Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.

PROJEKT tema:hekuri

40.384 visualizaciones

Publicado el

projekt per lenden e kimise se klases se 10 me teme:hekuri nje element kimik me vlera historike,industrialedhe shendetesore

Publicado en: Educación

PROJEKT tema:hekuri

  1. 1. Projekt kimi Hekuri Tema:”Hekuri element kimik me vlera historike,industriale dhe shendetesore. Punoi:Romina Balla
  2. 2.  Hekuri  Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj. Ka gjendje agregate te ngurte,ka ngjyre hiri,dhe dendesia e tij eshte 7.874.  Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri..  këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.  Përfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. sonë, në Misir (Egjipti i sotshëm).
  3. 3. Hekuri element kimik I sistemit periodik.
  4. 4. Hekuri nje element kimik I sistemit periodik  Hekuri është një element kimik me simbolin Fe dhe numër atomik 26. Është një metal në serinë e parë të tranzicionit. Ajo është me masë elementi më i zakonshëm në tokë, duke formuar shumë nga thelbin e jashtme dhe të brendshme të Tokës.  Symbol: Fe  Masë atomike: 55,845 u ± 0,002 u  Elektron konfiguracion: [Ar] 3d64s2  Numri atomik: 26  Pika e shkrirjes: 1,538 ° C  Pika e vlimit: 2862 ° C  Elektrone per skeletit: 2, 8, 14, 2
  5. 5. Hekuri nje element kimik me vlera historike  Në qytetin verior egjiptian të Gerzehut në vitin 1911, arkeologët gjetën një varr që përmbante nëntë rruaza, të cilat duket të jenë prej hekuri. Problemi i vetëm është se ato i përkasin 2.000 viteve para se sa Egjipti të kishte aftësinë të shkrinte hekurin.  Që atëherë, historianët kanë dyshime se ku egjiptianët e lashtë gjetën hekurin, ose mësuan ta krijojnë, kaq herët në histori. Në hieroglifet egjiptiane, “hekuri” fjalë për fjalë përkthehet: “metali nga qielli”, gjë që krijon një ide mjaft të mirë mbi origjinën e tij.  Për shkak se metali ishte i rrallë, ai ishte i lidhur kryesisht me pasuri dhe pushtet. Ai është përdorur kryesisht për bizhuteri dhe zbukurime për mbretër, dhe jo për armë, siç do të përdorej më vonë. Në vitin 1980, analizat kimike treguan nivelet e nikelit, një metal i lidhur fort me meteorët, por nivelet ishin shumë të ulëta për të konfirmuar teorinë.  Kohët e fundit, megjithatë, testet kanë treguar në mënyrë përfundimtare se hekuri me të vërtetë ka ardhur nga meteorët e rënë, gjë që shpjegon se pse metali u shfaq mijëra vjet para se egjiptianët të mësonin ta përpunonin. Dhe kjo gjë do të shpjegonte edhe misterin e kamës së Mbretit Tut.  Së bashku me një thikë të artë, një kamë misterioze e bërë me sa duket prej hekurit, është gjetur pranë Mbretit Tut. Duke qenë se Mbreti Tut vdiq shumë kohë para se të përpunohej hekuri, u hodh teoria se kama e tij ishte krijuar prej meteorëve të rrëzuar në Tokë. Pas testimeve, u vërtetua më në fund edhe kjo teori.
  6. 6. Hekuri nje element kimik me rendesi industriale
  7. 7.  Hekuri nje element kimik me rendesi shendetesore.  Hekuri është pjesë mjaft e rëndësishme e ushqimit, pasi që merr pjesë në përbërjen e hemoglobinës dhe ka rol në lidhjen dhe përcjelljen e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.  Në indet dhe organet e njeriut, hekuri lidhet me proteina të ndryshme, siç janë kromoproteinat, flavoproteinat dhe grupi i tretë ku bëjnë pjesë transferina dhe feritina. Hekuri merr pjesë edhe në sintezën e ADN-së, në metabolizmin e katekolaminave dhe shërben si përcjellës i elektroneve në mitokondrie.
  8. 8.  Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqim.

×