SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 31
UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” GJILAN
FAKULTETI I EDUKIMIT
MËSIMDHËNIE E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE
LËNDA:MËSIMI I GJUHËS SHQIPE PËRMES IT
TEMA:DIALEKTET DHE PËDORIMI I TYRE NË
RAPORTIM PËR MEDIA
Prof. Ass.Dr.Flamur Maloku Studenti:Herolind Halimi
Gjilan,janar, 2023
ABSTRAKT
Pa dyshim jetojmë në një botë elektronike dhe kemi aq shumë zhvillme nga çdo fushë duke
filluare zhvillet politike, ekonomike, kuturore, show bizz, sporti, auto-tech, lifestyle, rajon dhe
botë. Secili gazetarë që gjenden në vendngjarje dëshiron të jetë i pari që ta publikoj lajmin, që
lajmi i tyre të jetë sa më i shpejt tek lexuesit, nuk janë të tillë që çdo herë kemi qasje në gabime
të cilat janë të shumta në mediat e reja ( portale). Mediat e reja në ditët e sotme janë të shumta të
cilat çdo ditë po janë më aktive në botën tonë, por kemi edhe disa mangësi të cilat gjithësesi
duhet të evidentohen dhe ti largojmë nga mediat e reja. Në kuadër të lajmeve që publikohen
duhet të kenë disa kritere, së pari në lëmin gjuhësore. Për të arritur këtë nevojiten njohja e
gjuhës, e normës së saj drejtshkrimore dhe e formave gjuhësore që paraqiten në rajone të
ndryshme ku flitet shqip.
Në këtë punim shtjellohen aspektet gjuhësore të procesit të shkrimit të lajmeve për mediat e reja,
konkretisht rastet e përdorimit të dialekteve në tekstet e lajmeve. Qëllimi i këtij punimi është
evidentimi i gabimeve gjuhësore dhe rasteve të përdorimit të dialekteve në lajmet e portaleve në
Kosovë. Për të realizuar punimin janë monitoruar shkrime të kësaj kategorie të mediave dhe janë
analizuar rastet kur përdorimi i dialekteve është në funksion të strukturës së punimit dhe raste të
tjera kur përdorimi i tij e bën të pakuptueshëm lajmin. Nuk i shërben përcjelljes së duhur të
mesazheve nga shkimi. Mëqenëse portalet po bëhen gjithnjë e më shumë burim informacioni,
sidomos për të rinjtë, gjuha që përdorin ato është element shumë i rëndësishëm në kuadër të
procesit të raportimit të tyre.
Fjalë kyçe: gjuhë, portal, dialekt, lajme etj.
IV
V
TABELA E PËRMBAJTJES
1.HYRJE ...................................................................................................................6
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS .......................................................................7
2.1. Historiku i shkurtër i gjuhës letrare shqipe.............................................................................. 7
2.2. Dialektet dhe roli i tyre në gjuhën shqipe ................................................................................ 9
2.2.1. Dialekti i gegërishtes........................................................................................................... 10
2.2.2. Dialekti i toskërishtes.......................................................................................................... 11
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT..........................................................................12
4. METODOLOGJIA............................................................................................13
5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE ...................................14
5.1. Prezantimi i rezultateve.......................................................................................................... 14
5.1.1. Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës................................................................... 14
5.1.2. Dialektet në portalet e Kosovës .......................................................................................... 15
5.1.3. Dialekti në portalin rrokum.tv............................................................................................. 17
5.2. Analiza e rezultateve............................................................................................................. 21
6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME....................................................23
7. REFERENCAT..................................................................................................24
6
1. HYRJE
Dialekti është gjuha e një krahine, rajoni, apo qyteti në krahasim me gjuhën e përbashkët e të
njehsuar. Gjuha ka funksione të shumta, kurse dialektet kanë funksione të kufizuara (shtrirje
territoriale më të kufizuar, përfaqësues i një bote më të kufizuar nga ana shoqërore, leksik i
përditshëm që u përgjigjet funksioneve më të thjeshta të bisedës së përditshme). Gjuhëtarët
vlerësojnë se dallimet e sistemit foljor nuk kanë karakter të thellë strukturor dhe dallimet e
krijuara gjatë kohëve janë kryer mbi një bazë të përbashkët strukturore, e cila shquan më shumë
se dallimet. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve dhe gjuhës letrare janë të dyanshme. Ajo ndikon
mbi ta duke e ngushtuar hapësirën e përdorimit të tyre në jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë,
gjuha letrare merr prej dialekteve ato elemente, që i ndihmojnë për t’u pasuruar dhe për t’u
përsosur. Pra, bëhet fjalë për marrëdhënie të dyanshme ndërmjet gjuhës letrare dhe dialekteve.
Dialektet përbëhen nga njësi më të vogla që quhen nëndialekte. Nëndialektet përbëhen nga
grupet e të folmeve të krahinave dhe qyteteve. Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishtja dhe
toskërishtja. Dialektet përfshijnë tiparet dalluese që i ndajnë nga njëri-tjetri dhe tiparet e njëjta,
ato që përbëjnë bazën e përbashkët të gjuhës kombëtare. Gegërishtja – pjesa e shqipes në të
djathtë të lumit Shkumbin e deri në skajet veriore e verilindore ku banojnë shqiptarë.
Toskërishtja – pjesa e shqipes në jug të lumit Shkumbin e deri në skajet më jugore ku banojnë
shqiptarë dhe në diasporën arvanite. Gegërishtja, nëndialektet: Gegërishtja veriore dhe jugore.
Grupe të folmesh të gegërishtes: Gegërishtja veriperëndimore, verilindore, qendrore, e
Shqipërisë së Mesme, e folmja e arbneshëve të Zarës. Toskërishtja, nëndialektet: Toskërishtja
veriore dhe jugore. Grupe të folmesh të toskërishtes: Toskërishtja veriore e krahut perëndimor,
lindor, Labërishtja, Çamërishtja, të folmet e arbëreshëve të Italisë, e folmja e Mandricës
(Bullgari) e folmja e shqiptarëve të Ukrainës. Të folmet shqipe të Kosovës bëjnë pjesë në
nëndialektin e gegërishtes verilindore. Brenda vetë Kosovës shënohen dallime midis të folmeve
të: Rrafshit të Dukagjinit, të folmeve të Drenicës, Rrafshit të Kosovës, të Karadakut, të Llapit e
Gollakut (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
7
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS
2.1. Historiku i shkurtër i gjuhës letrare shqipe
Si shumë popujë tjerë të kulturuar, edhe shqiptarët kanë gjuhën e tyre standarde, prej më
shumë se 40 vjetësh. Dy dialektet e shqipes toskërishtja dhe gegërishtja, kanë përshpejtuar
procesin e njësimit të shqipes, por procesi u vonua nga rrethanat politike që përjetoi,
Shqipëria. Shqipja standarde u zyrtarizua në vitin 1972, në Kongresin e Drejtshkrimit që u
mbajt në Tiranë. “Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe” është vepër e sistemit shkrimor të shqipës
letrare, ku qëndron pranë alfabetit komëtar të Manastirit. Rregullat e këtij kodi krijojnë një gjuhë
letrare të re, që është i mbështetur në toskërishtën letrare. Pas krijimit të Institutit të Gjuhësisë
dhe të Letërsisë të universitetit të Tiranës, nga data 20 nëntor deri më 25 nëntor 1971 në
Tiranë, zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshrkimit të Gjuhës Shqipe. Në kongresë u
përfaqësua shkenca, arsimi dhe kultura shqiptare, ku ishin të pranishëm 87 delegatë nga
Shqipëria, Kosova, Maqedonia; Mali i Zi, dhe arbëresh nga Italia. Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe
ka vendosur të sjellë përmisime në Kongresë për probleme drejtshkrimore. Pas vendimit të
Kongresit, Komisioni ka mbështetur drejtshkrimin në elementet e gjuhës kombëtare shqipe.
Parimi fonetik, si parim kryesorë i drejtshkrimit të shqipës, ku fjalët shkruhen ashtu siç
shqipëtohen, është zbatuar në aspektin social të tingujve të gjuhës. Komisioni është përpjekur
ta ndërlidhë parimin fonetik me parimin morfologjik, në mënyrë që fjalët të shkruhen ashtu
siç shqiptohen, në mënyrë që të ruhet struktura e fjalëve.
Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare
në të gjitha pjesët kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai
pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila
mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e
mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë
përvetësuar e përvetësohen prej saj”.
Parimi fonetik Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi
fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i
parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të
drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë
përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve.
8
Parimi morfologjik Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet
gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të
sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të
shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. “ Gërshetimi i parimit fonetik me
parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatimi i disa parimeve të
tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj. Krahas këtyre parimeve në
disa raste është zbatuar edhe parimi historik-tradicional”. Në pajtim më vetë parimin themelor të
drejtshkrimit të shqipes, që është parim fonetik, dhe me parimet e tjera që i përmendëm rregullat
janë grupuar në kapituj sipas çështjeve drejtshkrimore më të rëndësishme që paraqet struktura
fonetike e leksiko-semantike e shqipes së sotme letrare. Parim themelor i rregullave të
drejtshkrimit të shqipës u vendos të jetë parimi fonetik. Ky parim do të zbatohet në të gjitha
rastet kur shqiptimi letrar të paraqitet i njësuar. Duke marrë parasysh se shkrimi pasqyron jo
vetëm strukturën fonetike, por edhe veçoritë e strukturës gramatikore, rregullat e drejtshkrimit do
të mbështeten edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët përbërëse të sistemit
fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore që shkaktohen nga ligjet e
gjalla fonetike që veprojnë në gjuhën tonë. Ndër rregullat që u vendos aty janë: Parimi
morfologjik do të zbatohet në ato raste kur parimi fonetik do ta dëmtonte strukturën e sotme
morfologjike e fjalëformuese të fjalës. Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste,
psh. kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të vjetër, të ngulitur prej kohësh. -Rregullat e
drejtshkrimit të jenë sa më të thjeshta dhe të qarta (Kostrallari, Domi, Çabej, 1974).
9
2.2. Dialektet dhe roli i tyre në gjuhën shqipe
Dialekti- Gjuha letrare kombëtare (gjuha standarde) ngrihet dhe formohet mbi bazën e
dialekteve, e merr lëndën gjuhësore prej tyre dhe formon një sistem mbidialektor me normë të
njëjtë për të gjithë. Qëllim i gjuhës standarde është që t’i shërbejë gjithë kombit, përderisa
dialekti i shërben vetëm një pjese të kombit. Përgjithësisht të gjitha gjuhët standarde kanë
dialektet e tyre. Dialekti nuk është “nënprodukt” i gjuhës, por pjesë tërësore e saj. Dialektet nuk
zhduken, nuk humbin, por vetëm mund të mënjanohen, të mbeten pa u përdorur, por janë
kurdoherë të plotvlershme e të zonjat për të hyrë në përdorim nëse e lypë nevoja. Duhet thënë
gjithashtu se dialekti edhe te grupet ku ruhet mirë nuk është i mbyllur, sepse hyjnë aty elemente a
pjesë të sistemit të gjuhës letrare, e cila përditë ushtron ndikimin e vet me anë të shtypit, të librit,
të radios, të televizionit etj. Nga dialekti tërhiqen ato elemente që janë tipare dalluese të tij,
d.m.th ato elemente që nuk përputhen me normën e gjuhës letrare.
Megjithëse prirja e dialekteve është që të tërhiqen, kjo nuk do të thotë se lidhjet dhe
marrëdhëniet e tyre me gjuhën letrare janë të njëanshme, d.m.th të atilla që veprimi shkon vetëm
nga gjuha letrare mbi dialektet. Në të vërtetë marrëdhëniet janë të dyanshnshme, sepse edhe
dialektet veprojnë mbi gjuhën letrare duke i dhënë asaj ato elemente për të cilat ajo ka nevojë të
pasurohet e të përsoset më tej. Nga kjo anë dialektet edhe sot janë burim shumë i rëndësishëm
për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës letrare. Gjuha është një dukuri që nuk rri në vend, ajo
gjithëmonë pasurohet e zhvillohet. Gjatë këtij procesi, sipas fazave të zhvillimit të gjuhës sonë të
përbashkët, gjuha letrare dhe dialektet derisa të jetojnë, do të jenë në lidhje dhe në marrëdhënie
dialektike të caktuara (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
Në rastet kur analizojmë disa mënyra të shprehjes së zakonshme në të folurit e të shkruarit e
përditshëm, përballë formave të shkrimit zyrtar për po ato kuptime a kumtime, vihet re dallimi i
tyre gjuhësor dhe stilistikor. Në të folurin e zakonshëm për shembull do të gjejmë format: “nuk e
ka emrin në listë, u nda nga e shoqja, nuk kishte asgjë, blejnë biletën e avionit, thirri të
burgosurin, nuk lejohet tregu”. Në ligjërimin zyrtar këto fomra paraqiten si: “nuk figuron në
regjistër, u divorcua nga bashkëshortja, nuk dispononte asgjë, paisen me bileta, njoftoi të
pandehurin, këtu ndalohet zhvillimi i tregut”. Sipas Mak Haliday-t, i cili është njëri nga
studiuesit me të autoritetshëm të këtij argumenti, një kriter i rëndësishëm i dallimit ndërmjet të
folurit dhe të shkruarit lidhet me faktin se: teksti i shkruar ka “dendësi leksikore” më të madhe,
10
d.m.th., sasi më të madhe emrash, foljesh dhe mbiemrash, kurse teksti i folur ka kompleksitet më
të madh gramatikor, d.m.th. realizohet me ndërlikim të pjesëzave, zërave të padëshifrueshëm
(parafjalë, ndajfolje, lidhëza), të termave xhenerikë (“bëj, “gjë”, “asgjë”, “diçka”, “dikush”), që e
bëjnë më të përkthyeshëm në dukje dhe më ekuivok semantikisht. Por, pavarësishtë nga kjo, nuk
mund të thuhet se një diskutim i folur është më pak i qartë se diskutimi i shkruar ( Shkurtaj.Gj,
2013).
2.2.1. Dialekti i gegërishtes
Të folmet shqipe të Kosovës bëjnë pjesë në nëndialektin e gegërishtes verilindore. Brenda vetë
Kosovës shënohen dallime midis të folmeve të: Rrafshit të Dukagjinit, të folmeve të Drenicës,
Rrafshit të Kosovës, të Karadakut, të Llapit e Gollakut.
Veçoritë që i dallojnë dialektin gegërisht dhe toskërisht janë fonetike, gramatikore dhe leksikore.
Në sistemin fonetik: për gegërishten është karakteristike seria e zanoreve hundore, pra aty
ekziston kundërvenia e zanoreve hundore me zanore gjegjëse gojore, (hî-ni, rê-ja, vêna, dry-ni,
sy-ni, zâ-ni, hû-ni); gegërishtja ka grupin nistor vo, kurse toskërishtja va (vaj, varr, vatër etj.
toskërishtja dhe voj, varr, voter, gegërishtja), të folmet e gegërishtes kanë serinë e fonemave
zanora gojore të gjata, që formojnë kundërvënie me të shkurtrat, kurse toskërishtja nuk e ka një
kundërvënie të këtillë në sistemin e fonemave zanore etj., edhe në sistemin gramatikor, sidomos
në sistemin morfologjik, dy dialektet dallohen midis tyre nga një sere tiparesh, që nuk kanë
prekur strukturën e gjuhës në të njejtën shkallë. Dallimet më të rëndësishme për strukturën
gramatikore të dialekteve janë ato që lidhen me praninë dhe mungesën e një numri kategorish
gramatikore. Kështu gegërishtja ka përemra pronorë vetvetorë, që mungojnë në toskërishte (i vet,
e vet, të vet), ka forma foljore të mbipërbëra për kohën e shkruar që tregojnë se veprimi është
kryer në një kohë më të largët se ajo që tregon forma e së kryerës ( kam pas vojt, kasha pas vojt,
etj.), ajo ka gjithashtu mbiemra prejfoljorë me prapashtesën –shëm, që tregojnë aftësi, mundësi (i
punueshëm, i thyeshëm, i vyeshëm, i zieshëm, etj.), në toskërishte këto kategori mungojnë
(Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
11
2.2.2. Dialekti i toskërishtes
Grupe të folmesh të toskërishtes; toskërishtja veriore e krahut perëndimor, lindor,
Labërishtja, Çamërishtja, të folmet e arbëreshëve të Italisë, e folmja e Mandricës (Bullgari) e
folmja e shqiptarëve të Ukrainës.
Në sistemin fonetik për toskërishten është karakteristike zanore gojore, (hi-ri, re-ja, ve-ra, zëri,
syri, hu-ri ); toskërishtja ka ë në serinë e zanoreve të theksuara kurse, gegërishtja nuk e ka këtë
fonemë në këtë rast ajo i përgjigjet toskërishtes me â ( bëj, lëm, hënë në toskërishte dhe bâj, lâm,
hâ:n në gegërishte. Toskërishtja ka si karakteristikë rotacizmin ( rëra, bëra, zëri, dimri, lakra,
zuri, hyri etj.), kurse gegërishtja e ka ruajtur bashtinkëlloren n ndermjet zanoreve (râna, bâna,
zâni, dimni, lakna, zûni, hyna etj.), toskërishtja ka togzanor ose titong ua, kurse gegërishtja në
përgjithësi ka u, disa të folme kanë togun ue (grua, duar, shkruajta etj. Në toskërishte dhe
grue/gru, duer/dur, shkruejsha/shkrujsha etj. në gegërishte).
Midis toskërishtes dhe gegërishtes ka një numër dallimesh që lidhen me variantet e strukturave të
formave gramatikore. Kështu, gegërishtja për të pakryerën e foljeve veprore ka një formë
sigmatike (mbyllsha “mbyllja”, lajsha “laja” etj.), kurse toskërishtja ka një formë asigmatike
(mbyllnja, mbylljam, mbyllja, “mbyllja” etj., lanja, lanjam, etj. “laja” etj.).
Në sferën e leksikut janë shumë të pakta në numër fjalët që dallojnë plotësisht njërin dialekt nga
tjetri: çel, çëlës, çerdhe, dryn, fik (zjarrin), fty:r ose fytyr, herët, katun “katund”, krejt, mrrij,
“mbërrij”, midis, rrêj, rên “rend”, ship:n, tâmël, tinëz, tlyn, nrroj “ndërroj”, krye, qokth, huti,
mzat “mëzat”, qerpik etj. Toskërishtja këtyre u përgjigjet plotësisht me këto fjalë: hap,kyç, fale,
kyç ose katinar, shuaj, surrat ose faqe, shpejt, fshat, fare, arrij, në mes, gënjej, breth ose vrapoj,
kurris, qumësht, fshehurazi, gjalpë, këmbej, kokë, gjon, buf, dem, qepallë etj. (Gjinari.J,
Shkurtaj.Gj, 2003).
12
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT
Gjuha është mjeti me të cilin media komunikon me publikun. Njëri nga gjuhëtarët e njohur
Gjovalin Shkurtaj, artikujt dhe gjithë shkrimet e medieve i cilëson “vepra komunikimi”. Për të
qenë të tilla këto vepra duhet të përmbushin disa standarde.
Fillimisht, kodi me të cilin komunikojmë duhet të jetë i kuptueshëm për marrësit. Pra, iu
drejtohemi njerëzve të së njëjtës bashkësi në gjuhën që ajo kupton. Gazetarët kanë përgjegjësinë
qytetare dhe kombëtare edhe për mënyrën se si e thonë dhe e shkruajnë fjalën. Kjo përgjegjësi
është e madhe për shkak të ndikimit që ka gjuha e mediave në gjuhën e publikut. Gjuha e
mediave duhet të jetë: e kuptueshme, e qartë, argumentuese, që nuk lë hapësirë për polisemi
(interpretime të ndryshme), por ajo duhet të jetë edhe gjuhë pa sharje, pa fyerje, pa konotacione
negative. Në mediat masive në Kosovë, për shumë vite është përdorur gjuha standarde. Me
zhvillimin e kategorive të reja të mediave, sidomos portale, standardi gjuhësor po pëson
ndryshime.
Gjithnjë e më shumë në portale gjenden variante të të shkruarit në dialekt. Në vitet e fundit ka
edhe portale që zbatojnë dialektin në gjithë strukturën e shkrimeve të tyre. Me përdorimin e
dialektit, komunikimi zhvillohet vetëm me kategorinë e lexuesve të cilët e kuptojnë atë.
13
4. METODOLOGJIA
Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa metoda, që ndihmojnë nxjerrjen e rezultateve dhe
pastaj analizën e tyre. Baza teorike e punimit bazohet në literaturën e përzgjedhur nga studime të
gjuhëtarëve të njohur shqiptarë në lëmin e dialektologjisë dhe gjuhës që përdoret në media.
Për të zgjeruar hulumtimin dhe për ta ilustruar me shembuj konkret janë monitoruar disa portale
në Kosovë. Hulumtimi përfshin vetëm aspektet gjuhësore: drejtshkrimin në lajmet e tyre dhe
rastet e përdorimit të dialekteve. Duke marrë parasysh se dialekti, kryesisht ai Gegë është gjetur
edhe në fjalitë e gazetarëve / autorëve edhe në citimet e burimeve të informacionit, atëherë
monitorimi është shtrirë në të gjithë strukturën e shkrimeve. Gjatë monitorimit janë përzgjedhur
vetëm shkrime kur përdoren dialektet dhe në të cilat janë gjetur gabime drejtshkrimore e jo edhe
shkrime që zbatojnë gjuhën standarde shqipe.
Përveç analizës gjuhësore të përmbajtjes së shkrimeve në portale, në këtë punim përdoren edhe
vlerësime të gjuhëtarëve në intervista të ndryshme për aspektet gjuhësore të mediave të reja në
Kosovë. Vlerësimet e tyre sjellin perspektiva të specializuara për nivelin e zbatimit të standardit
gjuhësor në portale, si media që gjithnjë e më shumë po bëhen burim informacioni, sidomos për
të rinjët në Kosovë.
14
5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE
5.1. Prezantimi i rezultateve
5.1.1. Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës
Gjuha e përbashkët e një kombi gjallon nëpërmjet një morie variantesh territoriale e sociale. Për
arritjen e njësisë kombëtare, ndihet nevoja e një varianti të përbashkët që të zotërohet dhe të
kuptohet nga të gjithë. Ky variant i përbashkët i gjuhës së një kombi quhet gjuhë standarde, që
quhet ndryshe edhe gjuhë letrare, shërben si gur kreu i piramidës gjuhësore të një kombi. Gjuha
standarde shqipe, duke shërbyer si një emërues i përbashkët i gjithë këtyre varianteve territoriale
dhe sociale, shërben si mjet që lehtëson komunikimin midis shqiptarëve, sado të largëta të jenë të
folmet e tyre. Por edhe brenda truallit të një të folmeje, çdo shtrese a profesioni qoftë i duhet të
ndërroj kodet e ligjërimit gjatë veprimtarisë së tij të përditshme, duke kaluar nga e folmja lokale
te gjuha standarde dhe anasjelltas. Një ndër veçoritë e gjuhës standarde është prania e normave
në përdorimin e trajtave, të fjalëve e të ndërtimeve. Me normë duhen kuptuar jo vetëm trajtat,
fjalët, ndërtimet dhe gjedhet fjalëformuese e sintaksore më të përhapura që shpallën si të
detyrueshme për t’u përdorur nga gjithë folësit e një gjuhe, por edhe tërsia e rregullave mbi
përdorimin e tyre. Në këtë kuptim të dytë norma përbën një kod. Të tilla kode janë; Drejtshkrimi
i gjuhës shqipe, rregullat e pikësimit në gjuhën letrare shqipe etj. (“ Memushaj.R, 2008”).
Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa nga portalet
përdorin informacionin dhe citatet në gjuhë standarde, ndërsa disa tjera përdorin informacionin
në gjuhë standarde, por citatet ose deklaratat e bashkëbisedusve në dialekt. I veçantë është portali
rrokum.tv të gjithë informacionin e ka në dialekt. Gjithashtu, në portalet e Kosovës hasim edhe
në gabime drejtëshkrimore, të cilët gazetarët po ju japin shumë pak rëndësi drejtshkrimit në
lajmet dhe artikuj, vetëm që të japin informacionin në mënyrën sa më të shpejtë për audiencën.
Ndërsa në intervistën e realizuar për këtë punim, sa i përket përmisimit të gjendjes se çka duhet
të ndërrmarin mediat e reja (portalet), gjuhëtari Behar Berisha vlerëson: “Për të përmirësuar
gjendjen e gjuhës dhe përdorimit të drejtë të saj në portalet dhe mediat tona duhet të angazhojnë
persona përgjegjës dhe të arsimuar mirë të cilët dallojnë variantet dialektore dhe gjuhën
standarde shqipe.”
15
5.1.2. Dialektet në portalet e Kosovës
Portalet në Kosovë në përgjithësi informacionin e shkruajnë në gjuhën standarde, gjatë
informacionit që portalet postojnë në mënyrë të shpejt hasim edhe në gabime drejtshkrimore.
Edhe pse informacioni është në gjuhë standarde, citatet dhe deklaratat e bashkëbiseduesve janë
në dialekt. Sa i përket përdorimit të gjuhës standarde në informacion kurse në citate përdorin
dialekt ashtu si flasin bashkëbiseduesit, gjuhëtari Behar Berisha vlerëson: “Në informacionet e
potaleve të sotme në shumicën prej tyre përdoret gjuha standarde shqipe për arsye të
komunikimit dhe të kuptuarit më të lehtë gjuhësor në të gjitha viset ku shtrihen shqiptarët.
Ndërsa pse përdorimi i citateve i referohet dialektit të bashkëbiseduesit kjo bëhet për arsye të
mos ndryshimit të origjinalitetit të fjalëve dhe të kuptimit më të lehtë të citateve.”
Më poshtë sjellim disa nga shembujt e portaleve insajder, gazeta express, lajmi.net në këto
shembuj informacioni është në gjuhë standarde, mirëpo citatet janë në dialekt.
“Edhe i kam thanë që s’ka me lan gurë pa rrotullu në Kosovë, gjallë a dek paret kam m’i tërheq.
Seni i parë që kom me ba, kom me shku në Insajder me publiku rastin”, i kishte thënë “A”-ja
Zekës në korrik të këtij viti (“insajderi.com”).
“Nuk ka shkuar gjysë ore edhe Iliri me ka thirr. Më ka lut, më ka thonë mos fol se ka me t’u ba
viza. Unë s’kam fol ma”, ka thënë “B”-ja (“insajderi.com”).
“U kanë te unë në shpi më ka lut mos fol, e mos fol deri qitash kur e shtinën në burg. Më është
lajmëruar një vëllai i tij e më ka thanë që nuk kam çka me të bo”, ka treguar “B”-ja.
(“insajderi.com).
“Unë pritsha me ardh me më marrë Frashëri, se ashtu u morëm vesh që vjen mas gjykimit, po
tenaj…”, tha Hana Krasniqi për gazetën Insajderi (“insajderi.com”).
“I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja. (“lajmi.net”)
“Kur kem shku me pa “Jeep-in”, nuk kena vonu shumë dhe menjëherë jemi kthy te ‘Drumi’, ku
edhe kam qëndru deri në ora 13:40, e më pas jam nis për varreza, ka lagja e ‘Kamajve’”, tha ai.
(“gazetaexpress.com”).
16
“Naseri ka fol me dikon në telefon, po unë nuk e di se çka, pasi që jom kon ty fol me Kushtrimin,
kur e ka kry bisedën. Kushtrimi e ka vet se me kon fole, Naseri i ka thon me vjehrrën se më paska
ardhë prej Amerikës”, tha dëshmitari Kastriot Pajazitaj (“gazetaexpress.com”).
Në përgjithësi, përshtypja e krijuar është që mediat tradicionale, shtypi dhe televizioni, janë më
të kujdesshme në dhënien e informacionit, për shkak të hierarkisë strukturore të tyre dhe fazave
që i kalon informacioni para publikimit. Portalet janë media që e transmetojnë më shpejt
informacionin. Jo të gjithë, por pjesa më e madhe e tyre, u kushton më pak ose aspak rëndësi
rregullave dhe standardeve të gazetarisë në përgjithësi. Këtu nuk bëjnë përjashtim as standardet e
përdorimit të gjuhës.
“Sa u përket portaleve, mendoj që janë ato që më së shumti po i mëshojnë indit të gjuhës. Nëse
mediat tradicionale (siç po i quani ju shtypin dhe televizionet) kanë ende një grimëz përgjegjësie,
kontrolli e filtri redaksional (pavarësisht nga niveli i njohjes së tyre gjuhësore), portalet janë
tërësisht jashtë këtij sistemi mbikëqyrës. Ato aty-këtu strehohen vetëm në ndërgjegjen e shkruesit,
gjë që shkakton erozionin gjuhësor e kulturor kur e dimë që kemi të bëjmë me media të kudo
ndodhshme, që kanë ndikim të keq sidomos në kulturën gjuhësore të të rinjve. Përgjatë kontaktit
me këto mediume, tok me gjuhën, të rinjtë e bjerrin edhe kujdesin, vlerësimin, vetëdijen mbi
rëndësinë e gjuhës së tyre, gjë që është më e rrezikshme edhe se cilido lëshim që vjen nga
mosnjohja e një rregulle gramatikore.” – vlerëson Vjollcë Berisha (“portali.mk”).
17
5.1.3. Dialekti në portalin rrokum.tv
Portali rrokum.tv është i veçantë krahasuar me portalet e tjera në Kosovë. Ai është specifik sepse
informacioni shkruhet i gjithi në dialekt. Këtu dialektet dhe të folmet nuk zbatohen vetëm në
raste të citateve apo të deklaratave. Por i gjithë informacioni që në titull është në dialekt. Gjatë
monitorimit të këtij portali do të sjell si shembuj disa nga informacionet që janë të shenuar në
dialekt.
Shembulli 1:
Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuen shkarkimin e Rikalo’s
E mërkurë, 4 Tetor 2017
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zashme gjatë interpelancës së djeshme për shkarkimin e
Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, mbasi ka akuza publike ndaj tij për maltretim të
shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, kur erdhi koha për votimin e mocionit për shkarkimin e Ministrit Rikalo, nga 32
deputetë sa i ka LVV, vetëm 11 votuen, të tjerët nuk ishin në sallë.
Zadhanësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thanë për lajmi.net se deputetët e këtij subjekti
politik votuen për shkarkimin e Rikalos.
Ai ka thanë se deputetët tjerë të Vetëvendosjes munguen në seancë dhe se po t’ishin prezent
kishin me votue për shkarkimin e ministrit serb.
“Asht e vërtetë që disa deputetë tanë munguen në seancë, dhe kjo ka ndodh për shkak të
angazhimeve të tjera të tyne. Sikur t’ishin në seancë, rrjedhimisht secili prej tyne kishte me votue
për shkarkimin e Rikalos. Problemi asht PAN që mbron Rikalon jo mungesa e ndonjë deputeti në
seancë”, ka përfundue Hoti (“rrokum.tv”).
Ndërsa në gjuhën standarde këto informacione do të duhet të ishin kështu:
Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuan shkarkimin e Rikalo’s
E mërkurë, 4 Tetor 2017
18
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zënshme gjatë interpelancës së djeshme për shkarkimin e
Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, mbasi ka akuza publike ndaj tij për maltretim të
shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Megjithatë, kur erdhi koha për votimin e mocionit për shkarkimin e Ministrit Rikalo, nga 32
deputetë sa i ka LVV, vetëm 11 votuan, të tjerët nuk ishin në sallë.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net se deputetët e këtij subjekti
politik votuan për shkarkimin e Rikalos.
Ai ka thënë se deputetët tjerë të Vetëvendosjes munguan në seancë dhe se po t’ishin prezent do
të votonin për shkarkimin e ministrit serb.
“Është e vërtetë që disa deputetë tanë munguan në seancë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të
angazhimeve të tjera të tyre. Sikur t’ishin në seancë, rrjedhimisht secili prej tyre do të kishte
votuar për shkarkimin e Rikalos. Problemi është PAN që mbron Rikalon dhe jo mungesa e
ndonjë deputeti në seancë”, ka përfunduar Hoti.
Shembulli 2:
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka udhëtue sot për në Bruksel, ku ka me hap
takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
4 tetor 2017
Siç njofton MIE, në vizitën e parë jashtë shtetit, Ministrja e Integrimit Europian, Hoxha, ka me
hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka ba
Kosova në jetësimin, në terren të MSA’s, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes
së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhun me
Agjendën për Reforma Europiane, marrëdhaniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-
Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA’s, për Procesin e Reformës së
Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA’n dhe zbatueshmëninë e saj në
Kosovë (“rrokum.tv”).
19
Teksti në gjuhë standarde:
Ministrja Hoxha hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do t’a hap
takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
Siç njofton MIE, në vizitën e parë jashtë shtetit, Ministrja e Integrimit Europian, Hoxha, do t’a
hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë
Kosova në jetësimin, në terren të MSA’s, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes
së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me
Agjendën për Reforma Europiane, marrëdhaniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim-
Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA’s, për Procesin e Reformës së
Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërinë e saj në
Kosovë.
Shembulli 3:
Policia e Kosovës arreston 21 persona
E enjte, 5 Tetor 2017
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestue 21 persona në krejt territorin e vendit për
vepra dhe incidente të ndryshme.
Për të gjitha arrestimet asht informue prokurori i shtetit me urdhnin e të cilit gjashtë janë dërgue
në mbajtje, ndërsa të tjerët janë lirue në procedurë të rregullt. (“rrokum.tv”)
Informacioni në gjuhën standarde:
Policia e Kosovës arreston 21 persona
E enjte, 5 Tetor 2017
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona në krejt territorin e vendit për
vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me
20
urdhërin e të cilit gjashtë janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të
rregullt.
Shembulli 4:
Vucic e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE
E mërkurë, 15 Nëntor 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mbas takimit me kreun e diplomacisë së BE’s, Federica
Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhanë mbështetje të fuqishme Serbisë për me përshpejtue
integrimin në BE.
“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë ma të randësishmet për Serbinë dhe Bashkimin
Europian”, ka thanë Vucic.
Takimi asht mbajt në selinë e Komisionit Europian.
Mogherini ka njoftue se temat kryesore të diskutimit me Vucic kanë qenë marrëdhaniet midis
Serbisë dhe BE’s, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhanieve Beograd-Prishtinë.
Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian
(“rrokum.tv”).
Në gjuhën standarde shqipe informacioni do të shkruhej:
Vuçiç e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbas takimit me kreun e diplomacisë së BE’s, Federica
Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë për me përshpejtuar
integrimin në BE.
“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin
Europian”, ka thënë Vuçiç. Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Europian.
Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiç kanë qenë marrëdhaniet midis
Serbisë dhe BE’s, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhanieve Beograd-Prishtinë. Kjo e
fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
21
5.2. Analiza e rezultateve
Nga shqyrtimi i literaturës dhe nga monitorimi i informacionit në portalet në Kosovë, del se ato
nuk i kushtojnë shumë rëndësi gjuhës që përdorin. Në shumë raste ka gabime drejtshkrimore
ashtu si ka edhe gabime të tjera në strukturën e fjalive. Duke analizuar shkaktarin kryesor të
lëshimeve drejtshkrimore që i bëjnë shpesh gazetarët, gjuhëtarët kanë parasysh disa aspekte.
Niveli i ulët i arsimimit, neglizhenca, presioni i kohës ose arsye të tjera mund të qëndrojnë prapa
këtij fenomeni, por cili prej këtyre faktorëve dominon më shumë sipas tyre? Profesoresha e
gjuhës shqipe, Vjollcë Berisha ka konstatuar se përdorimi i shqipes standarde në mediat tona lë
shumë për të dëshiruar.
“… aq sa kam filluar të besoj që kjo shmangie nga standardi i ka kaluar kufijtë e të qenit një
mungesë kulture drejtshkrimi e drejtshqiptimi. Ajo ka filluar të shfaqet si pakujdesi totale ndaj
gjuhës, për të mos thënë si nënçmim ndaj saj. Nëse vihen re lëshimet që bëhen gjatë hartimit të
një teksti në mediat tona elektronike e të shkruara, gjithkush mund të vijë në këtë përfundim fatal
për ngritjen kulturore të një kombi. Mjerisht, faktorët që ndikojnë në shmangie nga standardi
gjuhësor janë shumë në numër dhe të natyrave të ndryshme. Ato lidhen edhe me çështje të tjera
tonat të pambaruara me karakter historik-politik e social. Gjithandej hasim lëshime që s’janë
vetëm mungesë dijesh gramatikore, por mospërfillje dhe pavetëdije për krimin, do të thosha unë.
Jemi dëshmitarë të shkeljes së rregullave gjuhësore pothuajse në të gjitha llojet e komunikimit,
përfshirë edhe librat që i botojmë e, që është më skandalozja e më e dhimbshmja, tekstet
shkollore që i hartojmë. Të gjitha së bashku dhe shumë të tjera” (“portal.mk”).
Ajo që vërehet në shumë shkrime të portaleve në Kosovë është përdorimi i dialekteve qoftë në
tekstin e gazetarit apo në rastet e citimeve. Në disa raste dialekti është i përhapur në portalet e
Kosovës, Gjatë monitorimit të portaleve rastet të cilat është gjetur më shpesh dialekti është në
citatet dhe deklaratat e bashkëbiseduesve. Në disa prej mediave të reja (portalet) kryesisht
gjendet dialekti gegërisht, ashtu si në shembujt vijues:
“U kanë te unë në shpi më ka lut mos fol, e mos fol deri qitash kur e shtinën në burg. Më është
lajmëruar një vëllai i tij e më ka thanë që nuk kam çka me të bo”, ka treguar “B”-ja.
(“insajderi.com).
22
“Naseri ka fol me dikon në telefon, po unë nuk e di se çka, pasi që jom kon ty fol me Kushtrimin,
kur e ka kry bisedën. Kushtrimi e ka vet se me kon fole, Naseri i ka thon me vjehrrën se më paska
ardhë prej Amerikës”, tha dëshmitari Kastriot Pajazitaj (“gazetaexpress.com”).
“I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja (“lajmi.net”).
Kjo dukuri, sipas gjuhëtarëve ngre problemin e respektimit të gjuhës shqipe nga institucionet dhe
nga mediat në Kosovë.
“Gjuha amtare është tipar dallues më themelor i kombit pra, ajo duhet respektur nga të gjitha
institucionet dhe mediat (portalet) në Kosovë. Kur flasim për portalet dhe mediat e reja
shqiptare gjuha standarde nuk përdoret në tërësi, pra në shumicën e tyre zë vend gjuha lokale
apo dialektore duke futur edhe fjalë të huaja të panevojshme. Jo vetëm që nuk e vlerësojn gjuhën
e përdorur nga portalet por edhe informacionet shpesh herë janë jo të sakta dhe jo burimore.”-
vlerëson gjuhëtari Behar Berisha.
Në portalin rrokum.tv, i gjithë informacioni është në dialekt, me përjashtim të rasteve kur
informacioni që e publikojnë është marrë nga media të tjera. Shembulli në vazhdim ilustron
mënyrën e të shkruarit në portalin rrokum.tv.
Policia e Kosovës arreston 21 persona
E enjte, 5 Tetor 2017
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestue 21 persona në krejt territorin e vendit për
vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha arrestimet asht informue prokurori i shtetit me
urdhnin e të cilit gjashtë janë dërgue në mbajtje, ndërsa të tjerët janë lirue në procedurë të
rregullt (“rrokum.tv”).
Se a janë të dobishme apo të dëmshme rastet e zbatimit të dialekteve në mediat e reja (portalet)
në Kosovë, gjuhëtari Behar Berisha vlerëson:
“Sipas përshtypjes sime për portalet e sotme të reja në Kosovë gjuha dialektore mund të
përdoret dhe të komunikohet duke pas parasysh nivelin arsimor të shtresave të ndryshme
shoqërore. Pra përdorimi dialektor arsyetohet duke pas parasysh marrëveshjen më të lehtë dhe
më të kuptueshëm për të gjitha shtresat e shoqëris shqiptare.”
23
6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Gjuha është element i rëndësishëm në përgatitjen e informacionit për secilën kategori të mediave.
Gjuha shqipe hyn në mesin e gjuhëve të zhvilluara. Kongresi i Drejtshkrimit është mbajtur në
vitin 1972 dhe aty janë vendosur parimet e gjuhës standarde shqipe. Në themel të gjuhës
standarde është vendosur dialekti i toskërishtes.
Mediat janë konsideruar institucione të rëndësishme që i shërbejnë përhapjes dhe zotërmit të
gjuhës standarde. Në ditët e sotme, gjuhëtarët vlerësojnë se mediat, sidomos ato që njihen si
media të reja, janë larguar nga zbatimi i drejtshkrimit të gjuhës standarde dhe po përdorin
gjithnjë e më shumë dialektet. Gabime të shumta gjuhësore vërehen pothuajse çdo ditë në faqet e
portaleve, që tërheqin vëmendjen sidomos të rinjve. Gazetarët dhe redaktorët e tyre nuk i
kushtojnë kujdes dhe nuk e kryejnë përgjegjësinë që kanë për të përdorur gjuhë të kuptueshme
dhe të qartë për publikun e tyre. Gjatë monitorimit në mediat e reja (portalet) disa prej tyre
përdorin gjuhë standarde në informacion kurse në citate dialekt. Gjatë hulumtimit për këtë
punim, rastet e përdorimit të dialekteve janë gjetur në citate ku përmes ligjëratës së drejtë
shprehen qëndrimet e bashkëbiseduesve.
Mediat e reja (portalet) janë bërë pjesë e përditshmëris sonë, gjatë gjithë ditës që nga mëngjesi e
deri në mbrëmje sa herë që hapim njërin nga rrjetet sociale ne hasim në portale të ndryshme.
Disa janë të kuptueshme për audiencën e disa më pak të kuptueshme. Sipas mendimit tim në të
ardhmën mediat e reja (portalet) që të kenë një audiencë edhe më të gjerë duhet të jenë të
kujtesshme në gjuhën që përdorin, duhet te permisojn gjendjen e standardit gjuhësor, duhet të
kushtojn rëndësi më të madhe zbatimit të drejtshktimit, jo vetëm që të jenë të shpejtë në
postimin e informacionit por të jenë të saktë e të kuptueshëm duke i zbatuar të gjitha rregullat,
shmangies së dialekteve pasi që dialekti kuptohet vetëm nga një pjesë e popullësisë, gjuha e tyre
duhet të jetë gjuhë standarde pasi është gjuha që kuptohet nga i gjithë populli shqiptarë. Sot
mediat e reja (portalet) nuk janë edhe shumë të kujdesshme në këtë aspekt, sa që ndonjëherë
arrin në atë mënyrë që ne as që kuptojm qëllimin e mediave të reja (portalet).
24
7. REFERENCAT
A. Kostrallari, M. Domi, E.Çabej: (1974) Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Prishtinë
Gj. Shkurtaj: (2013 ) Si të shkruajmë shqip, Botimet Morava, Tiranë
Gj. Shkurtaj: (2009) Sociolinguistikë e shqipes, Botimet Morava, Tiranë
J. Gjinari, Gj. Shkurtaj: (2003) Dialektologji, Tiranë
Q. Murati: (2013) Fjalor i gabimeve gjuhësore, ITSHKSH, Shkup
R. Memushaj: (2008) Shqipja Standarde, Botimet Toena, Tiranë
Intervistë me Behar Berisha gjuhëtar, e realizuar përmes emailit në nëntor 2017
“Portali Insajder” [Online] Skema e mashtrimit me viza-120 mijë euro në dorë Milaim Zeka
http://www.insajderi.com/hulumtime/skema-e-mashtrimit-viza-120-mije-euro-ne-dore-milaim-
zekes/ [ e qasshme më 04.10.2017]
“Gazetaexpress” [Online] Dëshmitari thotë se pasi ka kaluar Donjeta Pajazitaj, i akuzuari e ka
ndjekur,http://www.gazetaexpress.com/lajme/deshmitari-thote-se-pasi-ka-kaluar-donjeta-
pajazitaj-i-akuzuari-e-ka-ndjekur-453301/ [e qasshme më 26 Tetor 2017]
“Portali Rokum.tv” [Online] Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuen
shkarkimin e Rikalo’s http://www.rrokum.tv/lajme/flet-vetevendosje-kjo-ishte-arsyeja-pse-
deputetet-se-votuen-shkarkimin-e-rikalos/ [e qasshme më 4 Tetor 2017]
“Portali Rrokum.tv” [Online] Ministrja Hoxha hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit
http://www.rrokum.tv/lajme/ministrja-hoxha-hap-takimin-e-komitetit-te-stabilizim-asociimit/ [e
qasshme më 4 Tetor 2017]
“Portali Rokum.tv” [Online] Policia e Kosovës arreston 21 persona
http://www.rrokum.tv/lajme/policia-e-kosoves-arreston-21-persona-2/ [e qasshme më 5 Tetor
2017]
25
“Portalb.mk” [Online] Perdorimi i gjuhës standarde në media, “ intervistë Vjollca Berisha”
http://portalb.mk/374881-perdorimi-i-gjuhes-standarde-ne-media-drejtshkrimi-viktime-e-
gazetareve/ [ e qasshme më 28/2/2017]
“Lajmi.net”[Online] Dëshmitarja: Ivanoviqin e luta për jetën e djalit http://lajmi.net/deshmitarja-
ivanoviqin-e-luta-per-jeten-e-djalit/ [ e qashsme më 10 Nëntor 2017]
“Portali Rrokum.tv” [Online] Vucic e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE
http://www.rrokum.tv/lajme/vucic-e-merr-lajmin-pa-njohjen-e-kosoves-ska-integrim-ne-be/ [ e
qasshme më 15 Nëntor 2017]
“Portali Insajderi” [Online] Nëna e Frashër Krasniqit ishte e shtrirë në spital kur mori lajmin për
djalin e saj http://www.insajderi.com/nena-e-frasher-krasniqit-ishte-e-shtrire-ne-spital-kur-mori-
lajmin-per-djalin-e-saj/ [e qasshme më 18.
26
27
28
29
30

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Projekt fizik optika
Projekt fizik optika Projekt fizik optika
Projekt fizik optika ermela01
 
Trashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberoreTrashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberorejoni pashaj
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine Xhoana Pepa
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe#MesueseAurela Elezaj
 
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeFjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeAlush Kryeziu
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessRexhino Kovaci
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajFleurati
 
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?Klarisa Klara
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Valbona Imeraj
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
8-te vepra te madhit W. A. Mozart
8-te vepra te madhit  W. A. Mozart8-te vepra te madhit  W. A. Mozart
8-te vepra te madhit W. A. MozartMarjan DODAJ
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaEriona Mustafa
 

La actualidad más candente (20)

Projekt fizik optika
Projekt fizik optika Projekt fizik optika
Projekt fizik optika
 
Trashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberoreTrashegimia kulturore arberore
Trashegimia kulturore arberore
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
 
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipePyetje dhe pergjigje ne  gjuhen  shqipe
Pyetje dhe pergjigje ne gjuhen shqipe
 
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditjeFjalia e përbërë me bashkërenditje
Fjalia e përbërë me bashkërenditje
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i saj
 
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?
Si ta ruajme shqisen e te degjuarit nga zhurmat ?
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
Projekt kurrikular
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
8-te vepra te madhit W. A. Mozart
8-te vepra te madhit  W. A. Mozart8-te vepra te madhit  W. A. Mozart
8-te vepra te madhit W. A. Mozart
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
 

Similar a DIALEKTET DHE PËDORIMI I TYRE NË RAPORTIM PËR MEDIA.docx

Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipeZekirja Latifi
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajMarjan DODAJ
 
Thirrja për konferencën
Thirrja për konferencënThirrja për konferencën
Thirrja për konferencënMarsela Meta
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareInternet VloraAlb
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuarMiftar Gashi
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 enis vladi
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 enis vladi
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreKlevi Hoxha
 
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiikonkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiergi9760
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesMarjan DODAJ
 

Similar a DIALEKTET DHE PËDORIMI I TYRE NË RAPORTIM PËR MEDIA.docx (14)

Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
 
Huazimet ne media
Huazimet ne mediaHuazimet ne media
Huazimet ne media
 
Thirrja për konferencën
Thirrja për konferencënThirrja për konferencën
Thirrja për konferencën
 
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtareDita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuar
 
Bilingualizmi
Bilingualizmi Bilingualizmi
Bilingualizmi
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiikonkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
konkursiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
 

DIALEKTET DHE PËDORIMI I TYRE NË RAPORTIM PËR MEDIA.docx

  • 1. UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” GJILAN FAKULTETI I EDUKIMIT MËSIMDHËNIE E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE LËNDA:MËSIMI I GJUHËS SHQIPE PËRMES IT TEMA:DIALEKTET DHE PËDORIMI I TYRE NË RAPORTIM PËR MEDIA Prof. Ass.Dr.Flamur Maloku Studenti:Herolind Halimi Gjilan,janar, 2023
  • 2.
  • 3.
  • 4. ABSTRAKT Pa dyshim jetojmë në një botë elektronike dhe kemi aq shumë zhvillme nga çdo fushë duke filluare zhvillet politike, ekonomike, kuturore, show bizz, sporti, auto-tech, lifestyle, rajon dhe botë. Secili gazetarë që gjenden në vendngjarje dëshiron të jetë i pari që ta publikoj lajmin, që lajmi i tyre të jetë sa më i shpejt tek lexuesit, nuk janë të tillë që çdo herë kemi qasje në gabime të cilat janë të shumta në mediat e reja ( portale). Mediat e reja në ditët e sotme janë të shumta të cilat çdo ditë po janë më aktive në botën tonë, por kemi edhe disa mangësi të cilat gjithësesi duhet të evidentohen dhe ti largojmë nga mediat e reja. Në kuadër të lajmeve që publikohen duhet të kenë disa kritere, së pari në lëmin gjuhësore. Për të arritur këtë nevojiten njohja e gjuhës, e normës së saj drejtshkrimore dhe e formave gjuhësore që paraqiten në rajone të ndryshme ku flitet shqip. Në këtë punim shtjellohen aspektet gjuhësore të procesit të shkrimit të lajmeve për mediat e reja, konkretisht rastet e përdorimit të dialekteve në tekstet e lajmeve. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i gabimeve gjuhësore dhe rasteve të përdorimit të dialekteve në lajmet e portaleve në Kosovë. Për të realizuar punimin janë monitoruar shkrime të kësaj kategorie të mediave dhe janë analizuar rastet kur përdorimi i dialekteve është në funksion të strukturës së punimit dhe raste të tjera kur përdorimi i tij e bën të pakuptueshëm lajmin. Nuk i shërben përcjelljes së duhur të mesazheve nga shkimi. Mëqenëse portalet po bëhen gjithnjë e më shumë burim informacioni, sidomos për të rinjtë, gjuha që përdorin ato është element shumë i rëndësishëm në kuadër të procesit të raportimit të tyre. Fjalë kyçe: gjuhë, portal, dialekt, lajme etj.
  • 5. IV
  • 6. V TABELA E PËRMBAJTJES 1.HYRJE ...................................................................................................................6 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS .......................................................................7 2.1. Historiku i shkurtër i gjuhës letrare shqipe.............................................................................. 7 2.2. Dialektet dhe roli i tyre në gjuhën shqipe ................................................................................ 9 2.2.1. Dialekti i gegërishtes........................................................................................................... 10 2.2.2. Dialekti i toskërishtes.......................................................................................................... 11 3. DEKLARIMI I PROBLEMIT..........................................................................12 4. METODOLOGJIA............................................................................................13 5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE ...................................14 5.1. Prezantimi i rezultateve.......................................................................................................... 14 5.1.1. Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës................................................................... 14 5.1.2. Dialektet në portalet e Kosovës .......................................................................................... 15 5.1.3. Dialekti në portalin rrokum.tv............................................................................................. 17 5.2. Analiza e rezultateve............................................................................................................. 21 6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME....................................................23 7. REFERENCAT..................................................................................................24
  • 7. 6 1. HYRJE Dialekti është gjuha e një krahine, rajoni, apo qyteti në krahasim me gjuhën e përbashkët e të njehsuar. Gjuha ka funksione të shumta, kurse dialektet kanë funksione të kufizuara (shtrirje territoriale më të kufizuar, përfaqësues i një bote më të kufizuar nga ana shoqërore, leksik i përditshëm që u përgjigjet funksioneve më të thjeshta të bisedës së përditshme). Gjuhëtarët vlerësojnë se dallimet e sistemit foljor nuk kanë karakter të thellë strukturor dhe dallimet e krijuara gjatë kohëve janë kryer mbi një bazë të përbashkët strukturore, e cila shquan më shumë se dallimet. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve dhe gjuhës letrare janë të dyanshme. Ajo ndikon mbi ta duke e ngushtuar hapësirën e përdorimit të tyre në jetën e përditshme. Në të njëjtën kohë, gjuha letrare merr prej dialekteve ato elemente, që i ndihmojnë për t’u pasuruar dhe për t’u përsosur. Pra, bëhet fjalë për marrëdhënie të dyanshme ndërmjet gjuhës letrare dhe dialekteve. Dialektet përbëhen nga njësi më të vogla që quhen nëndialekte. Nëndialektet përbëhen nga grupet e të folmeve të krahinave dhe qyteteve. Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishtja dhe toskërishtja. Dialektet përfshijnë tiparet dalluese që i ndajnë nga njëri-tjetri dhe tiparet e njëjta, ato që përbëjnë bazën e përbashkët të gjuhës kombëtare. Gegërishtja – pjesa e shqipes në të djathtë të lumit Shkumbin e deri në skajet veriore e verilindore ku banojnë shqiptarë. Toskërishtja – pjesa e shqipes në jug të lumit Shkumbin e deri në skajet më jugore ku banojnë shqiptarë dhe në diasporën arvanite. Gegërishtja, nëndialektet: Gegërishtja veriore dhe jugore. Grupe të folmesh të gegërishtes: Gegërishtja veriperëndimore, verilindore, qendrore, e Shqipërisë së Mesme, e folmja e arbneshëve të Zarës. Toskërishtja, nëndialektet: Toskërishtja veriore dhe jugore. Grupe të folmesh të toskërishtes: Toskërishtja veriore e krahut perëndimor, lindor, Labërishtja, Çamërishtja, të folmet e arbëreshëve të Italisë, e folmja e Mandricës (Bullgari) e folmja e shqiptarëve të Ukrainës. Të folmet shqipe të Kosovës bëjnë pjesë në nëndialektin e gegërishtes verilindore. Brenda vetë Kosovës shënohen dallime midis të folmeve të: Rrafshit të Dukagjinit, të folmeve të Drenicës, Rrafshit të Kosovës, të Karadakut, të Llapit e Gollakut (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
  • 8. 7 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS 2.1. Historiku i shkurtër i gjuhës letrare shqipe Si shumë popujë tjerë të kulturuar, edhe shqiptarët kanë gjuhën e tyre standarde, prej më shumë se 40 vjetësh. Dy dialektet e shqipes toskërishtja dhe gegërishtja, kanë përshpejtuar procesin e njësimit të shqipes, por procesi u vonua nga rrethanat politike që përjetoi, Shqipëria. Shqipja standarde u zyrtarizua në vitin 1972, në Kongresin e Drejtshkrimit që u mbajt në Tiranë. “Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe” është vepër e sistemit shkrimor të shqipës letrare, ku qëndron pranë alfabetit komëtar të Manastirit. Rregullat e këtij kodi krijojnë një gjuhë letrare të re, që është i mbështetur në toskërishtën letrare. Pas krijimit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të universitetit të Tiranës, nga data 20 nëntor deri më 25 nëntor 1971 në Tiranë, zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshrkimit të Gjuhës Shqipe. Në kongresë u përfaqësua shkenca, arsimi dhe kultura shqiptare, ku ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia; Mali i Zi, dhe arbëresh nga Italia. Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe ka vendosur të sjellë përmisime në Kongresë për probleme drejtshkrimore. Pas vendimit të Kongresit, Komisioni ka mbështetur drejtshkrimin në elementet e gjuhës kombëtare shqipe. Parimi fonetik, si parim kryesorë i drejtshkrimit të shqipës, ku fjalët shkruhen ashtu siç shqipëtohen, është zbatuar në aspektin social të tingujve të gjuhës. Komisioni është përpjekur ta ndërlidhë parimin fonetik me parimin morfologjik, në mënyrë që fjalët të shkruhen ashtu siç shqiptohen, në mënyrë që të ruhet struktura e fjalëve. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha pjesët kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj”. Parimi fonetik Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve.
  • 9. 8 Parimi morfologjik Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i njësuar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore të shkaktuara prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në gjuhën tonë. “ Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatimi i disa parimeve të tjera, siç janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj. Krahas këtyre parimeve në disa raste është zbatuar edhe parimi historik-tradicional”. Në pajtim më vetë parimin themelor të drejtshkrimit të shqipes, që është parim fonetik, dhe me parimet e tjera që i përmendëm rregullat janë grupuar në kapituj sipas çështjeve drejtshkrimore më të rëndësishme që paraqet struktura fonetike e leksiko-semantike e shqipes së sotme letrare. Parim themelor i rregullave të drejtshkrimit të shqipës u vendos të jetë parimi fonetik. Ky parim do të zbatohet në të gjitha rastet kur shqiptimi letrar të paraqitet i njësuar. Duke marrë parasysh se shkrimi pasqyron jo vetëm strukturën fonetike, por edhe veçoritë e strukturës gramatikore, rregullat e drejtshkrimit do të mbështeten edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët përbërëse të sistemit fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore që shkaktohen nga ligjet e gjalla fonetike që veprojnë në gjuhën tonë. Ndër rregullat që u vendos aty janë: Parimi morfologjik do të zbatohet në ato raste kur parimi fonetik do ta dëmtonte strukturën e sotme morfologjike e fjalëformuese të fjalës. Parimi historik-tradicional do të pranohet në pak raste, psh. kur në gjuhën letrare ka një traditë shkrimi të vjetër, të ngulitur prej kohësh. -Rregullat e drejtshkrimit të jenë sa më të thjeshta dhe të qarta (Kostrallari, Domi, Çabej, 1974).
  • 10. 9 2.2. Dialektet dhe roli i tyre në gjuhën shqipe Dialekti- Gjuha letrare kombëtare (gjuha standarde) ngrihet dhe formohet mbi bazën e dialekteve, e merr lëndën gjuhësore prej tyre dhe formon një sistem mbidialektor me normë të njëjtë për të gjithë. Qëllim i gjuhës standarde është që t’i shërbejë gjithë kombit, përderisa dialekti i shërben vetëm një pjese të kombit. Përgjithësisht të gjitha gjuhët standarde kanë dialektet e tyre. Dialekti nuk është “nënprodukt” i gjuhës, por pjesë tërësore e saj. Dialektet nuk zhduken, nuk humbin, por vetëm mund të mënjanohen, të mbeten pa u përdorur, por janë kurdoherë të plotvlershme e të zonjat për të hyrë në përdorim nëse e lypë nevoja. Duhet thënë gjithashtu se dialekti edhe te grupet ku ruhet mirë nuk është i mbyllur, sepse hyjnë aty elemente a pjesë të sistemit të gjuhës letrare, e cila përditë ushtron ndikimin e vet me anë të shtypit, të librit, të radios, të televizionit etj. Nga dialekti tërhiqen ato elemente që janë tipare dalluese të tij, d.m.th ato elemente që nuk përputhen me normën e gjuhës letrare. Megjithëse prirja e dialekteve është që të tërhiqen, kjo nuk do të thotë se lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre me gjuhën letrare janë të njëanshme, d.m.th të atilla që veprimi shkon vetëm nga gjuha letrare mbi dialektet. Në të vërtetë marrëdhëniet janë të dyanshnshme, sepse edhe dialektet veprojnë mbi gjuhën letrare duke i dhënë asaj ato elemente për të cilat ajo ka nevojë të pasurohet e të përsoset më tej. Nga kjo anë dialektet edhe sot janë burim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës letrare. Gjuha është një dukuri që nuk rri në vend, ajo gjithëmonë pasurohet e zhvillohet. Gjatë këtij procesi, sipas fazave të zhvillimit të gjuhës sonë të përbashkët, gjuha letrare dhe dialektet derisa të jetojnë, do të jenë në lidhje dhe në marrëdhënie dialektike të caktuara (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003). Në rastet kur analizojmë disa mënyra të shprehjes së zakonshme në të folurit e të shkruarit e përditshëm, përballë formave të shkrimit zyrtar për po ato kuptime a kumtime, vihet re dallimi i tyre gjuhësor dhe stilistikor. Në të folurin e zakonshëm për shembull do të gjejmë format: “nuk e ka emrin në listë, u nda nga e shoqja, nuk kishte asgjë, blejnë biletën e avionit, thirri të burgosurin, nuk lejohet tregu”. Në ligjërimin zyrtar këto fomra paraqiten si: “nuk figuron në regjistër, u divorcua nga bashkëshortja, nuk dispononte asgjë, paisen me bileta, njoftoi të pandehurin, këtu ndalohet zhvillimi i tregut”. Sipas Mak Haliday-t, i cili është njëri nga studiuesit me të autoritetshëm të këtij argumenti, një kriter i rëndësishëm i dallimit ndërmjet të folurit dhe të shkruarit lidhet me faktin se: teksti i shkruar ka “dendësi leksikore” më të madhe,
  • 11. 10 d.m.th., sasi më të madhe emrash, foljesh dhe mbiemrash, kurse teksti i folur ka kompleksitet më të madh gramatikor, d.m.th. realizohet me ndërlikim të pjesëzave, zërave të padëshifrueshëm (parafjalë, ndajfolje, lidhëza), të termave xhenerikë (“bëj, “gjë”, “asgjë”, “diçka”, “dikush”), që e bëjnë më të përkthyeshëm në dukje dhe më ekuivok semantikisht. Por, pavarësishtë nga kjo, nuk mund të thuhet se një diskutim i folur është më pak i qartë se diskutimi i shkruar ( Shkurtaj.Gj, 2013). 2.2.1. Dialekti i gegërishtes Të folmet shqipe të Kosovës bëjnë pjesë në nëndialektin e gegërishtes verilindore. Brenda vetë Kosovës shënohen dallime midis të folmeve të: Rrafshit të Dukagjinit, të folmeve të Drenicës, Rrafshit të Kosovës, të Karadakut, të Llapit e Gollakut. Veçoritë që i dallojnë dialektin gegërisht dhe toskërisht janë fonetike, gramatikore dhe leksikore. Në sistemin fonetik: për gegërishten është karakteristike seria e zanoreve hundore, pra aty ekziston kundërvenia e zanoreve hundore me zanore gjegjëse gojore, (hî-ni, rê-ja, vêna, dry-ni, sy-ni, zâ-ni, hû-ni); gegërishtja ka grupin nistor vo, kurse toskërishtja va (vaj, varr, vatër etj. toskërishtja dhe voj, varr, voter, gegërishtja), të folmet e gegërishtes kanë serinë e fonemave zanora gojore të gjata, që formojnë kundërvënie me të shkurtrat, kurse toskërishtja nuk e ka një kundërvënie të këtillë në sistemin e fonemave zanore etj., edhe në sistemin gramatikor, sidomos në sistemin morfologjik, dy dialektet dallohen midis tyre nga një sere tiparesh, që nuk kanë prekur strukturën e gjuhës në të njejtën shkallë. Dallimet më të rëndësishme për strukturën gramatikore të dialekteve janë ato që lidhen me praninë dhe mungesën e një numri kategorish gramatikore. Kështu gegërishtja ka përemra pronorë vetvetorë, që mungojnë në toskërishte (i vet, e vet, të vet), ka forma foljore të mbipërbëra për kohën e shkruar që tregojnë se veprimi është kryer në një kohë më të largët se ajo që tregon forma e së kryerës ( kam pas vojt, kasha pas vojt, etj.), ajo ka gjithashtu mbiemra prejfoljorë me prapashtesën –shëm, që tregojnë aftësi, mundësi (i punueshëm, i thyeshëm, i vyeshëm, i zieshëm, etj.), në toskërishte këto kategori mungojnë (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
  • 12. 11 2.2.2. Dialekti i toskërishtes Grupe të folmesh të toskërishtes; toskërishtja veriore e krahut perëndimor, lindor, Labërishtja, Çamërishtja, të folmet e arbëreshëve të Italisë, e folmja e Mandricës (Bullgari) e folmja e shqiptarëve të Ukrainës. Në sistemin fonetik për toskërishten është karakteristike zanore gojore, (hi-ri, re-ja, ve-ra, zëri, syri, hu-ri ); toskërishtja ka ë në serinë e zanoreve të theksuara kurse, gegërishtja nuk e ka këtë fonemë në këtë rast ajo i përgjigjet toskërishtes me â ( bëj, lëm, hënë në toskërishte dhe bâj, lâm, hâ:n në gegërishte. Toskërishtja ka si karakteristikë rotacizmin ( rëra, bëra, zëri, dimri, lakra, zuri, hyri etj.), kurse gegërishtja e ka ruajtur bashtinkëlloren n ndermjet zanoreve (râna, bâna, zâni, dimni, lakna, zûni, hyna etj.), toskërishtja ka togzanor ose titong ua, kurse gegërishtja në përgjithësi ka u, disa të folme kanë togun ue (grua, duar, shkruajta etj. Në toskërishte dhe grue/gru, duer/dur, shkruejsha/shkrujsha etj. në gegërishte). Midis toskërishtes dhe gegërishtes ka një numër dallimesh që lidhen me variantet e strukturave të formave gramatikore. Kështu, gegërishtja për të pakryerën e foljeve veprore ka një formë sigmatike (mbyllsha “mbyllja”, lajsha “laja” etj.), kurse toskërishtja ka një formë asigmatike (mbyllnja, mbylljam, mbyllja, “mbyllja” etj., lanja, lanjam, etj. “laja” etj.). Në sferën e leksikut janë shumë të pakta në numër fjalët që dallojnë plotësisht njërin dialekt nga tjetri: çel, çëlës, çerdhe, dryn, fik (zjarrin), fty:r ose fytyr, herët, katun “katund”, krejt, mrrij, “mbërrij”, midis, rrêj, rên “rend”, ship:n, tâmël, tinëz, tlyn, nrroj “ndërroj”, krye, qokth, huti, mzat “mëzat”, qerpik etj. Toskërishtja këtyre u përgjigjet plotësisht me këto fjalë: hap,kyç, fale, kyç ose katinar, shuaj, surrat ose faqe, shpejt, fshat, fare, arrij, në mes, gënjej, breth ose vrapoj, kurris, qumësht, fshehurazi, gjalpë, këmbej, kokë, gjon, buf, dem, qepallë etj. (Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, 2003).
  • 13. 12 3. DEKLARIMI I PROBLEMIT Gjuha është mjeti me të cilin media komunikon me publikun. Njëri nga gjuhëtarët e njohur Gjovalin Shkurtaj, artikujt dhe gjithë shkrimet e medieve i cilëson “vepra komunikimi”. Për të qenë të tilla këto vepra duhet të përmbushin disa standarde. Fillimisht, kodi me të cilin komunikojmë duhet të jetë i kuptueshëm për marrësit. Pra, iu drejtohemi njerëzve të së njëjtës bashkësi në gjuhën që ajo kupton. Gazetarët kanë përgjegjësinë qytetare dhe kombëtare edhe për mënyrën se si e thonë dhe e shkruajnë fjalën. Kjo përgjegjësi është e madhe për shkak të ndikimit që ka gjuha e mediave në gjuhën e publikut. Gjuha e mediave duhet të jetë: e kuptueshme, e qartë, argumentuese, që nuk lë hapësirë për polisemi (interpretime të ndryshme), por ajo duhet të jetë edhe gjuhë pa sharje, pa fyerje, pa konotacione negative. Në mediat masive në Kosovë, për shumë vite është përdorur gjuha standarde. Me zhvillimin e kategorive të reja të mediave, sidomos portale, standardi gjuhësor po pëson ndryshime. Gjithnjë e më shumë në portale gjenden variante të të shkruarit në dialekt. Në vitet e fundit ka edhe portale që zbatojnë dialektin në gjithë strukturën e shkrimeve të tyre. Me përdorimin e dialektit, komunikimi zhvillohet vetëm me kategorinë e lexuesve të cilët e kuptojnë atë.
  • 14. 13 4. METODOLOGJIA Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa metoda, që ndihmojnë nxjerrjen e rezultateve dhe pastaj analizën e tyre. Baza teorike e punimit bazohet në literaturën e përzgjedhur nga studime të gjuhëtarëve të njohur shqiptarë në lëmin e dialektologjisë dhe gjuhës që përdoret në media. Për të zgjeruar hulumtimin dhe për ta ilustruar me shembuj konkret janë monitoruar disa portale në Kosovë. Hulumtimi përfshin vetëm aspektet gjuhësore: drejtshkrimin në lajmet e tyre dhe rastet e përdorimit të dialekteve. Duke marrë parasysh se dialekti, kryesisht ai Gegë është gjetur edhe në fjalitë e gazetarëve / autorëve edhe në citimet e burimeve të informacionit, atëherë monitorimi është shtrirë në të gjithë strukturën e shkrimeve. Gjatë monitorimit janë përzgjedhur vetëm shkrime kur përdoren dialektet dhe në të cilat janë gjetur gabime drejtshkrimore e jo edhe shkrime që zbatojnë gjuhën standarde shqipe. Përveç analizës gjuhësore të përmbajtjes së shkrimeve në portale, në këtë punim përdoren edhe vlerësime të gjuhëtarëve në intervista të ndryshme për aspektet gjuhësore të mediave të reja në Kosovë. Vlerësimet e tyre sjellin perspektiva të specializuara për nivelin e zbatimit të standardit gjuhësor në portale, si media që gjithnjë e më shumë po bëhen burim informacioni, sidomos për të rinjët në Kosovë.
  • 15. 14 5. PREZANTIMI DHE ANALIZA E REZULTATEVE 5.1. Prezantimi i rezultateve 5.1.1. Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës Gjuha e përbashkët e një kombi gjallon nëpërmjet një morie variantesh territoriale e sociale. Për arritjen e njësisë kombëtare, ndihet nevoja e një varianti të përbashkët që të zotërohet dhe të kuptohet nga të gjithë. Ky variant i përbashkët i gjuhës së një kombi quhet gjuhë standarde, që quhet ndryshe edhe gjuhë letrare, shërben si gur kreu i piramidës gjuhësore të një kombi. Gjuha standarde shqipe, duke shërbyer si një emërues i përbashkët i gjithë këtyre varianteve territoriale dhe sociale, shërben si mjet që lehtëson komunikimin midis shqiptarëve, sado të largëta të jenë të folmet e tyre. Por edhe brenda truallit të një të folmeje, çdo shtrese a profesioni qoftë i duhet të ndërroj kodet e ligjërimit gjatë veprimtarisë së tij të përditshme, duke kaluar nga e folmja lokale te gjuha standarde dhe anasjelltas. Një ndër veçoritë e gjuhës standarde është prania e normave në përdorimin e trajtave, të fjalëve e të ndërtimeve. Me normë duhen kuptuar jo vetëm trajtat, fjalët, ndërtimet dhe gjedhet fjalëformuese e sintaksore më të përhapura që shpallën si të detyrueshme për t’u përdorur nga gjithë folësit e një gjuhe, por edhe tërsia e rregullave mbi përdorimin e tyre. Në këtë kuptim të dytë norma përbën një kod. Të tilla kode janë; Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, rregullat e pikësimit në gjuhën letrare shqipe etj. (“ Memushaj.R, 2008”). Karakteristikat e gjuhës në portalet e Kosovës dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa nga portalet përdorin informacionin dhe citatet në gjuhë standarde, ndërsa disa tjera përdorin informacionin në gjuhë standarde, por citatet ose deklaratat e bashkëbisedusve në dialekt. I veçantë është portali rrokum.tv të gjithë informacionin e ka në dialekt. Gjithashtu, në portalet e Kosovës hasim edhe në gabime drejtëshkrimore, të cilët gazetarët po ju japin shumë pak rëndësi drejtshkrimit në lajmet dhe artikuj, vetëm që të japin informacionin në mënyrën sa më të shpejtë për audiencën. Ndërsa në intervistën e realizuar për këtë punim, sa i përket përmisimit të gjendjes se çka duhet të ndërrmarin mediat e reja (portalet), gjuhëtari Behar Berisha vlerëson: “Për të përmirësuar gjendjen e gjuhës dhe përdorimit të drejtë të saj në portalet dhe mediat tona duhet të angazhojnë persona përgjegjës dhe të arsimuar mirë të cilët dallojnë variantet dialektore dhe gjuhën standarde shqipe.”
  • 16. 15 5.1.2. Dialektet në portalet e Kosovës Portalet në Kosovë në përgjithësi informacionin e shkruajnë në gjuhën standarde, gjatë informacionit që portalet postojnë në mënyrë të shpejt hasim edhe në gabime drejtshkrimore. Edhe pse informacioni është në gjuhë standarde, citatet dhe deklaratat e bashkëbiseduesve janë në dialekt. Sa i përket përdorimit të gjuhës standarde në informacion kurse në citate përdorin dialekt ashtu si flasin bashkëbiseduesit, gjuhëtari Behar Berisha vlerëson: “Në informacionet e potaleve të sotme në shumicën prej tyre përdoret gjuha standarde shqipe për arsye të komunikimit dhe të kuptuarit më të lehtë gjuhësor në të gjitha viset ku shtrihen shqiptarët. Ndërsa pse përdorimi i citateve i referohet dialektit të bashkëbiseduesit kjo bëhet për arsye të mos ndryshimit të origjinalitetit të fjalëve dhe të kuptimit më të lehtë të citateve.” Më poshtë sjellim disa nga shembujt e portaleve insajder, gazeta express, lajmi.net në këto shembuj informacioni është në gjuhë standarde, mirëpo citatet janë në dialekt. “Edhe i kam thanë që s’ka me lan gurë pa rrotullu në Kosovë, gjallë a dek paret kam m’i tërheq. Seni i parë që kom me ba, kom me shku në Insajder me publiku rastin”, i kishte thënë “A”-ja Zekës në korrik të këtij viti (“insajderi.com”). “Nuk ka shkuar gjysë ore edhe Iliri me ka thirr. Më ka lut, më ka thonë mos fol se ka me t’u ba viza. Unë s’kam fol ma”, ka thënë “B”-ja (“insajderi.com”). “U kanë te unë në shpi më ka lut mos fol, e mos fol deri qitash kur e shtinën në burg. Më është lajmëruar një vëllai i tij e më ka thanë që nuk kam çka me të bo”, ka treguar “B”-ja. (“insajderi.com). “Unë pritsha me ardh me më marrë Frashëri, se ashtu u morëm vesh që vjen mas gjykimit, po tenaj…”, tha Hana Krasniqi për gazetën Insajderi (“insajderi.com”). “I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja. (“lajmi.net”) “Kur kem shku me pa “Jeep-in”, nuk kena vonu shumë dhe menjëherë jemi kthy te ‘Drumi’, ku edhe kam qëndru deri në ora 13:40, e më pas jam nis për varreza, ka lagja e ‘Kamajve’”, tha ai. (“gazetaexpress.com”).
  • 17. 16 “Naseri ka fol me dikon në telefon, po unë nuk e di se çka, pasi që jom kon ty fol me Kushtrimin, kur e ka kry bisedën. Kushtrimi e ka vet se me kon fole, Naseri i ka thon me vjehrrën se më paska ardhë prej Amerikës”, tha dëshmitari Kastriot Pajazitaj (“gazetaexpress.com”). Në përgjithësi, përshtypja e krijuar është që mediat tradicionale, shtypi dhe televizioni, janë më të kujdesshme në dhënien e informacionit, për shkak të hierarkisë strukturore të tyre dhe fazave që i kalon informacioni para publikimit. Portalet janë media që e transmetojnë më shpejt informacionin. Jo të gjithë, por pjesa më e madhe e tyre, u kushton më pak ose aspak rëndësi rregullave dhe standardeve të gazetarisë në përgjithësi. Këtu nuk bëjnë përjashtim as standardet e përdorimit të gjuhës. “Sa u përket portaleve, mendoj që janë ato që më së shumti po i mëshojnë indit të gjuhës. Nëse mediat tradicionale (siç po i quani ju shtypin dhe televizionet) kanë ende një grimëz përgjegjësie, kontrolli e filtri redaksional (pavarësisht nga niveli i njohjes së tyre gjuhësore), portalet janë tërësisht jashtë këtij sistemi mbikëqyrës. Ato aty-këtu strehohen vetëm në ndërgjegjen e shkruesit, gjë që shkakton erozionin gjuhësor e kulturor kur e dimë që kemi të bëjmë me media të kudo ndodhshme, që kanë ndikim të keq sidomos në kulturën gjuhësore të të rinjve. Përgjatë kontaktit me këto mediume, tok me gjuhën, të rinjtë e bjerrin edhe kujdesin, vlerësimin, vetëdijen mbi rëndësinë e gjuhës së tyre, gjë që është më e rrezikshme edhe se cilido lëshim që vjen nga mosnjohja e një rregulle gramatikore.” – vlerëson Vjollcë Berisha (“portali.mk”).
  • 18. 17 5.1.3. Dialekti në portalin rrokum.tv Portali rrokum.tv është i veçantë krahasuar me portalet e tjera në Kosovë. Ai është specifik sepse informacioni shkruhet i gjithi në dialekt. Këtu dialektet dhe të folmet nuk zbatohen vetëm në raste të citateve apo të deklaratave. Por i gjithë informacioni që në titull është në dialekt. Gjatë monitorimit të këtij portali do të sjell si shembuj disa nga informacionet që janë të shenuar në dialekt. Shembulli 1: Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuen shkarkimin e Rikalo’s E mërkurë, 4 Tetor 2017 Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zashme gjatë interpelancës së djeshme për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, mbasi ka akuza publike ndaj tij për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Megjithatë, kur erdhi koha për votimin e mocionit për shkarkimin e Ministrit Rikalo, nga 32 deputetë sa i ka LVV, vetëm 11 votuen, të tjerët nuk ishin në sallë. Zadhanësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thanë për lajmi.net se deputetët e këtij subjekti politik votuen për shkarkimin e Rikalos. Ai ka thanë se deputetët tjerë të Vetëvendosjes munguen në seancë dhe se po t’ishin prezent kishin me votue për shkarkimin e ministrit serb. “Asht e vërtetë që disa deputetë tanë munguen në seancë, dhe kjo ka ndodh për shkak të angazhimeve të tjera të tyne. Sikur t’ishin në seancë, rrjedhimisht secili prej tyne kishte me votue për shkarkimin e Rikalos. Problemi asht PAN që mbron Rikalon jo mungesa e ndonjë deputeti në seancë”, ka përfundue Hoti (“rrokum.tv”). Ndërsa në gjuhën standarde këto informacione do të duhet të ishin kështu: Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuan shkarkimin e Rikalo’s E mërkurë, 4 Tetor 2017
  • 19. 18 Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë e zënshme gjatë interpelancës së djeshme për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, mbasi ka akuza publike ndaj tij për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Megjithatë, kur erdhi koha për votimin e mocionit për shkarkimin e Ministrit Rikalo, nga 32 deputetë sa i ka LVV, vetëm 11 votuan, të tjerët nuk ishin në sallë. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net se deputetët e këtij subjekti politik votuan për shkarkimin e Rikalos. Ai ka thënë se deputetët tjerë të Vetëvendosjes munguan në seancë dhe se po t’ishin prezent do të votonin për shkarkimin e ministrit serb. “Është e vërtetë që disa deputetë tanë munguan në seancë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të angazhimeve të tjera të tyre. Sikur t’ishin në seancë, rrjedhimisht secili prej tyre do të kishte votuar për shkarkimin e Rikalos. Problemi është PAN që mbron Rikalon dhe jo mungesa e ndonjë deputeti në seancë”, ka përfunduar Hoti. Shembulli 2: Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka udhëtue sot për në Bruksel, ku ka me hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit. 4 tetor 2017 Siç njofton MIE, në vizitën e parë jashtë shtetit, Ministrja e Integrimit Europian, Hoxha, ka me hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka ba Kosova në jetësimin, në terren të MSA’s, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhun me Agjendën për Reforma Europiane, marrëdhaniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim- Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA’s, për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA’n dhe zbatueshmëninë e saj në Kosovë (“rrokum.tv”).
  • 20. 19 Teksti në gjuhë standarde: Ministrja Hoxha hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do t’a hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Siç njofton MIE, në vizitën e parë jashtë shtetit, Ministrja e Integrimit Europian, Hoxha, do t’a hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të flitet për progresin që ka bërë Kosova në jetësimin, në terren të MSA’s, programi Kombëtar 2017 për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi dhe monitorimi, dhe hapat e ardhshëm për vitin 2018 lidhur me Agjendën për Reforma Europiane, marrëdhaniet BE–Kosovë në kuadër të Procesit të Stabilizim- Asociimit, zhvillimet kryesore që nga Këshilli i fundit i SA’s, për Procesin e Reformës së Administratës Publike dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me MSA-në dhe zbatueshmërinë e saj në Kosovë. Shembulli 3: Policia e Kosovës arreston 21 persona E enjte, 5 Tetor 2017 Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestue 21 persona në krejt territorin e vendit për vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha arrestimet asht informue prokurori i shtetit me urdhnin e të cilit gjashtë janë dërgue në mbajtje, ndërsa të tjerët janë lirue në procedurë të rregullt. (“rrokum.tv”) Informacioni në gjuhën standarde: Policia e Kosovës arreston 21 persona E enjte, 5 Tetor 2017 Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona në krejt territorin e vendit për vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me
  • 21. 20 urdhërin e të cilit gjashtë janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Shembulli 4: Vucic e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE E mërkurë, 15 Nëntor 2017 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic mbas takimit me kreun e diplomacisë së BE’s, Federica Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhanë mbështetje të fuqishme Serbisë për me përshpejtue integrimin në BE. “Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë ma të randësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Europian”, ka thanë Vucic. Takimi asht mbajt në selinë e Komisionit Europian. Mogherini ka njoftue se temat kryesore të diskutimit me Vucic kanë qenë marrëdhaniet midis Serbisë dhe BE’s, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhanieve Beograd-Prishtinë. Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian (“rrokum.tv”). Në gjuhën standarde shqipe informacioni do të shkruhej: Vuçiç e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbas takimit me kreun e diplomacisë së BE’s, Federica Mogherinin tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme Serbisë për me përshpejtuar integrimin në BE. “Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Europian”, ka thënë Vuçiç. Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Europian. Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiç kanë qenë marrëdhaniet midis Serbisë dhe BE’s, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhanieve Beograd-Prishtinë. Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
  • 22. 21 5.2. Analiza e rezultateve Nga shqyrtimi i literaturës dhe nga monitorimi i informacionit në portalet në Kosovë, del se ato nuk i kushtojnë shumë rëndësi gjuhës që përdorin. Në shumë raste ka gabime drejtshkrimore ashtu si ka edhe gabime të tjera në strukturën e fjalive. Duke analizuar shkaktarin kryesor të lëshimeve drejtshkrimore që i bëjnë shpesh gazetarët, gjuhëtarët kanë parasysh disa aspekte. Niveli i ulët i arsimimit, neglizhenca, presioni i kohës ose arsye të tjera mund të qëndrojnë prapa këtij fenomeni, por cili prej këtyre faktorëve dominon më shumë sipas tyre? Profesoresha e gjuhës shqipe, Vjollcë Berisha ka konstatuar se përdorimi i shqipes standarde në mediat tona lë shumë për të dëshiruar. “… aq sa kam filluar të besoj që kjo shmangie nga standardi i ka kaluar kufijtë e të qenit një mungesë kulture drejtshkrimi e drejtshqiptimi. Ajo ka filluar të shfaqet si pakujdesi totale ndaj gjuhës, për të mos thënë si nënçmim ndaj saj. Nëse vihen re lëshimet që bëhen gjatë hartimit të një teksti në mediat tona elektronike e të shkruara, gjithkush mund të vijë në këtë përfundim fatal për ngritjen kulturore të një kombi. Mjerisht, faktorët që ndikojnë në shmangie nga standardi gjuhësor janë shumë në numër dhe të natyrave të ndryshme. Ato lidhen edhe me çështje të tjera tonat të pambaruara me karakter historik-politik e social. Gjithandej hasim lëshime që s’janë vetëm mungesë dijesh gramatikore, por mospërfillje dhe pavetëdije për krimin, do të thosha unë. Jemi dëshmitarë të shkeljes së rregullave gjuhësore pothuajse në të gjitha llojet e komunikimit, përfshirë edhe librat që i botojmë e, që është më skandalozja e më e dhimbshmja, tekstet shkollore që i hartojmë. Të gjitha së bashku dhe shumë të tjera” (“portal.mk”). Ajo që vërehet në shumë shkrime të portaleve në Kosovë është përdorimi i dialekteve qoftë në tekstin e gazetarit apo në rastet e citimeve. Në disa raste dialekti është i përhapur në portalet e Kosovës, Gjatë monitorimit të portaleve rastet të cilat është gjetur më shpesh dialekti është në citatet dhe deklaratat e bashkëbiseduesve. Në disa prej mediave të reja (portalet) kryesisht gjendet dialekti gegërisht, ashtu si në shembujt vijues: “U kanë te unë në shpi më ka lut mos fol, e mos fol deri qitash kur e shtinën në burg. Më është lajmëruar një vëllai i tij e më ka thanë që nuk kam çka me të bo”, ka treguar “B”-ja. (“insajderi.com).
  • 23. 22 “Naseri ka fol me dikon në telefon, po unë nuk e di se çka, pasi që jom kon ty fol me Kushtrimin, kur e ka kry bisedën. Kushtrimi e ka vet se me kon fole, Naseri i ka thon me vjehrrën se më paska ardhë prej Amerikës”, tha dëshmitari Kastriot Pajazitaj (“gazetaexpress.com”). “I kam thanë këtij që është këtu djalin me ma pshtu”, ka rrëfyer dëshmitarja (“lajmi.net”). Kjo dukuri, sipas gjuhëtarëve ngre problemin e respektimit të gjuhës shqipe nga institucionet dhe nga mediat në Kosovë. “Gjuha amtare është tipar dallues më themelor i kombit pra, ajo duhet respektur nga të gjitha institucionet dhe mediat (portalet) në Kosovë. Kur flasim për portalet dhe mediat e reja shqiptare gjuha standarde nuk përdoret në tërësi, pra në shumicën e tyre zë vend gjuha lokale apo dialektore duke futur edhe fjalë të huaja të panevojshme. Jo vetëm që nuk e vlerësojn gjuhën e përdorur nga portalet por edhe informacionet shpesh herë janë jo të sakta dhe jo burimore.”- vlerëson gjuhëtari Behar Berisha. Në portalin rrokum.tv, i gjithë informacioni është në dialekt, me përjashtim të rasteve kur informacioni që e publikojnë është marrë nga media të tjera. Shembulli në vazhdim ilustron mënyrën e të shkruarit në portalin rrokum.tv. Policia e Kosovës arreston 21 persona E enjte, 5 Tetor 2017 Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestue 21 persona në krejt territorin e vendit për vepra dhe incidente të ndryshme. Për të gjitha arrestimet asht informue prokurori i shtetit me urdhnin e të cilit gjashtë janë dërgue në mbajtje, ndërsa të tjerët janë lirue në procedurë të rregullt (“rrokum.tv”). Se a janë të dobishme apo të dëmshme rastet e zbatimit të dialekteve në mediat e reja (portalet) në Kosovë, gjuhëtari Behar Berisha vlerëson: “Sipas përshtypjes sime për portalet e sotme të reja në Kosovë gjuha dialektore mund të përdoret dhe të komunikohet duke pas parasysh nivelin arsimor të shtresave të ndryshme shoqërore. Pra përdorimi dialektor arsyetohet duke pas parasysh marrëveshjen më të lehtë dhe më të kuptueshëm për të gjitha shtresat e shoqëris shqiptare.”
  • 24. 23 6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Gjuha është element i rëndësishëm në përgatitjen e informacionit për secilën kategori të mediave. Gjuha shqipe hyn në mesin e gjuhëve të zhvilluara. Kongresi i Drejtshkrimit është mbajtur në vitin 1972 dhe aty janë vendosur parimet e gjuhës standarde shqipe. Në themel të gjuhës standarde është vendosur dialekti i toskërishtes. Mediat janë konsideruar institucione të rëndësishme që i shërbejnë përhapjes dhe zotërmit të gjuhës standarde. Në ditët e sotme, gjuhëtarët vlerësojnë se mediat, sidomos ato që njihen si media të reja, janë larguar nga zbatimi i drejtshkrimit të gjuhës standarde dhe po përdorin gjithnjë e më shumë dialektet. Gabime të shumta gjuhësore vërehen pothuajse çdo ditë në faqet e portaleve, që tërheqin vëmendjen sidomos të rinjve. Gazetarët dhe redaktorët e tyre nuk i kushtojnë kujdes dhe nuk e kryejnë përgjegjësinë që kanë për të përdorur gjuhë të kuptueshme dhe të qartë për publikun e tyre. Gjatë monitorimit në mediat e reja (portalet) disa prej tyre përdorin gjuhë standarde në informacion kurse në citate dialekt. Gjatë hulumtimit për këtë punim, rastet e përdorimit të dialekteve janë gjetur në citate ku përmes ligjëratës së drejtë shprehen qëndrimet e bashkëbiseduesve. Mediat e reja (portalet) janë bërë pjesë e përditshmëris sonë, gjatë gjithë ditës që nga mëngjesi e deri në mbrëmje sa herë që hapim njërin nga rrjetet sociale ne hasim në portale të ndryshme. Disa janë të kuptueshme për audiencën e disa më pak të kuptueshme. Sipas mendimit tim në të ardhmën mediat e reja (portalet) që të kenë një audiencë edhe më të gjerë duhet të jenë të kujtesshme në gjuhën që përdorin, duhet te permisojn gjendjen e standardit gjuhësor, duhet të kushtojn rëndësi më të madhe zbatimit të drejtshktimit, jo vetëm që të jenë të shpejtë në postimin e informacionit por të jenë të saktë e të kuptueshëm duke i zbatuar të gjitha rregullat, shmangies së dialekteve pasi që dialekti kuptohet vetëm nga një pjesë e popullësisë, gjuha e tyre duhet të jetë gjuhë standarde pasi është gjuha që kuptohet nga i gjithë populli shqiptarë. Sot mediat e reja (portalet) nuk janë edhe shumë të kujdesshme në këtë aspekt, sa që ndonjëherë arrin në atë mënyrë që ne as që kuptojm qëllimin e mediave të reja (portalet).
  • 25. 24 7. REFERENCAT A. Kostrallari, M. Domi, E.Çabej: (1974) Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, Prishtinë Gj. Shkurtaj: (2013 ) Si të shkruajmë shqip, Botimet Morava, Tiranë Gj. Shkurtaj: (2009) Sociolinguistikë e shqipes, Botimet Morava, Tiranë J. Gjinari, Gj. Shkurtaj: (2003) Dialektologji, Tiranë Q. Murati: (2013) Fjalor i gabimeve gjuhësore, ITSHKSH, Shkup R. Memushaj: (2008) Shqipja Standarde, Botimet Toena, Tiranë Intervistë me Behar Berisha gjuhëtar, e realizuar përmes emailit në nëntor 2017 “Portali Insajder” [Online] Skema e mashtrimit me viza-120 mijë euro në dorë Milaim Zeka http://www.insajderi.com/hulumtime/skema-e-mashtrimit-viza-120-mije-euro-ne-dore-milaim- zekes/ [ e qasshme më 04.10.2017] “Gazetaexpress” [Online] Dëshmitari thotë se pasi ka kaluar Donjeta Pajazitaj, i akuzuari e ka ndjekur,http://www.gazetaexpress.com/lajme/deshmitari-thote-se-pasi-ka-kaluar-donjeta- pajazitaj-i-akuzuari-e-ka-ndjekur-453301/ [e qasshme më 26 Tetor 2017] “Portali Rokum.tv” [Online] Flet Vetëvendosje: Kjo ishte arsyeja pse deputetët s’e votuen shkarkimin e Rikalo’s http://www.rrokum.tv/lajme/flet-vetevendosje-kjo-ishte-arsyeja-pse- deputetet-se-votuen-shkarkimin-e-rikalos/ [e qasshme më 4 Tetor 2017] “Portali Rrokum.tv” [Online] Ministrja Hoxha hap takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit http://www.rrokum.tv/lajme/ministrja-hoxha-hap-takimin-e-komitetit-te-stabilizim-asociimit/ [e qasshme më 4 Tetor 2017] “Portali Rokum.tv” [Online] Policia e Kosovës arreston 21 persona http://www.rrokum.tv/lajme/policia-e-kosoves-arreston-21-persona-2/ [e qasshme më 5 Tetor 2017]
  • 26. 25 “Portalb.mk” [Online] Perdorimi i gjuhës standarde në media, “ intervistë Vjollca Berisha” http://portalb.mk/374881-perdorimi-i-gjuhes-standarde-ne-media-drejtshkrimi-viktime-e- gazetareve/ [ e qasshme më 28/2/2017] “Lajmi.net”[Online] Dëshmitarja: Ivanoviqin e luta për jetën e djalit http://lajmi.net/deshmitarja- ivanoviqin-e-luta-per-jeten-e-djalit/ [ e qashsme më 10 Nëntor 2017] “Portali Rrokum.tv” [Online] Vucic e merr lajmin: Pa njohjen e Kosovës s’ka integrim në BE http://www.rrokum.tv/lajme/vucic-e-merr-lajmin-pa-njohjen-e-kosoves-ska-integrim-ne-be/ [ e qasshme më 15 Nëntor 2017] “Portali Insajderi” [Online] Nëna e Frashër Krasniqit ishte e shtrirë në spital kur mori lajmin për djalin e saj http://www.insajderi.com/nena-e-frasher-krasniqit-ishte-e-shtrire-ne-spital-kur-mori- lajmin-per-djalin-e-saj/ [e qasshme më 18.
  • 27. 26
  • 28. 27
  • 29. 28
  • 30. 29
  • 31. 30