Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.
Universitei Shteteror I Tetoves
Fakullteti i Shkencave te Zbatuara
Arkitekture
LËNDA: PREZANTIMI TEKNIK DHE KOMUNIKIMI
MËS...
2
Permbajtja
1.0
2.0
2.1
3.0
3.1
3.2
3.3
3.4
3.0
Vitet e hershme
Stili i ndertimit dhe idea e zbulimit te 5 pikave
Stili “...
3
1.0 - Vitet e hershme
I lindur si Charles-Edouard Jeanneret-Gris në 6 tetor të vitit 1887. Le Corbusier ishte
djali I dy...
4
2.0 - Stili i ndertimit dhe idea e zbulimit te 5 pikave
Le Corbusier (1887-1965) ishte një nga autorët e arkitekturës mo...
5
2.1 - Stili “makinë për të jetuar”.
Kritikët kanë marrë dy qasjë në lidhje me prjojektimin e shtëpive nga Le Corbusier i...
6
3.0 - Llojet e shtëpive të finalizuara.
Në vizatimet me prespektivë izometrike të Quarter Fruges ne shohim pesë lloje të...
7
3.2 - Kisha Ronchamp (1950 – 1954)
Kisha Ronchamp ose e njohur ndryshe si kapela Ronchamp (chapel Ronchamp),është një
ob...
8
3.0 – 5 Pikat Ndertimore
Pesë Pikat Drejt Arkitekturës së Re, është afërsisht i njëkohshëm me hartimin e
shtëpisë së Le ...
9
kopshti çati do të bëhet vendi më i favorizuar në ndërtesë. Në përgjithësi, kopshti në çati do
të thotë për një qytet ri...
10
Përfundimi
Në këtë projekt, kam folur për tiparet e dizajnimit për strehim të Le Corbusier nga një
pikpamje tipologjike...
11
Referencat
1. Le Corbusier and the continuing revolution in architecture - Charles Jencks
2. Arkitektura Moderne dhe Ba...
Próxima SlideShare
Cargando en…5
×

Le corbusier–5parimet taulant sherifi.txt

819 visualizaciones

Publicado el

<iframe width="476" src="https://www.slideshare.net/slideshow/embed_code/key/1j62uFDHJi31EN" height="400"></iframe>

Publicado en: Ingeniería
  • Power point http://www.slideshare.net/taulantsherifi/le-corbusier5parimet-tsherifi
       Responder 
    ¿Estás seguro?    No
    Tu mensaje aparecerá aquí

Le corbusier–5parimet taulant sherifi.txt

  1. 1. Universitei Shteteror I Tetoves Fakullteti i Shkencave te Zbatuara Arkitekture LËNDA: PREZANTIMI TEKNIK DHE KOMUNIKIMI MËSIMDHËNËSE: Prof. Asoc.Dr. Violeta NUSHI VITI AKADEMIK: 2014/15 TEMA: Le Courbisier – 5 Parimet KANDIDATI: Taulant Sherifi 01/12
  2. 2. 2 Permbajtja 1.0 2.0 2.1 3.0 3.1 3.2 3.3 3.4 3.0 Vitet e hershme Stili i ndertimit dhe idea e zbulimit te 5 pikave Stili “makinë për të jetuar”. Llojet e shtëpive të finalizuara Planifikimet urbane Kisha Ronchamp (1950 – 1954) Sistemi Modulor Arkitektura dhe makina 5 Pikat Ndertimore I. Pilotis II. Kopshti në çati III. Plan i lirë IV. Dritaret horizontale V. Dizajni i lire i fasadave Përfundimi Referenca 03 04 05 06 06 07 07 07 08 09 10 11 11 11 10 11
  3. 3. 3 1.0 - Vitet e hershme I lindur si Charles-Edouard Jeanneret-Gris në 6 tetor të vitit 1887. Le Corbusier ishte djali I dytë I Edouard Jeanneret, një artist i cili dizajnonte në industrinë e famshmë të orës në qytetin e tij , dhe Madame Jeanneret-Perret, një muzikante dhe profesore e pianos. Karizma e faimljes së tij, dashuria ndaj arteve, ndikoi në formimin e Le Corbusierit. Në moshën 13 vjecare, Le Corbusier e la shkollen fillore për të marrë pjesë në Arts Décoratifs në La Chaux-de-Fonds, ku ai I meson artet e gdhendjes, duke I ndjekur hapat e babait të tij. Ai atje ishte nën mbikqyrjen e L’Eplattenier, të cilin Le Corbusier e quante “Mjeshtri im“ dhe më von e konsideroi atë si të vetmin profesor të tijin. L’Eplattenier e mësoi Le Corbusier historin e arteve, vizatimin dhe estetikën natyrale të Art Nouveau.Mbasi për shkak të studimeve të zgjatura të tij në art, Corbusier së shpejti e la prodhimin e orëve dhe i vazhdoi studimet e tij në art dhe dekorim, duke synar të bëhet një piktor. Regjistrohet në Universitet të cilin e braktis pas 6 muajsh duke mos u diplomuar asnjëherë. L’Eplattenier insistoi që studentët e tij të studjojnë arkitekturë gjithashtu, dhe ai i rregulloi të punojë në projekte lokale. Projekton shtëpinë e tij të parë, në 1907(villa Falet). Në moshën 20 vjecare, Le corbusier shkon në udhëtim nëpër Evropën Qëndrore dhe Mediterianit, duke përfshir Italin, Viennën, Mynihun dhe Parisin.Udhëtime të cilat zgjatën plot 6 muaj nga të cilat huazoj mjaft detale të kulturave të ndryshme të cilat më von do ti modifikoj për të përmbushur misionin e patitulluar. Udhëtimi i tij përfshin takime me arkitektë të ndryshëm, më e vecant ishte ajo me racionalistin strukturor, Auguste Perret, një pioner i konstruksionit të betonit të armuar, dhe me von me arkitektin e mirënjohur Peter Behrens, me të cilin Le Corbusier punoi prej në Tetor te vitit 1910 deri në mars të vitit 1911, afër Berlinit. E gjith kjo do të çoj në formimin e L.C si personalitet dhe si arkitekt.
  4. 4. 4 2.0 - Stili i ndertimit dhe idea e zbulimit te 5 pikave Le Corbusier (1887-1965) ishte një nga autorët e arkitekturës moderne më me influenc të kësaj periudhe. Idetë e tij ishin elegante dhe të shprehura qartë, ishtë arikitekt model i cili propozoi shumë lloje të ndryshme të shtëpive dhe solli një pamje pozitive në fushën e projektimeve të shtëpive. Dallohen qartë detaje si : forma të qarta kubike ,bardhësi në fasadë , shkallët në pjesën e jashtme që mundësojnë ngjitje në terrasë , kulmi I rrafshtë në formë fasade që mundson futjen natyrës në objekt. Le Corbusier në këtë projekt i aplikoi të gjitha njohuritë , përvojat , programin e 5- pikave ,dom-ino house , voyage d’orient pasi që kjo ishte hera e parë që Le Corbusier e vuri iden e tij në praktik me pushtet komplet të miratuar nga pronari. Ky rast ofron një mundësi unike për L.C pasi ai aplikon projektet e shtëpive strehuese në praktik.. Vec kësaj, ky punim studijon procesin projektues edhe metodat që Le Corbusier i aplikoi në dizajnet shtëpiake. Ky projekt na lejon ne që ta shohim si Le Corbusier zhvilloi parimin e përbërë të strehimeve racionale. Duke i parë këto prototipe, ne mund të shohim se ky parim I përbërë është I aplikuar tek projektimi I shtëpive, krijonë shumëllojshmëri hapsinore dhe unitet. Që nga shekulli i XIX , arkitektët Perëndimor janë përpjekur të integrojnë koncepte të ndryshme profesionale dhe teori, duke shpresuar të krijojnë një formë të re të arkitekturës që do ti plotsojë nevojat e asaj kohe dhe vlerat e njeriut. Le Corbusier është një shembull i mirë i këtij fenomeni, Duke i bazuar dizajnet e tij në analogji në mes makineris dhe shtëpive, Le Corbusier është i pari që paraqiti projekte hiper-racionale që janë shumë influentive sot e kësaj dite, duke e vërtetuar fleksibilitetin e koncepteve të tij.
  5. 5. 5 2.1 - Stili “makinë për të jetuar”. Kritikët kanë marrë dy qasjë në lidhje me prjojektimin e shtëpive nga Le Corbusier i cili bazohet në këto projekte , koncepte moderne të shtëpisë -“makinë për të jetuar”. Qasjet e para shqyrtojnë efektshmërinë e makinës analogjike përmes lentës të “post-occupancy evaluations”. Pas realizimit këto objekte do ti banoheshin njerëzve që vinin nga vende të ndryshme me kultura të ndryshme , ku vijmë në përfundim se:-, puntorët të cilët u shpërngulën te këto shtëpi , me vete bartën edhe kulturën , traditën e tyre duke bërë ndryshime radikale në objekt : ndryshon ngjyra ;terrasa e rrafshtë ishte zëvendësuar në kulm të pjerrët; dritarja horizontale me shirit pjesërisht u ndryshuan të jetë dritare e ngushtë; muri ndarës ishte lëvizur, në vend të pastërtisë në fasadë mbizotronte simbolika.Këto ndryshime I kundërshtonin idetë dhe rregullat e L.C të cilat njëkohësisht dështuan këtë projekt grandioz. Sipas kritikëve duket qartë që sensi i Le Corbusier për bukuri modern nuk përputhej gjithmon me nevojat e publikut . Qasja e dytë drejton në faktin që dizajnet shtëpiake „të paramenduara“ të Le Corbusier për projektimin shtëpiak strehues në Pessac më vonë u zëvendësuan nga uzurpuesit. Gjithsesi, është e papërshtatshme të mirret përsipër që projektet e Le Corbusier dështuan vetëm sepse modelet e tij shtëpiake më vonë u rimodeluan. Ai këtë dështim e arsyeton duke cekur :- mendova se këto shtëpi do ti banonin njerëz të tipit Le Corbusier e jo njerëz që do të tentojn të fusin traditën në arkitekturë pasi atëher nuk kemi të bëjmë me modernizëm. Për L.C modernia në arkitekturë duhej të ishte krijimi I pastërt i mendjes , duke mos pasur burim inspirimi. Pra Pessacu mbetet gjatë në memorien e L.C si një dështim .Duhet të konsiderohet fakti që Le Corbusier jetoi në një epokë mekanike në , kohën e ndryshimit të shpejtë. Ai e përvetësoi analogjin mekanike me qëllim që të bëjë dizajnet shtëpiake dhe vepra funksionale dhe efikase për produksionin e më gjërë. Me fjalë tjera, qëllimi i Le Corbusier nuk ishte që të krijojë një lloj tjetër shtëpiak, por të krijojë një metodë inovative të projektimit sa i përket shtëpive, e cila do të ishte model për arkitektët të cilët do të krijonin në vitet ne vazhdim.
  6. 6. 6 3.0 - Llojet e shtëpive të finalizuara. Në vizatimet me prespektivë izometrike të Quarter Fruges ne shohim pesë lloje të shtëpive të finalizuara në bazë, të cilat quhen të  Izoluara,  Formacion Zig-zag,  Arkade ,  Rrokaqiej ,  Qëndrimi I lirë nga Le Corbusier. Këto lloje të strehimeve janë disi të ndërlidhura. Për shembull : të izoluarat me formacionin Zig-zag ndajnë të njëjtën sipërfaqe të rrafshët, por drejtimi I hyrjes dhe korridori janë të ndryshmëm. Gjithashtu, emrat e këtyre llojet strehuese janë të lidhura me planin e tyre. Përshembull : çatia e arkadit është arkad, ndërsa rrokaqielli është pikë rrëfimi më I lart në komunitet edhe pse është një ndërtesë nga 3 etazhe.Thjesht thënë, të pesë llojet e strehimit ndajnë të njëjtën formë hapësinore, që është, një ndërtesë e vetme vertikale me forma kombinuese të ndryshme. Për më tepër, projekti lejon banorët të përjetojnë hapësir vertikale nga toka në cati dhe projekti mund të aplikojë krijime të reja. 3.1. - Planifikimet urbane Për disa vite rresht , zyrtarë te lartë të politikës Franceze kishin qënë të pasuksesshëm në dhënien e zgjidhjes për strehimin e popullatës e cila kishte pësuar një rritje.Le Corbusier parashtroi idetë e tija për stehimin efikas të një mase të madhe të popullatës duke i dhënë zgjidhje lagjeve Parisiane.Fjala ishte për strehim urban. Ai me idetë e tija inovativesi dhe format e reja arkitektonike do të triumfonte e do të jepte zgjidhje për të ngritur nivelin e cilsisë së jetesës për shtresat e ulta të popullatës.Idetë e tij të para i paraqet në projektin ‘’Imeubles Vila’’ në 1922.Projekti në vete përmbante blloqe të mëdha të banimit kolektiv duke përfshin të vete dhom ditore , kuzhina , dhoma e fjetjes si dhe terrace me kopësht.Jo thjeshtë I kënaqur me hartimin e disa blloqeve të banimit , Le Corbusier së shpejti u zhvendos në studime për qytete të tëra.Në vitin 1922 ai paraqet skemën e tij të titulluar “Qyteti Bashkohor – për 3 milion banorë.Projekti në vehte ngërthente një grup rrokaqiejsh 60 etazhor secili të ndërtuar na materiali i celikut me fasadë nga qelqi të vendosura në sipërfaqe të gjelbëruara.Gjithashtu me përpikmëri ishin vendosur në skemë shtigje për lëvizjen e këmbësorëve , automobilave , trenit , si dhe në fund hapsira e aeroportit.
  7. 7. 7 3.2 - Kisha Ronchamp (1950 – 1954) Kisha Ronchamp ose e njohur ndryshe si kapela Ronchamp (chapel Ronchamp),është një objekt qe ndodhet ne France dhe e projektuar nga arkitekti i famshëm. Le Corbusier.Kapela e Ronchampit është ndertuar ne vitin 1954 , nje objekt me karakter fetar I ndertuar ne qytetin Ronchamp , pas luftes se dyte botërore . Le Corbusier ka qene i perzgjedhuri per te projektuar kishen , e cila me vonë do të bëjë xhiron e botes per sa i perket ndertimit dhe formes se saj.LC ne kete objekt , gjat projektimit ju dha liria e plotë per te ndertuar diçka shumë interesante , pa ndikime dhe mbi te gjitha ju kerkua te krijoje nje kishe por me tipare te arkitektures moderne dhe jo me tipare te kishave te kaluara siç ishim mesuar ti shohim. 3.3 - Sistemi Modulor Le Corbusier përdori në mënyrë precise dhe të qartë mesin e artë me sistemin e tij “Modulorin“ për paraqitjen e shkallës arkitektonike. Ai e pa këtë sistem si një vazhdimësi të traditës së gjatë Vitruviane , të Leonardo Da Vincit , L.Bapttista Albertit dhe të tjerëve të cilët përdonin proporcionet e trupit të njeriut për të përmirsuar pamjen dhe funksionin arkitektonik. L.C. në 1927 në Villa Stein aplikon këtë sistem. Le Corbusier vendosi sistemet e harmonisë dhe proporcionet në qendër të filozofisë së tij gjatë projektimit. 3.4 - Arkitektura dhe makina Sado që synimet e modernistëve, e sidomos ato të Le Corbusier, të kenë rezultuar me reduktime evidente, që shprehjen arkitektonike ta mbështesin mbi disa forma të pastra gjeometrike, ato, megjithatë, kanë avancuar shumëçka në praktikën arkitektonike përmes një trajtimi analitik të hapësirës në gjetjet e ndryshme të modelimit dhe shfrytëzimit të saj. Në saje të formave gjeometrike, konstante dhe universale ata kanë shpresuar se është dhënë kahja e nevojshme dhe e duhur e zhvillimit të arkitekturës. Në artikulimin e qartë dhe preciz, të dobishëm dhe praktik, në të cilat janë kurorëzuar dhe zgjidhur problemet e mëdha inxhinierike është gjetur modeli për të zgjidhur edhe problemet e arkitekturës. Le Corbusier nuk ka ardhur deri tek këto qëndrime me ndonjë iluminim të mistershëm krijues – tek zgjidhjet gjeometrike dhe të pastra, ose purizmi, arrin përmes bashkëpunimit të ngushtë me Ozenfant, ndërkaq, deri tek lidhja e arkitekturës me industrinë dhe makinerinë arrin në saje të punës së tij me Peter Behrens. Në rrugën e formimit të tij është me rëndësi ajo kohë e kaluar në studion e Peter Behrensit, arkitektit gjerman, tek i cili për një kohë së bashku me Le Corbusier ishin edhe Gropius dhe Van Der Rohe. Kjo përbën një kthesë të madhe në formimin e Le Corbusier, ngase aty për herë të parë ai përballet me përpjekjet kreative të ndërlidhjes së dizajnit, arkitekturës dhe industrisë.
  8. 8. 8 3.0 – 5 Pikat Ndertimore Pesë Pikat Drejt Arkitekturës së Re, është afërsisht i njëkohshëm me hartimin e shtëpisë së Le Corbusier-së në lagjen Weissenhof, Stuttgart, 1927. Ekspozita e dytë e theDeutscher Werkbund. Nën drejtimin e Mies van der Rohe, i cili - me mbështetjen e shokëve i dha çdo arkitekti lirinë të mundshme për të kryer idetë e tij, ekspozita u bë një nga ngjarjet më të rëndësishme në arkitekturën. Konsideratat teorike të përcaktuara më poshtë janë bazuar në shumë vite të përvojës praktike në anën e ndërtimit. Pikat e mëposhtme në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me fantazitë estetike ose me një përpjekje për efekt në modë, por shqetësim në faktet arkitektonike që nënkuptojnë një lloj krejtësisht të ri të ndërtesës. 1.Pilotis | 5.Kopshti në çati | 2.Fasadë e lire | 3.Dritare horizontale | 4.Plani i lire I.Pilotis. Për të zgjidhur një problem shkencërisht do të thotë në radhë të parë për të dalluar në mes të elementeve të saj. Prandaj, në rastin e një ndërtese mund të bëhet menjëherë një dallim midis elementeve mbajtes dhe jo-mbajtes. Ata ngrihen objektin 3, 4, 6, metra dyshemenë nga toka. Per shkak se ata kanë dritë dhe ajër te paster, dhe lenia e kopshtit nen te në te cilen pjesa tjeter e shfrztezuar ështe “transportuar” ne pjesen e kulmit te rafshet. II. Kopshti në çati. Çati të sheshtë kërkon përdorim sistematik vend për qëllime shtëpiake: tarracë, kopsht, çati. Per te cilen shkak kryesor eshte perdorimi i tij si terase e gjelbert me arszen qe te kethehet pjesa e shfrytezuar nga ndertimi i objektit. Më te cilen do te perfitohet nje panorame fantastike, ku do te mundet te mbillen edhe peme te ndryshme. Në këtë mënyrë
  9. 9. 9 kopshti çati do të bëhet vendi më i favorizuar në ndërtesë. Në përgjithësi, kopshti në çati do të thotë për një qytet rimëkëmbjen e të gjithë zonës së ndërtuar. Në anën tjetër, betoni i armuar kërkon mbrojtje kundër ndryshimeve të temperaturave dhe te reshurave per te cilen ne ate kohe ka qene e panjohur. III. Plan i lirë. Sistemi skeletor mbart peshën e tavaneve të e cila eshte e aplikuar ne cdo nivel te nderteses me ane te se ciles fitohet nje liri ne organizimin e dhomave. Nga ku muret ndares të mund të vendoset kudo që kërkohet, çdo nivel ka qenë tërësisht i pavarur nga tjetri. Nga ku edhe eliminohet perdorimi i mureve mbajtes me trashesi te ndzshme nga ku paraqiteshin edhe pakenaqesi ne organizimin e hapësirave. Rezultati i kësaj është liria absolute në hartimin e planit, që do të thotë, përdorimin e lirë të mjeteve të disponueshme, gjë që e bën më pak te kushtueshme ndertimin e objektit per shakun e jo perdorimit masiv te betonit te armuar. IV. Dritare horizontale. Së bashku me pjesen e terasës, formojnë hapje drejtkëndëshe të fasadës përmes të cilit drita dhe ajri do të hyjnë tëresisht. Dritaret shtrihet në te gjith pjesën e fasades ku jane eliminuar daljet e shtyllave ne fasade per te mos i penguar horizontalitetit te dritareve, ne te cilen do te jenë perdorur vetem mbajtesit kornizat e dritare. Në këtë mënyrë, dhomat kane qënë më të këndëshme. Eksperimentet kanë treguar se një dhomë në këtë mënyrë ka një ndriçim tetë herë më të fortë se dhomat me dritare vertikale. E gjithë historia e arkitekturës sillet vetëm rreth “makinave të murosura”. Nëpërmjet përdorimit të dritares horizontale, sistemit konstruktiv skeletor ofron mundësinë e ndriçim maksimal. V. Dizajni i lirë i fasadës. Duke projektuar me sistemin skeletor mbajtes, e tërë fasada zgjatet përtej saj. Ajo në këtë mënyrë lirohet nga funksioni mbajtes dhe dritaret mund të zgjaten sipas dëshirës, pa shfaqjen e ploblemeve të drejtpërdrejtë me ndarjen e brendshme. Një dritare mund të jetë 10 metra e gjatë për një shtëpi, si dhe 100 metra për një ndërtesë luksoze. Nga ku fitohet edhe liria e projektimit te fasades. Pesë Pikat thelbësore të përcaktuara më sipër paraqesin një estetike krejtësisht të re.
  10. 10. 10 Përfundimi Në këtë projekt, kam folur për tiparet e dizajnimit për strehim të Le Corbusier nga një pikpamje tipologjike : Metoda e projektimit që aplikoi Le Corbusier, krijoji sens të hierarkisë, e zbulon vizionin e tij për strehime moderne. E para, koncepti për standardizim është përdorur për ta themeluar bazën specifike të prototipit dhe llojet e objekteve, dhe pastaj pesë llojet e shtëpive janë gjeneruar në stil asemblik në proceedura të kombinuara. Duke I analizuar projektimet e objekteve, mund ta shohim zhvillimin logjik të cdo etape te veprave. Për më shumë, është e qartë se Le Corbusier, duke përdorur rregullat e projektimit, arrin të zhvillojë kombinime të hapësirës mbrenda sistemit të objektit, duke krijuar forma strehuese të ndryshme. Procesi I operacionit dhe rregullat e formalitetit na ofrojnë ne me një mënyr tjetër të konceptojnë projektimin e shtëpive. Në kontrast me shumë tipologji strehimues që fokusohet në karakteristikat e përbashkëta të formës së enterierit, Le Corbusier u mor me paraqitjen e eksterierit duke përdorur logjikën e produksionit. Ai gjithashtu u mundua t’i përgjigjet problemit të funksionit në objekt, duke aplikuar mardhënie numerike dhe proporcionale. Prandaj, duke përdorur disa rregulla bazë, ne mund të zhvillojmë mundësi formale të pafunda për projekte shtëpiake. Le Corbusier dallon dramatikisht nga të gjithë arkitektët modern të tjerë sepse ai jo vetëm që përdori metodën mekanike dhe estetikën të periudhës së mekanikës të dizajnojë lloje të ndryshmë të strehimeve, ai gjithashtu e ruajti iden se krijimi duhej te rriidhte nga mendja e pastër duke e falur tej bazimet në traditë , historicizëm. Le Corbusier aplikoi ,,Golden Proportion” nëse mund ta quajmë për të krijuar pesë llojet e strehimit në projektin Pessac në atë mënyrë që të shfrytëzoj të gjithë hapësirën e dhënë. Edhe pse një lidhje e tillë është internale, rëndësia estetike është më bindëse se ndarja abstrakte e bazës. Një faqe e mahnitshme që pasqyron dëshminë e trashëgimisë arkitekturore moderne të Francës. Ndërtimi i këtij qyteti në vitet1924 dhe 1926, nga arkitekti Le Corbusier ishte një revolucion I vërtetë në atë periudhë sa I përket strehimint social, si dhe arkitekturës në vetvete.
  11. 11. 11 Referencat 1. Le Corbusier and the continuing revolution in architecture - Charles Jencks 2. Arkitektura Moderne dhe Bashkohore (skriptë) - Doc.dr Kujtim Elezi 3. Theguardian.com – shkrime nga gazeta angleze 4. www. google.com Taulant Sherifi 01/12 Tetovë, Prill.2015

×