SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në Shqipëri
Politikëbërësit shqiptarë duhet të marrin parasysh politikat për ulur pabarazinë, e cila po rritet
përditë dhe në vetvete është një kërcënim për vlerat e brishta të shoqërisë shqiptare. Rritja e
pjesës së të ardhurave për të varfërit dhe garantimi i një rritje të shtresës së klasës së mesme
është në të vërtetë një vepër e mirë që politika mund të japë për rritjen ekonomike të vendit.
Edhe pse faktorët dhe ndikuesit në rritjen e pabarazisë ndryshojnë nga njeri vend në tjetrin ka
vend për të renditur disa politika që mundet të japin ndikimin e fortë në tkurrjen e pabarazisë.
Politikat e përmendura më poshtë janë një përmbledhje e përvojës ndërkombëtare që ka
dhënë efekte të dukshme në tkurrjen e pabarazisë së të ardhurave midis shtresave shoqërore
të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
Së pari është zvogëlimi i evazionit dhe shmangieve tatimore. Politikat e përjashtimit nga
tatimet dhe taksat, si dhe krijimi i zonave që kanë përfituar favorizime fiskale nën politikat e
nxitjes së investimeve kanë pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e carjeve të mëdha të
“sëndukut” të qeverive. Nga ana tjetër, fakti që janë zbatuar në kushtet e një mjedisi infoprmal
dhe nën një administrim të dobët kanë prishur balancat e barazisë së individëve përpara ligjit
duke krijuar zona dhe streha të favorshme për evazion, dhe në rastin më të mirë për shmangie
fiskale. Këto streha fiskale që në praktikën shqiptare kanë qenë favorizuar me tepri për sektorin
e bujqësisë, turizmit, si dhe industrisë kanë prodhuar në të tre këta sektorë më shumë
informalitet, pabarazi në të ardhura midis individëve, si dhe varfëri e papunësi. Politikat që e
kanë nxitur këtë pabarazi, nëse krahasohen me premtimet dhe argumentet që kanë përmendur
në këto raste dhe sektorë janë baza ku mbështete dështimi për nxitje ekonomike, thithje
investimesh, por edhe pabarazi të theksuar në të ardhurat e individëve. Nga ana tjetër,
individët e pasuruar të angazhuar nga politikanët për të përfituar nga këto përjashtime në
kurriz të buxhetit dhe investimeve kanë ndikuar direkt në rritjen e barrës për segmentet e tjera
të biznesit dhe në rritjen e informalitetit në këta sektorë.
Mjafton të kutjojmë shumat që individët e pasur transferojnë jashtë vendit në mënyrë ilegale,
për të dhënë shembullin më të qartë se ekonomia nuk ka përfituar asnjë vlerë të shtuar, por
edhe buxheti ka humbur të paktën 7 miliardë US.D në këto 15 vitet e fundit nga taksat e
munguara dhe mungesa e qarkullimit të këtyre fondeve në ciklin e e ekonomisë shqiptare.
Edhe pse përpjekje dhe politika hartohen dhe hidhen për zbatim, ku shqiëpria ka edhe
angazhime për të zbatuar nga pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare të krijuara për të
luftuar fenomene të tilla nuk duket se kanë arritur në atë standart që të bëjnë ndryshimin për
të ardhmen.
Ky konkluzion mbështetet nga fakti i prezencës masive të ekonmisë informale dhe nivleit të
evazionit ende të pacënuar në pikat e dobëta të tij.
Së dyti vjen, rritja e investimeve në shërbimet publike. Politikat që na ka vënë përpara qeveria
për të argumentuar faktin pse ka zgjedhur masat shtrënguese janë lidhur me konsolidimin e
financave publike dhe krijimi i një baze të sigurt të buxhetit dhe politikave fiskale së bashku për
të nxitur rritjen ekonomike dhe për këtë arsye premtimi që mban mbi vete kjo politikë është se
do të përfitojnë të gjitha pjesët e shoqërisë, e vecanërisht ata që i përkasin shtresave të
niveleve të ulta dhe të mesme. Qeveritë shpesh prezantojnë frikën e borxhit dhe deficitit për të
justifikuar shkurtimet buxhetore, si dhe mungesa në politikat dhe administrimin e dobët të
financave publike. Megjithatë, historia ka treguar se në të vërtetë masat shtrënguese për më
shumë se dy vite fiskale kanë dështuar në aspektin fiskal, ekonomik dhe politik.
Një pjesë e madhe e mekanizmit përballues për krizën financiare në Evropë ishte pikërisht
zbatimi i politikave me masa shtrënguese rigoroze. Në të kundërt, SHBA ju drejtua politikave të
stimulit financiar dhe tani po korr të mirat e kësaj politike. Nuk duhet harruar se SHBA ishte në
syrin e “ciklonit” financiar në krahasim me situatën europiane.
Shumë prej ekonomive evropiane që miratuan masa shtrënguese janë në pozita të të ndenjurit
në vend dhe janë duke luftuar për të shlyer borxhet e tyre. Jo vetëm që politikat shtrënguese që
zbatuan po pengojnë rritjen ekonomike të tyre, por një efekt “dytësor” ka rezultuar në rritje të
pabarazisë së të ardhurave duke vënë shtresat më të varfra të shoqërisë në një disavantazh
edhe më të madh.
Shumë ekonomistë kanë argumentuar se investimet në shërbimet publike janë një alternativë
favorizuese që nxit produktivitetin e sektorit privat, investimet dhe punësimin.
Së treti është rritja e pagave. Çështja më thelbësore e pabarazisë së të ardhurave është se
ndërsa të ardhurat e disa të zgjedhurve nga politika e sëmurë vazhdojnë të rriten me shpejtësi,
pjesa më e madhe e popullsisë në punë dhe jo janë ose po ecin ende nën nivelin e varfërisë apo
në drejtim të kundërt me kategorinë e përzgjedhur për tu pasuruar.
Në shumë vende, pabarazia fillon në tregun e punës. FMN-ja thotë se “erozioni i pagave
minimale është i lidhur me rritjen e konsiderueshme pabarazisë së përgjithshme”.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), vendet e zhvilluara janë më të rrezikuar nga
pabarazia e të ardhurave, ndërkohë që disa vende në zhvillim kanë dëshmuar një tendencë të
tkurrjes së pabarazisë, ku po mbizotëron praktika e shpërndarjes më të barabartë të pagave
dhe punësimit.
Por një nga temat më tabu të politikës është paga minimale. Edhe në ekonomitë më të
avancuara, paga minimale ka mbetur në vend.
Bizneset shpesh hezitojnë për të rritur pagat, si pasojë e një llogaritje të thjeshtë që vjen nga
ekuacioni se paga më të larta janë të barabarta me më pak fitime. Megjithatë, pagat e rritura
kanë provuar se ka përfitime aty ku ato janë zbatuar. Punëtorët e paguar më mirë rezultojnë në
një produktivitet më të madh, një rënie të mungesave në punë dhe një rritje në qarkullim.
Përveç kësaj, pagat më të larta shkojnë në konsum duke rritur kërkesën për mallra dhe
shërbime.
Njohja e pagave minimale për standartet bazë të jetesës (minimumi jetik) sipas referencave
ndërkombëtare (një llogaritje në bazë të kostos bazë të jetesës) do të prodhojë përfitime si
shoqërore, po ashtu dhe ekonomike. Punëdhënësit mund të stimulohen për të rritur pagat
vullnetarisht pikërisht duke u bazuar te një minimum jetik apo standard bazë i jetesës. Në të
njëjtën kohë, drejtuesit e vendit mund të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zbatuar një
pagë që niset nga minimumi jetik në të ardhmen e afërt.
Së katërti është qasja më e mirë ndaj financimeve. Përveç rasteve të zgjedhur si tregime të
suksesshme të hapjes së disa biznesve të reja, e vërteta është se prej disa vitesh, investitorët
kanë shmangur në masë të madhe bizneset e mëdha. Rreziku i investimit në biznese të mëdha
pengon aftësinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) të afrohen drejt burimeve të
financimit. Ekonomia aktualisht është ngushtë me financime kapitale për sipërmarrësit, duke
ruajtur kështu ende një cikël të varësisë, produktivitet te humbur dhe rritje të pabarazisë.
NVM-të kanë një efekt pozitiv lidhur me marëdhëniet që krijohen nga pronarët e tyre me
punonjësit, klientët dhe komunitetet. Një qasje më e mirë ndaj kapitalit do të japë mbështetjen
e nevojshme për sipërmarrësit me pak ose aspak të ardhura për t'u dhënë atyre aftësinë për të
qenë të aftë të vetëmenaxhojnë bizneset e tyre. Qeveria duhet të nxisi investitorët për të
siguruar kapital për bizneset e vogla, të cilat mund të realizohen nëpërmjet programeve të
kreditimit publik dhe privat.
Së pesti është transparenca e politikave ekonomike gjatë procesit të zbatimit të tyre.
Veçanërisht në vendet në zhvillim, mungesa e transparencës është problematike, kur vjen fjala
për politikën ekonomike në procesin e zbatimit. Një sistem, të cilit i mungon transparenca
tenton të kultivojë nivele të larta të korrupsioni. Sipas Transparency International, ka një
korrelacion të fortë negativ ndërmjet korrupsionit dhe nivelit të PBB-së për frymë. Korrupsioni
pengon shpenzimet e nevojshme të qeverisë, të cilat ndikojnë në mirëqenien sociale dhe
krijojnë pabarazi në masë.
Në një studim të FMN-së, thuhet se “organizatat që janë nën një ndikim të konsiderueshëm të
korrupsionit dhe pabarazisë së të ardhurave, rezultojnë me një devijim standard të pikëve në
rritje të korrupsionit dhe me një reduktim të të ardhurave për të varfërit me 7.8 për qind në
vit”.
Studimi argumenton se rritja e ulët ekonomike, një sistem tatimor i njëanshëm dhe që
praktikisht (përtej asaj që përcakton ligji) favorizon de facto nivelet e pasura dhe të mirë-lidhur
me politikën, e japin efektin drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve sociale dhe aksesin e
pabarabartë ndaj arsimit dhe shërbimeve publike që faktikisht të gjitha rrisin pabarazinë
akoma më tej.
Politikat për të përmirësuar aftësitë për të gjithë, që sigurojnë se infrastruktura e një vendi i
plotëson nevojat e saj dhe që inkurajojnë përshtatjen e ekonomisë me inovacionin dhe
teknologjinë janë të gjitha thelbësore për të nxitur rritje dhe për të siguruar një prosperitet më
përfshirës se deri më sot.
Shtator 2016

More Related Content

Viewers also liked

A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëALTAX Consulting
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skriptaMuhamet Sopa
 
Sistemi doganor
Sistemi doganorSistemi doganor
Sistemi doganorMiki mirs
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 
The What If Technique presented by Motivate Design
The What If Technique presented by Motivate DesignThe What If Technique presented by Motivate Design
The What If Technique presented by Motivate DesignMotivate Design
 

Viewers also liked (10)

003 doganat2
003 doganat2003 doganat2
003 doganat2
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
06 doganat
06 doganat06 doganat
06 doganat
 
Doganat
DoganatDoganat
Doganat
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
Sistemi doganor
Sistemi doganorSistemi doganor
Sistemi doganor
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
The What If Technique presented by Motivate Design
The What If Technique presented by Motivate DesignThe What If Technique presented by Motivate Design
The What If Technique presented by Motivate Design
 

Similar to 5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri

Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitALTAX Consulting
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskaleERIC467133
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminAnita Dogani
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipALTAX Consulting
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateALTAX Consulting
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareALTAX Consulting
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeALTAX Consulting
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriALTAX Consulting
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaBekim Bajrami
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileALTAX Consulting
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionALTAX Consulting
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminALTAX Consulting
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Menaxherat
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitALTAX Consulting
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeMenaxherat
 

Similar to 5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri (20)

Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskale
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_sociale
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Algita ekonomi
Algita ekonomiAlgita ekonomi
Algita ekonomi
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 

5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri

  • 1. 5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në Shqipëri Politikëbërësit shqiptarë duhet të marrin parasysh politikat për ulur pabarazinë, e cila po rritet përditë dhe në vetvete është një kërcënim për vlerat e brishta të shoqërisë shqiptare. Rritja e pjesës së të ardhurave për të varfërit dhe garantimi i një rritje të shtresës së klasës së mesme është në të vërtetë një vepër e mirë që politika mund të japë për rritjen ekonomike të vendit. Edhe pse faktorët dhe ndikuesit në rritjen e pabarazisë ndryshojnë nga njeri vend në tjetrin ka vend për të renditur disa politika që mundet të japin ndikimin e fortë në tkurrjen e pabarazisë. Politikat e përmendura më poshtë janë një përmbledhje e përvojës ndërkombëtare që ka dhënë efekte të dukshme në tkurrjen e pabarazisë së të ardhurave midis shtresave shoqërore të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Së pari është zvogëlimi i evazionit dhe shmangieve tatimore. Politikat e përjashtimit nga tatimet dhe taksat, si dhe krijimi i zonave që kanë përfituar favorizime fiskale nën politikat e nxitjes së investimeve kanë pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e carjeve të mëdha të “sëndukut” të qeverive. Nga ana tjetër, fakti që janë zbatuar në kushtet e një mjedisi infoprmal dhe nën një administrim të dobët kanë prishur balancat e barazisë së individëve përpara ligjit duke krijuar zona dhe streha të favorshme për evazion, dhe në rastin më të mirë për shmangie fiskale. Këto streha fiskale që në praktikën shqiptare kanë qenë favorizuar me tepri për sektorin e bujqësisë, turizmit, si dhe industrisë kanë prodhuar në të tre këta sektorë më shumë informalitet, pabarazi në të ardhura midis individëve, si dhe varfëri e papunësi. Politikat që e kanë nxitur këtë pabarazi, nëse krahasohen me premtimet dhe argumentet që kanë përmendur në këto raste dhe sektorë janë baza ku mbështete dështimi për nxitje ekonomike, thithje investimesh, por edhe pabarazi të theksuar në të ardhurat e individëve. Nga ana tjetër, individët e pasuruar të angazhuar nga politikanët për të përfituar nga këto përjashtime në kurriz të buxhetit dhe investimeve kanë ndikuar direkt në rritjen e barrës për segmentet e tjera të biznesit dhe në rritjen e informalitetit në këta sektorë. Mjafton të kutjojmë shumat që individët e pasur transferojnë jashtë vendit në mënyrë ilegale, për të dhënë shembullin më të qartë se ekonomia nuk ka përfituar asnjë vlerë të shtuar, por edhe buxheti ka humbur të paktën 7 miliardë US.D në këto 15 vitet e fundit nga taksat e munguara dhe mungesa e qarkullimit të këtyre fondeve në ciklin e e ekonomisë shqiptare.
  • 2. Edhe pse përpjekje dhe politika hartohen dhe hidhen për zbatim, ku shqiëpria ka edhe angazhime për të zbatuar nga pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare të krijuara për të luftuar fenomene të tilla nuk duket se kanë arritur në atë standart që të bëjnë ndryshimin për të ardhmen. Ky konkluzion mbështetet nga fakti i prezencës masive të ekonmisë informale dhe nivleit të evazionit ende të pacënuar në pikat e dobëta të tij. Së dyti vjen, rritja e investimeve në shërbimet publike. Politikat që na ka vënë përpara qeveria për të argumentuar faktin pse ka zgjedhur masat shtrënguese janë lidhur me konsolidimin e financave publike dhe krijimi i një baze të sigurt të buxhetit dhe politikave fiskale së bashku për të nxitur rritjen ekonomike dhe për këtë arsye premtimi që mban mbi vete kjo politikë është se do të përfitojnë të gjitha pjesët e shoqërisë, e vecanërisht ata që i përkasin shtresave të niveleve të ulta dhe të mesme. Qeveritë shpesh prezantojnë frikën e borxhit dhe deficitit për të justifikuar shkurtimet buxhetore, si dhe mungesa në politikat dhe administrimin e dobët të financave publike. Megjithatë, historia ka treguar se në të vërtetë masat shtrënguese për më shumë se dy vite fiskale kanë dështuar në aspektin fiskal, ekonomik dhe politik. Një pjesë e madhe e mekanizmit përballues për krizën financiare në Evropë ishte pikërisht zbatimi i politikave me masa shtrënguese rigoroze. Në të kundërt, SHBA ju drejtua politikave të stimulit financiar dhe tani po korr të mirat e kësaj politike. Nuk duhet harruar se SHBA ishte në syrin e “ciklonit” financiar në krahasim me situatën europiane. Shumë prej ekonomive evropiane që miratuan masa shtrënguese janë në pozita të të ndenjurit në vend dhe janë duke luftuar për të shlyer borxhet e tyre. Jo vetëm që politikat shtrënguese që zbatuan po pengojnë rritjen ekonomike të tyre, por një efekt “dytësor” ka rezultuar në rritje të pabarazisë së të ardhurave duke vënë shtresat më të varfra të shoqërisë në një disavantazh edhe më të madh. Shumë ekonomistë kanë argumentuar se investimet në shërbimet publike janë një alternativë favorizuese që nxit produktivitetin e sektorit privat, investimet dhe punësimin. Së treti është rritja e pagave. Çështja më thelbësore e pabarazisë së të ardhurave është se ndërsa të ardhurat e disa të zgjedhurve nga politika e sëmurë vazhdojnë të rriten me shpejtësi, pjesa më e madhe e popullsisë në punë dhe jo janë ose po ecin ende nën nivelin e varfërisë apo në drejtim të kundërt me kategorinë e përzgjedhur për tu pasuruar.
  • 3. Në shumë vende, pabarazia fillon në tregun e punës. FMN-ja thotë se “erozioni i pagave minimale është i lidhur me rritjen e konsiderueshme pabarazisë së përgjithshme”. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), vendet e zhvilluara janë më të rrezikuar nga pabarazia e të ardhurave, ndërkohë që disa vende në zhvillim kanë dëshmuar një tendencë të tkurrjes së pabarazisë, ku po mbizotëron praktika e shpërndarjes më të barabartë të pagave dhe punësimit. Por një nga temat më tabu të politikës është paga minimale. Edhe në ekonomitë më të avancuara, paga minimale ka mbetur në vend. Bizneset shpesh hezitojnë për të rritur pagat, si pasojë e një llogaritje të thjeshtë që vjen nga ekuacioni se paga më të larta janë të barabarta me më pak fitime. Megjithatë, pagat e rritura kanë provuar se ka përfitime aty ku ato janë zbatuar. Punëtorët e paguar më mirë rezultojnë në një produktivitet më të madh, një rënie të mungesave në punë dhe një rritje në qarkullim. Përveç kësaj, pagat më të larta shkojnë në konsum duke rritur kërkesën për mallra dhe shërbime. Njohja e pagave minimale për standartet bazë të jetesës (minimumi jetik) sipas referencave ndërkombëtare (një llogaritje në bazë të kostos bazë të jetesës) do të prodhojë përfitime si shoqërore, po ashtu dhe ekonomike. Punëdhënësit mund të stimulohen për të rritur pagat vullnetarisht pikërisht duke u bazuar te një minimum jetik apo standard bazë i jetesës. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e vendit mund të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të zbatuar një pagë që niset nga minimumi jetik në të ardhmen e afërt. Së katërti është qasja më e mirë ndaj financimeve. Përveç rasteve të zgjedhur si tregime të suksesshme të hapjes së disa biznesve të reja, e vërteta është se prej disa vitesh, investitorët kanë shmangur në masë të madhe bizneset e mëdha. Rreziku i investimit në biznese të mëdha pengon aftësinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) të afrohen drejt burimeve të financimit. Ekonomia aktualisht është ngushtë me financime kapitale për sipërmarrësit, duke ruajtur kështu ende një cikël të varësisë, produktivitet te humbur dhe rritje të pabarazisë. NVM-të kanë një efekt pozitiv lidhur me marëdhëniet që krijohen nga pronarët e tyre me punonjësit, klientët dhe komunitetet. Një qasje më e mirë ndaj kapitalit do të japë mbështetjen e nevojshme për sipërmarrësit me pak ose aspak të ardhura për t'u dhënë atyre aftësinë për të qenë të aftë të vetëmenaxhojnë bizneset e tyre. Qeveria duhet të nxisi investitorët për të
  • 4. siguruar kapital për bizneset e vogla, të cilat mund të realizohen nëpërmjet programeve të kreditimit publik dhe privat. Së pesti është transparenca e politikave ekonomike gjatë procesit të zbatimit të tyre. Veçanërisht në vendet në zhvillim, mungesa e transparencës është problematike, kur vjen fjala për politikën ekonomike në procesin e zbatimit. Një sistem, të cilit i mungon transparenca tenton të kultivojë nivele të larta të korrupsioni. Sipas Transparency International, ka një korrelacion të fortë negativ ndërmjet korrupsionit dhe nivelit të PBB-së për frymë. Korrupsioni pengon shpenzimet e nevojshme të qeverisë, të cilat ndikojnë në mirëqenien sociale dhe krijojnë pabarazi në masë. Në një studim të FMN-së, thuhet se “organizatat që janë nën një ndikim të konsiderueshëm të korrupsionit dhe pabarazisë së të ardhurave, rezultojnë me një devijim standard të pikëve në rritje të korrupsionit dhe me një reduktim të të ardhurave për të varfërit me 7.8 për qind në vit”. Studimi argumenton se rritja e ulët ekonomike, një sistem tatimor i njëanshëm dhe që praktikisht (përtej asaj që përcakton ligji) favorizon de facto nivelet e pasura dhe të mirë-lidhur me politikën, e japin efektin drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve sociale dhe aksesin e pabarabartë ndaj arsimit dhe shërbimeve publike që faktikisht të gjitha rrisin pabarazinë akoma më tej. Politikat për të përmirësuar aftësitë për të gjithë, që sigurojnë se infrastruktura e një vendi i plotëson nevojat e saj dhe që inkurajojnë përshtatjen e ekonomisë me inovacionin dhe teknologjinë janë të gjitha thelbësore për të nxitur rritje dhe për të siguruar një prosperitet më përfshirës se deri më sot. Shtator 2016