Ne nuk mund të konkurojmë në rajon me taksat, por me produkte shqiptare që rritin ekonominë dhe lehtësohen sipas kontributit që japin në buxhetin shqiptar.
Detyra i takon qeverisjes së majtë që të zvogëlojë diferencimet në të ardhura që u krijuan në këto vite të fundit.
1. 1
Më mirë pa taksa?!
Ofertat politike për ulje taksash, të shpallura në çdo kohë zgjedhjesh ngjasojnë me
ofertat e tregtarëve për ulje çmimesh. Produkti që shitet është morali politik për të
joshur votuesit që të kthejnë vëmendjen nga “malli”që shesin disa politikanë.
Në fakt, një mall i lirë është tërheqës për këdo nga ne. Por, malli i lirë në fakt nuk ka
vlerë afatgjatë.
Metafora e politikës është një situatë surreale dhe nuk ka lidhje me modelin kapitalist
dhe shtetin që bazon shërbimet dhe egzistencën e tij te sistemi fiskal dhe konsolidimi i
financave të vendit.
Nëse shteti do të bazohej mbi taksat e ulëta atëherë ambjenti ku mund të zbatohej ky
model do të duhej të ishte një ambjent i ngjashëm me ato të vendeve nordike, apo
vende të tjera që kanë arritur të fitojnë betejat me evazionin.
Por, ja që ambjenti ekonomik dhe social i Shqipërisë nuk ka asnjë ngjashmëri, sado të
vogël me këto zona të botës. Por, edhe pse nuk kemi ngjashmëri kushdo nga ju mund të
lexojë se në gjithë këto vende nuk bëhet një zhurmë të tillë si në Shqipëri për ulje
taksash. Nëse ndodh që taksat të ulen ato duhet të llogariten të mbajnë buxhetin në
këmbë. Përndryshe do të ketë më pak lekë dhe një shtet më të dobët dhe në dëm të
vlerave kombëtare.
Neve në Shqipëri nuk kemi situata buxhetore si të këtyre vendeve.
Neve në Shqipëri kemi lënë pa paguar më shumë se gjysmën e shpenzimeve buxhetore
për mallra e shërbime, apo për vendime që motivoheshin nga ambicie politike. Neve në
2. 2
Shqipëri nuk kemi arritur ende në gjithë këto 25 vite të mbledhim më shumë se ½ e të
ardhurave që mblidheshin nga buxhetin i shtetit shqiptar të para viteve ’90.
Neve në Shqipëri, as nuk kemi arritur të shpenzojmë në investime më të mëdha se ato
që ndërtoheshin me lekët e buxhetit të shtetit të para viteve ’90. Neve, nuk arritëm dot
të zëvendësonim sistemin shëndetësor me një të duhur për kohën që jetojmë, apo
sistemin arsimor me një më të zhvilluar apo më modern.
Neve në Shqipëri nuk arritëm të rindërtonim dot as një polici që të shërbente dhe ta
mbronte qytetarin. Neve në Shqipëri nuk arritëm dot të tërheqim asnjë investitor që të
ishin pjesë e emrave të mëdhenj të shumëkombsheve ndërkombëtare.
Për të mos vijuar me secilin aspekt që preket direkt apo jo direkt nga politika buxhetore
dhe ajo fiskale nuk mund të shpallet ulja e taksave, kur është duke u luftuar me
informalët, krimin ekonomik dhe evazionistët e mëdhenj.
Por, edhe taksimi i sheshtë nuk rezultoi të ishte një taksë e lirë për shumicën e
popullsisë, ajo që merr të ardhura të nivelit të mesëm dhe të ulëta.
Mënyra e taksimit me një shkallë për të gjithë (e sheshtë) e vendoste peshën e saj
tatimore mbi individin te baza e piramidës së të ardhurave (pagat e ulëta dhe të mesme)
duke i marrë në vlerë më shumë. Individëve më pranë majës së piramidës në të
ardhurave (pagat e larta dhe individëve me para e kapital të madh) u merrte më pak.
Baza e tatimpaguesve me të ardhura të ulta deri në të mesme mbante një peshë më të
madhe mes njeri-tjetrit, se sa ata që ishin në majë të piramidës të ardhurave, që ndanin
një peshë më të ulët. Të parëve u mbetej më pak lekë pas tatimit, të dytëve u mbeteshin
shumë më shumë lekë pas tatimit.
3. 3
Edhe pse tatimi i sheshtë ka popullaritet, pasi ai eliminon taksimin e dyfishtë, i vetmi
pozitivitet i tij është se u ka mundësuar individëve që:
- të zgjerojnë në një volum të konsiderueshëm kapitalet;
- të mbartin më shumë fitime në vite dhe;
- të kenë shtim të pasurive, që prodhojnë vlerë të shtuar për familjet e tyre.
Një individ nuk bëhet i suksesshëm i varur nga politika e taksave. Ai arrin suksesin se
është i bazuar mbi talentin dhe punën e tij. Çdo profesionist bëhet i tillë se ai e dëshiron
këtë status profesional dhe social. Një pjesë e madhe e të ardhurave pas taksave të
kursyera nga profesionistët shkojnë për investime dhe më pak për konsum. Ata
investojnë në shtëpi të dyta, pasuri të tjera, si: jahte, makina dhe mallra luksi, apo
shërbime të shtrenjta. Në këtë mënyrë, efekti i tyre ka shkuar në rritje të pasurisë.
Tatimi që kërkohet sot nga bizneset dhe individët është vetëm pak nga pjesa e
grumbulluar deri më sot dhe që preken nga sistemi progresiv pasi ai merr më shumë aty
ku ka pasuri më shumë.
Përvoja e mbi 1 viti argumentoi me fakte se administrimi i financave dhe zhvillimi i
ekonomisë nuk mund të mbështetej ende te polarizimi i shoqërisë, ku taksa e sheshtë
rezultoi me gunga për një shumicë të shoqërisë. Ata që fituan gjithë këto vite jo vetëm
dëmtuan pak nga pak konsumin, pasi ja hoqën lekët e konsumit nga duart shtresave
konsumatore, por nga ana tjetër duke qenë me probleme fiskale dhe investime
mbështetur nga politika dhe jo nga tregu, kanë çorientuar fluksin e qarkullimit monetar
në vend me nxjerrjen e sasive monetare jashtë vendit.
Nga ana tjetër, tatimi progresiv po ndihmon ashtu pa zhurmë barazinë sociale. Gjithë
problemi qëndron te fakti më i thjeshtë që bën të aftë ekonominë të funksionojë dhe të
ecë përpara: rishpërndarja e të ardhurave te shtresat e varfra dhe të mesme, si baza e
piramidës së konsumit. Për të mundësuar rishpërdarjen u modelua sistemi i taksimit
4. 4
progresiv mbi të ardhurat. Barrën kryesore të tatimeve duhet ta mbajë individi më i
fortë ekonomikisht. Kjo është njëlloj si logjika e gravitetit, e cila nuk injorohet dot.
Kriza rajonale, që e ka rrethuar dhe ka depërtuar në biznesin shqiptar, të cilit nuk i ishte
garantuar deri më sot asnjë barrierë mbrojtëse ndaj rreziqeve të saj shtroi pa pyetur
shumë para qeverisë kërkesën që të fuqishmit dhe individët e pasur duhet të paguajnë
“pjesën e ndershme” të barrës. Edhe bizneset shqiptare kur janë pyetur dhe anketuar
janë shprehur të gatshëm për të mbajtur këtë barrë.
Ne nuk mund të konkurojmë në rajon me taksat, por me produkte shqiptare që rritin
ekonominë dhe lehtësohen sipas kontributit që japin në buxhetin shqiptar.
Detyra i takon qeverisjes së majtë që të zvogëlojë diferencimet në të ardhura që u
krijuan në këto vite të fundit.
Edi GJOKUTAJ, Maj 2015