Publicidad
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad
Publicidad

Hebrenjtë në Shqipëri

  1. HEBRENJTE NE SHQIPERI •LENDA:HISTORI •GRUPI:1
  2. HEBRENJTË E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
  3. HISTORIA E ARDHJES SE HEBRENJVE NE SHQIPERI Siç është vërtetuar nga dokumentet e gjetura, hebrenjtë janë dukur në trojet shqiptare në shekujt e Mesjetës, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë ardhur edhe më para se të fillonte dëbimi i tyre nga Spanja më 1492. Në fund të shekullit të XIX, në Shqipëri erdhi një grup hebrenjsh nga Selaniku, të cilët u vendosën në qytetet bregdetare. Por, me kalimin e kohës depërtuan edhe në qytete të tjera si në Gjirokastër, Korçë, Fier etj., ku fituan nënshtetësinë shqiptare, përvetësuan gjuhën, zakonet dhe kulturën shqiptare dhe u shkrinë në përbërjen e popullsisë vendase, duke ruajtur kombësinë dhe lidhjet midis tyre. Individë të veçantë dhe grupe të vogla hebrenjsh kanë ardhur në Shqipëri edhe në vitet 1915 e 1925 dhe në fillim te viteve ’30 të shekullit të kaluar. Gjithsesi, sipas burimeve historike, ata erdhën në Shqipëri në dy mënyra: pjesa me e madhe erdhi me transferim të vendpërqendrimit dhe një pjesë si të arratisur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët,familja Bala (vetë me origjinë të hershme çifute), familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj. Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
  4. ZHVENDOSJA E HEBRENJVE Gjirokastër, Korçë, Fier , Elbasan.
  5. ESE:HEBRENJTE NE SHQIPERI PJESA E PARE Hebrenjtë në Shqipëri Hebrenjtë kanë një histori të trishtë si popull, një histori përbuzjesh, nëpërkëmbjesh, shfarosjesh , zhdukjesh sidomosë nga rregjimi nazistë i Hitlerit. Por për Hebrenjtë në shqipëri nuk shkruhet e njëjta histori, shqipëria dhe shqiptarët kanë patur me hebrenjtë një raport tejet e të veçantë duke patur parasysh dhe vyrtytet e Shqipëtarit si besnikria, bujaria, mikpritja dhe mbrojtja me çdo kushtë e atij që është në rrezik. Hebrenjtë i gjejmë në shqipëri që në periudhën e sundimit osman madje që prej fillimit të vendosjes së shqiptarve në vendbanimet e sotme. Mjaft fakte arkiologjike vërtetojnë praninë e hebrenjve në shqipëri që 2000 vjet më parë. Janë bërë mjaftë studime në lidhje me praninë e hebrenjve në shqipëri ndër të cilat dhe ai i osmanologut të shquar shqiptar Ferit Duka “ Hebrenjte në shqipëri’’. Bashkësit e Vlorës dhe Beratit” ku ky profesorë shtjellon jetën e ktyre bashkësive në shekujt XVI- XVIII. Ai pohon se hebrej kishte në shqipëri dhe para pushtimit osman. Këtë e provojnë dhe autorë të tjerë. Pushtimi osman nuk e kishte tronditur pozitën e hebrenjve në shqipëri madje disa prej tyre i gjejmë të integruar në administratën osmane. Sipas pr. Dukës pozita e hebrenjve gjatë këtij sundimi ishte e njëjtë me atë të bashkësive të tjera jomyslimane një pavarsi e kufizuar. Por ekziston mardhënie midis hebrenjve dhe shqiptarve.
  6. ESE:PJESA E DYTE 2_Shteti shqiptar dhe hebrenjtë (shek. XX vitet 30) Me ardhjen në pushtet të Hitlerit e duke pasur parasysh politikën raciste të ndjekur prerj tij e sidomos me Hebrenjtë ata u detyruan të kërkonin një vendbanim tjetër më të sigurtë, donin të shkonin në lindjen e mesme në brigjet e detit të kripur atje ku kishin atdheun por e kishin të vështirë, atyre më parë ju duhet të vendoseshin në vende të tjera e më pas të transferoheshin për në lindjen e mesme, shumë prej këtyre u vendosën në shqipëri dhe ishin me fat ato që u vendosën në vendin tonë. Në vitet 1934-35 dhe në përgjithësi në kohën kur italianët ishin në shqipëri pati një stepje të vendosjes së hebrenjve për shkak të presionit Italian. Ruajtja e mardhënieve me italianët dhe jo motivet raciste i shtynë shqiptarët të shpallin disa ligje kufizuese për Hebrenjtë citon Puto “ Dhe shqipëria njihej në qarqet diplomatike si atdheu
  7. ESE:PJESA E TRETE Hebrenjtë në shqipëri gjatë luftës së dytë botërore Pothuajse të gjithë shkrimet që trajtojnë mardhëniet shqiptaro-izrealite më shumë fokusohen tek kontributi shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Cili ishte faktori që çoi shqiptarët në mbrojtjen e hebrenjve gjatë vitit të Holokustit. Dhe mbrojtja e hebrenjve në kto vite të tmerrshme për to përbën një rast unikal. Në fakt përveç shqipërisë pati dhe vende të tjera që mbështëtën hebrenjtë si Danimarka e Bullgaria por shqipëtarët nuk mbrojtën vetëm Hebrenjtë e shqipërisë por edhe ato që erdhën nga vende të tjera europiane. Apostol Kotoni citon: ”Pavarsisht faktit se edhe në shqipëri kishte arritur propaganda anti-Semite populli shqiptar i mirëpriti izraelitët e ndjekur dhe të persekutuar u krijoi atyre kushte për tu strehuar e për tu marrë me veprimtari dhe bashkëjetoi miqësisht me ato, si me vëllezërit e vet” shqiptarve nuk u tremb syri nga presioni nazist dhe nga pasojat që do kishin nga strehimi dhe fshehja e izraelitve, i strehuar ndan me to kafshatën e gojës që në ato kohra mungonte dhe për vete dhe i shpëtuan nga rreziku citon Kotani. Ai gjithashtu shprthet se shqiptarët e kanë patur në gen mikepritjen dhe besën ndajë të huajve që vijnë për qëllime të mira. Dhe Kotani në librin e tij “Hebrenjtë në shqipërigjatë shekujve” ka shkruar dhe më tej duke dhënë dhë një listë të familjeve shqiptare që mbrojtën Hebrenjtë. Ndërsa studiues të tjerë si Nevila Niku dhe Liljana Vopsi kanë dhënë dhe ato mendimin e tyre për mardhënien e veçantë të shqiptarve me hebrenjtë ato e lidhin këtë me tolerancën fetare që i karakterizon shqiptarët, ndërsa Shaban Sinani cilёson se hebrenjtë janë mbrojtur prej shqiptarve për shkak të etnotipit të këtyre të fundit që është
  8. ESE:PJESA E KATERT Veprimtaritë e hebrenjve në Shqiperi. Hebrenjtë e shqipërisë e sidomos ato të Vlorës zotëronin një pjesë të konsiderueshme të veprimtarisë tregtare dhe u kishte dhënë mundësinë atyre të akumulonin në duart e tyre një pjesë të mirë të pasurisë të luajtshme dhe të pa luajtshme dhe u vunë në rolet e pronarve të tokave, vreshtave dyqaneve etj. Vreshtaria dhe prodhimi i verës ishin dy veprimtari të rëndësishme për Hebrenjtë e Vlorës. Prodhonin verë dhe e eksportonin në Raguzë, në vendet e Danubit e deri në veriun e Detit të zi. Edhe pse më të paktë në numër Hebrenjtë e Beratit dhe ato kishin një rol të konsiderueshëm në jetën e këtij qyteti. Edhe për to tregtia ishte veprimtaria më e rëndësishme. Ato tregonin produkte buqësore dhe u pëlqenin shumë panairet tregtareqë zhvilloheshin në vende të ndryshme të shqipërisë. Kishin lidhje të ngushta me Janinën dhe Kosturin. Me gjithë këto veprimtari Hebrenjtë berates arritën të rendeshin në shtresat e pasura ku madje jepnin dhe hua. Por Hebrenjtë paguanin dhe disa taksa tek osmanët si xhizja, ispenxha dhe e dhjeta. Pra gjithë këto fakte tregojnë se Hebrenjtë e shqipërisë kishin një zhvillim qytetar.
  9. LIBRA:HEBRENJTE NE SHQIPERI
  10. SHQIPTARET U TREGUAN SHUME BUJARE,ZEMERMIRE DHE SAKRIFIKUES DUKE STREHUAR HEBRENJTE NE SHTEPITE E TYRE PAVARESISHT NGA FRIKA DHE KERCENIMI QE KRIJOI SHTETI GJERMAN KUNDREJT ATYRE QE STREHONIN HEBRENJTE.DUA T’IU BEJ NJE PYETJE. SIPAS JUSH SI DO TE ISHTE BOTA NESE TE GJITHE DO TE SILLESHIN NE TE NJEJTEN MENYRE SI SHQIPTARET?SI DO TE ISHTE BOTA NESE NUK DO TE KISHTE NE BOTE DISKRIMINIM?NESE NE BOTE DO TE KISHTE MESHIRE DHE DASHURI TE STREHUAR NE ZEMRAT E CDO NJERIU?NESE NJEREZIT DO TE MBRONIN NJERI-TJETRIN DERI NE VDEKJE DHE PA IU DRIDHUR QERPIKU DO TE HIDHNIN VETEN NE ZJARR VETEM PER TE BERE DICKA QESIPAS TYRE DUHET TE JETE ME E DREJTA ?
  11. IMAZHE QE SHFAQIN HEBRENJTE NE MBROJTJEN E SHQIPTAREVE
  12. PUNOI:FIONA KASTRIOTI KLASA:VIII-B GRUPI I PARE
Publicidad