2. Dardan Aliu Unazat (Loops)
Unazat (Loops )
Loop (angl Loop-laku, rrethi i mbyllur, apo ndryshe si term më i përshtatshëm në gjuhën shqipe,
unaza) paraqet pjesën e programit, ku bëhet përsëritja e ekzekutimit të një apo më shumë
urdhërave të programit. Unaza ka variablën e unazës, e cila përdoret si tregues se sa herë do të
përsëriten urdhërat brenda unazës. Ajo fillon me vlerën fillestare dhe për çdo herë të ekzekutimit
të urdhërave të unazës, e ndryshon vlerën për një hap të caktuar, që njihet si hapi i unazës. Në
fund të pjesës së unazës, testohet se a është plotësuar kushti për dalje prej unazës. Kjo rritje e
variablës së unazës, për hapin e caktuar, vazhdon deri sa të plotësohet kushti për dalje prej
unazës. Në gjuhen programuese Java egzistojn disa lloje te unazave si:
Unaza While (gjersa)
Unaza While (gjersa), bën përsëritjen e urdhërave të unazës, gjersa vlenë kushti i caktuar. Pra,
gjersa për kushtin e unazës While kemi rezultatin TRUE (E SAKTË), ekzekutohen urdhërat e
unazës dhe variabla e unazës rritet, për hapin e caktuar.
Unaza While, së pari e vlerëson kushtin dhe pastaj, nëse plotësohet kushti, ekzekuton urdhërat
në unazë. Nëse kushti nuk plotësohet herën e parë që testohet kushti (për hapin e parë të
variablës së unazës), pra për vlerën fillestare të variablës së unazës, atëherë urdhërat në unazë
nuk do të ekzekutohen asnjëherë.
Si shembull te unazat While(gjersa) marrim paraqitjen e fjalës “Mire se Vini ne UPPZ”-100 her
3. Dardan Aliu Unazat (Loops)
Shembull:
Nëse Unaza While për kushtin e unazës ka gjithmonë rezultatin TRUE, atëherë urdhërat e unazës do të
përsëriten pafundësisht. P.sh, nese vendoset kushti si ne vijim:
while (true) //kushti për mbetje brenda unazës
{
Urdhërat...
}
atëherë do të kemi unazë të pafundme, që përsëritet vazhdimisht. Për të mos ndodhur kjo, duhet që
me ndonjë urdhër përbrenda unazës, të vendosim ndonjë kusht plotësues për ndërprerje të unazës.
5. Dardan Aliu Unazat (Loops)
Unaza do – while
Unaza Do...While (Bëj...gjersa), bën përsëritjen e urdhërave të unazës, gjersa vlenë kushti i
caktuar. Pra, gjersa për kushtin e unazës While kemi rezultatin TRUE (E SAKTË, PO),
ekzekutohen urdhërat e unazës dhe variabla e unazës rritet, për hapin e caktuar. Mirëpo, për
dallim nga unaza While, unaza Do...While, së pari e i ekzekuton urdhërat e unazës, e pastaj e
vlerëson kushtin për dalje prej unazës (apo për mbejte në unazë) dhe pastaj, nëse plotësohet
kushti, përsëri ekzekuton urdhërat në unazë. Edhe nëse kushti nuk plotësohet herën e parë që
testohet (për hapin e parë të variablës së unazës), pra për vlerën fillestare të variablës së unazës,
urdhërat në unazë veç janë ekzekutuar njëherë. Pra, së paku një herë ata do të ekzekutohen
gjithsesi.
Si shembull marrim te njetin shembull sikur se te unaza While, për ta paraqitur fjalën
“Mire se vjen ne UPPZ” 100 herë
8. Dardan Aliu Unazat (Loops)
Unaza for
Unaza for (për), gjithashtu bën përsëritjen e urdhërave brenda unazës, duke përshkruar në fillim
vlerën fillestare, kushtin dhe hapin e unazës. Ka formë më kompakte dhe përdoret në të shumtën
e rasteve. Zakonisht, kur vlerat kufitare (vlera fillestare dhe vlera përfundimtare) të variablës së
unazës janë të njohura paraprakisht, përdoret unaza for.
for (i=f; kushti; i=i+h)
{
Urdhëri ;
}
Si shembull marrim të njëtin detyrë, që bënë shtypjen e fjalës “Mirë se vjen në UPPZ” -100 herë