Përgjegjësia është detyrë ose detyrim për të vepruar. Marrja e përgjegjësisë nënkupton vetëdijësimin dhe pranimin e zgjedhjeve, vendimeve të bëra, dhe rezultateve të ardhura nga veprimet e mëparshme.
2. Përgjegjësia
Përgjegjësia është detyrë ose detyrim për të
vepruar. Marrja e përgjegjësisë nënkupton
vetëdijësimin dhe pranimin e zgjedhjeve,
vendimeve të bëra, dhe rezultateve të ardhura nga
veprimet e mëparshme.
Përgjegjësia nuk është shprehi apo vetëdijësim që
krijohet lehtë dhe shpejtë.
Duhet filluar ndikimi qysh në moshë të vogël
4. Pikënisja
Në çdo moshë, është shumë e rëndësishme që prindërit të
dinë se sjelljet nuk janë diçka që e shtyp me buton. Ato
janë një rrugë e jetës, të mësojnë se si të konsiderohen nga
të tjerët, duke i ndihmuar fëmijët të kenë besim tek vetja.
( Elaine Swann, eksperte e etikës së sjelljes )
"Kurrë mos e ndihmo një fëmijë në një detyrë në të cilën ai
mendon se mund të ketë sukses" - Maria Montessori
Një fëmijë që kupton dhe pranon përgjegjësitë do të ia dal
më mirë në shkollë dhe në jetë – dhe shtëpia është vendi
primar ku mund t’a mësojë marrjen e përgjëgjësive
5. Teoria e Montesorit
Vetëm duke u dhënë fëmijëve përgjegjësi të caktuara
ata do të bëhen të përgjegjshëm. Fëmijët duhet lënë
të bëjnë çdo punë që janë në gjendje ta kryejnë
Edukatori/edukatorja duhet ta ketë për qëllim
pavarsimin e fëmijës dhe që ai të jetë në gjendje për
të bërë gjëra për veten e tij
Kur fëmijët janë në gjendje të bëjnë gjëra për veten e
tyre kanë një rritje të besimit në vete, vetëbesim dhe
vetëvlerësim që do ti përcjell gjatë tërë jetës
6. Edukator/e vёzhgues/e
Edukatori/edukatorja duhet të jetë vëzhgues i fëmijës
Ёshtë metodë produktive për tu njohur me nevojat e
fëmijëve
Për shembull, nëse fëmija fillon bën zhurmë me
objekte të ndryshme të klasës kjo do të thotë se se ai
ka nevojë për atë aftësi të madhe motorike kështu që i
jepni një daulle dhe kështu do ta ketë përgjegjësinë e
daullistit dhe njëkohësisht plotëson nevojat dhe
zhvillon aftësinë motorike
7. Të njohin dhe përkrahin prirjet e fëmijëve psh. nëse
fëmija pëlqen të udhëheq ndonjë aktivitet, të u ipet
përgjegjësi në kryerjen e kësaj detyre pasi që kjo do të
ndikojë në qetësimin e tyre dhe përshtatjen me
kopshtin.
Ёshtë e nevojshme t’i korrigjosh ata përgjatë detyrës
që u jepet por duhet ditur kur dhe si
Ёshtë e natyrshme se fëmijët gabojnë por nuk duhet
t’i korigjojmë më zë të ngritur apo në rastin më të
keq, duke bërtitur
P.sh nëse fëmija derdh një gotë ujë mund t’i themi me
ton të butë se e ka derdhur por duke i dhënë dhe
zgjidhjen. Si thua ta pastrojmë me një leckë?
9. Unë kam nevojë
Unë dëshiroj
Unë dua
Unë zgjedhi
Qëllimi im në jetë është …
Pse është e rëndësishme kjo teori
në mësimin e përgjegjësisë?
10. Ndikimi edukativ është më lehtë i ushtrueshëm në
moshë parashkollore prandaj dhe plotësimi i nevojave
individuale, dhënia e përgjegjësive duhet ushtruar
qysh në moshë të hershme
Kënaqen nevojat e nivelit më të ulët dhe shfaqet
nevoja për plotësimin e niveleve të tjera
Kënaqja e nevojave varet nga ajo se çka tashmë
zotëron
Nevojat e paplotësuara të secilit nivel ndikojnë në
sjelljen e tij dhe në atë se çka do të jetë në të ardhmen
11. Grupmoshat 3-4
Zgjidh detyrat përkrah moshës që ka fëmija
Mos prit nga një 3 ose 4 vjeçar/e që të jetë në
gjendje të bëjë pastrimin e dhomës apo vërjen e
gjësendeve në vendin e tyre, do ishtë një
mbingarkesë
P.sh një palë këpucë të tija do të jetë në gjendje
që ti vë çdo ditë në vendin përkatës
12. Grupmoshat 4-5
Fëmijët pak e nga pak kuptojnë se këto linja mund të
përfaqsojnë objekte. Kjo është koha kur fëmijët
zbulojnë se gjurmët apo germat përfaqësojnë emrin e
tyre, zërin e fjalëve
Fëmijët nga mosha 4-5 vjeç tregojnë më shumë
kontroll dhe vëmendje në atë që bëjnë dhe përpiqen
me vetëdije që të përfaqësojnë objekte të ndryshme
ose ti imitoj ato. Për shembull, fëmijët mund të
emërtojnë shkronjat e emrit të tyre ose të dallojnë
germat e mëdha T dhe V në emrin e heroit të filmave
të animuar Tinki Vinki. Fëmijët në moshën 4-5 vjeç
mund të vishen dhe të ushqehen pa ndihmë
13. Grupmoshat 5-6
Fëmijët në moshën 5-6 vjeç fillojnë të bëhen më
realist. Egocentrizmi fillon të humbet terren.
Rritet aftësia e tyre mendore. Tani fëmijët fillojnë
të krahasojnë veprimet e tyre me ato të të tjerëve
dhe si pasojë e këtij krahasimi mund të zbulojnë
se punët e tyre nuk janë aq të mira
Shprehitë e para motorike që parashkollorët
mund ti marin janë zakonisht veprimet e
përditshme lidhja e lidhsëve të këpucëve, prerja
me gërshërë, kërcimi nga vendi, mendimi për
shkollën etj.
14. 1. Jep shembullin dhe standardin për sjellje
me përgjegjësi
a. Fëmijët mësojnë përmes shembujve. Ata më
shumë priren të bëjnë atë çfarë të rriturit bëjnë
sesa nëse u tregohet se çfarë të bëjnë.
b. Mos i trego fëmijës çfarë të bëjë – tregoj si bëhet
c. Merrni pjesë bashkë në ndonjë projekt për
komunitetin dhe ndihmo fëmijën të shoh se ai
ka një përgjegjësi p.sh pastrimin e lagjes
15. 2. Gradualisht jepu përgjegjësi
a. Nuk ekziston një moshë magjike që fëmijët
papritur të “bëhen” të përgjegjshëm. Ata
mësojnë të bëhen të përgjegjshëm gradualisht –
në të njëjtën mënyrë sikurse kur mësojnë ecjen
dhe të folurit
b. Parashkollorët mund të marrin përgjegjësitë
duke ndihmuar në vendosjen e lodrave në kuti,
si dhe të ndihmojnë në shtrimin e tavolinës së
ushqimit në shtëpi
16. c. Fëmijet e kopshteve mund të marrin
përgjegjësinë për të shtruar tryezën, përgatitur
shtratin e fjetjes, etj.
d. Fëmijët e moshës shkollore mund të ndihmojnë
në vendosjen e rrobave nga lavatriqja/largimin e
vendosjen e tyre nepër dollape pas tharjes si dhe
në përgatitjen e ushqimit.
e. Derisa fëmija nuk mësohet se si të rrisë
përgjegjësitë e tij në shtëpi, ai/ajo do të jetë
krejtësisht i/e papërgatitur për t’i menaxhuar
përgjegjësitë kur të ballafaqohet në punë apo në
shoqëri.
17. 3. U jep përgjegjësi për të kryer
Një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar fëmijët që të
jenë përgjegjës është që t’u japësh përgjegjësi që u takojnë.
Për shembull:
a. Bëj një listë të gjërave që fëmija mund t’a bëjë vet. I shto
përgjegjësi gjersa ai/ajo rritet
b.Përfshije fëmijën gjatë procesit. Lejo të zgjedhë disa nga
punët që i pëlqen t’i bëjë
c. Bëj për vete një “to do list” dhe inkurajo fëmijën të bëj
edhe ai/ajo një për veten
d.Nëse fëmija nuk ka bërë diçka me përpikëri ia shpjego si të
bëhet dhe lëre që ta bëj prap
18. Lejo që të rrezikoj. Mos thuaj që ai s’di të bëj gjë,
në qoftëse ka dështuar herën e parë
Lavdëro kur bën punën me përgjegjësi.
Në anën tjetër mos e lavdëro nëse nuk e ka bërë
punën me përgjegjësi. Le ta mësoj se çfarë do të
thotë kur nuk i përmbush detyrimet e saj/tij
Ji e durueshme. Shkencërisht thuhet se në
mënyrë që një punë të bëhet parim, duhet që të
përsëritet 21 herë
19. 4.Lavdëro punën e kryer me përgjegjësi
Mbaje në mend që ka po aq ndikim të shpërblehet
sjellja me përgjegjësi e fëmijës sa të komentohet në
gabimet e tij/saj. Në fakt, ka shumë rëndësi, sepse
lavdërimet dhe mirënjohjet do të thonë më shumë se
gjithçka tjetër për fëmijën tënd. Sidoqoftë, mos e
tepro me lavdata se pastaj humb vlerën e saj
Ji specifik. I trego fëmijës me saktësi se çfarë të
pëlqen tek sjellja e atij/asaj
Mos prit t’i japësh lavdata derisa fëmija ta kompletoj
detyrën
20. 5.Rikujto/përmend sukseset e tyre të kaluara
Për shembull mund t’u thuash: “Të kujtohet se si
e kemi bërë filan punën dhe na ka dhënë shumë
gëzim? “
21. 6. Ndihmo fëmijën në të mbajturit mend të
përgjegjësive
Nëse fëmija harron librin në shkollë, mos e dërgo
me veturë në klase që t’ia marrësh
Nëse vazhdimisht i ndihmon fëmijës në zgjedhjen
e problemeve, po i’a mohon mundësinë që të
mësoj vet në marrjen e përgjegjësive për veprimet
e veta dhe kështu përjetimin e pasojave.
22. Një fëmijë i përgjegjshëm është ai tek i cili mund
të llogaritësh. Gjersa e ushqeni përgjegjësinë tek
fëmija juaj, ju po e përgatitni që të jetë
llogaridhënës për veprimet e tij, që ta mbajë
fjalën, ta jap më të mirën e tij, dhe të ngritet në
rast se dështon. Në këtë mënyrë po hedh themelet
që fëmija juaj të ketë sukses në shkollë, punë, në
mardhëniet dhe në jetë.
23. “ Nëse doni që fëmijët tuaj të ecin me këmb në tokë,
ua vendosni disa përgjegjësi në supet e tyre” —
Abigail van Buren
25. Burimet:
http://www.uisd.net/wp-
content/uploads/2009/10/10-great-ways-to-teach-
children-responsibility.pdf
Developing a Leader within You - John Maxwell
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-
content/uploads/2014/12/Doktoratura-Majlinda-
Gjelaj-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-
Psikologji-Pedagogjise.pdf
http://www.dailymontessori.com/montessori-theory/
https://www.cceionline.com/newsletters/August_08.
html
http://www.babycentre.co.uk/a1021954/how-to-
teach-responsibility-ages-3-to-4#ixzz46sZUOrop