2. • Subjektet me zotësi juridike dhe të veprimit të
kontratës
• Shprehja e akorduar e vullnetiti të subjekteve
të kontratës
• Objekti i përshtatshëm për prestime obligatore
• Forma e parashikuar juridike.
3. Kushtet e përgjithshme për llidhjen e
kkontratës
• aftësia punuese zotesia juridike e palëve
kontraktuese,
• pajtimi i vullnetit,
• lënda e kontratës si dhe
• baza e kontratës.
4. • Aftësia e plotë për të vepruar
• Aftësia e kufizuar për të vepruar
• Paaftësia e plotë për të vepruar
5. 2. Pëlqimi i Vullnetit
Vullneti duhet të jetë:
– serioz,
– të bëhet lirisht,
– të jetë i vërtetë dhe
– të jetë i mundshëm.
6. • Vullneti është i lirë kur nuk është manifestuar nën
ndikimin e lajthimit, mashtrimit, kërcënimit ose
dhunës.
• Vullneti është serioz kur shpreh qëllimin e
deklaruesit se dëshiron të lidhë kontratën.
• Vullneti është i vërtetë nëse palët kontraktuese e
kanë shprehur atë dhe në rast se ai është vullneti
i tyre.
• Vullneti është i mundshëm, do të jetë i
mundshëm nëse me anë të kontratës që do të
lidhet do të realizohet një qëllim i mundshëm.
Vullneti i palëve duhet të deklarohet.
7. Lënda e Kontratës
• Lënda e kontratës është kusht i përgjithshëm
për lidhjen e kontratës.
• Lënda e kontratës është ajo për të cilën palët
janë marrë vesh ose për çka është lidhur
kontrata.
• Lëndë e kontratës mund të jetë ndonjë
send, veprim, mosveprim.
• Lënda e kontratës konsiston në sjelljen që
duhet të mbajë debitori ndaj kreditorit
8. • Detyrimi kontraktues mund të përbëhet nga
dhënia, bërja, mos bërja, ose durimi.
• Ai duhet të jetë i mundshëm, i lejueshëm, i
caktuar respektivisht i caktueshëm.
• Objekt i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i
ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të
përcaktohet
• Lëndë e kontratës mund të jetë sendi i
luajtshëm, i paluajtshëm dhe sendi i
konsumueshëm.
9. Baza e Kontratës
• Baza e kontratës është kusht i përgjithshëm
për lidhjen e saj.
• Bazë e kontratës është qëllimi juridik që e ka
shtyrë ndonjë subjekt të marrë detyrimin dhe
që e ka caktuar karakterin juridik të punës
juridike.
• Bazë e kontratës është shkaku, arsyeja për të
cilën debitori merr detyrimin.
• Në terminologjinë juridike, përveç termit
bazë, përdoren edhe termet
kauza, shkaku, titulli juridik.
10. Kushtet e veçanta për lidhjen e
kontratës
• Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të
përgjithshme duhet të përmbushen edhe
kushtet e veçanta të cilat janë:
– Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit
– Dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës
– Forma e kontratës.
11. Forma e kontratës
• Forma e kontratës është manifestim i jashtëm i
përmbajtjes së kontratës.
• Parimi bazë që ka karakterizuar të drejtën civile
në përgjithësi dhe të drejtën e detyrimeve në
veçanti, është ai i lirisë së formave.
• Kjo do të thotë se palët për shfaqjen e vullnetit të
tyre në një marrëdhënie juridike, janë të lirë që të
përdorin çdo formë që është e përshtatshme për
ta nxjerrë në pah këtë vullnet
12. Forma e kontratës mund të jetë:
– Solemne
– Reale
– Provuese
– Me shkrim
– Ligjore
– Kontraktore
13. •
• Forma solemne është formë thelbësore dhe element
konstituiv i kontratës.
• Forma reale ekziston në ato raste kur dorëzimi i sendit
është kusht i veçantë për krijimin e disa kontratave.
• Forma provuese shërben si provë për vërtetimin e
ekzistimit të kontratës në rast kontesti ndërmjet palëve
kontraktuese.
• Forma me shkrim e kontratës është formë e tillë ose
redaktimi me shkrim i kontratës i shkruar me dorë, me
makinë dhe e nënshkruar nga palët kontraktuese që e kanë
lidhur kontratën.
• Forma ligjore ekziston kur për vlefshmërinë e një kontrate
ligji shprehimisht e parasheh formën e caktuar.
• Forma kontraktore ekziston kur palët kontraktuese për
vlefshmërinë e kontratës parashohin formën e caktuar .
Palët kontraktuese mund të merren vesh që forma të jetë
kusht veçantë për vlefshmërinë e kontratës së tyre.
14. LIDHJA E KONTRATËS
• Negociatat
• Oferta
• Vendi dhe Koha e Lidhjes së Kontratës
• Parakontrata
15. Negociatat
• Termi “ negociatim” origjinon nga latinishtja, me kuptimin e “
biznesit” apo të punës së leverdishme në të cilën nuk ka
elemente të parazitizmit”.
• Negocimi është diskursi apo këmbimi i komeneteve për të
vendosur një interes të përbashkët në funksion të bërjes së
biznesit të caktuar.
• Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të
caktuara.
• Subjektet e interesuar mund të bisedojnë për elementet e
caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën dhe vendin e
dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj.
• Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgatitjes rreth lidhjes
së kontratës.
• Në këtë fazë të bisedimeve, palët nuk janë në detyrim ndaj
njëra tjetrës.
• Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë.
16. Oferta
• Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet
personit të caktuar e cila përmban të gjitha pjesët
përbërëse esenciale të kontratës, kështu që me pranimin e
saj do të mund të lidhej kontrata.
• Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar
palës tjetër me qëllim të pranimit.
• Pala që bënë propozimin për lidhjen e kontratës quhet
propozues ose ofertues.
• Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose
ofertë.
• Në qoftes oferta i bëhet bashkëkontraktuesit të
pranishëm, bashkëkontraktuesi sipas rregullit duhet të
shprehet për të menjëherë, në qoftë se e pranon, atëherë
arrihet pëlqimi i vullneteve gjegjësisht kontrata
17. Oferta duhet t’i plotësoj këto kushte
• Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për
qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga
personi i autorizuar i tij (autorizuesi i
ofertuesit).
• Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e
kontratës (esentialia negoti), të cilën
dëshirojnë ta lidhin
• Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e
shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë
kontratë në bazë të kushteve të propozuara.
18. Efektet juridike të ofertës
• Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e
kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën
e vet. Oferta nuk është kontratë.
• Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë
mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën.
• Pa pranimin e ofertës nga i ofertuari nuk ka as lidhje të
kontratës.
• Duhet dalluar ofertën kur i bëhet personit jo të pranishëm
dhe personit të pranishëm.
• Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm jo
vetëm kur palët gjenden në të njëjtin lokal, po edhe kur
gjenden në lidhje të drejtpërdrejtë me anën e mjeteve
teknike të informimit.
19. • Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e
kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në
ofertën e vet.
• Oferta nuk është kontratë.
• Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë
mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën.
• Pa pranimin e ofertës nga i ofertuari nuk ka as lidhje të
kontratës.
• Duhet dalluar ofertën kur i bëhet personit jo të
pranishëm dhe personit të pranishëm.
• Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm
jo vetëm kur palët gjenden në të njëjtin lokal, po edhe
kur gjenden në lidhje të drejtpërdrejtë me anën e
mjeteve teknike të informimit.
20. Parakontrata
• Mund të ndodhë që palët, për ndonjë arsye të
mos lidhin dot kontratën veçse në një kohë të
mëvonshme.
• Në këtë rast ato mund të lidhin një kontratë
paraprake, që ka për objekt lidhjen e kontratës
më vonë.
• Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën
merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet
• Në këtë mënyrë, nëpërmjet kontratës
paraprake, palët marrin përsipër detyrimin që
më vonë të lidhin midis tyre një kontratë të
përcaktuar
21. Pjesët e Kontratës
• Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen
mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia
negotii).
• Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata
nuk mund të mirret me mend.
• Ato përfshijnë efektet ekonomike, që palët
dëshirojnë të arrijnë nëpërmjet kontratës.
• Palët në kuadrin e së drejtës imperative lidhin
punë juridike për çka do që të dëshirojnë
22. INTERPRETIMI I KONTRATËS
• Siç është thënë në trajtimet e mëhershme, kontrata
nuk është gjë tjetër veçse një veprim juridik i
dyanshëm.
• Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe
me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimt të vullnetit.
• Shkresa mund të jetë e thjeshtë ose me akt noterial.
• Kur interpretohet një kontratë duhet të sqarohet se cili
ka qenë qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve
kontraktuese, pa u ndaluar në kuptimin letrar të
fjalëve, si dhe duke vlerësuar sjelljen e tyre në
tërësi, para e pas përfundimit të kontratës
• Interpretimi i kontratës d.m.th. përcaktimi i kuptimit të
vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj
23. Kontratat e ndaluara
• Kontrata është e ndaluar nëse është në
kundërshtim me:
– parimet kushtetuese,
– me dispozitat dhunuese,
– me normat e moralit shoqëror dhe me
– normat e dokeve të mira.
• Kontratat e ndaluara paraqiten në të drejtën e
detyrimeve, në të drejtën ekonomike, në të
drejtën reale, financiare, administrative dhe në të
drejtën e punës.
24. Pasojat juridike të kontratave të ndaluara
• Kontratat e ndaluara janë kontrata të pavlefshme.
Pavlefshmëria e tyre është relative ose absolute, varësisht
nga fakti se çka cenojnë kontratat me rastin e lidhjes.
• Nëse me lidhjen e tyre cenohen
– interesat individuale të palëve kontraktuese, kontrata është e
me pavlefshmëri realative,
– kurse në rast se cenohet interesi i përgjithshëm i
shoqërisë, kontrata është me pavlefshmëri absolute.
• Anulimi i këtyre kontratave bëhet sipas detyrës zyrtare (ex
oficio), në rast se është pavlefshmëria absolute, ose me
iniciativën e palës së dëmtuar kur është pavlefshmëria
relative.
• Anulimi i tyre krijon pasoja juridike. Këto pasoja shprehen
në kthimin në gjendjen e mëparshme (Restituito in
integrum)
• Kthimi mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm
25. Pavlefshmëria absolute e punëve juridike
(Nuliteti)
• Punë juridike absolutisht të pavlefshme janë
ato punë me të cilat cenohen parimet e
rregullimit shoqëror të përcaktuar me
kushtetutë, me dispozitat imperative ose me
moralin shoqëror.
• Pavlefshmëria e punëve juridike është
sanksion për cenimet e mësipërme, në qoftë
se qëllimi i dispozitës së cenuar nuk udhëzon
në ndonjë sanksion tjetër, ose ligji në rastin
konkret nuk parasheh diçka tjetër.
26. Shkaqet që qojnë në pavlefshmërinë
absolute të punëve juridike
• Shkaqet që çojnë në pavlefshmërinë absolute të
punëve juridike janë:
– mospajtueshmëria e kontratave me parimet e rregullit
shoqëror të përcaktuara me kushtetutë, me normat e
imperative ose me moralin shoqëror.
• Kur ekziston mospajtueshmëria e këtillë, atëherë puna
juridike si rregull është absolutisht e pavleshme, dhe
ajo sipas fuqisë së ligjit, nuk prodhon efekte juridike
prej momentit të lidhjes së saj.
• Deri në pavlefshmërinë absolute të punëve juridike
çojnë: pavlefshmëria e lëndës së tyre, pavlefshmëria e
bazës së tyre, pavlefshmëria e miratimit të tyre dhe
pavlefshmëria e pajtimit të vullneteve të subjekteve të
së drejtës
27. Pasojat juridike të punëve absolutisht të
pavlefshme
• Punët juridike absolutisht të pavlefshme nuk
prodhojnë efekte juridike nga momenti i lidhjes
së tyre.
• Kjo rregull nga e cila ekzistojnë përjashtime të
parapara me ligj.
• Në bazë të karakterit të anulimit të punëve
juridike, gjykata kujdeset ex officio pra sipas
detyrës zyrtare.
• Duke u bazuar në atë se anulimi i punëve juridike
nuk prodhon kurrfarë efekti juridik nga momenti i
lidhjes së saj, asnjëri subjekt nuk mund të kërkojë
përmbushjen e saj.
28. Konevrsioni
• Kur kontrata nul i plotëson kushtet për
plotfuqishmërinë e ndonjë kontrate tjetër
atëherë midis kontraktuesve do të vlejë kjo
kontratë tjetër në qoftë se kjo do të ishte në
përshtatje me pikësynimin të cilin
kontraktuesit e kanë pasur parasysh kur e
kanë lidhur kontratën dhe në qoftë se mund të
merret se këta do ta lidhnin këtë kontratë po
të kishin ditur për nulitetin e kontratës së tyre.
29. Punët juridike të rrëzushme
(Relativisht të Pavlefshme)
• Të rrëzueshme janë ato punë juridike të cilat
përmbajnë ndonjë mungesë, për shkak të së cilës
mund të anulohen.
• Por, në qoftë se anulohen atëherë ato punë
juridike konsiderohen si të pavlefshme nga
momenti i lidhjes së tyre.
• Në këtë është edhe ndryshimi i parë themelorë
në mes punëve juridike të pavlefshme absolute
dhe atyre relative si dy lloje kryesore të anulimit
të kontratatve
30. • Kontrata është e rrëzueshme kur e ka lidhur
pala me zotësi të kufizuar për të vepruar, kur
gjatë lidhjes së saj ka pasur të meta në
pikëpamje të vullnetit të palëve, si dhe kur kjo
gjë është caktuar në këtë ligj ose me dispozitë
të veçantë;
• Deri në rrezueshmërinë e punëve juridike çon
ndonjë mungesë e saj e cila i cenon interesat
juridike të njërës ose të të dyja palëve apo
subjekteve të së drejtës
• Kontratat absolutisht të pavlefshme nuk mund
të konvalidohen
31. Anulimi i kontratës
• Kur ekziston ndonjë nga shkaqet të cilat çojnë në
rrëzueshmërinë e punëve juridike atëherë pason
anulimi i saj, si rregull këtë duhet ta kërkojë pala
të cilës i janë cenuar interesat juridike me atë
punë juridike.
• Pala kontraktuese në interesin e së cilës është
vërtetuar rrëzueshmëria, mund të kërkojë që
kontrata të anulohet.
• Mirëpo bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të
kërkojë prej saj që në afatin e caktuar, por jo më
pak se 30 ditë të deklarohet a i përmbahet
kontratës apo jo sepse në të kundërten do të
konsiderojë se kontrata është anuluar.
32. Shkaqet që çojnë në rrëzueshmërinë e punëve
juridike
• Shkaqet që çojnë në rrëzueshmërinë e punëve
juridike janë:
– mungesa e zotësisë së veprimit,
– mangësitë e vullnetit të deklaruar dhe
– dëmtimi i pamasë.
Në ligj mund të parashihen edhe shkaqe tjera të
cilat çojnë në rrëzueshmërinë e punëve
juridike
33. SHUARJA E KONTRATAVE
• Kontratat pasi të lidhen fillojnë të prodhojnë efekte
juridike për palët kontraktuese, por ato pasi e kryejnë
misionin e tyre shuhen;
• Kontrata e vlefshme themi se shuhen.
• Ndërkaq kontratat që janë të pavlefshme nuk shuhen
por ato gjithmonë anulohen.
• Shuarja e marrëdhënies ligjërisht detyruese mund të
bëhet edhe me vullnetin e palëve kontraktuese
(përmbushja, kompensimi, falja e
borxhit, përtëritja, unifikimi), por edhe
• për shkak të fakteve dhe veprimeve që nuk varen nga
vullneti i palëve (pamundësia e përmbushjes së
detyrimit, skadimi i kohës, vdekja etj).
34. Shkaqet e shuarjes së kontratës janë të
shumta Kontrata sipas LMD shuhet
• me marrëveshjen e palëve,
• kur zhduket lënda e saj,
• kur vdes pala kontraktuese
• me anulimin e kontratës
• mosekzekutimi i kontratës
35. Shuarja e kontratës për shkak të
mospërmbushjes
• Nga çasti i lidhjes së kontratës e deri në çastin
e përmbushjes së kontratës mund të paraqiten
rrethana që pengojnë përmbushjen e
detyrimeve
• Meqë këto rrethana paraqiten për shkaqe të
ndryshme objektive dhe subjektive.
• rregulle themelore ekzistojnë edhe
përjashtime të caktuara që shkaktojnë
shuarjen e marrëdhënies detyruese
36. Mënyra tjera të shuarjes së kontratës
• Kompensimi
• Falja e Borxhit
37. MJETET PËR SIGURIMIN E EKZEKUTIMIT
TË KONTRATËS
• Mjetet të sigurimit të ekzekutimit të kontratës janë
reale dhe personale.
• Mjetet të sigurimit personal të ekzekutimit të kontratës
janë:
– pendimi,
– kushti penal dhe
– dorëzania.
• Mjetet reale të ekzekutimit të kontratës janë;
– hipoteka,
– pengu,
– kapari dhe
– kaucioni