SlideShare a Scribd company logo
1 of 8
Elez Isuf Ndreu
Projekt kurrikular
Raporti ndryshime klimatike-elemente te gjeosistemit
Lenda:Njeriu dhe ndryshimet klimatike
Klasa:X-8
Punoi :RigelsTroci
2- Hyrja
4-Konkluzioni
5-Literature
3- Ceshtjet
Kanë kaluar 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës, por ndikimet e ndryshimeve klimatike do të
duan më pak se 20 vjet që të jenë të prekshme. A janë shqiptarët gati të zgjedhin një model
konsumi më të qëndrueshëm?
Shqipëria është ndër vendet më të prekura në rajon përsa i takon prirjes së ndryshimeve
klimatike. Gjatë 15 vjetëve të fundit janë vënë re tashmë modele të ndryshimit të motit me
rritje të temperature, pakësimit të reshjeve dhe në mënyrë më të shpeshtë se më parë
fenomene ekstreme, si përmbytje apo thatësira. Pyet çdo operator të hidrocentraleve të vogla,
nëse për çdo vit që kalon reshjet e dëborës janë pakësuar ose jo, nëse bora shkrin më herët dhe
më shpejt. Parashikimet tregojnë se reshjet e shiut në verë do të pakësohen me 10%, deri në
2020 dhe me 20% deri në 2050.
Këto ndryshime do të kenë një ndikim direkt mbi bujqësinë dhe prodhimin e energjisë, dhe si
rezultat, edhe mbi jetën e gjithsecilit. Fakti i thjeshtë është se produktet që blejmë, i përdorim
dhe pastaj i hedhim pa kujdes kudo, konsumojnë burimet natyrore shumë më shpejt sesa
mund të rikuperohen nga funksionet ekologjike të planetit tonë. Nëse nuk do të merrnim
masa të ndryshonim modelet aktuale të konsumit dhe menaxhojmë kërkesat e ardhshme,
burimet thjesht do të pakësoheshin. Mënyra e jetesës për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve
tanë nuk do të ishte e mundur.
Për më tepër, Shqipëria ka mundësi të mëdha të papërdorura. Situata aktuale e mungesave në
furnizimin dhe përdorimin e ujit, energjisë dhe burimeve të tjera natyrore, mund të
ndryshonte për mirë me një kosto financiare relativisht të ulët. Veprime të tilla mund të
ndihmonin të menaxhoheshin ndikimet e ndryshimeve klimatike. Por kjo do të kërkonte nga
çdo shqiptar, dhe jo vetëm qeveria apo sektori privat, që të bëhej i ndërgjegjshëm për
ndryshimin e sjelljes së vet.
 Ndryshimet klimatike ne Shqiperi kane filluar te ndjehen qe ne gjysmen e
dyte te viteve nentedhjete, duke u bere me evidente rreth 1997, vit kur dimri
erdhi me pak, dhe ne shume zona te Shqiperise, me aspak bore. Zakonisht,
ne zonat malore te Shqiperise binte shume bore gjate dimrit (nganjehere
shkonte deri ne 2-3 m lartesi, por ne 1997 i gjithe dimri ishte i ngrohte, dhe
pranvera erdhi e nxehte, me nje mars e prill te nxehte e me pak shi. Qe nga ai
vit, dimrat ne Shqiperi jane bere gjithnje e me te shkurter e me te ngrohte,
ndersa verat jane bere me te gjata dhe me te nxehta, nganjehere me
temperatura mbi 40⁰C.
Thatesirat ne vere, te shoqeruara nga permbytje ne vjeshte, jane bere
fenomene te pervitshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike jane bere
tashme te dukshme me sy te lire. Brigjet pergjate Adriatikut po gerryhen ne
te gjithe gjatesine e bregdetit per shkak te rritjes se nivelit te detit--ne disa
zona, deti ka perparuar deri ne 50 m ne brendesi te tokes, duke shkaterruar
pyjet bregdetare dhe bimesine, si dhe duke rritur kripesine e lagunave dhe
fushave prane bregdetit. Rritja e nivelit te detit ka sjelle demtime serioze ne
pyjet e bukur me pisha mesdhetare qe gjendeshin pergjate gjithe bregdetit te
Adriatikut. Shume nga pemet jane thare e po thahen nga rritja e kripesise. Ne
pika te tjera, sasia e kripes ne ujin e puseve te fshatrave bregdetare eshte
rritur ndjeshem, duke shkaterruar ekonomine e ketyre fshatrave.
Ndryshimet klimatike kane rritur gjithashtu dhe numrin dhe intensitetin e
zjarreve ne Shqiperi. Gjate 2006-2007, kishte 352 zjarre qe dogjen parqe e
pyje ne te gjithe Shqiperine, duke shkaterruar ekosisteme te tera. Ne disa
zona, mund te ecje me makine me kilometra te tera pa pare nje peme qe i
kishte shpetuar zjarrit. Ndersa dihen demet e komuniteteve qe jetonin ne
zonat malore, nuk dihet aspak demi qe i eshte shkaktuar ekosistemeve ne
zonat e djegura. Shkaqet e zjarreve te shpeshta mund te jene temperaturat
teper te larta ne vere, thatesirat e tejzgjatura dhe shkrirja heret e bores neper
male. Ne Kukës, mali Gjallica (2468 m mbi nivelin e detit) kishte majen e tij te
mbuluar nga bora nga Shtatori deri ne Qershor. Tani mezi mund te gjesh bore
ne maje ne muajin Prill ose Maj. Ndryshimet klimatike sollen dimrat te bute,
qe favorizuan rritjen e bimeve tropikale edhe ne Shqiperi, dhe solli shfaqjen e
mushkonjave ne lartesi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat ishin
te pranishme vetem ne lartesi te uleta para 1990). Stinet kane ndryshuar
gjithashtu, tashme pemet nuk leshojne gjethet ne tetor dhe nuk celin lule ne
mars, ato leshojne gjethet vone ne nentor dhe celin lule edhe ne fund te
janarit.
Ne 2009, ndryshimet ishin edhe me te theksuara--pati nje dimer te bute me
shume shi, por ajo qe ishte me habitshme ishte se vera erdhi me shume shi,
nje shi i pazakonte per veren shqiptare, ndersa ne Indi musonet erdhen me
shume vonese duke shkaterruar te korrat e fshatareve atje.
Qeveria dhe publiku shqiptar jane te pandergjegjesuar dhe te painformuar per
ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre, ka nje padituri dhe shume here
mohim te ketyre efekteve. Instituti i Politikave Mjedisore po punon shume qe
kjo ceshtje te ngrihet ne nivelet qe duhet dhe te informoje publikun mbi kete
ceshtje.
SI PASOJE E NDRYSHIMEVE
KLIMATIKE VJEN EDHE
SHKTRETEZIMI I TOKES.
 

Ndryshimet klimatike, ja si ndikojnë në jetën e përditshme
Rritje e temperaturave, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje e nivelit të deteve; për
rrjedhojë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë dhe
vjeshtë më e thatë. Janë këto disa nga pritshmëritë e ndryshimeve klimatike, sipas
skenareve te klimes. Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së
temperaturës dhe avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje. Ndersa, mundësia e
fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit
është më e madhe. Po keshtu, rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të
ashpra që shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve. Nderkaq, për shkak të rritjes së
temperaturave mesatare të dimrit, pritet që sasia më e madhe e reshjeve të jetë në formën
e shiut dhe jo borës, çka do të shkaktojë rritje si të lagështisë së tokës, ashtu edhe të
prurjeve. Rritja e nivelit të përgjithshëm të reshjeve mund të shtojë rrezikun e erozionit të
tokës në varësi të intensitetit të shiut. Rritja e temperaturave gjatë verës mund të rezultojë
në rritje të shpeshtësisë dhe të intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit. Ndryshimet e
pritshme të temperaturës në sipërfaqen e tokës dhe të lagështisë do të rrisin indeksin e
nxehtësisë, por, edhe pse pritet ulje e reshjeve në total, ka mundësi që të përjetojmë rritje
të shirave intensivë. Krahasuar me mesataren e periudhës 1951-2000, numri i ditëve me
reshje të rënda ka gjasa të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, 2-3 ditë deri në vitin 2050,
dhe me 3-5 ditë deri në vitin 2100.
NDRYSHIMET KLIMATIKE VIJNE ME SHKRIRJEN E AKULLNAJAVE DHE ME
PRISHJEN E NJE HABITATI   
 Sa i takon burimeve ujore, modelet e ndryshimit janë në
përgjithësi të ngjashme me ndryshimin e reshjeve vjetore: ka
rritje në gjerësi gjeografike të larta, por rënie në gjerësi
gjeografike të mesme. Por rritja e përgjithshme e avullimit do të
thotë se ka mundësi që prurjet të reduktohen. Ndërsa, në
përgjithësi, pemët me gjelbërim të përhershëm dhe pyjet e
lisave pritet të shtohen, zonat e pyjeve të ahut, të cilat kanë
rëndësi për prodhimin e drurit, do të zvogëlohen. Pyjet e bredhit
të zakonshëm (Picetum) pritet të zhduken deri në 2025, ndërsa
sipërfaqja e kullotave malore në majë të maleve të larta do të
reduktohet 10 herë (nga 20% të zonave pyjore në 2%).
MARRE NE INTERNET
Link 1) http://www.jep-al.org/forum/-
viewtopic.php?f=45&t=33#p87
2) http://mapo.al/2012/08/01/-klima-njeriu-
kunder-njeriut

More Related Content

What's hot

Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 
Ndryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeNdryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeErgi Nushi
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleMatilda Gremi
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetFreskida
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIlira kuca
 
Ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatikeNdryshimet klimatike
Ndryshimet klimatikeAltin Emiri
 

What's hot (8)

ngrohja globale
ngrohja globalengrohja globale
ngrohja globale
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 
Ndryshimet Klimaterike
Ndryshimet KlimaterikeNdryshimet Klimaterike
Ndryshimet Klimaterike
 
Projekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globaleProjekt ngrohja globale
Projekt ngrohja globale
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
 
Ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatikeNdryshimet klimatike
Ndryshimet klimatike
 

Projekt kurrikular n.klimatike

  • 1. Elez Isuf Ndreu Projekt kurrikular Raporti ndryshime klimatike-elemente te gjeosistemit Lenda:Njeriu dhe ndryshimet klimatike Klasa:X-8 Punoi :RigelsTroci
  • 3. Kanë kaluar 20 vjet që nga rrëzimi i diktaturës, por ndikimet e ndryshimeve klimatike do të duan më pak se 20 vjet që të jenë të prekshme. A janë shqiptarët gati të zgjedhin një model konsumi më të qëndrueshëm? Shqipëria është ndër vendet më të prekura në rajon përsa i takon prirjes së ndryshimeve klimatike. Gjatë 15 vjetëve të fundit janë vënë re tashmë modele të ndryshimit të motit me rritje të temperature, pakësimit të reshjeve dhe në mënyrë më të shpeshtë se më parë fenomene ekstreme, si përmbytje apo thatësira. Pyet çdo operator të hidrocentraleve të vogla, nëse për çdo vit që kalon reshjet e dëborës janë pakësuar ose jo, nëse bora shkrin më herët dhe më shpejt. Parashikimet tregojnë se reshjet e shiut në verë do të pakësohen me 10%, deri në 2020 dhe me 20% deri në 2050. Këto ndryshime do të kenë një ndikim direkt mbi bujqësinë dhe prodhimin e energjisë, dhe si rezultat, edhe mbi jetën e gjithsecilit. Fakti i thjeshtë është se produktet që blejmë, i përdorim dhe pastaj i hedhim pa kujdes kudo, konsumojnë burimet natyrore shumë më shpejt sesa mund të rikuperohen nga funksionet ekologjike të planetit tonë. Nëse nuk do të merrnim masa të ndryshonim modelet aktuale të konsumit dhe menaxhojmë kërkesat e ardhshme, burimet thjesht do të pakësoheshin. Mënyra e jetesës për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë nuk do të ishte e mundur. Për më tepër, Shqipëria ka mundësi të mëdha të papërdorura. Situata aktuale e mungesave në furnizimin dhe përdorimin e ujit, energjisë dhe burimeve të tjera natyrore, mund të ndryshonte për mirë me një kosto financiare relativisht të ulët. Veprime të tilla mund të ndihmonin të menaxhoheshin ndikimet e ndryshimeve klimatike. Por kjo do të kërkonte nga çdo shqiptar, dhe jo vetëm qeveria apo sektori privat, që të bëhej i ndërgjegjshëm për ndryshimin e sjelljes së vet.
  • 4.  Ndryshimet klimatike ne Shqiperi kane filluar te ndjehen qe ne gjysmen e dyte te viteve nentedhjete, duke u bere me evidente rreth 1997, vit kur dimri erdhi me pak, dhe ne shume zona te Shqiperise, me aspak bore. Zakonisht, ne zonat malore te Shqiperise binte shume bore gjate dimrit (nganjehere shkonte deri ne 2-3 m lartesi, por ne 1997 i gjithe dimri ishte i ngrohte, dhe pranvera erdhi e nxehte, me nje mars e prill te nxehte e me pak shi. Qe nga ai vit, dimrat ne Shqiperi jane bere gjithnje e me te shkurter e me te ngrohte, ndersa verat jane bere me te gjata dhe me te nxehta, nganjehere me temperatura mbi 40⁰C. Thatesirat ne vere, te shoqeruara nga permbytje ne vjeshte, jane bere fenomene te pervitshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike jane bere tashme te dukshme me sy te lire. Brigjet pergjate Adriatikut po gerryhen ne te gjithe gjatesine e bregdetit per shkak te rritjes se nivelit te detit--ne disa zona, deti ka perparuar deri ne 50 m ne brendesi te tokes, duke shkaterruar pyjet bregdetare dhe bimesine, si dhe duke rritur kripesine e lagunave dhe fushave prane bregdetit. Rritja e nivelit te detit ka sjelle demtime serioze ne pyjet e bukur me pisha mesdhetare qe gjendeshin pergjate gjithe bregdetit te Adriatikut. Shume nga pemet jane thare e po thahen nga rritja e kripesise. Ne pika te tjera, sasia e kripes ne ujin e puseve te fshatrave bregdetare eshte rritur ndjeshem, duke shkaterruar ekonomine e ketyre fshatrave.
  • 5. Ndryshimet klimatike kane rritur gjithashtu dhe numrin dhe intensitetin e zjarreve ne Shqiperi. Gjate 2006-2007, kishte 352 zjarre qe dogjen parqe e pyje ne te gjithe Shqiperine, duke shkaterruar ekosisteme te tera. Ne disa zona, mund te ecje me makine me kilometra te tera pa pare nje peme qe i kishte shpetuar zjarrit. Ndersa dihen demet e komuniteteve qe jetonin ne zonat malore, nuk dihet aspak demi qe i eshte shkaktuar ekosistemeve ne zonat e djegura. Shkaqet e zjarreve te shpeshta mund te jene temperaturat teper te larta ne vere, thatesirat e tejzgjatura dhe shkrirja heret e bores neper male. Ne Kukës, mali Gjallica (2468 m mbi nivelin e detit) kishte majen e tij te mbuluar nga bora nga Shtatori deri ne Qershor. Tani mezi mund te gjesh bore ne maje ne muajin Prill ose Maj. Ndryshimet klimatike sollen dimrat te bute, qe favorizuan rritjen e bimeve tropikale edhe ne Shqiperi, dhe solli shfaqjen e mushkonjave ne lartesi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat ishin te pranishme vetem ne lartesi te uleta para 1990). Stinet kane ndryshuar gjithashtu, tashme pemet nuk leshojne gjethet ne tetor dhe nuk celin lule ne mars, ato leshojne gjethet vone ne nentor dhe celin lule edhe ne fund te janarit. Ne 2009, ndryshimet ishin edhe me te theksuara--pati nje dimer te bute me shume shi, por ajo qe ishte me habitshme ishte se vera erdhi me shume shi, nje shi i pazakonte per veren shqiptare, ndersa ne Indi musonet erdhen me shume vonese duke shkaterruar te korrat e fshatareve atje. Qeveria dhe publiku shqiptar jane te pandergjegjesuar dhe te painformuar per ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre, ka nje padituri dhe shume here mohim te ketyre efekteve. Instituti i Politikave Mjedisore po punon shume qe kjo ceshtje te ngrihet ne nivelet qe duhet dhe te informoje publikun mbi kete ceshtje.
  • 6. SI PASOJE E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE VJEN EDHE SHKTRETEZIMI I TOKES.    Ndryshimet klimatike, ja si ndikojnë në jetën e përditshme Rritje e temperaturave, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje e nivelit të deteve; për rrjedhojë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë dhe vjeshtë më e thatë. Janë këto disa nga pritshmëritë e ndryshimeve klimatike, sipas skenareve te klimes. Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje. Ndersa, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe. Po keshtu, rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra që shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve. Nderkaq, për shkak të rritjes së temperaturave mesatare të dimrit, pritet që sasia më e madhe e reshjeve të jetë në formën e shiut dhe jo borës, çka do të shkaktojë rritje si të lagështisë së tokës, ashtu edhe të prurjeve. Rritja e nivelit të përgjithshëm të reshjeve mund të shtojë rrezikun e erozionit të tokës në varësi të intensitetit të shiut. Rritja e temperaturave gjatë verës mund të rezultojë në rritje të shpeshtësisë dhe të intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit. Ndryshimet e pritshme të temperaturës në sipërfaqen e tokës dhe të lagështisë do të rrisin indeksin e nxehtësisë, por, edhe pse pritet ulje e reshjeve në total, ka mundësi që të përjetojmë rritje të shirave intensivë. Krahasuar me mesataren e periudhës 1951-2000, numri i ditëve me reshje të rënda ka gjasa të rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, 2-3 ditë deri në vitin 2050, dhe me 3-5 ditë deri në vitin 2100.
  • 7. NDRYSHIMET KLIMATIKE VIJNE ME SHKRIRJEN E AKULLNAJAVE DHE ME PRISHJEN E NJE HABITATI     Sa i takon burimeve ujore, modelet e ndryshimit janë në përgjithësi të ngjashme me ndryshimin e reshjeve vjetore: ka rritje në gjerësi gjeografike të larta, por rënie në gjerësi gjeografike të mesme. Por rritja e përgjithshme e avullimit do të thotë se ka mundësi që prurjet të reduktohen. Ndërsa, në përgjithësi, pemët me gjelbërim të përhershëm dhe pyjet e lisave pritet të shtohen, zonat e pyjeve të ahut, të cilat kanë rëndësi për prodhimin e drurit, do të zvogëlohen. Pyjet e bredhit të zakonshëm (Picetum) pritet të zhduken deri në 2025, ndërsa sipërfaqja e kullotave malore në majë të maleve të larta do të reduktohet 10 herë (nga 20% të zonave pyjore në 2%).
  • 8. MARRE NE INTERNET Link 1) http://www.jep-al.org/forum/- viewtopic.php?f=45&t=33#p87 2) http://mapo.al/2012/08/01/-klima-njeriu- kunder-njeriut