SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 45
Descargar para leer sin conexión
EDITORIALI
Xheladin Leka
A është kush që përvjel krahët? ........................................... 2
Unejs murati dhe Sabahudin Selimi
Festa e të dashuruarve apo Shën Valentini ........................... 4
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Si të shfrytëzohet koha? ....................................................... 8
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Qëndrimi i Islamit ndaj ambicieve të larta .......................... 13
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Shkaqet e arritjes së ambicies së lartë ............................... 18
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Shkaqet e uljes së ambicieve .............................................. 23
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Kritika ndaj atyre me ambicie të ulëta ................................ 27
Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij
Disa këshilla për edukimin e fëmijëve II ............................. 33
Lirim Sadiku
Frytet e besimit të sinqertë dhe akideja e pastër ............... 35
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Shejhul Islam Ibën Tejmije .................................................. 40
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
Zejd Haziri
Anëtarët e revistës:
Unejs Murati
Fidan Xhelili
Xheladin Leka
Bashkëpunëtorët:
Adem Avdiu
Muhamed Abdullahi
Sabahudin Selimi
Bali Sadiku
Lirim Sadiku
Namik Vehapi
Redaktor gjuhësor:
Arian Koçi
Redaktor Teknik:
Avni G. Gashi
Ballina/Dizajni:
Avni G. Gashi
Boton:
Shtëpia botuese
Atik
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
Tel: 044 988 400
e‐mail:
delirjedheedukim@gmail.com
Ndihmo Revistën:
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
Editorial
A ËSHTË KUSH
QË PËRVJEL KRAHËT?
2 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
Çuditem shumë kur shoh se si njerëz të humbur, që pasojnë kotësinë dhe fëlliqësitë, kanë aq
shumë vullnet dhe ambicie për të shpërndarë pisllëkun dhe fëlliqësirat e tyre, kurse në anën
tjetër muslimanët, për të cilët kanë zbritur me mijëra ajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kup-
tuar asgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanë kuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, i kanë
kuptuar, por i kanë hedhur pas shpine.
J
o rrallë herë kemi lexuar dhe dëgjuar
nga historia islame për kolosët, perso-
nat me ambicie të mbushura, të cilët
nuk e njihnin lodhjen në rrugën e Allahut
të Lartësuar. Nëse i kërkon në dituri, do t’i
gjesh të parët; nëse shikon kujdesin e tyre
ndaj namazit me xhemat, do t’i gjesh në
safin e parë dhe nëse i shikon në luftë për
hir të Allahut, ata janë trimat dhe udhëhe-
qësit e luftës.
Burra të tillë ka pasur historia islame që nga
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e
deri në kohën e sotme. Mirëpo ajo që bën
dallimin e kohës së sotme nga e kaluara
është fakti se tani për tani persona me am-
bicie të tilla janë të rrallë, aq të rrallë saqë
sikur edhe nuk ekzistojnë fare.
Gjendja e mjerueshme e umetit islam ka
shumë arsye, duke filluar nga sëmundja e
injorancës e deri te sëmundjet e tjera, qof-
shin ato në shpirt, sjellje apo ideologji e
mendime.
Një sëmundje së cilës i kushtohet pak
rëndësi është edhe sëmundja e gjumit të
thellë që ka kapluar muslimanët. Ky mje-
rim dhe kjo gjendje vazhdon të përkeqëso-
het sepse personi i cili është në gjumë të
thellë nuk ka mundësi të përparojë apo të
lëvizë përpara, prandaj edhe ne nuk jemi
duke lëvizur, kemi mbetur të paralizuar
përpara çdo shfaqjeje, qoftë diçka që na
3
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
gëzon apo që na vret sytë.
Çuditem shumë kur shoh se si njerëz të
humbur, që pasojnë kotësinë dhe
fëlliqësitë, kanë aq shumë vullnet dhe am-
bicie për të shpërndarë pisllëkun dhe
fëlliqësirat e tyre, kurse në anën tjetër mus-
limanët, për të cilët kanë zbritur me mijëra
ajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kuptuar
asgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanë
kuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, i
kanë kuptuar, por i kanë hedhur pas sh-
pine.
Është edhe më keq kur në krye të karvanit
të ngecjes dhe përgjumësisë gjenden shumë
hoxhallarë, të cilët kanë marrë dituri në
tokat arabe në mënyrë që ta mbartin atë te
populli i tyre. Nëse ne nuk aspirojmë të çli-
rojmë Kudsin nga zullumqarët mizorë, atë-
herë pse mos të aspirojmë t’i çlirojmë
muslimanët nga prangat e mëkateve? Nëse
ne nuk kemi mundësi të largojmë nga të
tjerët brengat dhe problemet e përditsh-
mërisë, atëherë pse të mos bëhemi shkak-
tarë që t’ua largojmë atyre brengat atë ditë
kur do të dalin para Allahut?
Fushat e së keqes shtohen dita-ditës, ke-
qbërësit shfaqen çdo ditë e më shumë, ku-
rse ne, ata që pretendojmë përmirësimin e
shoqërisë nga veset negative, në shumicën
e rasteve shfaqemi sikur nuk jemi duke je-
tuar me këtë popull apo sikur çdoherë e
kemi të pamundur të ndryshojmë diçka në
të mirë. Kështu shfaqemi në praktikë, edhe
pse teorikisht të gjithë e mohojmë një re-
alitet të tillë. Por ky është realiteti, edhe pse
i hidhur.
Mjafton që secili prej nesh të hedhë sytë në
çdo qytet të Kosovës apo edhe në rrethinë
dhe të shohë pastaj përgjegjësitë e veta ndaj
këtij populli të mashtruar dhe të paditur
për fenë e vet. Pastaj le të përgatitemi për
përgjigjen që do të japim para Allahut për
këtë të vërtetë që e kemi mbartur dhe nuk
ua kemi ofruar të tjerëve. Allahu i Ma-
dhëruar thotë: “Dhe kur Allahu mori zo-
timin nga ata që iu pat dhënë libri: që
gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos
e fshihni, por ata e lanë pas dore atë për pak
send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.” Alu
Imran 187
Në Kosovë, fjala përmirësim ka kuptim
shumë të gjerë. Ajo nënkupton ruajtjen e
familjeve tona nga çdo lloj rryme e rrezik-
shme, pastaj përmirësimin e shkollave- nga
ato fillore deri te fakultetet- përmirësimin
e mediumit të shkruar apo atij të folur si
dhe përmirësimin e botëkuptimeve të ga-
buara që kanë të tjerët ndaj Islamit të
pastër. Në të njëjtën kohë, filtrimi i këtyre
gabimeve duhet bërë edhe në kokën e shu-
më muslimanëve, të cilët veprojnë, lodhen
e mundohen duke menduar se janë duke
bërë mirë.
Me një fjalë, fushat e përmirësimit janë të
shumta, ngase e gjithë Kosova ka nevojë
për përmirësim, mirëpo të mos harrojmë së
pari të përmirësojmë veten në çdo aspekt e
pastaj të kalojmë edhe te të tjerët. E, nëse
ne e kuptojmë në mënyrë të drejtë nderin
e këtij amaneti që jemi duke mbartur,
atëherë do na duket e lehtë çdo gjë, derisa
ta realizojmë këtë qëllim. Mirëpo, për të
çuar në vend këtë amanet, pas ndihmës së
Allahut, duhet të kemi ambicie të lartë, e
cila thyen çdo barrierë dhe është çelësi i fil-
limit të punëve dhe mbarimit të tyre, me
kusht që kjo ambicie të jetë e organizuar
dhe e koordinuar mirë.
Nga Allahu e presim suksesin!
Në emër të redaksisë,
Xheladin Leka
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
4
FESTA E TË DASHURUARVE APO
SHËN VALENTINI
Për këtë na ka paralajmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:
“Do të pasohen ata që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah pas krahu. E, nëse
hyjnë në vrimën e hardhucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjala për çifutët dhe të kr-
ishterët?” Tha “E kë tjetër?”
F
alënderimi i takon Allahut, Zotit të
botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut
qoftë mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi
të gjithë pasuesit e tij, duke na përfshirë edhe
ne deri në Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim se umeti islam është umeti më i mirë
që Allahu nxori mbi faqen e tokës. Islami është
feja që anuloi çdo fe të mëparshme. Pas shpall-
jes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,
vetëm Islami pranohet si fe e Zotit. Allahu në
Kur’an thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë
islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në
botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” Alu
Imran: 85
Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,
transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta
ime, çdo njeri që ka dëgjuar për mua, qoftë nga
çifutët apo të krishterët dhe nuk më beson mua,
vetëm se ka për të qenë prej banorëve të xhehen-
nemit.”
Ajeti dhe hadithi që cekëm më lart aludojnë se
nga njeriu pranohet vetëm Islami si fe e tij. E,
nëse jo, atëherë fundi i tij është xhehenemi.
Kush e pranon Islamin, ai duhet të kundërsh-
tojë atë që vjen nga fetë e tjera, nga traditat dhe
zakonet e tyre, që e kundërshton fenë tonë të
pastër dhe fton në prishjen e moralit dhe
largimin nga feja islame. Për këtë na ka parala-
jmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, i cili ka thënë: “Do të pasohen ata që
kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe
krah pas krahu. E, nëse hyjnë në vrimën e hard-
hucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjala
për çifutët dhe të krishterët?” Tha “E kë tjetër?”
Ne jemi dëshmitarë të faktit që shumë musli-
manë fatkeqësisht po pasojnë armiqtë e Allahut
në traditat, zakonet, edukatën dhe moralet e
tyre, saqë është bërë shumë e vështirë ta dallosh
muslimanin mes të tjerëve, me përjashtim të
disa specifikave të vogla. Kush kapet pas ligjit
të Allahut, pa dyshim se krenaria i takon atij,
por kur muslimanët u larguan nga ligjet e Al-
lahut, mbi ta zbriti nënçmimi dhe poshtërimi
i tyre e tek Allahu ankohemi për këtë gjendje
të mjerueshme.
Njëra prej fatkeqësive që ka goditur këtë umet
është edhe e ashtuquajtura festa e të dashuru-
arve apo Shën Valentini, siç quhet sot. Kjo festë
është përhapur shumë mes myslimanëve. Ata
urojnë njëri-tjetrin në këtë ditë dhe shkëmbe-
jnë dhurata mes tyre, madje edhe dyqanet për-
gatiten për një gjë të tillë. Prandaj, është
obligim i çdo muslimani që të ketë kujdes dhe
t’i këshillojë të tjerët që të largohen nga kjo
ORIGJINA, SHFAQJA DHE DISPOZITA E SAJ
5
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
festë e ta ngremë lart personalitetin tonë si mu-
slimanë.
Punimi ynë do të trajtojë origjinën, shfaqjen
dhe demonstrimin e kësaj feste dhe dispozitat
e Islamit për të.
Origjina e saj
Nëse shohim librat e historisë, për këtë festë
hasim disa mendime. Këto mendime apo trans-
metime nuk janë të transmetuara me zinxhirë
të ngjitur e aq më pak, transmetuesit nuk janë
njerëz besnik. Pra, të gjitha këto janë vetëm
fjalë dhe tradita të kota. Lexo, Allahu të ruajttë,
disa nga këto gjëra të kota:
1. Një prift ortodoks i quajtur Valentin, që jetoi
në shekullin e tretë nën perandorinë idhujtare të
mbretit Klaudius i Dytë, më 14.02.270 u ekze-
kutua pasi thërriste në Krishterim dhe kjo ditë u
mor si festë në kujtim të tij.
2. Njëri nga perandorët hetoi se fuqia e ushtarëve
beqarë ishte më e madhe, prandaj ua ndaloi ush-
tarëve martesën, kurse prifti vazhdoi të lidhë kon-
trata martesore fshehurazi, pastaj u zbulua dhe u
burgos. Më pas u njoh me vajzën e udhëheqësit të
burgut dhe u dashurua me të. Ajo vuante nga një
sëmundje dhe para se të ekzekutohej, ai i dërgoi
asaj një letër me pak fjalë dashurie apo ‘letër
Valentini’.
3. Kjo është festë e romakëve adhurues të idhujve,
e cila tek ata aludon dashurin ndaj zotit të tyre,
e ndërtuar mbi gënjeshtra edhe te vetë ata, e që
kanë edhe shfaqje dhe demonstrime të veçanta.
Këta rreshta nuk duhet të ndikojnë te njeriu i
cili ka mendje të shëndoshë. Nuk po flasim për
muslimanin, prandaj nuk duhet t’ju mashtro-
jnë predikuesit apo festuesit e shumtë, ngase
praktikimi i shumicës nuk aludon se ajo është
realitet.
E dyta: Shfaqja e kësaj feste
Shfaqja më madhore e kësaj feste te romakët e
vjetër, të cilët njëkohësisht ishin themeluesit
apo shpikësit e kësaj feste, ishte të mblidheshin
të rinjtë e një fshati apo lagjeje dhe të merrnin
nga një fletë dushku e të shkruanin emrin e një
vajze të atij fshati, i hidhnin ato në një vazo,
pastaj secili prej tyre tërhiqte nga një fletë dhe
emri i kujt i binte fati, atë femër do ta kishte të
dashur për gjithë vitin. Pastaj i dërgonin letër
vajzës që i dilte emri me këto fjalë: “Në emër
të zotit Nënë jua dërgoj juve këtë kartolinë”, e
pas një viti përsëri përsëritej e njëjta gjë dhe e
ndërronin të dashurën deri në fund të vitit
tjetër.
Kur u përhap Krishterimi në Evropë, për këtë
festë u kujdesën edhe priftërinjtë, të cilët ia atri-
buan këtë fesë së tyre, vetëm se ndryshuan tek-
stin që duhej të shkruhej aty, duke e përpiluar
në këtë formë “Në emër të priftit Valentin, jua
dërgoj këtë kartolinë”, ngase Valentini është
simbol i të krishterëve dhe për këtë arsye edhe
të rinjtë iu bashkuan Krishterimit. Kur prijësit
e fesë së tyre vërejtën se kjo festë e shkatërronte
dhe e prishte moralin e tyre, e kundërshtuan
shumë derisa e ndaluan. Por kjo festë u ringjall
pas disa shekujsh dhe nuk dihet kur ka filluar
të praktikohet pas ringjalljes së saj. Edhe vetë
ata kanë mospajtime rreth asaj se kur ka filluar
të festohet kjo festë. Gjejmë disa libra të titul-
luar “Librat e Valentinit”, që datojnë mes
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
6
shekujve 15 dhe 18-të.
Kjo festë manifestohet me veshje me ngjyra të
kuqe, me dërgim dhuratash me po të njëjtën
ngjyrë. Kjo aludonte te romakët e vjetër shenjë
dashurie për Zotin e tyre, që ata e adhuronin
pos Allahut, e tek për ta simbolizon dashurinë
mes dy të dashurve.
Ata dërgonin edhe kartolina të shoqëruara me
vizatimet e një fëmije të vogël me krahë, i cili
mban në dorë një hark me shtizë, e kjo është
formë e adhurimit të zotit tek romakët e vjetër,
adhurues të idhujve.
Gjithashtu organizonin edhe mbrëmje muzi-
kore dhe koncerte të ndryshme, ku përziheshin
gjinitë dhe ku bëhej mëkat ndaj Allahut. Këto
ishin shfaqjet e kësaj feste të urryer.
E treta: Dispozita e saj në Islam
Sa i përket vendimit mbi të në fenë islame, ne
do të sjellim në vijim fetvanë e dijetarit të nde-
ruar Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, Allahu
e mëshiroftë.
Është pyetur Shejh ibën Uthejmini, Allahu e
mëshiroftë, se cili është vendimi apo dispozita
e Islamit për ditën e të dashuruarve (Shën
Valentinin) dhe cilat janë sugjerimet e tij lidhur
me këtë.
Ai tha: “E para, kjo festë nuk ka bazë në këtë
fe. E dyta, kjo festë fton që ta angazhojmë veten
me punë të kota e pa vlera, që është në kundër-
shtim me udhëzimin e të parëve tanë (selefit).
Pra, nuk lejohet që në këtë ditë të bëhemi pjesë
në ceremoninë e saj, pa marrë parasysh a është
ajo pjesëmarrje në ushqim, pije, të dhurosh
ndonjë dhuratë apo diçka tjetër.
Është obligim për çdo musliman që ta çmojë
veten e tij e të mos bëhet pasues i çdo thirrësi.
Nëse e shikojmë këtë festë hollësisht, dalim me
këtë rezultat:
1) Në fenë islame kemi vetëm tri festa e ato
janë: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe dita e
xhumasë. Këto na i caktoi Zoti ynë i Lartësuar
dhe janë adhurime të pastra dhe ashtu i ka sh-
pallur Ai, nuk i lejohet askujt që të zgjedhë
ndonjë festë tjetër përveç këtyre.
2) Kjo festë nuk ka bazë në fenë islame, po as
në atë të krishtere dhe çifute. Origjina e saj
është nga romakët idhujtarë e më pas prej tyre
e morën të krishterët e kështu me radhë. E si
mund të pajtohesh ti me këtë duke e ditur sa
krenar je me fenë tënde?!
3) Allahu i Lartësuar na e ka ndaluar që t’u
përngjajmë jobesimtarëve dhe të pafetë në za-
konet dhe sjelljet e tyre. Allahu i Lartësuar
thotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u
përçanë pasi u patën ardhur argumentet. Ata do
kenë një dënim të madh.” [1]
I Dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-
lem ka thënë: “E kush i përngjan një populli, ai
është prej tyre.”[2]
Ndalimi i përngjasimit në këtë hadith është
gjithëpërfshirës, në punë të fesë dhe dynjasë. E,
si pra je i kënaqur që të kundërshtosh librin e
Allahut (Kura’nin) dhe Sunnetin e të Dërguarit
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?!
4) Qëllimi i kësaj feste është përhapja e dash-
urisë mes dy të pamartuarve, pra kjo është da-
shuri mes të dashuruarve, e cila të çon drejt
imoralitetit (zinasë). Për këtë arsye prijësit fe-
tarë të krishterë, duke parë rrezikun që vinte
nga kjo festë, e ndaluan festimin e saj dhe panë
se ajo ftonte në moral të ndyrë dhe të turp-
shëm.
5) Kjo festë është humbje kohe dhe shpenzim
i pasurisë jo në rrugë të drejtë. Ndërsa i Dër-
guari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Nuk do të përqendrohen këmbët e robit
Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për pesë gjëra:
jetën e tij si e ka kaluar, rininë e tij ku e ka mbu-
luar, pasurinë e tij si e ka fituar dhe ku e ka harx-
huar dhe çka ka punuar nga ajo që ka mësuar...”
E katërta: Çfarë kemi obligim ne?
1) Mos ta festojmë këtë festë dhe të mos mar-
______________
[1] Ali Imran 105.
[2] Transmeton Ebu Davudi 4033.
7
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
rim pjesë në ceremonitë e saj (pa marrë
parasysh a është pjesëmarrja direkte apo indi-
rekte). Mos t’ia urojmë njerëzve apo ta bëjmë
ditë të veçantë.
Hoxha i islamit Ibën Tejmije, Allahu e mëshi-
roftë, ka thënë: “Nëse çifutët apo të krishterët
kanë ndonjë festë, ata janë të veçantë në to, ne
nuk bashkohemi me ta (nuk festojmë me ta)
ashtu siç nuk bashkohemi në kiblën dhe ligjet
e tyre.”[3]
2) Na ndalohet t’i ndihmojmë jobesimtarët apo
muslimanët[4] që ta festojnë atë, pa marrë para-
sysh a është kjo ndihmesë në dhurata apo në
gatimin e gjërave që e veçojnë këtë festë, sepse
ndalimi në bashkëpunim mes vete në mëkate
dhe armiqësi është cekur në Kur’anin e Mad-
hërishëm,[5] e s’ka dyshim se festimi apo bashk-
ëpunimi për t’u mbajtur kjo festë është ndi-
hmesë mes vete në mëkate dhe armiqësi, për
arsye se kjo festë është në kundërshtim me fenë
e Allahut të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dër-
guarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem.
3) Nuk na lejohet që t’u përngjajmë pasuesve
të kësaj feste në dërgimin e trëndafilave të kuq
apo në veshjen e rrobave të kuqe apo diçka
tjetër që na është ndaluar t’i përngjajmë jobes-
imtarëve.
4) Ata që në dyqanet e tyre shesin dhurata, le
t’i frikësohen Allahut të Lartësuar, mos ta bëjnë
këtë ditë të veçantë, sepse ata me këtë i ndih-
mojnë të tjerët në mëkat ndaj Allahut. Ta kenë
të qartë se Allahu është Furnizuesi dhe Fuqi-
ploti, ajo që është tek Allahu është më e mirë
dhe e amshuar, e kush lë diçka për hir të All-
ahut, Allahu ia kompenson atë me diçka më të
mirë se ajo.
5) Vëllezër muslimanë, është obligim për të
gjithë ne që ta kundërshtojmë këtë festë dhe
çdo gjë që ka të bëjë me të, e cila kundërshton
fenë tonë të pastër. Ta ndalojmë që të festohet
dhe t’u tregojmë të tjerëve rrezikun që vjen nga
festimi i saj, të shpërndajmë mes vëllezërve dhe
motrave muslimane ligjërata rreth ndalimit të
saj. Është obligim për çdo prind që të jetë i ku-
jdesshëm ndaj fëmijëve të tij, që të mos marrin
pjesë në këto lloj festash, e kjo është urdhërim
në të mirë dhe ndalim nga e keqja.
Vëlla i dashur musliman, pas gjithë këtij
sqarimi, ke kuptuar prejardhjen e kësaj feste
dhe vlerën e saj te festuesit e saj. Besoj se do të
jesh pasues i fesë tënde të pastër duke pasur për
shembull të Dërguarin tonë sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, duke refuzuar armiqtë e Allahut dhe
duke e urryer atë që e veprojnë ata, duke qenë
krenar në fenë tënde, në të cilën është e gjithë
krenaria dhe dinjiteti. Përgjigju thirrësit të All-
ahut: “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të
Allahut dhe besojini atij!”[6]
Si musliman, duhet ta urresh mosbesimin dhe
të gjitha zakonet e tij, duke pasur gjithmonë
prioritet fenë tënde. Nuk duhet të bëhesh pa-
sues i atyre që e fyejnë çdo ditë të Dërguarin
tonë sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. A dëshiron
të jesh rob i injorancës, kur në të vërtetë je kreu
i së vërtetës? Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre
te Allahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e
tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!”
Të tillët janë ata të shpëtuarit.”[7]
Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e
Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta të na
bëjë prej atyre që e dëgjojnë të vërtetën dhe e
pasojnë atë!
Përshtaten:
Unejs murati
Sabahudin Selimi
www.kulalsalafiyeen.com
______________
[3] Iktidaus-Siratal mustekim 2/501.
[4] Janë për qëllim ata muslimanë injorantë që e festojnë këtë festë.
[5] Allahu i Lartësuar në Kuran ka thënë: “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini drojë dënimit
të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (Maide: 2)
[6] Ahkaf: 31.
[7] Nur: 51.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
8
SI TË SHFRYTËZOHET
KOHA?
"Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe rëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbë asnjë mo-
ment në diçka tjetër vetëm se në ndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëm dhe duhet t’u
japë përparësi gjërave më të vlefshme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe në vepër."
GJËRAT QË TË NDIHMOJNË TË
SHFRYTËZOSH KOHËN
1Perceptimi i rëndësisë së kohës dhe vetëdijesimi
se ajo është e kufizuar
Nëse qëndron çështja kështu, që koha as nuk
shtohet e as nuk pakësohet dhe vlera e saj është
në mënyrën se si shfrytëzohet, atëherë është
obligim që të kemi kujdes ndaj saj dhe ta shfry-
tëzojmë në formën më të mirë të mundshme.
Imam Ibën Xhevziu, Allahu e mëshiroftë,
thotë: "Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe
rëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbë
asnjë moment në diçka tjetër vetëm se në
ndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëm
dhe duhet t’u japë përparësi gjërave më të vlef-
shme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe në
vepër."[1]
Imam Er-Rafi'iu, Allahu e mëshiroftë, thotë:
"Me të vërtetë një ditë e mbetur nga jeta për
besimtarin është prapë jetë, e cila nuk bën të
nënçmohet e të mos shfrytëzohet."[2]
Një shembull arab thotë: "Isri ve kamrun leke",
që do të thotë: "Ec sa e ke hënën në shërbimin
tënd", pra shfrytëzoje dritën e hënës për të ecur
kur ajo ndriçon.
Thuhet se imam Shafiu ka thënë këto vargje:
"Kur njerëzit ranë të flenë, mora lapsin tim
E thura një poezi nga më të mirat.
A nuk është humbje që netët të kalojnë duke
mos mësuar,
E ato net të konsiderohen nga jeta ime?"[3]
2Përcaktimi i qëllimit
Nuk ka diçka më të lodhur se ai i cili ecën
rrugës pa ndonjë udhëzim, shëtit nga rruga në
rrugë, nga vendi në vend duke mos pasur
ndonjë qëllim të caktuar.
Nuk është dikush që e humb kohën më shumë
sesa një lexues që nuk ka përcaktuar një qëllim,
që nuk e dallon të dobishmen nga e padobish-
mja dhe lexon çfarë t’i bjerë në dorë. Këtë e bën
vetëm që të kalojë kohën e jo që të ketë një
synim të caktuar, si p.sh. mësimin e ndonjë
çështjeje të veçantë apo studimin e ndonjë
çështjeje të caktuar, që i shërben synimeve të tij
dhe në të njëjtën kohë e pasuron mendjen e tij
me njohuri të reja.
Gjendja e këtij lloji njerëzish që lexojnë vetëm
sa për të kaluar kohën është si e atij që përdor
drogë sa për të munguar nga kjo jetë apo që të
______________
[1] Sajdul Hatir (146).
[2] Vahjul Kalem (1235).
[3] Gadhau el-elbab (2444).
9
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
bëhet nga bota e fantazmave.
Leximi nuk peshohet me sasinë e të lexuarit, as
me kohëzgjatjen e saj, por peshohet me pre-
cizitetin dhe vlerën e asaj që lexohet.
Ajo që është për të ardhur keq është se shumë
njerëz lexojnë çdo gjë që u bie në dorë dhe
mendojnë se ai lexim u mjafton për ta ushqyer
trurin e tyre, por ai lexim nuk është tjetër
vetëm se mpirje e kokës dhe nxitës i epshit. Ky
lloj leximi nuk bën dobi e as nuk është i kënd-
shëm. Tek e fundit, leximi nuk është bërë për
këto gjëra, por për të përfituar atë që është e
saktë, pra leximi i drejtë dhe i dobishëm është
ai lexim kur është caktuar qëllimi dhe synimi i
tij, sepse vetëm atëherë lexuesi e di se çfarë është
duke lexuar, për çfarë qëllimi lexon dhe si të
lexojë."[4]
Përcaktimi i synimit të bën ta shfrytëzosh
kohën më shumë dhe bën që njeriu të ecë në
këtë botë duke qenë i udhëzuar, sepse sa herë
që ndeshet me probleme, ai di si t'u shërbejë
qëllimeve të tij dhe njëkohësisht të largohet nga
e kundërta e saj. Ata që nuk i përcaktojnë
synimet e tyre dhe e lënë kohën të kalojë siç
kalon ndaj gjërave të ngurta, prej tyre nuk
pritet të kemi dobi apo të bëjnë ndonjë punë
gjigante. E njeriu pa synim të caktuar është si
anija që lundron në det pa ndonjë drejtim të
caktuar dhe me të luajnë valët e detit. Ajo që
vërejmë këtu është se ata që punojnë më
shumë, edhe kohë gjejnë më shumë, pasi
synimet e tyre i kanë të caktuara dhe veprojnë
sipas asaj që ua siguron qëllimi i tyre dhe nuk
e kalojnë kohën në dyshime, zgjedhje e
hamendësime.
Sa më shumë shtohet vlera e synimit, aq më
shumë shtohet vullneti dhe forca e personit që
e ka këtë synim.
Pra, përcakto synimin tënd, ec drejt tij dhe mos
u mërzit nëse çdo ditë bën hapa të rinj drejt tij,
sepse një ditë do të arrish me lejen e Allahut,
edhe nëse është e vështirë të arrihet.
3Serioziteti dhe sinqeriteti në rrugën drejt syn-
imeve
Nuk mjafton vetëm përcaktimi i qëllimit, pasi
duhet të shoqërohet nga serioziteti dhe sin-
qeriteti në mënyrë që të arrihet synimi në
kohën më të shkurtër të mundshme.
4Preciziteti në orare
Kjo gjë ndihmon shumë në shfrytëzimin e
kohës dhe në përkryerjen e punës, sepse von-
imi në kohën e caktuar të punës do të thotë
humbje e disa minutave gjatë saj. Kjo rezulton
në njërën nga këto dy gjëra: ose ngutje në punë
dhe mosprecizitet në të për të zëvendësuar
kohën e humbur ose do t’u merret koha oblig-
______________
[1] Shiko Fejdul Hatir (369, 5190-191).
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
10
imeve të tjera.
5Kujdesi nga shtyrja e punëve
Puna e shtyrë për më vonë shpeshherë nuk kry-
het, por edhe nëse kryhet, rrallëherë përsoset
ashtu si do të ishte kryer në kohën e vet.
6Shfrytëzimi i mirë i kohës së lirë
Kjo nuk do të thotë të punojmë pa ndërprerë
dhe të mos caktojmë kohë për pushim dhe re-
hati, mirëpo kemi për qëllim që ta shfrytëzojmë
kohën e lirë në atë mënyrë që të na bëjë më të
fortë për punë. E nëse kohën e lirë e kalojmë
në përtaci dhe molisje, atëherë nuk kemi përfi-
tuar nga ajo kohë dhe nuk na bën dobi në
punë. Nëse e shfrytëzojmë kohën e lirë në diçka
që na bën dobi, qoftë edhe ndonjë lojë e lejuar
apo stërvitje e trupit që na bën më aktiv,
atëherë kjo na bën dobi gjatë punës sonë. E si
do të ishte puna nëse koha e lirë shfrytëzohet
në lexim apo shkrim e të ngjashme me këto,
dobia e të cilave është më e madhe?
Shfrytëzimi i kohës së lirë në mënyrë të mirë
është nga çështjet më të rëndësishme të jetës,
për të cilën ia vlen të kujdesemi dhe të mendo-
jmë, pasi një pjesë e madhe e jetës tonë kalon
kot së koti, as për këtë botë e as për botën e
amshueshme, sepse ne nuk dimë se si ta shfry-
tëzojmë kohën e lirë ashtu si duhet.
Fëmijët e kalojnë kohën e lirë duke luajtur
nëpër rrugë apo duke parë televizor etj., ndërsa
të rinjtë dhe të moshuarit e kalojnë kohën
nëpër klube, ku dëgjohen vetëm thashetheme
apo polemika të padobishme.
7Të dimë si t'ia fillojmë punës
Kjo çështje është nga më të vështirat për
njeriun. Sa kohë kalon së koti, duke menduar
si të fillohet një punë?
Nxënësi i dijes ose studenti dëshiron të mësojë
diçka dhe mendon gjatë me çfarë të fillojë. Ai
mendon të fillojë me librin e ndonjë autori apo
me një lëndë të caktuar, por pastaj i duket e
vështirë dhe më pas vazhdon me një tjetër dhe
kështu humb shumë kohë derisa të fillojë të lex-
ojë me seriozitet. Shtoji kësaj edhe vështirësinë
e fillimit të një pune për shkak të mospërvojës
apo për shkak se njeriu transferohet nga
pushimi i këndshëm në një punë të vështirë.
Shërimi i kësaj arrihet me disa gjëra, ku më e
rëndësishmja prej tyre është të kërkojë ndihmë
nga Allahu i Madhëruar e më pas të konsulto-
het, nëse e kërkon nevoja. Pastaj, para se të fil-
lojë punën, të mendojë për gjërat më primare
dhe t'i radhisë ato njëra pas tjetrës për nga vlera
e tyre.
Pas kësaj vendos me një vendosmëri që nuk e
lëkund ndonjë dyshim dhe më pas nuk ia lejon
vetes që të ndryshojë atë që ka vendosur, pa
marrë parasysh vështirësitë që i paraqiten.
Mirëpo, ai që e sheh se fillimi për të është i
vështirë dhe e sheh veten se është larg nga puna,
atëherë gjëja që i bën dobi është të lexojë
ndonjë kapitull që nxit për në punë apo të lex-
ojë ndonjë varg poezish që e nxit në seriozitet
dhe që e ndihmon në kthimin e ambicieve apo
në atë moment le të kujtojë frytet e seriozitetit
apo të së kundërtës, përtacisë. Ai mund të ku-
jtojë personalitetet e shumta që kanë qenë të
vendosur në punë dhe kanë arritur synimet e
tyre e kështu me radhë.
Nëse fillon të punojë, vetëm se e ka kaluar një
pjesë të mirë duke u afruar kështu nga suksesi
sepse ky fillim e ngjall shpirtin e tij, i ngjall am-
biciet e tij dhe e shtyn të jetë edhe më i vendo-
sur.
Pas kësaj duhet të vazhdojë me punën sepse
edhe nëse është e vështirë, ajo bëhet e lehtë me
durim dhe vazhdimësi, sepse vazhdimi në zba-
timin e qëllimeve të jep vullnet dhe të bën të
fortë ndaj dyshimeve të kaluara dhe do të
shohësh se përmbajta e vetes është mbjellë fort
në shpirtin dhe zemrën tënde.
Ajo që të nxit edhe më shumë që të vazhdosh
në punë është se puna që ke zgjedhur duhet të
jetë punë që të përshtatet ty dhe natyrës tënde,
në mënyrë që ta shohësh dobinë e asaj pune,
sepse shkaqet më të mëdha të plogështisë dhe
përtacisë burojnë nga zgjedhja jo e përshtat-
11
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
shme e punës.[5
8Përqendrimi vetëm ndaj punës që je duke bërë
Ajo që ndihmon në përfitimin e kohës dhe kry-
erjen e punëve është që njeriu të përqendrohet
vetëm në punën që është duke bërë për mo-
mentin, duke ia kushtuar tërë ambiciet e tij,
duke u dhënë me tërë zemrën e tij, duke bash-
kuar anën fizike dhe shpirtërore vetëm për atë
punë dhe njëkohësisht duke u larguar nga çdo
gjë që e dobëson dhe e largon nga ajo punë.
Nëse i përmbahet kësaj, do të arrijë dëshirën e
tij dhe do të realizojë qëllimin e tij. E nëse jepet
pas punëve që ende nuk ka ardhur koha të mer-
ret me to, duke lënë anash punën që është duke
bërë, me këtë veprim ambiciet i dobësohen,
vendosmëria e tij zbehet, i humb koha, i pakë-
sohet përsosmëria ndaj punës dhe ndoshta e lë
punën për të mos u kthyer më. E nëse nis
punën pas asaj që ishte duke e bërë, atëherë nuk
është i gatshëm për të dhe e bën me ambicie të
dobët dhe vullnet të paktë. E ndoshta puna e
tij e dytë është shkak që ka lënë të parën dhe
me këtë largohet edhe nga e para edhe nga e
dyta për shkak të shpërndarjes së ambicieve dhe
të mospërqendrimit të mendjes.
E në qoftë se do ta kishte mbledhur tërë forcën
vetëm për punën e tij të tanishme dhe do të
kishte ecur në mënyrë të shkallëzuar hap pas
hapi derisa ta kishte përfunduar, e kur punës së
dytë do t’i kishte ardhur koha, do të kishte fil-
luar me të me tërë ambiciet dhe vullnetin dhe
do ta kishte pranuar me dëshirë dhe vendos-
mëri dhe do të kishte qenë gjithnjë i gatshëm.
Edhe në Kur'anin Famëlartë në shumë vende
gjejmë shenja që thërrasin për këtë rregull. Al-
lahu i Madhëruar thotë:
"A nuk i vure re ata të cilëve u pate thënë:
“Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin
dhe jepeni zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim
lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve
siç është frika ndaj Allahut, e edhe më fortë…"
Nisa 77
Pra, ata e kërkonin luftën edhe pse ishin të ur-
dhëruar që t'i ndalnin duart prej luftës, por kur
nuk e pranuan këshillën e Allahut, u dobësuan.
Kur u erdhi puna e dytë, u dobësuan shumë.[6]
Ky kuptim shfaqet shumë qartë në fjalën e All-
ahut: "Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni
vetveten tuaj apo dilni prej atdheut tuaj, atë
(obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të
një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që
këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do
t’i përforconte më shumë." Nisa 66
Gjithashtu: "E ata që besuan po thonë: “Përse të
mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E
kur u shpall surja e qartë dhe në të u përmend
lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të
dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në
agoni të vdekjes, më parimore për ta do të ishte
një respekt dhe një fjalë e mirë. E kur çështja (e
luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të
jenë besnikë ndaj Allahut." Muhammed 20-21
Dijetari Abdurrahman ibën Sa'dij, Allahu e
mëshiroftë, kur e komenton këtë ajet kur'anor
thotë: "…më parimore për ta do të ishte një re-
spekt dhe një fjalë e mirë…", më parimore për
ta do të ishte ta zbatonin urdhrin e prerë për ta
dhe t'i bashkonin tërë ambiciet e tyre e të mos
kërkonin diçka që ishte e rëndë për ta, të gëzo-
heshin me të mirat e Allahut dhe faljen e Tij.
"…e kur çështja (e luftës) të jetë vendosur…",
d.m.th kur u erdhi atyre urdhri seriozisht dhe i
prerë.
"… sikur të ishin besnikë ndaj Allahut…", në
këtë gjendje duke kërkuar ndihmën e Tij dhe
të sakrifikonin në zbatimin e urdhrit të Tij.
"…do të ishte më mirë për ta…" sesa gjendja e
tyre e parë dhe kjo gjë shihet qartë nga shumë
aspekte:
- Njeriu është i mangët nga çdo aspekt, nuk ka
fuqi, vetëm se nëse e ndihmon Allahu, prandaj
të mos kërkojë shtesë nga ajo që është duke
vepruar.
- Nëse njeriu jepet pas së ardhmes, dobësohet
______________
[5] Shiko Fejdul Hatir (359-60).
[6] Shiko "El Kavaid el hisan li tefsir el Kur'an", i dijetarit Abdurrahman Ibën Sa'di, faqe 136-139.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
12
ndaj punës që është duke kryer dhe njëkohë-
sisht ndaj punës në të ardhmen, sepse ambiciet
kanë kaluar në diçka tjetër dhe dihet se puna
është pasuese e ambicieve dhe vullnetit.
- Njeriu që shpreson shumë në të ardhmen
duke qenë përtac ndaj punës në kohën e tan-
ishme i ngjan atij që zotohet se është i fuqishëm
ndaj gjërave që do t'i vijnë në të ardhmen. Më
mirë për të është që mos të veprojë atë që është
zotuar dhe gjëja e duhur është që njeriu ta
bashkojë vullnetin, mendjen dhe shkathtësinë
e tij në kohën prezente që është duke punuar
dhe ta kryejë punën e tij në bazë të mundësisë
që ka, pastaj sa herë që i vjen koha punës tjetër,
ta pranojë atë me seriozitet, kthjelltësi dhe am-
bicie të larta të bashkuara e jo të shpërndara,
duke kërkuar ndihmë nga Allahu. Kjo është më
e mirë për të nëse dëshiron të jetë më i do-
bishëm dhe më i suksesshëm në punët e tij."[7]
Ky rregull nuk do të thotë që të mos fillojmë
me aksione të reja pune dhe t’i lëmë përgatitjet
për të ardhmen, mirëpo ky rregull më tepër na
ndihmon që të përgatitemi për të ardhmen,
pasi kryerja e punës së tanishme të shtyn drejt
asaj që t’i mbarosh punët për nesër që sot. Dr.
Kenedi Osler thotë: "Rruga më e mirë për t’u
përgatitur për të nesërmen është që ta përqen-
drojmë mendjen dhe euforinë tonë në kryerjen
e punës së sotme në mënyrën më të mirë. Kjo
është rruga e vetme që të përgatitemi për të
nesërmen."[8]
9Mos të zhvlerësojmë asgjë nga puna që kemi
bërë
Ajo që ndihmon në shfrytëzimin e kohës është
ta jetojmë kohën me punë të dobishme, edhe
nëse është simbolike dhe mos ta zhvlerësojmë
atë që jemi duke bërë nga mundi, edhe nëse
është simbolike, siç shohim te disa, ose fillon
me punë të mëdha ose e lë punën në tërësi. Kjo
ndodh sepse ndjenjat e njeriut kanë aftësi edhe
të pranojnë obligime, por edhe të largohen prej
tyre. Shumë njerëz që janë seriozë në punë e
shfrytëzojnë kohën kur për pranimin e një
pune kanë ambicie dhe i sheh se për një kohë
të shkurtër kryejnë punë madhështore, por kur
ambiciet e tij largohen, e lë punën në tërësi.
Ndërsa urtësia thotë se njeriu duhet ta shfrytë-
zojë kohën edhe kur ka ambicie pune, por edhe
kur i mungojnë ato. Në qoftë se i vijnë ambiciet
për punë, atëherë e dyfishon mundin e tij e
nëse i largohen ambiciet, atëherë nuk e lë pu-
nën në tërësi, por është mirë të kryejë ndonjë
punë të lehtë ose të vogël.
Marrja në konsideratë e këtij parimi bën dobi
shumë, e bën njeriun ta shfrytëzojë kohën dhe
e bën të gatshëm t'i kthejë ambiciet dhe forcën
e tij, por njëkohësisht nuk lejon që t'i grum-
bullohen punët.
10Zgjedhja e vendit të përshtatshëm
Ajo që ndihmon në kryerjen e punëve e
veçanërisht ato punë që kërkojnë përqendrim
të mendjes dhe logjikës është zgjedhja e vendit
të përshtatshëm, zgjedhja e një vendi ku aty
zotëron qetësia, që nuk gjendet afër pamjeve që
mund ta hutojnë njeriun, pasi kjo është më e
qetë për trurin dhe mendjen.
Kjo nuk do të thotë që njeriu të punojë vetëm
atëherë kur e ka vendin e qetë, sepse kjo nuk
mund të realizohet në çdo kohë. Atëherë njeriu
a ta lërë punën nëse s’i përshtatet vendi dhe t'i
kalojë koha kot pa ndonjë dobi, me pretekstin
se vendi është i papërshtatshëm? Jo, kurrë! I
mençuri, edhe nëse nuk i përshtatet vendi, e
shfrytëzon kohën duke vepruar diçka që i bën
dobi, edhe nëse është e paktë, e shfrytëzon
kohën me leximin e Kur'anit apo me përmend-
jen e Allahut, ose përsërit diçka që di për-
mendësh e kështu me radhë.
Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 244-254
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Fidan Xhelili
______________
[7] "Tejsir el Kerim Err-Rrahman fi tefsir kelamil Men-nan", nga dijetari Abdurrahman ibën Sa'di (533-34).
[8] "Da'i el-kaleka", faqe 26.
I
slami është fe e krenarisë dhe e nderit,
fe e lartësisë dhe e ngritjes, e seriozite-
tit dhe e punës, nuk është fe e nën-
çmimit dhe as fe e përtacisë, vetëkënaqësisë
dhe përgjumësisë.
Islami nxit për ambicie të larta dhe i nxit
muslimanët të stolisen me këtë moral, duke
i drejtuar ata si të arrijnë deri tek ky moral,
duke u kujdesur që t’i edukojë në këtë
moral dhe duke ua treguar atyre të gjitha
rrugët që i shpijnë tek ai.
Transmetohet nga Husejn ibën Aliu, Al-
lahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Ka
thënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem: “Vërtet Allahu i do gjërat e ngrit-
ura dhe ato të ndershmet, por i urren
gjërat e ulëta, të neveritshme.”[1]
Ajo që vërehet në fenë islame është
që besimi dhe vepra janë çdoherë së
bashku, çdoherë përmenden së bashku në
argumentet e fesë, siç thotë Allahu i Lartë-
suar: “...përveç atyre që besojnë dhe bëjnë
vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të
pandërprera.” Tin 6
Dhe thotë: “...përveç atyre që besojnë dhe
bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit
të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit duri-
min.” Asr 3
Vepra është shfaqja materiale për ngritjen e
ambicieve në shpirt, ngase është lëvizësi se-
rioz për të cilën jepen mundimet që të ar-
rihet një qëllim prej qëllimeve.
Vërejmë se Islami nxit për ngritjen e qël-
limeve të muslimanëve dhe kjo patjetër
i ngre edhe ambiciet dhe i lartëson nga
gjërat e ulëta, duke i çuar te moralet e
13
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ
AMBICIEVE TË LARTA
Nga metodat me të cilat Islami i ka edukuar muslimanët për ambicie të larta është edhe nxitja
e tyre që të garojnë në punë të mira, përmes të cilave arrihen gradat e larta në dynja dhe ahiret,
ashtu siç i nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta veprojnë çdo punë me ambicie dhe vullnet.
______________
[1] Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë, shiko “Sahihul
Xhami” (1886).
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
14
larta. Për këtë arsye, të gjitha argumentet
nga Kur’ani dhe Sunneti i pastër thërrasin
në pastrimin e shpirtit dhe ngritjen e tij në
përsosmërinë më të lartë. Të gjitha ndalesat
që gjenden në Kur’an dhe Sunnet në re-
alitet janë ndalesa për ato gjëra që mpo-
shtin shpirtin dhe e zbresin atë në shkallët
më të ulëta. Pra, të gjitha këto që u për-
mendën flasin qartë për ambiciet e larta.
Nga metodat që përdori Islami për eduki-
min e muslimanëve me këtë edukatë është
edhe drejtimi i tyre që të kërkojnë riskun e
lejuar përmes punës, në mënyrë që
njeriu ta ruajë veten dhe të
bëhet i pavarur nga të tjerët,
ashtu siç i orientoi musli-
manët që të largohen nga
lypja prej njerëzve dhe i
ndaloi ata nga kjo edu-
katë e keqe, me përjash-
tim të rasteve të domo-
sdoshme. Pastaj u ka treg-
uar atyre se dora e lartë është
më e mirë sesa dora e ulët dhe
kështu e ndaloi atë që ka mundësi të fitojë
nga duart e tij që t’i shtrijë dorën dikujt
tjetër.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Të marrë dikush prej jush një litar e
të mbledhë dru dhe ta mbrojë fytyrën (nga
lypja) është më mirë për të sesa të lypë prej
njerëzve, i japin ose jo.”[2]
Po ashtu thotë: “Ai që bëhet i pavarur prej
njerëzve e pasuron Allahu, ai që kërkon
nderin i jep nder Allahu, ai që e mëson veten
në durim i jep durim Allahu. Askujt s’i është
dhënë dhunti më e gjerë sesa durimi.”[3]
Kabisate ibën el Muharik el Hilali, Allahu
qoftë i kënaqur me të, thotë: “Mbajta një
mall dhe shkova te Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem që të kërkoja nga ky mall.
Kurse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem më tha: "Prit derisa të na vijë sadakaja
e të japim."
E pastaj më tha: “O Kabisa! Lypja u lejohet
vetëm tre personave: atij që mbart ndonjë
mall ka të drejtë të lypë, sa ta kërkojë, e pastaj
të ndalet; njeriut që e ka goditur ndonjë fat-
keqësi në pasurinë e tij, edhe këtij i takon
lypja, derisa të fitojë aq sa i mjafton për ush-
qim; njeriut të cilin e ka kapluar varfëria dhe
për të dëshmojnë tre njerëz të mençur
nga fisi i tij, se filani është i var-
fër. Edhe këtij i lejohet të lypë
derisa të sigurojë ushqimin e
mjaftueshëm. Të tjerët hanë
pasuri haram, që nuk u
takon."[4]
Madje, Muhamedi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem ka
porositur disa shokë të tij që
të mos kërkojnë prej askujt
asgjë. Në “Sahihun” e Muslimit
nga Auf ibën Maliku, Allahu qoftë i kë-
naqur me të, kur ia dha besën Muhamedit
alejhi selam me një grup shokësh të tij,
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i
tregoi atij në vesh fshehurazi diçka duke i
thënë: “Mos kërkoni prej njerëzve asgjë.” E
pas kësaj porosie, nëse ndonjërit prej tyre i
binte shkopi në tokë, nuk kërkonte nga
askush që t’ia afronte shkopin.”[5]
Nga metodat me të cilat Islami i ka
edukuar muslimanët për ambicie të larta
është edhe nxitja e tyre që të garojnë në
punë të mira, përmes të cilave arrihen gra-
dat e larta në dynja dhe ahiret, ashtu siç i
“Vërtet
Allahu i do gjërat
e ngritura dhe ato të
ndershmet, por i urren
gjërat e ulëta, të ne-
veritshme.”
______________
[2] Transmeton Buhariu, 3/79 dhe Muslimi (1042).
[3] Transmeton Buhariu 3/265 dhe Muslimi (1053).
[4] Transmeton Muslimi (1044).
[5] Transmeton Muslimi (1043).
15
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta ve-
projnë çdo punë me ambicie dhe vullnet.
Nga metodat e tjera për ambicie të larta
është edhe urdhri për xhihad, duke i nxitur
shumë që të bëjnë luftë në rrugën e Al-
lahut. S’ka dyshim se xhihadi është vepra
serioze më e lartë, ngase në të njeriu jep sh-
pirtin e tij për hir të Allahut.
Në anën tjetër, Islami ka ndaluar nga përta-
cia dhe dembellëku dhe ka urdhëruar që të
largohemi nga dëfrimi, loja dhe joseri-
oziteti, duke i ftuar muslimanët që të mos
e humbin kohën në gjëra prej të cilave nuk
ka dobi.
Islami i ka urdhëruar muslimanët që të
ngrihen nga gjërat e ulëta dhe çështjet e
neveritshme dhe i urdhëroi të jenë asketë
ndaj kësaj bote dhe të kërkojnë atë që është
më e vlefshme se dynjaja, ajo që mbetet dhe
është e përhershme: kënaqësia e përher-
shme në xhennetin e përhershëm.
Nga metodat e tjera me të cilat Islami nxit
për ambicie të larta janë edhe ato gjëra që
janë në Kur’an dhe Sunnet, ku Allahu kri-
tikon koprracinë e frikën dhe lavdëron
trimërinë dhe bujarinë për hir të Tij.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk janë të
barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë
luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar
dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më
të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve
më të mirën (xhennetin). Allahu e di mirë atë
që bëni ju.” Hadid 10
Nga motivimet më të mëdha për ambicien
e lartë në Islam është edhe besimi i musli-
manëve në kada dhe kader (caktimin) e Al-
lahut. Islami urdhëroi të besosh në
kader-caktim dhe e bëri atë themel nga
themelet e besimit dhe shtyllë nga shtyllat
e tij.
Besimi në kader të bën bujar, krenar, trim
dhe durimtar duke kërkuar shpërblim
atëherë kur ballafaqohesh me gjërat e
vështira.
Besimi në kader e nxit muslimanin që të
ecë me vrap, të ndryshojë gjendjen negative
në atë pozitive dhe e ndalon atë që të pikël-
lohet për ato gjëra që kanë kaluar, ngase atij
i takon që të shikojë të ardhmen dhe të ku-
jdeset për atë që është e dobishme dhe jep
fryte.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Muslimani i fortë është më i mirë dhe
më i dashur për Allahun se muslimani i
dobët, por te të dy ka mirësi. Kujdesu për atë
që të bën dobi, mbështetu tek Allahu dhe mos
u trego i paaftë. Nëse të godet diçka, mos
thuaj “sikur të kisha bërë kështu do të ndodhte
kështu”, por thuaj “caktimi i Allahut, çfarë
deshi bëri”, sepse (shprehja) “sikur” i hap de-
rën shejtanit.”[6]
Nga metodat e tjera nxitëse për ambiciet e
larta është edhe orientimi i musliamanëve
për të bërë dua. Duaja është derë e madhe
për ambiciet e larta, ngase me dua shpirti i
njeriut rritet dhe nderohet e rritet edhe am-
bicia, për arsye se ai që bën dua mbështetet
tek një shtyllë e fortë dhe kështu ai kërkon
nga Allahu të gjitha nevojat e tij, dhe
kërkon ndihmën e Tij për të gjitha punët e
tij.
Dhe përmes duasë ai ndëpren edhe lakminë
që ka ndaj pasurisë që e posedojnë të tjerët,
dhe kështu shpëton të bëhet peng i tyre,
lirohet nga robërimi i tyre, dhe është i qetë
nga lavdërimet e tyre.
Nga metodat tjera të rëndësishme që islami
______________
[6] Transmeton Muslimi (2664)
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
16
i nxit muslimanët për ambicie të larta, është
edhe fakti se Allahu e ka bërë ummetin
islam ummet i cili duhet të udhëheqë njerë-
zimin në tokë, sepse ummeti islam është
ummeti mesatar dhe ky ummet është dësh-
mitar (ditën e Kijametit) për të gjitha um-
metet e tjera.
Pra, kjo është përgjegjësi e madhe, amanet
i lartë, i cili kërkon seriozitet, sinqeritet,
vendosmëri etj. Madje, Allahu i Lartësuar
e ka kërcënuar ummetin islam që ai do ta
ndërrojë atë me ndonjë popull tjetër nëse
ai e len udhëheqjen, dhe e lëshon amanetin
që ka. Thotë Allahu në Kur’an: “E, nëse ju
ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do
t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk
do ta ndjekë shembullin tuaj.” Muhammed
38
Jeta e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ishte e mbushur me edukatë për ambi-
cie të larta, ngase Muhamedi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ishte shëmbëlltyrë në bu-
jari dhe qëllime të ndershme. Ai ishte
njeriu i parë që kishte vullnetin më të lartë.
Pastaj edhe shokët e tij të ndershëm, të cilët
mbartën diturinë dhe punën, saqë nëse i
shikon në adhurimin e tyre do t’i gjesh ad-
hurues gjatë natës, saqë pothuajse nuk
flinin fare.
E, nëse i shikon ata në xhihad, do t’i gjesh
sikur luanët të cilët, kur zemërohen, para
zemërimit të tyre nuk bën punë asgjë! E,
nëse i shikon ata në urtësi, do t’i gjesh si
rrjedhin burimet nga gjuha e tyre. E, nëse
i shikon ata në dituri, do t’i gjesh më të
thelluar në kuptim dhe më të pastrit se
çdokush tjetër.
E, ata nuk e kanë arritur këtë vetëm atëherë
kur shpirtrat e tyre janë pastruar, qëllimet
e tyre janë ngritur, besimi dhe bindja e tyre
është forcuar dhe kështu Allahu iu dha
bereqet në jetën e tyre dhe i lavdëroi fjalët
17
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
dhe veprat e tyre, saqë u bënë prijës të ud-
hëzuar dhe ndriçues që bënin dritë.
Nga metodat e tjera me të cilat Islami i
drejton muslimanët në ambicie të larta
është edhe turpi, ngase turpi është prej
shkaqeve të mëdha që ndihmon për arritjen
e ambicieve dhe e nxit njeriun të zbukuro-
het me çdo gjë të bukur dhe të largohet nga
çdo gjë e neveritshme.
Nga gjërat e çuditshme të cilat tregojnë për
ambicie të larta në Islam është edhe fjala e
Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se
Allahu e do teshtitjen dhe e urren kur di-
kujt i hapet goja.
Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra, Al-
lahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Al-
lahu i Lartësuar do që dikush të teshtijë,
por urren kur dikujt t'i hapet goja. Prandaj,
kur dikush prej jush teshtin dhe thotë el-
hamdulilah, e ka obligim çdo musliman që
e dëgjon që t'i thotë: jerhamukallah" Sa i
përket hapjes së gojës, sigurisht se ajo është
prej shejtanit. Prandaj, kur dikujt prej jush
i hapet goja, le ta kthejë atë mbrapa sa të
mundet, ngase kur ndonjëri prej jush hap
gojën shejtani qesh me të.”[7]
Teshtitja është dridhje nervore, e cila të ng-
jall vullnetin dhe punën, ndërsa vullneti
dhe puna janë nga ambiciet e larta psikike
dhe trupore. E kundërta ndodh me hapjen
e gojës, ngase ajo është shfaqje e lodhjes
dhe përtacisë dhe anim i nervave për pu-
shim dhe rehati, duke e ndalur trupin të
lëvizë për punë dhe prodhim. E gjithë këto
gjëra ulin ambiciet.
Për këtë arsye, Muhamedi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ka treguar se hapja e gojës është
nga shejtani, d.m.th. vepër e cila e kënaq
shejtanin. Këtë gjë e ka treguar Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për t’u larguar
nga ajo dhe e ka paralajmëruar muslimanin
që mos të bëhet pre e cytjeve zmbrapsëse të
shejtanit.
Pasi teshtitja e cila nuk është sëmundje-
aludon në një lëvizje nervore e cila ngjall
zgjimin dhe vullnetin dhe ndodh vetvetiu
pa dëshirën e njeriut, është obligim për atë
që teshtin të thotë “elhamdulilah”, ngase
teshtitja është dhunti e cila i erdhi nga Al-
lahu, që ta ngrejë atë dhe t’i japë vullnet atij
për punë dhe ishte obligim për secilin që e
dëgjon t’i bashkëngjitet me gëzim për këtë
mëshirë që i erdhi nga Allahu dhe të bëjë
dua për të duke i thënë “jarhamukallah”.
Pasi hapja e gojës ishte gjëja kryesore e
përtacisë dhe dembellëkut dhe ulje e ambi-
cieve, Islami i orientoi muslimanët që të
ndalin hapjen e gojës sa të kenë mundësi.
Përfundimisht themi se feja islame është fe
e përsosur dhe e lartë, fe e udhëzimit dhe e
ngritjes. Kjo fe i udhëzon mendjet në ato
gjëra që ajo i anashkalon apo i lë mangët.
Po ashtu, Islami e forcon vendosmërinë e
njeriut që të veprojë vepra madhështore
dhe e nxit atë që të mundohet t’i përsosë
veprat e tij deri në maksimum.
E, nëse shohim nga ndonjëri nga musli-
manët dobësi në vendosmëri apo ambicie
të vogla, duhet të dihet se feja është e pasur
nga këto mangësi dhe këto mangësi Islami
ua dedikon atyre të cilët kanë ngecur.
Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 119-127
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Xheladin Leka
______________
[7] Transmeton Buhariu 7/124.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
18
SHKAQET E ARRITJES SË
AMBICIES SË LARTË
...prej shkaqeve të arritjes së ambicieve të larta është edhe ambienti plot vlera në të cilën zhvill-
ohet njeriu, ambient me dijetarë, punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të pakursyer në ngritjen
e fesë.
A
mbicia e lartë ka shkaqe të ndryshme,
të cilat mundësojnë arritjen e saj. Ekzis-
tojnë metoda, mënyra dhe forma të
ndryshme që ndihmojnë gjithashtu në arritjen
e saj. Prej shkaqeve dhe motiveve të shumta që
nxisin në arritjen e ambicieve, po theksojmë
disa prej tyre:
1NATYRA E NJERIUT
Disa njerëz janë krijuar nga natyra e tyre am-
biciozë në kuptimin pozitiv, njerëz me vullnet
të madh, që kurrë nuk kënaqen me pak, të
cilëve gjërat e vogla kurrë nuk u hynë në sy. Ata
gjithmonë mundohen për më të mirën, më të
dobishmen, më të suksesshmen... në realitet
mendja e tyre kurrë nuk ndalet së menduari për
sukseset dhe aspiratat e mëdha. Historia islame
është e stërmbushur me njerëz të tillë, ndër ta
edhe Umer ibën Abdulazizi, i cili ka thënë:
“Unë kam një shpirt ambicioz, që kurrë nuk
ndalej së menduari për udhëheqje. Kur e arrita
atë, ambicia u përqendrua në halifat. E, kur e
arrita edhe këtë, atëherë ajo u përqendrua në
arritjen e xhenetit.”[1]
2NDIKIMI I PRINDËRVE DHE ROLI I
TYRE NË EDUKIMIN E MIRËFILLTË
Ndikimi i dy prindërve në edukim është shumë
i madh, pasi ata janë prej faktorëve kyç në
ngritjen e ambicieve te fëmijët, ngase duke
______________
[1] “Ujjun el-ahbar 1/231.
19
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
qenë ata shembull në të mirë, aktiv në edu-
kimin e fëmijëve me anë të virtyteve të larta,
duke ua mësuar të mirën dhe duke i larguar nga
tiparet e këqija dhe veprat e shëmtuara. Kjo
ndikon në mënyrë direkte në avancimin e fëmi-
jëve. Kështu që fëmijët, me lejen e Allahut,
gjithmonë mësohen për më të mirën, më të
lartën, më të vlefshmen dhe kështu vishen me
rrobat e moralit më të lartë, ndërkohë që i ur-
rejnë tiparet e ulëta dhe të shëmtuara. Është e
padiskutueshme devotshmëria e prindërve, fry-
ti i së cilës kaplon edhe fëmijët, madje ky është
faktori më i madh në avancimin e tyre, sepse
ata gjithmonë synojnë tejkalimin e prindërve
të tyre për devotshmëri dhe punë të hajrit. E,
nuk ka argument më të fortë për këtë sesa
edukata e muslimanëve tanë të parë, të mirë, të
cilët nxorën gjeneratat më të ndershme, dije-
tarët e luftëtarët më gjigantë të të gjitha kohë-
rave dhe pas çdo dijetari apo luftëtari të madh
ka qëndruar një baba i madh apo nënë e palo-
dhshme, të cilët e kanë pasur frikë Allahun.
3ZHVILLIMI NË NJË SHOQËRI ME
PLOT VLERA
Gjithashtu, prej shkaqeve të arritjes së ambi-
cieve të larta është edhe ambienti plot vlera në
të cilën zhvillohet njeriu, ambient me dijetarë,
punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të paku-
rsyer në ngritjen e fesë. Të gjitha këto stimulo-
jnë dhe lëvizin vullnetin e njeriut, derisa ai hap
pas hapi t'i realizojë qëllimet plot me vlera.
4EKZISTIMI I MËSUESVE SHËMBËLL
TYRË PËR TË TJERËT
Këta mësues kurrë nuk e largojnë nga mendja
përgjegjësinë e madhe që mbartin dhe ia kuj-
tojnë vetes amanetin e madh. Ata janë mësues
me vizion, me vullnet të lartë, me diapazon të
gjerë, me moral të mirë, mësues të cilët mbartin
dije dhe urtësi, durim dhe trimëri, kanë shpir-
tra të ndershëm dhe tolerantë. Pra, ndikimi dhe
roli i tyre në edukim është i pakrahasueshëm
dhe nuk është punë e lehtë, sepse secili prej tyre
duhet të sakrifikojë vetveten, me të gjitha ato
virtyte që përmendëm, për të ndikuar te nxë-
nësit e tyre, për t'i formuar ata derisa t'u tregojë
shtegun e drejtë dhe të jetë ciceroni perfekt
drejt ambicieve të larta dhe moralit të nder-
shëm. Mësuesi i tillë është çelësi i punëve të haj-
rit, vazhdimisht i nxit ata për dituri, i inkurajon
në kërkime, i drejton nga mendimi më i qëlluar
dhe kur ata gabojnë, ai sillet butë me ta dhe i
lavdëron për mundin që bëjnë kur ia qëllojnë
të saktës. Me anë të kësaj vepre, ai tregohet mo-
dest dhe nxënësit e kuptojnë se qëllimi i tij
kryesor është ngritja e dijes dhe vetëdijes së
nxënësve dhe kurrë nuk mërzitet nëse ndodh
që ndonjë nxënës i tij për një çështje të tregohet
më i ditur se ai. Kjo arrihet për shkak se ai ka
zemër të gjerë, aspiratat e tij janë të larta, sepse
qëllimi i tij është përmirësimi, largimi i injo-
rancës e mashtrimeve, punon për ahiret dhe
është i vetëdijshëm se shpërblimi për punën e
kryer- duke nxjerrë gjenerata që e pasojnë atë
në dije dhe në përhapjen e saj- është shpërblim
i madh, i vazhdueshëm dhe vetëm Allahu e di
madhështinë e tij.
5  ORIENTIMI I DREJTË DHE KON
SIDERATA NDAJ NDJENJAVE
Edhe kjo çështje luan rol të madh në ngritjen e
ambicieve dhe synimeve të ndershme, sepse sh-
pirtrat e njerëzve ndryshojnë; secili anon nga
natyrshmëria e tij dhe prirja e njerëzve është e
ndryshme, ashtu siç janë të krijuar. Ka njerëz
që kanë vullnet të lartë e dëshirë të fuqishme
për të arritur diçka, mirëpo nuk orientohen
drejt. Në vend që dikush të bëhet mostër për
të mirë, ai bëhet kriminel, përhap kaos në tokë,
u bën zullum njerëzve dhe e tërë kjo për shkak
se nuk është orientuar nga e mira, nuk është
orientuar nga e moralshmja, nuk është i drej-
tuar që njerëzve t’u sjellë vlera. Ka disa të tjerë,
të cilët orientohen te ndonjë fushë për të cilën
nuk kanë prirje, që nuk i shkon për shtat
natyrës së tij, prandaj ai rrjedhimisht kurrë nuk
korr sukses e as nuk zbulon gjë. Mirëpo, nëse
njeriu ndjek prirjen e tij dhe orientohet nga ajo
që i përshtatet natyrës së tij, ai do të jetë korrës
i sukseseve. Megjithatë, kjo nuk do te thotë se
nëse ne nuk dallohemi me ndonjë punë të mirë
apo se nuk zbulojmë diçka, nuk vlejmë për
asgjë.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
20
6  MEDIAT
Pa dyshim se mediat luajnë një rol të rëndë-
sishëm dhe kanë ndikim në orientimin e nje-
rëzve. Nëse ato nuk janë në duar të sigurta, nuk
udhëhiqen me urtësi, nuk janë pishtarë të ud-
hëzimit, nuk ngrenë flamurin e vlerave, nuk e
mbrojnë shoqërinë nga faktorët e degjenerimit,
atëherë ato më mirë të mos ekzistonin. Mirëpo,
nëse ndodh e kundërta, pra janë shëmbëlltyrë
për inkurajim në punë të hajrit, atëherë janë
tepër të dobishme! Për mediat do të flasim më
gjerësisht, me lejen e Allahut, në numrat e ar-
dhshëm të revistës sonë.
7  BESIMI I SHËNDOSHË
Besimi i shëndoshë është çështja më e rëndë-
sishme esenciale, detyrimi më i madh për
njeriun, shkak i fitores, i triumfit, i pushtetit
dhe i bashkimit. Ai i ruan njerëzit nga kaosi
dhe devijimi, u ofron atyre qetësim shpirtëror
dhe trupor, i shtyn drejt seriozitetit në çdo çë-
shtje dhe u jep jetë fisnike. Ai ndikon në mora-
lin e njerëzve dhe është themeli i saj, sepse
moralet e ndershme nuk qëndrojnë pa besim
të shëndoshë, kurse lajthitja apo devijimi në
vlera është zakonisht pasojë e lajthitjes në be-
sim. Ky besim, ata që e mbartin atë i urdhëron
në të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, i urd-
hëron që të jenë të drejtë, i ndalon nga zullumi,
i urdhëron në aspirata të larta dhe i largon nga
të ulëtat. Për këtë arsye, mbartësit e besimit të
shëndoshë, të cilët janë Ehli Sunneti dhe Xhe-
mati, janë njerëzit më të zgjedhur, më me vlerë.
Ata kanë çdo virtyt të lavdërueshëm që ekziston
dhe janë larguar nga çdo cilësi e shëmtuar që
ekziston. Ehli Sunneti janë njerëzit që i kush-
tojnë më tepër rëndësi Kur’anit dhe Sunnetit,
më të nënshtruarit ndaj teksteve të sheriatit,
njerëzit që më së shumti i respektojnë të parët
tanë të mirë. Ata janë më të drejtët, më mesa-
tarët, ata kanë besnikëri shkencore, moral të
lartë dhe diapazon të gjerë. Ata janë njerëzit e
thirrjes në Allahun, njerëzit e luftës në rrugë të
Allahut, ata thërrasin vazhdimisht në të mirë
dhe ndalin nga e keqja. Të tillët janë ata që
bashkojnë dijen dhe veprën, bashkojnë mëshi-
rën dhe butësinë, bashkojnë insistimin dhe rig-
orozitetin kur është e nevojshme, ata bëjnë ba-
shkimin mes citateve të fesë dhe janë më të
distancuarit nga debatet e kota. Këta janë nje-
rëzit më të arsyeshëm, që i pranojnë arsyet, janë
njerëzit më të kthyeshëm në të vërtetën, nuk
ngurrojnë të dëgjojnë të vërtetën e as nuk hez-
itojnë nga pranimi i saj, përkundrazi, gjokset e
tyre janë të hapura për të. Ata janë njerëzit me
ambiciet më të larta dhe prej shenjave më të
dukshme të ambicieve të larta tek ata është ku-
jdesi i tyre i madh në kërkimin e dijes dhe
përhapjen e saj mes njerëzve. Nuk ka argument
më të fuqishëm për këtë sesa gjendja e dije-
tarëve të hadithit, të cilët e kanë lidhur ditën
me natën në kërkimin e dijes, kanë përshkuar
hapësira të mëdha me një ambicie të pashterur,
me shpirtra te palodhshëm, kurrë nuk janë kë-
naqur me pak dhe kanë vazhduar kështu gjersa
Allahu e ka ruajtur me ta këtë fe. Ata kanë
hequr ligësinë e ekstremizmit dhe keqintepre-
timet e të devijuarve, saqë sheriati ynë me anë
të punës së tyre të palodhshme ka vazhduar të
jetë i freskët duke u transmetuar brez pas brezi,
duke dalë nga burimi i pastër dhe i kthjellët.
Hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e mëshi-
roftë, kur flet për dijetarët e hadithit dhe tregon
për metodat e tyre në argumentimin e fesë,
ndër të tjera thotë: “...të gjitha këto metoda të
dijetarëve të hadithit janë më të zgjedhurat, më
konçizet; ata janë njerëzit me mendje të shën-
21
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
doshë, më të drejtit në analogji, më të qëlluarit
në mendime, më të drejtët në fjalë, me men-
dimet më të qëlluara, më të fuqishmit në arg-
umentim, më të fortët në polemika, më
vizionarët, inspirimi i tyre është më i besuesh-
mi, ata janë ligjëruesit më të mirë dhe njerëzit
që kanë ndërgjegje dhe shije më të mirë.”[2]
8  FUQIA E IMANIT NË ALLAHUN E
MADHËRISHËM
Besimi në Allahun e Madhërishëm është motivi
më madhështor i ambicies dhe shkaku i parë i
ndershmërisë së saj, pasi besimi në Allahun
shtyn drejt ngritjes dhe trimërisë, fton për seri-
ozitet, është shkaku më i madh në lehtësimin e
punëve dhe me anë të tij arrihet bereqeti në
jetë. Besimtarët, siç thotë Ibën Tejmija, Allahu
e mëshiroftë, kanë bereqet të madh sepse për
kohë të shkurtra realizojnë vepra të shumëfishta
dhe arrijnë njohuri të bollshme, në krahasim
me të tjerët, të cilët kanë nevojë për kalimin e
shekujve dhe brezave.[3] Pa dyshim që ky është
një realitet i provuar, sepse imani i shëndoshë,
i fortë, fuqizon të kuptuarit, shton dijen dhe
bindjen, jep bereqet në vepra edhe nëse janë të
pakta, jep bereqet në kohë edhe nëse ajo është
e shkurtër. Dhe sa herë që dobësohet vullneti i
robit, atë e ringjall ky iman i sinqertë me fuqinë
e zemrës, të cilën e pasojnë veprat e gjymtyrëve.
9  TË KËSHILLUARIT ME NJERËZ TË
MENÇUR DHE PUNËTORË
Të këshilluarit është një çështje shumë mad-
hështore dhe me peshë të rëndë, saqë Allahu
azze ve xhel i ka lavdëruar besimtarët të cilët
këshillohen në mes tyre, ku thotë: “Edhe ata që
i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin na-
mazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete
për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim
ata e shpërndajnë.” Shura 38
Dhe gjithashtu e ka urdhëruar Pejgamberin e
Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me gjithë me-
nçurinë, urtësinë, pozitën e tij të lartë, që mos
ta anashkalojë të këshilluarit, duke i thënë: "e
konsultohu me ta në të gjitha çështjet.” Alu imran
109.
Për këtë arsye, ai konsultohej shumë me shokët
e tij në çështjet e dynjasë. Pra, i mençuri dhe
mendjemprehti, i cili ka ambicie dhe entuzi-
azëm të lartë, nuk ndalet vetëm në mendimin
e vet, por konsultohet me të mençurit e tjerë,
të cilët kanë mendje të shëndoshë dhe përvojë
të gjatë, që bashkojnë diturinë me punën,
këshillën me fenë. Të këshilluarit me të mençu-
rit bashkon dijen, zgjeron largpamësinë, ia lar-
gon njeriut mashtrimin me vetveten dhe i hap
atij dyert e hajrit, kurse anashkalimi i të kë-
shilluarit dhe këshillimi jo me njerëzit e duhur
është argument i mashtrimit dhe shenjë e injo-
rancës. E njëjta gjë është edhe kur këshillohemi
me pesimistët, sepse prej tyre nuk rrjedh gjë
tjetër përveç përtacisë, nënçmimit, mospara-
shikimit të gjërave ashtu siç duhet, pra ajo për
të cilën jemi duke folur, ulja e entuziazmit dhe
e ambicieve të larta.
10  PRANIMI I KRITIKËS ME VEND
Kur kritika vjen prej një kritiku largpamës,
këshilluesi të sinqertë, i cili me këshillën e tij
ka për qëllim përmirësimin dhe të mirën, atë-
herë njeriu duhet ta hapë gjoksin e tij dhe ta
pranojë atë pa kurrfarë hezitimi, sepse kjo është
shenjë e shpirtit të dëlirë, zemërgjerësisë dhe
pozitës së lartë. Në të njëjtën kohë, kjo nxit dhe
është shkak për ngritjen e ambicieve, entuzi-
azmit dhe formimit të vlerave dhe ngritjes drejt
lartësive.
11  ÇILTËRSIA E VAZHDUESHME
DHE LARGIMI NGA DYFYTYRËSIA
Pa dyshim se kjo lë gjurmë të lavdëruara, sepse
çiltërsia e çon njeriun nga veprat e mira dhe
aludon se ai ka një të kaluar të mirë dhe vlera.
E tërë kjo është arritur nga ambiciet dhe pje-
kuria e tij, me anë të çiltërsisë, të qenët i hapur,
transparent. Si pasojë e kësaj, vlera e njeriut dhe
pozita e tij ngrihen, kurse jeta e tij është më e
mirë dhe me më pak probleme. Me anë të
______________
[2] “Nakdul-Mantik” fq. 7-8.
[3] “Nakdul-Mantik” fq. 8.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
22
çiltërsisë, transparencës, besueshmërisë, ndër-
gjegjja e njeriut gjithmonë është e paqtë, bes-
nike te të tjerët, njerëzit janë të qetë nga ai, bile
përmendet për të mirë, gjithmonë kthehen tek
ai dhe çdo përgjegjësi njerëzit ia besojnë atij pa
e kërkuar ai fare këtë. Kur njeriu është i tillë, i
pastër nga dyfytyrësia, i hapur me njerëzit, ua
do të tjerëve të mirën ashtu siç ia do vetvetes
dhe i sheh frytet e këtyre virtyteve në jetën e
përditshme, pastaj këto fryte e motivojnë atë
që të jetë edhe më ambicioz edhe më entuziast,
njeri me aspirata të pashtershme.
12  TË KUJTUARIT E AHIRETIT DHE
ILUZIONET E SHKURTRA
Të kujtuarit e ahiretit është ndër stimuluesit më
të mëdhenj të ambicies, ndër motivet më fla-
grante për seriozitet dhe përpjekje. Kur njeriut
i bie ndër mend se qëndrimi në këtë botë është
i shkurtër dhe kalon shpejt, ai e kupton se kjo
botë është mbjellje për ahiret, është shansi për
përfitimin e veprave të mira, ndërkohë që nuk
harron as të mirat e pashtershme të xhenetit
dhe ndëshkimin e dhimbshëm të xhehennemit.
Kjo bëhet shkak që njeriu të jetë asket në të
mirat e kësaj bote, nuk jeton në iluzione, e ndal
veten nga epshet dhe ia shton vetes vullnetin
për vepra të mira. Transmetohet nga Umeri, Al-
lahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Bëhu në
dynja si të jesh i huaj apo kalimtar rasti.” Ndërsa
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte:
“Kur të vijë nata, mos e prit agimin dhe kur të
gdhijë dita, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje
shëndetin tënd për sëmundjen tënde dhe jetën
tënde për vdekjen tënde.”[4]
13  KRAHASIMI I VLERAVE DHE I
ÇËSHTJEVE TË DYNJASË
Njeriu, sa u përket vlerave dhe devotshmërisë,
duhet të shikojë ata që janë më lart se ai, sepse
kjo është shkak që e nxit për më të mirën, më
të devotshmen, e inkurajon atë që të jetë me
moral më të mirë, e nxit që të bëhet më i di-
jshëm, të jetë më aktiv, më fisnik, më i devot-
shëm, më i ditur, që të bëjë më shumë ibadet.
Mirëpo nëse në çështjet e devotshmërisë dhe
vlerave ndalet dhe shikon ata që janë më poshtë
se ai, atëherë kjo vetëm se do ta zmbrapsë atë
dhe do t’ia ulë ambiciet e vullnetin. Ndërsa sa
u përket çështjeve të dynjasë, si: pozitës, famës,
pasurisë, shëndetit e gjërave të tjera, atëherë le
të shikojë ata që janë më poshtë se ai. Kjo nuk
është porosia e ndonjë njeriu të rëndomtë, por
është porosia e Pejgamberit tonë, të cilin e ka
mësuar vetë Krijuesi ynë, Allahu i Madhër-
ishëm. Dhe e mira tjetër e kësaj, shumë e rën-
dësishme për muslimanin, është se ajo i kujton
njeriut shumë të mira dhe dhunti të Allahut, të
cilat ai i gëzon pa kurrfarë mundi e lodhjeje,
duke e shtyrë atë që të jetë falënderues ndaj Zo-
tit të tij.
14  MEDITIMI I VAZHDUESHËM PËR
HISTORINË E PEJGAMBERIT TONË
Historia e Pejgamberit tonë është e mbushur
me ndodhi motivuese, të cilat ngjallin ambi-
cien dhe zgjojnë vendosmërinë.
Jeta e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
është e stërmbushur me përpjekje, durim, ven-
dosmëri dhe aspirata të larta. Nuk është për t’u
habitur nga kjo gjë, pasi ai është zotëria i
njerëzimit, i zgjedhuri i Allahut nga të gjitha
krijesat e Tij, ai është shëmbëlltyra e të gjithë
neve. Për këtë shkak, kur Allahu e dërgoi atë si
Pejgamber, që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në
dritë, nga adhurimi i krijesave në adhurimin e
Zotit të krijesave, ai filloi të mbjellë te njerëzit
parimet e krenarisë dhe fisnikërisë, sakrifikoi
gjithçka për të ngjallur ambiciet e njerëzve, për
t’i larguar ata nga nënçmimi dhe degjenerimi
që i kishte kapluar në atë kohë. Ai u tregua i
palodhshëm derisa i nxori ata në lartësinë e për-
sosmërisë, e cila nuk heq dorë nga dyert e vler-
ave dhe nuk e shtrin dorën vetëm se në çështjet
madhore.
Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 135-201
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Zejd Haziri
______________
[4] Transmeton Buhariu 7/170, Bejhakiu 3/369, ibnul Mubarek në “ez-Zuhd” (13) dhe ibën Hibani (698).
23
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
SHKAQET E ULJES SË
AMBICIEVE
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët e tyre?
Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë, por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk i edukuan, i
ndihmuan në egot e tyre duke pretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa në realitet i kanë
poshtëruar apo mëshiruar fëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i humbën shanset që të përfitojnë
prej fëmijëve të tyre, duke e humbur fatin e tyre në dynja dhe ahiret.
S
hkaqet e uljes së ambicieve janë të
ndryshme dhe sillen mes individit e
shoqërisë si dhe mes ngritjes në shk-
allët e përsosmërisë dhe shkallëve të mirë-
sisë. Realiteti është se ka përzierje mes
shkaqeve të uljes së ambicieve dhe shfaqjeve
të tyre, se shumica e shfaqjeve llogariten
shkaqe dhe shumica e shkaqeve llogariten
shfaqje në të njëjtën kohë dhe për këtë
arsye nuk do të përmendet në këtë shkrim
ajo që është përmendur më herët në temën
e shfaqjeve të ambicies, me përjashtim të
asaj që është e domosdoshme.
Nga shkaqet e uljes së ambicieve janë:
1  NATYRSHMËRIA E NJERIUT
Ka njerëz të cilët nga natyrshmëria e tyre
kanë ambicie të ulët, dëshirë për përjetsh-
mëri në tokë, anim nga rehatia e butësia
dhe angazhim me çështjet e vogla e të liga.
Këta njerëz nuk nxitojnë në kërkimin e për-
sosmërisë dhe nuk i bëjnë shkaqet të cilat
ua ngrenë ambiciet dhe ua lartësojnë poz-
itën, saqë e jetojnë tërë jetën pa lëvizur fare
e pa bërë asnjë hap para, madje nuk ngri-
hen as një shkallë lart. Përkundrazi, ndodh
që të zbresin poshtë e më poshtë në humn-
erë.
2  EDUKATA FAMILJARE
Edukata familjare ka një rol të madh në ud-
hëzimin e fëmijëve, qoftë rol pozitiv apo
negativ, prandaj shtëpia është shkolla e parë
për fëmijët. Para se ta edukojë shkolla apo
shoqëria, ai merr edukatë prej shtëpisë dhe
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
24
familjes, saqë fëmija është borxhli ndaj pri-
ndërve në sjelljen e tij të mirë, ashtu siç
kanë prindërit përgjegjësi të madhe për
fëmijën e tyre nëse ai devijon apo bën prob-
leme.[1]
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët e
tyre? Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë,
por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk i
edukuan, i ndihmuan në egot e tyre duke
pretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa në
realitet i kanë poshtëruar apo mëshiruar
fëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i hum-
bën shanset që të përfitojnë prej fëmijëve të
tyre, duke e humbur fatin e tyre në dynja
dhe ahiret. Nëse mediton për shkatërrimin
e fëmijëve, do të shohësh se shumica e kanë
nga baballarët e tyre."[2]
Sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre me trem-
bje, frikë, panik, trishtim, madje i frikëso-
jnë nga vampirët dhe djajtë në mënyrë që
të ndalen nga lojërat e tyre. Më e keqja
është se i frikësojnë nga mjekët apo mësue-
sit dhe nga kjo fëmija rritet frikacak, madje
frikësohet edhe nga hija e tij apo nga një
gjë prej së cilës nuk duhet të frikësohet.
Sa e sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre në
luks, në mendjemadhësi e nervozizëm, saqë
fëmija rritet i llastuar dhe i begatuar, pre-
okupimi i tij i vetëm është vetvetja dhe nuk
merakoset për të tjerët e as që pyet për
vëllezërit e tij muslimanë, nuk shoqërohet
me ta në gëzime dhe nuk merr pjesë në
pikëllimet e tyre.
Kjo edukatë është ajo që e shkatërron fis-
nikërinë, e vret përqendrueshmërinë dhe e
mbulon zemërgjerësinë dhe trimërinë.
Sa e sa njerëz nuk i edukojnë fëmijët e tyre
në çështjet primare, por i edukojnë njësoj
si edukohen të vjetrit. Ata preokupohen për
fëmijët e tyre vetëm për ushqimin dhe ve-
shmbathjen e tyre dhe u përgjigjen në çdo
dëshirë të tyren, por përveç këtyre gjërave
as që u shkon mendja për ta. Për pasojë,
fëmija rritet me ambicie dhe edukatë të
ulët.
Ka njerëz të kundërt me ata që u për-
mendën, që tregohen të ashpër më tepër se
ç’duhet me fëmijët e tyre, i rrahin ata për
çdo gabim dhe ekzagjerojnë në qortimin e
tyre për çdo gjë të madhe a të vogël. Ka prej
tyre që tallen me fëmijët e as që i llogarisin
ata për diçka.
Ka prej njerëzve që nuk interesohen të bise-
dojnë me fëmijët e tyre e as që preokupo-
hen t'u mësojnë atyre edukatën e të folurit
dhe metodën e tij, as që i dëgjojnë ata kur
flasin, nuk u përgjigjen pyetjeve të tyre,
përkundrazi i përgënjeshtrojnë ata nëse tre-
gojnë diçka dhe i ndalin nga të folurit. Ka
njerëz që e tejkalojnë në koprraci ndaj
fëmijëve dhe ndodh që janë neglizhentë
ndaj nevojave të domosdoshme të tyre,
edhe pse kanë mundësi t'i përmbushin ato,
saqë i bëjnë ata të ndiejnë mungesë dhe
nevojë për disa gjëra. Ndodh që fëmijët e
tyre të kërkojnë pasuri në çfarëdo mënyre,
qoftë me vjedhje, duke u kërkuar njerëzve
apo me anë të shoqërisë së dëmshme.
Ka njerëz që i privojnë fëmijët nga afërsia,
mëshira e dashuria ndaj tyre, saqë ndodh
që ata ta kërkojnë një gjë të tillë edhe jashtë
shtëpisë.
Me të vërtetë këta shembuj të edukatës janë
ndryshues mes fëmijëve dhe krenarisë sh-
pirtërore, të cilën e pason forca e zemrës
dhe shkathtësia.
Ndodh që këto gjëra bëhen shkak i lindjes
së frikës në shpirtrat e tyre dhe ata trashë-
gojnë nënçmimin, poshtërimin, turpin e
______________
[1] Shih "Ahlakuna el-ixhtimaije" të dr. Mustafa es-Sibai, fq. 155; dhe "Nadhretul usretil muslimeh", të dr. Muhamed es-Sibag, fq. 154.
[2] Shih "Tuhfetul meudud fi ahkami el-meulud", të Ibn Kajimit, fq. 146-147.
25
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
madh dhe humbjen e vetëbesimit.[3]
Me të vërtetë që edukata e dobishme lë
gjurmë në dashuri, e cila e shuan diçka prej
vështirësive, kurse urtësia është shembull në
vështirësi dhe është ajo që u duhet pri-
ndërve, pra lutja e fëmijës për ta me fjalët:
"Zoti im, mëshiroji prindërit e mirë ashtu
siç më edukuan ata përderisa isha i vogël"[4]
Përveç kësaj, fëmijët trashëgojnë nga prin-
dërit e tyre natyrshmërinë ashtu siç i trashë-
gojnë përngjasimin me ta. Për këtë arsye
kanë thënë: "Nëse do fëmijë të drejtë, zgji-
dhi atij prindër të shëndoshë dhe të fortë."
Poeti arab në pasqyrimin e fëmijës së tij
thotë: E njoh prej tij gjumin e pakët
e mangësinë në kokën e tij më pak se në kokën
time.[5]
Adij ibën Ruka'a ka thënë:
Kualitetin e njeriut ia ruajnë fëmijët e tij
e të tjerët vdesin, kurse ai është në mes të të
gjallëve.[6]
Nëse prindi është pa edukatë, me ambicie
të ulët, këto gjurmë do të mbarten edhe te
fëmijët në përgjithësi.
3  RRETHI DHE SHOQËRIA
Këto dy çështje kanë rëndësi të madhe në
ngritjen dhe uljen e ambicieve. Kjo mund
të jetë shkak në ngritjen e njeriut, por
mund të jetë plotësisht edhe në të kun-
dërtën. Çështja e këtyre është si çështja e
bimëve: bima në tokën e keqe vazhdon në
këtë gjendje derisa dobësohet e vdes, ndërsa
në tokë të mirë rritet e zhvillohet dhe prej
saj del çdo e mirë. Allahu i Madhëruar
thotë: "Vendi i mirë nxjerr bimë të mira me
lejen e Zotit, e ajo që është prishur nuk nxjerr
tjetër përveç të prishurës." A'raf 58
Ashtu është edhe njeriu nëse rritet në një
shoqëri të shëndoshë, nga shtëpia e mirë,
nga një shoqëri prej së cilës dalin mirësitë,
nga shkolla e cila angazhohet me fenë dhe
moralin e nxënësve, të cilën e qeveris feja e
vërtetë. Ai fëmijë do të ketë një zhvillim të
mirë, do të edukohet mirë. E nëse jo, të
paktën nuk do të ketë ambicie të ulët dhe
nuk do të marrë drejtim të keq, prej të cilit
nuk ka dobi.[7]
4  PAKËSIMI I EDUKATORËVE TË
MIRË DHE MËSUESVE SHEMBUL
LORË
Kjo pikë është nga shkaqet më të mëdha të
uljes së ambicieve, saqë të vjen keq për
pakësimin e edukatorëve të mirë dhe më-
suesve përkujtues e shembullorë, të cilët i
edukojnë fëmijët në marrjen e edukatave të
larta e madhështore.
Ka mësues të cilët nuk kanë preokupim
______________
[3] Shih "Et-taksir fi terbijetil euladil medhahir – subulul vekajeti ve ilaxh", të El-Katib, fq. 9-38 dhe "Ahta fi edebil muhadetheti vel mexhalis" të El-
Katib, fq 41-44.
[4] Shih "Hajatul umeh", fq. 25, dhe "Sa'adetul udhma", fq. 99, nga Muhamed el-Hadir Husejn .
[5] Shih "El-Ahlak" nga Ahmed Emin, fq. 43.
[6] Po aty, fq. 43.
[7] Shih "Ujunul ahbar", 1/233.
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
26
tjetër vetëm se të kryejnë mësimin, pa ma-
rrë parasysh udhëzimin, edukimin dhe për-
kujtimin e fëmijëve. Ka prej tyre që japin
mësim me përtaci, sikur të jetë mësimi një
kodër në supet e tij prej së cilës dëshiron të
lehtësohet, saqë mësimi e humb esencën e
vet dhe dobia e tij pakësohet për nxënësit,
të cilët nuk gjejnë përkrahje, zemër të
mëshirshme e shpirt prindëror që ua
ripërtërijnë krenarinë dhe suksesin e tyre.
Në mesin e tyre gjen që kanë ndjenja e per-
sonalitet të dobët, ulje të ambicieve, para-
gjykim të ngushtë, i edukojnë nxënësit në
koprraci, dobësi, e pasim të verbër. Nga kjo
edukatë del një gjeneratë frikacake me imu-
nitet të dobët, që pajtohet me poshtërimin
dhe nuk mund të kalojnë asnjë pengesë.
5  MJETET E INFORMIMIT
Mjetet e informimit kanë një rol të rrezik-
shëm në edukim, duke qenë se ka një masë
të madhe bindjeje dhe shkëmbim mendi-
mesh. Media ka një rol të veçantë në lar-
gimin e rolit familjar dhe atij shkollor. Kur
këto mjete e humbin rrugën e drejtë, i dër-
gojnë njerëzit në humnerë dhe bëhen ini-
ciues të shkatërrimit dhe prishjes, shkolla
degjenerimi dhe vrasje morali e burrërie.
Ky është një shkak i madh i cili prin në
uljen e ambicieve.
6  PREOKUPIMI PËR GRUAN DHE
FËMIJËT
Gruaja mund të jetë sprovë për burrin e saj,
mund ta pengojë nga ibadeti, kërkimi i
dijes dhe i gjërave të larta. Kjo vjen si shkak
i pakësimit të fesë, i kërkesave të shumta të
saj apo si poshtërim i burrit të saj.
Gjithashtu fëmijët mund të jenë sprovë dhe
fatkeqësi për prindin. I sheh ata se si frikë-
sohen për fëmijët, janë të kujdesshëm për
sigurinë e tyre në të ardhmen, madje frikë-
sohen për humbjen e tyre edhe pasi këta
vetë të kenë vdekur. E nëse ata devijojnë,
mos pyet për vuajtjen dhe lodhjen e babait!
Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë: "O
ju që keni besuar, s'ka dyshim se prej
bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj keni armiq,
prandaj ruajuni prej tyre" Tegabun 14
Gjithashtu thotë: "...dhe dijeni se pasuria
dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju."
Enfal 28
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë: "Me të vërtetë fëmija është
koprraci, frikë, injorim dhe depozitim."[8]
Një njeri, duke iu kthyer së kaluarës, kur e
dëgjoi gruan e tij në epshet e saj, thotë:
E dëgjova gruan në egot e saj derisa më
ktheu i nënçmuar si rob robi.
Nëse i shkon asaj pasi i ke blerë një buqetë
të përqafon, të puth apo të liron.[9]
Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 67-71
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Namik Vehapi
______________
[8] Shih "El-Ahlak", fq. 48-49.
[9] Transmeton Hakimi 3/296, Tabaraniu në “El-Kebir” 24/241 me nr. (614) dhe e saktësoi shejh Albani në “Sahihul xhamiu” (1990) .
M
osangazhimi për ambicie të
larta është diçka e urryer, ecje e
ngadalshme dhe e pakuptimtë,
vepër jo e pëlqyer, që nuk u takon njerëzve
të ndershëm dhe nuk u përshtatet njerëzve
të logjikshëm. Njerëzit gradohen në bazë të
ambicieve të larta të tyre.
Pra, kush nuk ka ambicie është njeri me
vlera të ulëta, pengues në thirrje, i dësh-
përuar në jetë, jostabil në moral, ambiciet
e tij i ruan për vete, mendja e tij fokusohet
në ushqime dhe veshje e gjëra të tilla.
Ndërsa për ngritjen e ambicieve as që men-
don, bile as nuk e sheh veten në një situatë
27
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
KRITIKA NDAJ ATYRE ME
AMBICIE TË ULËTA
Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e arrijnë atë, por jo që të bëhen të ditur e që të largojnë in-
jorancën nga vetja e tyre, madje as që të përfitojnë për veten e tyre, mirëpo qëllimi i tyre është
më i madh që të pajisen me një diplomë dhe përmes saj të gjejnë një vend pune. Ata pretendojnë
se kur të punësohen, do të arrijnë krenarinë apo do të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre dhe do
të kenë jetë të lumtur
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
28
të tillë.
Kjo ishte pasqyra e vdekjes së ambicieve tek
ata të cilët kanë cilësi të ulëta, që e bëjnë
poseduesin e saj objekt kritikash dhe
këshillash. Er Rrafiju, Allahu e mëshiroftë,
thotë: “Dobësia apo ulja e ambicieve e zbret
njeriun në gradën e kafshëve, të cilave nuk
u intereson diçka më shumë se ushqimi,
vendstrehimi, dëfrimi, shumimi ose që të
jenë të dobishme, përveç mishit, lëkurës e
leshit. Apo ndoshta edhe si bimët, përveçse
prej tyre kemi përfitime të tjera.”[1]
FORMAT E MANIFESTIMIT TË AM
BICIEVE TË ULËTA:
1. AMBICIET E ULËTA NË
KËRKIMIN E DITURISË
K
a njerëz që nuk kërkojnë dituri
fare, që nuk rendin pas arritjes së
asaj që është e domosdoshme për
ta, edhe pse kanë mundësi.
Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e ar-
rijnë atë, por jo që të bëhen të
ditur e që të largojnë injo-
rancën nga vetja e tyre,
madje as që të përfito-
jnë për veten e tyre,
mirëpo qëllimi i tyre
është më i madh që
të pajisen me një
diplomë dhe përmes
saj të gjejnë një vend
pune. Ata pretendojnë
se kur të punësohen, do
të arrijnë krenarinë apo do
të sigurojnë edhe të ardhmen e
tyre dhe do të kenë jetë të lumtur.
Kemi të atillë që kërkojnë dituri që të bara-
zohen me shokët, të polemizojmë me ta
apo të kundërshtojnë dijetarët, për t’i la-
rguar sytë e njerëzve nga ata.
Ndërsa dëshira e atij që ka ambicie të larta
është të përfitojë sa më shumë dituri dhe
përmes saj të fitojë edhe nderin edhe re-
spektin.
Mirëpo ambiciet e ulëta në kërkimin e di-
turisë shfaqen edhe te disa kërkues dijeje,
të cilët kanë xhelozi në mënyrë të padrejtë
dhe jolegjitime.
2. PËRTACIA NË THIRRJEN NË FE
K
jo është e keqja më e madhe dhe
demonstrimi më i ulët. Sa musli-
manë sot kanë njohuri islame dhe
janë adekuatë për thirrje në fe, duke bërë
mirë për muslimanët? Sa e sa thirrës në
rrugën e Allahut dobësohen shpirtërisht
dhe ndryshojnë në sprovat e para që bien
mbi ta, qoftë nga fjalët e njerëzve apo
mospranimi i fjalës së tyre te të
tjerët, apo edhe sprova të
tjera me të cilat thirrësi në
rrugën e Allahut patjetër
duhet të ballafaqohet?
Ku janë këta në pasi-
min e Pejgamberëve,
dijetarëve dhe thirrësve
të sinqertë?
Apo ndoshta harruan se
premtimi i Allahut pat-
jetër që do të jetë për të
sinqertët?
Allahu është afër atyre që e ndih-
“Dobësia
apo ulja e ambicieve e
zbret njeriun në gradën e
kafshëve, të cilave nuk u intere-
son diçka më shumë se ushqimi,
vendstrehimi, dëfrimi, shumimi ose
që të jenë të dobishme, përveç
mishit, lëkurës e leshit. Apo
ndoshta edhe si bimët, përveçse
prej tyre kemi përfitime
të tjeraa.”
______________
[1] “Vahjul Kalemi”, nga Mustafa Sadik er Rrafiju 3/379.
29
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
mojnë fenë e Tij, e lartësojnë dhe sakrifiko-
jnë për të.
3. IKJA NGA PËRGJEGJËSIA
S
hohim shumë njerëz që i ikin për-
gjegjësisë dhe kjo pa dyshim është
ambicie e ulët e tyre. Ata e shfaqin
ikjen nga përgjegjësia në forma të ndry-
shme:
a. Justifikimet e shumta me arsyetimin se
kanë angazhime të shumta apo edhe duke
pretenduar se nuk ka shumë seriozitet në
këtë vepër.
b. Braktisja e të tjerëve, ku shohim njerëz
që nuk bëjnë vepra që përmenden, por nuk
mjaftojnë as me kaq mirëpo shohim se i
braktisin edhe ata që mundohen të vepro-
jnë dhe më e keqja duke i frikësuar dhe de-
moralizuar edhe ata që mundohen të bëjnë
diçka për fenë e Allahut. Për ta Allahu në
Kur’an thotë: “Ata që vetë janë koprracë dhe
urdhërojnë njerëzit për koprraci.” Nisa 37
4. KOPRRACIA
K
oprracia demonstrohet si shkak i
frikës së njeriut nga varfëria dhe
nga kjo pastaj lind natyrshëm edhe
kujdesi për grumbullimin e madh të pa-
surisë. Kjo i tejkalon pastaj të gjitha kufijtë,
saqë njeriu bëhet aq dorështrënguar, saqë
nuk jep asgjë në rrugën e Allahut.
Shohim njerëz që e ndalojnë dorën e tyre
në të dhënët për Allahun dhe në rrugë të
hajrit, por shpenzojnë shumë në rrugët që
shpien në epshe dhe mëkate.
Koprraci është larg Allahut, larg njerëzve,
larg xhennetit dhe afër xhehenemit.
E sa shohim të atillë që janë koprracë në
pasurinë e tyre, e më e keqja është se sho-
him të atillë që janë koprracë edhe në di-
turinë e tyre.
5. NGARKIMI ME ATË QË NUK I
TAKON
S
a e sa njerëz nuk janë stabilë në gje-
ndjen e tyre dhe nuk ua pret mendja
çdo herë njëlloj. E gjithë kjo ndodh
për shkak se janë ngarkuar me atë që nuk
u takon dhe nuk e përballojnë dot.
Disa herë i sheh me moralin dhe edukatën
e të devotshmëve, e pas një kohe i sheh me
moralin dhe petkun e injorantëve dhe më-
katarëve.
Herë pas here i shohim se u pëlqen një di-
jetar dhe mundohen të bëhen si ai, e herën
tjetër u pëlqen një lojtar apo aktor dhe dë-
shiron të bëhet si ai.
E muslimanit të sinqertë nuk i takon të jetë
i tillë apo të jetë lodër e epsheve dhe eufo-
rive të kohës.
6. MARRJA ME ATË QË NUK SJELL
ASGJË DHE LARGIMI NGA AJO QË
DUHET PASUAR
N
ga shfaqjet e ambicieve të ulëta
është marrja apo veprimi me atë
që nuk i takon dhe nuk i sjell
dobi asgjë njeriut.
E gjithë kjo punë madhore e humb shumë
herë njeriun, pasi ai humb pasurinë dhe
jetën e tij.
E pa dyshim se kjo tregon njeriun me am-
bicie të ulëta, mendjelehtë dhe pasues të
epsheve.
Pa dyshim se njeriu, kur nuk e shfrytëzon
kohën në atë që duhet, që e ka obligim dhe
që i sjell dobi në dynja dhe në ahiret, ai gjen
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
30
kohë ta shfrytëzojë atë në atë që nuk i
duhet, madje gjen kohë të përgojojë edhe
vëllanë e vet dhe të merret me thashetheme
dhe përgojime.
7. MARRJA ME GJËRAT E KOTA
DHE PUNËT E URRYERA
K
ështu veprojnë disa të rinj, të cilët
jetojnë pa asnjë qëllim, pa ambicie
dhe vepra.
Allahu na ruajtë nga kjo gjendje! Është
mjerim për ta ngase qëllimet e tyre janë të
fokusuara në veshje, mjete udhëtimi, dëgj-
im lajmesh, shikim i ndeshjeve sportive apo
qëndrim në rrugë ose pjesëmarrja në lojëra
të ndryshme.
8. PREOKUPIMI ME GJËRAT E
KALUARA DHE LARGIMI NGA
VEPRAT
K
a njerëz që ndalen në të kaluarën,
duke kujtuar mangësitë e tyre dhe
anashkalojnë të ardhmen dhe atë
që i pret.
Pa dyshim se kjo vepër e humb njeriun dhe
ambiciet e tij, duke e shkëputur atë nga e
ardhmja, e cila vjen dhe e zë duke menduar
për të kaluarën.
Kështu pra shejtani luan me të, i kalon jeta,
i vjen vdekja dhe atë e gjen të humbur në
gjërat që nuk i sjellin dobi.
Arritja e mirësive nuk realizohet duke men-
duar për të kaluarën apo duke lotuar dhe
vajtuar atë që ka ikur, por duke marrë seri-
ozisht çdo hap të jetës dhe të përparimit.
Kjo e fundit është e lavdëruara dhe ajo që
kërkohet nga muslimani, që të ketë ambicie
të larta.
9. FJALË SHUMË, PUNË PAK
K
jo është gjendja e shumë të rinjve
dhe e shoqërisë sonë, e cila e kalon
pjesën më të madhe të kohës në fo-
rume dhe lojëra të kota. Nga ana tjetër,
njerëzit ankohen për gjendjen ku ndodhen,
duke kundërshtuar të tjerët dhe duke folur
çdo herë për gjëra të mëdha dhe duke mos
u angazhuar asnjëherë për to.
Dijetari Muhamed el Hader Husejn, Al-
lahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse sheh një
popull që në mëngjes dhe mbrëmje flasin
për gjëra të larta dhe nuk i sheh duke u
munduar asnjë hap drejt gjërave të larta,
dije se krenaria nuk u takon atyre. Ata ose
janë në një realitet tjetër nga ai i të devot-
shmëve ose janë larguar nga rruga e vërtetë.
10. ANKESAT E SHUMTA TE
NJERËZIT
N
ë ditët e sotme, shumë njerëz
ankohen te të tjerët, duke ulur
personalitetin e vet para tyre,
madje nuk mbetet asnjë kategori njerëzish
te të cilët nuk janë ankuar. Njerëz të tillë
ankohen për varfërinë, fëmijët, gruan, bleg-
torinë, punën, udhëheqësinë, shëndetin
dhe shokët.
E gjithë kjo aludon për një personalitet të
ulët të tij, shpirtligësi dhe dobësi në mbart-
jen e obligimeve. Një njeri i tillë çdoherë
është objekt i papëlqyer te njerëzit, duke
përgënjeshtruar fjalët e tij. Ka të tillë që gë-
zohen kur shohin dikë në këtë gjendje.
E gjithë kjo vepër muslimanin e bën të
31
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
dobët, neglizhent, duke mos
u munduar që të plotësojë
veten dhe përmirësimin
e gjendjes së tij.
Muslimanit stabil nuk
i takon një gjë e tillë,
ai duhet të jetë i du-
rueshëm duke mos u
ankuar për gjëra të
vogla dhe për gjendjen e
tij t’i ankohet vetëm Al-
lahut.
11. PASTAJSHMËRIA DHE VONESA
K
jo është një gjendje prej së cilës janë
të paktë ata që shpëtojnë, me për-
jashtim të atyre që i ka mëshiruar
Allahu dhe atyre që kanë ambicie të larta
dhe shpirt të edukuar.
Shohim shumë njerëz që mbeten në fatke-
qësinë e tyre dhe në pastajshmërinë e pe-
ndimit. Ka njerëz që punët e sotme i lënë
për nesër duke thënë pastaj e duke u kaluar
jeta në këtë gjendje. Pra, pastajshmëria dhe
vonesa janë gjëra të urryera, që burojnë nga
dëshirat e dobëta dhe ambiciet e ulëta,
zymtimi i shpirtit dhe shoqërimi me për-
tacët. Kjo çështje pa dyshim që lë gjurmë
negative në dynja dhe në ahiret, është
shkaktare e nënçmimit, e përjashton
njeriun nga shpërblimet, bëhet shkaktare e
zhytjes në mëkate, pendim të ngadalshëm
dhe vepra të pakta.
12. KRENARIA ME PRINDËRIT
APO EDHE MBËSHTETJA TE
GJYSHËRIT E TYRE
D
ikush ka prindër apo paraardhës
me merita dhe shumë të ditur,
mirëpo në vend që t’i ndjekë ata
në proceset e ngritjes së nivelit të
tij, ai mbetet shumë poshtë tyre
dhe mjaftohet duke u
lavdëruar me ta.
13. DËSHPËRIMI NË
PËRMIRËSIM
N
ë këtë gjendje janë
zhytur një numër
i madh njerëzish,
të cilët si pasojë e mëkateve të tyre
janë të dëshpëruar në përmirësimin e
gjendjes së tyre, saqë disa prej tyre mendo-
jnë se përmirësimi është i pamundur.
E gjithë kjo gjendje tregon ambicie të ulëta,
nënçmim të vetes dhe dobësi në ballafa-
qimin e sprovave dhe fatkeqësive.
Kjo nuk i takon një muslimani të vërtetë,
ngase muslimani nuk i humb shpresat nga
mëshira e Allahut dhe shikimi i tij nuk
është i shkurtër saqë të mbështetet në
shkaqet ekonomike, por shikimi i tij duhet
të sillet çdo herë rreth zemrës, e cila shkaqet
i sheh tek Ai i Cili i sjell shkaqet (Allahu),
duke kërkuar zgjidhje, i bindur se Allahu
pas çdo vështirësie sjell lehtësim.
14. MENDJEMADHËSIA DHE
KRYELARTËSIA
Ë
shtë cilësi që Islami e lufton shumë
ashpër, e refuzon logjika e shëndoshë
dhe natyrshmëria e çdo njeriu.
Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë: “Nuk hyn në xhennet ai i cili në zem-
rën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e ato-
mit.” I tha një njeri: “Nëse një njeri ka
dëshirë të ketë rroba dhe këpucë të bukura?”
Tha: “Allahu është i bukur dhe e do të buku-
rën, mendjemadhësia është refuzimi i së
“Nukhynnëxhen-
netai i cili nëzemrën e
tijka mendjemadhësisa
grimca eatomit.”
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
32
vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”[2]
Pra, mendjemadhësia është refuzim i re-
alitetit dhe nënçmim i njerëzve. Ajo shfaqet
me mburrje ndaj vetes, duke mos pranuar
kritika, këshilla e duke e shikuar veten se
është më meritor tek Allahu sesa të tjerët.
15. URREJTJA
K
a njerëz të cilët e kanë këtë cilësi të
errësuar dhe nuk njohin rrugën e
faljes e as të shtrirjes së dorës. Nëse
për një çështje të vogël u bien në qafë të
tjerëve dhe më pas krijojnë urrejtje, nuk
kanë mundësi të largohen nga kjo urrejtje,
edhe nëse kalon një kohë e gjatë.
Pra, kjo është shfaqja e ambicieve të ulëta
te njeriu i cili e ka këtë cilësi.
16. PËRGJIMI I GABIMEVE TË TË
TJERËVE DHE GËZIMI PËR TO
F
atkeqësia e muslimanëve të sotëm
është se mundohen të zbulojnë gabi-
met apo mëkatet e njerëzve. Kur
dëgjojnë diçka të keqe për dikë, kënaqen
dhe e përhapin me të madhe, ndërsa kur
dëgjojnë për diçka të mirë, mundohen ta
anashkalojnë, madje edhe mos ta përme-
ndin fare.
Kjo është vepra më e urryer, cilësia më
neveritëse dhe poseduesi i tyre është njeriu
më i dobët shpirtërisht dhe më i ulëti
moralisht dhe nga aspekti i ambicieve.
Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “E
kush merret me mangësitë e të tjerëve duke
i harruar mangësitë e veta, i verbohet ze-
mra, i dobësohet trupi, duke justifikuar
mangësitë e vetes së tij, Më i dobëti nga
njerëzit është ai që përgjon gabimet e të
tjerëve, por edhe më i dobët se ky është ai
që i përgjon të tjerët në ato gjëra që i bën
edhe vetë.”[3]
I mençur është ai që merret me mangësitë
e veta dhe synon përmirësimin e vetes. E,
nëse sheh mangësi te vëllezërit e tij, shpej-
ton me këshilla dhe përmirësime larg kri-
tikave dhe refuzimit.
Atij që gëzohet me gabimet e të tjerëve i
thuhet: Mos u gëzo, se patjetër do të ga-
bosh edhe ti një ditë e të tjerët do të gëzo-
hen me ty.
Këto ishin disa momente ku shfaqet njeriu
me ambicie të ulëta. Allahu na bëftë prej
atyre që kanë ambicie të larta në rrugë të
Allahut!
Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 25-64
Muhamed ibën Ibrahim El Hamed
Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime:
Unejs Murati
______________
[2] Transmeton Muslimi 91.
[3] “Revdatul-Ukala”, fq. 125.
33
Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0
21. Nëse dëshiron që femiu yt të jet besnik
dhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigen
në zemren e tij.
22. Bëhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu që
fëmiu yt të mësoj besnikerinë edhe sin-
qeritetin prej teje.
23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin.
24. Provoje besnikerin e femiut tendë duke
mos e hetuar ai.
25. Kalite femiun tendë me durim ashtu që
t'mos jet i ngutshem , e një gjë të tillë
mundë ta arritesh duke e ushtruar atë me
agjerim dhe punë të cilat kan nevoj për
sabër dhe durim.
26. Behu i drejtë mes femijeve tu, ngase kjo
është mënyra më e mirë që t'ua mesosh
atyre drejtesin.
27. Sqaroja femijëve tu rrezultatet negative
të cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mashtri-
mit, vjedhjes dhe genjeshtres.
28. Nese femiu yt tregon trimeri në disa
raste, lavdroje atë dhe shperbleje për këtë
qëndrim të tij, dhe mësoje atë se trimeri
është që të punosh atë që është e vërtete
dhe e domosdoshme.
29. Mos u bë i ashpër e që ashpersia dhe
Behu i drejtë mes fëmijëve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mësosh atyre drejtësinë.
M O R A L I - E T I K A
DISA KËSHILLA PËR
EDUKIMIN E FËMIJËVE II
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët

Más contenido relacionado

Similar a 10. A është kush që përvjel krahët

24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3Libra Islame
 
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëShkumbim Jakupi
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënLexo dhe Mëso
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturveLexo dhe Mëso
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëLibra Islame
 
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmesDr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmesLibra Islame
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimaneguest41e4e
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimaneguest41e4e
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimaneLibra Islame
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratësRregullatIslame
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratësLexo dhe Mëso
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesShkumbim Jakupi
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame amarstafa
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islameLibra Islame
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotmeLibra Islame
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveendrit endri
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatLexo dhe Mëso
 

Similar a 10. A është kush që përvjel krahët (20)

24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3
 
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. Jusuf Kardavi - Obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturve
 
Mençuria e të diturve
Mençuria e të diturveMençuria e të diturve
Mençuria e të diturve
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmesDr. jusuf kardavi   muslimanja e së nesërmes
Dr. jusuf kardavi muslimanja e së nesërmes
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
 
Integrimine islam
Integrimine islamIntegrimine islam
Integrimine islam
 
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimaneMirsad merjem kurdiq   letër nënës dhe motrës muslimane
Mirsad merjem kurdiq letër nënës dhe motrës muslimane
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
 
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmesDr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
Dr. Jusuf Kardavi - Muslimanja e së nesërmes
 
Deklarata islame
Deklarata islame Deklarata islame
Deklarata islame
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islame
 
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotmeDr. ali el mansur el kitani   zgjimi islam në andaluzinë e sotme
Dr. ali el mansur el kitani zgjimi islam në andaluzinë e sotme
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Más de Lexo dhe Mëso

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminLexo dhe Mëso
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveLexo dhe Mëso
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanLexo dhe Mëso
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëLexo dhe Mëso
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenLexo dhe Mëso
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfLexo dhe Mëso
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTLexo dhe Mëso
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Lexo dhe Mëso
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniLexo dhe Mëso
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveLexo dhe Mëso
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveLexo dhe Mëso
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësLexo dhe Mëso
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitLexo dhe Mëso
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesLexo dhe Mëso
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitLexo dhe Mëso
 

Más de Lexo dhe Mëso (20)

keqkuptim për islamin
keqkuptim për islaminkeqkuptim për islamin
keqkuptim për islamin
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëveJu nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
Ju nuk keni të drejtë të përktheni emra të individëve
 
shkurt për jezusin
shkurt për jezusinshkurt për jezusin
shkurt për jezusin
 
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo MyslimanA ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
A ishte Jezusi i Krishter apo Mysliman
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetëA e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
A e keni zbuluar BUKURINË e tij të vërtetë
 
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
 
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdfTAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
TAKIMI I MUSLIMANIT ME KRISTIANIN.pdf
 
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEISTDIALOGU ME MIKUN ATEIST
DIALOGU ME MIKUN ATEIST
 
Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)Bazat e besimit (Et-Temimi)
Bazat e besimit (Et-Temimi)
 
Bazat e besimit
Bazat e besimitBazat e besimit
Bazat e besimit
 
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga KuraniKurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani
 
Xhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e MyslimanëveXhumaja Festa e Myslimanëve
Xhumaja Festa e Myslimanëve
 
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëveVirtytet dhe të drejtat e sahabëve
Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësXhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas SunetitVlera e gruas të kapur pas Sunetit
Vlera e gruas të kapur pas Sunetit
 
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-HixhesVlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 

10. A është kush që përvjel krahët

  • 1.
  • 2. EDITORIALI Xheladin Leka A është kush që përvjel krahët? ........................................... 2 Unejs murati dhe Sabahudin Selimi Festa e të dashuruarve apo Shën Valentini ........................... 4 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Si të shfrytëzohet koha? ....................................................... 8 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Qëndrimi i Islamit ndaj ambicieve të larta .......................... 13 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Shkaqet e arritjes së ambicies së lartë ............................... 18 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Shkaqet e uljes së ambicieve .............................................. 23 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Kritika ndaj atyre me ambicie të ulëta ................................ 27 Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij Disa këshilla për edukimin e fëmijëve II ............................. 33 Lirim Sadiku Frytet e besimit të sinqertë dhe akideja e pastër ............... 35 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Shejhul Islam Ibën Tejmije .................................................. 40 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: Zejd Haziri Anëtarët e revistës: Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët: Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor: Arian Koçi Redaktor Teknik: Avni G. Gashi Ballina/Dizajni: Avni G. Gashi Boton: Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës
  • 3. Editorial A ËSHTË KUSH QË PËRVJEL KRAHËT? 2 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 Çuditem shumë kur shoh se si njerëz të humbur, që pasojnë kotësinë dhe fëlliqësitë, kanë aq shumë vullnet dhe ambicie për të shpërndarë pisllëkun dhe fëlliqësirat e tyre, kurse në anën tjetër muslimanët, për të cilët kanë zbritur me mijëra ajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kup- tuar asgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanë kuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, i kanë kuptuar, por i kanë hedhur pas shpine. J o rrallë herë kemi lexuar dhe dëgjuar nga historia islame për kolosët, perso- nat me ambicie të mbushura, të cilët nuk e njihnin lodhjen në rrugën e Allahut të Lartësuar. Nëse i kërkon në dituri, do t’i gjesh të parët; nëse shikon kujdesin e tyre ndaj namazit me xhemat, do t’i gjesh në safin e parë dhe nëse i shikon në luftë për hir të Allahut, ata janë trimat dhe udhëhe- qësit e luftës. Burra të tillë ka pasur historia islame që nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e deri në kohën e sotme. Mirëpo ajo që bën dallimin e kohës së sotme nga e kaluara është fakti se tani për tani persona me am- bicie të tilla janë të rrallë, aq të rrallë saqë sikur edhe nuk ekzistojnë fare. Gjendja e mjerueshme e umetit islam ka shumë arsye, duke filluar nga sëmundja e injorancës e deri te sëmundjet e tjera, qof- shin ato në shpirt, sjellje apo ideologji e mendime. Një sëmundje së cilës i kushtohet pak rëndësi është edhe sëmundja e gjumit të thellë që ka kapluar muslimanët. Ky mje- rim dhe kjo gjendje vazhdon të përkeqëso- het sepse personi i cili është në gjumë të thellë nuk ka mundësi të përparojë apo të lëvizë përpara, prandaj edhe ne nuk jemi duke lëvizur, kemi mbetur të paralizuar përpara çdo shfaqjeje, qoftë diçka që na
  • 4. 3 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 gëzon apo që na vret sytë. Çuditem shumë kur shoh se si njerëz të humbur, që pasojnë kotësinë dhe fëlliqësitë, kanë aq shumë vullnet dhe am- bicie për të shpërndarë pisllëkun dhe fëlliqësirat e tyre, kurse në anën tjetër mus- limanët, për të cilët kanë zbritur me mijëra ajete dhe hadithe, sikur nuk kanë kuptuar asgjë nga këto ajete dhe hadithe apo kanë kuptuar dhe harruar apo, inshAllah jo, i kanë kuptuar, por i kanë hedhur pas sh- pine. Është edhe më keq kur në krye të karvanit të ngecjes dhe përgjumësisë gjenden shumë hoxhallarë, të cilët kanë marrë dituri në tokat arabe në mënyrë që ta mbartin atë te populli i tyre. Nëse ne nuk aspirojmë të çli- rojmë Kudsin nga zullumqarët mizorë, atë- herë pse mos të aspirojmë t’i çlirojmë muslimanët nga prangat e mëkateve? Nëse ne nuk kemi mundësi të largojmë nga të tjerët brengat dhe problemet e përditsh- mërisë, atëherë pse të mos bëhemi shkak- tarë që t’ua largojmë atyre brengat atë ditë kur do të dalin para Allahut? Fushat e së keqes shtohen dita-ditës, ke- qbërësit shfaqen çdo ditë e më shumë, ku- rse ne, ata që pretendojmë përmirësimin e shoqërisë nga veset negative, në shumicën e rasteve shfaqemi sikur nuk jemi duke je- tuar me këtë popull apo sikur çdoherë e kemi të pamundur të ndryshojmë diçka në të mirë. Kështu shfaqemi në praktikë, edhe pse teorikisht të gjithë e mohojmë një re- alitet të tillë. Por ky është realiteti, edhe pse i hidhur. Mjafton që secili prej nesh të hedhë sytë në çdo qytet të Kosovës apo edhe në rrethinë dhe të shohë pastaj përgjegjësitë e veta ndaj këtij populli të mashtruar dhe të paditur për fenë e vet. Pastaj le të përgatitemi për përgjigjen që do të japim para Allahut për këtë të vërtetë që e kemi mbartur dhe nuk ua kemi ofruar të tjerëve. Allahu i Ma- dhëruar thotë: “Dhe kur Allahu mori zo- timin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t'ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshihni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe.” Alu Imran 187 Në Kosovë, fjala përmirësim ka kuptim shumë të gjerë. Ajo nënkupton ruajtjen e familjeve tona nga çdo lloj rryme e rrezik- shme, pastaj përmirësimin e shkollave- nga ato fillore deri te fakultetet- përmirësimin e mediumit të shkruar apo atij të folur si dhe përmirësimin e botëkuptimeve të ga- buara që kanë të tjerët ndaj Islamit të pastër. Në të njëjtën kohë, filtrimi i këtyre gabimeve duhet bërë edhe në kokën e shu- më muslimanëve, të cilët veprojnë, lodhen e mundohen duke menduar se janë duke bërë mirë. Me një fjalë, fushat e përmirësimit janë të shumta, ngase e gjithë Kosova ka nevojë për përmirësim, mirëpo të mos harrojmë së pari të përmirësojmë veten në çdo aspekt e pastaj të kalojmë edhe te të tjerët. E, nëse ne e kuptojmë në mënyrë të drejtë nderin e këtij amaneti që jemi duke mbartur, atëherë do na duket e lehtë çdo gjë, derisa ta realizojmë këtë qëllim. Mirëpo, për të çuar në vend këtë amanet, pas ndihmës së Allahut, duhet të kemi ambicie të lartë, e cila thyen çdo barrierë dhe është çelësi i fil- limit të punëve dhe mbarimit të tyre, me kusht që kjo ambicie të jetë e organizuar dhe e koordinuar mirë. Nga Allahu e presim suksesin! Në emër të redaksisë, Xheladin Leka
  • 5. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 4 FESTA E TË DASHURUARVE APO SHËN VALENTINI Për këtë na ka paralajmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Do të pasohen ata që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah pas krahu. E, nëse hyjnë në vrimën e hardhucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjala për çifutët dhe të kr- ishterët?” Tha “E kë tjetër?” F alënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë pasuesit e tij, duke na përfshirë edhe ne deri në Ditën e Gjykimit. Pa dyshim se umeti islam është umeti më i mirë që Allahu nxori mbi faqen e tokës. Islami është feja që anuloi çdo fe të mëparshme. Pas shpall- jes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, vetëm Islami pranohet si fe e Zotit. Allahu në Kur’an thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” Alu Imran: 85 Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, çdo njeri që ka dëgjuar për mua, qoftë nga çifutët apo të krishterët dhe nuk më beson mua, vetëm se ka për të qenë prej banorëve të xhehen- nemit.” Ajeti dhe hadithi që cekëm më lart aludojnë se nga njeriu pranohet vetëm Islami si fe e tij. E, nëse jo, atëherë fundi i tij është xhehenemi. Kush e pranon Islamin, ai duhet të kundërsh- tojë atë që vjen nga fetë e tjera, nga traditat dhe zakonet e tyre, që e kundërshton fenë tonë të pastër dhe fton në prishjen e moralit dhe largimin nga feja islame. Për këtë na ka parala- jmëruar edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Do të pasohen ata që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah pas krahu. E, nëse hyjnë në vrimën e hard- hucës, do të shkoni pas tyre.” Thamë: “Është fjala për çifutët dhe të krishterët?” Tha “E kë tjetër?” Ne jemi dëshmitarë të faktit që shumë musli- manë fatkeqësisht po pasojnë armiqtë e Allahut në traditat, zakonet, edukatën dhe moralet e tyre, saqë është bërë shumë e vështirë ta dallosh muslimanin mes të tjerëve, me përjashtim të disa specifikave të vogla. Kush kapet pas ligjit të Allahut, pa dyshim se krenaria i takon atij, por kur muslimanët u larguan nga ligjet e Al- lahut, mbi ta zbriti nënçmimi dhe poshtërimi i tyre e tek Allahu ankohemi për këtë gjendje të mjerueshme. Njëra prej fatkeqësive që ka goditur këtë umet është edhe e ashtuquajtura festa e të dashuru- arve apo Shën Valentini, siç quhet sot. Kjo festë është përhapur shumë mes myslimanëve. Ata urojnë njëri-tjetrin në këtë ditë dhe shkëmbe- jnë dhurata mes tyre, madje edhe dyqanet për- gatiten për një gjë të tillë. Prandaj, është obligim i çdo muslimani që të ketë kujdes dhe t’i këshillojë të tjerët që të largohen nga kjo ORIGJINA, SHFAQJA DHE DISPOZITA E SAJ
  • 6. 5 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 festë e ta ngremë lart personalitetin tonë si mu- slimanë. Punimi ynë do të trajtojë origjinën, shfaqjen dhe demonstrimin e kësaj feste dhe dispozitat e Islamit për të. Origjina e saj Nëse shohim librat e historisë, për këtë festë hasim disa mendime. Këto mendime apo trans- metime nuk janë të transmetuara me zinxhirë të ngjitur e aq më pak, transmetuesit nuk janë njerëz besnik. Pra, të gjitha këto janë vetëm fjalë dhe tradita të kota. Lexo, Allahu të ruajttë, disa nga këto gjëra të kota: 1. Një prift ortodoks i quajtur Valentin, që jetoi në shekullin e tretë nën perandorinë idhujtare të mbretit Klaudius i Dytë, më 14.02.270 u ekze- kutua pasi thërriste në Krishterim dhe kjo ditë u mor si festë në kujtim të tij. 2. Njëri nga perandorët hetoi se fuqia e ushtarëve beqarë ishte më e madhe, prandaj ua ndaloi ush- tarëve martesën, kurse prifti vazhdoi të lidhë kon- trata martesore fshehurazi, pastaj u zbulua dhe u burgos. Më pas u njoh me vajzën e udhëheqësit të burgut dhe u dashurua me të. Ajo vuante nga një sëmundje dhe para se të ekzekutohej, ai i dërgoi asaj një letër me pak fjalë dashurie apo ‘letër Valentini’. 3. Kjo është festë e romakëve adhurues të idhujve, e cila tek ata aludon dashurin ndaj zotit të tyre, e ndërtuar mbi gënjeshtra edhe te vetë ata, e që kanë edhe shfaqje dhe demonstrime të veçanta. Këta rreshta nuk duhet të ndikojnë te njeriu i cili ka mendje të shëndoshë. Nuk po flasim për muslimanin, prandaj nuk duhet t’ju mashtro- jnë predikuesit apo festuesit e shumtë, ngase praktikimi i shumicës nuk aludon se ajo është realitet. E dyta: Shfaqja e kësaj feste Shfaqja më madhore e kësaj feste te romakët e vjetër, të cilët njëkohësisht ishin themeluesit apo shpikësit e kësaj feste, ishte të mblidheshin të rinjtë e një fshati apo lagjeje dhe të merrnin nga një fletë dushku e të shkruanin emrin e një vajze të atij fshati, i hidhnin ato në një vazo, pastaj secili prej tyre tërhiqte nga një fletë dhe emri i kujt i binte fati, atë femër do ta kishte të dashur për gjithë vitin. Pastaj i dërgonin letër vajzës që i dilte emri me këto fjalë: “Në emër të zotit Nënë jua dërgoj juve këtë kartolinë”, e pas një viti përsëri përsëritej e njëjta gjë dhe e ndërronin të dashurën deri në fund të vitit tjetër. Kur u përhap Krishterimi në Evropë, për këtë festë u kujdesën edhe priftërinjtë, të cilët ia atri- buan këtë fesë së tyre, vetëm se ndryshuan tek- stin që duhej të shkruhej aty, duke e përpiluar në këtë formë “Në emër të priftit Valentin, jua dërgoj këtë kartolinë”, ngase Valentini është simbol i të krishterëve dhe për këtë arsye edhe të rinjtë iu bashkuan Krishterimit. Kur prijësit e fesë së tyre vërejtën se kjo festë e shkatërronte dhe e prishte moralin e tyre, e kundërshtuan shumë derisa e ndaluan. Por kjo festë u ringjall pas disa shekujsh dhe nuk dihet kur ka filluar të praktikohet pas ringjalljes së saj. Edhe vetë ata kanë mospajtime rreth asaj se kur ka filluar të festohet kjo festë. Gjejmë disa libra të titul- luar “Librat e Valentinit”, që datojnë mes
  • 7. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 6 shekujve 15 dhe 18-të. Kjo festë manifestohet me veshje me ngjyra të kuqe, me dërgim dhuratash me po të njëjtën ngjyrë. Kjo aludonte te romakët e vjetër shenjë dashurie për Zotin e tyre, që ata e adhuronin pos Allahut, e tek për ta simbolizon dashurinë mes dy të dashurve. Ata dërgonin edhe kartolina të shoqëruara me vizatimet e një fëmije të vogël me krahë, i cili mban në dorë një hark me shtizë, e kjo është formë e adhurimit të zotit tek romakët e vjetër, adhurues të idhujve. Gjithashtu organizonin edhe mbrëmje muzi- kore dhe koncerte të ndryshme, ku përziheshin gjinitë dhe ku bëhej mëkat ndaj Allahut. Këto ishin shfaqjet e kësaj feste të urryer. E treta: Dispozita e saj në Islam Sa i përket vendimit mbi të në fenë islame, ne do të sjellim në vijim fetvanë e dijetarit të nde- ruar Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë. Është pyetur Shejh ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, se cili është vendimi apo dispozita e Islamit për ditën e të dashuruarve (Shën Valentinin) dhe cilat janë sugjerimet e tij lidhur me këtë. Ai tha: “E para, kjo festë nuk ka bazë në këtë fe. E dyta, kjo festë fton që ta angazhojmë veten me punë të kota e pa vlera, që është në kundër- shtim me udhëzimin e të parëve tanë (selefit). Pra, nuk lejohet që në këtë ditë të bëhemi pjesë në ceremoninë e saj, pa marrë parasysh a është ajo pjesëmarrje në ushqim, pije, të dhurosh ndonjë dhuratë apo diçka tjetër. Është obligim për çdo musliman që ta çmojë veten e tij e të mos bëhet pasues i çdo thirrësi. Nëse e shikojmë këtë festë hollësisht, dalim me këtë rezultat: 1) Në fenë islame kemi vetëm tri festa e ato janë: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami dhe dita e xhumasë. Këto na i caktoi Zoti ynë i Lartësuar dhe janë adhurime të pastra dhe ashtu i ka sh- pallur Ai, nuk i lejohet askujt që të zgjedhë ndonjë festë tjetër përveç këtyre. 2) Kjo festë nuk ka bazë në fenë islame, po as në atë të krishtere dhe çifute. Origjina e saj është nga romakët idhujtarë e më pas prej tyre e morën të krishterët e kështu me radhë. E si mund të pajtohesh ti me këtë duke e ditur sa krenar je me fenë tënde?! 3) Allahu i Lartësuar na e ka ndaluar që t’u përngjajmë jobesimtarëve dhe të pafetë në za- konet dhe sjelljet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën ardhur argumentet. Ata do kenë një dënim të madh.” [1] I Dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel- lem ka thënë: “E kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”[2] Ndalimi i përngjasimit në këtë hadith është gjithëpërfshirës, në punë të fesë dhe dynjasë. E, si pra je i kënaqur që të kundërshtosh librin e Allahut (Kura’nin) dhe Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! 4) Qëllimi i kësaj feste është përhapja e dash- urisë mes dy të pamartuarve, pra kjo është da- shuri mes të dashuruarve, e cila të çon drejt imoralitetit (zinasë). Për këtë arsye prijësit fe- tarë të krishterë, duke parë rrezikun që vinte nga kjo festë, e ndaluan festimin e saj dhe panë se ajo ftonte në moral të ndyrë dhe të turp- shëm. 5) Kjo festë është humbje kohe dhe shpenzim i pasurisë jo në rrugë të drejtë. Ndërsa i Dër- guari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të përqendrohen këmbët e robit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për pesë gjëra: jetën e tij si e ka kaluar, rininë e tij ku e ka mbu- luar, pasurinë e tij si e ka fituar dhe ku e ka harx- huar dhe çka ka punuar nga ajo që ka mësuar...” E katërta: Çfarë kemi obligim ne? 1) Mos ta festojmë këtë festë dhe të mos mar- ______________ [1] Ali Imran 105. [2] Transmeton Ebu Davudi 4033.
  • 8. 7 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 rim pjesë në ceremonitë e saj (pa marrë parasysh a është pjesëmarrja direkte apo indi- rekte). Mos t’ia urojmë njerëzve apo ta bëjmë ditë të veçantë. Hoxha i islamit Ibën Tejmije, Allahu e mëshi- roftë, ka thënë: “Nëse çifutët apo të krishterët kanë ndonjë festë, ata janë të veçantë në to, ne nuk bashkohemi me ta (nuk festojmë me ta) ashtu siç nuk bashkohemi në kiblën dhe ligjet e tyre.”[3] 2) Na ndalohet t’i ndihmojmë jobesimtarët apo muslimanët[4] që ta festojnë atë, pa marrë para- sysh a është kjo ndihmesë në dhurata apo në gatimin e gjërave që e veçojnë këtë festë, sepse ndalimi në bashkëpunim mes vete në mëkate dhe armiqësi është cekur në Kur’anin e Mad- hërishëm,[5] e s’ka dyshim se festimi apo bashk- ëpunimi për t’u mbajtur kjo festë është ndi- hmesë mes vete në mëkate dhe armiqësi, për arsye se kjo festë është në kundërshtim me fenë e Allahut të Lartësuar dhe Sunnetin e të Dër- guarit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. 3) Nuk na lejohet që t’u përngjajmë pasuesve të kësaj feste në dërgimin e trëndafilave të kuq apo në veshjen e rrobave të kuqe apo diçka tjetër që na është ndaluar t’i përngjajmë jobes- imtarëve. 4) Ata që në dyqanet e tyre shesin dhurata, le t’i frikësohen Allahut të Lartësuar, mos ta bëjnë këtë ditë të veçantë, sepse ata me këtë i ndih- mojnë të tjerët në mëkat ndaj Allahut. Ta kenë të qartë se Allahu është Furnizuesi dhe Fuqi- ploti, ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e amshuar, e kush lë diçka për hir të All- ahut, Allahu ia kompenson atë me diçka më të mirë se ajo. 5) Vëllezër muslimanë, është obligim për të gjithë ne që ta kundërshtojmë këtë festë dhe çdo gjë që ka të bëjë me të, e cila kundërshton fenë tonë të pastër. Ta ndalojmë që të festohet dhe t’u tregojmë të tjerëve rrezikun që vjen nga festimi i saj, të shpërndajmë mes vëllezërve dhe motrave muslimane ligjërata rreth ndalimit të saj. Është obligim për çdo prind që të jetë i ku- jdesshëm ndaj fëmijëve të tij, që të mos marrin pjesë në këto lloj festash, e kjo është urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja. Vëlla i dashur musliman, pas gjithë këtij sqarimi, ke kuptuar prejardhjen e kësaj feste dhe vlerën e saj te festuesit e saj. Besoj se do të jesh pasues i fesë tënde të pastër duke pasur për shembull të Dërguarin tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke refuzuar armiqtë e Allahut dhe duke e urryer atë që e veprojnë ata, duke qenë krenar në fenë tënde, në të cilën është e gjithë krenaria dhe dinjiteti. Përgjigju thirrësit të All- ahut: “O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!”[6] Si musliman, duhet ta urresh mosbesimin dhe të gjitha zakonet e tij, duke pasur gjithmonë prioritet fenë tënde. Nuk duhet të bëhesh pa- sues i atyre që e fyejnë çdo ditë të Dërguarin tonë sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. A dëshiron të jesh rob i injorancës, kur në të vërtetë je kreu i së vërtetës? Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar: “Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.”[7] Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta të na bëjë prej atyre që e dëgjojnë të vërtetën dhe e pasojnë atë! Përshtaten: Unejs murati Sabahudin Selimi www.kulalsalafiyeen.com ______________ [3] Iktidaus-Siratal mustekim 2/501. [4] Janë për qëllim ata muslimanë injorantë që e festojnë këtë festë. [5] Allahu i Lartësuar në Kuran ka thënë: “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini drojë dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” (Maide: 2) [6] Ahkaf: 31. [7] Nur: 51.
  • 9. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 8 SI TË SHFRYTËZOHET KOHA? "Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe rëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbë asnjë mo- ment në diçka tjetër vetëm se në ndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëm dhe duhet t’u japë përparësi gjërave më të vlefshme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe në vepër." GJËRAT QË TË NDIHMOJNË TË SHFRYTËZOSH KOHËN 1Perceptimi i rëndësisë së kohës dhe vetëdijesimi se ajo është e kufizuar Nëse qëndron çështja kështu, që koha as nuk shtohet e as nuk pakësohet dhe vlera e saj është në mënyrën se si shfrytëzohet, atëherë është obligim që të kemi kujdes ndaj saj dhe ta shfry- tëzojmë në formën më të mirë të mundshme. Imam Ibën Xhevziu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Njeriu duhet ta dijë vlerën e kohës dhe rëndësinë e saj, në mënyrë që të mos humbë asnjë moment në diçka tjetër vetëm se në ndonjë punë që e afron te Zoti i Madhërishëm dhe duhet t’u japë përparësi gjërave më të vlef- shme nga të vlefshmet, si në fjalë ashtu edhe në vepër."[1] Imam Er-Rafi'iu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Me të vërtetë një ditë e mbetur nga jeta për besimtarin është prapë jetë, e cila nuk bën të nënçmohet e të mos shfrytëzohet."[2] Një shembull arab thotë: "Isri ve kamrun leke", që do të thotë: "Ec sa e ke hënën në shërbimin tënd", pra shfrytëzoje dritën e hënës për të ecur kur ajo ndriçon. Thuhet se imam Shafiu ka thënë këto vargje: "Kur njerëzit ranë të flenë, mora lapsin tim E thura një poezi nga më të mirat. A nuk është humbje që netët të kalojnë duke mos mësuar, E ato net të konsiderohen nga jeta ime?"[3] 2Përcaktimi i qëllimit Nuk ka diçka më të lodhur se ai i cili ecën rrugës pa ndonjë udhëzim, shëtit nga rruga në rrugë, nga vendi në vend duke mos pasur ndonjë qëllim të caktuar. Nuk është dikush që e humb kohën më shumë sesa një lexues që nuk ka përcaktuar një qëllim, që nuk e dallon të dobishmen nga e padobish- mja dhe lexon çfarë t’i bjerë në dorë. Këtë e bën vetëm që të kalojë kohën e jo që të ketë një synim të caktuar, si p.sh. mësimin e ndonjë çështjeje të veçantë apo studimin e ndonjë çështjeje të caktuar, që i shërben synimeve të tij dhe në të njëjtën kohë e pasuron mendjen e tij me njohuri të reja. Gjendja e këtij lloji njerëzish që lexojnë vetëm sa për të kaluar kohën është si e atij që përdor drogë sa për të munguar nga kjo jetë apo që të ______________ [1] Sajdul Hatir (146). [2] Vahjul Kalem (1235). [3] Gadhau el-elbab (2444).
  • 10. 9 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 bëhet nga bota e fantazmave. Leximi nuk peshohet me sasinë e të lexuarit, as me kohëzgjatjen e saj, por peshohet me pre- cizitetin dhe vlerën e asaj që lexohet. Ajo që është për të ardhur keq është se shumë njerëz lexojnë çdo gjë që u bie në dorë dhe mendojnë se ai lexim u mjafton për ta ushqyer trurin e tyre, por ai lexim nuk është tjetër vetëm se mpirje e kokës dhe nxitës i epshit. Ky lloj leximi nuk bën dobi e as nuk është i kënd- shëm. Tek e fundit, leximi nuk është bërë për këto gjëra, por për të përfituar atë që është e saktë, pra leximi i drejtë dhe i dobishëm është ai lexim kur është caktuar qëllimi dhe synimi i tij, sepse vetëm atëherë lexuesi e di se çfarë është duke lexuar, për çfarë qëllimi lexon dhe si të lexojë."[4] Përcaktimi i synimit të bën ta shfrytëzosh kohën më shumë dhe bën që njeriu të ecë në këtë botë duke qenë i udhëzuar, sepse sa herë që ndeshet me probleme, ai di si t'u shërbejë qëllimeve të tij dhe njëkohësisht të largohet nga e kundërta e saj. Ata që nuk i përcaktojnë synimet e tyre dhe e lënë kohën të kalojë siç kalon ndaj gjërave të ngurta, prej tyre nuk pritet të kemi dobi apo të bëjnë ndonjë punë gjigante. E njeriu pa synim të caktuar është si anija që lundron në det pa ndonjë drejtim të caktuar dhe me të luajnë valët e detit. Ajo që vërejmë këtu është se ata që punojnë më shumë, edhe kohë gjejnë më shumë, pasi synimet e tyre i kanë të caktuara dhe veprojnë sipas asaj që ua siguron qëllimi i tyre dhe nuk e kalojnë kohën në dyshime, zgjedhje e hamendësime. Sa më shumë shtohet vlera e synimit, aq më shumë shtohet vullneti dhe forca e personit që e ka këtë synim. Pra, përcakto synimin tënd, ec drejt tij dhe mos u mërzit nëse çdo ditë bën hapa të rinj drejt tij, sepse një ditë do të arrish me lejen e Allahut, edhe nëse është e vështirë të arrihet. 3Serioziteti dhe sinqeriteti në rrugën drejt syn- imeve Nuk mjafton vetëm përcaktimi i qëllimit, pasi duhet të shoqërohet nga serioziteti dhe sin- qeriteti në mënyrë që të arrihet synimi në kohën më të shkurtër të mundshme. 4Preciziteti në orare Kjo gjë ndihmon shumë në shfrytëzimin e kohës dhe në përkryerjen e punës, sepse von- imi në kohën e caktuar të punës do të thotë humbje e disa minutave gjatë saj. Kjo rezulton në njërën nga këto dy gjëra: ose ngutje në punë dhe mosprecizitet në të për të zëvendësuar kohën e humbur ose do t’u merret koha oblig- ______________ [1] Shiko Fejdul Hatir (369, 5190-191).
  • 11. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 10 imeve të tjera. 5Kujdesi nga shtyrja e punëve Puna e shtyrë për më vonë shpeshherë nuk kry- het, por edhe nëse kryhet, rrallëherë përsoset ashtu si do të ishte kryer në kohën e vet. 6Shfrytëzimi i mirë i kohës së lirë Kjo nuk do të thotë të punojmë pa ndërprerë dhe të mos caktojmë kohë për pushim dhe re- hati, mirëpo kemi për qëllim që ta shfrytëzojmë kohën e lirë në atë mënyrë që të na bëjë më të fortë për punë. E nëse kohën e lirë e kalojmë në përtaci dhe molisje, atëherë nuk kemi përfi- tuar nga ajo kohë dhe nuk na bën dobi në punë. Nëse e shfrytëzojmë kohën e lirë në diçka që na bën dobi, qoftë edhe ndonjë lojë e lejuar apo stërvitje e trupit që na bën më aktiv, atëherë kjo na bën dobi gjatë punës sonë. E si do të ishte puna nëse koha e lirë shfrytëzohet në lexim apo shkrim e të ngjashme me këto, dobia e të cilave është më e madhe? Shfrytëzimi i kohës së lirë në mënyrë të mirë është nga çështjet më të rëndësishme të jetës, për të cilën ia vlen të kujdesemi dhe të mendo- jmë, pasi një pjesë e madhe e jetës tonë kalon kot së koti, as për këtë botë e as për botën e amshueshme, sepse ne nuk dimë se si ta shfry- tëzojmë kohën e lirë ashtu si duhet. Fëmijët e kalojnë kohën e lirë duke luajtur nëpër rrugë apo duke parë televizor etj., ndërsa të rinjtë dhe të moshuarit e kalojnë kohën nëpër klube, ku dëgjohen vetëm thashetheme apo polemika të padobishme. 7Të dimë si t'ia fillojmë punës Kjo çështje është nga më të vështirat për njeriun. Sa kohë kalon së koti, duke menduar si të fillohet një punë? Nxënësi i dijes ose studenti dëshiron të mësojë diçka dhe mendon gjatë me çfarë të fillojë. Ai mendon të fillojë me librin e ndonjë autori apo me një lëndë të caktuar, por pastaj i duket e vështirë dhe më pas vazhdon me një tjetër dhe kështu humb shumë kohë derisa të fillojë të lex- ojë me seriozitet. Shtoji kësaj edhe vështirësinë e fillimit të një pune për shkak të mospërvojës apo për shkak se njeriu transferohet nga pushimi i këndshëm në një punë të vështirë. Shërimi i kësaj arrihet me disa gjëra, ku më e rëndësishmja prej tyre është të kërkojë ndihmë nga Allahu i Madhëruar e më pas të konsulto- het, nëse e kërkon nevoja. Pastaj, para se të fil- lojë punën, të mendojë për gjërat më primare dhe t'i radhisë ato njëra pas tjetrës për nga vlera e tyre. Pas kësaj vendos me një vendosmëri që nuk e lëkund ndonjë dyshim dhe më pas nuk ia lejon vetes që të ndryshojë atë që ka vendosur, pa marrë parasysh vështirësitë që i paraqiten. Mirëpo, ai që e sheh se fillimi për të është i vështirë dhe e sheh veten se është larg nga puna, atëherë gjëja që i bën dobi është të lexojë ndonjë kapitull që nxit për në punë apo të lex- ojë ndonjë varg poezish që e nxit në seriozitet dhe që e ndihmon në kthimin e ambicieve apo në atë moment le të kujtojë frytet e seriozitetit apo të së kundërtës, përtacisë. Ai mund të ku- jtojë personalitetet e shumta që kanë qenë të vendosur në punë dhe kanë arritur synimet e tyre e kështu me radhë. Nëse fillon të punojë, vetëm se e ka kaluar një pjesë të mirë duke u afruar kështu nga suksesi sepse ky fillim e ngjall shpirtin e tij, i ngjall am- biciet e tij dhe e shtyn të jetë edhe më i vendo- sur. Pas kësaj duhet të vazhdojë me punën sepse edhe nëse është e vështirë, ajo bëhet e lehtë me durim dhe vazhdimësi, sepse vazhdimi në zba- timin e qëllimeve të jep vullnet dhe të bën të fortë ndaj dyshimeve të kaluara dhe do të shohësh se përmbajta e vetes është mbjellë fort në shpirtin dhe zemrën tënde. Ajo që të nxit edhe më shumë që të vazhdosh në punë është se puna që ke zgjedhur duhet të jetë punë që të përshtatet ty dhe natyrës tënde, në mënyrë që ta shohësh dobinë e asaj pune, sepse shkaqet më të mëdha të plogështisë dhe përtacisë burojnë nga zgjedhja jo e përshtat-
  • 12. 11 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 shme e punës.[5 8Përqendrimi vetëm ndaj punës që je duke bërë Ajo që ndihmon në përfitimin e kohës dhe kry- erjen e punëve është që njeriu të përqendrohet vetëm në punën që është duke bërë për mo- mentin, duke ia kushtuar tërë ambiciet e tij, duke u dhënë me tërë zemrën e tij, duke bash- kuar anën fizike dhe shpirtërore vetëm për atë punë dhe njëkohësisht duke u larguar nga çdo gjë që e dobëson dhe e largon nga ajo punë. Nëse i përmbahet kësaj, do të arrijë dëshirën e tij dhe do të realizojë qëllimin e tij. E nëse jepet pas punëve që ende nuk ka ardhur koha të mer- ret me to, duke lënë anash punën që është duke bërë, me këtë veprim ambiciet i dobësohen, vendosmëria e tij zbehet, i humb koha, i pakë- sohet përsosmëria ndaj punës dhe ndoshta e lë punën për të mos u kthyer më. E nëse nis punën pas asaj që ishte duke e bërë, atëherë nuk është i gatshëm për të dhe e bën me ambicie të dobët dhe vullnet të paktë. E ndoshta puna e tij e dytë është shkak që ka lënë të parën dhe me këtë largohet edhe nga e para edhe nga e dyta për shkak të shpërndarjes së ambicieve dhe të mospërqendrimit të mendjes. E në qoftë se do ta kishte mbledhur tërë forcën vetëm për punën e tij të tanishme dhe do të kishte ecur në mënyrë të shkallëzuar hap pas hapi derisa ta kishte përfunduar, e kur punës së dytë do t’i kishte ardhur koha, do të kishte fil- luar me të me tërë ambiciet dhe vullnetin dhe do ta kishte pranuar me dëshirë dhe vendos- mëri dhe do të kishte qenë gjithnjë i gatshëm. Edhe në Kur'anin Famëlartë në shumë vende gjejmë shenja që thërrasin për këtë rregull. Al- lahu i Madhëruar thotë: "A nuk i vure re ata të cilëve u pate thënë: “Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj Allahut, e edhe më fortë…" Nisa 77 Pra, ata e kërkonin luftën edhe pse ishin të ur- dhëruar që t'i ndalnin duart prej luftës, por kur nuk e pranuan këshillën e Allahut, u dobësuan. Kur u erdhi puna e dytë, u dobësuan shumë.[6] Ky kuptim shfaqet shumë qartë në fjalën e All- ahut: "Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetveten tuaj apo dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin, do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë." Nisa 66 Gjithashtu: "E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E kur u shpall surja e qartë dhe në të u përmend lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes, më parimore për ta do të ishte një respekt dhe një fjalë e mirë. E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj Allahut." Muhammed 20-21 Dijetari Abdurrahman ibën Sa'dij, Allahu e mëshiroftë, kur e komenton këtë ajet kur'anor thotë: "…më parimore për ta do të ishte një re- spekt dhe një fjalë e mirë…", më parimore për ta do të ishte ta zbatonin urdhrin e prerë për ta dhe t'i bashkonin tërë ambiciet e tyre e të mos kërkonin diçka që ishte e rëndë për ta, të gëzo- heshin me të mirat e Allahut dhe faljen e Tij. "…e kur çështja (e luftës) të jetë vendosur…", d.m.th kur u erdhi atyre urdhri seriozisht dhe i prerë. "… sikur të ishin besnikë ndaj Allahut…", në këtë gjendje duke kërkuar ndihmën e Tij dhe të sakrifikonin në zbatimin e urdhrit të Tij. "…do të ishte më mirë për ta…" sesa gjendja e tyre e parë dhe kjo gjë shihet qartë nga shumë aspekte: - Njeriu është i mangët nga çdo aspekt, nuk ka fuqi, vetëm se nëse e ndihmon Allahu, prandaj të mos kërkojë shtesë nga ajo që është duke vepruar. - Nëse njeriu jepet pas së ardhmes, dobësohet ______________ [5] Shiko Fejdul Hatir (359-60). [6] Shiko "El Kavaid el hisan li tefsir el Kur'an", i dijetarit Abdurrahman Ibën Sa'di, faqe 136-139.
  • 13. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 12 ndaj punës që është duke kryer dhe njëkohë- sisht ndaj punës në të ardhmen, sepse ambiciet kanë kaluar në diçka tjetër dhe dihet se puna është pasuese e ambicieve dhe vullnetit. - Njeriu që shpreson shumë në të ardhmen duke qenë përtac ndaj punës në kohën e tan- ishme i ngjan atij që zotohet se është i fuqishëm ndaj gjërave që do t'i vijnë në të ardhmen. Më mirë për të është që mos të veprojë atë që është zotuar dhe gjëja e duhur është që njeriu ta bashkojë vullnetin, mendjen dhe shkathtësinë e tij në kohën prezente që është duke punuar dhe ta kryejë punën e tij në bazë të mundësisë që ka, pastaj sa herë që i vjen koha punës tjetër, ta pranojë atë me seriozitet, kthjelltësi dhe am- bicie të larta të bashkuara e jo të shpërndara, duke kërkuar ndihmë nga Allahu. Kjo është më e mirë për të nëse dëshiron të jetë më i do- bishëm dhe më i suksesshëm në punët e tij."[7] Ky rregull nuk do të thotë që të mos fillojmë me aksione të reja pune dhe t’i lëmë përgatitjet për të ardhmen, mirëpo ky rregull më tepër na ndihmon që të përgatitemi për të ardhmen, pasi kryerja e punës së tanishme të shtyn drejt asaj që t’i mbarosh punët për nesër që sot. Dr. Kenedi Osler thotë: "Rruga më e mirë për t’u përgatitur për të nesërmen është që ta përqen- drojmë mendjen dhe euforinë tonë në kryerjen e punës së sotme në mënyrën më të mirë. Kjo është rruga e vetme që të përgatitemi për të nesërmen."[8] 9Mos të zhvlerësojmë asgjë nga puna që kemi bërë Ajo që ndihmon në shfrytëzimin e kohës është ta jetojmë kohën me punë të dobishme, edhe nëse është simbolike dhe mos ta zhvlerësojmë atë që jemi duke bërë nga mundi, edhe nëse është simbolike, siç shohim te disa, ose fillon me punë të mëdha ose e lë punën në tërësi. Kjo ndodh sepse ndjenjat e njeriut kanë aftësi edhe të pranojnë obligime, por edhe të largohen prej tyre. Shumë njerëz që janë seriozë në punë e shfrytëzojnë kohën kur për pranimin e një pune kanë ambicie dhe i sheh se për një kohë të shkurtër kryejnë punë madhështore, por kur ambiciet e tij largohen, e lë punën në tërësi. Ndërsa urtësia thotë se njeriu duhet ta shfrytë- zojë kohën edhe kur ka ambicie pune, por edhe kur i mungojnë ato. Në qoftë se i vijnë ambiciet për punë, atëherë e dyfishon mundin e tij e nëse i largohen ambiciet, atëherë nuk e lë pu- nën në tërësi, por është mirë të kryejë ndonjë punë të lehtë ose të vogël. Marrja në konsideratë e këtij parimi bën dobi shumë, e bën njeriun ta shfrytëzojë kohën dhe e bën të gatshëm t'i kthejë ambiciet dhe forcën e tij, por njëkohësisht nuk lejon që t'i grum- bullohen punët. 10Zgjedhja e vendit të përshtatshëm Ajo që ndihmon në kryerjen e punëve e veçanërisht ato punë që kërkojnë përqendrim të mendjes dhe logjikës është zgjedhja e vendit të përshtatshëm, zgjedhja e një vendi ku aty zotëron qetësia, që nuk gjendet afër pamjeve që mund ta hutojnë njeriun, pasi kjo është më e qetë për trurin dhe mendjen. Kjo nuk do të thotë që njeriu të punojë vetëm atëherë kur e ka vendin e qetë, sepse kjo nuk mund të realizohet në çdo kohë. Atëherë njeriu a ta lërë punën nëse s’i përshtatet vendi dhe t'i kalojë koha kot pa ndonjë dobi, me pretekstin se vendi është i papërshtatshëm? Jo, kurrë! I mençuri, edhe nëse nuk i përshtatet vendi, e shfrytëzon kohën duke vepruar diçka që i bën dobi, edhe nëse është e paktë, e shfrytëzon kohën me leximin e Kur'anit apo me përmend- jen e Allahut, ose përsërit diçka që di për- mendësh e kështu me radhë. Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 244-254 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Fidan Xhelili ______________ [7] "Tejsir el Kerim Err-Rrahman fi tefsir kelamil Men-nan", nga dijetari Abdurrahman ibën Sa'di (533-34). [8] "Da'i el-kaleka", faqe 26.
  • 14. I slami është fe e krenarisë dhe e nderit, fe e lartësisë dhe e ngritjes, e seriozite- tit dhe e punës, nuk është fe e nën- çmimit dhe as fe e përtacisë, vetëkënaqësisë dhe përgjumësisë. Islami nxit për ambicie të larta dhe i nxit muslimanët të stolisen me këtë moral, duke i drejtuar ata si të arrijnë deri tek ky moral, duke u kujdesur që t’i edukojë në këtë moral dhe duke ua treguar atyre të gjitha rrugët që i shpijnë tek ai. Transmetohet nga Husejn ibën Aliu, Al- lahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Ka thënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem: “Vërtet Allahu i do gjërat e ngrit- ura dhe ato të ndershmet, por i urren gjërat e ulëta, të neveritshme.”[1] Ajo që vërehet në fenë islame është që besimi dhe vepra janë çdoherë së bashku, çdoherë përmenden së bashku në argumentet e fesë, siç thotë Allahu i Lartë- suar: “...përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.” Tin 6 Dhe thotë: “...përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit duri- min.” Asr 3 Vepra është shfaqja materiale për ngritjen e ambicieve në shpirt, ngase është lëvizësi se- rioz për të cilën jepen mundimet që të ar- rihet një qëllim prej qëllimeve. Vërejmë se Islami nxit për ngritjen e qël- limeve të muslimanëve dhe kjo patjetër i ngre edhe ambiciet dhe i lartëson nga gjërat e ulëta, duke i çuar te moralet e 13 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 QËNDRIMI I ISLAMIT NDAJ AMBICIEVE TË LARTA Nga metodat me të cilat Islami i ka edukuar muslimanët për ambicie të larta është edhe nxitja e tyre që të garojnë në punë të mira, përmes të cilave arrihen gradat e larta në dynja dhe ahiret, ashtu siç i nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta veprojnë çdo punë me ambicie dhe vullnet. ______________ [1] Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë, shiko “Sahihul Xhami” (1886).
  • 15. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 14 larta. Për këtë arsye, të gjitha argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti i pastër thërrasin në pastrimin e shpirtit dhe ngritjen e tij në përsosmërinë më të lartë. Të gjitha ndalesat që gjenden në Kur’an dhe Sunnet në re- alitet janë ndalesa për ato gjëra që mpo- shtin shpirtin dhe e zbresin atë në shkallët më të ulëta. Pra, të gjitha këto që u për- mendën flasin qartë për ambiciet e larta. Nga metodat që përdori Islami për eduki- min e muslimanëve me këtë edukatë është edhe drejtimi i tyre që të kërkojnë riskun e lejuar përmes punës, në mënyrë që njeriu ta ruajë veten dhe të bëhet i pavarur nga të tjerët, ashtu siç i orientoi musli- manët që të largohen nga lypja prej njerëzve dhe i ndaloi ata nga kjo edu- katë e keqe, me përjash- tim të rasteve të domo- sdoshme. Pastaj u ka treg- uar atyre se dora e lartë është më e mirë sesa dora e ulët dhe kështu e ndaloi atë që ka mundësi të fitojë nga duart e tij që t’i shtrijë dorën dikujt tjetër. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Të marrë dikush prej jush një litar e të mbledhë dru dhe ta mbrojë fytyrën (nga lypja) është më mirë për të sesa të lypë prej njerëzve, i japin ose jo.”[2] Po ashtu thotë: “Ai që bëhet i pavarur prej njerëzve e pasuron Allahu, ai që kërkon nderin i jep nder Allahu, ai që e mëson veten në durim i jep durim Allahu. Askujt s’i është dhënë dhunti më e gjerë sesa durimi.”[3] Kabisate ibën el Muharik el Hilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Mbajta një mall dhe shkova te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që të kërkoja nga ky mall. Kurse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem më tha: "Prit derisa të na vijë sadakaja e të japim." E pastaj më tha: “O Kabisa! Lypja u lejohet vetëm tre personave: atij që mbart ndonjë mall ka të drejtë të lypë, sa ta kërkojë, e pastaj të ndalet; njeriut që e ka goditur ndonjë fat- keqësi në pasurinë e tij, edhe këtij i takon lypja, derisa të fitojë aq sa i mjafton për ush- qim; njeriut të cilin e ka kapluar varfëria dhe për të dëshmojnë tre njerëz të mençur nga fisi i tij, se filani është i var- fër. Edhe këtij i lejohet të lypë derisa të sigurojë ushqimin e mjaftueshëm. Të tjerët hanë pasuri haram, që nuk u takon."[4] Madje, Muhamedi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka porositur disa shokë të tij që të mos kërkojnë prej askujt asgjë. Në “Sahihun” e Muslimit nga Auf ibën Maliku, Allahu qoftë i kë- naqur me të, kur ia dha besën Muhamedit alejhi selam me një grup shokësh të tij, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tregoi atij në vesh fshehurazi diçka duke i thënë: “Mos kërkoni prej njerëzve asgjë.” E pas kësaj porosie, nëse ndonjërit prej tyre i binte shkopi në tokë, nuk kërkonte nga askush që t’ia afronte shkopin.”[5] Nga metodat me të cilat Islami i ka edukuar muslimanët për ambicie të larta është edhe nxitja e tyre që të garojnë në punë të mira, përmes të cilave arrihen gra- dat e larta në dynja dhe ahiret, ashtu siç i “Vërtet Allahu i do gjërat e ngritura dhe ato të ndershmet, por i urren gjërat e ulëta, të ne- veritshme.” ______________ [2] Transmeton Buhariu, 3/79 dhe Muslimi (1042). [3] Transmeton Buhariu 3/265 dhe Muslimi (1053). [4] Transmeton Muslimi (1044). [5] Transmeton Muslimi (1043).
  • 16. 15 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 nxiti për seriozitet dhe punë dhe që ta ve- projnë çdo punë me ambicie dhe vullnet. Nga metodat e tjera për ambicie të larta është edhe urdhri për xhihad, duke i nxitur shumë që të bëjnë luftë në rrugën e Al- lahut. S’ka dyshim se xhihadi është vepra serioze më e lartë, ngase në të njeriu jep sh- pirtin e tij për hir të Allahut. Në anën tjetër, Islami ka ndaluar nga përta- cia dhe dembellëku dhe ka urdhëruar që të largohemi nga dëfrimi, loja dhe joseri- oziteti, duke i ftuar muslimanët që të mos e humbin kohën në gjëra prej të cilave nuk ka dobi. Islami i ka urdhëruar muslimanët që të ngrihen nga gjërat e ulëta dhe çështjet e neveritshme dhe i urdhëroi të jenë asketë ndaj kësaj bote dhe të kërkojnë atë që është më e vlefshme se dynjaja, ajo që mbetet dhe është e përhershme: kënaqësia e përher- shme në xhennetin e përhershëm. Nga metodat e tjera me të cilat Islami nxit për ambicie të larta janë edhe ato gjëra që janë në Kur’an dhe Sunnet, ku Allahu kri- tikon koprracinë e frikën dhe lavdëron trimërinë dhe bujarinë për hir të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (xhennetin). Allahu e di mirë atë që bëni ju.” Hadid 10 Nga motivimet më të mëdha për ambicien e lartë në Islam është edhe besimi i musli- manëve në kada dhe kader (caktimin) e Al- lahut. Islami urdhëroi të besosh në kader-caktim dhe e bëri atë themel nga themelet e besimit dhe shtyllë nga shtyllat e tij. Besimi në kader të bën bujar, krenar, trim dhe durimtar duke kërkuar shpërblim atëherë kur ballafaqohesh me gjërat e vështira. Besimi në kader e nxit muslimanin që të ecë me vrap, të ndryshojë gjendjen negative në atë pozitive dhe e ndalon atë që të pikël- lohet për ato gjëra që kanë kaluar, ngase atij i takon që të shikojë të ardhmen dhe të ku- jdeset për atë që është e dobishme dhe jep fryte. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani i fortë është më i mirë dhe më i dashur për Allahun se muslimani i dobët, por te të dy ka mirësi. Kujdesu për atë që të bën dobi, mbështetu tek Allahu dhe mos u trego i paaftë. Nëse të godet diçka, mos thuaj “sikur të kisha bërë kështu do të ndodhte kështu”, por thuaj “caktimi i Allahut, çfarë deshi bëri”, sepse (shprehja) “sikur” i hap de- rën shejtanit.”[6] Nga metodat e tjera nxitëse për ambiciet e larta është edhe orientimi i musliamanëve për të bërë dua. Duaja është derë e madhe për ambiciet e larta, ngase me dua shpirti i njeriut rritet dhe nderohet e rritet edhe am- bicia, për arsye se ai që bën dua mbështetet tek një shtyllë e fortë dhe kështu ai kërkon nga Allahu të gjitha nevojat e tij, dhe kërkon ndihmën e Tij për të gjitha punët e tij. Dhe përmes duasë ai ndëpren edhe lakminë që ka ndaj pasurisë që e posedojnë të tjerët, dhe kështu shpëton të bëhet peng i tyre, lirohet nga robërimi i tyre, dhe është i qetë nga lavdërimet e tyre. Nga metodat tjera të rëndësishme që islami ______________ [6] Transmeton Muslimi (2664)
  • 17. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 16 i nxit muslimanët për ambicie të larta, është edhe fakti se Allahu e ka bërë ummetin islam ummet i cili duhet të udhëheqë njerë- zimin në tokë, sepse ummeti islam është ummeti mesatar dhe ky ummet është dësh- mitar (ditën e Kijametit) për të gjitha um- metet e tjera. Pra, kjo është përgjegjësi e madhe, amanet i lartë, i cili kërkon seriozitet, sinqeritet, vendosmëri etj. Madje, Allahu i Lartësuar e ka kërcënuar ummetin islam që ai do ta ndërrojë atë me ndonjë popull tjetër nëse ai e len udhëheqjen, dhe e lëshon amanetin që ka. Thotë Allahu në Kur’an: “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” Muhammed 38 Jeta e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ishte e mbushur me edukatë për ambi- cie të larta, ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte shëmbëlltyrë në bu- jari dhe qëllime të ndershme. Ai ishte njeriu i parë që kishte vullnetin më të lartë. Pastaj edhe shokët e tij të ndershëm, të cilët mbartën diturinë dhe punën, saqë nëse i shikon në adhurimin e tyre do t’i gjesh ad- hurues gjatë natës, saqë pothuajse nuk flinin fare. E, nëse i shikon ata në xhihad, do t’i gjesh sikur luanët të cilët, kur zemërohen, para zemërimit të tyre nuk bën punë asgjë! E, nëse i shikon ata në urtësi, do t’i gjesh si rrjedhin burimet nga gjuha e tyre. E, nëse i shikon ata në dituri, do t’i gjesh më të thelluar në kuptim dhe më të pastrit se çdokush tjetër. E, ata nuk e kanë arritur këtë vetëm atëherë kur shpirtrat e tyre janë pastruar, qëllimet e tyre janë ngritur, besimi dhe bindja e tyre është forcuar dhe kështu Allahu iu dha bereqet në jetën e tyre dhe i lavdëroi fjalët
  • 18. 17 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 dhe veprat e tyre, saqë u bënë prijës të ud- hëzuar dhe ndriçues që bënin dritë. Nga metodat e tjera me të cilat Islami i drejton muslimanët në ambicie të larta është edhe turpi, ngase turpi është prej shkaqeve të mëdha që ndihmon për arritjen e ambicieve dhe e nxit njeriun të zbukuro- het me çdo gjë të bukur dhe të largohet nga çdo gjë e neveritshme. Nga gjërat e çuditshme të cilat tregojnë për ambicie të larta në Islam është edhe fjala e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, se Allahu e do teshtitjen dhe e urren kur di- kujt i hapet goja. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra, Al- lahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Al- lahu i Lartësuar do që dikush të teshtijë, por urren kur dikujt t'i hapet goja. Prandaj, kur dikush prej jush teshtin dhe thotë el- hamdulilah, e ka obligim çdo musliman që e dëgjon që t'i thotë: jerhamukallah" Sa i përket hapjes së gojës, sigurisht se ajo është prej shejtanit. Prandaj, kur dikujt prej jush i hapet goja, le ta kthejë atë mbrapa sa të mundet, ngase kur ndonjëri prej jush hap gojën shejtani qesh me të.”[7] Teshtitja është dridhje nervore, e cila të ng- jall vullnetin dhe punën, ndërsa vullneti dhe puna janë nga ambiciet e larta psikike dhe trupore. E kundërta ndodh me hapjen e gojës, ngase ajo është shfaqje e lodhjes dhe përtacisë dhe anim i nervave për pu- shim dhe rehati, duke e ndalur trupin të lëvizë për punë dhe prodhim. E gjithë këto gjëra ulin ambiciet. Për këtë arsye, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka treguar se hapja e gojës është nga shejtani, d.m.th. vepër e cila e kënaq shejtanin. Këtë gjë e ka treguar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për t’u larguar nga ajo dhe e ka paralajmëruar muslimanin që mos të bëhet pre e cytjeve zmbrapsëse të shejtanit. Pasi teshtitja e cila nuk është sëmundje- aludon në një lëvizje nervore e cila ngjall zgjimin dhe vullnetin dhe ndodh vetvetiu pa dëshirën e njeriut, është obligim për atë që teshtin të thotë “elhamdulilah”, ngase teshtitja është dhunti e cila i erdhi nga Al- lahu, që ta ngrejë atë dhe t’i japë vullnet atij për punë dhe ishte obligim për secilin që e dëgjon t’i bashkëngjitet me gëzim për këtë mëshirë që i erdhi nga Allahu dhe të bëjë dua për të duke i thënë “jarhamukallah”. Pasi hapja e gojës ishte gjëja kryesore e përtacisë dhe dembellëkut dhe ulje e ambi- cieve, Islami i orientoi muslimanët që të ndalin hapjen e gojës sa të kenë mundësi. Përfundimisht themi se feja islame është fe e përsosur dhe e lartë, fe e udhëzimit dhe e ngritjes. Kjo fe i udhëzon mendjet në ato gjëra që ajo i anashkalon apo i lë mangët. Po ashtu, Islami e forcon vendosmërinë e njeriut që të veprojë vepra madhështore dhe e nxit atë që të mundohet t’i përsosë veprat e tij deri në maksimum. E, nëse shohim nga ndonjëri nga musli- manët dobësi në vendosmëri apo ambicie të vogla, duhet të dihet se feja është e pasur nga këto mangësi dhe këto mangësi Islami ua dedikon atyre të cilët kanë ngecur. Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 119-127 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Xheladin Leka ______________ [7] Transmeton Buhariu 7/124.
  • 19. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 18 SHKAQET E ARRITJES SË AMBICIES SË LARTË ...prej shkaqeve të arritjes së ambicieve të larta është edhe ambienti plot vlera në të cilën zhvill- ohet njeriu, ambient me dijetarë, punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të pakursyer në ngritjen e fesë. A mbicia e lartë ka shkaqe të ndryshme, të cilat mundësojnë arritjen e saj. Ekzis- tojnë metoda, mënyra dhe forma të ndryshme që ndihmojnë gjithashtu në arritjen e saj. Prej shkaqeve dhe motiveve të shumta që nxisin në arritjen e ambicieve, po theksojmë disa prej tyre: 1NATYRA E NJERIUT Disa njerëz janë krijuar nga natyra e tyre am- biciozë në kuptimin pozitiv, njerëz me vullnet të madh, që kurrë nuk kënaqen me pak, të cilëve gjërat e vogla kurrë nuk u hynë në sy. Ata gjithmonë mundohen për më të mirën, më të dobishmen, më të suksesshmen... në realitet mendja e tyre kurrë nuk ndalet së menduari për sukseset dhe aspiratat e mëdha. Historia islame është e stërmbushur me njerëz të tillë, ndër ta edhe Umer ibën Abdulazizi, i cili ka thënë: “Unë kam një shpirt ambicioz, që kurrë nuk ndalej së menduari për udhëheqje. Kur e arrita atë, ambicia u përqendrua në halifat. E, kur e arrita edhe këtë, atëherë ajo u përqendrua në arritjen e xhenetit.”[1] 2NDIKIMI I PRINDËRVE DHE ROLI I TYRE NË EDUKIMIN E MIRËFILLTË Ndikimi i dy prindërve në edukim është shumë i madh, pasi ata janë prej faktorëve kyç në ngritjen e ambicieve te fëmijët, ngase duke ______________ [1] “Ujjun el-ahbar 1/231.
  • 20. 19 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 qenë ata shembull në të mirë, aktiv në edu- kimin e fëmijëve me anë të virtyteve të larta, duke ua mësuar të mirën dhe duke i larguar nga tiparet e këqija dhe veprat e shëmtuara. Kjo ndikon në mënyrë direkte në avancimin e fëmi- jëve. Kështu që fëmijët, me lejen e Allahut, gjithmonë mësohen për më të mirën, më të lartën, më të vlefshmen dhe kështu vishen me rrobat e moralit më të lartë, ndërkohë që i ur- rejnë tiparet e ulëta dhe të shëmtuara. Është e padiskutueshme devotshmëria e prindërve, fry- ti i së cilës kaplon edhe fëmijët, madje ky është faktori më i madh në avancimin e tyre, sepse ata gjithmonë synojnë tejkalimin e prindërve të tyre për devotshmëri dhe punë të hajrit. E, nuk ka argument më të fortë për këtë sesa edukata e muslimanëve tanë të parë, të mirë, të cilët nxorën gjeneratat më të ndershme, dije- tarët e luftëtarët më gjigantë të të gjitha kohë- rave dhe pas çdo dijetari apo luftëtari të madh ka qëndruar një baba i madh apo nënë e palo- dhshme, të cilët e kanë pasur frikë Allahun. 3ZHVILLIMI NË NJË SHOQËRI ME PLOT VLERA Gjithashtu, prej shkaqeve të arritjes së ambi- cieve të larta është edhe ambienti plot vlera në të cilën zhvillohet njeriu, ambient me dijetarë, punëtorë të palodhshëm, me luftëtarë të paku- rsyer në ngritjen e fesë. Të gjitha këto stimulo- jnë dhe lëvizin vullnetin e njeriut, derisa ai hap pas hapi t'i realizojë qëllimet plot me vlera. 4EKZISTIMI I MËSUESVE SHËMBËLL TYRË PËR TË TJERËT Këta mësues kurrë nuk e largojnë nga mendja përgjegjësinë e madhe që mbartin dhe ia kuj- tojnë vetes amanetin e madh. Ata janë mësues me vizion, me vullnet të lartë, me diapazon të gjerë, me moral të mirë, mësues të cilët mbartin dije dhe urtësi, durim dhe trimëri, kanë shpir- tra të ndershëm dhe tolerantë. Pra, ndikimi dhe roli i tyre në edukim është i pakrahasueshëm dhe nuk është punë e lehtë, sepse secili prej tyre duhet të sakrifikojë vetveten, me të gjitha ato virtyte që përmendëm, për të ndikuar te nxë- nësit e tyre, për t'i formuar ata derisa t'u tregojë shtegun e drejtë dhe të jetë ciceroni perfekt drejt ambicieve të larta dhe moralit të nder- shëm. Mësuesi i tillë është çelësi i punëve të haj- rit, vazhdimisht i nxit ata për dituri, i inkurajon në kërkime, i drejton nga mendimi më i qëlluar dhe kur ata gabojnë, ai sillet butë me ta dhe i lavdëron për mundin që bëjnë kur ia qëllojnë të saktës. Me anë të kësaj vepre, ai tregohet mo- dest dhe nxënësit e kuptojnë se qëllimi i tij kryesor është ngritja e dijes dhe vetëdijes së nxënësve dhe kurrë nuk mërzitet nëse ndodh që ndonjë nxënës i tij për një çështje të tregohet më i ditur se ai. Kjo arrihet për shkak se ai ka zemër të gjerë, aspiratat e tij janë të larta, sepse qëllimi i tij është përmirësimi, largimi i injo- rancës e mashtrimeve, punon për ahiret dhe është i vetëdijshëm se shpërblimi për punën e kryer- duke nxjerrë gjenerata që e pasojnë atë në dije dhe në përhapjen e saj- është shpërblim i madh, i vazhdueshëm dhe vetëm Allahu e di madhështinë e tij. 5  ORIENTIMI I DREJTË DHE KON SIDERATA NDAJ NDJENJAVE Edhe kjo çështje luan rol të madh në ngritjen e ambicieve dhe synimeve të ndershme, sepse sh- pirtrat e njerëzve ndryshojnë; secili anon nga natyrshmëria e tij dhe prirja e njerëzve është e ndryshme, ashtu siç janë të krijuar. Ka njerëz që kanë vullnet të lartë e dëshirë të fuqishme për të arritur diçka, mirëpo nuk orientohen drejt. Në vend që dikush të bëhet mostër për të mirë, ai bëhet kriminel, përhap kaos në tokë, u bën zullum njerëzve dhe e tërë kjo për shkak se nuk është orientuar nga e mira, nuk është orientuar nga e moralshmja, nuk është i drej- tuar që njerëzve t’u sjellë vlera. Ka disa të tjerë, të cilët orientohen te ndonjë fushë për të cilën nuk kanë prirje, që nuk i shkon për shtat natyrës së tij, prandaj ai rrjedhimisht kurrë nuk korr sukses e as nuk zbulon gjë. Mirëpo, nëse njeriu ndjek prirjen e tij dhe orientohet nga ajo që i përshtatet natyrës së tij, ai do të jetë korrës i sukseseve. Megjithatë, kjo nuk do te thotë se nëse ne nuk dallohemi me ndonjë punë të mirë apo se nuk zbulojmë diçka, nuk vlejmë për asgjë.
  • 21. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 20 6  MEDIAT Pa dyshim se mediat luajnë një rol të rëndë- sishëm dhe kanë ndikim në orientimin e nje- rëzve. Nëse ato nuk janë në duar të sigurta, nuk udhëhiqen me urtësi, nuk janë pishtarë të ud- hëzimit, nuk ngrenë flamurin e vlerave, nuk e mbrojnë shoqërinë nga faktorët e degjenerimit, atëherë ato më mirë të mos ekzistonin. Mirëpo, nëse ndodh e kundërta, pra janë shëmbëlltyrë për inkurajim në punë të hajrit, atëherë janë tepër të dobishme! Për mediat do të flasim më gjerësisht, me lejen e Allahut, në numrat e ar- dhshëm të revistës sonë. 7  BESIMI I SHËNDOSHË Besimi i shëndoshë është çështja më e rëndë- sishme esenciale, detyrimi më i madh për njeriun, shkak i fitores, i triumfit, i pushtetit dhe i bashkimit. Ai i ruan njerëzit nga kaosi dhe devijimi, u ofron atyre qetësim shpirtëror dhe trupor, i shtyn drejt seriozitetit në çdo çë- shtje dhe u jep jetë fisnike. Ai ndikon në mora- lin e njerëzve dhe është themeli i saj, sepse moralet e ndershme nuk qëndrojnë pa besim të shëndoshë, kurse lajthitja apo devijimi në vlera është zakonisht pasojë e lajthitjes në be- sim. Ky besim, ata që e mbartin atë i urdhëron në të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, i urd- hëron që të jenë të drejtë, i ndalon nga zullumi, i urdhëron në aspirata të larta dhe i largon nga të ulëtat. Për këtë arsye, mbartësit e besimit të shëndoshë, të cilët janë Ehli Sunneti dhe Xhe- mati, janë njerëzit më të zgjedhur, më me vlerë. Ata kanë çdo virtyt të lavdërueshëm që ekziston dhe janë larguar nga çdo cilësi e shëmtuar që ekziston. Ehli Sunneti janë njerëzit që i kush- tojnë më tepër rëndësi Kur’anit dhe Sunnetit, më të nënshtruarit ndaj teksteve të sheriatit, njerëzit që më së shumti i respektojnë të parët tanë të mirë. Ata janë më të drejtët, më mesa- tarët, ata kanë besnikëri shkencore, moral të lartë dhe diapazon të gjerë. Ata janë njerëzit e thirrjes në Allahun, njerëzit e luftës në rrugë të Allahut, ata thërrasin vazhdimisht në të mirë dhe ndalin nga e keqja. Të tillët janë ata që bashkojnë dijen dhe veprën, bashkojnë mëshi- rën dhe butësinë, bashkojnë insistimin dhe rig- orozitetin kur është e nevojshme, ata bëjnë ba- shkimin mes citateve të fesë dhe janë më të distancuarit nga debatet e kota. Këta janë nje- rëzit më të arsyeshëm, që i pranojnë arsyet, janë njerëzit më të kthyeshëm në të vërtetën, nuk ngurrojnë të dëgjojnë të vërtetën e as nuk hez- itojnë nga pranimi i saj, përkundrazi, gjokset e tyre janë të hapura për të. Ata janë njerëzit me ambiciet më të larta dhe prej shenjave më të dukshme të ambicieve të larta tek ata është ku- jdesi i tyre i madh në kërkimin e dijes dhe përhapjen e saj mes njerëzve. Nuk ka argument më të fuqishëm për këtë sesa gjendja e dije- tarëve të hadithit, të cilët e kanë lidhur ditën me natën në kërkimin e dijes, kanë përshkuar hapësira të mëdha me një ambicie të pashterur, me shpirtra te palodhshëm, kurrë nuk janë kë- naqur me pak dhe kanë vazhduar kështu gjersa Allahu e ka ruajtur me ta këtë fe. Ata kanë hequr ligësinë e ekstremizmit dhe keqintepre- timet e të devijuarve, saqë sheriati ynë me anë të punës së tyre të palodhshme ka vazhduar të jetë i freskët duke u transmetuar brez pas brezi, duke dalë nga burimi i pastër dhe i kthjellët. Hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e mëshi- roftë, kur flet për dijetarët e hadithit dhe tregon për metodat e tyre në argumentimin e fesë, ndër të tjera thotë: “...të gjitha këto metoda të dijetarëve të hadithit janë më të zgjedhurat, më konçizet; ata janë njerëzit me mendje të shën-
  • 22. 21 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 doshë, më të drejtit në analogji, më të qëlluarit në mendime, më të drejtët në fjalë, me men- dimet më të qëlluara, më të fuqishmit në arg- umentim, më të fortët në polemika, më vizionarët, inspirimi i tyre është më i besuesh- mi, ata janë ligjëruesit më të mirë dhe njerëzit që kanë ndërgjegje dhe shije më të mirë.”[2] 8  FUQIA E IMANIT NË ALLAHUN E MADHËRISHËM Besimi në Allahun e Madhërishëm është motivi më madhështor i ambicies dhe shkaku i parë i ndershmërisë së saj, pasi besimi në Allahun shtyn drejt ngritjes dhe trimërisë, fton për seri- ozitet, është shkaku më i madh në lehtësimin e punëve dhe me anë të tij arrihet bereqeti në jetë. Besimtarët, siç thotë Ibën Tejmija, Allahu e mëshiroftë, kanë bereqet të madh sepse për kohë të shkurtra realizojnë vepra të shumëfishta dhe arrijnë njohuri të bollshme, në krahasim me të tjerët, të cilët kanë nevojë për kalimin e shekujve dhe brezave.[3] Pa dyshim që ky është një realitet i provuar, sepse imani i shëndoshë, i fortë, fuqizon të kuptuarit, shton dijen dhe bindjen, jep bereqet në vepra edhe nëse janë të pakta, jep bereqet në kohë edhe nëse ajo është e shkurtër. Dhe sa herë që dobësohet vullneti i robit, atë e ringjall ky iman i sinqertë me fuqinë e zemrës, të cilën e pasojnë veprat e gjymtyrëve. 9  TË KËSHILLUARIT ME NJERËZ TË MENÇUR DHE PUNËTORË Të këshilluarit është një çështje shumë mad- hështore dhe me peshë të rëndë, saqë Allahu azze ve xhel i ka lavdëruar besimtarët të cilët këshillohen në mes tyre, ku thotë: “Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin na- mazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë.” Shura 38 Dhe gjithashtu e ka urdhëruar Pejgamberin e Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me gjithë me- nçurinë, urtësinë, pozitën e tij të lartë, që mos ta anashkalojë të këshilluarit, duke i thënë: "e konsultohu me ta në të gjitha çështjet.” Alu imran 109. Për këtë arsye, ai konsultohej shumë me shokët e tij në çështjet e dynjasë. Pra, i mençuri dhe mendjemprehti, i cili ka ambicie dhe entuzi- azëm të lartë, nuk ndalet vetëm në mendimin e vet, por konsultohet me të mençurit e tjerë, të cilët kanë mendje të shëndoshë dhe përvojë të gjatë, që bashkojnë diturinë me punën, këshillën me fenë. Të këshilluarit me të mençu- rit bashkon dijen, zgjeron largpamësinë, ia lar- gon njeriut mashtrimin me vetveten dhe i hap atij dyert e hajrit, kurse anashkalimi i të kë- shilluarit dhe këshillimi jo me njerëzit e duhur është argument i mashtrimit dhe shenjë e injo- rancës. E njëjta gjë është edhe kur këshillohemi me pesimistët, sepse prej tyre nuk rrjedh gjë tjetër përveç përtacisë, nënçmimit, mospara- shikimit të gjërave ashtu siç duhet, pra ajo për të cilën jemi duke folur, ulja e entuziazmit dhe e ambicieve të larta. 10  PRANIMI I KRITIKËS ME VEND Kur kritika vjen prej një kritiku largpamës, këshilluesi të sinqertë, i cili me këshillën e tij ka për qëllim përmirësimin dhe të mirën, atë- herë njeriu duhet ta hapë gjoksin e tij dhe ta pranojë atë pa kurrfarë hezitimi, sepse kjo është shenjë e shpirtit të dëlirë, zemërgjerësisë dhe pozitës së lartë. Në të njëjtën kohë, kjo nxit dhe është shkak për ngritjen e ambicieve, entuzi- azmit dhe formimit të vlerave dhe ngritjes drejt lartësive. 11  ÇILTËRSIA E VAZHDUESHME DHE LARGIMI NGA DYFYTYRËSIA Pa dyshim se kjo lë gjurmë të lavdëruara, sepse çiltërsia e çon njeriun nga veprat e mira dhe aludon se ai ka një të kaluar të mirë dhe vlera. E tërë kjo është arritur nga ambiciet dhe pje- kuria e tij, me anë të çiltërsisë, të qenët i hapur, transparent. Si pasojë e kësaj, vlera e njeriut dhe pozita e tij ngrihen, kurse jeta e tij është më e mirë dhe me më pak probleme. Me anë të ______________ [2] “Nakdul-Mantik” fq. 7-8. [3] “Nakdul-Mantik” fq. 8.
  • 23. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 22 çiltërsisë, transparencës, besueshmërisë, ndër- gjegjja e njeriut gjithmonë është e paqtë, bes- nike te të tjerët, njerëzit janë të qetë nga ai, bile përmendet për të mirë, gjithmonë kthehen tek ai dhe çdo përgjegjësi njerëzit ia besojnë atij pa e kërkuar ai fare këtë. Kur njeriu është i tillë, i pastër nga dyfytyrësia, i hapur me njerëzit, ua do të tjerëve të mirën ashtu siç ia do vetvetes dhe i sheh frytet e këtyre virtyteve në jetën e përditshme, pastaj këto fryte e motivojnë atë që të jetë edhe më ambicioz edhe më entuziast, njeri me aspirata të pashtershme. 12  TË KUJTUARIT E AHIRETIT DHE ILUZIONET E SHKURTRA Të kujtuarit e ahiretit është ndër stimuluesit më të mëdhenj të ambicies, ndër motivet më fla- grante për seriozitet dhe përpjekje. Kur njeriut i bie ndër mend se qëndrimi në këtë botë është i shkurtër dhe kalon shpejt, ai e kupton se kjo botë është mbjellje për ahiret, është shansi për përfitimin e veprave të mira, ndërkohë që nuk harron as të mirat e pashtershme të xhenetit dhe ndëshkimin e dhimbshëm të xhehennemit. Kjo bëhet shkak që njeriu të jetë asket në të mirat e kësaj bote, nuk jeton në iluzione, e ndal veten nga epshet dhe ia shton vetes vullnetin për vepra të mira. Transmetohet nga Umeri, Al- lahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Bëhu në dynja si të jesh i huaj apo kalimtar rasti.” Ndërsa Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Kur të vijë nata, mos e prit agimin dhe kur të gdhijë dita, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin tënd për sëmundjen tënde dhe jetën tënde për vdekjen tënde.”[4] 13  KRAHASIMI I VLERAVE DHE I ÇËSHTJEVE TË DYNJASË Njeriu, sa u përket vlerave dhe devotshmërisë, duhet të shikojë ata që janë më lart se ai, sepse kjo është shkak që e nxit për më të mirën, më të devotshmen, e inkurajon atë që të jetë me moral më të mirë, e nxit që të bëhet më i di- jshëm, të jetë më aktiv, më fisnik, më i devot- shëm, më i ditur, që të bëjë më shumë ibadet. Mirëpo nëse në çështjet e devotshmërisë dhe vlerave ndalet dhe shikon ata që janë më poshtë se ai, atëherë kjo vetëm se do ta zmbrapsë atë dhe do t’ia ulë ambiciet e vullnetin. Ndërsa sa u përket çështjeve të dynjasë, si: pozitës, famës, pasurisë, shëndetit e gjërave të tjera, atëherë le të shikojë ata që janë më poshtë se ai. Kjo nuk është porosia e ndonjë njeriu të rëndomtë, por është porosia e Pejgamberit tonë, të cilin e ka mësuar vetë Krijuesi ynë, Allahu i Madhër- ishëm. Dhe e mira tjetër e kësaj, shumë e rën- dësishme për muslimanin, është se ajo i kujton njeriut shumë të mira dhe dhunti të Allahut, të cilat ai i gëzon pa kurrfarë mundi e lodhjeje, duke e shtyrë atë që të jetë falënderues ndaj Zo- tit të tij. 14  MEDITIMI I VAZHDUESHËM PËR HISTORINË E PEJGAMBERIT TONË Historia e Pejgamberit tonë është e mbushur me ndodhi motivuese, të cilat ngjallin ambi- cien dhe zgjojnë vendosmërinë. Jeta e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është e stërmbushur me përpjekje, durim, ven- dosmëri dhe aspirata të larta. Nuk është për t’u habitur nga kjo gjë, pasi ai është zotëria i njerëzimit, i zgjedhuri i Allahut nga të gjitha krijesat e Tij, ai është shëmbëlltyra e të gjithë neve. Për këtë shkak, kur Allahu e dërgoi atë si Pejgamber, që t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga adhurimi i krijesave në adhurimin e Zotit të krijesave, ai filloi të mbjellë te njerëzit parimet e krenarisë dhe fisnikërisë, sakrifikoi gjithçka për të ngjallur ambiciet e njerëzve, për t’i larguar ata nga nënçmimi dhe degjenerimi që i kishte kapluar në atë kohë. Ai u tregua i palodhshëm derisa i nxori ata në lartësinë e për- sosmërisë, e cila nuk heq dorë nga dyert e vler- ave dhe nuk e shtrin dorën vetëm se në çështjet madhore. Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 135-201 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Zejd Haziri ______________ [4] Transmeton Buhariu 7/170, Bejhakiu 3/369, ibnul Mubarek në “ez-Zuhd” (13) dhe ibën Hibani (698).
  • 24. 23 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 SHKAQET E ULJES SË AMBICIEVE Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët e tyre? Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë, por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk i edukuan, i ndihmuan në egot e tyre duke pretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa në realitet i kanë poshtëruar apo mëshiruar fëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i humbën shanset që të përfitojnë prej fëmijëve të tyre, duke e humbur fatin e tyre në dynja dhe ahiret. S hkaqet e uljes së ambicieve janë të ndryshme dhe sillen mes individit e shoqërisë si dhe mes ngritjes në shk- allët e përsosmërisë dhe shkallëve të mirë- sisë. Realiteti është se ka përzierje mes shkaqeve të uljes së ambicieve dhe shfaqjeve të tyre, se shumica e shfaqjeve llogariten shkaqe dhe shumica e shkaqeve llogariten shfaqje në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye nuk do të përmendet në këtë shkrim ajo që është përmendur më herët në temën e shfaqjeve të ambicies, me përjashtim të asaj që është e domosdoshme. Nga shkaqet e uljes së ambicieve janë: 1  NATYRSHMËRIA E NJERIUT Ka njerëz të cilët nga natyrshmëria e tyre kanë ambicie të ulët, dëshirë për përjetsh- mëri në tokë, anim nga rehatia e butësia dhe angazhim me çështjet e vogla e të liga. Këta njerëz nuk nxitojnë në kërkimin e për- sosmërisë dhe nuk i bëjnë shkaqet të cilat ua ngrenë ambiciet dhe ua lartësojnë poz- itën, saqë e jetojnë tërë jetën pa lëvizur fare e pa bërë asnjë hap para, madje nuk ngri- hen as një shkallë lart. Përkundrazi, ndodh që të zbresin poshtë e më poshtë në humn- erë. 2  EDUKATA FAMILJARE Edukata familjare ka një rol të madh në ud- hëzimin e fëmijëve, qoftë rol pozitiv apo negativ, prandaj shtëpia është shkolla e parë për fëmijët. Para se ta edukojë shkolla apo shoqëria, ai merr edukatë prej shtëpisë dhe
  • 25. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 24 familjes, saqë fëmija është borxhli ndaj pri- ndërve në sjelljen e tij të mirë, ashtu siç kanë prindërit përgjegjësi të madhe për fëmijën e tyre nëse ai devijon apo bën prob- leme.[1] Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Sa njerëz i kanë bërë të vuajnë fëmijët e tyre? Në dynja ishin gjëja më e shtrenjtë, por ata neglizhuan amshueshmërinë, nuk i edukuan, i ndihmuan në egot e tyre duke pretenduar se po i nderojnë ata, ndërsa në realitet i kanë poshtëruar apo mëshiruar fëmijët, u kanë bërë padrejtësi dhe i hum- bën shanset që të përfitojnë prej fëmijëve të tyre, duke e humbur fatin e tyre në dynja dhe ahiret. Nëse mediton për shkatërrimin e fëmijëve, do të shohësh se shumica e kanë nga baballarët e tyre."[2] Sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre me trem- bje, frikë, panik, trishtim, madje i frikëso- jnë nga vampirët dhe djajtë në mënyrë që të ndalen nga lojërat e tyre. Më e keqja është se i frikësojnë nga mjekët apo mësue- sit dhe nga kjo fëmija rritet frikacak, madje frikësohet edhe nga hija e tij apo nga një gjë prej së cilës nuk duhet të frikësohet. Sa e sa njerëz i edukojnë fëmijët e tyre në luks, në mendjemadhësi e nervozizëm, saqë fëmija rritet i llastuar dhe i begatuar, pre- okupimi i tij i vetëm është vetvetja dhe nuk merakoset për të tjerët e as që pyet për vëllezërit e tij muslimanë, nuk shoqërohet me ta në gëzime dhe nuk merr pjesë në pikëllimet e tyre. Kjo edukatë është ajo që e shkatërron fis- nikërinë, e vret përqendrueshmërinë dhe e mbulon zemërgjerësinë dhe trimërinë. Sa e sa njerëz nuk i edukojnë fëmijët e tyre në çështjet primare, por i edukojnë njësoj si edukohen të vjetrit. Ata preokupohen për fëmijët e tyre vetëm për ushqimin dhe ve- shmbathjen e tyre dhe u përgjigjen në çdo dëshirë të tyren, por përveç këtyre gjërave as që u shkon mendja për ta. Për pasojë, fëmija rritet me ambicie dhe edukatë të ulët. Ka njerëz të kundërt me ata që u për- mendën, që tregohen të ashpër më tepër se ç’duhet me fëmijët e tyre, i rrahin ata për çdo gabim dhe ekzagjerojnë në qortimin e tyre për çdo gjë të madhe a të vogël. Ka prej tyre që tallen me fëmijët e as që i llogarisin ata për diçka. Ka prej njerëzve që nuk interesohen të bise- dojnë me fëmijët e tyre e as që preokupo- hen t'u mësojnë atyre edukatën e të folurit dhe metodën e tij, as që i dëgjojnë ata kur flasin, nuk u përgjigjen pyetjeve të tyre, përkundrazi i përgënjeshtrojnë ata nëse tre- gojnë diçka dhe i ndalin nga të folurit. Ka njerëz që e tejkalojnë në koprraci ndaj fëmijëve dhe ndodh që janë neglizhentë ndaj nevojave të domosdoshme të tyre, edhe pse kanë mundësi t'i përmbushin ato, saqë i bëjnë ata të ndiejnë mungesë dhe nevojë për disa gjëra. Ndodh që fëmijët e tyre të kërkojnë pasuri në çfarëdo mënyre, qoftë me vjedhje, duke u kërkuar njerëzve apo me anë të shoqërisë së dëmshme. Ka njerëz që i privojnë fëmijët nga afërsia, mëshira e dashuria ndaj tyre, saqë ndodh që ata ta kërkojnë një gjë të tillë edhe jashtë shtëpisë. Me të vërtetë këta shembuj të edukatës janë ndryshues mes fëmijëve dhe krenarisë sh- pirtërore, të cilën e pason forca e zemrës dhe shkathtësia. Ndodh që këto gjëra bëhen shkak i lindjes së frikës në shpirtrat e tyre dhe ata trashë- gojnë nënçmimin, poshtërimin, turpin e ______________ [1] Shih "Ahlakuna el-ixhtimaije" të dr. Mustafa es-Sibai, fq. 155; dhe "Nadhretul usretil muslimeh", të dr. Muhamed es-Sibag, fq. 154. [2] Shih "Tuhfetul meudud fi ahkami el-meulud", të Ibn Kajimit, fq. 146-147.
  • 26. 25 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 madh dhe humbjen e vetëbesimit.[3] Me të vërtetë që edukata e dobishme lë gjurmë në dashuri, e cila e shuan diçka prej vështirësive, kurse urtësia është shembull në vështirësi dhe është ajo që u duhet pri- ndërve, pra lutja e fëmijës për ta me fjalët: "Zoti im, mëshiroji prindërit e mirë ashtu siç më edukuan ata përderisa isha i vogël"[4] Përveç kësaj, fëmijët trashëgojnë nga prin- dërit e tyre natyrshmërinë ashtu siç i trashë- gojnë përngjasimin me ta. Për këtë arsye kanë thënë: "Nëse do fëmijë të drejtë, zgji- dhi atij prindër të shëndoshë dhe të fortë." Poeti arab në pasqyrimin e fëmijës së tij thotë: E njoh prej tij gjumin e pakët e mangësinë në kokën e tij më pak se në kokën time.[5] Adij ibën Ruka'a ka thënë: Kualitetin e njeriut ia ruajnë fëmijët e tij e të tjerët vdesin, kurse ai është në mes të të gjallëve.[6] Nëse prindi është pa edukatë, me ambicie të ulët, këto gjurmë do të mbarten edhe te fëmijët në përgjithësi. 3  RRETHI DHE SHOQËRIA Këto dy çështje kanë rëndësi të madhe në ngritjen dhe uljen e ambicieve. Kjo mund të jetë shkak në ngritjen e njeriut, por mund të jetë plotësisht edhe në të kun- dërtën. Çështja e këtyre është si çështja e bimëve: bima në tokën e keqe vazhdon në këtë gjendje derisa dobësohet e vdes, ndërsa në tokë të mirë rritet e zhvillohet dhe prej saj del çdo e mirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Vendi i mirë nxjerr bimë të mira me lejen e Zotit, e ajo që është prishur nuk nxjerr tjetër përveç të prishurës." A'raf 58 Ashtu është edhe njeriu nëse rritet në një shoqëri të shëndoshë, nga shtëpia e mirë, nga një shoqëri prej së cilës dalin mirësitë, nga shkolla e cila angazhohet me fenë dhe moralin e nxënësve, të cilën e qeveris feja e vërtetë. Ai fëmijë do të ketë një zhvillim të mirë, do të edukohet mirë. E nëse jo, të paktën nuk do të ketë ambicie të ulët dhe nuk do të marrë drejtim të keq, prej të cilit nuk ka dobi.[7] 4  PAKËSIMI I EDUKATORËVE TË MIRË DHE MËSUESVE SHEMBUL LORË Kjo pikë është nga shkaqet më të mëdha të uljes së ambicieve, saqë të vjen keq për pakësimin e edukatorëve të mirë dhe më- suesve përkujtues e shembullorë, të cilët i edukojnë fëmijët në marrjen e edukatave të larta e madhështore. Ka mësues të cilët nuk kanë preokupim ______________ [3] Shih "Et-taksir fi terbijetil euladil medhahir – subulul vekajeti ve ilaxh", të El-Katib, fq. 9-38 dhe "Ahta fi edebil muhadetheti vel mexhalis" të El- Katib, fq 41-44. [4] Shih "Hajatul umeh", fq. 25, dhe "Sa'adetul udhma", fq. 99, nga Muhamed el-Hadir Husejn . [5] Shih "El-Ahlak" nga Ahmed Emin, fq. 43. [6] Po aty, fq. 43. [7] Shih "Ujunul ahbar", 1/233.
  • 27. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 26 tjetër vetëm se të kryejnë mësimin, pa ma- rrë parasysh udhëzimin, edukimin dhe për- kujtimin e fëmijëve. Ka prej tyre që japin mësim me përtaci, sikur të jetë mësimi një kodër në supet e tij prej së cilës dëshiron të lehtësohet, saqë mësimi e humb esencën e vet dhe dobia e tij pakësohet për nxënësit, të cilët nuk gjejnë përkrahje, zemër të mëshirshme e shpirt prindëror që ua ripërtërijnë krenarinë dhe suksesin e tyre. Në mesin e tyre gjen që kanë ndjenja e per- sonalitet të dobët, ulje të ambicieve, para- gjykim të ngushtë, i edukojnë nxënësit në koprraci, dobësi, e pasim të verbër. Nga kjo edukatë del një gjeneratë frikacake me imu- nitet të dobët, që pajtohet me poshtërimin dhe nuk mund të kalojnë asnjë pengesë. 5  MJETET E INFORMIMIT Mjetet e informimit kanë një rol të rrezik- shëm në edukim, duke qenë se ka një masë të madhe bindjeje dhe shkëmbim mendi- mesh. Media ka një rol të veçantë në lar- gimin e rolit familjar dhe atij shkollor. Kur këto mjete e humbin rrugën e drejtë, i dër- gojnë njerëzit në humnerë dhe bëhen ini- ciues të shkatërrimit dhe prishjes, shkolla degjenerimi dhe vrasje morali e burrërie. Ky është një shkak i madh i cili prin në uljen e ambicieve. 6  PREOKUPIMI PËR GRUAN DHE FËMIJËT Gruaja mund të jetë sprovë për burrin e saj, mund ta pengojë nga ibadeti, kërkimi i dijes dhe i gjërave të larta. Kjo vjen si shkak i pakësimit të fesë, i kërkesave të shumta të saj apo si poshtërim i burrit të saj. Gjithashtu fëmijët mund të jenë sprovë dhe fatkeqësi për prindin. I sheh ata se si frikë- sohen për fëmijët, janë të kujdesshëm për sigurinë e tyre në të ardhmen, madje frikë- sohen për humbjen e tyre edhe pasi këta vetë të kenë vdekur. E nëse ata devijojnë, mos pyet për vuajtjen dhe lodhjen e babait! Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë: "O ju që keni besuar, s'ka dyshim se prej bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj keni armiq, prandaj ruajuni prej tyre" Tegabun 14 Gjithashtu thotë: "...dhe dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju." Enfal 28 I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Me të vërtetë fëmija është koprraci, frikë, injorim dhe depozitim."[8] Një njeri, duke iu kthyer së kaluarës, kur e dëgjoi gruan e tij në epshet e saj, thotë: E dëgjova gruan në egot e saj derisa më ktheu i nënçmuar si rob robi. Nëse i shkon asaj pasi i ke blerë një buqetë të përqafon, të puth apo të liron.[9] Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 67-71 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Namik Vehapi ______________ [8] Shih "El-Ahlak", fq. 48-49. [9] Transmeton Hakimi 3/296, Tabaraniu në “El-Kebir” 24/241 me nr. (614) dhe e saktësoi shejh Albani në “Sahihul xhamiu” (1990) .
  • 28. M osangazhimi për ambicie të larta është diçka e urryer, ecje e ngadalshme dhe e pakuptimtë, vepër jo e pëlqyer, që nuk u takon njerëzve të ndershëm dhe nuk u përshtatet njerëzve të logjikshëm. Njerëzit gradohen në bazë të ambicieve të larta të tyre. Pra, kush nuk ka ambicie është njeri me vlera të ulëta, pengues në thirrje, i dësh- përuar në jetë, jostabil në moral, ambiciet e tij i ruan për vete, mendja e tij fokusohet në ushqime dhe veshje e gjëra të tilla. Ndërsa për ngritjen e ambicieve as që men- don, bile as nuk e sheh veten në një situatë 27 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 KRITIKA NDAJ ATYRE ME AMBICIE TË ULËTA Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e arrijnë atë, por jo që të bëhen të ditur e që të largojnë in- jorancën nga vetja e tyre, madje as që të përfitojnë për veten e tyre, mirëpo qëllimi i tyre është më i madh që të pajisen me një diplomë dhe përmes saj të gjejnë një vend pune. Ata pretendojnë se kur të punësohen, do të arrijnë krenarinë apo do të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre dhe do të kenë jetë të lumtur
  • 29. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 28 të tillë. Kjo ishte pasqyra e vdekjes së ambicieve tek ata të cilët kanë cilësi të ulëta, që e bëjnë poseduesin e saj objekt kritikash dhe këshillash. Er Rrafiju, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dobësia apo ulja e ambicieve e zbret njeriun në gradën e kafshëve, të cilave nuk u intereson diçka më shumë se ushqimi, vendstrehimi, dëfrimi, shumimi ose që të jenë të dobishme, përveç mishit, lëkurës e leshit. Apo ndoshta edhe si bimët, përveçse prej tyre kemi përfitime të tjera.”[1] FORMAT E MANIFESTIMIT TË AM BICIEVE TË ULËTA: 1. AMBICIET E ULËTA NË KËRKIMIN E DITURISË K a njerëz që nuk kërkojnë dituri fare, që nuk rendin pas arritjes së asaj që është e domosdoshme për ta, edhe pse kanë mundësi. Kemi të atillë që kërkojnë dituri, e ar- rijnë atë, por jo që të bëhen të ditur e që të largojnë injo- rancën nga vetja e tyre, madje as që të përfito- jnë për veten e tyre, mirëpo qëllimi i tyre është më i madh që të pajisen me një diplomë dhe përmes saj të gjejnë një vend pune. Ata pretendojnë se kur të punësohen, do të arrijnë krenarinë apo do të sigurojnë edhe të ardhmen e tyre dhe do të kenë jetë të lumtur. Kemi të atillë që kërkojnë dituri që të bara- zohen me shokët, të polemizojmë me ta apo të kundërshtojnë dijetarët, për t’i la- rguar sytë e njerëzve nga ata. Ndërsa dëshira e atij që ka ambicie të larta është të përfitojë sa më shumë dituri dhe përmes saj të fitojë edhe nderin edhe re- spektin. Mirëpo ambiciet e ulëta në kërkimin e di- turisë shfaqen edhe te disa kërkues dijeje, të cilët kanë xhelozi në mënyrë të padrejtë dhe jolegjitime. 2. PËRTACIA NË THIRRJEN NË FE K jo është e keqja më e madhe dhe demonstrimi më i ulët. Sa musli- manë sot kanë njohuri islame dhe janë adekuatë për thirrje në fe, duke bërë mirë për muslimanët? Sa e sa thirrës në rrugën e Allahut dobësohen shpirtërisht dhe ndryshojnë në sprovat e para që bien mbi ta, qoftë nga fjalët e njerëzve apo mospranimi i fjalës së tyre te të tjerët, apo edhe sprova të tjera me të cilat thirrësi në rrugën e Allahut patjetër duhet të ballafaqohet? Ku janë këta në pasi- min e Pejgamberëve, dijetarëve dhe thirrësve të sinqertë? Apo ndoshta harruan se premtimi i Allahut pat- jetër që do të jetë për të sinqertët? Allahu është afër atyre që e ndih- “Dobësia apo ulja e ambicieve e zbret njeriun në gradën e kafshëve, të cilave nuk u intere- son diçka më shumë se ushqimi, vendstrehimi, dëfrimi, shumimi ose që të jenë të dobishme, përveç mishit, lëkurës e leshit. Apo ndoshta edhe si bimët, përveçse prej tyre kemi përfitime të tjeraa.” ______________ [1] “Vahjul Kalemi”, nga Mustafa Sadik er Rrafiju 3/379.
  • 30. 29 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 mojnë fenë e Tij, e lartësojnë dhe sakrifiko- jnë për të. 3. IKJA NGA PËRGJEGJËSIA S hohim shumë njerëz që i ikin për- gjegjësisë dhe kjo pa dyshim është ambicie e ulët e tyre. Ata e shfaqin ikjen nga përgjegjësia në forma të ndry- shme: a. Justifikimet e shumta me arsyetimin se kanë angazhime të shumta apo edhe duke pretenduar se nuk ka shumë seriozitet në këtë vepër. b. Braktisja e të tjerëve, ku shohim njerëz që nuk bëjnë vepra që përmenden, por nuk mjaftojnë as me kaq mirëpo shohim se i braktisin edhe ata që mundohen të vepro- jnë dhe më e keqja duke i frikësuar dhe de- moralizuar edhe ata që mundohen të bëjnë diçka për fenë e Allahut. Për ta Allahu në Kur’an thotë: “Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci.” Nisa 37 4. KOPRRACIA K oprracia demonstrohet si shkak i frikës së njeriut nga varfëria dhe nga kjo pastaj lind natyrshëm edhe kujdesi për grumbullimin e madh të pa- surisë. Kjo i tejkalon pastaj të gjitha kufijtë, saqë njeriu bëhet aq dorështrënguar, saqë nuk jep asgjë në rrugën e Allahut. Shohim njerëz që e ndalojnë dorën e tyre në të dhënët për Allahun dhe në rrugë të hajrit, por shpenzojnë shumë në rrugët që shpien në epshe dhe mëkate. Koprraci është larg Allahut, larg njerëzve, larg xhennetit dhe afër xhehenemit. E sa shohim të atillë që janë koprracë në pasurinë e tyre, e më e keqja është se sho- him të atillë që janë koprracë edhe në di- turinë e tyre. 5. NGARKIMI ME ATË QË NUK I TAKON S a e sa njerëz nuk janë stabilë në gje- ndjen e tyre dhe nuk ua pret mendja çdo herë njëlloj. E gjithë kjo ndodh për shkak se janë ngarkuar me atë që nuk u takon dhe nuk e përballojnë dot. Disa herë i sheh me moralin dhe edukatën e të devotshmëve, e pas një kohe i sheh me moralin dhe petkun e injorantëve dhe më- katarëve. Herë pas here i shohim se u pëlqen një di- jetar dhe mundohen të bëhen si ai, e herën tjetër u pëlqen një lojtar apo aktor dhe dë- shiron të bëhet si ai. E muslimanit të sinqertë nuk i takon të jetë i tillë apo të jetë lodër e epsheve dhe eufo- rive të kohës. 6. MARRJA ME ATË QË NUK SJELL ASGJË DHE LARGIMI NGA AJO QË DUHET PASUAR N ga shfaqjet e ambicieve të ulëta është marrja apo veprimi me atë që nuk i takon dhe nuk i sjell dobi asgjë njeriut. E gjithë kjo punë madhore e humb shumë herë njeriun, pasi ai humb pasurinë dhe jetën e tij. E pa dyshim se kjo tregon njeriun me am- bicie të ulëta, mendjelehtë dhe pasues të epsheve. Pa dyshim se njeriu, kur nuk e shfrytëzon kohën në atë që duhet, që e ka obligim dhe që i sjell dobi në dynja dhe në ahiret, ai gjen
  • 31. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 30 kohë ta shfrytëzojë atë në atë që nuk i duhet, madje gjen kohë të përgojojë edhe vëllanë e vet dhe të merret me thashetheme dhe përgojime. 7. MARRJA ME GJËRAT E KOTA DHE PUNËT E URRYERA K ështu veprojnë disa të rinj, të cilët jetojnë pa asnjë qëllim, pa ambicie dhe vepra. Allahu na ruajtë nga kjo gjendje! Është mjerim për ta ngase qëllimet e tyre janë të fokusuara në veshje, mjete udhëtimi, dëgj- im lajmesh, shikim i ndeshjeve sportive apo qëndrim në rrugë ose pjesëmarrja në lojëra të ndryshme. 8. PREOKUPIMI ME GJËRAT E KALUARA DHE LARGIMI NGA VEPRAT K a njerëz që ndalen në të kaluarën, duke kujtuar mangësitë e tyre dhe anashkalojnë të ardhmen dhe atë që i pret. Pa dyshim se kjo vepër e humb njeriun dhe ambiciet e tij, duke e shkëputur atë nga e ardhmja, e cila vjen dhe e zë duke menduar për të kaluarën. Kështu pra shejtani luan me të, i kalon jeta, i vjen vdekja dhe atë e gjen të humbur në gjërat që nuk i sjellin dobi. Arritja e mirësive nuk realizohet duke men- duar për të kaluarën apo duke lotuar dhe vajtuar atë që ka ikur, por duke marrë seri- ozisht çdo hap të jetës dhe të përparimit. Kjo e fundit është e lavdëruara dhe ajo që kërkohet nga muslimani, që të ketë ambicie të larta. 9. FJALË SHUMË, PUNË PAK K jo është gjendja e shumë të rinjve dhe e shoqërisë sonë, e cila e kalon pjesën më të madhe të kohës në fo- rume dhe lojëra të kota. Nga ana tjetër, njerëzit ankohen për gjendjen ku ndodhen, duke kundërshtuar të tjerët dhe duke folur çdo herë për gjëra të mëdha dhe duke mos u angazhuar asnjëherë për to. Dijetari Muhamed el Hader Husejn, Al- lahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse sheh një popull që në mëngjes dhe mbrëmje flasin për gjëra të larta dhe nuk i sheh duke u munduar asnjë hap drejt gjërave të larta, dije se krenaria nuk u takon atyre. Ata ose janë në një realitet tjetër nga ai i të devot- shmëve ose janë larguar nga rruga e vërtetë. 10. ANKESAT E SHUMTA TE NJERËZIT N ë ditët e sotme, shumë njerëz ankohen te të tjerët, duke ulur personalitetin e vet para tyre, madje nuk mbetet asnjë kategori njerëzish te të cilët nuk janë ankuar. Njerëz të tillë ankohen për varfërinë, fëmijët, gruan, bleg- torinë, punën, udhëheqësinë, shëndetin dhe shokët. E gjithë kjo aludon për një personalitet të ulët të tij, shpirtligësi dhe dobësi në mbart- jen e obligimeve. Një njeri i tillë çdoherë është objekt i papëlqyer te njerëzit, duke përgënjeshtruar fjalët e tij. Ka të tillë që gë- zohen kur shohin dikë në këtë gjendje. E gjithë kjo vepër muslimanin e bën të
  • 32. 31 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 dobët, neglizhent, duke mos u munduar që të plotësojë veten dhe përmirësimin e gjendjes së tij. Muslimanit stabil nuk i takon një gjë e tillë, ai duhet të jetë i du- rueshëm duke mos u ankuar për gjëra të vogla dhe për gjendjen e tij t’i ankohet vetëm Al- lahut. 11. PASTAJSHMËRIA DHE VONESA K jo është një gjendje prej së cilës janë të paktë ata që shpëtojnë, me për- jashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu dhe atyre që kanë ambicie të larta dhe shpirt të edukuar. Shohim shumë njerëz që mbeten në fatke- qësinë e tyre dhe në pastajshmërinë e pe- ndimit. Ka njerëz që punët e sotme i lënë për nesër duke thënë pastaj e duke u kaluar jeta në këtë gjendje. Pra, pastajshmëria dhe vonesa janë gjëra të urryera, që burojnë nga dëshirat e dobëta dhe ambiciet e ulëta, zymtimi i shpirtit dhe shoqërimi me për- tacët. Kjo çështje pa dyshim që lë gjurmë negative në dynja dhe në ahiret, është shkaktare e nënçmimit, e përjashton njeriun nga shpërblimet, bëhet shkaktare e zhytjes në mëkate, pendim të ngadalshëm dhe vepra të pakta. 12. KRENARIA ME PRINDËRIT APO EDHE MBËSHTETJA TE GJYSHËRIT E TYRE D ikush ka prindër apo paraardhës me merita dhe shumë të ditur, mirëpo në vend që t’i ndjekë ata në proceset e ngritjes së nivelit të tij, ai mbetet shumë poshtë tyre dhe mjaftohet duke u lavdëruar me ta. 13. DËSHPËRIMI NË PËRMIRËSIM N ë këtë gjendje janë zhytur një numër i madh njerëzish, të cilët si pasojë e mëkateve të tyre janë të dëshpëruar në përmirësimin e gjendjes së tyre, saqë disa prej tyre mendo- jnë se përmirësimi është i pamundur. E gjithë kjo gjendje tregon ambicie të ulëta, nënçmim të vetes dhe dobësi në ballafa- qimin e sprovave dhe fatkeqësive. Kjo nuk i takon një muslimani të vërtetë, ngase muslimani nuk i humb shpresat nga mëshira e Allahut dhe shikimi i tij nuk është i shkurtër saqë të mbështetet në shkaqet ekonomike, por shikimi i tij duhet të sillet çdo herë rreth zemrës, e cila shkaqet i sheh tek Ai i Cili i sjell shkaqet (Allahu), duke kërkuar zgjidhje, i bindur se Allahu pas çdo vështirësie sjell lehtësim. 14. MENDJEMADHËSIA DHE KRYELARTËSIA Ë shtë cilësi që Islami e lufton shumë ashpër, e refuzon logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria e çdo njeriu. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk hyn në xhennet ai i cili në zem- rën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e ato- mit.” I tha një njeri: “Nëse një njeri ka dëshirë të ketë rroba dhe këpucë të bukura?” Tha: “Allahu është i bukur dhe e do të buku- rën, mendjemadhësia është refuzimi i së “Nukhynnëxhen- netai i cili nëzemrën e tijka mendjemadhësisa grimca eatomit.”
  • 33. Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 32 vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”[2] Pra, mendjemadhësia është refuzim i re- alitetit dhe nënçmim i njerëzve. Ajo shfaqet me mburrje ndaj vetes, duke mos pranuar kritika, këshilla e duke e shikuar veten se është më meritor tek Allahu sesa të tjerët. 15. URREJTJA K a njerëz të cilët e kanë këtë cilësi të errësuar dhe nuk njohin rrugën e faljes e as të shtrirjes së dorës. Nëse për një çështje të vogël u bien në qafë të tjerëve dhe më pas krijojnë urrejtje, nuk kanë mundësi të largohen nga kjo urrejtje, edhe nëse kalon një kohë e gjatë. Pra, kjo është shfaqja e ambicieve të ulëta te njeriu i cili e ka këtë cilësi. 16. PËRGJIMI I GABIMEVE TË TË TJERËVE DHE GËZIMI PËR TO F atkeqësia e muslimanëve të sotëm është se mundohen të zbulojnë gabi- met apo mëkatet e njerëzve. Kur dëgjojnë diçka të keqe për dikë, kënaqen dhe e përhapin me të madhe, ndërsa kur dëgjojnë për diçka të mirë, mundohen ta anashkalojnë, madje edhe mos ta përme- ndin fare. Kjo është vepra më e urryer, cilësia më neveritëse dhe poseduesi i tyre është njeriu më i dobët shpirtërisht dhe më i ulëti moralisht dhe nga aspekti i ambicieve. Ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “E kush merret me mangësitë e të tjerëve duke i harruar mangësitë e veta, i verbohet ze- mra, i dobësohet trupi, duke justifikuar mangësitë e vetes së tij, Më i dobëti nga njerëzit është ai që përgjon gabimet e të tjerëve, por edhe më i dobët se ky është ai që i përgjon të tjerët në ato gjëra që i bën edhe vetë.”[3] I mençur është ai që merret me mangësitë e veta dhe synon përmirësimin e vetes. E, nëse sheh mangësi te vëllezërit e tij, shpej- ton me këshilla dhe përmirësime larg kri- tikave dhe refuzimit. Atij që gëzohet me gabimet e të tjerëve i thuhet: Mos u gëzo, se patjetër do të ga- bosh edhe ti një ditë e të tjerët do të gëzo- hen me ty. Këto ishin disa momente ku shfaqet njeriu me ambicie të ulëta. Allahu na bëftë prej atyre që kanë ambicie të larta në rrugë të Allahut! Shkëputur nga: “El Himetu el Alijetu” fq 25-64 Muhamed ibën Ibrahim El Hamed Përshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime: Unejs Murati ______________ [2] Transmeton Muslimi 91. [3] “Revdatul-Ukala”, fq. 125.
  • 34. 33 Dëlirje&Edukim | S H K U RT 2 0 1 0 21. Nëse dëshiron që femiu yt të jet besnik dhe i sinqert, ruaju e mos e mbjell frigen në zemren e tij. 22. Bëhu ti besnik dhe i sinqert, ashtu që fëmiu yt të mësoj besnikerinë edhe sin- qeritetin prej teje. 23. Mesoja ati besnikerin dhe emanetin. 24. Provoje besnikerin e femiut tendë duke mos e hetuar ai. 25. Kalite femiun tendë me durim ashtu që t'mos jet i ngutshem , e një gjë të tillë mundë ta arritesh duke e ushtruar atë me agjerim dhe punë të cilat kan nevoj për sabër dhe durim. 26. Behu i drejtë mes femijeve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mesosh atyre drejtesin. 27. Sqaroja femijëve tu rrezultatet negative të cilat jan si rrjedhoj e tradhetis, mashtri- mit, vjedhjes dhe genjeshtres. 28. Nese femiu yt tregon trimeri në disa raste, lavdroje atë dhe shperbleje për këtë qëndrim të tij, dhe mësoje atë se trimeri është që të punosh atë që është e vërtete dhe e domosdoshme. 29. Mos u bë i ashpër e që ashpersia dhe Behu i drejtë mes fëmijëve tu, ngase kjo është mënyra më e mirë që t'ua mësosh atyre drejtësinë. M O R A L I - E T I K A DISA KËSHILLA PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE II