SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 3
Network-ët Social: Një revolucion në komunikimin publicitar

                                     Dr.Ilirjan Lipi
                          Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës
                                    MSc.Rudina Lipi
                                   Universiteti Kristal

Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund
të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës.

Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së
publicitetit për ndërmarrjet




1.Historik i social network

Fenomeni i Network-ve Social lindi në Shtetet e Bashkuara për tu shtrirë më pas në te
gjithe botën.

Në fillim dinamika e ndërtimit të rrjeteve sociale ishte zhvilluar rreth tre tematikave:
fusha profesionale, ajo e miqësisë dhe e lidhjeve të dashurisë.

Shumë shpejt panorama ka ndryshuar tërësisht. Network-u Social është një strukturë
sociale e ndërtuar nga nyja (të cilët janë kryesisht individe dhe organizata) që janë të
lidhur nga një ose më shumë llojë të vecanta ndërvarësish të tilla si: vlera, visioni, idete,
shkëmbime financiare, miqësi, lidhje dashurie, mospëlqim, lidhje familjare, diskutime,
debate dhe tregti.
Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund
të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës.
Rrjetet sociale nuk janë një fenomen i ri në komunitetin njerëzor. Le të kujtojmë për
shembull disa koncepte me të cilat shoqëria edhe ajo në Shqipëri është përballur: koncepti
”klan”, koncepti ”fis”, koncepti ”kooperative”..etj.
E re është mënyra sesi web-i ka mundësuar të riofroje të tilla struktura nga momenti që i
ka pajisur me instrumenta që iu kanë lejuar këtyre rrjeteve të shtrihen në mënyrë të
fuqishme.
Nëpërmjet këtyre suporteve, njerëzit kanë mundur jo vetëm të vendosin kontakte midis
tyre, por të bëhen protagonistë të komunikimit.

2. Social network, kompanitë dhe konsumatorët
Në bazë të mekanizmit të funksionimit të rrjeteve social, është fuqizuar dhe koncepti i
socializimit në prodhimin dhe shpërndarjen e             materialeve (informacionit, apo
permbajtjes).
Ky mekanizem favorizon prodhimin e modeleve të rejave të mjeteve të komunikimit të
përqëndruar në agregimin e individëve në një komunitet që artikulohen dhe shpërndahen
në mënyra të larmishme.
Pjesëmarrja aktive si liria për bashkëndarje, bashkëpunim, bashkëbisedim - është
pikërisht celësi i ndryshimit të nisur nga web 2.0.
Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së
publicitetit për ndërmarrjet. Nëpërmjet mekanizmave të network-ëve social nuk kanë
ndryshuar vetëm instrumentat, por dhe vetë komunikimi.
Publiciteti tradicional nuk funksionon më dhe si pasoje e faktit se konsumatorët kanë
ndryshuar modelet ( zakonet ) e tyre te blerjes.
Ndërmarrjet kanë përsëri të njëjtin problem atë të arritjes së objektivave të shitjes duke
kërkuar të përfshijnë blerësit. Këtij ndryshimi në metodologjinë e shitjes dhe të
komunikimit të ndërmarrjeve, ashtu sic ishte konceptuar tradizionalisht, i shtohet
revolucioni i nisur nga mjetët sociale të komunikimit.
Ndërmarrjet e kuptuan se nevojitet përfshirja e klienteve të vet në bërjen e dickaje derisa
atë të jenë përsëri aktive në blerje. Asgjë s’është më e mirë se një instrument i tillë si
rrjeti social për të arritur këtë objektiv.
Komunikimi nëpëmjet network-eve social është një fenomen që bazohet në pjesëmarrjen
aktive të personave të përfshirë në të. Cdo përdorues i vetëm gjeneron përmbajtje ( psh
ndonjë temë ose topic interesant), përkthen ose dekodon komunikimin e të tjerëve duke e
aplikuar në aspektin personal, bëhet pjesëmarrës i fluksit të informacionit që gjendet në
web etj.
Shitjet mbështeten dhe falë faktit që, nëpërmjet këtyre instrumentave, ndërmarrjet mund
të dëgjojnë klientet e tyre dhe tu përgjigjen nevojave të tyre që komunikohen në mënyrë
direkte dhe spontane në platforma të tilla si psh.: Facebook ose Myspace.
Nga ana tjetër ndërmarrjet, që flasin ose shprehen në network-ët social janë në gjendje të
ofrojnë promocion të vecantë që e bëjnë përdoruesin besnik dhe aktiv.
Kufizimi i parë i marketingut nëpërmjet mjeteve sociale të komunikimit në fakt është
vëmendja: praktikat e zhvilluara nga një përdorues janë të shumta, të segmentuara,
rastësore dhe shpesh konfuze.
Falë faktit se ofrohen komunikime të favorshme, ndërmarrjet mund të sigurojnë një
hapësirë të vogël në brendësi të memories së klientit.
Një tjetër moment i rëndësishëm është ai sesi imazhi i një ndërmarrje ose organizate
mund të modifikohet nëpërmjet kësaj platforme.
Në të vërtetë në faqet e Facebook, network-u social përgjithësisht më i përhapur në botë,
përdoruesit kanë mundësinë të krijojnë dhe të rishkruajnë historinë e ndërmarrjes.
Network-u ne Janar 2009 numeron rreth 200 milion anetare nga gjithe bota.

    Rrjeti bazohet mbi këtë mekanizem: nga njëra anë favorizon propagandimin e
           produktit, nga ana tjetër lejon ripunimin dhe rimiximin e markës.

Más contenido relacionado

Similar a Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor

Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
Duresa M. Bytyqi
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
ekonomia
 

Similar a Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor (9)

Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
 
Mediat e reja
Mediat e rejaMediat e reja
Mediat e reja
 
Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
 
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
Ndikimi i mediave sociale ne shoqeri !!!
 
Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Reklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimit
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
 
Ubt master - copy (3)
Ubt master - copy (3)Ubt master - copy (3)
Ubt master - copy (3)
 

Más de Ilirjan (10)

Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I Thirrjes
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008
 

Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor

  • 1. Network-ët Social: Një revolucion në komunikimin publicitar Dr.Ilirjan Lipi Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës MSc.Rudina Lipi Universiteti Kristal Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës. Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së publicitetit për ndërmarrjet 1.Historik i social network Fenomeni i Network-ve Social lindi në Shtetet e Bashkuara për tu shtrirë më pas në te gjithe botën. Në fillim dinamika e ndërtimit të rrjeteve sociale ishte zhvilluar rreth tre tematikave: fusha profesionale, ajo e miqësisë dhe e lidhjeve të dashurisë. Shumë shpejt panorama ka ndryshuar tërësisht. Network-u Social është një strukturë sociale e ndërtuar nga nyja (të cilët janë kryesisht individe dhe organizata) që janë të lidhur nga një ose më shumë llojë të vecanta ndërvarësish të tilla si: vlera, visioni, idete, shkëmbime financiare, miqësi, lidhje dashurie, mospëlqim, lidhje familjare, diskutime, debate dhe tregti.
  • 2. Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës. Rrjetet sociale nuk janë një fenomen i ri në komunitetin njerëzor. Le të kujtojmë për shembull disa koncepte me të cilat shoqëria edhe ajo në Shqipëri është përballur: koncepti ”klan”, koncepti ”fis”, koncepti ”kooperative”..etj. E re është mënyra sesi web-i ka mundësuar të riofroje të tilla struktura nga momenti që i ka pajisur me instrumenta që iu kanë lejuar këtyre rrjeteve të shtrihen në mënyrë të fuqishme. Nëpërmjet këtyre suporteve, njerëzit kanë mundur jo vetëm të vendosin kontakte midis tyre, por të bëhen protagonistë të komunikimit. 2. Social network, kompanitë dhe konsumatorët Në bazë të mekanizmit të funksionimit të rrjeteve social, është fuqizuar dhe koncepti i socializimit në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve (informacionit, apo permbajtjes). Ky mekanizem favorizon prodhimin e modeleve të rejave të mjeteve të komunikimit të përqëndruar në agregimin e individëve në një komunitet që artikulohen dhe shpërndahen në mënyra të larmishme. Pjesëmarrja aktive si liria për bashkëndarje, bashkëpunim, bashkëbisedim - është pikërisht celësi i ndryshimit të nisur nga web 2.0. Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së publicitetit për ndërmarrjet. Nëpërmjet mekanizmave të network-ëve social nuk kanë ndryshuar vetëm instrumentat, por dhe vetë komunikimi. Publiciteti tradicional nuk funksionon më dhe si pasoje e faktit se konsumatorët kanë ndryshuar modelet ( zakonet ) e tyre te blerjes. Ndërmarrjet kanë përsëri të njëjtin problem atë të arritjes së objektivave të shitjes duke kërkuar të përfshijnë blerësit. Këtij ndryshimi në metodologjinë e shitjes dhe të komunikimit të ndërmarrjeve, ashtu sic ishte konceptuar tradizionalisht, i shtohet revolucioni i nisur nga mjetët sociale të komunikimit. Ndërmarrjet e kuptuan se nevojitet përfshirja e klienteve të vet në bërjen e dickaje derisa atë të jenë përsëri aktive në blerje. Asgjë s’është më e mirë se një instrument i tillë si rrjeti social për të arritur këtë objektiv. Komunikimi nëpëmjet network-eve social është një fenomen që bazohet në pjesëmarrjen aktive të personave të përfshirë në të. Cdo përdorues i vetëm gjeneron përmbajtje ( psh ndonjë temë ose topic interesant), përkthen ose dekodon komunikimin e të tjerëve duke e aplikuar në aspektin personal, bëhet pjesëmarrës i fluksit të informacionit që gjendet në web etj. Shitjet mbështeten dhe falë faktit që, nëpërmjet këtyre instrumentave, ndërmarrjet mund të dëgjojnë klientet e tyre dhe tu përgjigjen nevojave të tyre që komunikohen në mënyrë direkte dhe spontane në platforma të tilla si psh.: Facebook ose Myspace. Nga ana tjetër ndërmarrjet, që flasin ose shprehen në network-ët social janë në gjendje të ofrojnë promocion të vecantë që e bëjnë përdoruesin besnik dhe aktiv. Kufizimi i parë i marketingut nëpërmjet mjeteve sociale të komunikimit në fakt është vëmendja: praktikat e zhvilluara nga një përdorues janë të shumta, të segmentuara, rastësore dhe shpesh konfuze.
  • 3. Falë faktit se ofrohen komunikime të favorshme, ndërmarrjet mund të sigurojnë një hapësirë të vogël në brendësi të memories së klientit. Një tjetër moment i rëndësishëm është ai sesi imazhi i një ndërmarrje ose organizate mund të modifikohet nëpërmjet kësaj platforme. Në të vërtetë në faqet e Facebook, network-u social përgjithësisht më i përhapur në botë, përdoruesit kanë mundësinë të krijojnë dhe të rishkruajnë historinë e ndërmarrjes. Network-u ne Janar 2009 numeron rreth 200 milion anetare nga gjithe bota. Rrjeti bazohet mbi këtë mekanizem: nga njëra anë favorizon propagandimin e produktit, nga ana tjetër lejon ripunimin dhe rimiximin e markës.