SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 33
1
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
FAKULTETI EKONOMIK
DEGA:MENAXHIM-TURIZEM
INTERVALI VLORE-SARAND
PUNOI: JONILDA SEITAJ PRANOI: SHKEQIM SINANAJ
2
INTERVALI VLORE-SARAND
PERMBAJTIA
I. HYRJE ………………………………………………………………………………....fq4
II. TURIZMI NE SHQIPERI ……………………………………………………………...fq6
III. TURIZMI NE QARKUN E VLORES……………………………………………….…fq8
III.1 VENDET HISTORIKE DHE TURISTIKE NE QYTETIN E VLORES ……………….fq9
IV. SARANDË……………………………………………………………………………....fq11
IV.1 DEMOGRAFIA…………………………………………………………………………….fq12
IV.2 BISEDA E NJË TURISTI …………………………………………………….......fq15
V. QYTETI I BUTRINTIT……………………………………………………………........fq17
V.1 SI TË ARRISH NË BUTRINT……………………………………………………...fq19
V.2 KALAJA KATERKENDORE NE BUTRINT……………………………...……...…fq20
V.3 VIZITË NË BUTRINT……………………………………………………………...fq21
VI. PASURIT E JUGUT…………………………………………………….…………….fq22
VI.1 LLOGARA……………………………………………………………………………..…..fq23
V.2 DHËRMI…………………………………………………………….……………………….fq23
V.3 HIMARË………………………………………………………….……………………….....fq24
V.4 MANASTIRI MESOPOTAMIT…………………………….……………………………...fq24
3
V.5 KALAJA LEKURSIT………………………………………….……………………………fq25
V.6 KALAJA E BORSHIT……………………………………….……………………………..fq26
V.7 KALAJA ALI PASHAIT- Gjiri Porto Palermos………………………………………..fq26
V.8 KISHA SHEN STEFANIT, MANASTIRI I PANAJIES,……………………………… fq26
V.9 SYRI I KALTËR ..................................................................................................fq27
V.10 DELVINA ……………………………………………………………………………….fq28
VII. STATISTIKA, VIZITORË TË HUAJ DHE TURISTË 2012……………………….fq30
I. HYRJE
4
Shqipëria për shkak të pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së
pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së
turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të
vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u
përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", "
turizmi kulturor" dhe "turizmi malor".
Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Himarës,
Shëngjinit etj si edhe rrethet Shkodër, Kavajë dhe Lushnjë. Gjatë stinës së verës më shumë se
200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe
shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe
për turizmin historik. Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm
për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë
turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit
Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të
Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë
kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).
Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë më të ardhura.
Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në
ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të
ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një
burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të
qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar
ritme të larta rritjeje.
Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28
për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore
e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt,
rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje
më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për
zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në
vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para
5
këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro.
Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije
persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion
e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa
e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë
shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet
për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.
Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të
turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e
industrisë turistike.
Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar
investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e
tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që
të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.
II. TURIZMI NE SHQIPERI
6
Të dhënat për ekonominë e Shqiëpisë janë pozitive. Situata politike duket se po
stabilizohet. Marrëdhënia me shtete fqinje është shumë e mirë. Këto janë në përgjithësi lajme të
mira për sektorin „turizëm“ në Shqipëri. Kjo, pasi krijimi i parakushteve për zhvillimin e një
sektori të lulëzuar të turizmit, përkthehet në një ekonomi në rritje dhe raporte politike stabile.
Sektori i turzmit qysh nga viti 2005 renditet tek prioritetet e qeverisë shqiptare. Ne të gjithë e dimë
se në sektorin e turizmit, shteti dhe sektori i ekonomisë private, duhet të punojnë ngushtësisht me
njëri-tjetrin. Shteti dhe qeveria kanë detyrë hartimin e kornizave ligjore, siç është rregullimi i
lëvizjes, i vizave dhe ndërtimi i një infrastrukture adekuate në vend siç janë: aeroportet, rrugët etj.
Sektori privat më pas është ai që duhet të jetë përgjegjës për infrastukturën hoteliere, akomodimin
dhe ushqimin, të cilët duhet të posedojnë një standard të lartë, për t´iu përgjigjur kësisoj kërkesave
sipas kapaciteteve që përmbajnë, të klientëve nga bota.
Shqipëria si destinacion turistik, mund të dëshmojë shumë atraksione interesante në këtë
këndvështrim. Këtu renditet, klima e saj, pozicioni gjeografik ndanë Adriatikut, malet e saj akoma
të virgjëra e të pavizituara, liqenet dhe sitet e saj të trashgimisë kulturore e historike, si edhe
bujaria e njerëzve të saj. Turizmi në Shqipëri, krahasuar me Greqinë apo Kroacinë, gjithsesi nuk ka
arritur të krijojë një traditë të vetën e të mbledhë eksperienca. Shqiqëpria komuniste për turistët
nuk ka qenë një atraksion. Sektori i turizmit, parë nga perspektiva e sotme mund të zhvillohet me
hapa të konsiderueshëm. Nëpërmjet bukurisë shpesh të paprekur të vendit dhe pozicionit buzë
Adriatikut, ka një potencial shumë të mirë për sektorin e turizmit, i cili në breg shfrytëzohet
pjesërisht në bregdet, ndërkohë që potencialet e Shqipërisë janë shumë më të mëdha.
Sektori i turizmit në Shqipëri është akoma i pazhvilluar dhe nëse diku vërehet zhvillim, ai është në
një nivel të ulët – që operon bazuar në vizitorët me çmime të lira dhe restorante të thjeshta. Brigjet
shqiptare i vizitojnë shqiptarët nga Kosova dhe turistë nga Maqedonia, duke i shtuar edhe turizmin
lokal. Turistët nga Europa Qendrore hasen në një masë të kursyer. Për turistët nga SHBA, Azia apo
rajone të tjera të rruzullit tokësor, Shqipëria mbetet akoma thuajse e pazbuluar.
Sigurisht se shifrat e vizitorëve në sektorin e turizmit përgjatë viteve të shkuara, janë rritur
ndjeshëm, por ato vijnë nga një nivel shumë i ulët dhe në krahasim me ato ndërkombëtare, mbesin
akoma shumë larg. Buzë Adriatikut dhe në disa xhepa gjeografikë në brendësi të vendit, ka
7
jashtëzakonisht mundësi shumë të mira për një zhvillim të mëtejshëm e miqësor ndaj mjedisit e
turizmit, edhe nëse konkurrenca me Kroacinë, Malin e Zi dhe Greqinë në zhvillimin e sektorit të
turizmit shkon sjell shumë diferenca.
Prapambetja në sektorin e turizmit varet ngushtësisht nga mungesat në infrastrukturë. Megjithë
ekzistencën e disa programeve e planeve qeveritare, mungojnë akoma rrugët e autostradat, një
sistem funksional hekurudhor dhe sigurisht se mungojnë edhe hotelet cilësore apo resortet për
pushues të mësuar me standarde ndërkombëtare.
Por kujdes duhet të tregohet edhe për pastërtinë dhe ruajtjen e mjedisit. Ndotja e mjedisit dhe e
bregdetit në Shqipëri, për shumë turistë paraqet një problem të madh. Këtu ndjehet urgjentisht
nevoja e një sensibilizimi për popullsinë dhe hartimi i programeve për filtrtimin dhe
mirëmenaxhimin e ujërave e të tokës bujqësore.
Natyrisht se nevojitet edhe përgatitja e personelit të përshtatshëm për t´u përballur me vizitorët e
huaj: menaxherët, nëpunësit e hoteleve etj., të cilët duhet të flasin shumë gjuhë të huaja dhe të jenë
të arsimuar e trajnuar në mënyrë adekuate, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve ndaj turistëve të
huaj, fatkeqësisht janë të pakët.
E kaluara komuniste sigurisht se sjell me vete edhe disa probleme të tjera: Shpesh pronarët e
vërtetë të tokave e trojeve nuk mund të identifikohen lehtësisht. Rëndom has në mungesën e
regjistrimit ligjor të besueshëm të tokave dhe trojeve nga komunat e bashkitë përkatëse. Kjo
pengon shpesh investitorët e huaj, të cilët kanë nevojë për një siguri të drejtë e të qëndrueshme,
nëse bëhet fjalë për para.
Imazhi i Shqipërisë duhet të përmirësohet ndjeshëm. Unë e di nga eksperienca ime në Shqipëri se
kjo e fundit në Gjermani shpesh me pa të drejtë paraqitet negativisht. Shumë njerëz nëEuropë nuk
e njohin fare Shqipërinë ose kur sjellin ndërmend fjalën „Shqipëria“, automatikisht u shkon
mendja tek prapambetja, kriminaliteti, trazirat apo gjakmarrja.
Megjithëse hasen shumë probleme, sektori i turizmit përbën njërën ndër mundësitë më të mira për
Shqipërinë, për t´u zhvilluar si vend, për të zbuluar mëkëmbjen ekonomike e për të rritur kësisoj
premisat për standarde e të ardhura më të mëdha ekonomike për popullsinë e saj. Për këtë, shumë
shpejt duhet të zhvillohen koncepte të qarta, të cilat duhet të vihen në zbatim nga qeveria e sektori
privat.
8
III. TURIZMI NE QARKUN E VLORES
9
Ne Qarkun Vlore turizmi vleresohet si sektori kryesor per zhvillimin e rajonit, per nxitjen
e mjaft aktiviteteve e iniciativave, per krijimin e vendeve te punes dhe perfitimin e drejtperdrejte
per familjet dhe individet. Ne kete qark ka nje larmi pasurish natyrore,kulturore,historike dhe
burime njerezore shume te favorshme per te zhvilluar nje turizem multidimensional dhe
bashkekohor.
Pozita gjeografike, me nje shtrirje te konsiderueshme pergjate buzedetit me nje vije bregdetare 144
km, ka krijuar plazhe te bukura e terheqese shume prej te cilave ende te pa shfrytezuara me pika
hyrjeje dhe komunikimi nga Vlora,Saranda,Himara.
Ne Qarkun e Vlores lloji kryesor i tuirizmit eshte ai balnear duke perfshire zonat detare te
Adriatikut Novosela dhe Zverneci e deri ne detin Jon me Gjirin e Vlores, Karabrunin, Palasen ,
Dhermiun, Jalen Himaren e plazhet e gjelberuara nga agrumet ne Sarande(Kepi I Stillos). Gjithe
bregdeti Jonian karakterizohet nga male dhe shpate qe bien thike mbi det dhe qe jane nga zonat
natyrore me pak te demtuara te vendit. Ne zonen qe nga Sazani deri ne Dhermi gjenden shpella qe
jane mjedise ideale per aktivitete sportive. Zona e Borshit qe nga Qeparoi deri ne Lukove eshte
unike per plazhet me siperfaqe te konsiderueshme, e shoqeruar me nje zone te kultivuar me
agrume. Zonat e Karabrunit, Sazanit dhe Reza e Kanalit arrihen vetem me rruge detare. Zona e
Butrintit eshte I vetmi kompleks I tokave te lageta ne Qarkun e Vlores dhe ne Shqiperine e Jugut
dhe nje nga zonat arkeologjike me te rendesishme te gjithe vendit.
Liqenet dhe tokat e lageta perreth jane nje habitat I rendesishem per zhvillimin e
akuakultures, gjuetise se zogjve detare e te peshkimit.Laguna e Orikumit karakterizohet nga nje
biolarmi e vecante.Plazhet e pastra te Kakomese, burimet e gjirit ,pejsazhi ne teresine e tij dhe
mbetjet e dy manastireve jane atraksione te sigurta per turistet te huajt dhe vendas.
Porto Palermo eshte nje gji terheqes ku ndodhen edhe mbetjet e qytezes se lashte te Panormese.
Qarku I Vlores ofron mundesi reale te zhvillimit te turizmit te gjelber (Parku Kombetar I
Llogorase) nderkohe qe pasurite historike e kulturore I shtohen natyres se mrekullueshme e shume
te larmishme.
Vecohen Qytezat antike te Butrintit, Amantias, Orikumit, Himares, Keshtjellat e Porto
Palermos, Kanines, Borshit, Kishat e vjetra dhe te shumta te fshatrave te Bregut, Manastiri i
10
Sarandes dhe shpellat pergjate bregdetit Jonian te cilat plotesojne panoramen e mbrekullueshme te
rivieres Shqiptare.
Qarku Vlore renditet i treti per nga madhesia pas atij te Shkodres dhe Korçes dhe i pari persa i
perket potencialeve turistike ne vend. Zona bregdetare e Qarkut Vlore eshte nje nga zonat me te
bukura, me histori te pasur dhe reliv te shumellojshem e cili I ka dhene perparesi zhvillimit turistik
te zones krahasuar me qarqet apo zonat e tjera te vendit.
Ne qarkun e Vlores llojet me te spikatura te turizmit te cilat mund te zhvillohen jane : turizmi
bregdetar, turizmi kulturor, turizmi i konferencave, shkollat e veres te organizuara nga
Universitetet.
Avantazhe te cilat nxisin zhvillimin e turizmit ne Qarkun e Vlores jane:
• Prezenca e peisazheve shume terheqes
• Prezenca e parqeve kombetar si ai i Llogarase, Butrintit, Syri i Kalter
• Kapaciteti per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik
• Kapaciteti per te rritur zhvillimin e turizmit rural
• Prezenca e burimeve te ndryshme ujore.
III.1 VENDET HISTORIKE DHE TURISTIKE NE QYTETIN E VLORES :
1. Muzeu Historik i Vlorës
2. Muzeu i Pavarësise
11
3. Muzeu Etnografik
4. Keshtjella e Kanines ne fshatin me te njejtin emer
5. Keshtjella e Porto Palermos, keshtjella e Ilias ne fshatin Vuno
6. Keshtjella e Himares ne fshatin Himare.
7. Manastiri Santa Mary ne fshatin Zvernec.
8. Kisha e Saint Minirit ne fshatin Qeparo.
9. Kisha Mesodhia dhe kisha e Saint Sotirit ne fshatin Vuno.
10. Xhamia Muradie.
IV. SARANDË
12
Qyteti ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht Agioi Saranta, 40
shenjtorët.
Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë
shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij
gjendet një Manastir.
Një tjetër është ai i pasqyrave, sipas vendasve ky emër i është dhënë nga peshkatarët e zonës.
Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thelle.
Paraditeve plazhet janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit, apo shëtitjeve më
barkë, zgjedhin të freskohen, apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë.
Ndërtime, që në jo pak raste ja kanë prishur bukurinë kësaj perle të jugut. Qëndrimi për natë në
Sarandë, në vartësi të kushteve që kërkohen, kushton nga 25-140 euro për nate.
Në pasdite popullohet shëtitorja. Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë
këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë
souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë.
Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me
koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.
Nëse dëshira për të ndryshuar në Sarandë bëhet e gjallë, atëherë mundësia është spostimi drejt
plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg.
Rruga është duke u rregulluar, arsye për të cilën duhet marrë parasysh mungesa e komoditetit
gjatë udhëtimit. Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Për të shkuar atje,
vendasit kanë vënë në dispozicion barka. Në Ksamil ka edhe hotele apo shtëpi për pushues.
Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej
tyre: Kalaja e Lekursit.
Kalaja gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili
dhe një pjesë e ishujve të tij. Sipas historianëve, i përket shekullit të XVI dhe maja e kodrës ku u
ndërtua, u zgjodh enkas për të kontrolluar për sulme të mundshme.
Për t’u njohur nga afër me pjesë të historisë së lashtë vendase dhe monumenteve arkeologjike, një
vizitë në Butrint. Nga Saranda nisen çdo një orë autobusë që të cojnë në këtë park. Bileta e
13
transportit kushton 500 lekë, ndërsa ajo e hyrjes varion nga numri i visitor. Sipas arkeologëve,
monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para
Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX.
Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e
nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin.
Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak
sektore. Turistët janë të shumtë këtu, shqiptarë e të huaj. Ata lëvizin në pika vështrimi të ndryshme
për të shijuar e fotografuar këtë monument natyror.
IV.1 DEMOGRAFIA
Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari.
Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të
madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe
krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me
diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë.
Pasuritë natyrore te Sarandës karakterizohen nga një numër i madh habitatesh natyrore,
gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për
prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes.
Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk
mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave
blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku,
sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë
një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e
detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës.
Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint.
14
Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të
çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i
virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit,
rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve.
Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Historia e
qytetit Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor
të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por
edhe evropiane.
Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si
portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës,
si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit
aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e
turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas
dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një "boom" i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin
e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat
gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme.
Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve
ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një
udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë,
ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik,
ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e
dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative.
Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për
vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin
e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para,
veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat
përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e
Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës
numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh
një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të
15
ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman
Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas,
Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i
kohës që kontrollohej prej tij.
Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës
së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si
strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë. Zhvillimi i qytetit Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të
vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre,
duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë
aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera. Saranda
ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një
kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital
është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu
ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe
AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës
përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore
evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo
vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të
ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen dy kanale
televizive lokale: TV Saranda dhe TV Joni, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos
përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhe italiane.
Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë
gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze. Energjia elektrike nuk njeh
ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e
tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike
gjeneratorët. Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës,
është në qendër të qytetit. Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh
çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të
cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet
16
ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë
kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00
të darkës. Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të
pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji dhe viçi. Si
pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.
IV.2 BISEDA E NJË TURISTI
Kurrë nuk e kisha menduar të shkoja në Shqipëri. Kush do ta bënte pas shkrimeve jo shumë
pozitive të Paul Theroux. Ideja ime ishte vetëm një javë me diell në Korfuz. Por Korfuzi nuk është
se më ngjiti shumë, kushtu pas dy ditësh dola nga hoteli dhe u nisa për në port.
Në zyrën e parë lexova mbi xham “Bileta për në Shqipëri”, dhe meqenëse personi brenda mu duk
tërheqës, kurioziteti më shtyu të futem brenda. Kur është trageti tjetër për Shqipëri? “Për pak
minuta në orën 9 fiks”. “Ka tre tragete në ditë!” Sa i gjatë është udhëtimi? “25 minuta”. Fakti që
bileta ishte vetëm 25 dollarë më shtyu më tepër të nisesha.
Kalova ujërat e qeta për në Sarandë, duke shijuar i vetëm udhëtimin dhe pamjen përballë. Unë dija
që kishte një qytet të vjetër romak afër Sarandës, por sdija asgjë për qytetin. A do të kishte hotele,
ujë të rrjedhshëm, drita – një menu në restorante që unë mund ta kuptoja?
Të gjitha këto shqetësime u zhdukën sapo trageti u fut në gjirin e mahnitshëm të Sarandës. Qyteti
shtrihej në një hark rreth detit Jon, me një pamje të mrekullueshme.
Mungesa e industrializimit e bën një vend të pastër pa tym. Zbrita nga trageti pa u shqetësuaer dhe
pa folur me askënd; të rinjtë e qytetit dukeshin aty në një qoshkë, duke vështruar me vëmendje të
huajt që zbarkonin nga deti.
17
Të gjeje pjesëza për tu argëtuar nuk ishte e vështirë. Në vitet e fundit shumë ndërtesa po ngriheshin
dhe qyteti dukej si kantier ndërtimi. Fshatrat ishin të braktisur pasi njerëzit punonin në Greqi, Itali
Britani dhe në gjithë botën. Kursimet e tyre jo rrallë ktheheshin në Shqipëri dhe këtë e tregojnë
ndërtimet që po bëhen me shpejtësi.
Hotelet ishin radhë, hotel, hotel, hotel, disa me emra të çuditshëm – me emra të qyteteve
amerikanë (Chicago, New York), destinacione shpirtërore (Parajsa, Heaven) ose emra historikë të
vjetër. Unë zgjodha hotelin që mbante emrin e vajzës së Musolinit, Eda, meqënse ishte i pari i cili
mu duk me pamjen më të mirë nga deti. Ishte me dhoma dyshe të pastra dhe ballkone të gjithë nga
ana e detit. Çmimet ishin sa gjysma e hotelit të Korfuzit i cili kishte si pamje disa kazanë plehrash.
Përvec hoteleve të panumërta, restorante pa fund shërbenin peshk të freskët, mish, supa, pasta, etj.
Qyteti i Sarandës kishte pak detaje historike për të shikuar. Kështu ditën tjetër, unë gjeta një taksi
dhe udhëtova 12 milje në jug për të vizituar Butrintin. Ky udhëtim më kushtoi 20 dollarë në total.
Një rrugë e bukur që në krye kishte në pah qiellin blu. Atje, ku qielli shtrihej përkrah detit dhe
maleve, puqej me detin dhe rrëzë tij shtrihej qyteti i Butrnintit, një qytet madhështor që nga koha e
Greqise dhe Romës së lashtë. Menaxhimi shtetëror, me një përkrahje të Fondacionit të Butrnintit
mbështetur nga qeveria Angleze, ishte në kushte të mrekullueshme në kontrast me shumë vende të
tjera arkeologjike në Ballkan, që janë abondonuar që prej rënies së komunizmit. Shumë vende të
tilla kanë rënë preh e gjuetarve të skulpturave dhe të veprave historike. E lashë Shqipërinë për t’u
kthyer sërish, me një qëllim të pushimeve të mrekullueshme. Kurrë nuk kisha parë një qytet antik
si Gjirokastra, një orë larg Sarandës, dhe do të kisha dashur të qendroja në Livia, duke ecur
përgjatë fshatrave që shtriheshin në kodra, disa prej tyre me popullsi minoritare ortodokse greke,
disa myslimane që i shihja në horizont.
18
V. QYTETI I BUTRINTIT
Eshtë një nga qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqiperise dhe gjithe Ballkanit dhe pasuri
e shpallur nën mbrojtjen eUNESCO-s. Ndodhet afer liqenit te Butrintit, në jug të Sarandës dhe në
kufi me Greqinë.
Ky qytet e ka marë emrin, nga një legjendë, sipas së cilës ky qytet është formuar nga njerëz
të ardhur gjatë pushtimit të Trojës. Kështu kur erdhi djali i Priamit, Heleni nga Troja, flijoi një ka, i
cili pasi u përpëlit i plagosur dha shpirt në breg të detit. Duke e marë këtë si një ogur të mbarë
vendi u quajt Buthrotum, dmth ka i plagosur. Ky vend u kthye në një vend legjende.
19
Gërmimet e para për zbulimin e këtij qyteti janë bërë nga italiani Luigji Ugolini 1926-1936, i cili
ka kryesuar gërmimet edhe në zonën e Finiqit.
Nga të dhënat e pakta, thuhet se qyteti i Butrintit gjatë shekullit të III B.C shtrihej në anën jugore të
kodrës. Në këtë periudhë është ndërtuar Teatri dhe një Tempulli.
Kjo tokë duke qënë mjaft pjellore, tërhoqi vëmëndjen e romakëve të cilët në shekullin e
I B.C. e kthyen në koloni Romake, ku një pjesë e popullsisë dhe pasurisë u romanizuan. Veprat më
me vlerë që janë zbuluar në teatrin e Butrintit janë Perëndesha e Butrintit, koka prej mermeri e
Zeusit, portreti i Agripes, si dhe shumë mbishkrime në gjuhën latine dhe greke.
Në shekullin e IV -XIII ky qytet përmendet si qendër Episkopale. Në vitet 1080 -1085 ishte
në duar të Normadëve dhe më vonë të Venecianëve. Nga viti 1300 deri 1700 Venecianët bënë
fortifikime të shumta .
Mbas viteve 1700 ky qytet ra në duar të Francezëve.Në vitin 1798 ra në duar të Ali Pashe
Tepelenes, i cili në vitin 1807 ndërtoi dy kala për t’u mbrojtur nga francezet .I tërë qyteti është i
rrethuar nga një mur, i cili u rindërtua në shekullin e IV - III .B.C që përfshinte një qytet të madh
prej 11 ha. me teatër, ndertime tregtare, tempuj etj.
Ky mur asnjëherë nuk njeh, një linjë të rregullt, diku del pak jashtë diku gjetkë hyn pak brenda dhe
krijon pamjen e një vije zigzake, mbase është bërë kështu për qëllime mbrojtje. Një program i
madh gërmimesh dhe zhvillimi për këtë qëndër ka nisur me 1994, nën kujdesin e Shkollës
Britanike të Arkeologjisë në Romë dhe me financimin e Lordit Sainsbury dhe Lordit Rotschild,
nën Kujdesin e Fondacionit Butrintit, që u krijua në 1994. Parku Kombëtar i Butrinti, zë vendin e
dytë për nga numri i vizitorëve ( me mbi 80,000), por të parin për nga sasia e të ardhurave që ka
gjeneruar.
vizitat në Butrint janë gjeneruar mbi 30 milionë lekë gjatë vitit 2012
20
V.1 SI TË ARRISH NË BUTRINT
Butrinti arrihet lehtësisht nga brenda Shqipërisë si dhe nga shumë kryeqytete të Evropës.
Sarandë, 19 km në veri të Butrintit, është porti më i afërt ndërkombëtar me lidhje me traget me
Korfuzin dhe nga kontinenti Grek, duke kaluar në kufi me Janinën dhe kjo është një mundësi e
mirë për të vizituar Shqipërinë. Nga ana tjetër, Aeroporti Ndërkombëtar në Tiranë Nënë Tereza
siguron një pikë hyrje në Shqipëri nga e gjithë Evropa. Mbasi mbërrini në Shqipëri, Butrinti mund
të arrihet me rrugë - si me autobus dhe me makinë/taksi.
Shumica e shtetasve nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shqipëri, megjithatë duhet të
kenë një pashaportë të vlefshme. Ju lutemi të kontrolloni me ambasadën tuaj çdo hollësi të
mëtejshme. Një tarifë hyrje prej 10 Euro ju kreditohet kur hyni në Shqipëri.
Kur planifikoni një udhëtimit për në shqipëri është mirë të keni parasysh dhe ndryshimin e orës
lokale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Shqipëria është +1 orë GMT dhe Greqia është +2 orë GMT.
21
V.2 KALAJA KATERKENDORE NE BUTRINT
Në anën e kundërt me kanalin në kepin mbi det, gjëndet fortesa e vogël e Ali Pash
Tepelenës e ngritur në vitin 1807-1808. Ndërtimi i saj ishte për parandalimin e ushtrive franceze
që vinin nga Korfuzi dhe donin të mernin Butrintin. Kjo kështjellë ka formen e një katërkëndëshi
me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtës që të bie në sy,
mbrojtja nga deti bëhet nga dy kulla me trashësi 2.80 m e lartësi 5 m të paisura me frëngji për
topat. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Butrintit.
V.3 VIZITË NË BUTRINT
Parku Kombëtar i Butrintit është hapur gjatë gjithë vitit nga ora 8 e mengjesit
deri në mbrëmje. Muzeu është i hapur nga ora 8 deri në 16. Ju duhen rreth tre orë për
të vizituar Parkun.
Tarifat e hyrjes
700 Lekë për të huajti
500 lekë për të huajt në grupe prej më shumë se dhjetë
200 Lekë për Shqiptarë
Ju lutemi te siguroheni që të merrni një biletë dhe ta mbani me vete gjatë gjithë ko
hëzgjatjes së vizitës tuaj .
22
.
Manualet udhëzues në gjuhën angleze dhe shqipe janë në shitje në zyrën e biletave të
Parkut. Këto përfshijnë udhëzues për monumentet e Butrintit dhe shtigjeve të
mjedisit përreth Butrintit, si dhe udhëzues për sitet arkeologjike të afërt dhe për
eskursionistët në Shqipërinë jugore.
Lejohet që të bëhen fotografi, ndonëse brenda në muze është i ndaluar rreptësisht
përdorimi i flash.
Udhëtime me varka bëhen rregullisht në Diapor përmes liqenit të Butrintit dhe kalasë së Ali Pashës
në deltën e kanalit të Vivarit. Për informacione më të hollësishme ju lutemi të drejtoheni në zyrën e
shitjes së biletave.
23
VI. PASURIT E JUGUT
VI.1 LLOGARA
Te kalosh përmes Qafës se Llogorasë, aty ku lartësia është rreth 2018 metra mbi nivelin e detit,
mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyrën. Aty te zë syri turiste, teksa soditin me shume
kërshëri natyrën dhe nuk ngurrojnë te kërkojnë sugjerime se çfarë ia vlen te shikosh me shume ne
Jug. Me se shumti, preferojnë te ngrenë kampingje, qe ta shijojnë ne çdo detaj natyrën. Kane
dëgjuar për specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, një gatim me miell misri, te brendshme
qengji, gjalpë dhe djathë, dhe nuk mund te mos e shijojnë atë. Ngjitesh lart, na maje te malit,dhe
para teje shtrihet si ne pëllëmbe te dorës fshati turistik i Dhërmiut. Është e bukur, por
njëkohësishte frikshme te zbresësh nga maja e malit, deri ne plazh, neper atë rruge te gjarpër,
përgjatë një relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsën.
Gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m
mbi nivelin e detit.
24
Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket
llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet.
Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga
faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -
Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin
turistik).
V.2 DHËRMI
Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojmë qafen e Llogorasë. Qe te
shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet te zbresësh teposhte, ne te djathte te rrugës
nacionale qe gjarpëron deri ne breg te detit. Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin te
vjetrit Drimades. Dhërmiu numëron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit,
një prej me karakteristikeve te zonës. Nder plazhet e mrekullueshëm te Dhërmiut, me i veçanti
është ai i Gjipese. Për te mbërritur ne këtë gji te vetmuar e magjepsës pret ne te majte te rrugës
kombëtare. Një rrugice e hershme, te nxjerr pikërisht ne gjirin e vogël e te kaltër te Gjipese, i
formuar nga nje përrua rreze malit. Vetëm pak kilometra me tej, ndeshin një tjetër mrekulli te
natyrës, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjtë, por nuk mungojnë edhe turiste te
grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia. Te mrekulluar nga
bukuria e këtij plazhi (dhe jo vetëm), ata pëshpëritin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht
mrekulli”. Muzika moderne, e shoqëruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme,
bën qe ta shijojnë këtë mrekulli te natyrës ne çdo dimension.
V.3 HIMARË
Nisemi drejt Himarës, ku njerëzisht flasin kryesisht ne greqisht, dhe ku emrat e restoranteve, bareve
apo bizneseve te tjera janë po ne këtë gjuhe. Para nesh shfaqet plazhi i Potamit, ku te bën përshtypje uji-
kristal i detit te asaj zone. Te duket sikur je futur ne një pishine te stërmadhe me ujë te kripur, ku ne fund te
saj janë shtruar pllaka me ngjyre te kaltër. Por, krahas kësaj pamjeje, vëren një mungese infrastrukture.
“Përveç detit, këtu nuk ka gjë tjetër”, shprehen pushuesit, qe, megjithatë, pohojnë se kane vite qe i
25
qëndrojnë besnike plazheve te Himarës. Udhëtimi vazhdon. Dhe ja ku duket fshati i bukur i Qeparoit, i
poshtmi dhe i sipërmi, me i ri ne moshe. Përveç plazheve te bukura te Skalomes e Ostonit, te populluara nga
familjare, ne Qeparo mund te mësosh edhe pak histori. Ne fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit,
ku gjendet kisha me te njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera te mëdha për ikonostaset prej druri.
V.4 MANASTIRI MESOPOTAMIT
Shumë pranë Finiqit, në pjesën jugore ndodhet Manastri i Mesopotamit. Në fillim në ketë
zonë ka ekzistuar një tempull pagan mbi rënojat e të cilit u ndërtua Kisha e Shën Kollit, në kohën e
perandorit bizantin Kostandin i XI Monomakut. Kisha ka një arkitekture shumë të veçantë të stilit
bizant. Eshtë një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë e periudhës Bizantine. Dallohet per
zbukurimet dhe mozaiket me motive shtazore. Në sallën kryesore brenda saj ka një dragua me
krahë të hapur në formë mozaiku.
Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethuese të vjetra, që kanë një sipërfaqe rreth 100
m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethuese janë më të hershme sesa kisha.
Dhomat e manastirit janë ndërtuar më vonë.
V.5 KALAJA LEKURSIT
Ndodhet në një pikë strategjike në majën e një kodre të lartë, që ngrihet sipër qytetit të
Sarandës. Nga kjo pikë mund të kontrollohet dhe shikohet gjithë qyteti Sarandës si dhe ishujt e
Ksamilit.
Kalaja e Lëkursit është ndërtim i shekullit te XVI. Mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1537, në
kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së
Sarandës dhe rrugës që lidh Sarandën me Butrintin.
Kalaja është ngritur në rrënojat e fshatit Lëkurs dhe ka formë katrore me dy kulla të
rrumbullakta të vendosura në Veri Perëndim dhe jug lindje. Për tu ngjitur në Kala duhet të lini
26
rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe ti ngjiteni kodrës së qytetit nga ana e mbrapme për të dalë në
majë të saj.Pikërisht mbi rrëjonat e kalasë së vjetër është ndërtuar sot një restorant me arkitekturë
që respekton stilin dhe materialin bazë, gurin e zonës të përsorur për ndërtimin e saj.
V.5 KALAJA E BORSHIT
Kjo kala quhet ndryshe dhe Kalaja e Sopotit, e vendosur në kodrën me të njëjtin emër. Ajo
është ndërtuar në shekullin e IV B.C. nga fiset Iliro-epirote. Kjo kala u dëmtua rëndë gjatë
dyndjeve barbare në shekullin e V-VI pas lindjes së krishtit dhe u rindërtua në mesjetë, ku merr
dhe emrin kalaja e Sopotit.
V.6 KALAJA ALI PASHAIT- Gjiri Porto Palermos
Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e
vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet, e njohur si gjiri i Panoramës). Kalaja ka formë tre
këndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra. Ali Pashai e
ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë edhe si pikë kontrolli.
Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbërta ndërsa
nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se
lahej Vasiliqia.
V.7 KISHA SHEN STEFANIT, MANASTIRI I PANAJIES, ( DHERMI )
Gjurmët më të hershme të fshatit Dhërmi i përkasin shekullit të I B.C. Në këtë fshat
numërohen rreth 31 kisha, disa prej të cilave ruhen deri në ditët e sotme. Më interesante për t’u
vizituar është: Kisha e Shën Stefanit e perIudhës bizantine e pikturuar në shekullin e XVIII.
Me tej ndodhet manastiri i Panajias me kishën e ndërtuar në shekullin e XIV e dekoruar me
gravura shumë të bukra të asaj kohe. Kjo kishë shërben si vend pelegrinazhi ku çdo mes-gushti
zhvillohen ritet fetare, në kuadër të festës fetare të Shën Mërisë
27
V.8 SYRI I KALTËR
Syri i Kaltër
është një vënd
turistik shumë
i bukur që
ndodhet pranë
rrugës midis
Sarandës dhe
Gjirokastrës.
Është një pikë
shumë
piktoreske ku
nga një burim i
kaltër me
origjinë
karstike nga
Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e
djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė
gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri,
shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė
45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė
shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimë
28
V.9 DELVINA
Delvina është një qytet qe përmendet qe ne antikitet, ajo është një nga qytetet me jugore te
shqipërisë. ajo kufizohet në veri me gjirokastrën (mali i gjerë ose i quajtur ndryshe mali i sopotit
ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me sarandën. ne jug te delvinës shtrihet fushëgropa e
delvinës qe përfshin fushën e vurgut, fushën e bajkajt dhe fushën e vrines.
VII. STATISTIKA, VIZITORË TË HUAJ DHE TURISTË 2012
29
Open Data Albania po hulumton lidhur me vizitorë të huaj dhe turistë që kanë vizituar Republikën
e Shqipërisë në vitin 2012. Të dhënat bazohen tek informacioni zyrtar i marrë në pikat kufitare të
shtetit shqiptar. Sipas këtyre të dhënave në Shqipëri për vitin 2012 kanë hyrë nëpërmjet pikave
kufitare gjithsej 3 226 910 vizitorë.
Këta persona ndahen në dy kategori: shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe shtetas të
huaj që kalojnë transit në territorin e shtetit për të kaluar drejt një shteti fqinj. Vizitorë
konsiderohet ai individ që udhëton drejt një vendi të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një
periudhë më të shkurtër se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk
është ai i një veprimtarie fitimprurëse.
Po të shikojmë me kujdes numrin e vizitorëve të huaj për vitin 2012 konstatojmë se për
pushime kanë hyrë 1 492 898 vizitorë, pra rreth 42% e gjithë të huajve që kanë vizituar vendin
gjatë këtij viti. Pjesa tjetër e të huajve kanë hyre ne territorin shqiptar për të vizituar të afërm apo
për arsye pune. Këto dy kategori vizitorësh përbëjnë nga 3% secili. Një kategori tjetër që janë dhe
më të paktë në numër janë ata të huaj që e vizitojnë Shqipërinë për arsye shëndetësore apo fetare.
30
Shtetas te huaj qe kane kaluar kufirin shqiptar 2012
Viti 2012
Gjithsej 3,514,116
Vizitore 3,226,910
Udhetare transit 287,206
Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)
Hyrjet e shtetasve të huaj si vizitorë
2012 Gjithsej
Vizitore 3,226,910
Pushime 1,492,898
Vizite ne miq e te aferm 89,999
Biznes dhe profesionale 41,967
Trajtim shendetesor 1,188
Qellime fetare 1,501
Vizitore te tjere 1,599,357
31
Ndërkohë numri i vizitorëve të huaj në territorin e shtetit shqiptar vjen në rritje nga viti në
vit. Megjithëse nuk kemi të dhëna diskrete mbi të ardhura nga vizitorë të huaj apo turist të huaj në
vend trendi i numrit të personave që shkelin kufirin shqiptar si vizitorë ka qenë ndjeshëm rritës në
vitet 2006 – 2012.
Ndërkohë kapaciteti zyrtar i hoteleve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm:
Burimi:INSTAT
Gjatë 2010, numri i hoteleve në Shqipëri ishte 290, ose 19% më shumë se në vitin 2009. Numri i
shtretërve në 2010 ishte 11,793, ose 8% më shumë se në vitin 2009. Bazuar në këto të dhëna,
kapacitetet e hoteleve ne Shqipëri nuk janë adaptuar ndaj rritjes së fluksit të vizitorëve të huaj. Për
këtë arsye mund të deduktohet se akomodimi i një pjese të vizitorëve është bërë pranë shtëpive
private të individëve, në mënyrë të paregjistruar.
Është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë të gjitha llojet e turizmit, dhe jo vetëm atë
bregdetar për të maksimizuar të ardhurat. Gjithashtu duhet përmirësuar cilësia e shërbimit,
pastërtia, rendi dhe gjithë faktorët e tjerë të cilët jo vetëm të rrisin numrin e turistëve që vizitojnë
32
Shqipërinë nga kurioziteti, por edhe numrin e turistëve që e rivizitojnë atë pasi kanë kaluar
eksperienca të këndshme.
Mënyra e udhëtimit drejt Shqipërisë (tokë, ajër, det) 2012
Me det Me ajer Me tokë Totali
Të Huaj 180,125 273,071 3,060,470 3,513,666
Shqiptarë 377,900 517,835 2,724,930 3,620,665
Totali 558,025 790,906 5,785,400 7,134,331
Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT)
Menyra e udhetimit te te huajve drejt Shqiperise2012
Me det 7.8%
Me ajer 7.
Me tokë 81%
33

Más contenido relacionado

Similar a Tema

Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxLulzimeCenmurati
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxLulzimeCenmurati
 
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Kastriot Gashi
 
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantinaMenaxherat
 
Geography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentGeography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentferikdollomaja
 
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...Albanian Tourism Low-Cost
 
potenncial of tourism in republic in Albanian
potenncial of tourism in republic in Albanianpotenncial of tourism in republic in Albanian
potenncial of tourism in republic in Albanianalban1shabani
 

Similar a Tema (11)

Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëmStrategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
Strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
 
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
 
Geography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviromentGeography project which is based on real facts about the enviroment
Geography project which is based on real facts about the enviroment
 
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...
PLANI I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ALBANIAN DEVELOPME...
 
potenncial of tourism in republic in Albanian
potenncial of tourism in republic in Albanianpotenncial of tourism in republic in Albanian
potenncial of tourism in republic in Albanian
 
Ingridi
IngridiIngridi
Ingridi
 

Tema

  • 1. 1 UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË FAKULTETI EKONOMIK DEGA:MENAXHIM-TURIZEM INTERVALI VLORE-SARAND PUNOI: JONILDA SEITAJ PRANOI: SHKEQIM SINANAJ
  • 2. 2 INTERVALI VLORE-SARAND PERMBAJTIA I. HYRJE ………………………………………………………………………………....fq4 II. TURIZMI NE SHQIPERI ……………………………………………………………...fq6 III. TURIZMI NE QARKUN E VLORES……………………………………………….…fq8 III.1 VENDET HISTORIKE DHE TURISTIKE NE QYTETIN E VLORES ……………….fq9 IV. SARANDË……………………………………………………………………………....fq11 IV.1 DEMOGRAFIA…………………………………………………………………………….fq12 IV.2 BISEDA E NJË TURISTI …………………………………………………….......fq15 V. QYTETI I BUTRINTIT……………………………………………………………........fq17 V.1 SI TË ARRISH NË BUTRINT……………………………………………………...fq19 V.2 KALAJA KATERKENDORE NE BUTRINT……………………………...……...…fq20 V.3 VIZITË NË BUTRINT……………………………………………………………...fq21 VI. PASURIT E JUGUT…………………………………………………….…………….fq22 VI.1 LLOGARA……………………………………………………………………………..…..fq23 V.2 DHËRMI…………………………………………………………….……………………….fq23 V.3 HIMARË………………………………………………………….……………………….....fq24 V.4 MANASTIRI MESOPOTAMIT…………………………….……………………………...fq24
  • 3. 3 V.5 KALAJA LEKURSIT………………………………………….……………………………fq25 V.6 KALAJA E BORSHIT……………………………………….……………………………..fq26 V.7 KALAJA ALI PASHAIT- Gjiri Porto Palermos………………………………………..fq26 V.8 KISHA SHEN STEFANIT, MANASTIRI I PANAJIES,……………………………… fq26 V.9 SYRI I KALTËR ..................................................................................................fq27 V.10 DELVINA ……………………………………………………………………………….fq28 VII. STATISTIKA, VIZITORË TË HUAJ DHE TURISTË 2012……………………….fq30 I. HYRJE
  • 4. 4 Shqipëria për shkak të pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" dhe "turizmi malor". Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Himarës, Shëngjinit etj si edhe rrethet Shkodër, Kavajë dhe Lushnjë. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik. Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj). Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë më të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje. Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para
  • 5. 5 këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet. Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan. II. TURIZMI NE SHQIPERI
  • 6. 6 Të dhënat për ekonominë e Shqiëpisë janë pozitive. Situata politike duket se po stabilizohet. Marrëdhënia me shtete fqinje është shumë e mirë. Këto janë në përgjithësi lajme të mira për sektorin „turizëm“ në Shqipëri. Kjo, pasi krijimi i parakushteve për zhvillimin e një sektori të lulëzuar të turizmit, përkthehet në një ekonomi në rritje dhe raporte politike stabile. Sektori i turzmit qysh nga viti 2005 renditet tek prioritetet e qeverisë shqiptare. Ne të gjithë e dimë se në sektorin e turizmit, shteti dhe sektori i ekonomisë private, duhet të punojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Shteti dhe qeveria kanë detyrë hartimin e kornizave ligjore, siç është rregullimi i lëvizjes, i vizave dhe ndërtimi i një infrastrukture adekuate në vend siç janë: aeroportet, rrugët etj. Sektori privat më pas është ai që duhet të jetë përgjegjës për infrastukturën hoteliere, akomodimin dhe ushqimin, të cilët duhet të posedojnë një standard të lartë, për t´iu përgjigjur kësisoj kërkesave sipas kapaciteteve që përmbajnë, të klientëve nga bota. Shqipëria si destinacion turistik, mund të dëshmojë shumë atraksione interesante në këtë këndvështrim. Këtu renditet, klima e saj, pozicioni gjeografik ndanë Adriatikut, malet e saj akoma të virgjëra e të pavizituara, liqenet dhe sitet e saj të trashgimisë kulturore e historike, si edhe bujaria e njerëzve të saj. Turizmi në Shqipëri, krahasuar me Greqinë apo Kroacinë, gjithsesi nuk ka arritur të krijojë një traditë të vetën e të mbledhë eksperienca. Shqiqëpria komuniste për turistët nuk ka qenë një atraksion. Sektori i turizmit, parë nga perspektiva e sotme mund të zhvillohet me hapa të konsiderueshëm. Nëpërmjet bukurisë shpesh të paprekur të vendit dhe pozicionit buzë Adriatikut, ka një potencial shumë të mirë për sektorin e turizmit, i cili në breg shfrytëzohet pjesërisht në bregdet, ndërkohë që potencialet e Shqipërisë janë shumë më të mëdha. Sektori i turizmit në Shqipëri është akoma i pazhvilluar dhe nëse diku vërehet zhvillim, ai është në një nivel të ulët – që operon bazuar në vizitorët me çmime të lira dhe restorante të thjeshta. Brigjet shqiptare i vizitojnë shqiptarët nga Kosova dhe turistë nga Maqedonia, duke i shtuar edhe turizmin lokal. Turistët nga Europa Qendrore hasen në një masë të kursyer. Për turistët nga SHBA, Azia apo rajone të tjera të rruzullit tokësor, Shqipëria mbetet akoma thuajse e pazbuluar. Sigurisht se shifrat e vizitorëve në sektorin e turizmit përgjatë viteve të shkuara, janë rritur ndjeshëm, por ato vijnë nga një nivel shumë i ulët dhe në krahasim me ato ndërkombëtare, mbesin akoma shumë larg. Buzë Adriatikut dhe në disa xhepa gjeografikë në brendësi të vendit, ka
  • 7. 7 jashtëzakonisht mundësi shumë të mira për një zhvillim të mëtejshëm e miqësor ndaj mjedisit e turizmit, edhe nëse konkurrenca me Kroacinë, Malin e Zi dhe Greqinë në zhvillimin e sektorit të turizmit shkon sjell shumë diferenca. Prapambetja në sektorin e turizmit varet ngushtësisht nga mungesat në infrastrukturë. Megjithë ekzistencën e disa programeve e planeve qeveritare, mungojnë akoma rrugët e autostradat, një sistem funksional hekurudhor dhe sigurisht se mungojnë edhe hotelet cilësore apo resortet për pushues të mësuar me standarde ndërkombëtare. Por kujdes duhet të tregohet edhe për pastërtinë dhe ruajtjen e mjedisit. Ndotja e mjedisit dhe e bregdetit në Shqipëri, për shumë turistë paraqet një problem të madh. Këtu ndjehet urgjentisht nevoja e një sensibilizimi për popullsinë dhe hartimi i programeve për filtrtimin dhe mirëmenaxhimin e ujërave e të tokës bujqësore. Natyrisht se nevojitet edhe përgatitja e personelit të përshtatshëm për t´u përballur me vizitorët e huaj: menaxherët, nëpunësit e hoteleve etj., të cilët duhet të flasin shumë gjuhë të huaja dhe të jenë të arsimuar e trajnuar në mënyrë adekuate, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve ndaj turistëve të huaj, fatkeqësisht janë të pakët. E kaluara komuniste sigurisht se sjell me vete edhe disa probleme të tjera: Shpesh pronarët e vërtetë të tokave e trojeve nuk mund të identifikohen lehtësisht. Rëndom has në mungesën e regjistrimit ligjor të besueshëm të tokave dhe trojeve nga komunat e bashkitë përkatëse. Kjo pengon shpesh investitorët e huaj, të cilët kanë nevojë për një siguri të drejtë e të qëndrueshme, nëse bëhet fjalë për para. Imazhi i Shqipërisë duhet të përmirësohet ndjeshëm. Unë e di nga eksperienca ime në Shqipëri se kjo e fundit në Gjermani shpesh me pa të drejtë paraqitet negativisht. Shumë njerëz nëEuropë nuk e njohin fare Shqipërinë ose kur sjellin ndërmend fjalën „Shqipëria“, automatikisht u shkon mendja tek prapambetja, kriminaliteti, trazirat apo gjakmarrja. Megjithëse hasen shumë probleme, sektori i turizmit përbën njërën ndër mundësitë më të mira për Shqipërinë, për t´u zhvilluar si vend, për të zbuluar mëkëmbjen ekonomike e për të rritur kësisoj premisat për standarde e të ardhura më të mëdha ekonomike për popullsinë e saj. Për këtë, shumë shpejt duhet të zhvillohen koncepte të qarta, të cilat duhet të vihen në zbatim nga qeveria e sektori privat.
  • 8. 8 III. TURIZMI NE QARKUN E VLORES
  • 9. 9 Ne Qarkun Vlore turizmi vleresohet si sektori kryesor per zhvillimin e rajonit, per nxitjen e mjaft aktiviteteve e iniciativave, per krijimin e vendeve te punes dhe perfitimin e drejtperdrejte per familjet dhe individet. Ne kete qark ka nje larmi pasurish natyrore,kulturore,historike dhe burime njerezore shume te favorshme per te zhvilluar nje turizem multidimensional dhe bashkekohor. Pozita gjeografike, me nje shtrirje te konsiderueshme pergjate buzedetit me nje vije bregdetare 144 km, ka krijuar plazhe te bukura e terheqese shume prej te cilave ende te pa shfrytezuara me pika hyrjeje dhe komunikimi nga Vlora,Saranda,Himara. Ne Qarkun e Vlores lloji kryesor i tuirizmit eshte ai balnear duke perfshire zonat detare te Adriatikut Novosela dhe Zverneci e deri ne detin Jon me Gjirin e Vlores, Karabrunin, Palasen , Dhermiun, Jalen Himaren e plazhet e gjelberuara nga agrumet ne Sarande(Kepi I Stillos). Gjithe bregdeti Jonian karakterizohet nga male dhe shpate qe bien thike mbi det dhe qe jane nga zonat natyrore me pak te demtuara te vendit. Ne zonen qe nga Sazani deri ne Dhermi gjenden shpella qe jane mjedise ideale per aktivitete sportive. Zona e Borshit qe nga Qeparoi deri ne Lukove eshte unike per plazhet me siperfaqe te konsiderueshme, e shoqeruar me nje zone te kultivuar me agrume. Zonat e Karabrunit, Sazanit dhe Reza e Kanalit arrihen vetem me rruge detare. Zona e Butrintit eshte I vetmi kompleks I tokave te lageta ne Qarkun e Vlores dhe ne Shqiperine e Jugut dhe nje nga zonat arkeologjike me te rendesishme te gjithe vendit. Liqenet dhe tokat e lageta perreth jane nje habitat I rendesishem per zhvillimin e akuakultures, gjuetise se zogjve detare e te peshkimit.Laguna e Orikumit karakterizohet nga nje biolarmi e vecante.Plazhet e pastra te Kakomese, burimet e gjirit ,pejsazhi ne teresine e tij dhe mbetjet e dy manastireve jane atraksione te sigurta per turistet te huajt dhe vendas. Porto Palermo eshte nje gji terheqes ku ndodhen edhe mbetjet e qytezes se lashte te Panormese. Qarku I Vlores ofron mundesi reale te zhvillimit te turizmit te gjelber (Parku Kombetar I Llogorase) nderkohe qe pasurite historike e kulturore I shtohen natyres se mrekullueshme e shume te larmishme. Vecohen Qytezat antike te Butrintit, Amantias, Orikumit, Himares, Keshtjellat e Porto Palermos, Kanines, Borshit, Kishat e vjetra dhe te shumta te fshatrave te Bregut, Manastiri i
  • 10. 10 Sarandes dhe shpellat pergjate bregdetit Jonian te cilat plotesojne panoramen e mbrekullueshme te rivieres Shqiptare. Qarku Vlore renditet i treti per nga madhesia pas atij te Shkodres dhe Korçes dhe i pari persa i perket potencialeve turistike ne vend. Zona bregdetare e Qarkut Vlore eshte nje nga zonat me te bukura, me histori te pasur dhe reliv te shumellojshem e cili I ka dhene perparesi zhvillimit turistik te zones krahasuar me qarqet apo zonat e tjera te vendit. Ne qarkun e Vlores llojet me te spikatura te turizmit te cilat mund te zhvillohen jane : turizmi bregdetar, turizmi kulturor, turizmi i konferencave, shkollat e veres te organizuara nga Universitetet. Avantazhe te cilat nxisin zhvillimin e turizmit ne Qarkun e Vlores jane: • Prezenca e peisazheve shume terheqes • Prezenca e parqeve kombetar si ai i Llogarase, Butrintit, Syri i Kalter • Kapaciteti per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik • Kapaciteti per te rritur zhvillimin e turizmit rural • Prezenca e burimeve te ndryshme ujore. III.1 VENDET HISTORIKE DHE TURISTIKE NE QYTETIN E VLORES : 1. Muzeu Historik i Vlorës 2. Muzeu i Pavarësise
  • 11. 11 3. Muzeu Etnografik 4. Keshtjella e Kanines ne fshatin me te njejtin emer 5. Keshtjella e Porto Palermos, keshtjella e Ilias ne fshatin Vuno 6. Keshtjella e Himares ne fshatin Himare. 7. Manastiri Santa Mary ne fshatin Zvernec. 8. Kisha e Saint Minirit ne fshatin Qeparo. 9. Kisha Mesodhia dhe kisha e Saint Sotirit ne fshatin Vuno. 10. Xhamia Muradie. IV. SARANDË
  • 12. 12 Qyteti ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht Agioi Saranta, 40 shenjtorët. Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir. Një tjetër është ai i pasqyrave, sipas vendasve ky emër i është dhënë nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thelle. Paraditeve plazhet janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit, apo shëtitjeve më barkë, zgjedhin të freskohen, apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë. Ndërtime, që në jo pak raste ja kanë prishur bukurinë kësaj perle të jugut. Qëndrimi për natë në Sarandë, në vartësi të kushteve që kërkohen, kushton nga 25-140 euro për nate. Në pasdite popullohet shëtitorja. Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë. Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh. Nëse dëshira për të ndryshuar në Sarandë bëhet e gjallë, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg. Rruga është duke u rregulluar, arsye për të cilën duhet marrë parasysh mungesa e komoditetit gjatë udhëtimit. Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Për të shkuar atje, vendasit kanë vënë në dispozicion barka. Në Ksamil ka edhe hotele apo shtëpi për pushues. Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit. Kalaja gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij. Sipas historianëve, i përket shekullit të XVI dhe maja e kodrës ku u ndërtua, u zgjodh enkas për të kontrolluar për sulme të mundshme. Për t’u njohur nga afër me pjesë të historisë së lashtë vendase dhe monumenteve arkeologjike, një vizitë në Butrint. Nga Saranda nisen çdo një orë autobusë që të cojnë në këtë park. Bileta e
  • 13. 13 transportit kushton 500 lekë, ndërsa ajo e hyrjes varion nga numri i visitor. Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX. Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sektore. Turistët janë të shumtë këtu, shqiptarë e të huaj. Ata lëvizin në pika vështrimi të ndryshme për të shijuar e fotografuar këtë monument natyror. IV.1 DEMOGRAFIA Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore te Sarandës karakterizohen nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint.
  • 14. 14 Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Historia e qytetit Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një "boom" i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative. Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të
  • 15. 15 ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë. Zhvillimi i qytetit Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera. Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen dy kanale televizive lokale: TV Saranda dhe TV Joni, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze. Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët. Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit. Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet
  • 16. 16 ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës. Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera. IV.2 BISEDA E NJË TURISTI Kurrë nuk e kisha menduar të shkoja në Shqipëri. Kush do ta bënte pas shkrimeve jo shumë pozitive të Paul Theroux. Ideja ime ishte vetëm një javë me diell në Korfuz. Por Korfuzi nuk është se më ngjiti shumë, kushtu pas dy ditësh dola nga hoteli dhe u nisa për në port. Në zyrën e parë lexova mbi xham “Bileta për në Shqipëri”, dhe meqenëse personi brenda mu duk tërheqës, kurioziteti më shtyu të futem brenda. Kur është trageti tjetër për Shqipëri? “Për pak minuta në orën 9 fiks”. “Ka tre tragete në ditë!” Sa i gjatë është udhëtimi? “25 minuta”. Fakti që bileta ishte vetëm 25 dollarë më shtyu më tepër të nisesha. Kalova ujërat e qeta për në Sarandë, duke shijuar i vetëm udhëtimin dhe pamjen përballë. Unë dija që kishte një qytet të vjetër romak afër Sarandës, por sdija asgjë për qytetin. A do të kishte hotele, ujë të rrjedhshëm, drita – një menu në restorante që unë mund ta kuptoja? Të gjitha këto shqetësime u zhdukën sapo trageti u fut në gjirin e mahnitshëm të Sarandës. Qyteti shtrihej në një hark rreth detit Jon, me një pamje të mrekullueshme. Mungesa e industrializimit e bën një vend të pastër pa tym. Zbrita nga trageti pa u shqetësuaer dhe pa folur me askënd; të rinjtë e qytetit dukeshin aty në një qoshkë, duke vështruar me vëmendje të huajt që zbarkonin nga deti.
  • 17. 17 Të gjeje pjesëza për tu argëtuar nuk ishte e vështirë. Në vitet e fundit shumë ndërtesa po ngriheshin dhe qyteti dukej si kantier ndërtimi. Fshatrat ishin të braktisur pasi njerëzit punonin në Greqi, Itali Britani dhe në gjithë botën. Kursimet e tyre jo rrallë ktheheshin në Shqipëri dhe këtë e tregojnë ndërtimet që po bëhen me shpejtësi. Hotelet ishin radhë, hotel, hotel, hotel, disa me emra të çuditshëm – me emra të qyteteve amerikanë (Chicago, New York), destinacione shpirtërore (Parajsa, Heaven) ose emra historikë të vjetër. Unë zgjodha hotelin që mbante emrin e vajzës së Musolinit, Eda, meqënse ishte i pari i cili mu duk me pamjen më të mirë nga deti. Ishte me dhoma dyshe të pastra dhe ballkone të gjithë nga ana e detit. Çmimet ishin sa gjysma e hotelit të Korfuzit i cili kishte si pamje disa kazanë plehrash. Përvec hoteleve të panumërta, restorante pa fund shërbenin peshk të freskët, mish, supa, pasta, etj. Qyteti i Sarandës kishte pak detaje historike për të shikuar. Kështu ditën tjetër, unë gjeta një taksi dhe udhëtova 12 milje në jug për të vizituar Butrintin. Ky udhëtim më kushtoi 20 dollarë në total. Një rrugë e bukur që në krye kishte në pah qiellin blu. Atje, ku qielli shtrihej përkrah detit dhe maleve, puqej me detin dhe rrëzë tij shtrihej qyteti i Butrnintit, një qytet madhështor që nga koha e Greqise dhe Romës së lashtë. Menaxhimi shtetëror, me një përkrahje të Fondacionit të Butrnintit mbështetur nga qeveria Angleze, ishte në kushte të mrekullueshme në kontrast me shumë vende të tjera arkeologjike në Ballkan, që janë abondonuar që prej rënies së komunizmit. Shumë vende të tilla kanë rënë preh e gjuetarve të skulpturave dhe të veprave historike. E lashë Shqipërinë për t’u kthyer sërish, me një qëllim të pushimeve të mrekullueshme. Kurrë nuk kisha parë një qytet antik si Gjirokastra, një orë larg Sarandës, dhe do të kisha dashur të qendroja në Livia, duke ecur përgjatë fshatrave që shtriheshin në kodra, disa prej tyre me popullsi minoritare ortodokse greke, disa myslimane që i shihja në horizont.
  • 18. 18 V. QYTETI I BUTRINTIT Eshtë një nga qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqiperise dhe gjithe Ballkanit dhe pasuri e shpallur nën mbrojtjen eUNESCO-s. Ndodhet afer liqenit te Butrintit, në jug të Sarandës dhe në kufi me Greqinë. Ky qytet e ka marë emrin, nga një legjendë, sipas së cilës ky qytet është formuar nga njerëz të ardhur gjatë pushtimit të Trojës. Kështu kur erdhi djali i Priamit, Heleni nga Troja, flijoi një ka, i cili pasi u përpëlit i plagosur dha shpirt në breg të detit. Duke e marë këtë si një ogur të mbarë vendi u quajt Buthrotum, dmth ka i plagosur. Ky vend u kthye në një vend legjende.
  • 19. 19 Gërmimet e para për zbulimin e këtij qyteti janë bërë nga italiani Luigji Ugolini 1926-1936, i cili ka kryesuar gërmimet edhe në zonën e Finiqit. Nga të dhënat e pakta, thuhet se qyteti i Butrintit gjatë shekullit të III B.C shtrihej në anën jugore të kodrës. Në këtë periudhë është ndërtuar Teatri dhe një Tempulli. Kjo tokë duke qënë mjaft pjellore, tërhoqi vëmëndjen e romakëve të cilët në shekullin e I B.C. e kthyen në koloni Romake, ku një pjesë e popullsisë dhe pasurisë u romanizuan. Veprat më me vlerë që janë zbuluar në teatrin e Butrintit janë Perëndesha e Butrintit, koka prej mermeri e Zeusit, portreti i Agripes, si dhe shumë mbishkrime në gjuhën latine dhe greke. Në shekullin e IV -XIII ky qytet përmendet si qendër Episkopale. Në vitet 1080 -1085 ishte në duar të Normadëve dhe më vonë të Venecianëve. Nga viti 1300 deri 1700 Venecianët bënë fortifikime të shumta . Mbas viteve 1700 ky qytet ra në duar të Francezëve.Në vitin 1798 ra në duar të Ali Pashe Tepelenes, i cili në vitin 1807 ndërtoi dy kala për t’u mbrojtur nga francezet .I tërë qyteti është i rrethuar nga një mur, i cili u rindërtua në shekullin e IV - III .B.C që përfshinte një qytet të madh prej 11 ha. me teatër, ndertime tregtare, tempuj etj. Ky mur asnjëherë nuk njeh, një linjë të rregullt, diku del pak jashtë diku gjetkë hyn pak brenda dhe krijon pamjen e një vije zigzake, mbase është bërë kështu për qëllime mbrojtje. Një program i madh gërmimesh dhe zhvillimi për këtë qëndër ka nisur me 1994, nën kujdesin e Shkollës Britanike të Arkeologjisë në Romë dhe me financimin e Lordit Sainsbury dhe Lordit Rotschild, nën Kujdesin e Fondacionit Butrintit, që u krijua në 1994. Parku Kombëtar i Butrinti, zë vendin e dytë për nga numri i vizitorëve ( me mbi 80,000), por të parin për nga sasia e të ardhurave që ka gjeneruar. vizitat në Butrint janë gjeneruar mbi 30 milionë lekë gjatë vitit 2012
  • 20. 20 V.1 SI TË ARRISH NË BUTRINT Butrinti arrihet lehtësisht nga brenda Shqipërisë si dhe nga shumë kryeqytete të Evropës. Sarandë, 19 km në veri të Butrintit, është porti më i afërt ndërkombëtar me lidhje me traget me Korfuzin dhe nga kontinenti Grek, duke kaluar në kufi me Janinën dhe kjo është një mundësi e mirë për të vizituar Shqipërinë. Nga ana tjetër, Aeroporti Ndërkombëtar në Tiranë Nënë Tereza siguron një pikë hyrje në Shqipëri nga e gjithë Evropa. Mbasi mbërrini në Shqipëri, Butrinti mund të arrihet me rrugë - si me autobus dhe me makinë/taksi. Shumica e shtetasve nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shqipëri, megjithatë duhet të kenë një pashaportë të vlefshme. Ju lutemi të kontrolloni me ambasadën tuaj çdo hollësi të mëtejshme. Një tarifë hyrje prej 10 Euro ju kreditohet kur hyni në Shqipëri. Kur planifikoni një udhëtimit për në shqipëri është mirë të keni parasysh dhe ndryshimin e orës lokale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Shqipëria është +1 orë GMT dhe Greqia është +2 orë GMT.
  • 21. 21 V.2 KALAJA KATERKENDORE NE BUTRINT Në anën e kundërt me kanalin në kepin mbi det, gjëndet fortesa e vogël e Ali Pash Tepelenës e ngritur në vitin 1807-1808. Ndërtimi i saj ishte për parandalimin e ushtrive franceze që vinin nga Korfuzi dhe donin të mernin Butrintin. Kjo kështjellë ka formen e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjella ka një sistem mbrojtës që të bie në sy, mbrojtja nga deti bëhet nga dy kulla me trashësi 2.80 m e lartësi 5 m të paisura me frëngji për topat. Kështjella ka dy porta njëra prej tyre komunikon me kanalin e Butrintit. V.3 VIZITË NË BUTRINT Parku Kombëtar i Butrintit është hapur gjatë gjithë vitit nga ora 8 e mengjesit deri në mbrëmje. Muzeu është i hapur nga ora 8 deri në 16. Ju duhen rreth tre orë për të vizituar Parkun. Tarifat e hyrjes 700 Lekë për të huajti 500 lekë për të huajt në grupe prej më shumë se dhjetë 200 Lekë për Shqiptarë Ju lutemi te siguroheni që të merrni një biletë dhe ta mbani me vete gjatë gjithë ko hëzgjatjes së vizitës tuaj .
  • 22. 22 . Manualet udhëzues në gjuhën angleze dhe shqipe janë në shitje në zyrën e biletave të Parkut. Këto përfshijnë udhëzues për monumentet e Butrintit dhe shtigjeve të mjedisit përreth Butrintit, si dhe udhëzues për sitet arkeologjike të afërt dhe për eskursionistët në Shqipërinë jugore. Lejohet që të bëhen fotografi, ndonëse brenda në muze është i ndaluar rreptësisht përdorimi i flash. Udhëtime me varka bëhen rregullisht në Diapor përmes liqenit të Butrintit dhe kalasë së Ali Pashës në deltën e kanalit të Vivarit. Për informacione më të hollësishme ju lutemi të drejtoheni në zyrën e shitjes së biletave.
  • 23. 23 VI. PASURIT E JUGUT VI.1 LLOGARA Te kalosh përmes Qafës se Llogorasë, aty ku lartësia është rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, mund te jesh ne paqe e harmoni te plote me natyrën. Aty te zë syri turiste, teksa soditin me shume kërshëri natyrën dhe nuk ngurrojnë te kërkojnë sugjerime se çfarë ia vlen te shikosh me shume ne Jug. Me se shumti, preferojnë te ngrenë kampingje, qe ta shijojnë ne çdo detaj natyrën. Kane dëgjuar për specialitetin e asaj zone, te quajtur Arapash, një gatim me miell misri, te brendshme qengji, gjalpë dhe djathë, dhe nuk mund te mos e shijojnë atë. Ngjitesh lart, na maje te malit,dhe para teje shtrihet si ne pëllëmbe te dorës fshati turistik i Dhërmiut. Është e bukur, por njëkohësishte frikshme te zbresësh nga maja e malit, deri ne plazh, neper atë rruge te gjarpër, përgjatë një relievi mjaft te thyer. Por, ia vlen “te rrezikosh” qe me pas te prekesh parajsën. Gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit.
  • 24. 24 Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat - Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik). V.2 DHËRMI Plazhi i Palasës është i pari plazh i bregut qe na shfaqet pasi kalojmë qafen e Llogorasë. Qe te shijosh nga afër mrekullinë e këtij plazhi duhet te zbresësh teposhte, ne te djathte te rrugës nacionale qe gjarpëron deri ne breg te detit. Përtej Palasës ndodhet Dhërmiu, ose siç e njohin te vjetrit Drimades. Dhërmiu numëron afro 30 kisha te vjetra, mes te cilave Manastiri i Shen Todhrit, një prej me karakteristikeve te zonës. Nder plazhet e mrekullueshëm te Dhërmiut, me i veçanti është ai i Gjipese. Për te mbërritur ne këtë gji te vetmuar e magjepsës pret ne te majte te rrugës kombëtare. Një rrugice e hershme, te nxjerr pikërisht ne gjirin e vogël e te kaltër te Gjipese, i formuar nga nje përrua rreze malit. Vetëm pak kilometra me tej, ndeshin një tjetër mrekulli te natyrës, Jali, plazh i frekuentuar kryesisht nga te rinjtë, por nuk mungojnë edhe turiste te grupmoshave te tjera, te ardhur qe nga Franca, Gjermania, Greqia, apo Italia. Te mrekulluar nga bukuria e këtij plazhi (dhe jo vetëm), ata pëshpëritin ne gjuhet e tyre: “Bukur, bukur, bukur, thjesht mrekulli”. Muzika moderne, e shoqëruar me kokteil-et fantastike dhe me gatime te llojllojshme, bën qe ta shijojnë këtë mrekulli te natyrës ne çdo dimension. V.3 HIMARË Nisemi drejt Himarës, ku njerëzisht flasin kryesisht ne greqisht, dhe ku emrat e restoranteve, bareve apo bizneseve te tjera janë po ne këtë gjuhe. Para nesh shfaqet plazhi i Potamit, ku te bën përshtypje uji- kristal i detit te asaj zone. Te duket sikur je futur ne një pishine te stërmadhe me ujë te kripur, ku ne fund te saj janë shtruar pllaka me ngjyre te kaltër. Por, krahas kësaj pamjeje, vëren një mungese infrastrukture. “Përveç detit, këtu nuk ka gjë tjetër”, shprehen pushuesit, qe, megjithatë, pohojnë se kane vite qe i
  • 25. 25 qëndrojnë besnike plazheve te Himarës. Udhëtimi vazhdon. Dhe ja ku duket fshati i bukur i Qeparoit, i poshtmi dhe i sipërmi, me i ri ne moshe. Përveç plazheve te bukura te Skalomes e Ostonit, te populluara nga familjare, ne Qeparo mund te mësosh edhe pak histori. Ne fshatin e poshtëm ngrihet manastiri i Shën Mitrit, ku gjendet kisha me te njëjtin emër e stilit bizantin, me vlera te mëdha për ikonostaset prej druri. V.4 MANASTIRI MESOPOTAMIT Shumë pranë Finiqit, në pjesën jugore ndodhet Manastri i Mesopotamit. Në fillim në ketë zonë ka ekzistuar një tempull pagan mbi rënojat e të cilit u ndërtua Kisha e Shën Kollit, në kohën e perandorit bizantin Kostandin i XI Monomakut. Kisha ka një arkitekture shumë të veçantë të stilit bizant. Eshtë një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë e periudhës Bizantine. Dallohet per zbukurimet dhe mozaiket me motive shtazore. Në sallën kryesore brenda saj ka një dragua me krahë të hapur në formë mozaiku. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethuese të vjetra, që kanë një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethuese janë më të hershme sesa kisha. Dhomat e manastirit janë ndërtuar më vonë. V.5 KALAJA LEKURSIT Ndodhet në një pikë strategjike në majën e një kodre të lartë, që ngrihet sipër qytetit të Sarandës. Nga kjo pikë mund të kontrollohet dhe shikohet gjithë qyteti Sarandës si dhe ishujt e Ksamilit. Kalaja e Lëkursit është ndërtim i shekullit te XVI. Mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh Sarandën me Butrintin. Kalaja është ngritur në rrënojat e fshatit Lëkurs dhe ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakta të vendosura në Veri Perëndim dhe jug lindje. Për tu ngjitur në Kala duhet të lini
  • 26. 26 rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe ti ngjiteni kodrës së qytetit nga ana e mbrapme për të dalë në majë të saj.Pikërisht mbi rrëjonat e kalasë së vjetër është ndërtuar sot një restorant me arkitekturë që respekton stilin dhe materialin bazë, gurin e zonës të përsorur për ndërtimin e saj. V.5 KALAJA E BORSHIT Kjo kala quhet ndryshe dhe Kalaja e Sopotit, e vendosur në kodrën me të njëjtin emër. Ajo është ndërtuar në shekullin e IV B.C. nga fiset Iliro-epirote. Kjo kala u dëmtua rëndë gjatë dyndjeve barbare në shekullin e V-VI pas lindjes së krishtit dhe u rindërtua në mesjetë, ku merr dhe emrin kalaja e Sopotit. V.6 KALAJA ALI PASHAIT- Gjiri Porto Palermos Eshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet, e njohur si gjiri i Panoramës). Kalaja ka formë tre këndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra. Ali Pashai e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë edhe si pikë kontrolli. Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbërta ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia. V.7 KISHA SHEN STEFANIT, MANASTIRI I PANAJIES, ( DHERMI ) Gjurmët më të hershme të fshatit Dhërmi i përkasin shekullit të I B.C. Në këtë fshat numërohen rreth 31 kisha, disa prej të cilave ruhen deri në ditët e sotme. Më interesante për t’u vizituar është: Kisha e Shën Stefanit e perIudhës bizantine e pikturuar në shekullin e XVIII. Me tej ndodhet manastiri i Panajias me kishën e ndërtuar në shekullin e XIV e dekoruar me gravura shumë të bukra të asaj kohe. Kjo kishë shërben si vend pelegrinazhi ku çdo mes-gushti zhvillohen ritet fetare, në kuadër të festës fetare të Shën Mërisë
  • 27. 27 V.8 SYRI I KALTËR Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimë
  • 28. 28 V.9 DELVINA Delvina është një qytet qe përmendet qe ne antikitet, ajo është një nga qytetet me jugore te shqipërisë. ajo kufizohet në veri me gjirokastrën (mali i gjerë ose i quajtur ndryshe mali i sopotit ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me sarandën. ne jug te delvinës shtrihet fushëgropa e delvinës qe përfshin fushën e vurgut, fushën e bajkajt dhe fushën e vrines. VII. STATISTIKA, VIZITORË TË HUAJ DHE TURISTË 2012
  • 29. 29 Open Data Albania po hulumton lidhur me vizitorë të huaj dhe turistë që kanë vizituar Republikën e Shqipërisë në vitin 2012. Të dhënat bazohen tek informacioni zyrtar i marrë në pikat kufitare të shtetit shqiptar. Sipas këtyre të dhënave në Shqipëri për vitin 2012 kanë hyrë nëpërmjet pikave kufitare gjithsej 3 226 910 vizitorë. Këta persona ndahen në dy kategori: shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe shtetas të huaj që kalojnë transit në territorin e shtetit për të kaluar drejt një shteti fqinj. Vizitorë konsiderohet ai individ që udhëton drejt një vendi të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më të shkurtër se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse. Po të shikojmë me kujdes numrin e vizitorëve të huaj për vitin 2012 konstatojmë se për pushime kanë hyrë 1 492 898 vizitorë, pra rreth 42% e gjithë të huajve që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti. Pjesa tjetër e të huajve kanë hyre ne territorin shqiptar për të vizituar të afërm apo për arsye pune. Këto dy kategori vizitorësh përbëjnë nga 3% secili. Një kategori tjetër që janë dhe më të paktë në numër janë ata të huaj që e vizitojnë Shqipërinë për arsye shëndetësore apo fetare.
  • 30. 30 Shtetas te huaj qe kane kaluar kufirin shqiptar 2012 Viti 2012 Gjithsej 3,514,116 Vizitore 3,226,910 Udhetare transit 287,206 Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT) Hyrjet e shtetasve të huaj si vizitorë 2012 Gjithsej Vizitore 3,226,910 Pushime 1,492,898 Vizite ne miq e te aferm 89,999 Biznes dhe profesionale 41,967 Trajtim shendetesor 1,188 Qellime fetare 1,501 Vizitore te tjere 1,599,357
  • 31. 31 Ndërkohë numri i vizitorëve të huaj në territorin e shtetit shqiptar vjen në rritje nga viti në vit. Megjithëse nuk kemi të dhëna diskrete mbi të ardhura nga vizitorë të huaj apo turist të huaj në vend trendi i numrit të personave që shkelin kufirin shqiptar si vizitorë ka qenë ndjeshëm rritës në vitet 2006 – 2012. Ndërkohë kapaciteti zyrtar i hoteleve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm: Burimi:INSTAT Gjatë 2010, numri i hoteleve në Shqipëri ishte 290, ose 19% më shumë se në vitin 2009. Numri i shtretërve në 2010 ishte 11,793, ose 8% më shumë se në vitin 2009. Bazuar në këto të dhëna, kapacitetet e hoteleve ne Shqipëri nuk janë adaptuar ndaj rritjes së fluksit të vizitorëve të huaj. Për këtë arsye mund të deduktohet se akomodimi i një pjese të vizitorëve është bërë pranë shtëpive private të individëve, në mënyrë të paregjistruar. Është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë të gjitha llojet e turizmit, dhe jo vetëm atë bregdetar për të maksimizuar të ardhurat. Gjithashtu duhet përmirësuar cilësia e shërbimit, pastërtia, rendi dhe gjithë faktorët e tjerë të cilët jo vetëm të rrisin numrin e turistëve që vizitojnë
  • 32. 32 Shqipërinë nga kurioziteti, por edhe numrin e turistëve që e rivizitojnë atë pasi kanë kaluar eksperienca të këndshme. Mënyra e udhëtimit drejt Shqipërisë (tokë, ajër, det) 2012 Me det Me ajer Me tokë Totali Të Huaj 180,125 273,071 3,060,470 3,513,666 Shqiptarë 377,900 517,835 2,724,930 3,620,665 Totali 558,025 790,906 5,785,400 7,134,331 Burimi: Instituti i statistikes (INSTAT) Menyra e udhetimit te te huajve drejt Shqiperise2012 Me det 7.8% Me ajer 7. Me tokë 81%
  • 33. 33