SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 4
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Drejtësisë
Departamenti Penal
Lënda: Kriminologji
Grupi IV
ESSE
TEMA: TEORIA E STRUKTURAVE SOCIALE
Krimi si fenomen individual dhe i shoqërisë dhe shkaqet e tij, kane qene perhere objekt
interesimi si ne kohët e hershme apo ditet e sotme. Ka pasur gjithmonë përpjekje për
shpjegimin shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit. Shpjegimet kanë qenë të ndryshme, shpesh
kanë qenë të përcjellura me mistizëm dhe me interpretime irracionale jo të drejta. Qasjet ishin te
varura nga shkallët e civilizimit, orientimit ideor, përcaktimit profesional dhe nivelet shkencor të
personit që ka dhënë shpjegimin.
Orvatjet për luftimin e krimit kanë qenë permanente siç shihet edhe nga ndalesat e para të
shoqërive primitive e deri te inkriminimet e shumë sjelljeve si krime e vepra penale.
Autorët komentojnë se: Historia e njerëzimit është ne te njëjtën kohe edhe historia e krimit, sepse
historia e njerëzimit ka kaluar ngjarje e kohëra te përcjella me dhune e krime të ndryshme.
Krimi nga natyra është i dhunshëm e gjithmonë i ka krijuar pa siguri popullatës. Krimi dhe
sjelljet e ndryshme kriminale janë bërë sot teme e ditës, si në mediat e shkruara dhe elektronike.
Sot programet televizive, e radiove, interneti etj, janë përplot me tema dhe përmbytje te dhunës,
vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, akteve terroriste, skandaleve dhe sjelljeve të tyre patologjike
dhe kriminale.
Të shpjegosh kriminalitetin në ditët e sotme është mjaft e vështirë për vetë faktin se shoqëria
ka bërë hapa të mëdhenj në këtë fushë. Tekonologjia nga ana tjetër ka ndihmuar si në
parandalimin e tij, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të tij, shpeshhere duke e sofistikuar atë. Por a
mund të themi se dhe faktorët sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e kriminalitetit?
A është ndikimi i faktorëve sociale një shtysë me shumë për përhapjen e tij?
Teoritë sociologjike duket se janë munduar deri diku të shpjegojnë kriminalitetin, rolin që luajnë
struktuarat, institucionet dhe proceset sociale në formimin e sjelljes njerëzore. Këto teori lindën
fillim te shek XX, në një kohë kur qytetet amerikanenjohën rritje të madhe ekonomike,
demografike si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë bga zonat rurale drejt atyre urbane. Në
fillim te ketyre teorive jane vënë në studim ato shtresa të ulëta të shoqërisë që janë të
predispozuara më tepër të preken nga kriminaliteti.
Krimi konsiderohet si dukuri e shtresave të ulëta. Të gjitha teorite sociologjike e shpjegojne
kriminalitetin në bazë të strukturës sociale të një grupi të caktuar por këto teori dallojnë në faktin
se cili faktor i jetës sociale ndikon më shumë tek përhapja dhe zhvillimi i kriminalitetit. Secila
teori ka pikëpamjen e saj të vecantë. Dhe që ne të japim një mendim tonin lidhur me këto teori
po i shpjegojmë pak për mënyrën si e shpjegojnë kriminalitetin dhe krimin.
Së pari teoria e shmangies së kulturave, e zhvilluar nga profesorët e Departamentit të
Sociologjisë parane Çikagos, thotë se sjellja kriminale është shprehje e konformizmit ndaj
vlerave dhe traditave të shtresës së ulët, përkatësisht kriminaliteti është më i përhapur në zonat
periferike të qendrave të banuara. Vlerat ekonvencionale të shtresës së ulët kalojnë nga një brez
në tjetrin, për rrjedhojë, kjo teori quhet ndryshe teoria e transmetimit kulturor. Sipas Thorsten
Selinit, nje përkrahës i kësaj torie, ligjet mund të shkaktojnë problem mes njerëzve, pasi këta të
fundit kanë rregulla të përditshme që rregullojnë sjelljet e tyre.
Bindja ndaj normave të grupit të tyre mund të cojë në shkeljen e normave të një grupi tjetër.
Konfliktet midis kulturave lindin krime dhe kriminalitet.
Teoria e zhgënjimit është ajo teori që pranon se shtresat e ulëta janë më të priruara ndaj krimit,
sesa anëtarët e shtresave të mesme dhe të larta. Duke qene se pjesa më e madhe e njerëzve
kërkojne të jenë të pushtetshëm, të kenë pasuri, të kenë nje jetë më të mirë, të jenë të suksesshëm
dhe jo të gjithë i arrijnë këto gjëra. Ata të cilët nuk i përmbushin synimet e tyre, ndihen të fyer, të
zhgënjyer ndaj shoqërisë, megjithësë atom und të jenë ndoshta edhe më inteligjentë se shtresat e
larta të shoqërisë. Disa prej këtyre personave të zgënjyer zgjedhin të pranojnë fatin e tyre, te
tjerët zgjedhin mjete alternative duke përfshirë në krim.
Teoria e stepjes/anomisë nga ana tjeter është dhe teoria me interesante. Stepja është rezultat i
situatave kur dëshirat e njerëzve bëhen të pakontrolluara dhe të parealizuara. Njerëzit kanë
dëshirë të kenë pasuri, edukim, pushtet dhe një pozitë të favorshme në shoqëri. Pamundësia
socialeekonomike e klasës së ulët për të arritur këto qëllime i shtyn njerëzit e kësaj klase të
kryejnë krime. Dëshira për të arritur qëllimet bën që tek disa individë të mos ekzistojë stepja për
të kryer veprime të caktuar qofshin ato edhe krime. Kjo teori është vlerësuar për analizën e
sjelleve te njerëzve, por eshte kritikuar pasi nuk realizon shkakun e krimeve. Formë tjetër e
sjelljes së njerëzve është edhe rebelimi.
Teoria nënkulturore është një variant tjetër i teorisë së strukturave sociale. Kjo teori e bazuar në
studimin e bandave në vitet ’50 nga Albert Kohen ka pamjen e saj mbi lindjen e kriminalitetit.
Bandat, sipas Kohenit, ishin një nënkulturë me vlerë të ndryshme nga vlerat e përgjithshme
amerikane që dallonte nga fjalori, besimet e brendshme të anëtarëve, mënyra e vecantë e veshjes
dhe veprimit të anëtarëve të bandës. Personat që i përkasin një nënkulture të tille kanë një ide dhe
vlera të ngjashme. Kështu shumë të rinj mblidhen në grupe ose banda adoleshente dhe kryejnë
vepra penale. Sjellja e grupeve të tilla është e drejtë për nga standartet e nënkulturës, por është e
gabuar për kulturën e gjerë të popullsisë. Koheni i jep rëndësi shkollës dhe shoqërisë. Femijët e
klasës së ulët nuk ndihen mirë në shkollë dhe ndrydhen, për shkak të kërkesave të saj të larta për
të punuar shumë dhe duke qenë se nuk arrijnë të kenë rezultate të mira në shkollë , ata kthehen
në kulturën e bandave ku ndihen të respektuar, dhe kështu bëhën pjesë e botës së krimit.
Teoria e ekologjisë sociale shpjegon që shkaqe i krimit janë kushtet “patologjike të zonave ose
grupeve të vecanta ”. Zonat urbane janë më të prirura për të pasur një nivel krimi më të lartë se
zonat urbane. Nga viti 1920 – 1930 zona urbane e Çikagos u nda ne 5 zona, ku u studiua zona e
transicionit. Rritja e biznesit në këtë zonë kishte sjellë sjellë një zhvendosje të rezidencave,
shtëpi të shumta, varfëri, institucione kulturore dhe restorante të lira, emigrantë, dhe një thyerje
të metodave të zkonshme të kontrollit social. Te kjo zonë u vu në dukje një rritje e krimit.
Këto teori kanë pasur përfaqësuesit dhe kritikuesit e tyre. Dhe pasi bëmë një përmbledhje të tyre,
arrtitëm në disa konkluzione . Po filloj me vlerësimet që mund t’ju bëjmë këtyre teorive . Këto
teori kanë analizuar sjelljen e njerëzvë, kanë analizuar më shumë llloje krimesh në lidhje me
qëllimet ekonomike dhe theksojnë rolin që luajnë kushtet sociale, mjedisi fizik (zona urbane)
shoqëria, shkolla, bandat, pritshmëritë ndaj jetës, bindja ndaj normave të nënkulturës. Shpjegimi
që i bëhet krimit arrin në një stad më të lartë nga këto sociologë që kanë nxjerr konkluzione mjaft
të vlefshme për kohën e studimit dhe zhvillimit të kësaj teorie. Por si çdo teori edhe keto teori
kishin mangesite e tyre, pasi linin pa shpjeguar arsyet e disa krimeve të tjera. Sipas shumicës së
këtyre teorive tregohej se arsyeja kryesore për kryerjen e krimeve ishte varfëria ose që njerëzit e
varfër kryejnë më shumë krime nga njerëzit e shtresave të tjera, duke mos analizuar krimet e
shtresës së mesme apo ato të jakave të bardha. Kjo më duket një mangësi e këtyre teorive që
jane përqëndruar në shpjegimin e krimit vetëm në këtë këndvështrim. Dëshira për fitime, suksese
dhe pasuri siç shpjegojnë këto teori nuk janë të vetmet shkaqe të krimit, por mund te jenë edhe të
tjera si xhelozia, zilia, hakmarrje, kënaqësitë fizike në rastin e krimeve seksuale e shume arsye të
tjera. Gjithashtu thuhet te teoria e Kohenit, që të rinjtë futen në rrugën e krimit për shkak të
ndrydhjes në shkollë. Sipas mendimit tim nuk mund të vlerësohet struktura sociale në këtë rast
pasi jo të gjithë të rinjtë të shtresave të varfëra zgjedhin të kryejnë krime edhe pse pësojnë
ndrydhje në shkollë dhe nga shoqëria. Pasi të rinj të tjerë vendosin që t’i japin forcë vetes dhe t’i
realizojnë qëllimet e tyre në mënyra të tjera më te përshtatshme. Ajo cfarë vihet re tjetër te këto
teori është fakti që shkaqet e krimit merren në një kuptim shumë të ngushtë dhe vetëm në bazë të
arsyjeve që mund të të parashtojnë kornizat e shtresës së ulët. Duket sikur për këto sociologë nuk
“egziston” krimi në klasat e tjera dhe burim i vetëm i krimit është shtresa e ulët e krimit.
Gjithashtu nuk është parë krimi në aspektin individual, por më së shumti krimi në shoqëri, duke
mosanalizuar shkaqe të tjerë të rëndësishëm si familja, situatat e ndryshme që mund të krijohen
në mjedise të veçnta, crregullimet psikologjike, inteligjenca,etiketimi etj. Pavarësisht mangësive
të teorive, teorisë së strukturave sociale nuk mund ti mohohet fakti që ka sjellë një përparësi në
shpjegimin e krimit.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente (8)

Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimit
 
Korrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosoveKorrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosove
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
 
Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezore
 

Destacado (15)

Mekanika e dherave 1
Mekanika e dherave 1Mekanika e dherave 1
Mekanika e dherave 1
 
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
Alo 116 raport tematik dhuna tek femijet vajza ne shqiperi nentor 2013
 
Punimi seminarik ,,mekanika e dherave
Punimi seminarik ,,mekanika e dheravePunimi seminarik ,,mekanika e dherave
Punimi seminarik ,,mekanika e dherave
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
 
Fundamente
FundamenteFundamente
Fundamente
 
Perpilim
PerpilimPerpilim
Perpilim
 
Sanim
SanimSanim
Sanim
 
Punim fizika ndertimore
Punim fizika ndertimorePunim fizika ndertimore
Punim fizika ndertimore
 
Konstruksione Betoni II
Konstruksione Betoni IIKonstruksione Betoni II
Konstruksione Betoni II
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Teoria e konstruksioneve ii
Teoria e konstruksioneve iiTeoria e konstruksioneve ii
Teoria e konstruksioneve ii
 
Dhuna!
Dhuna!Dhuna!
Dhuna!
 
Projektim rruge definitive
Projektim rruge definitiveProjektim rruge definitive
Projektim rruge definitive
 

Similar a Teoria e strukturave sociale

Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
kulla 2010
 
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
AdeaAdemi1
 
Çfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksualeÇfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksuale
Self employed
 
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
Ministry of Health
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te dr
Donalda Kellezi
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Ministry of Health
 

Similar a Teoria e strukturave sociale (20)

PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
 
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
 
Sociologjia
SociologjiaSociologjia
Sociologjia
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKT
 
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
 
Çfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksualeÇfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksuale
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
Kriminologjiaalb 111219031526-phpapp02
 
Heuristikat
HeuristikatHeuristikat
Heuristikat
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te dr
 
Familja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneFamilja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten tone
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 

Teoria e strukturave sociale

  • 1. Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Departamenti Penal Lënda: Kriminologji Grupi IV ESSE TEMA: TEORIA E STRUKTURAVE SOCIALE
  • 2. Krimi si fenomen individual dhe i shoqërisë dhe shkaqet e tij, kane qene perhere objekt interesimi si ne kohët e hershme apo ditet e sotme. Ka pasur gjithmonë përpjekje për shpjegimin shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit. Shpjegimet kanë qenë të ndryshme, shpesh kanë qenë të përcjellura me mistizëm dhe me interpretime irracionale jo të drejta. Qasjet ishin te varura nga shkallët e civilizimit, orientimit ideor, përcaktimit profesional dhe nivelet shkencor të personit që ka dhënë shpjegimin. Orvatjet për luftimin e krimit kanë qenë permanente siç shihet edhe nga ndalesat e para të shoqërive primitive e deri te inkriminimet e shumë sjelljeve si krime e vepra penale. Autorët komentojnë se: Historia e njerëzimit është ne te njëjtën kohe edhe historia e krimit, sepse historia e njerëzimit ka kaluar ngjarje e kohëra te përcjella me dhune e krime të ndryshme. Krimi nga natyra është i dhunshëm e gjithmonë i ka krijuar pa siguri popullatës. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale janë bërë sot teme e ditës, si në mediat e shkruara dhe elektronike. Sot programet televizive, e radiove, interneti etj, janë përplot me tema dhe përmbytje te dhunës, vrasjeve, dhunimeve, rrëmbimeve, akteve terroriste, skandaleve dhe sjelljeve të tyre patologjike dhe kriminale. Të shpjegosh kriminalitetin në ditët e sotme është mjaft e vështirë për vetë faktin se shoqëria ka bërë hapa të mëdhenj në këtë fushë. Tekonologjia nga ana tjetër ka ndihmuar si në parandalimin e tij, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të tij, shpeshhere duke e sofistikuar atë. Por a mund të themi se dhe faktorët sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e kriminalitetit? A është ndikimi i faktorëve sociale një shtysë me shumë për përhapjen e tij? Teoritë sociologjike duket se janë munduar deri diku të shpjegojnë kriminalitetin, rolin që luajnë struktuarat, institucionet dhe proceset sociale në formimin e sjelljes njerëzore. Këto teori lindën fillim te shek XX, në një kohë kur qytetet amerikanenjohën rritje të madhe ekonomike, demografike si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë bga zonat rurale drejt atyre urbane. Në fillim te ketyre teorive jane vënë në studim ato shtresa të ulëta të shoqërisë që janë të predispozuara më tepër të preken nga kriminaliteti. Krimi konsiderohet si dukuri e shtresave të ulëta. Të gjitha teorite sociologjike e shpjegojne kriminalitetin në bazë të strukturës sociale të një grupi të caktuar por këto teori dallojnë në faktin se cili faktor i jetës sociale ndikon më shumë tek përhapja dhe zhvillimi i kriminalitetit. Secila teori ka pikëpamjen e saj të vecantë. Dhe që ne të japim një mendim tonin lidhur me këto teori po i shpjegojmë pak për mënyrën si e shpjegojnë kriminalitetin dhe krimin. Së pari teoria e shmangies së kulturave, e zhvilluar nga profesorët e Departamentit të Sociologjisë parane Çikagos, thotë se sjellja kriminale është shprehje e konformizmit ndaj vlerave dhe traditave të shtresës së ulët, përkatësisht kriminaliteti është më i përhapur në zonat periferike të qendrave të banuara. Vlerat ekonvencionale të shtresës së ulët kalojnë nga një brez në tjetrin, për rrjedhojë, kjo teori quhet ndryshe teoria e transmetimit kulturor. Sipas Thorsten Selinit, nje përkrahës i kësaj torie, ligjet mund të shkaktojnë problem mes njerëzve, pasi këta të fundit kanë rregulla të përditshme që rregullojnë sjelljet e tyre. Bindja ndaj normave të grupit të tyre mund të cojë në shkeljen e normave të një grupi tjetër. Konfliktet midis kulturave lindin krime dhe kriminalitet.
  • 3. Teoria e zhgënjimit është ajo teori që pranon se shtresat e ulëta janë më të priruara ndaj krimit, sesa anëtarët e shtresave të mesme dhe të larta. Duke qene se pjesa më e madhe e njerëzve kërkojne të jenë të pushtetshëm, të kenë pasuri, të kenë nje jetë më të mirë, të jenë të suksesshëm dhe jo të gjithë i arrijnë këto gjëra. Ata të cilët nuk i përmbushin synimet e tyre, ndihen të fyer, të zhgënjyer ndaj shoqërisë, megjithësë atom und të jenë ndoshta edhe më inteligjentë se shtresat e larta të shoqërisë. Disa prej këtyre personave të zgënjyer zgjedhin të pranojnë fatin e tyre, te tjerët zgjedhin mjete alternative duke përfshirë në krim. Teoria e stepjes/anomisë nga ana tjeter është dhe teoria me interesante. Stepja është rezultat i situatave kur dëshirat e njerëzve bëhen të pakontrolluara dhe të parealizuara. Njerëzit kanë dëshirë të kenë pasuri, edukim, pushtet dhe një pozitë të favorshme në shoqëri. Pamundësia socialeekonomike e klasës së ulët për të arritur këto qëllime i shtyn njerëzit e kësaj klase të kryejnë krime. Dëshira për të arritur qëllimet bën që tek disa individë të mos ekzistojë stepja për të kryer veprime të caktuar qofshin ato edhe krime. Kjo teori është vlerësuar për analizën e sjelleve te njerëzve, por eshte kritikuar pasi nuk realizon shkakun e krimeve. Formë tjetër e sjelljes së njerëzve është edhe rebelimi. Teoria nënkulturore është një variant tjetër i teorisë së strukturave sociale. Kjo teori e bazuar në studimin e bandave në vitet ’50 nga Albert Kohen ka pamjen e saj mbi lindjen e kriminalitetit. Bandat, sipas Kohenit, ishin një nënkulturë me vlerë të ndryshme nga vlerat e përgjithshme amerikane që dallonte nga fjalori, besimet e brendshme të anëtarëve, mënyra e vecantë e veshjes dhe veprimit të anëtarëve të bandës. Personat që i përkasin një nënkulture të tille kanë një ide dhe vlera të ngjashme. Kështu shumë të rinj mblidhen në grupe ose banda adoleshente dhe kryejnë vepra penale. Sjellja e grupeve të tilla është e drejtë për nga standartet e nënkulturës, por është e gabuar për kulturën e gjerë të popullsisë. Koheni i jep rëndësi shkollës dhe shoqërisë. Femijët e klasës së ulët nuk ndihen mirë në shkollë dhe ndrydhen, për shkak të kërkesave të saj të larta për të punuar shumë dhe duke qenë se nuk arrijnë të kenë rezultate të mira në shkollë , ata kthehen në kulturën e bandave ku ndihen të respektuar, dhe kështu bëhën pjesë e botës së krimit. Teoria e ekologjisë sociale shpjegon që shkaqe i krimit janë kushtet “patologjike të zonave ose grupeve të vecanta ”. Zonat urbane janë më të prirura për të pasur një nivel krimi më të lartë se zonat urbane. Nga viti 1920 – 1930 zona urbane e Çikagos u nda ne 5 zona, ku u studiua zona e transicionit. Rritja e biznesit në këtë zonë kishte sjellë sjellë një zhvendosje të rezidencave, shtëpi të shumta, varfëri, institucione kulturore dhe restorante të lira, emigrantë, dhe një thyerje të metodave të zkonshme të kontrollit social. Te kjo zonë u vu në dukje një rritje e krimit. Këto teori kanë pasur përfaqësuesit dhe kritikuesit e tyre. Dhe pasi bëmë një përmbledhje të tyre, arrtitëm në disa konkluzione . Po filloj me vlerësimet që mund t’ju bëjmë këtyre teorive . Këto teori kanë analizuar sjelljen e njerëzvë, kanë analizuar më shumë llloje krimesh në lidhje me qëllimet ekonomike dhe theksojnë rolin që luajnë kushtet sociale, mjedisi fizik (zona urbane) shoqëria, shkolla, bandat, pritshmëritë ndaj jetës, bindja ndaj normave të nënkulturës. Shpjegimi që i bëhet krimit arrin në një stad më të lartë nga këto sociologë që kanë nxjerr konkluzione mjaft të vlefshme për kohën e studimit dhe zhvillimit të kësaj teorie. Por si çdo teori edhe keto teori kishin mangesite e tyre, pasi linin pa shpjeguar arsyet e disa krimeve të tjera. Sipas shumicës së
  • 4. këtyre teorive tregohej se arsyeja kryesore për kryerjen e krimeve ishte varfëria ose që njerëzit e varfër kryejnë më shumë krime nga njerëzit e shtresave të tjera, duke mos analizuar krimet e shtresës së mesme apo ato të jakave të bardha. Kjo më duket një mangësi e këtyre teorive që jane përqëndruar në shpjegimin e krimit vetëm në këtë këndvështrim. Dëshira për fitime, suksese dhe pasuri siç shpjegojnë këto teori nuk janë të vetmet shkaqe të krimit, por mund te jenë edhe të tjera si xhelozia, zilia, hakmarrje, kënaqësitë fizike në rastin e krimeve seksuale e shume arsye të tjera. Gjithashtu thuhet te teoria e Kohenit, që të rinjtë futen në rrugën e krimit për shkak të ndrydhjes në shkollë. Sipas mendimit tim nuk mund të vlerësohet struktura sociale në këtë rast pasi jo të gjithë të rinjtë të shtresave të varfëra zgjedhin të kryejnë krime edhe pse pësojnë ndrydhje në shkollë dhe nga shoqëria. Pasi të rinj të tjerë vendosin që t’i japin forcë vetes dhe t’i realizojnë qëllimet e tyre në mënyra të tjera më te përshtatshme. Ajo cfarë vihet re tjetër te këto teori është fakti që shkaqet e krimit merren në një kuptim shumë të ngushtë dhe vetëm në bazë të arsyjeve që mund të të parashtojnë kornizat e shtresës së ulët. Duket sikur për këto sociologë nuk “egziston” krimi në klasat e tjera dhe burim i vetëm i krimit është shtresa e ulët e krimit. Gjithashtu nuk është parë krimi në aspektin individual, por më së shumti krimi në shoqëri, duke mosanalizuar shkaqe të tjerë të rëndësishëm si familja, situatat e ndryshme që mund të krijohen në mjedise të veçnta, crregullimet psikologjike, inteligjenca,etiketimi etj. Pavarësisht mangësive të teorive, teorisë së strukturave sociale nuk mund ti mohohet fakti që ka sjellë një përparësi në shpjegimin e krimit.