe detalisht t'i njeh gjithë "rregullat e lojës" të atij tregu. Përveç rregullimit të veprimit në shitblerje; mënyra e lidhjes së punëve; normat dhe standardet në pikëpamje të cilësive kuantitative dhe kualitative të mallit, në rregullat bursore rregullohen edhe çështjet e mënyrës të zgjedhjes të kontesteve eventuale etj. Me disa rregulla është përshkruar edhe forma e kontratave shitblerëse (p.sh. shitblerja sipas "përfundimit standard"). Pranimi dhe respektimi striktik i dispozitave të rregullave të veçanta nga ana e pjesëmarrësve në ato tregje paraqet kusht për pjesëmarrje në transaksione shitblerëse. Mosrespektimi i rregullave tregtare do të thotë mos mundësi për tregti në treg të caktuar. Pasojat të mosrespektimit te rregullave janë të ngjashme me ato të zakoneve tregtare. Mirëpo, rëndësia e tyre si burim specifik i drejtësisë është më i madh, sepse me ato në mënyrë më konkrete rregullohen dhe realizohen marrëdhënie konkrete në punën e jashtme tregtare. Zakonet dhe rregullat tregtare ndërkombëtare, si dhe dispozitat e drejtësisë autonome dhe ndërkombëtare në sferën e tregtisë së jashtme, janë bazë për rregullimin e gjithë sjelljeve në forma të ndryshme në transaksionet ndërkombëtare, si dhe për degëzimet e ë drejtave dhe obligimeve të partnerëve afarist në këmbimin ndërkombëtarë. RREGULLAT INCOTERMS Janë klauzola transportuese të shprehura me shkurtesa (simbole) me fjali të caktuara (më shpesh anglisht) me të cilët në kontratën e shitblerjes rregullohen çështjet themelore të ndërlidhura me caktimin e çastit, vendi dhe mënyra e dorëzim-porositjes, si dhe çasti për kalim të rreziqeve dhe harxhimeve në lidhje me mallin prej shitësit deri te blerësi. Në ato janë të përshkruara të drejtat dhe obligimet minimale të shitësit dhe blerësit. Varësisht nga nevojat dhe dëshirat e tyre, palët e marruar vesh mundet të dakordohen edhe për obligime më të mëdha , në atë mënyrë që përveç të përcaktimit të klauzës sipas INCOTERMS si bazë e përgjithshme e kontratës, mund të merren vesh edhe për plotësime dhe ndryshime përkatëse. Klauzat transportuese INCOTERMS përbëhen prej dy pjesëve. Pjesa e parë është shkurtesë e përbërë nga tri shkronja, që kanë dalë nga shprehja atë dispozitave për klauzën transportuese përkatëse. Për shembull shkurtesa DAF...vjen nga fjalët angleze DELIVERED AT FRONTIER që do të thotë " e porositur deri në kufi" ose "franko kufiri". Në pjesën e dytë nga klauza transportuese shënohet vendi, në realitet dispozita e pjesës së parë. Për shembull DAF kufiri Maqedonase-Grekë ose e porositur deri te kufiri Maqedonase- Grekë. Unifikimi ndërkombëtarë i dispozitave të klauzave transportuese mundëson mënyrë të kuptueshme, të lehtë dhe të veçantë që të rregullohen të drejtat dhe obligimet reciproke të subjekteve, pa rregullimin e përshkrimit të tyre në kontratën e shitblerjes. Para nënshkrimit të kontratës për shitblerje e mjaftueshme është që partnerët ta caktojnë klauzën transportuese që dëshirojnë të zbatohet, pa marrëveshje të veçantë për elementet e saj, sepse çdo pjesëmarrës në praktikën e tregtisë së jashtme, përpara dhe saktë përpiktë i njeh të drejtat dhe obligimet e veta që rrjedhin nga klauza e caktuar transportuese. Në atë mënyrë, palët të marruar vesh, rëndësishëm e shkurtojnë kohën dhe formalitetet gjatë nënshkrimit të kontratës shitblerëse. Në INCOTERMS nga viti 1936 kanë qenë të përpunuara 11 klauza, të cilat në praktikën e atëhershme kanë qenë shpesh në përdorim, kuptohet të rindërtuara me kuptimet e reja. Me zhvillimin ekonomik dhe përparimin e praktikës të tregtisë së jashtme është paraqitur nevoja për shpjegime të reja të klauzave transportuese. Në maj të vitit 1953, Oda tregtare ndërkombëtare, në kongresin e saj në Vienë, ka dhënë shpjegime të reja për 9 klauza transportuese. Por edhe këta shpjegime janë reviduar në INCOTERMS në vitin 1990dhe 2000, te të cilat, në mënyrë të veçantë janë 10
  • 11. përpunuar dispozitat e 13 klauzave, të grumbulluara në katër grupe. Dispozitat në INCOTERMS janë përgjithësisht të pranuara në praktikën e tregtisë së jashtme evropianë. Njëkohësisht dispozitat e tyre aplikohen edhe në Republikën e Maqedonisë. Por, në tregtinë botërore ende nuk është arritur deri te unifikimi i përgjithshëm i termeve tregtare. Për shembull në SHBA aplikohen të ashtuquajturat "definicionet Amerikane për tregti të jashtme " (Revised American Foreign Trade Definitions - RAFTD), të miratuara në vitin 1941. Dispozitat e definicioneve Amerikane për tregti të jashtme, dallohen nga dispozitat e klauzave të INCOTERMS-it, edhe pse disa prej tyre mund të kenë të njëjtin emër. Për qëllim që të pengohen prezentivisht mos marrëveshjet dhe problemet eventuale para realizimit të kontratave për shitblerje në tregtinë e jashtme, patjetër duhet që ende gjatë nënshkrimit të tyre të kujdeset cilat klauza transportuese janë të pranuara dhe po aplikohen në vendin e partnerit. Sipas dispozitave të INCOTERMS, të gjitha trembëdhjetë klauza transportuese janë të grumbulluara në katër grupe, edhe atë në E, F, C dhe D. Klauzat E Në këtë grup marrin pjesë klauza të cilat sipas mallit i jepet në dispozicion blerësit në hapësirë të shitësit ( salla fabrike, depo dhe hapësirave tjera). EXË-EX Works ... ( Fabrika Franko...) (të gjitha llojet transportuese) Sipas klauzave Fabrika Franko ..., e vetmja përgjegjësi e shitësit është ta vendos mallin në dispozicion të blerësit në ndërmarrjen e vet dhe njëkohësisht ta informon blerësin. Shitësi nuk ka përgjegjësi për ngarkim të mallit në automjetin të dërguar nga blerësi, përveç nëse janë marr vesh ndryshe. Blerësi i bartë të gjitha shpenzimet dhe rreziqet në lidhje me transportimin e mallit prej fabrikës deri te destinacioni i duhur, si dhe shpenzimet për eksportimet doganore. Nëse blerësi, direkt apo indirekt, nuk mund t'i kryej formalitetet eksportuese, atëherë shërbehet dispozita FCA. Te kjo klauzë obligimet e shitësit janë minimale. Kjo klauzë mund ti ketë edhe mënyrat e veta: EXW e ngarkuar me... Nëse blerësi mënyrën e formulon precizë, atëherë shpenzimet për ngarkim dhe renditje i bartë shitësi; EXW e doganuar për eksport dhe e ngarkuar në... që do të thotë se shpenzimet doganore për eksport dhe shpenzimet edhe rreziqet për ngarkim i bartë shitësi; EXW e doganuar për eksport... që do të thotë se shpenzimet për doganim eksporti i bartë shitësi; etj. Klauzat F Dispozita themelore, në realitet specifikimi i grupeve të klauzave F është se shitësi e ka për borxh mallin ta dorëzoj deri te mjeti transportues që e ka caktuar shitësi. Këta klauza për frankim bëjnë pjesë në rangun " kontrata për përcjellje". Shpenzimet për transport dhe sigurimet, si dhe të gjitha rreziqet, kalojnë prej shitësit te blerësi në çastin e dorëzimit të mallit transportuesit ose shpedituesi i autorizuar. Në rast të mbushjes të kamionit, vagonit apo kontejnerit, shitësi e ngarkon, kurse blerësi e shkarkon mallin, kurse secili i bartë shpenzimet dhe rreziqet e veta. Doganimi i eksportit e bartë shitësi. Blerësi i bartë shpenzimet e sigurimit të lejes për eksportim ose leje tjetër, bën të gjitha formalitetet e tjera doganore importuese dhe me nevojë, të gjitha formalitetet për tranzitim të mallit në vende tjera, në realitet i bartë të gjithë shpenzimet për atë esencë. FAS - Free Alongside Ship... (Franko deri te skaji i anijes...) (transportet përtejdetase) 11
  • 12. Obligimet e shitësit janë të kryera kur malli është vendosur afër anijes te limani ose pak më larg. Nga ai çast të gjitha shpenzimet dhe rreziqet kalojnë mbi blerësin. Blerësi përveç doganës importuese, ka dallim nga FOB, bën edhe doganim importues. Blerësi siguron anijen si dhe i paguan shpenzimet të transportit dhe sigurimit. FOB-Free On Board…(Franko anije…) (transport përtejdetarë) Shitësi e ngarkon mallin në anije e siguruar nga ana e blerësit. Shpenzimet e transportit përtejdetarë dhe sigurimet i bartë blerësi. Çasti kalimit të shpenzimeve dhe rreziqeve është moment i kalimit të mallit mbi gardhin e anijes. Shitësi e bën doganimin e eksportit, kurse blerësi atë të importit, do të thotë bëjnë pagesën e shpenzimeve përkatëse. Kjo klauzë ka mënyrat e veta. Më të shpeshta janë: FOB e ngarkuar (e ndërlikuar). Shitësi i bartë gjitha shpenzimet për ngarkim (dhe renditje) të mallit në anije te limani për ngarkim. Kjo klauzë më së tepërmi zbatohet në vendet lindore para blerjes. Kujdes të veçantë duhet të vihet re te ngarkesat që nuk mund të ndahen te të cilat mund të paraqitet problem në përfshirje të hapësirës më të madhe, do të thotë shpenzimet rëndësisht të rriten. FOB amerikane. Në SHBA ekzistojnë 6 interpretime të ndryshme të FOB sipas “klauzave Amerikane për tregti të jashtme “ nga viti 1941. Nga dallimet në lartësi të shpenzimeve për transport dhe sigurim varësisht mënyra e zgjedhur dhe qartë të ceket a bëhet fjalë për FOB amerikanë apo për FOB sipas INCOTERMS dhe për variante është fjala. i. Masat për mbrojtjen e konkurrencës jo lojale në plan ndërkombëtar prej konvencionit të Hagës në vitin 1911. ii. më hollësisht në www.icc.org iii. Shërbimi në fjalë angleze është përshkak se Anglia(Britania e Madhe), gjatë kohë ka qenë më e zhvilluar me industri, tregti dhe fuqi përtejdetare në botë, prandaj klauzat transportuese më së tepërmi janë formuluar në gjuhën angleze. iv. RAFTD janë miratuar nga ana e Komitetit koordinativ, ku kanë qenë anëtarë përfaqësuesit e Odës tregtare të SHBA-ve, Këshilli nacional të importuesve amerikan dhe Këshilli nacional për tregti të jashtme. v. Bëhet fjalë për limane të cekëta ose për rrethana të veçanta ku anija nuk mundet të vijë afër limanit. Në atë rast, blerësi merr qira objekte më të vogla lundruese, më së tepërmi të ashtuquajtur “maoni” që të mund ta bartë mallin deri te anija. Klauzola C Në këtë grup numërohen klauozola me rregulla sipas së cilave shitësi është i obliguar të bëjë marrëveshje për udhëtimin ose pronësi dhe sigurim për mallin, por pa marrjen e rrezikut nga harxhimet shtesë, që mund të paraqiten në raste të ndryshme, në momentin kur malli është i ngarkuar dhe i porositur. Klauzolat C në thelb janë të njëjta sikur klauzolat F, ndërsa edhe ato janë “ marrëveshje për dërgesa” të mallit, për shkak se shitësi i plotëson rregullat sipas marrëveshjes në vendin ku bëhet ngarkesa. CFR= Cost and Freight (Çmimi dhe pagesa e transportit) Shitësi është i obliguar të sigurojë anije dhe ti paguaj harxhimet e transportit deri në përfaqësinë e caktuar. Të gjitha harxhimet dhe rreziqet kalojnë nga shitëse tek blerësi, pasi që malli kalon rrethojën e anijes ( gjithashtu edhe tek FOB). Ndërsa, shitësi është i obliguar të paguajë transportin dhe harxhimet për ngarkim dhe shkarkim, që është i 12
  • 13. nevojshëm për përgatitjen e mallit deri tek përfaqësia e caktuar, por rreziqet nga humbja, gjegjësisht dëmtimi i mallit, dhe çdo rritje e harxhimeve nga rrethanat e ndryshme që mund të pësojnë pas momentit të dërgimit të mallimit, kalojnë nga përgjegjësia e shitësit tek blerësi, pasi që malli të kalojnë rrethojën e anijes në përfaqësinë e caktuar. Shitësi i mbulon harxhimet për doganimin e eksportit. CIF - Çmimi, Sigurimi, dhe transporti (transporti detar) Obligimet në të dyja anët janë të njëjta sikur tek CFR, për dallim se në këtë klauzolë shitësi i paguan edhe harxhimet për sigurim nga rreziqet e transportit. Përmbajtja me e vogël e sigurimit (vlera më e vogël e sigurimit nga havaria e veçantë është 10% vlerës së mallit). Por, kalimi i rreziqeve nga shitësi tek blerësi bëhen në momentin e kalimit të mallit nga rrethoja e anijes ( njësojë sikur tek FOB dhe CFR). Shitësi mbulon harxhimet për doganimin e eksportit. Kjo bëhet përshkak se shitësi e zgjedhë kompaninë e sigurimeve nëpërmjet të cilës bën sigurimin e mallit nga rreziqet e transportit, ndërsa të gjitha harxhimet e tjera dhe rreziqet shkojnë në llogari të blerësit, në praktikë mund të paraqiten mosmarrëveshje të caktuara rreth asaj se a është zgjedhur kompani e sigurimeve që është me renome dhe solide. (per ate arsyje eshte edhe qellimi i kësaj klauzule sipas se ciles sigurimi i posaqem i ndonje havarie te veqant duhet te jete 10% me i madh se vlera e mallit ). Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja. Ato janë CIF e shkarkuar dhe CIF+ sigurimi, rreziqe ushtarake. CIF e shkarktuar. Të gjitha harxhimet e shkarkimit në përfaqësinë e caktuar shkojnë në llogari të shitësit, përveç harxhimeve të sigurimit nga rreziqet gjatë shkarkimit të mallit. Kjo klauzolë është e rrezikshme për shitësin, për shkak se mund të dalin harxhime shtesë varësisht nga kapaciteti teknik i përfaqësisë. CIF+ sigurimi, rreziqet ushtarake. Përveç sigurimit të zakonshëm ( nga havaria e veçantë 110 për qind nga vlera e mallit ), shitësi mban llogari edhe për harxhimet për sigurim nga lufta, grevat, trazirat, dhe paqëndrueshmërinë qytetare dhe ngjarje të tjera. Mirë është që shitësi ti përfshijë këto harxhime në çmimin e shitjes së mallit, në të gjitha raste kur nuk përjashtohet mundësia për zhvillimin e këtyre llojeve të rreziqeve, gjegjësisht në rastet kur bëhet fjalë për dërgimin e mallit në vendet apo rajonet e ashtuquajtura më rreziqe të larta. CPT - Carriage Paid To... (transporti i paguar gjer tek...) (te gjitha llojet e transportit) Shitësi sigurinë transporti dhe i paguan harxhimet e transportit deri në destinacionin e caktuar. Harxhimet e sigurimit, gjithashtu edhe të gjitha mundësitë e tjera të rritjes eventuale të harxhimeve të transportit gjatë periudhës së transportit kalojnë nga shitësi tek blerësi në momentin e dorëzimit të mallit tek transportues i parë, çka do të thotë se në këtë rast harxhimet nuk shkojnë në llogari të shitësit. Të gjitha obligimet e tjera për ngarkim, shkarkim dhe doganim të mallit janë të njëjta sikur në klauzolën FCA. CIP - Carriage and Insurance Paid To... (transporti dhe sigurimi te paguar gjet tek...) (te gjitha llojet e transportit) Gjithçka është njëjtë sikur tek CPT, përveç se shitësi ka obligime për të paguar sigurimin e rreziqeve të transportit, gjegjësisht shitësi bën marrëveshje dhe paguan premitë për sigurimin e ngarkesës nga rreziqet, ose në rastet kur mallim dëmtohet gjatë kohës së bartjes. Blerësi dhe shitësi merren vesh për nivelin e sigurimit. Shitësi siguron transport, i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit, dhe harxhimet e doganimit të eksportuar. 13
  • 14. Klauzola D Karakteristikë bazë e klauzolës së këtij grupi është rregulla që shitësi të mbaj llogari për të gjitha harxhimet dhe rreziqet që janë të lidhura me dërgesën e mallit në vendet e caktuara. Rregullat e klauzolës nga grupi D përcaktojnë “marrëveshje për dërgesat” e mallit. Klauzolat në këtë grup ndahet në dy kategori të veçanta varësisht nga ajo se në çilën llogari bën pjesë doganimi i eksportit. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi është i obliguar të kërkojë mallë të doganuar – të eksportuar. Këto janë klauzolat DEQ dhe DDP. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë klauzolat sipas së cilave shitësi nuk është i obliguar të bëj doganimin e mallit të eksportuar. Këto janë klauzolat DAF, DES dhe DDU. DAF - Delivered At Frontier... (Dërgesa deri në kufi) (transporti toksor) Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve nga shitësi tek blerësi realizohet në momentin e arritjes së mallit në vendkalimin kufitar. Shitësi i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit deri në kufi ( pikën e caktuar të kufirit dhe të doganës ). Shprehja “kufi”, duhet në mënyrë precize të definohet, për shkak se mund të jetë çfarëdo vendkalimi kufitar, duke përfshirë edhe kufirin e vendin nga bëhet importi. Pjesëmarrësit në shitëblerje mund të merren vesh për harxhimet e sigurimit gjatë kohës së transportit ti paguajë vetëm njëra palë. Formalitetet e importit shkojnë në llogari të shitësit, ndërsa doganimi i eksportit dhe pagesave të tjera shkojnë në llogari të blerësit. DES - Delivered Ex Ship... ( E porositur nga anija) Shitësi siguron anije dhe i paguan harxhimet e transportit dhe sigurimit. Ai e ka plotësuar detyrimin e tij për dërgesën kur mallin e eksportuar dhe të pa doganuar e vë në dispozicion të blerësit, në anijen në përfaqësinë e caktua, në ditën e caktuar ose afatin e caktuar (në mënyr që mundëson zbarkimin e saj prej anijes me mjete te përshtatshme për llojin e mallit. Njëkohësisht, ai është momenti i kalimit te hargjimeve dhe rreziqeve prej shitesit tek blersi). DEQ - Delivered Ex Quay (Duty Paid) ... (E porositur franko deri në breg – e doganuar) Sipas të vendimit bazë, shitësi është i obliguar të sigurojë anije ose hapësirë të anijes, të bëjë gati mallin deri tek përfaqësia e caktuar, të bëj shkarkimin në cepin e caktuar dhe të bëjë doganimin. Kjo do të thotë se formalitetet e doganimit, doganimin e eksportit dhe pagesat e tjera bien në llogari të shitësit. Kalimi i harxhimeve dhe rreziqeve bëhet në momentin e vendosjes së mallit në dispozicion të blerësit në cepin e përfaqësisë së caktuar. Kjo klauzolë ka variantet e saja, për të cilat palltë veç e veç mund të arrin marrëveshje: DEQ pagesa eksporti në llogari të blerësit. Dogana dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit dhe jo të shitësit. Ky opsion është më i përshtatshëm për blerësin nga sektori publik, për shkak se nuk janë të obliguar të paguajnë doganë. DEQ pa tatim të fitimit dhe pagesa të tjera të eksportit. Në këtë variant, shitësi paguan doganën e eksportit, por është i liruar nga obligimi për të paguar tatimin e fitimit dhe pagesat e tjera të eksportit. Ato janë në llogari të blerësit. DDU - Delivered Duty Unpaid ... (E porositur, por e pa doganuar ) Të gjitha harxhimet dhe rreziqet janë në llogari të shitësit deri në vendin e caktuar të dërgimit të mallit tek blerësi, me Ç`rast doganimi dhe të gjitha harxhimet e tjera të eksportit janë në llogari në blerësit. Kjo klauzolë është më e 14
  • 15. preferueshme dhe më e përshtatshme çdoherë kur doganimi i eksportit nuk paraqet problem, si për shembull në kuadër të Bashkimit Evropian. Edhe kjo klauzolë ka variantet e saja. DDU tatimi i paguar i fitimit. Edhe sipas kësaj variante shitësi nuk paguan doganën e eksportit, por vetëm e bën pagesën e tatimit të fitimit gjatë eksportit të mallit. DDP Delivered Duty Paid ... ( E dërguar dhe e doganuar ) Shitësi mban llogari për të gjitha harxhimet dhe rreziqet, si dhe për harxhimet e doganimit të eksportit në vendin e blerësit, përveç kësaj edhe për doganimin dhe harxhimet e tjera. Momenti i kalimit të harxhimeve dhe rreziqeve bëhet në momentin kur malli është i eksportua doganohet dhe vihet në dispozicion të blerësit. Kjo klauzolë paraqet obligim maksimal për shitësin. Variante të kësaj klauzole mund të jenë: DDP pa shkarkim. Sipas kësaj variante, harxhimet e shkarkimit nga kamioni, vagoni apo aeroplani shkojnë në llogari të blerësit. Shitësi duhet të jetë i kujdesshëm nëse e dinë se blerësi me harxhimet minimale mund të bëj shkarkimin. DDP pa tatim të fitimit. Sipas kësaj variante, tatimi i fitimit është në llogari të blerësit, dhe jo në llogari të shitësit. Kuptohet se doganimi dhe pagesat e tjera të eksportit janë në llogari të shitësit. Incoterms sipas grupeve 15
  • 16. Momenti I dergese MN: me nisjen e mallit MA: me arritjen e mallit Grupet Shenja Emertimi Lloji i transportit Е EXW... Еxh Njorks Te gjitha llojet MN Nisja Fabrika Franko FCA... Free-carrier Te gjitha llojet MN Transportues franko Free Alongside Ship F FAS... Franko deri te porti i Detar MN anijes Transporti kryesor nuk eshte paguar Free On Board Anija Franko FOB... Detar MN 16
  • 17. CFR... Cost and Freight Detar MN Cmimi me bartje Cost, Insurance, Freight CIF... Cmimi, sigurimi, bartja Detar MN C Carriage Paid To Transporti Bartja e paguar deri kryesor I paguar CPT... Carriage Insurance Paid Te gjitha llojet MN Вarja dhe sigurimi te paguara deri… CIP... Te gjitha llojet MN 17
  • 18. DAF... Delivered At Frontier Tokesor - E derguar deri ne kufi DES... Delivered Ex Ship Detare MA E derguar anije Franko DEQ... Delivered ex Luax Detare MA E dërguar franko kej D DDU Delivered Duts Unpaid Të gjitha llojet MA Arritja E dërguar e padogonuar DDP... Delivered Duts Paid Të gjitha llojet MN E dërguar dhe e doganuar 18
  • 19. Klauzola me variante INCOTERMS Variantet Pasojat Vlerësimi Shitësi I bart të gjitha Shum shfrytëzohet në vendet shpenzimet e ngarkimit dhe lindore gjat blerjes. FOB FOB renditjen e mallit në anije në portin e ngarkimit e ngarkuar (e renditur) Të gjitha shpenzimet e E rrezikshme për shitësin. shkarkimit në portin e Shpenzime shtes të CIF ... CIF caktuar në kurriz të mundëshme varësisht nga shitësist, përveq përgaditja teknike e portit. E shkarkuar shpenzimeve të sigurimit CIF + Përveq sigurimit, shitësi I Mirë është që shitësi ti sigurimin,rrezi bart edhe shpenzimet e përfshijë shpenzimet e tilla CIF ... qet e luftës sigurimit nga lufta,grevat eventuale në çmim. etj. DEQ + tatimet Dogana dhe tatimet tjera Opciopn I dëshirueshëm për importuese në importuese në kurriz të blerësit e sektorit publik DEQ ... shpin të blerësit, e jo në kurriz të (zakonisht nuk paguajnë blersit shitësit. dogana). DEQ pa tatim Tatimi në qarkullim dhe të Kujdes!shitësi I paguan në qarkullim gjitha tatimet tjera në kurriz tatimet importuese dhe DEQ... dhe tatime të blerësit. shpenzimet e doganave importuese importuese, në qoftëse më parë nuk është e definuar ndryshe. EXW e Shpenzimit e ngarkimit dhe Blerësi, këtë variantë duhet ngarkuar në.. renditjes janë në kurriz te ta formulojë në mënyrë EXW shitësit. precize. 19
  • 20. DDP pa Sipas kësaj variante Shitësi duhet të ketë kujdes shkarkim shpenzimet e shkarkimit nga nëse e dinë që blerësi me DDP kamioni, vagoni apo shpenzime minimale mund ta airoplani, janë në kurriz të kryejë shkarkimin. blerësit. FOB Në SHBA, sipas “klauzualave Klauzulë e rrezikshme.duhet amerikane të tregtisë së jashtme të përcaktohet saktësisht se a FOB amerikane” të vitit 1941, bëhet fjalë për FOB amerikan ekzistojnë 6 interpretime të apo FOBsipas INCOTERMS. FOB. 20
  • 21. Kapitulli I KUPTIMI I MARRËDHËNIEVE KONTRAKTORE NDËRKOMBËTRE DHE DISA PARIME PËR ZGJEDHJEN E KONTESTEVE ME ELEMEMT NDËRKOMBËTAR 1. MARRËDHËNIET KONTRAKTORE NDËRKOMBËTARE Zhvillimi i tregut ndërkombëtar në përmasa botërore ka ndikuar që qarkullimi i njerëzve, mallrave dhe kapitalit të jetë shumë dinamik dhe dominant në marrëdhëniet shoqërore. Format themelore në bazë te të cilave krijohen marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare janë bazuar në tregti por në dekadat e fundit është vërejtur edhe dominimi dhe masivizimi i turizmit ndërkombëtar. Këto marrëdhënie në lëmin e turizmit ndërkombëtar kanë pasur ndikim edhe në të drejtën e vendit e cila ka detyrimin e rregullimit të marrëdhënieve kontraktore dhe pozitën e palëve kontraktore të cilat me veprimtarinë e vet ose në marrëdhëniet e caktuara i krijojnë jashtë shtetit, e të cilat krijojnë dhe prodhojë efekte juridike për vendin. Prezenca e çfarëdo elementi të jashtëm – ndërkombëtar në përmbajtjen e kontratës krijojnë efekte të rëndësishme juridike në marrëdhëniet e caktuara kontraktore. Që nga themelimi i shtetit është e njohur se sistemi juridik nacional në një vend, bazuar në sovranitetin e shtetit, rregullon tërësisht të gjitha marrëdhëniet brenda territorit të shtetit. Kontrata e lidhur me elemente ndërkombëtare ka ndikuar në paraqitjen e tendencave të shteteve që secila pavarësisht nga tjetra, në bazë të ligjit nacional, të zgjedhë kontestin eventual kontraktor. Duke e pasur parasysh se marrëdhënia e caktuar kontraktore është marrëdhënie e cila në përmbajtje është unike, për hir të sigurisë më të madhe juridike, automatikisht ka imponuar nevojën e rregullimit të saj në bazë të një ligji. Në praktik, parashtrohen pyetjet se në bazë të cilit ligj, ose në bazë të cilave elemente, është e mundur që të lejohet zbatimi i ligjit tjetër pasi për zgjedhjen e konfliktit konkret ligji i vendit e rregullon me dispozita me të cilat efektivisht e zgjidh çështjen. Zhvillimi i tregut dhe qarkullimi i madh i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, edhe në lëmin e turizmit, kanë imponuar nevojën që sistemi i të drejtës nacionale respektivisht dispozitat e caktuara ligjore të krijojnë favore dhe të orientojnë që në raste të zgjedhjes së kontratës më elemente ndërkombëtare, të aplikohen parime e të drejtës ndërkombëtare private të cilat përmbajnë kritere për zgjedhjen e konflikteve në mes të drejtave nacionale. Pikërisht për këtë arsye, parimet e kësaj dege të shkencës juridike këto konteste dhe interesin e shtetit për zgjedhjen e tyre i quan kolizion ose konflikt i normave. Normat e këtilla e kanë karakterin ndërmjetësues sepse ato nuk i rregullojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet e caktuara juridike por ato paraqesin kritere për zbatimin e të drejtës kompetente të vendit të caktuar e cila drejtpërdrejtë është e autorizuar në pikëpamje legale të rregullojë ose të zgjidh marrëdhënien juridike me element ndërkombëtar. 21
  • 22. Marrëdhëniet kontraktore ndërkombëtare ose marrëdhëniet kontraktore me element të huaj sipas një pjese të teoricienëve definohen si “ marrëdhëniet kontraktore të cilat i përmbajnë disa elemente në bazë të te cilave konsiderohet se për këto marrëdhënie janë të interesuara së paku dy shtete në bazë të sovranitetit të vet, elemente në bazë të te cilave ka ardhur deri të lindja e konfliktit në mes të drejtave nacionale”. Për rregullimin e marrëdhënieve kontraktore ndërkombëtare mund të aplikohen tri lloje të parimeve juridike: i. Parimet e të drejtës ndërkombëtare private; ii. Parimet e të drejtës civile ose të drejtës tregtare dhe detyrimore; iii. Parimet uniforme të te drejtës publike. 2. SISTEMI NACIONAL JURIDIK DHE MARRËDHËNIET KONTRAKTORE NDËRKOMBËTRE Sistemet juridike të kodifikuara nacionale lajmërohen kryesisht në fillim të shekullit XIX, pothuajse njëkohësisht me lindjen e shteteve nacionale. Këtij procesi i ka parapri partikularizmi i praktikës juridike në mesjetë, sidomos në fushën e të drejtës tregtare. Po ashtu, edhe më lartë kemi e cekur se gjatë kësaj periudhe është krijuar dhe afirmuar e drejta tregtare (LEX MERCATORIA, JUS MERCANTORUM), e cila në mënyrë unike i ka rregulluar marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare të asaj kohe. Krijimi i sistemeve juridike unike, të kodifikuara në aspektin nacional, ka reflektuar efekte pozitive për shkak të tejkalimit të përçarjeve dhe unifikimit dhe zgjerimit të hapësirave të rregulluara juridikisht brenda një shteti. Njëkohësish, efektet negative automatikisht janë reflektuar në drejtim të anulimit te të drejtës tregtare e cila në aspektin uniform i ka rregulluar marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare duke e shtuar pasigurinë për shkak të ndryshimeve të cilat ekzistonin në mes të sistemeve juridike nacionale. Sot në botë ekzistojnë përafërsish mbi dyqind shtete të pavarura dhe po aq sisteme juridike nacionale. Ndryshime në mes të tyre janë të mëdha të krijuara nga ndikimi i shkaqeve dhe faktorëve të ndryshëm. Mirëpo, ajo se çka sot ne na intereson, është fakti se mënyra e rregullimit të marrëdhënieve kontraktore në shumicën e këtyre sistemeve juridike nuk iu përshtatet nevojave bashkëkohore që kanë të bëjnë me qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Pasi që nuk është e mundur, dhe ndoshta edhe e nevojshme, të jepen zgjedhje konkrete për secilin sistem juridik , që kanë të bëjnë më marrëdhënie kontraktore, e konsiderojmë më vlerë grupimin e sistemeve juridike sipas rëndësisë dhe funksionit që kanë në rregullimin e këtyre raporteve. Këtë ndarje do të bëjmë sipas juristit të njohur gjerman Ernest Pable i cili konsideron sistemet më me ndikim në rregullimin e marrëdhënieve kontarktore janë: a) Sistemi juridik i Evropës qendrore në të cilin bënë pjesë edhe Gjermania, Zvicra dhe Austria. b) Sistemi juridik Roman të cilin ë përbëjnë Franca, Italia dhe Spanja. c) Sistemi juridik Anglo-Amerikan i cili i përfshinë vendet e Komonveltit. d) Sistemi juridik Skandinav i cili i përfshinë vendet sikurse Norvegjia, Suedia dhe Danimarka. 22
  • 23. 2.1. METODAT E TEJKALIMIT TË VËSHTËRSIVE NË MES TË SISTEMEVE JURIDIKE NACIONALE Metoda e parë që mundëson tejkalimin e vështirësive të krijuara nga sistemet juridike nacionale është e drejta ndërkombëtare private me parimet e veta për zgjedhjen e konfliktit të ligjeve. Edhe pse emërtimi “E drejta ndërkombëtare private” krijon përshtypjen se fjala është për internacionalizimin e përgjithshme të këtyre parimeve, konsiderohet e saktë se burimet e këtyre parimeve juridike të kësaj dege shkencore më shumë janë karakterin nacional. Kjo e drejtë është “ndërkombëtare” në atë masë sa ajo zbatohet në kuadër të marrëdhënieve me element të huaj. Rregullat universale për zgjedhjen e konflikteve të sistemeve juridike nacionale nuk ekzistojnë, por secili sistem ka parimet e veta të cilat ndryshojnë nga njëri tjetri. Nga ajo që potencuam më lartë, palët kontraktuese të kontrata me elemente të jashtme nuk janë të sigurta në raste eventuale të kontesteve, cila e drejtë do të aplikohet për kontratën konktere dhe çfarë të drejtash dhe detyrimesh nga ajo mund të efektojnë. Praktika juridike bashkëkohore ka treguar tendencën gjithnjë në rritje në drejtim të aplikimit të metodave më efikase dhe të përgjithshme të cilat janë: krijimi i rregullave juridike uniforme në rrugë të ndërkombatërizimit dhe unifikimit. 3. FUNKSIONIMI I TË DREJTËS KONTRAKTORE Rruga deri në krijimin e marrëdhënieve shoqërore të cilat kanë ndikuar në kodifikimin e së drejtë e deri në krijimin e saj kanë kaluar nëpër një rrugë mjaft e gjatë. Ky proces, lidhur më marrëdhëniet me element të huaj, ka qenë dhe ende është edhe më i vështirë dhe i ndërlikuar. Procedurat për zyrtarizmin e kodifikimit dhe unifikimit janë mjaft të koklavitura dhe të ngadalshme sa që proceset ekonomike nuk kanë mundur të presin. Për këtë arsye, pothuajse spontanisht, nëpërmjet të praktikës në sferën e tregtisë ndërkombëtare, nëpërmjet dokeve, rregullave të përgjithshme të afarizmit, kontratave tipe dhe formulare, gradualisht është krijuar një e drejtë profesionale të cilën nuk e ka krijuar shteti por organizatat e ndryshme tregtare. Nisur nga praktikat tregtare ndërkombëtare në teorinë e të drejtës është emërtuar si e drejtë tregtare autonome ndërkombëtare. Unifikimi përmes kontratave ndërkombëtare, kronologjikisht ka ndikuar në procesin e unifikimit spontan. Mund të konstatohet se kodifikimi i të drejtës dhe rregullave materiale në lëmin e të drejtës kontraktore ndërkombëtare ka pasur dy pikëpamje kryesore të zhvillimit:  spontan, përmes praktikës tregtare ndërkombëtare dhe  zyrtar, përmes aksioneve të organizuara të forumeve ndërkombëtare. 3.1. FUNKSIONIMI NË BAZË TË PRAKTIKËS TREGTARE NDËRKOMBËTARE 23
  • 24. Parimi i autonomisë së shprehjes së vullnetit të palëve është afirmuar gjerësisht në të gjitha sistemet juridike në lëmin e marrëdhënieve deterymore. Pra, të gjithë ligjdhënësit nisen nga supozimi se vet palët në mënyrën më të mirë dhe të përshtatshme do të i rregullojnë marrëdhëniet e tyre pasurore, të bazuar në interesin e përbashkët dhe rrethanat konkrete për secilën punë juridike. Parimi i vullnetit të palëve ka luajtur rolin kryesor në formimin e rregullave uniforme juridike të tregtisë ndërkombëtare. Duke i shfrytëzuar mundësitë të cilat i ka reflektuar parimi i autonomisë së vullnetit, tregtarët ndërkombëtar kanë thelluar pozitivisht marrëdhëniet e tyre pothuajse deri në fund dhe plotësisht duke i rregulluar ato me kontratë. Këto marrëdhënie janë sforcuar më tutje duke i paraparë dhe inkuadruar të gjitha elementet, në mënyrë detale, në kontratë me të cilën i rregullojnë çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë edhe më kontestet eventuale, ligjin e aplikueshme nacional etj. Përsëritja e vazhdueshme e klauzolave më përmbajtje të njëjtë në këto kontrata arrin që të shndërrohen në rregulla dokesore të tregtisë ndërkombëtare, të cilat në praktikë e derogojnë sistemin e vjetruar juridik nacional. Në procesin e unifikimit të të drejtës ndërkombëtare tregtare përmes praktikës rol të rëndësishëm kanë luajtur organizatat e mëdha dhe të fuqishme profesionale dhe shoqata të cilat kanë qenë në pozitë të influencojnë tipizimin e rregullave në një lëmi të caktuar të te drejtës ndërkombëtare tregtare. Me kontratat e tyre tipe dhe formulare paraprakisht kanë qenë të rregulluara edhe elementet më të imta, konform klauzolës për “kryerjen e veprimtarive më lehtësi dhe më siguri”. Palët të cilat dëshirojnë që të lidhin kontratë me anëtarët e këtyre organizatave nuk kanë mundësi të tjera vetëm që t’i pranojnë në tërësi ose të refuzojnë në tërësi kushtet e kontratës, dhe se pikërisht nga kjo emërtohen kontrata sipas aderimit (pranimit) apo kontratë athezione. Si formë e unifikuar e tipizimit të kontratave janë edhe kushtet e përgjithshme ose kushtet e afarizmit të cilat i sjellin organizatat profesionale të sipërpërmendura në lidhje me rregullimin e marrëdhënieve kontraktore në një lëmi shkencore të caktuar. Me kushtet e përgjithshme dhe kontratat formulare janë krijuar parimet ndërkombëtare tregtare të cilat përjashtojnë zbatimin e të drejtave nacionale dhe sjellin në praktikë teknika të reja për lidhjen e kontratave. Ato themelohen në atë që palët pa shumë mund dhe me pak kohë të shpenzuar të lidhin kontrata me të cilat i rregullojnë në detale marrëdhëniet e tyre. E drejta e cila është krijuar si produkt i këtyre marrëdhënieve, në teorinë juridike, quhet e drejta formulare. Duke ju falënderuar këtyre, në lëmi të ndryshme shkencore të tregtisë ndërkombëtare është krijuar një rregullim i ri juridik i cili përjashton përdorimin e sistemit juridik nacional. Në mënyrë që plotësisht të përjashtohet mundësia e intervenimit të gjykatave në raste të caktuara kontestuese, tregtarët ndërkombëtar kanë paraparë kompetencën e mekanizmave të veçantë respektivisht arbitrazheve ose gjykatave të zgjedhura. Shikuar në aspektin e përgjithshëm, tregtarët ndërkombëtar në kontratat e tyre ju mënjanohen aplikueshmerisë të të drejtave nacionale, gjykatave duke arritur kështu që të krijojnë një sistem të veçantë të sanksioneve që do të shqiptoheshin kundër atyre palëve të cilat refuzojnë që të zbatojnë vendimet e arbitrazhit për të cilin janë përcaktuar në kontratë paraprakisht. 24
  • 25. Vërejtjet themelore të cilat në mënyrë të arsyeshme ti bëhen të drejtës formulare bazohen në faktet se ato vazhdimisht i rregullojnë në mënyra të ndryshme marrëdhëniet, se ato vazhdimisht është kontradiktore dhe jo e plotë, që nuk ofron tregtarit ndërkombëtar siguri juridike për çka edhe është krijuar, që tekstet e kontratave janë të stërzgjeruara dhe të komplikuara, që nuk ka parime themelore të bazuara në logjiken e një sistemi juridik pozitiv i cili do të mundësonte plotësimin e zbrazëtirave dhe zgjedhjen e kundërshtimeve, që nuk rregullon në mënyrë unike çështjet të cilat në të drejtën nacionale futen në lëmin e dispozitave imperative dhe në fund që është shndërruar në një instrument presioni në dorë të partnerëve më të fortë ekonomikisht. Pavarësisht nga elementet pozitive dhe negative që ka e drejta formulare në praktikë ajo është duke u zhvilluar, edhe pse ndoshta në mënyrë anarkike, duke i rregulluar në detale çështjet, në bazë të klauzolave dhe autonomisë së vullnetit të palëve të cilat lidhin kontrata. 3.2. BARAZIMI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTRE KONTRAKTORE NË BAZË TË ORGANIZIMIT TË AKCIONEVE NGA FORUMET NDËRKOMBËTRE Unifikimi i të drejtës kontraktore ndërkombëtare nëpërmjet forumeve kompetente ndërkombëtare ka vajtur në dy drejtime të nisur nga dy konventa. E para ka shkuar në drejtim të asaj që si bazë të merret ekzistimi i praktikës afariste, ndrësa e dyta ka kërkuar nga ligjdhënësit unifikimin e sistemeve juridike si në planin e brendshëm po ashtu dhe në atë ndërkombëtar nëpërmjet të kodifikimeve ndërkombëtare. Rregullat të cilat janë propozuar të nxjerrën duheshin të kishin karakterin e përgjithshme dhe abstrakt. Sipas këtij koncepcioni, kodifikimi ndërkombëtar duhet të themelohet në ligje, jurispondencë dhe në doktrinën shkencore nacionale. Ajo ishte dashur të ofrojë burime juridike të përgjithshme dhe autoritative në mënyrë që të kontribuohet në interpretim të njëjtë të kontratave dhe krijimin e praktikës unike në organet e judikaturave nacionale. 3.2.1. Unifikimi nëpërmes normalizimit të praktikës tregtare ekzistuese Në kuadër të këtij koncepcioni është e posaçërisht e rëndësishme aktiviteti i Komisionit Evropian Ekonomik, Kombeve të Bashkuara dhe Odes Ndërkombëtare Tregtare. Komisioni Evropian Ekonomik ka miratuar një seri kontratash tipe dhe rregullave të përgjithshme të njohura si “Kontrata të Gjenevës”. Më këtë është tentuar të krijohen modele të unifikuara të kontratave tipe dhe kushte të përgjithshme më qëllim të zvogëlimit të paqartësive për palët dhe evitimit të dominimit eventual të ndonjërit prej tyre. Këto kontrata themelohen në metodën e zbatimit të tyre vullnetar, dhe janë të plota në atë masë sa që të përjashtojnë zbatimin e çfarëdo të drejte nacionale. Sukseset më të rëndësishme, në planin e unifikimit të kryera nga ana e Odes për Tregti Ndërkombëtare, na dyshim, janë aprovimi i Incotermc-it, grumbull rregullash për interpretimin e terminologjisë kryesore të cilën 25
  • 26. e përdorin në kontrata të jashtme tregtare, rregullave unike dhe dokeve për dokumentimin e akreditivave, të pranuara nga ana e bankave gati në të gjitha vendet e botës. Bazë për interpretimin e rregullave kanë qenë doket e tregtisë ndërkombëtare. Incotermc – e janë dalluar për një pjesëmarrje mjaft të gjerë në zbatimin e dokeve ndërkombëtare, në mënyrë që sipas teorisë së të drejtës konsiderohen të detyrueshme në zbatim edhe në rast se palët nuk janë deklaruar për to. Të rëndësishme janë edhe aktivitetet e organizatave të ndryshme shkencore dhe instituteve më qëllim që tregtisë ndërkombëtare t’i vihet në dispozicion aso rregullash të cilat ekonomistet do të i shfrytëzonin gjatë afarizmit të tyre. Duhet të ceket edhe aktiviteti i Shoqërisë për të drejtën ndërkombëtare, Shoqërisë për të drejtën shkencore ndërkombëtare, Institutit për të drejtën ndërkombëtare etj. 3.2.2. Unifikimi nëpërmes konventave ndërkombëtare Aktet e unifikuara më përpara, karakterizohen me zbatimin e tyre vullnetar. Kjo nënkupton se këto akte janë zbatuar vetëm në ato kontrata në të cilat palët janë thirrur në to ose ato nuk janë përjashtuar. Detyrueshmerinë e zbatimit të rregullave të unifikuara mund të sigurojnë vetëm aktet të cilat i kanë miratuar organet kompetente shtetërore përmes konventave ndërkombëtare. Koncepti për unifikimin zyrtar fillon nga ligji, jurispodencë dhe doktrinë shkencore dhe rezultate e para janë arritur në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Të arriturat më të rëndësishme në këtë lëmin janë arritur lidhur me pasurinë industriale, komunikacion, të drejtës kambialore dhe çekore. Tendencave për të qëndruar dhe vazhduar më tutje në këtë drejtim i kanë kontribuar edhe organizatat (shtetërore) ndërkombëtare. Lidhja e Kombeve, gjatë kohës sa ka funksionuar, ka kryer unifikimin e rregullave në lëmin e shenjave më vlerë dhe të arbitrazhës tregtare ndërkombëtare. Organizata e Kombeve të bashkuara ka vënë në dukje gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve për unifikimin e të drejtës tregtare dhe këtë si në planin botëror po ashtu edhe në planin regjional. Më rëndësi të veçantë në kuadrin e veprimtarisë së OKB-së lidhur me unifikimin e së drejtës, hap të rëndësishëm ka paraqitur themelimi i komisionit të veçantë në OKB-së për të drejtën tregtare ndërkombëtare (UNCITRAL) në vitin 1966. Përafërsisht, për tri dekada puna e UNCITRAL ka dhënë rezultate të rëndësishme, duke sjellë këto Konventa dhe rregullore:  Konventa e OKB mbi pa parashikueshmerinë para shitjes ndërkombëtare;  Konventa e OKB mbi kontratat për shtijën ndërkombëtare;  Konventa e OKB mbi trasimin kambialit personal ndërkombëtar;  Konventa për çeqet ndërkombëtare;  Rregullorja për arbitrazhin UNCITRAL;  Konventa për transportin e mallrave; dhe  Rregullat uniforme mbi klauzolat për shumën e kontraktuar për shkak të mos përmbushjes. 26
  • 27. Metoda dytë, lidhur me natyrën uniforme te të drejtës kontraktore, karakterizohet me efekte të rregullimit të marrëdhënieve të caktuara. Me miratimin e ligjeve të ngjashme rregullohen marrëdhëniet e caktuara nëse ato e kanë karakterin ndërkombëtar, ndërsa ligji nacional, nëse edhe më tutje qëndron në fuqi rregullon vetëm marrëdhëniet e karakterit të brendshëm. Kjo nënkupton se me miratimin e konventës në praktikë ekzistojnë dy lloje dispozitash:  rregullat e ngjashme ligjore të miratuara në konventë, e cila zbatohet në marrëdhënie kontraktore me palët të të cilët njëra i përket shtetit të huaj me të cilin është nënshkruar konventa;  rregullat ligjore nacionale të cilat edhe më tutje zbatohen në marrëdhënie kontraktore të cilat kanë element të huaj. Ligjet uniforme si burime të së drejtës tani për tani janë mjaft të rrallë, sepse janë rezultat i një pune të gjatë, të vështirë dhe të koklavitur. Shembull ilustrativ është ligji uniform mbi shitjen ndërkombëtare për sjelljen e saj iniciativa është ndërmarrë qysh në vitin 1929. Që atëherë janë ofruar katër projekt-ligje, janë mbajtur dy konferenca ndërkombëtare dhe janë bashkangjitur një seri vërejtjesh dhe sugjerimesh të qeverive nacionale. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 1972 dhe vetëm në 10 shtete. Është tërësisht e qartë se procedurat e tilla të gjata dhe të komplikuara nuk i konvenojnë nevojave dinamike të tregtisë ndërkombëtare. 27
  • 28. 4. BURIMET E TË DREJTËS BIZNESORE NDËRKOMBËTARE 1 . Kuptimi Burimet formale të së drejtës biznesore ndërkombëtare janë; I. Kontratat ndërkombëtare (traktatet, konventat, protokollet, etj,) dhe doket (zakonet); II. E drejta e brendshme private dhe publike e vendit të caktuar; dhe III. Rregullat (parimet) e formuluara në bazë të dëshirës (vullnetit) autonom të cilat e përbëjnë të drejtën ndërkombëtare ekonomike autonome. Gjithmonë është shtruar pyetja se a ekziston edhe e drejta transnacionale e pavarur e tregtarëve (lex mercatoria) si burim formal i së drejtës ndërkombëtare biznesore. Çështja ka të bën me atë se a do ta pranoj gjykata e rregullt veprimin e vendimit të arbitrazhit të marr në bazë të lex mercatoria. Deri vonë në disa legjislacione gjykatat e rregullta e kanë pranuar veprimin e vendimit të tillë kështu që në ato sistemi lex mercatoria është burim formal i së drejtës ndërkombëtare ekonomike. Në shumicën e legjislacioneve kjo nuk ndodhë. Atje rregullat e lex mercatorit aplikohen si tradita biznsore ose si pjesë e së drejtës ndërkombëtare ekonomike e autonome. Burimet formale të konventave ndërkombëtare ekonomike duhet dalluar nga kuptimi i së drejtës së njëllojshme të unifikuar e cila shfaqet në secilën nga këto burime. A. Kontrata ndërkombëtare dhe doket (zakoni) ndërkombëtare. 1. Kuptimi Kontratat ndërkombëtare të lidhura në mes shteteve sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike janë burime të së drejtës biznesore ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare ekskluzivisht janë ato kontrata të cilat janë lidhë në formë të shkruar në mes shtetesh dhe për të cilat është kompetente e drejta ndërkombëtare. Kontratat ndërkombëtare dy paleshe dhe shumë paleshe rregullojnë fusha të ndryshme të së drejtës biznesore ndërkombëtare, p.sh. liberalizimin e tregtisë në mes shteteve (marrëveshjet gjeneralë mbi doganat dhe tregtinë, kontratat e ndryshme dypalëshe mbi tretmanin e investimeve të huaja, kontrata mbi fondin monetar ndërkombëtar), marrëdhëniet juridike - materiale të shitjes ndërkombëtare të mallit (Konventa e KB mbi shitjen ndërkombëtare të mallit në literaturën juridike e njohur si kontrata e Vjenës); ose raporti në mes gjykatave të rregullta dhe kontratës së arbitrazhit (Konventa e Nju Jorkut mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit të jashtëm nga viti 1958). Pas lidhjes së kontratës ndërkombëtare shteti nuk mund të thirret (mbështetet) në sovranitetin e vet ose në rregullat e së drejtës së brendshme (interne) e me këtë ta revokojë (tërheqë) pëlqimin e vetë për kontratën e lidhur. Rregulla e më sipërme është parim i përgjithshëm juridik dhe konkretizim i parimit ,,pacta sunt servanda”, sipas nenit 46 të Konventës së Vjenës mbi të drejtën kontraktuese pas lidhjes së kontratës ndërkombëtare, shteti nuk mund të thirret në ato se pëlqimi për lidhjen e kontratës ndërkombëtare është dhënë në kundërshtim me rregullat e së drejtës interne e cila i rregullon autorizimet 28
  • 29. për lidhjen e kontratave me përjashtim nëse është fjala për shkelje të qenësishme të rregullave të së drejtës interne. Shkelje konsiderohet evidente nëse objektivisht do të ishte e dukshme për cilin do shtet i cili do të vepronte konform me praktikën e rregullt për atë çështje. Parimet themelore të konventave ndërkombëtare publike i aplikojnë arbitrazhet tregtare ndërkombëtare të cilat i zgjedhin kontestet e së drejtës private. Përveç kontratave ndërkombëtare doket ndërkombëtare janë, po ashtu, burime të së drejtës ndërkombëtare ekonomike. Kështu, ,,e drejta e shtetit që ta bën eksproprimin, në të vërtet është doke ndërkombëtare. Po ashtu, Konventa e cituar e Vjenës mbi të drejtën kontraktuese e vitit 1969 paraqet kodifikim të së drejtës ndërkombëtare dokeve publike dhe parimet e saj (pacta sunt servanada, ndërgjegje dhe ndershmëri, rendi ndërkombëtar publik etj.) aplikohen në kontrata ndërkombëtare tregtare në të cilat shteti është njëra ndër palët kontraktuese. 2. STANDARDET NDËRKOMBËTRAE a) Kuptimi Në tregtinë ndërkombëtare aplikohen standarde të sjelljes në mes shteteve, përveç standardit të trajtimit (tretmanit) minimal vetëm kur janë të parapara në kontrata ndërkombëtare që i kanë lidhë shtetet. Me rastin e shqyrtimit se a është proceduar në harmoni me standardin duhet aplikuar parimi themelor i së drejtës ndërkombëtare kontraktuese pacta sant seranada (dispozitat e kontratës janë të obligueshme për palët dhe duhet të plotësohen me besim të mirë) dhe rregullat e interpretimit të kontratave ndërkombëtare. Përveç në rastet kur nuk është paraparë ndryshe me kontratë ndërkombëtare. Në standarde të sjelljes në mes shteteve kontraktuese do të aplikohen rregullat e interpretimit të kontratave. Ne atë rast duhet pasur kujdes për praktikën e më vonshme të plotësimit të kontratës ngase vetë praktika paraqet pëlqimin e palëve kontraktuese për implementimin e tyre. Ky rregull paraqet aplikimin e parimit të ndalimit të qëndrimit kundërthënës në aplikimin e dispozitave të kontratës. (venire contra factim proprium)  Standardi minimal Standardi minimal është norma minimale (më e vogël) sipas të cilës duhet të sillen të gjitha shtetet në mënyrë që të mund të marrin pjesë në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Për dallim nga standardet tjerë të sjelljes i cili e obligon shtetin nuk është e paraparë në kontratë ndërkombëtare. Standardi minimal (tretmani) paraqet standardin ndërkombëtar civilizues që obligon çdo shtet si burim i së drejtës ndërkombëtare. Këto janë parime të përgjithshme të pranuara nga kombet e civilizuara me neni 38.1 c të Statusit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të drejtat që rrjedhin nga ky standard janë të drejta të shprehura në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut e të cilat janë me ndikim në tregtinë 29
  • 30. ndërkombëtare. Praktika bashkëkohore kontraktuese gjithnjë e më shumë e thekson nevojën e harmonizimit të transmetimit të shteteve vetanake dhe te të huajve. Edhe pse në shtetin vetanak (të vendit) nuk aplikohet tretmani minimal, standardi minimal duhet të aplikohet në të gjitha rastet te të huajt. Standardi i trajtimit të drejtë është i lidhur me standardin minimal. Sipas tij shtetet i aplikojnë ligjet e veta ndaj të gjithë njerëzve në mënyrë të drejtë, të kuptueshme dhe të barabartë. Ka mendime që shteti duhet të aplikoj tretmanin e drejtë jo vetëm në individ por edhe në shtete tjera (vendet në zhvillim) të cilat kanë të drejtë të kërkojnë trajtim të drejtë nga shtetet e ndryshme. Pa principin e drejtësisë nuk ekziston barazia në mes shteteve, ngase bashkësinë hoteliere e përbëjnë vendet me nivele të ndryshme zhvillimi. Rendin e ri ekonomik ndërkombëtar do të duhej ta zhvillojnë KB dhe Organizatat Ndërkombëtare. Shtetet duhet të veprojnë në harmoni me parimin e drejtshmërisë. Që do të thotë se zhvillimi duhet të shërben balancë e drejtë mes interesave kundërshtare, në veçanti të interesave të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Parimi është element integral i rregullave plotësuese të interpretimit të cilat i zbatojnë gjykatat ndërkombëtare dhe mund të aplikohet në mënyrë që të plotësohet e drejta. Kuptimi i transmetimit minimal në raportet në mes shteteve është verifikuar në praktikën e arbitrazhit ndërkombëtar. Në një rast tribunali i arbitrazhit ka vërtetuar se në mungesë të cilitdo qoftë standardë të sjelljes në mes shteteve të aplikohet standardi i sjelljes minimale si burim i së drejtës.  Standardi i kombit më të favorizuar Kuptimi Standardi i favorit më të madhe është dispozitë në kontratën ndërkombëtare sipas së cilës një shtet obligohet ndaj shtetit tjetër që t’i jap tretmanin e kombit më të favorizuar në sferën e marrëdhënieve të ndërsjellat që janë paraparë me atë kontratë. Tretmani i kombit më të favorizuar ka të bën me prerogativa (konsecione) ose privilegje të cilat shteti i ka dhënë për njerëz, mall ose shërbime që kanë origjinë nga një vend i tretë. Kontraktimi i kombit më të priveligjuar, prerogativat e njëjta dhe privilegjet që iu janë dhënë vendeve të treta do të vlejnë për palën tjetër kontraktuese. Sipas kësaj klauzole, shteti shfrytëzues merr të drejtën sipas tretmanit të kombit më të favorizuar vetëm nëse shteti dhënës u ofron shteteve të treta tretman i cili është në lëndën (sfera e marrëdhënieve). Dhe anasjelltas dhe përkundër asaj që ekziston klauzura e kombit më të favorizuar ajo nuk i jep asfare prerogativash dhe privilegjesh shtetit shfrytëzues nëse këto prerogativa dhe privilegje nuk i janë dhënë shtetit të tretë konkretisht. Klauzola e kombit më të favorizuar mundëson që dispozitat ekzistuese të ndryshohen në mënyrë kontituele (përshtatja, fleksibiliteti). Çdo sjellje (prerogativë ose privilegj) ndaj shtetit të tetë, e obligon shtetin kontraktues i cili ia ka dhënë statusin e të favorizuarit më të madh vendit të caktuar. Kur është fjala për distancën (ose qarkun) e klauzolës së favorit më të madh në rend të parë mendohet në fushën e doganave. Klauzola e kombit më të favorizuar që nuk do të thotë se tretmani i shtetit tjetër kontraktues e favorit më të madh është më i miri gjegjësisht më favorizues se tretmani i vendit (shtetit) të tretë. 30
  • 31.  Llojet Në doktrinën juridike bëhet ndarja e klauzolave të kombit më të favorizuar; sipas asaj se a i japin shtetet njëra tjetrës statusin e kombit më të favorizuar në të një anshme dhe reciprokisht sipas asaj se a është lidhur klauzola e kombit më të favorizuar me kushte apo jo të kushtëzuara dhe pakushtëzuara andaj edhe a është me kohëzgjatje të kufizuar (e përkohshme) ose e përhershme në aspektin kohor Klauzola reciproke e kombit më të favorizuar ka domethënie që shteti i jep shtetit tjetër statusin e kombit më të favorizuar pasi të ketë marrë nga shteti tjetër statusin e kombit më të favorizuar. Efektet e klauzolës së kombit më të favorizuar mund të janë objekt kushtesh ose kompensimesh. Nëse nuk ka të tillë (kushte) atëherë shteti shfrytëzues merr të drejtën e tretmanit të kombit më të favorizuar pa obligim që të bën çfarëdo kompensimi shtetit dhënës. Klauzola e kombit më të favorizuar sipas rregullit është e paraparë në kontratën e caktuar ndërkombëtare dhe sipas vetive të saj është reciproke (qe të dy palët kontraktuese i japin njëra tjetrës cilësinë e kombit më të favorizuar) dhe e parevokueshme (pala kontraktues e të cilës i është dhënë statusi i kombit më të favorizuar automatikisht është e autorizuar për të njëjtat preferenca të cilat i janë dhënë shtetit të tretë) klauzolat e kombit më të favorizuar janë të formuluara në kontratat dy paleshe të cilat i kanë lidhë shtetet. Kontrata shumë paleshe e cila paraqet klauzolën e kombit më të favorizuar është marrëveshje e përgjithshme mbi doganat dhe tregtinë (GATT 1947)  Përjashtimet Klauzola e kombit më të favorizuar nuk aplikohet në; unionet doganore, zonat e tregtisë së lirë dhe sipas dispozitave të marrëveshjes së përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë (GATT) në vendet në zhvillim, kur ekziston mundësia që shtetet kontraktuese e përjashtojnë aplikimin e rregullave të GATT – i ( e në këtë edhe klauzola e favorizimit më të madh) në mënyrë që të mbrohen interesa të caktuara të shtetit të cilin nuk e lidhin matej obligimet e dhënies së statusit të kombit më të favorizuar. Në këtë rast fjala është për rregullat e GATT – it dhe dispozitën e kontratës ndërkombëtare kështu që me përjashtim nuk shkelet rregulli gjenial i kontratës ndërkombëtare e drejt kjo sipas së cilës shteti nuk mund të thirret në të drejtën e vet interne në mënyrë që ta arsyetojnë mos përmbushjen e kontratës ndërkombëtare.  Tretmani i njëjtë (barabartë) Rregulla e trajtimit të njëjtë (barabartë) në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare kanë përmbajtje të dyfishtë. Në një anë, kanë të bëjnë me tretmanin e ndërsjellët të dy shteteve palët kontraktuese duhet t’i sigurojnë njëra tjetrës tretman të njëjtë. Nga ana tjetër, ka të bën me tretmanin nacional të cilin në vendin 31
  • 32. nikoqir e gëzon i huaji i cili merret me veprimtari ekonomike. Standardi i tretmanit nacional kërkon që personi i cili e ka kombësinë e palës tjetër kontraktuese të trajtohet në mënyrë të njëjtë si edhe personi që është i nacionalitetit të vendit. Por tretmani nacional, sipas përmbajtësit së vetë nuk mund të lëshohet nën nivelin e tretmanit minimal sepse në atë rast të huajt do të gëzonin pozitë më të favorshme se subjektet vendase.  Tretmani preferencial Tretmani preferencial do të thotë që shteti tjetër kontraktues ( dhe subjekteve të tij) t’i japësh lehtësire më të mëdha se sa ato që iu janë dhënë shteteve të treta (dhe subjekteve të tyre). Standardi i tretmanit preferencial është e kundërta e tretmanit të kombit me të favorizuar. Tretmani preferencial në marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike krijohet në mes shteteve të cilat janë të lidhura shumë fortë ekonomikisht ose politikisht. Marrëveshja formale (e përgjithshme) mbi doganat dhe tregtinë lejon mundësinë e dhënies së tretmanit preferencial të kontratat tregtare me vendet në zhvillim brenda unioneve të doganave dhe brenda zonave të tregtisë së lirë. Nga sistemi preferencial të afarizmit i cili krijohet në kuadër të një shteti siç janë zonat e lira dhe zonat doganore të cilat ekzistojnë brenda një shteti. 32
  • 33. B. BURIMET E TË DREJTËS SË BRENDSHME 1. Ligji. Burimet e Konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm janë norma të së drejtës biznesore, të së drejtës biznesore ndërkombëtare dhe të së drejtës publike që janë formuluar nga ana e ligjdhënësit, gjegjësisht janë ligje dhe akte të tjera nënligjore. Me norma të së drejtës private rregullohen veprimet juridike me të cilat behët qarkullimi i mallit dhe shërbimeve, ndërsa me norma të karakterit juridik – publik rregullohet regjimi i investimeve të huaja dhe rregullat me të cilat zhvillohet e tregtia. 2. Doket biznesore a. Kuptimi Doket biznesore janë burimi i dytë plotësues i së drejtës menjëherë pas normave ligjore. Në pikëpamje të bazës juridike për pranimin e veprimeve të dokeve, ekzistojnë dy botëkuptime: subjektive dhe objektive. Botëkuptimi subjektiv është i orientuar me qëllimin e palëve kontraktuese. Qëllimi i tyre është që ta inkorporojë doken e caktuar si rregull e sjelljes e cila i obligon. Pasoja e teorisë subjektive është që doket të aplikohen para normës dhe dispozitës së ligjit vetëm nëse këtë e parashohin palët. Sipas teorisë objektive mbi doket normative, norma i detyron palët kontraktuese edhe po që se nuk janë të vetëdijshëm për ekzistencën e saj. Për të dy teoritë (botëkuptimet) është e nevojshme që doket biznesore të jenë të shpërndara gjerësisht. Nga sa u tha rrjedh se, për doket ndërkombëtare biznesore nuk është e thënë se duhet të ekzistojë vetëdija mbi detyrimin e rregullës mbi atë se gjykata do ta zbatojë, gje që është në kundërshtim me doket biznesore, sepse doket juridike janë rregulla të sjelljes që janë përgjithësisht të pranuara në veprimtari biznesore. Si të këtilla nuk janë të parapara me norma juridike, pavarësisht se a është formuluar kjo rregull ne dokumentin e caktuar apo jo. Me ligje uniforme të Hagës mbi Shitblerjen Ndërkombëtare, është dhënë definicioni i dokeve biznesore. Aty thuhet se doket biznesore janë cilado sjellje e subjekteve biznesore të cilat janë të përhapura gjerësisht në punët e llojit të njëjtë, si edhe puna për të cilën është fjala dhe sëkëndejmi është normale që pala tjetër duhet të konsiderojë se ka pasur kujdes mbi doket dhe interpretimin e tyre në kontratë ose konventa. 33
  • 34. b. Llojet Sjellja (veprimi) e caktuar ne rastin konkret mund të detyrojë palët kontraktuese dhe kështu behët burim i së drejtës edhe nëse aplikimi i saj nuk është kontraktuar në mes të palëve. Dallohet tri raste në të cilat veprimi i tillë detyron dhe ka prioritet (përparësi) në implementimin në raport me normat dispozitave të së drejtës kompetente. o Rasti i parë është rregulla e krijuar në marrëdhëniet e ndërsjella (reciproke) të palëve kontraktuese. Nëse ajo rregull e sjelljes, të cilën palët kontraktuese e kanë përcaktuar (doket në mes të dy palëve) atëherë kjo rregull paraqet praktikë të krijuar (marrëdhënie të përkohshme biznesore) dhe si e tillë i detyron palët kontraktuese. Pasojë e kësaj është se do të aplikohet para normës dispozitave të ligjit përkatës. Doket në marrëdhënie reciproke të palëve kontraktuese kështu behën doke biznesore si burime formale të së drejtës. o Rasti i dytë është aplikimi i kontraktuar i dokeve biznesore që do të thotë se palët kontraktuese janë thirr në kontratë për aplikimin e dokeve të caktuara të cilat me këtë behën pjesë përbërëse e kontratës së tyre. Thirrja ne doke paraqet kontraktim të aplikimit të akteve të caktuara të shkruara në të cilat janë fokusuar rregullat e sjelljes. Për shembull, aplikimin e kontraktuar të dokeve biznesore e paraqet thirrja në kontratë në rregullat të cilat i ka formuluar Oda Ndërkombëtare Ekonomike me seli në Paris (Incoterms rregullat mbi kalimin e rrezikut dhe shpenzimeve. Rregullat uniforme dhe doket për akreditivat dokumentare. Rregullat uniforme për garancinë të pavarura bankare). o Rasti i tretë është aplikimi plotësues i dokeve biznesore. Rregulla e caktuar paraqet doke biznesore e cila në përgjithësi është e njohur dhe e pranueshme nga subjektet ekonomike në tregtinë ndërkombëtare (në këtë rast fjala është për doket normative). Doket e këtilla biznesore i detyrojnë palët në kontratë edhe që nuk e kanë paraparë aplikimin e saj. Baza juridike e aplikimit të saj qëndron në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat në Shitjen e Ndërkombëtare të Mallit (neni 9). Ato rregulla aplikohen në lidhjen e të gjitha kontratave në tregtinë ndërkombëtare për të cilën kompetente është vendi që e ka ratifikuar Konventën e përmendur. Argumentimi i dokeve biznesore është çështjeje faktike. Ekzistenca e dokeve biznesore mund të vërtetohet në dy mënyra: i. Ekzistenca e praktikës së caktuar, dhe ii. Ekzistencës së përmbledhjes (bultenit), të shpallur të rregullave e të cilat i kanë hartuar organizatat për unifikimin e së drejtës ndërkombëtare ekonomike (që paraqesin publikime të Odës Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Paris). Konflikt në mes të dokeve biznesore ndërkombëtare është i evituar sipas definicionit, sepse në të njëjtën kohë nuk mund të 34
  • 35. ekzistojnë dy rregulla kundërthënëse gjegjësisht të pranuara të cilat i plotësojnë kushtet që të konsiderohen doke ndërkombëtare biznesore. c. Konventat ndërkombëtare në ekonomi – autonomia 1. Kuptimi Praktika biznesore ndërkombëtare, societes mercatotum, i ka formuluar rregullat unike të cilat janë të aplikueshme në lëmin e konventave në ekonomi. Këto janë kushtet e përgjithshme të biznesit, format e standardizuara të kontratave dhe klauzolave tjera kontraktuese, praktika e arbitrazheve dhe rregullat e sjelljes. Emërtimi e drejta biznesore ndërkombëtare – autonomia, shfrytëzohet ngase ajo krijohet me aplikimin e parimeve të autonomisë së vullnetit të palëve në suazë të sistemeve të caktuara nacionale. Fjala është për punët të cilat për nga natyra janë të llojllojshme. Se a do të vije deri të vetë rregullimi apo jo, kjo varet nga vlerësimi i subjekteve biznesore se a u është e nevojshme rregulla, andaj shfrytëzohet emërtimi konventat ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm – autonomia. Njëkohësisht kështu aplikohet e drejta. Në doktrinë (teori) tërhiqet vërejtja në atë se, për dallim nga unifikimet zyrtare të cilat behën nga organe shtetërore, këtu interesat janë me homogjene dhe qëllimisht më konkrete. Sëkendejmi thuhet, një subjekt inicion, shkruan dhe shfrytëzon rregullat. Mungesat e mundshme ne aplikimin Konventave ndërkombëtare në ekonomi janë: 1) Rregullat nuk janë transparente (rregullat iu destinohen anëtarëve të bashkësisë, nuk njihen në mënyrë të mjaftueshme ne përmbajtje dhe rëndësia e rregullave); 2) Nuk ka organe për unifikimin e uniformuar të rregullave (kjo mungesë plotësohet – zgjidhet me interpretimin unik të vet tekstit të rregullave). Në burime të Konventave Ndërkombëtare në ekonomi numërohen:  Kushte e përgjithshme të biznesit dhe terminet standarde,  praktika e arbitrazhit,  rregullat e sjelljes,  udhëzuesit e ndryshëm juridik. 2. Kushtet e përgjithshme të biznesit Kuptimi 35