SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 23
1
PËRMBAJTJA
Përmbajtja……………………………………………………………………………. 1
1.Hyrje………………………………………………………………………………………. 2
2.Nocion i kontabilitetit……………………………………………………………………. 3
3.Llojet e kontabiliteti……………………………………………………………………… 4
4.Organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të
auditimit në SHBA dhe Evropë…………………………………………………………... 6
4.1.Nismat e organizimeve profesionale………………………………………………… 6
4.2.Qëllimi i Federatës Ndërkombëtare të kontabilistëve………………………………. 6
4.3.Këshilli kosovar mbi standardet për raportimin financiar…………………………… 9
5.Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare…………………………………… 10
5.1.Bilanci i gjendjes…………………………………………………………………… 11
5.2.Pasqyra e të ardhurave……………………………………………………………… 15
5.3.Pasqyra mbi ndryshimin e kapitalit të vetë………………………………………… 18
5.4.Pasqyra e rrjedhjes së parasë……………………………………………………...... 18
6.Prezantimi i pasqyrave financiare në bazë të standardeve kosovare të kontabilitetit……. 21
7.Literatura…………………………………………………………………………………. 25
2
1.HYRJE:
Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të
caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të
caktuar, në rastin tim, studimet bachelor.
Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe
strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë. Në fillim
jamë munduar që të sjell disa informata dhe koncepte bazë në lidhje me nocionin e
kontabiitetit dhe llojet e kontabilitetit.
Më pastaj jamë përpjekur të shpjegoj organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të
etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në botë,organizatat dhe institucionet
profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në Kosovë.
Në pjesën e tretë,që është thelbi i temës së diplames,kam shtjelluar,parimet kryesore të
ndërtimit të pasqyrave financiare,që kanë për qëllim që pasqyrat financiare,si produkt
përfundimtar i sistemit kontabël,të mund të përdoren me efiktivitet nga përdoruesit e tyre.
Dhe në fund,kam paraqitur pasqyrat financiare të prezentuara sipas STANDARDEVE
KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),qëllimi i SKK është që të parashkruaj parimet
për prezantimin e pasqyrave financiare.
Shpresoj që i jam përmbajtur disa rregullave themelore dhe e kam bërë këtë punim aq të
thjeshtë, saqë edhe dikush që nuk studion këtë fushë të jetë në gjendje të kuptojë thelbin dhe
përmbajtjen e saj. Nëse këtë e kam arritur, jam i kënaqur dhe shpresoj që edhe ai që e lexon
do të ndihet njëjtë!
3
2.Nocioni i Kontabilitetit
Gjatë zhvillimit historik të veprimtarive ekonomike,varësisht nga niveli i këtij
zhvillimi,është paraqitur edhe nevoja e përcjelljes dhe e evidencimit të ndryshimeve të
faktorëve evidentë në procesin dhe rezultatet e afarizmit të subjekteve ekonomike.
Duke filluar që nga viti 1494,në kohën kur italiani Lluka Paciolo vendos parimet e
kontabilitetit të dyfishtë dhe duke vazhduar me zhvillimin e kontabilitetit në kohën e
Rilindjes së bashku me letërsinë,artin dhe
shkencat e tjera,zhvillimi i kontabilitetit përherë ishte I lidhur ngushtë me evolucionin e
shoqëris.
Që nga ajo kohë,por edhe sotë,shumë shkencëtarë përpiqën të japin një definicion më të
plotë për kontabilitetin.Kështu,në vitin 1940 kontabiliteti definohej si artë i regjistrimit,i
klasifikimit dhe i përmbledhjes në një mënyrë kuptimplote e në vlerë monetare i veprimeve
që janë së paku pjesërisht me karakter financiar,si dhe i interpretimit të këtyre
rezultateve,definicion ky I dhënë nga institute Amerikan AICPA (American institute of
certified public accountants).
Një definicion I ngjashëm i kontabilitetit mund të gjendet edhe në literaturën amerikane,ku
kontabiliteti definohrj si system për ofrimin e informative sasiore,para së gjithash,të natyrës
financiare,mbi entitetet ekonomike me qëllim të marrjes së vendimeve sa më të
shfrytëzueshme.Komponentët kyqëtë këtij definicioni mbi kontabilitetin janë:
1.Sasiorë.-Kontabiliteti lidhet me numra.Kjo është një përparësi,sepse numrat leht mund të
hidhen në tabelë dhe të përmblidhen.
2.Financiarë.-efektshmëria dhe shëndeti i biznesit vlerësohen dhe reflektohen në shumë
dimensione:raporte personale,ndikim mjedisor dhe në komunitet,si dhe në imazhin public.
3.Shfrytëzimi.-Praktika e kontabilitetit është përkrahur përherë nga tradita e gjatë e
teorisë.Sidoqoftë,pa marrë parasyshë bukuritë teorike dhe praktike të kontabilitetit,ai egziston
pikërisht sepse është i shfrytëzueshëm.
4.Vendimet.-Edhe pse kontabiliteti paraqet raportim strukturor të asaj që tashmë ka
ndodhur,kjo informatë e kaluar mund të jetë e shfrytëzueshme vetëm nëse tërheq një vendim
mbi të ardhmen.
Kontabiliteti i përcaktuar si tërsi mjetësh dhe procedurash përbëhet nga:
Aktiviteti i regjistrimit të posaqëm të informacionit financiar,
Përpunimi i informacionit në forma të caktuara.
Komunikimi i informacionit të përpunuar në forma e afat të caktuar të përdoruesve të tij.
Nisur nga kjo, “kontabiliteti është proces i vrojtimit,matjes,i vlerësimit,i interpretimit dhe i
komunikimit të informacionit financiar për qëllime të kontrollit financiar dhe të marrjes së
vendimeve efektive të drejtimit ekonomik të njësis ekonomike”.
1
1
Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,11.
4
3.LLOJET E KONTABILITETIT
1.Kontabiliteti financiar
2.Kontabiliteti menagjues.
-Kontabiliteti financiar ka të bëjë me informacionin kontabël,që përveq që përdoret nga
drejtimi i njësis ekonomike,kryesishtë u komunikohet edhe përdoruesve të jashtëm të
informacionit.Kontabiliteti financiarë është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me
matjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të biznesit gjatë një periudhe të
caktuar,në përputhje me parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit.Ai siguron
informacion në lidhje me marrëdhëniet e njësis ekonomike me personat fizikë apo
juridikë,jashtë saj,si,p.sh.,me furnitorët,kreditorët,investitorët,shtetin etj.
Kontabiliteti financiar përfshin pjesën e konsiderueshme të të gjitha funksioneve kontabël
dhe paraqet një tërësi të përbërë nga:
- udhëheqja e librave
- planifikimi kontabël,
- mbikëqyrja kontabël dhe
- analiza kontabël e pasurisë e detyrimeve dhe e kapitalit,përkatsisht e rezultatit financiar
të ndërmarrjes.
Kontabiliteti financiar ofron të dhëna në formë të informatave të ndërlikuara të shprehura në
raportet financiare.Ato janë:
- Bilanci i gjendjes
- Pasqyra e të ardhurave
- Raporti mbi rrjedhjen e parasë
- Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet
- Analiza financiare.
- Kontabiliteti menaxhues-në kontrast të rreptë me kontabilitetin financiarë ,ka të bëjë me
të gjitha llojet e informacionit kontabël që grumbullohen,maten,regjistrohen,përpunohen dhe
u transmetohen menaxherëve të njësisë ekonomike.Ai përpilon raporte dhe analiza speciale
që ndihmojnë vendimet për qeverisjen.
Kontabiliteti menagjues dallon nga kontabiliteti financiarë për arsye se kontabiliteti
menaxhues shfrytëzohet për marrje të vendimeve brenda kompanisë dhe nuk është e thënë të
përcjllë qfardo rregulle të lëshuar nga trupat e përcaktimit të standardeve.
Raporti i kontabilitetit financiar dhe i kontabilitetit menaxhues mund të vërehet në skemën
vijuese.
2
2
Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,15.
5
Kontabiliteti
financiar
Kontabiliteti
menaxhues
Ditari
Libri kryesor
Evidence
ndihmëse
Bilanci bruto
Raportet
financiare
Kontabiliteti i
përllogaritjes së
prodhimtarisë
Planifikimi Kontrolli
Kontabiliteti i kostos
6
4.Organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës
në praktikën kontabël dhe të auditimit në SHBA dhe Evropë
 Federata ndërkombëtare e kontabilistëve (FNK-IFAC)
 Bordi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (BSNK-IASB)
 Komiteti i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (KSNK-IASC)
 Bordi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin public (BSNKSP-
IPSASB)
 Bordi i standardeve ndërkombëtare të edukimit kontabël.
4.1.Nismat e organizimeve profesionale
Shoqata ndërkombëtare e kontabilistëve më së pari është themeluar në kongresin e parë
ndërkombëtar të kontabilistëve në vitin 1904 të mbajtur në SHBA.
Pas një kohe të gjatë më 1972 është formuar komiteti ndërkombëtar për kordinimin e
profesionistëve të kontabilitetit.
Gjatë shek.XX themelimi i organizatave kombëtare e ndërkombëtare të kontabilistëvepati
jehonë të madhe.
Federata ndërkombëtare e kontabilistëve,është organizatë ndërkombëtare e organizatave dhe
shoqatave kombëtare të kontabilistëve.Është themeluar në vitin 1976 në Nju jork.Në këtë
federatë janë anëtarsuar 153 organizata kombëtare të kontabilitetit të 113 vendeve të
botës.Kjo organizatë numron mbi 2milion kontabilist të autorizuar apo publik,kontabilist
privat (kontabilist të subjekteve ekonomike) dhe kontabilist të sektorit publik.
4.2.Qëllimi i Federatës Ndërkombëtare të kontabilistëve
1) Ngritjen e cilësis së raportimit financiar e që paraqet udhërëfyes për auditim
ndërkombëtar.
2) Vendosjen dhe zhvillimin e kodeksit etik të kontabilistëve.
3) Përcaktimin dhe zhvillimin e teknikave të procesit të kontabilitetit menaxherial.
4) Hulumtimin dhe analizën e informatave mbi praktikën e menaxhmentit të
sektorit publik.
5) Vlerësimin dhe zhvillimin e teknikave të procesit të kontabilitetit menaxherial.
6) Vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes organizatave regjionale dhe
kombëtare të kontabilitetit për të ndihmuar në krijimin e programeve dhe
aktivitetevepërmesinformataveteknike,materialitedukativ,pyetësoreve,buletineve,
etj.
Parimet e Kontabilitetit Përgjithsisht të Pranuara (GAAP-PKPP)
 PKPP,janë parime themelore për të raportuarit financiar
 PKPP,janë kuadër që përcakton cilat informata janë përfshirë në pasqyra
financiare dhe si ato informacione duhet të pasqyrohen.
 PKPP,ngërthejnë në vete qëllimet themelore të raportimit financiar dhe një
numër të madh të nocioneve dhe rregullave të përgjithshme e të veçanta
 Shprehjet siç janë:qëllimet,standardet,konceptet,përcaktimet,metodat dhe
rregullat,shpesh janë shfrytëzuar për përshkrimin e PKPP.
7
Konceptet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit
 Koncepti i njësis ekonomike (bussines entity concept),
 Koncepti i vazhdimësis së vërtetë apo i vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing
concern concept),
 Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësis monetare (stable-period
concept),
 Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës raportuese (time-period concept)
Koncepti i njësisë ekonomike (bussines entity concept),
 Sipas këtij koncepti njësia ekonomike (ndërmarrja apo shoqëri tregtare) është njësi e
vetme,e pavarur nga ndërmarrje të tjera apo pronarë,pavarësishtë a është fjala për
një apo më shumë pronarë.
 Ky subjekt gjatë raportimit të gjendjes dhe suksesit financiarë,në raportet financiare
përfshin vetëm ato transaksione të cilat kanë të bëjnë vetëm me atë subjekt. P.sh.
Nëse pronari i subjektit posedon automjet, ai automjet nuk përfshihet në pasurinë e
ndërmarrjes.Gjithashtu,shpenzimet për derivate dhe mirmbajtje nuk mund të
trajtohen si shpenzime të afarizmit.
Koncepti i vazhdimësis së vërtetë apo i vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing -
concern concept),
 Sipas këtij koncepti supozohet se njësia ekonomike(ndërmarrje apo shoqëri tregtare)
veprimtarinë e vet do ta vazhdojë ta ushtrojë edhe në të ardhmen dhe se nuk do të
zvogëlojë ndjeshëm aktivitetin e saj
 Mendohet se veprimtarinë do ta vazhdojë edhe në rast se punon me humbje,deri në
kohën sa egziston shpresa për një fitim në të ardhmen.
 Në kundërshtim me këtë concept,është e mundur të flitet për ndalimin e
funksionimit apo likuidimin.
Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës raportuese (time-period concept)
 Ky concept është i lidhur me konceptin e vazhdimësis së vërtetë apo të
vijueshmërisë së veprimtarisë dhe kërkon që raportimi financiar të bëhet në
periudha të caktuara kohore.Ajo mund të jetë njëherë në vit,dy herë,katërherë apo
edhe më shkurtë apo më gjatë.
 Si zakonisht për nevoja të shfrytëzuesve të jashtëm pasqyrat financiare dorëzohen
një herë në vit.
Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësis monetare (stable-period concept),
 Sipas këtij koncepti supozohet se aftësia blerëse e njësis monetare gjatë asaj
periudhe nuk ndryshon.
 Të gjitha kategoritë ekonomike dhe aktivitetet afariste janë vlerësuar në njësi
monetare.
8
 Pasqyratë financiare hartohen për një periudhë të caktuar kohore,andaj në rast të
inflacionit apo deflacionit pozicionet bilancore nuk janë vlerësuar me njësi
monetare të vlerës së njëjtë.
 Kështu mund të ndryshojë dukshëm pasqyrimi real i gjendjes dhe i suksesit
financiar të subjektit.
 Në rast të inflacionit duhet të bëhet rivalorizimi sipas koeficientit të cilin e publikon
institucioni përkatës i vendit të subjektit afarist.
3
3
Muhamet Aliu:”Etika në Kontabilitet dhe Auditim”,slajde.
9
4.3.Këshilli Kosovar Mbi Standardet Për Raportim Financiar
Këshilli Kosovar mbi Standardet për Raportimin Financiar –është themeluar më 29 tetor të
vitit 2001 sipas rregullores nr.2001/30.Këshilli është organ i pavarur në marrjen e
përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave të tij,varësishtë nga autoriteti i përfaqësuesit special të
Sekretarit të Përgjithshëm.Këshilli ka kompetenca për të lidhur kontrata dhe,sipas nevojës,për
të nxjerrë udhëzime administrative përv kryerjen e funksioneve të veta,duke përfshirë
kontratat e punësimit,kontratat e strehimit dhe të dhënies me qira të pajisjeve.Këshilli nxjerr
standarde të kontabilitetit në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit
(SNK).Këshilli vendos se cilat standarde të SNK-së do të zbatohen,duke marrë parasysh
mjedisin afarist në Kosovë.Standardet e kontabilitetit dhe të revizionit të nxjerra nga
Këshilli,botohen dhe shpërndahen në tërë Kosovën në tri gjuhë që përdoren në Kosovë.Po
ashtu,Këshilli cakton standardet për aftësimin teknik lidhur me certifikimin e kontabilistëve
dhe licencimin e revizorëve që duhet të përfshijnë fushat e mëposhtme:
 Kontabilitetin financiar,
 Standardet e kontabilitetit të Kosovës,
 Parimet e menaxhimit financiar të ndërmarrjeve afariste,
 Parimet e kontrollit dhe të revizionit të brendshëm,
 Kontabilitetin e kostos dhe atë menaxhues,
 Sjelljen dhe etikën profesionale etj.
4
4
Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,36.
10
5. PARIMET KRYESORE TË NDËRTIMIT TË PASQYRAVE FINANCIARE
Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlersojnë
profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit.Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa
forma:
 Bilanci-i cili paraqet pasqyrë përbërëse të pasurisë si aktiv si dhe detyrimeve dhe
kapitalit si pasivë,në momentin e caktuar.Më së shpeshti përpilohet në fund të
periudhës përllogaritëse (mujore,gjashtëmujore apo vjetore),që nuk është e thënë të
përputhet me vitin kalendarik,
 Pasqyra e të ardhurave-paraqet raportin financiar të të ardhurave dhe të dalave
përmes profitit apo humbjes,po ashtu në një periudhë të caktuar kohore,
 Raporti mbi rrjedhjen e parasë-shpreh ndryshimet si pasojë e rritjes apo
zvogëlimit të parasë në periudhën përllogaritëse.Në këtë aspekt,ndryshimi ndodh
në qastin kur është paguar paraja apo kur është marrë ajo,
 Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet,e cila shpjegon ndryshimet në kapital dhe
rezerva gjatë një viti (apo mjetet-detyrimet=ekuiteti).
Që pasqyrat financiare,si produkt përfundimtar i sistemit kontabël,të mund të përdoren me
efektivitet nga përdoruesit e tyre,duhet të plotësojnë disa kritere,të ndërtohen mbi bazën e
disa parimeve,të cilat do të paraqiten shkurtimishtë në vijim:
1. Qartësia dhe vërtetësia – nënkuptojnë evidencimin dhe paraqitjen e informacioneve në
mënyrën që siguron një pasqyrë të qartë të afarizmit,të situatës momentale dhe të përparimit
të kompanisë.
2. Qëndrueshmëria (konsistenca) – nënkupton faktin se parimet dhe rregullat e shfrytëzuara në
kontabilitet nuk duhen ndryshuar nga viti në vit për shkak të pamundësisë së krahasimit të
rezultateve.
3. Materialiteti (rëndësia) – kërkon përmbajtjen e të gjitha rregullave që kanë rëndësi të
veqantë në krijimin e një fotografie të qartë mbi kompaninë.
4. Korrektësia – në kontabilitet korrektësia kërkon që pasqyrat financiare të japin një
përmbledhje ose paraqitje korrekte dhe të ndershme të ngjarjeve që paraqiten në pasqyrat
financiare me qëllim që ato të mos fshehin apo të shtrembërojnë realitetin.
5. Kujdesi – si parim niset nga fakti se pasiguria e përpilimit të pasqyrave financiare është pjesë
përbërëse e zhvillimit të biznesit dhe sidomos kur është fjala për zhvillimin e biznesit në të
ardhmen.
6. Kontuiniteti apo biznesi në vijimësi – kërkon nga kompania ruajtjen e
kontinuitetit,përkatësisht afarizmit pozitiv si ekzistim afatgjatë i kompanisë në fjalë.
7. Kostoja historike – nënkupton parimin sipas të cilit të gjitha mjetet e kompanis vlerësohen
në lartësin e të dhënave reale monetare të shfaqura në momentin e furnizimit apo të realizimit
të atyre mjeteve.
11
5
5.1.BILANCI I GJENDJES
Bilanci përfaqëson tërësin e zotrimeve (aseteve,aktivit) dhe të detyrimeve (pasivit), si dhe
diferencën e tyre që përfaqëson vlerën neto,të cilën një subjekt biznesor e ka në një moment
kohor.Janë tri kategori që e përbëjnë bilancin:asetet,detyrimet dhe ekuiteti i pronarit.
Asetet – janë burimet ekonomike,të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga
kompania.Ato mund të jenë:
- Asetet rrjedhëse janë grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen
në para ndonjëherë edhe me çmim furnizues më të ulët.Asete të tilla
konsiderohen:llogaritë e arkëtueshme,sigurimet e tregtueshme,dëftesat e
arkëtueshme,inventari i mallit apo edhe asetet e parapaguara siq është sigurimi i
parapaguar.
- Asetet fikse – përfshijnë tokën,ndërtesat dhe pajisjet.Asetet e tilla janë të
regjistruara sipas kostos historike,e cila shpesh është më e ulët se vlera e tregut.Në
këtë grup të aseteve hyjnë edhe asetet e paprekshme,si:patentat,licencat,të drejtat e
autorit,emri I mirë (goodëill) etj.
Detyrimet – janë obligime për të paguar para,për të transferuar asete të tjera,apo për të
ofruar shërbime për dikë tjetër.
Detyrimet mund të ndahen në:
- Detyrime afatshkurtra (kurente),të cilat përfshijnë llogaritë e pagueshme,dëftesate
pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve),pagat e pagueshme dhe taksat
e pagueshme.
- Detyrimet afatgjata (jokurente),të cilat përfshijnë pengun e pagueshëm dhe
obligimet e pagueshme.
Ekuiteti i pronarëve – kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit,pas mbulimit të
detyrimeve,paraqesin ekuitetin e pronarëve apo ekuitetin e aksionarëve (te shoqërit
aksionare).
Ekuiteti i pronarëve shpreh shumën e mbetur,përkatësisht asetet neto (totali i aseteve minus
totali i detyrimeve) në dispozicion,pasi që të jenë kënaqër të gjitha obligimet.Në raste të
caktuara,sidomos kur fillohet me biznes,nëse nuk ka detyrime,atëherë ekuiteti I pronarëve
është i barabartë me totalin e aseteve.Ekuiteti i pronarëve rritet atëherë kur pronarët bëjnë
investime plotësuese në biznesin e tyre apo edhe kur biznesi krijon profit,i cili mbetet në
biznes.Ekuiteti i pronarëve – zbritet kur pronarët tërheqin pjesën më parë në biznes.Nëse
biznesi është i organizuar si korporatë,atëherë profiti i shpërndarë aksionarëve quhet
dividend.Pjesa e mbetur e pashpërndarë quhet fitimi i mbajtur.
Asetet,detyrimet dhe ekuiteti po ashtu përbëhen nga nënkategori,të cilat janë ndarë më
poshtë:
5
Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,41.
12
Bilanci i gjendjes
Ana e majtë (Asetet) Ana e djathtë (detyrimet &
ekuiteti)
Asetet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse
Prona &Pajisjet Detyrimet afatgjata
Asetet e tjera Ekuiteti
Emri i mirë
Bilanci ndërtohet në formën e një pasqyre të përbërë nga dy anë:ana e majtë e llogarisë që
pasqyron asetet dhe ana e djathtë e saj që pasqyron detyrimet dhe ekuitetin e pronarëve.
6
6
Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,56.
13
Asetet = Detyrimet + Ekuiteti i pronarit
Asetet rrjedhëse Detyrimet e tanishme - Aksionet e zakonshme
- Paraja - Llogaritë e pagueshme - Aksionet e preferuara
- Llogaritë e arkëtueshme - Dëftesa afatshkurtër - Kapitali i pronarit
- Sigurimet e tregtueshme - Dividendët e pagueshë - Fitimet e mbajtura
- Llogaritë e pranueshme - Taksat dhe akcizat mbi
- Shpenzimet e parapaguara shitjen
- Inventari - Detyrimet rritëse
- Detyrimet e tjera
Asetet afatgjata rrjedhëse
- Llogaritë e pranueshme
afatgjata Detyrimet afatgjata
- Prona,toka dhe pajisjet - Borgjet afatgjata
- Bonot (obligacionet)
Asetet e paprekshme
- Goodëill
- patentat
- Licencat
- E drejta e autorit
Renditja kryesore e llogarive në bilanc bëhet sipas shkallës së likuiditetit.Sa më likuide të
jenë asetet,aq më parë pasqyohen në bilanc dhe sa më afatshkurtra të jenë detyrimet,aq më
parë pasqrohen në bilanc.
Një formë e bilancit e përgaditur sipas STANDARDEVE KOSOVARE TË
KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë.
Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL"
Adresa:PRIZREN
Nr.biznesit:70254789
PASQYRA E BILANCIT PËR VITIN 2011
PASURITË:
PASURITË JOKURENTE(JO QARKULLUESE)
Mobilje dhe paisje 102,000
Zhvlerësimi i akumuluar — mobilje dhe paisje (47,600)
Automjetet 36000
Zhvlerësimi i akumuluar — Automjetet (30,000)
TOTALI I PASURIS JOKURENTE(QARKULLUESE) 60,400
PASURIT KURENTE(QARKULLUESE):
Paraja e gatshme 4,600
Llogaritë e arkëtueshme 26,500
Parapagimi i qerasë 0
TOTALI I PASURIVE KURENTE(QARK.) 31,100
GJITHËSEJ PASURITË: 91,500
14
PRIZREN,31.12.2011
7
7
Pasqyra e bilancit: Kompania, “BREU PETROL”PRIZREN,31.12.2011.
DETYRIMET
DETYRIMET KURENTE(AFATSHKURTËRA):
Llogaritë e pagueshme 9,170
Pagat e pagueshme 520
Të hyrat e shtyera (të pafituara) 800
TOTALI I DETYRIMEVE KURENTE(AFATSHK.): 10,490
DETYRIMET JOKURENTE(AFATGJATA):
Huatë afatgjata 0.00
TOTALI I DETYRIMEVE JOKURENTE(AFATGJ.) 0.00
TOTALI I DETYRIMEVE: 10,490
EKUITETI:
Aksionet e zakonshme 40,000
Fitimet e mbajtura 41,010
Totali i ekuitetit 81,010
TOTALI I EKUITETIT DHE DETYRIMEVE: € 91,500
15
5.2.PASQYRA E TË ARDHURAVE
Kjo pasqyrë tregon rezultatet e operacioneve të kompanis për një periudhë kohore
(mujore,tremujore apo edhe vjetore).Ajo përmbledh të ardhurat e krijuara dhe kostot
(shpenzimet) e bëra për krijimin e këtyre të ardhurave.Diferenca në mes të ardhurës së krijuar
dhe kostos paraqet pjesën e tretë,përkatësisht të ardhëren neto (apo humbjen) apo siq mund të
gjendet në pasqyra të ndryshme,profitin (apo humbjen).Ekuacioni më i thjeshtë për
përshkrimin e të ardhurave është:
Neto e ardhura = E ardhura – Shpenzimet
Për të kuptuar më mirë pasqyrën e të ardhurave dhe rolin e tyre,duhet definuar së pari
elementet e saj,përkatësisht të ardhurën,shpenzimet dhe të ardhurën neto (apo humbjen neto).
E ardhura – paraqet shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në
biznes,përkatësisht e ardhura paraqet derdhjet nga shpërndarja e mallrave dhe e shërbimeve.
Shpenzimet – paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacioneve në
biznes,përkatësisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi I mallrave dhe i
shërbimeve.Shpenzimet paraqesin koston e krijuar në operacionet normale për të krijuar të
ardhura.Koston e mallit të shitur e përbën vlera blerëse e atij malli (do të thotë vlera sa ne na
ka kushtuar blerja e atij malli).
E ardhura neto – E ardhura neto nganjëherë e quajtër edhe si profit apo fitim,reflekton të
ardhurën (të arriturën) në raport me shpenzimin gjatë një periudhe të caktuar kohore.
Formati i pasqyrës së të ardhurave ndryshon varësisht nga sistemi i aplikuar i
kontabilitetit.Në Kosovë,mënyra dhe forma e përpilimit të një pasqyre tëtë ardhurave nuk
është e kufizuar apo e diktuar,edhe pse elementet e përbërjes së pasqyrës përcaktohen me
standardet kosovare të kontabilitetit të bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit.
Një formë e pasqyrës së të ardhurave e përgaditur sipas STANDARDEVE KOSOVARE
TË KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë.
Shitjet
€
370,000
Kosto e Mallrave te shitur € 157,000
Fitimi Bruto € 213,000
Humbja nga shitja e automjetit -2,000
Shpenzimet e shitjes -92,000
Shpenzimet tjera -53,670
Shpenzimet e qerasë -12,000
Shpenzimet e zhvlerësimit — automjetet -6,760
Shpenzimet e zhvlerësimit — mobilje dhe paisje -5,100
Fitimi neto € 41,470
Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL"
Adresa:PRIZREN
Nr.biznesit:70254789
PASQYRA E Të ARDHURAVE PËR VITIN 2011
16
5.3.PASQYRA MBI NDRYSHIMIN E KAPITALIT TË VET
Kapitali i vetë involvon në vete dy komponente kryesore:
a) Kapitalin e kontribuar (kapitalin e vetë)
b) Kapitalin e mbajtur(pa shpërndar,pasistemuar,akumuluar etj).
Kapitali i kontribuar përfaqson shumën e neto fitimit të akumuluar për disa vite nga ana e
firmës i cili mund të investohet nga ana e saj në qdo moment.Kjo pasuri në fakt përfaqëson
ndryshimet e kapitalit të vetë i cili është si rezultat i investimeve të reja të kapitalit,tërheqjeve
të kapitalit nga ana e pronarëve apo rezulton nga neto fitimi i realizuar gjatëperiudhës apo
shpërndarjes së tij si dividend.
Kjo pasqyrë paraqet ndryshimet e kapitalit të vetë gjatë një periudhe kontabël.Dhe kjo
pasqyrë si dhe pasqyra cash floë janë të lidhura drejtëpërdrejtbme dy pasqyrat e para të cilat
paraqesin pasqyrat bazë financiare.Dhe këtë pasqyrë financiare nuk e kanë të detyrueshme ta
prezantojnë bashkë me pasqyrat e tjera të gjitha firmat,korporatat apo shoqëritë aksionare
janë të obliguara të përpilojnë vetëm ato firma që janë të regjistruara për TVSH apo ato firma
që paguajnë tatimin mbi fitim.
5.4 PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË
Pasqyra e rrjedhjes së parasë si një pasqyrë plotësuese e pasqyrave bazike,prezenton
rrjedhat e keshit të një ndërrmarrje që ndodhin gjatë një periudhe kohore si rezultat i
transaksionevetë ndryshme që marrin pjesënë aktivitetet e biznesit.Kjo pasqyrë financiare
nuk sajohet nëse më parë nuk i kemi sajuar mirë bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e të
ardhurave.
Për dallim nga pasqyra e të ardhurave e cila rezultatet e biznesit i prezanton mbi bazën
akruale(realizimit),pasqyra e rrjedhave të keshit rezultatet i prezanton mbi bazën e keshit.Për
ti prezantuar në mënyrë sa më të qartë hyrjet dhe daljet të keshit në këtë pasqyrë financiare
kërkohet nga ana e firmës që aktivitetet e biznesit në këtë pasqyrë të prezantohen në tri
kategori:
1) Aktivitetet operuese
2) Aktivitetet investuese dhe
3) Aktivitetet financiare.
Grupimi i pasqyrës së rrjedhave të keshit mbi bazën e këtyre tri llojeve të aktiviteteve është
me interest ë madh si për analistët financiar ashtu edhe për përdoruesit e ndryshëm në
vlersimin e ndërrmarrjes.
Aktivitetet operuese involvojnë edhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve.Natyra e biznesit e
determinon llojin primar të aktivitetit afarist.Psh.Blerja e lëndës së parë për firmat prodhuese
është aktivitet i rëndësishëm afarist por megjithatë tek të gjitha llojet e bizneseve shitja e
mallrave dhe shërbimeve janë aktivitete afariste.
Aktivitetet investuese perfshijnë investimet edhe mbajtjen e pasurisë
jokorente:patundshmeritë,impijantet,pajimet dhe investimet financiare jo korente(afatgjata).
Aktivitetet financiare përfshijnë huazimet e ndryshme qoft me kapitalin
borgj(obligacionet)dhe qoft me kapitalin aksionar(aksionet).
17
Komponentët e pasqyrës së rrjedhave të keshit
Aktivitetet operuese:
- Shitja e mallit
- Ofrimi i shërbimeve
Aktivitetet investuese:
- Shitja e ndërtesave
- Shitja e tokës
Aktivitetet financuese:
- Huazimi I parasë
- Pranimi I investi.
Derdhjet (hyrjet) e parasë
Paraja (cash)
Rrjedhjet (daljet) e parasë
8
Një formë e pasqyrës së rrjedhës së parasë (keshit) e përgaditur sipas STANDARDEVE
KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë.
8
RRUSTEM ASLLANAJ:KONTABILITETI,Prishtinë,2005,fq.9.
Aktivitetet investuese:
- Blerja e
ndërtesave
- Blerja e tokës
Aktivitetet financuese:
- Kthimi i kredive
- Shpërndarja ndaj
pronarëve
Aktivitetet operuese:
- Pagesa e pagave
- Pagesa e komunaleve
- Pagesa e taksave
18
Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL"9
Adresa:PRIZREN
Nr.biznesit:70254789
RRJEDHA E PARASË SË GATSHME PËR VITIN 2011
RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET
OPERATIVE
Fitimi neto € 41,470
Korigjimet:
Plus: Zhvlerësimi— automjetet € 6,760
Zhvlerësimi — mobilje dhe paisje 5,100
Humbja nga shitja e automjetit 2,000
Rritja në llogaritë e pagueshme 5,930
Rritja në pagat e pagueshme 1,900
Rritja në të hyrat e shtyera 2,400
Minus: Rritja në llogaritë e pagueshme (1,500)
Rritja në parapagimin e qerasë (1,000)
Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet operative 63,060
RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET
INVESTIVE
Dalje e parasë së gatshme e paguar për blerjen e mobiljeve dhe paisjeve € (8,000)
Hyrje e parasë së gatshme e arkëtuar nga shitja e automjeteve 4,000
Dalje e parasë së gatshme e paguar për blerjen e automjetit (40,560)
Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet investuese (44,560)
RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET
FINANCUESE
Pagesa e detyrimeve për lizingun 0.00
Dividenda e paguar (20,000)
Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet Financuese (20,000)
Rrjedha neto e parasë së gatshme gjatë vitit (1,500)
PARATË E GATSHME NË FILLIM TË PERIUDHËS 4,600
PARATË E GATSHME NË FUND TË PERIUDHËS € 3,100
PRIZREN,31.12.2009
9
Pasqyra e rrjedhes së parasë:Kompania, “BREU PETROL”,31.12.2011.
19
6.PREZANTIMI I PASQYRAVE FINANCIARE NË BAZË TË STANDARDEVE TË
KONTABILITETIT TË KOSOVËS10
Në vazhdim po i paraqesim pasqyrat financiare:bilancin e gjendjes,bilancin e
suksesit,pasqyrën e rrjedhës së parasë dhe pasqyrën e ekuitetit,duke u bazuar në modelet e
Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës.
Bilanci e gjendjes,31 dhjetor 200X
Viti
vijues
Viti
paraprak
Mjetet rrjedhëse
Paratë e gatshme në bankë dhe në dorë 250 850
Depozitat në bankë 50 250
Llogaritë e arkëtueshme 2,300 2,100
Stoqet 1,900 2,250
Shpenzimet e parapaguara 150 80
Totali i mjeteve rrjdhëse 4,650 5,530
Pasuritë themelore (jorrjedhëse)
Paluajtshmëritë dhe pajimet 4,970 4,750
Pasuritë e dhëna në lizing 890 500
Investimet 50 50
Totali i pasurive jorrjedhëse 5,910 5,300
Totali i pasurive 10,550 10,830
Detyrimet
Detyrimet rrjedhëse
Mbitërheqja bankare 50 0
Llogari të pagueshme 4,150 4,910
Shpenzimet e grumbulluara 420 650
Pjesa rrjedhëse për lizingjet kapitale 100 220
Dividendët e pagueshme 100 100
Tatimi mbi fitim i pagueshëm 100 80
Totali i detyrimeve rrjedhëse 4,920 5,960
Detyrimet afatgjate
Huat afatgjata 250 0
Obligimet për lizingjet kapitale 750 600
Totali i detyrimeve afatgjata 1,000 600
Totali i detyrimeve 5,920 6,560
Kapitali neto 4,630 4,270
Kapitali i emetuar 100 80
Rezervat 100 90
Fitimi i pashpërndarë 4,430 4,100
Totali i ekuitetit 4,630 4,270
Totali i ekutetit dhe detyrimeve 10,550 10,830
10
www.mef-rks.org
Rregullorja nr.30/2001 e unmik-ut mbi Standardet e Kontabilitetit dhe Revizionit në Kosovë.
20
Pasqyra e të ardhurave,31 dhjetor 200X
Viti
vijues
Viti
paraprak
Shitjet 14,250 10,350
-Zbritjet në shitjet (500) (200)
-kthimi i mallit (120) (50)
Shitja neto 13,639 10,100
Shpenzimet e mallrave të shitura (8,960) (6,600)
Fitimi bruto 4,670 3,500
Shpenzimet operuese
a.shpenzimet e shitjes:
-Pagat dhe mëditjet (1,050) (800)
-Komisionet (120) (100)
-Shpenzimet e reklamës (140) (80)
-Shpenzimet e furnizimeve (80) (50)
-Zhvlerësimi i orendive dhe pajisjeve (80) (50)
b.shpenzimet e përgjithshme dhe administrative
-Pagat dhe mëditjet (1,300) (1,000)
-Shpenzimet e borgjeve të këqija (400) (250)
-Shpenzimet e furnizimeve të zyrës (80) (50)
-Zhvlerësimi i ndërtesave (100) (100)
-Shpenzimet e sigurimit (220) (100)
-Shpenzimet e rrymës dhe të telefonit (140) (90)
Totali i shpenzimeve operuese (3,910) (2820)
Të ardhurat operuese 760 680
Të ardhurat tjera:
Të ardhura nga dividenti 20 20
Të ardhura nga interesi 90 110
Shpenzimet tjera
Shpenzime të interesit (250) (150)
Shpenzime nga tatimi në fitim (190) (220)
Të ardhurat neto 430 440
21
Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet,31dhjetor 200X
Kapitali
aksionar
Ngritja e
pagesave
aksionare
Rezervat e
rivlerësimit
Fitimet e
pashpërndara
Bilanci më 31.12.200X 65 15 90 3.760
Fitimi neto për periudhën 440
Dividendët (100)
Bilanci më 31.12.200X 65 15 90 4,100
Teprica në rivlerësim 10
Emitimi i kapitalit aksionar 10 10
Fitime neto për periudhën 430
Dividendët (100)
Bilanci më 31.12.200X 75 25 100 4,430
Pasqyra e rrjedhës së parasë,31.12.200X
Viti
vijues
Viti
paraprak
Aktivitetet operative
Arkëtimi i parave të gatshme nga konsumatorët 14,050 10,100
Pagesat furnizuesve dhe të punësuarve (13,910) (9,220)
Paratë e gatshme të gjeneruara nga veprimtaria 140 880
Interesi i paguar (250) (170)
Tatimi mbi fitim i paguar (170) (240)
Parat e gatshme neto nga aktivitetet operative (140) 1,350
Rrjedha e parasë nga aktivitetet investive
Blerja e makinave,pajisjeve dhe patundshmërisë (690) (250)
Shitja e pasurive fikse 300 50
Interesi i pranuar 90 120
Dividenti i pranuar 20 20
Rrjedha neto nga aktivitetet investive (280) (60)
Rrjedha e parasë nga aktivitetet financiare
Emitimi i aksioneve 20 0
Huamarrja 250 0
Pagesa e detyrimeve nga lizingu (460) (180)
Dividendi i paguar (100) (100)
Rrjedha neto nga aktivitetet financiare (290) (280)
Rrjedha e përgjithshme e parasë së gatshme (710) 1,010
Paratë e gatshme në fillim të periudhës 1,100 970
Paratë e gatshme në fund të periudhës 390 1,980
22
Përmbledhje:
Kontabiliteti financiar ka të bëjë me informacionin kontabël,I cili përveq se që
përdoret nga drejtimi i njësis ekonomike,kryesishtë u komunikohet edhe përdoruesve të
jashtëm .Kontabiliteti menaxhues-në kontrast të rreptë me kontabilitetin financiarë ,ka
të bëjë me të gjitha llojet e informacionit kontabël që
grumbullohen,maten,regjistrohen,përpunohen dhe u transmetohen menaxherëve të
njësisë ekonomike. Këshilli Kosovar mbi Standardet për Raportimin Financiar –është
themeluar më 29 tetor të vitit 2001 sipas rregullores nr.2001/30 Këshilli nxjerr
standarde të kontabilitetit në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit
.Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlersojnë
profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit. Kontabiliteti financiar ofron të dhëna në
formë të informatave të ndërlikuara të shprehura në raportet financiare.
23
Literatura:
Skënder Ahmeti:“KONTABILITETI I” Universiteti “ILIRIA”Prishtinë,2007.
Skënder Ahmeti:“KONTABILITETI FINANCIAR”Universiteti “ILIRIA”Prishtinë,2009.
Isa Mustafa: “MENAXHMENTI FINANCIAR”Prishtinë,2008.
Rregullorja nr.30/2001 e unmik-ut mbi Standardet e Kontabilitetit dhe Revizionit në Kosovë.
Rrustem Asllanaj:Kontabiliteti I”.
www.mfe-rks.org
http://www.mef-rks.org/images/stories/Bordet/Standardet%20Kosovare%20te%20Kontabilitetit/SKK1ere.pdf

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteveMenaxherat
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Qemajl Osmani
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiareLidijeRapaj
 
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE Menaxherat
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Fisnik Morina
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeMenaxherat
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitBledi Lila
 
Analiza e Paqyrave Financiare e Ndermarrjes
Analiza e Paqyrave Financiare  e NdermarrjesAnaliza e Paqyrave Financiare  e Ndermarrjes
Analiza e Paqyrave Financiare e NdermarrjesVllaznim Bytyqi
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareMenaxherat
 
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogariRegjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogariMenaxherat
 
2 obligacionet
2 obligacionet2 obligacionet
2 obligacionetbetterday
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitMenaxherat
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Menaxherat
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiareMenaxherat
 
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeMuhamet Sopa
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha
 

La actualidad más candente (20)

Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiare
 
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
BILANCI KONTABEL- ANALIZA E AKTIVITETEVE INVESTUESE
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetit
 
Analiza e Paqyrave Financiare e Ndermarrjes
Analiza e Paqyrave Financiare  e NdermarrjesAnaliza e Paqyrave Financiare  e Ndermarrjes
Analiza e Paqyrave Financiare e Ndermarrjes
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiare
 
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogariRegjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
 
2 obligacionet
2 obligacionet2 obligacionet
2 obligacionet
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiare
 
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)
 

Similar a Prezantimi i pasqyrave financiare.

Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitselman55
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelMenaxherat
 
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveS1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveHamit Agushi
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëValdet Shala
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiYmer Ejupi
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos pptcoupletea
 
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Hamit Agushi
 
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIAREHYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIAREMenaxherat
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeVilma Hoxha
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Ramë Hajraj
 
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialL  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialHamit Agushi
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiPyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiAvni Kamishi
 
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiPyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiAvni Kamishi
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 

Similar a Prezantimi i pasqyrave financiare. (20)

Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetit
 
Korniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabelKorniza rregullative - konventat kontabel
Korniza rregullative - konventat kontabel
 
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te VendimeveAnalizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
 
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveS1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rë
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
 
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
Kontabilitetiperjopecialistet 110726153455-phpapp02
 
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveK 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
 
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIAREHYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
HYRJE NE ANALIZEN E PASQYRAVE FINANCIARE
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
 
Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01Slide 121102082907-phpapp01
Slide 121102082907-phpapp01
 
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialL  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi FinanciarMenaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar
 
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiPyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
 
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetiiPyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
Pyetje dhe përgjigje nga kontabilitetii
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 

Prezantimi i pasqyrave financiare.

  • 1. 1 PËRMBAJTJA Përmbajtja……………………………………………………………………………. 1 1.Hyrje………………………………………………………………………………………. 2 2.Nocion i kontabilitetit……………………………………………………………………. 3 3.Llojet e kontabiliteti……………………………………………………………………… 4 4.Organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në SHBA dhe Evropë…………………………………………………………... 6 4.1.Nismat e organizimeve profesionale………………………………………………… 6 4.2.Qëllimi i Federatës Ndërkombëtare të kontabilistëve………………………………. 6 4.3.Këshilli kosovar mbi standardet për raportimin financiar…………………………… 9 5.Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare…………………………………… 10 5.1.Bilanci i gjendjes…………………………………………………………………… 11 5.2.Pasqyra e të ardhurave……………………………………………………………… 15 5.3.Pasqyra mbi ndryshimin e kapitalit të vetë………………………………………… 18 5.4.Pasqyra e rrjedhjes së parasë……………………………………………………...... 18 6.Prezantimi i pasqyrave financiare në bazë të standardeve kosovare të kontabilitetit……. 21 7.Literatura…………………………………………………………………………………. 25
  • 2. 2 1.HYRJE: Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti edhe simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të caktuar, në rastin tim, studimet bachelor. Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë, e bëjnë punimin më të plotë. Në fillim jamë munduar që të sjell disa informata dhe koncepte bazë në lidhje me nocionin e kontabiitetit dhe llojet e kontabilitetit. Më pastaj jamë përpjekur të shpjegoj organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në botë,organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në Kosovë. Në pjesën e tretë,që është thelbi i temës së diplames,kam shtjelluar,parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare,që kanë për qëllim që pasqyrat financiare,si produkt përfundimtar i sistemit kontabël,të mund të përdoren me efiktivitet nga përdoruesit e tyre. Dhe në fund,kam paraqitur pasqyrat financiare të prezentuara sipas STANDARDEVE KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),qëllimi i SKK është që të parashkruaj parimet për prezantimin e pasqyrave financiare. Shpresoj që i jam përmbajtur disa rregullave themelore dhe e kam bërë këtë punim aq të thjeshtë, saqë edhe dikush që nuk studion këtë fushë të jetë në gjendje të kuptojë thelbin dhe përmbajtjen e saj. Nëse këtë e kam arritur, jam i kënaqur dhe shpresoj që edhe ai që e lexon do të ndihet njëjtë!
  • 3. 3 2.Nocioni i Kontabilitetit Gjatë zhvillimit historik të veprimtarive ekonomike,varësisht nga niveli i këtij zhvillimi,është paraqitur edhe nevoja e përcjelljes dhe e evidencimit të ndryshimeve të faktorëve evidentë në procesin dhe rezultatet e afarizmit të subjekteve ekonomike. Duke filluar që nga viti 1494,në kohën kur italiani Lluka Paciolo vendos parimet e kontabilitetit të dyfishtë dhe duke vazhduar me zhvillimin e kontabilitetit në kohën e Rilindjes së bashku me letërsinë,artin dhe shkencat e tjera,zhvillimi i kontabilitetit përherë ishte I lidhur ngushtë me evolucionin e shoqëris. Që nga ajo kohë,por edhe sotë,shumë shkencëtarë përpiqën të japin një definicion më të plotë për kontabilitetin.Kështu,në vitin 1940 kontabiliteti definohej si artë i regjistrimit,i klasifikimit dhe i përmbledhjes në një mënyrë kuptimplote e në vlerë monetare i veprimeve që janë së paku pjesërisht me karakter financiar,si dhe i interpretimit të këtyre rezultateve,definicion ky I dhënë nga institute Amerikan AICPA (American institute of certified public accountants). Një definicion I ngjashëm i kontabilitetit mund të gjendet edhe në literaturën amerikane,ku kontabiliteti definohrj si system për ofrimin e informative sasiore,para së gjithash,të natyrës financiare,mbi entitetet ekonomike me qëllim të marrjes së vendimeve sa më të shfrytëzueshme.Komponentët kyqëtë këtij definicioni mbi kontabilitetin janë: 1.Sasiorë.-Kontabiliteti lidhet me numra.Kjo është një përparësi,sepse numrat leht mund të hidhen në tabelë dhe të përmblidhen. 2.Financiarë.-efektshmëria dhe shëndeti i biznesit vlerësohen dhe reflektohen në shumë dimensione:raporte personale,ndikim mjedisor dhe në komunitet,si dhe në imazhin public. 3.Shfrytëzimi.-Praktika e kontabilitetit është përkrahur përherë nga tradita e gjatë e teorisë.Sidoqoftë,pa marrë parasyshë bukuritë teorike dhe praktike të kontabilitetit,ai egziston pikërisht sepse është i shfrytëzueshëm. 4.Vendimet.-Edhe pse kontabiliteti paraqet raportim strukturor të asaj që tashmë ka ndodhur,kjo informatë e kaluar mund të jetë e shfrytëzueshme vetëm nëse tërheq një vendim mbi të ardhmen. Kontabiliteti i përcaktuar si tërsi mjetësh dhe procedurash përbëhet nga: Aktiviteti i regjistrimit të posaqëm të informacionit financiar, Përpunimi i informacionit në forma të caktuara. Komunikimi i informacionit të përpunuar në forma e afat të caktuar të përdoruesve të tij. Nisur nga kjo, “kontabiliteti është proces i vrojtimit,matjes,i vlerësimit,i interpretimit dhe i komunikimit të informacionit financiar për qëllime të kontrollit financiar dhe të marrjes së vendimeve efektive të drejtimit ekonomik të njësis ekonomike”. 1 1 Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,11.
  • 4. 4 3.LLOJET E KONTABILITETIT 1.Kontabiliteti financiar 2.Kontabiliteti menagjues. -Kontabiliteti financiar ka të bëjë me informacionin kontabël,që përveq që përdoret nga drejtimi i njësis ekonomike,kryesishtë u komunikohet edhe përdoruesve të jashtëm të informacionit.Kontabiliteti financiarë është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe të rezultatit të biznesit gjatë një periudhe të caktuar,në përputhje me parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit.Ai siguron informacion në lidhje me marrëdhëniet e njësis ekonomike me personat fizikë apo juridikë,jashtë saj,si,p.sh.,me furnitorët,kreditorët,investitorët,shtetin etj. Kontabiliteti financiar përfshin pjesën e konsiderueshme të të gjitha funksioneve kontabël dhe paraqet një tërësi të përbërë nga: - udhëheqja e librave - planifikimi kontabël, - mbikëqyrja kontabël dhe - analiza kontabël e pasurisë e detyrimeve dhe e kapitalit,përkatsisht e rezultatit financiar të ndërmarrjes. Kontabiliteti financiar ofron të dhëna në formë të informatave të ndërlikuara të shprehura në raportet financiare.Ato janë: - Bilanci i gjendjes - Pasqyra e të ardhurave - Raporti mbi rrjedhjen e parasë - Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet - Analiza financiare. - Kontabiliteti menaxhues-në kontrast të rreptë me kontabilitetin financiarë ,ka të bëjë me të gjitha llojet e informacionit kontabël që grumbullohen,maten,regjistrohen,përpunohen dhe u transmetohen menaxherëve të njësisë ekonomike.Ai përpilon raporte dhe analiza speciale që ndihmojnë vendimet për qeverisjen. Kontabiliteti menagjues dallon nga kontabiliteti financiarë për arsye se kontabiliteti menaxhues shfrytëzohet për marrje të vendimeve brenda kompanisë dhe nuk është e thënë të përcjllë qfardo rregulle të lëshuar nga trupat e përcaktimit të standardeve. Raporti i kontabilitetit financiar dhe i kontabilitetit menaxhues mund të vërehet në skemën vijuese. 2 2 Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,15.
  • 6. 6 4.Organizatat dhe institucionet profesionale si mbrojtës të etikës në praktikën kontabël dhe të auditimit në SHBA dhe Evropë  Federata ndërkombëtare e kontabilistëve (FNK-IFAC)  Bordi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (BSNK-IASB)  Komiteti i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (KSNK-IASC)  Bordi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin public (BSNKSP- IPSASB)  Bordi i standardeve ndërkombëtare të edukimit kontabël. 4.1.Nismat e organizimeve profesionale Shoqata ndërkombëtare e kontabilistëve më së pari është themeluar në kongresin e parë ndërkombëtar të kontabilistëve në vitin 1904 të mbajtur në SHBA. Pas një kohe të gjatë më 1972 është formuar komiteti ndërkombëtar për kordinimin e profesionistëve të kontabilitetit. Gjatë shek.XX themelimi i organizatave kombëtare e ndërkombëtare të kontabilistëvepati jehonë të madhe. Federata ndërkombëtare e kontabilistëve,është organizatë ndërkombëtare e organizatave dhe shoqatave kombëtare të kontabilistëve.Është themeluar në vitin 1976 në Nju jork.Në këtë federatë janë anëtarsuar 153 organizata kombëtare të kontabilitetit të 113 vendeve të botës.Kjo organizatë numron mbi 2milion kontabilist të autorizuar apo publik,kontabilist privat (kontabilist të subjekteve ekonomike) dhe kontabilist të sektorit publik. 4.2.Qëllimi i Federatës Ndërkombëtare të kontabilistëve 1) Ngritjen e cilësis së raportimit financiar e që paraqet udhërëfyes për auditim ndërkombëtar. 2) Vendosjen dhe zhvillimin e kodeksit etik të kontabilistëve. 3) Përcaktimin dhe zhvillimin e teknikave të procesit të kontabilitetit menaxherial. 4) Hulumtimin dhe analizën e informatave mbi praktikën e menaxhmentit të sektorit publik. 5) Vlerësimin dhe zhvillimin e teknikave të procesit të kontabilitetit menaxherial. 6) Vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë mes organizatave regjionale dhe kombëtare të kontabilitetit për të ndihmuar në krijimin e programeve dhe aktivitetevepërmesinformataveteknike,materialitedukativ,pyetësoreve,buletineve, etj. Parimet e Kontabilitetit Përgjithsisht të Pranuara (GAAP-PKPP)  PKPP,janë parime themelore për të raportuarit financiar  PKPP,janë kuadër që përcakton cilat informata janë përfshirë në pasqyra financiare dhe si ato informacione duhet të pasqyrohen.  PKPP,ngërthejnë në vete qëllimet themelore të raportimit financiar dhe një numër të madh të nocioneve dhe rregullave të përgjithshme e të veçanta  Shprehjet siç janë:qëllimet,standardet,konceptet,përcaktimet,metodat dhe rregullat,shpesh janë shfrytëzuar për përshkrimin e PKPP.
  • 7. 7 Konceptet përgjithësisht të pranuara të kontabilitetit  Koncepti i njësis ekonomike (bussines entity concept),  Koncepti i vazhdimësis së vërtetë apo i vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing concern concept),  Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësis monetare (stable-period concept),  Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës raportuese (time-period concept) Koncepti i njësisë ekonomike (bussines entity concept),  Sipas këtij koncepti njësia ekonomike (ndërmarrja apo shoqëri tregtare) është njësi e vetme,e pavarur nga ndërmarrje të tjera apo pronarë,pavarësishtë a është fjala për një apo më shumë pronarë.  Ky subjekt gjatë raportimit të gjendjes dhe suksesit financiarë,në raportet financiare përfshin vetëm ato transaksione të cilat kanë të bëjnë vetëm me atë subjekt. P.sh. Nëse pronari i subjektit posedon automjet, ai automjet nuk përfshihet në pasurinë e ndërmarrjes.Gjithashtu,shpenzimet për derivate dhe mirmbajtje nuk mund të trajtohen si shpenzime të afarizmit. Koncepti i vazhdimësis së vërtetë apo i vijueshmërisë së veprimtarisë (continuing - concern concept),  Sipas këtij koncepti supozohet se njësia ekonomike(ndërmarrje apo shoqëri tregtare) veprimtarinë e vet do ta vazhdojë ta ushtrojë edhe në të ardhmen dhe se nuk do të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetin e saj  Mendohet se veprimtarinë do ta vazhdojë edhe në rast se punon me humbje,deri në kohën sa egziston shpresa për një fitim në të ardhmen.  Në kundërshtim me këtë concept,është e mundur të flitet për ndalimin e funksionimit apo likuidimin. Koncepti i përcaktimit kohor, d.m.th.periudhës raportuese (time-period concept)  Ky concept është i lidhur me konceptin e vazhdimësis së vërtetë apo të vijueshmërisë së veprimtarisë dhe kërkon që raportimi financiar të bëhet në periudha të caktuara kohore.Ajo mund të jetë njëherë në vit,dy herë,katërherë apo edhe më shkurtë apo më gjatë.  Si zakonisht për nevoja të shfrytëzuesve të jashtëm pasqyrat financiare dorëzohen një herë në vit. Koncepti i valutës stabile, d.m.th.stabiliteti i njësis monetare (stable-period concept),  Sipas këtij koncepti supozohet se aftësia blerëse e njësis monetare gjatë asaj periudhe nuk ndryshon.  Të gjitha kategoritë ekonomike dhe aktivitetet afariste janë vlerësuar në njësi monetare.
  • 8. 8  Pasqyratë financiare hartohen për një periudhë të caktuar kohore,andaj në rast të inflacionit apo deflacionit pozicionet bilancore nuk janë vlerësuar me njësi monetare të vlerës së njëjtë.  Kështu mund të ndryshojë dukshëm pasqyrimi real i gjendjes dhe i suksesit financiar të subjektit.  Në rast të inflacionit duhet të bëhet rivalorizimi sipas koeficientit të cilin e publikon institucioni përkatës i vendit të subjektit afarist. 3 3 Muhamet Aliu:”Etika në Kontabilitet dhe Auditim”,slajde.
  • 9. 9 4.3.Këshilli Kosovar Mbi Standardet Për Raportim Financiar Këshilli Kosovar mbi Standardet për Raportimin Financiar –është themeluar më 29 tetor të vitit 2001 sipas rregullores nr.2001/30.Këshilli është organ i pavarur në marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave të tij,varësishtë nga autoriteti i përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm.Këshilli ka kompetenca për të lidhur kontrata dhe,sipas nevojës,për të nxjerrë udhëzime administrative përv kryerjen e funksioneve të veta,duke përfshirë kontratat e punësimit,kontratat e strehimit dhe të dhënies me qira të pajisjeve.Këshilli nxjerr standarde të kontabilitetit në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit (SNK).Këshilli vendos se cilat standarde të SNK-së do të zbatohen,duke marrë parasysh mjedisin afarist në Kosovë.Standardet e kontabilitetit dhe të revizionit të nxjerra nga Këshilli,botohen dhe shpërndahen në tërë Kosovën në tri gjuhë që përdoren në Kosovë.Po ashtu,Këshilli cakton standardet për aftësimin teknik lidhur me certifikimin e kontabilistëve dhe licencimin e revizorëve që duhet të përfshijnë fushat e mëposhtme:  Kontabilitetin financiar,  Standardet e kontabilitetit të Kosovës,  Parimet e menaxhimit financiar të ndërmarrjeve afariste,  Parimet e kontrollit dhe të revizionit të brendshëm,  Kontabilitetin e kostos dhe atë menaxhues,  Sjelljen dhe etikën profesionale etj. 4 4 Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,36.
  • 10. 10 5. PARIMET KRYESORE TË NDËRTIMIT TË PASQYRAVE FINANCIARE Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlersojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit.Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa forma:  Bilanci-i cili paraqet pasqyrë përbërëse të pasurisë si aktiv si dhe detyrimeve dhe kapitalit si pasivë,në momentin e caktuar.Më së shpeshti përpilohet në fund të periudhës përllogaritëse (mujore,gjashtëmujore apo vjetore),që nuk është e thënë të përputhet me vitin kalendarik,  Pasqyra e të ardhurave-paraqet raportin financiar të të ardhurave dhe të dalave përmes profitit apo humbjes,po ashtu në një periudhë të caktuar kohore,  Raporti mbi rrjedhjen e parasë-shpreh ndryshimet si pasojë e rritjes apo zvogëlimit të parasë në periudhën përllogaritëse.Në këtë aspekt,ndryshimi ndodh në qastin kur është paguar paraja apo kur është marrë ajo,  Pasqyra e ndërrimeve në ekuitet,e cila shpjegon ndryshimet në kapital dhe rezerva gjatë një viti (apo mjetet-detyrimet=ekuiteti). Që pasqyrat financiare,si produkt përfundimtar i sistemit kontabël,të mund të përdoren me efektivitet nga përdoruesit e tyre,duhet të plotësojnë disa kritere,të ndërtohen mbi bazën e disa parimeve,të cilat do të paraqiten shkurtimishtë në vijim: 1. Qartësia dhe vërtetësia – nënkuptojnë evidencimin dhe paraqitjen e informacioneve në mënyrën që siguron një pasqyrë të qartë të afarizmit,të situatës momentale dhe të përparimit të kompanisë. 2. Qëndrueshmëria (konsistenca) – nënkupton faktin se parimet dhe rregullat e shfrytëzuara në kontabilitet nuk duhen ndryshuar nga viti në vit për shkak të pamundësisë së krahasimit të rezultateve. 3. Materialiteti (rëndësia) – kërkon përmbajtjen e të gjitha rregullave që kanë rëndësi të veqantë në krijimin e një fotografie të qartë mbi kompaninë. 4. Korrektësia – në kontabilitet korrektësia kërkon që pasqyrat financiare të japin një përmbledhje ose paraqitje korrekte dhe të ndershme të ngjarjeve që paraqiten në pasqyrat financiare me qëllim që ato të mos fshehin apo të shtrembërojnë realitetin. 5. Kujdesi – si parim niset nga fakti se pasiguria e përpilimit të pasqyrave financiare është pjesë përbërëse e zhvillimit të biznesit dhe sidomos kur është fjala për zhvillimin e biznesit në të ardhmen. 6. Kontuiniteti apo biznesi në vijimësi – kërkon nga kompania ruajtjen e kontinuitetit,përkatësisht afarizmit pozitiv si ekzistim afatgjatë i kompanisë në fjalë. 7. Kostoja historike – nënkupton parimin sipas të cilit të gjitha mjetet e kompanis vlerësohen në lartësin e të dhënave reale monetare të shfaqura në momentin e furnizimit apo të realizimit të atyre mjeteve.
  • 11. 11 5 5.1.BILANCI I GJENDJES Bilanci përfaqëson tërësin e zotrimeve (aseteve,aktivit) dhe të detyrimeve (pasivit), si dhe diferencën e tyre që përfaqëson vlerën neto,të cilën një subjekt biznesor e ka në një moment kohor.Janë tri kategori që e përbëjnë bilancin:asetet,detyrimet dhe ekuiteti i pronarit. Asetet – janë burimet ekonomike,të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga kompania.Ato mund të jenë: - Asetet rrjedhëse janë grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen në para ndonjëherë edhe me çmim furnizues më të ulët.Asete të tilla konsiderohen:llogaritë e arkëtueshme,sigurimet e tregtueshme,dëftesat e arkëtueshme,inventari i mallit apo edhe asetet e parapaguara siq është sigurimi i parapaguar. - Asetet fikse – përfshijnë tokën,ndërtesat dhe pajisjet.Asetet e tilla janë të regjistruara sipas kostos historike,e cila shpesh është më e ulët se vlera e tregut.Në këtë grup të aseteve hyjnë edhe asetet e paprekshme,si:patentat,licencat,të drejtat e autorit,emri I mirë (goodëill) etj. Detyrimet – janë obligime për të paguar para,për të transferuar asete të tjera,apo për të ofruar shërbime për dikë tjetër. Detyrimet mund të ndahen në: - Detyrime afatshkurtra (kurente),të cilat përfshijnë llogaritë e pagueshme,dëftesate pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve),pagat e pagueshme dhe taksat e pagueshme. - Detyrimet afatgjata (jokurente),të cilat përfshijnë pengun e pagueshëm dhe obligimet e pagueshme. Ekuiteti i pronarëve – kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit,pas mbulimit të detyrimeve,paraqesin ekuitetin e pronarëve apo ekuitetin e aksionarëve (te shoqërit aksionare). Ekuiteti i pronarëve shpreh shumën e mbetur,përkatësisht asetet neto (totali i aseteve minus totali i detyrimeve) në dispozicion,pasi që të jenë kënaqër të gjitha obligimet.Në raste të caktuara,sidomos kur fillohet me biznes,nëse nuk ka detyrime,atëherë ekuiteti I pronarëve është i barabartë me totalin e aseteve.Ekuiteti i pronarëve rritet atëherë kur pronarët bëjnë investime plotësuese në biznesin e tyre apo edhe kur biznesi krijon profit,i cili mbetet në biznes.Ekuiteti i pronarëve – zbritet kur pronarët tërheqin pjesën më parë në biznes.Nëse biznesi është i organizuar si korporatë,atëherë profiti i shpërndarë aksionarëve quhet dividend.Pjesa e mbetur e pashpërndarë quhet fitimi i mbajtur. Asetet,detyrimet dhe ekuiteti po ashtu përbëhen nga nënkategori,të cilat janë ndarë më poshtë: 5 Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,41.
  • 12. 12 Bilanci i gjendjes Ana e majtë (Asetet) Ana e djathtë (detyrimet & ekuiteti) Asetet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse Prona &Pajisjet Detyrimet afatgjata Asetet e tjera Ekuiteti Emri i mirë Bilanci ndërtohet në formën e një pasqyre të përbërë nga dy anë:ana e majtë e llogarisë që pasqyron asetet dhe ana e djathtë e saj që pasqyron detyrimet dhe ekuitetin e pronarëve. 6 6 Skënder Ahmeti: “Kontabiliteti financiar”Universiteti “ILIRIA”,Prishtinë,2007,fq,56.
  • 13. 13 Asetet = Detyrimet + Ekuiteti i pronarit Asetet rrjedhëse Detyrimet e tanishme - Aksionet e zakonshme - Paraja - Llogaritë e pagueshme - Aksionet e preferuara - Llogaritë e arkëtueshme - Dëftesa afatshkurtër - Kapitali i pronarit - Sigurimet e tregtueshme - Dividendët e pagueshë - Fitimet e mbajtura - Llogaritë e pranueshme - Taksat dhe akcizat mbi - Shpenzimet e parapaguara shitjen - Inventari - Detyrimet rritëse - Detyrimet e tjera Asetet afatgjata rrjedhëse - Llogaritë e pranueshme afatgjata Detyrimet afatgjata - Prona,toka dhe pajisjet - Borgjet afatgjata - Bonot (obligacionet) Asetet e paprekshme - Goodëill - patentat - Licencat - E drejta e autorit Renditja kryesore e llogarive në bilanc bëhet sipas shkallës së likuiditetit.Sa më likuide të jenë asetet,aq më parë pasqyohen në bilanc dhe sa më afatshkurtra të jenë detyrimet,aq më parë pasqrohen në bilanc. Një formë e bilancit e përgaditur sipas STANDARDEVE KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë. Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL" Adresa:PRIZREN Nr.biznesit:70254789 PASQYRA E BILANCIT PËR VITIN 2011 PASURITË: PASURITË JOKURENTE(JO QARKULLUESE) Mobilje dhe paisje 102,000 Zhvlerësimi i akumuluar — mobilje dhe paisje (47,600) Automjetet 36000 Zhvlerësimi i akumuluar — Automjetet (30,000) TOTALI I PASURIS JOKURENTE(QARKULLUESE) 60,400 PASURIT KURENTE(QARKULLUESE): Paraja e gatshme 4,600 Llogaritë e arkëtueshme 26,500 Parapagimi i qerasë 0 TOTALI I PASURIVE KURENTE(QARK.) 31,100 GJITHËSEJ PASURITË: 91,500
  • 14. 14 PRIZREN,31.12.2011 7 7 Pasqyra e bilancit: Kompania, “BREU PETROL”PRIZREN,31.12.2011. DETYRIMET DETYRIMET KURENTE(AFATSHKURTËRA): Llogaritë e pagueshme 9,170 Pagat e pagueshme 520 Të hyrat e shtyera (të pafituara) 800 TOTALI I DETYRIMEVE KURENTE(AFATSHK.): 10,490 DETYRIMET JOKURENTE(AFATGJATA): Huatë afatgjata 0.00 TOTALI I DETYRIMEVE JOKURENTE(AFATGJ.) 0.00 TOTALI I DETYRIMEVE: 10,490 EKUITETI: Aksionet e zakonshme 40,000 Fitimet e mbajtura 41,010 Totali i ekuitetit 81,010 TOTALI I EKUITETIT DHE DETYRIMEVE: € 91,500
  • 15. 15 5.2.PASQYRA E TË ARDHURAVE Kjo pasqyrë tregon rezultatet e operacioneve të kompanis për një periudhë kohore (mujore,tremujore apo edhe vjetore).Ajo përmbledh të ardhurat e krijuara dhe kostot (shpenzimet) e bëra për krijimin e këtyre të ardhurave.Diferenca në mes të ardhurës së krijuar dhe kostos paraqet pjesën e tretë,përkatësisht të ardhëren neto (apo humbjen) apo siq mund të gjendet në pasqyra të ndryshme,profitin (apo humbjen).Ekuacioni më i thjeshtë për përshkrimin e të ardhurave është: Neto e ardhura = E ardhura – Shpenzimet Për të kuptuar më mirë pasqyrën e të ardhurave dhe rolin e tyre,duhet definuar së pari elementet e saj,përkatësisht të ardhurën,shpenzimet dhe të ardhurën neto (apo humbjen neto). E ardhura – paraqet shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në biznes,përkatësisht e ardhura paraqet derdhjet nga shpërndarja e mallrave dhe e shërbimeve. Shpenzimet – paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacioneve në biznes,përkatësisht rrjedhjet dhe obligimet e arritura nga prodhimi I mallrave dhe i shërbimeve.Shpenzimet paraqesin koston e krijuar në operacionet normale për të krijuar të ardhura.Koston e mallit të shitur e përbën vlera blerëse e atij malli (do të thotë vlera sa ne na ka kushtuar blerja e atij malli). E ardhura neto – E ardhura neto nganjëherë e quajtër edhe si profit apo fitim,reflekton të ardhurën (të arriturën) në raport me shpenzimin gjatë një periudhe të caktuar kohore. Formati i pasqyrës së të ardhurave ndryshon varësisht nga sistemi i aplikuar i kontabilitetit.Në Kosovë,mënyra dhe forma e përpilimit të një pasqyre tëtë ardhurave nuk është e kufizuar apo e diktuar,edhe pse elementet e përbërjes së pasqyrës përcaktohen me standardet kosovare të kontabilitetit të bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit. Një formë e pasqyrës së të ardhurave e përgaditur sipas STANDARDEVE KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë. Shitjet € 370,000 Kosto e Mallrave te shitur € 157,000 Fitimi Bruto € 213,000 Humbja nga shitja e automjetit -2,000 Shpenzimet e shitjes -92,000 Shpenzimet tjera -53,670 Shpenzimet e qerasë -12,000 Shpenzimet e zhvlerësimit — automjetet -6,760 Shpenzimet e zhvlerësimit — mobilje dhe paisje -5,100 Fitimi neto € 41,470 Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL" Adresa:PRIZREN Nr.biznesit:70254789 PASQYRA E Të ARDHURAVE PËR VITIN 2011
  • 16. 16 5.3.PASQYRA MBI NDRYSHIMIN E KAPITALIT TË VET Kapitali i vetë involvon në vete dy komponente kryesore: a) Kapitalin e kontribuar (kapitalin e vetë) b) Kapitalin e mbajtur(pa shpërndar,pasistemuar,akumuluar etj). Kapitali i kontribuar përfaqson shumën e neto fitimit të akumuluar për disa vite nga ana e firmës i cili mund të investohet nga ana e saj në qdo moment.Kjo pasuri në fakt përfaqëson ndryshimet e kapitalit të vetë i cili është si rezultat i investimeve të reja të kapitalit,tërheqjeve të kapitalit nga ana e pronarëve apo rezulton nga neto fitimi i realizuar gjatëperiudhës apo shpërndarjes së tij si dividend. Kjo pasqyrë paraqet ndryshimet e kapitalit të vetë gjatë një periudhe kontabël.Dhe kjo pasqyrë si dhe pasqyra cash floë janë të lidhura drejtëpërdrejtbme dy pasqyrat e para të cilat paraqesin pasqyrat bazë financiare.Dhe këtë pasqyrë financiare nuk e kanë të detyrueshme ta prezantojnë bashkë me pasqyrat e tjera të gjitha firmat,korporatat apo shoqëritë aksionare janë të obliguara të përpilojnë vetëm ato firma që janë të regjistruara për TVSH apo ato firma që paguajnë tatimin mbi fitim. 5.4 PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË Pasqyra e rrjedhjes së parasë si një pasqyrë plotësuese e pasqyrave bazike,prezenton rrjedhat e keshit të një ndërrmarrje që ndodhin gjatë një periudhe kohore si rezultat i transaksionevetë ndryshme që marrin pjesënë aktivitetet e biznesit.Kjo pasqyrë financiare nuk sajohet nëse më parë nuk i kemi sajuar mirë bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e të ardhurave. Për dallim nga pasqyra e të ardhurave e cila rezultatet e biznesit i prezanton mbi bazën akruale(realizimit),pasqyra e rrjedhave të keshit rezultatet i prezanton mbi bazën e keshit.Për ti prezantuar në mënyrë sa më të qartë hyrjet dhe daljet të keshit në këtë pasqyrë financiare kërkohet nga ana e firmës që aktivitetet e biznesit në këtë pasqyrë të prezantohen në tri kategori: 1) Aktivitetet operuese 2) Aktivitetet investuese dhe 3) Aktivitetet financiare. Grupimi i pasqyrës së rrjedhave të keshit mbi bazën e këtyre tri llojeve të aktiviteteve është me interest ë madh si për analistët financiar ashtu edhe për përdoruesit e ndryshëm në vlersimin e ndërrmarrjes. Aktivitetet operuese involvojnë edhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve.Natyra e biznesit e determinon llojin primar të aktivitetit afarist.Psh.Blerja e lëndës së parë për firmat prodhuese është aktivitet i rëndësishëm afarist por megjithatë tek të gjitha llojet e bizneseve shitja e mallrave dhe shërbimeve janë aktivitete afariste. Aktivitetet investuese perfshijnë investimet edhe mbajtjen e pasurisë jokorente:patundshmeritë,impijantet,pajimet dhe investimet financiare jo korente(afatgjata). Aktivitetet financiare përfshijnë huazimet e ndryshme qoft me kapitalin borgj(obligacionet)dhe qoft me kapitalin aksionar(aksionet).
  • 17. 17 Komponentët e pasqyrës së rrjedhave të keshit Aktivitetet operuese: - Shitja e mallit - Ofrimi i shërbimeve Aktivitetet investuese: - Shitja e ndërtesave - Shitja e tokës Aktivitetet financuese: - Huazimi I parasë - Pranimi I investi. Derdhjet (hyrjet) e parasë Paraja (cash) Rrjedhjet (daljet) e parasë 8 Një formë e pasqyrës së rrjedhës së parasë (keshit) e përgaditur sipas STANDARDEVE KOSOVARE TË KONTABILITETIT (SKK),marrë nga një kompani në kosovë. 8 RRUSTEM ASLLANAJ:KONTABILITETI,Prishtinë,2005,fq.9. Aktivitetet investuese: - Blerja e ndërtesave - Blerja e tokës Aktivitetet financuese: - Kthimi i kredive - Shpërndarja ndaj pronarëve Aktivitetet operuese: - Pagesa e pagave - Pagesa e komunaleve - Pagesa e taksave
  • 18. 18 Emri I ndërmarrjes:SHPK,,BREU PETROL"9 Adresa:PRIZREN Nr.biznesit:70254789 RRJEDHA E PARASË SË GATSHME PËR VITIN 2011 RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET OPERATIVE Fitimi neto € 41,470 Korigjimet: Plus: Zhvlerësimi— automjetet € 6,760 Zhvlerësimi — mobilje dhe paisje 5,100 Humbja nga shitja e automjetit 2,000 Rritja në llogaritë e pagueshme 5,930 Rritja në pagat e pagueshme 1,900 Rritja në të hyrat e shtyera 2,400 Minus: Rritja në llogaritë e pagueshme (1,500) Rritja në parapagimin e qerasë (1,000) Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet operative 63,060 RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET INVESTIVE Dalje e parasë së gatshme e paguar për blerjen e mobiljeve dhe paisjeve € (8,000) Hyrje e parasë së gatshme e arkëtuar nga shitja e automjeteve 4,000 Dalje e parasë së gatshme e paguar për blerjen e automjetit (40,560) Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet investuese (44,560) RRJEDHA E PARASË SË GATSHME NGA AKTIVITETET FINANCUESE Pagesa e detyrimeve për lizingun 0.00 Dividenda e paguar (20,000) Rrjedha neto e parasë së gatshme nga Aktivitetet Financuese (20,000) Rrjedha neto e parasë së gatshme gjatë vitit (1,500) PARATË E GATSHME NË FILLIM TË PERIUDHËS 4,600 PARATË E GATSHME NË FUND TË PERIUDHËS € 3,100 PRIZREN,31.12.2009 9 Pasqyra e rrjedhes së parasë:Kompania, “BREU PETROL”,31.12.2011.
  • 19. 19 6.PREZANTIMI I PASQYRAVE FINANCIARE NË BAZË TË STANDARDEVE TË KONTABILITETIT TË KOSOVËS10 Në vazhdim po i paraqesim pasqyrat financiare:bilancin e gjendjes,bilancin e suksesit,pasqyrën e rrjedhës së parasë dhe pasqyrën e ekuitetit,duke u bazuar në modelet e Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës. Bilanci e gjendjes,31 dhjetor 200X Viti vijues Viti paraprak Mjetet rrjedhëse Paratë e gatshme në bankë dhe në dorë 250 850 Depozitat në bankë 50 250 Llogaritë e arkëtueshme 2,300 2,100 Stoqet 1,900 2,250 Shpenzimet e parapaguara 150 80 Totali i mjeteve rrjdhëse 4,650 5,530 Pasuritë themelore (jorrjedhëse) Paluajtshmëritë dhe pajimet 4,970 4,750 Pasuritë e dhëna në lizing 890 500 Investimet 50 50 Totali i pasurive jorrjedhëse 5,910 5,300 Totali i pasurive 10,550 10,830 Detyrimet Detyrimet rrjedhëse Mbitërheqja bankare 50 0 Llogari të pagueshme 4,150 4,910 Shpenzimet e grumbulluara 420 650 Pjesa rrjedhëse për lizingjet kapitale 100 220 Dividendët e pagueshme 100 100 Tatimi mbi fitim i pagueshëm 100 80 Totali i detyrimeve rrjedhëse 4,920 5,960 Detyrimet afatgjate Huat afatgjata 250 0 Obligimet për lizingjet kapitale 750 600 Totali i detyrimeve afatgjata 1,000 600 Totali i detyrimeve 5,920 6,560 Kapitali neto 4,630 4,270 Kapitali i emetuar 100 80 Rezervat 100 90 Fitimi i pashpërndarë 4,430 4,100 Totali i ekuitetit 4,630 4,270 Totali i ekutetit dhe detyrimeve 10,550 10,830 10 www.mef-rks.org Rregullorja nr.30/2001 e unmik-ut mbi Standardet e Kontabilitetit dhe Revizionit në Kosovë.
  • 20. 20 Pasqyra e të ardhurave,31 dhjetor 200X Viti vijues Viti paraprak Shitjet 14,250 10,350 -Zbritjet në shitjet (500) (200) -kthimi i mallit (120) (50) Shitja neto 13,639 10,100 Shpenzimet e mallrave të shitura (8,960) (6,600) Fitimi bruto 4,670 3,500 Shpenzimet operuese a.shpenzimet e shitjes: -Pagat dhe mëditjet (1,050) (800) -Komisionet (120) (100) -Shpenzimet e reklamës (140) (80) -Shpenzimet e furnizimeve (80) (50) -Zhvlerësimi i orendive dhe pajisjeve (80) (50) b.shpenzimet e përgjithshme dhe administrative -Pagat dhe mëditjet (1,300) (1,000) -Shpenzimet e borgjeve të këqija (400) (250) -Shpenzimet e furnizimeve të zyrës (80) (50) -Zhvlerësimi i ndërtesave (100) (100) -Shpenzimet e sigurimit (220) (100) -Shpenzimet e rrymës dhe të telefonit (140) (90) Totali i shpenzimeve operuese (3,910) (2820) Të ardhurat operuese 760 680 Të ardhurat tjera: Të ardhura nga dividenti 20 20 Të ardhura nga interesi 90 110 Shpenzimet tjera Shpenzime të interesit (250) (150) Shpenzime nga tatimi në fitim (190) (220) Të ardhurat neto 430 440
  • 21. 21 Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet,31dhjetor 200X Kapitali aksionar Ngritja e pagesave aksionare Rezervat e rivlerësimit Fitimet e pashpërndara Bilanci më 31.12.200X 65 15 90 3.760 Fitimi neto për periudhën 440 Dividendët (100) Bilanci më 31.12.200X 65 15 90 4,100 Teprica në rivlerësim 10 Emitimi i kapitalit aksionar 10 10 Fitime neto për periudhën 430 Dividendët (100) Bilanci më 31.12.200X 75 25 100 4,430 Pasqyra e rrjedhës së parasë,31.12.200X Viti vijues Viti paraprak Aktivitetet operative Arkëtimi i parave të gatshme nga konsumatorët 14,050 10,100 Pagesat furnizuesve dhe të punësuarve (13,910) (9,220) Paratë e gatshme të gjeneruara nga veprimtaria 140 880 Interesi i paguar (250) (170) Tatimi mbi fitim i paguar (170) (240) Parat e gatshme neto nga aktivitetet operative (140) 1,350 Rrjedha e parasë nga aktivitetet investive Blerja e makinave,pajisjeve dhe patundshmërisë (690) (250) Shitja e pasurive fikse 300 50 Interesi i pranuar 90 120 Dividenti i pranuar 20 20 Rrjedha neto nga aktivitetet investive (280) (60) Rrjedha e parasë nga aktivitetet financiare Emitimi i aksioneve 20 0 Huamarrja 250 0 Pagesa e detyrimeve nga lizingu (460) (180) Dividendi i paguar (100) (100) Rrjedha neto nga aktivitetet financiare (290) (280) Rrjedha e përgjithshme e parasë së gatshme (710) 1,010 Paratë e gatshme në fillim të periudhës 1,100 970 Paratë e gatshme në fund të periudhës 390 1,980
  • 22. 22 Përmbledhje: Kontabiliteti financiar ka të bëjë me informacionin kontabël,I cili përveq se që përdoret nga drejtimi i njësis ekonomike,kryesishtë u komunikohet edhe përdoruesve të jashtëm .Kontabiliteti menaxhues-në kontrast të rreptë me kontabilitetin financiarë ,ka të bëjë me të gjitha llojet e informacionit kontabël që grumbullohen,maten,regjistrohen,përpunohen dhe u transmetohen menaxherëve të njësisë ekonomike. Këshilli Kosovar mbi Standardet për Raportimin Financiar –është themeluar më 29 tetor të vitit 2001 sipas rregullores nr.2001/30 Këshilli nxjerr standarde të kontabilitetit në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të kontabilitetit .Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlersojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit. Kontabiliteti financiar ofron të dhëna në formë të informatave të ndërlikuara të shprehura në raportet financiare.
  • 23. 23 Literatura: Skënder Ahmeti:“KONTABILITETI I” Universiteti “ILIRIA”Prishtinë,2007. Skënder Ahmeti:“KONTABILITETI FINANCIAR”Universiteti “ILIRIA”Prishtinë,2009. Isa Mustafa: “MENAXHMENTI FINANCIAR”Prishtinë,2008. Rregullorja nr.30/2001 e unmik-ut mbi Standardet e Kontabilitetit dhe Revizionit në Kosovë. Rrustem Asllanaj:Kontabiliteti I”. www.mfe-rks.org http://www.mef-rks.org/images/stories/Bordet/Standardet%20Kosovare%20te%20Kontabilitetit/SKK1ere.pdf