SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 23
Descargar para leer sin conexión
‫ني‬ِ‫ث‬َ‫د‬ْ‫ح‬ُ‫مل‬‫ا‬ ‫ارج‬‫و‬‫اخل‬ ‫من‬ ‫سلمني‬‫مل‬‫ا‬ ‫حتذير‬
PARALAJMËRIMI I
BESIMTARËVE NGA
KHAURIXHËT
BIDATÇI
‫يخ‬‫ش‬‫ل‬‫ا‬ ‫يةل‬‫فض‬ ‫لقاها‬‫أ‬ ‫بة‬‫دط‬
:
‫بخاري‬‫ل‬‫ا‬ ‫الرحمي‬ ‫بد‬‫ع‬ ‫بن‬ ‫هللا‬ ‫بد‬‫ع‬
HYTBE E MBAJTUR NGA SHEJKHU I NDERUAR:
ABDULLAH BIN ABDURRAHIN
EL BUKHARI
Hytbeja e parë
Me të vërtetë falenderimet i takojnë Allahut, Atë falenderojmë,
dhe prej Tij ndihmë edhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek
Allahu nga e keqja e punëve dhe veteve tona. Kë e udhëzon
Allahu nuk ka kush e humbë atë, dhe kë e humb (devijon)
Allahu nuk ka kush ta udhezojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Allahut Një të Vetëm, pa i bërë shokë
Atij, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
‫ا‬‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ِذ‬ ‫ْن‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َّل‬ ‫ِذ‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ِذ‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ا‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫آ‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ
“O ju besimtarë, frikësohuni Allahut me një frikë të vërtetë,
dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë.”
(Ali Imran: 102).
‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫ُن‬ ‫ْن‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫َّل‬‫ث‬‫َي‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ج‬ ‫ْن‬ ‫َي‬‫از‬ ‫َي‬ ‫ْن‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫خ‬ ‫َي‬ ‫ٍا‬‫ة‬‫ِذدَي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ٍ‫س‬‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ِذياخ‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َّل‬‫ب‬‫َي‬‫ار‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫سُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ
‫ا‬
‫ًال‬ ‫ِذٌب‬ ‫َي‬‫ار‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫ْن‬ٌ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫رْن‬‫َي‬ ‫ْن‬
‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ِذ‬‫اب‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫ا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫ِذيا‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ًالا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ِذٌر‬ ‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫ًال‬ ‫َي‬‫ج‬‫ِذ‬‫ر‬
“O ju njerëz, frikësohuni Zotit Tuaj, i Cili ju ka krijuar nga
një palë e vetme, dhe krijoi prej saj bashkëshortin e saj, dhe
nxorri prej tyre shumë burra e gra. Prandaj frikësohuni
Allahut me emrin e të Cilit kërkoni të drejta të ndërsjellta e
mos i ndërprisni lidhjet farefisnore, me të vërtetë Allahu
është kurdoherë vëzhgues mbi ju.” (en-Nisa'a: 1).
‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ب‬ ‫ُن‬ ‫ُن‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫رْن‬‫ِذ‬‫ف‬‫ْن‬‫غ‬‫َي‬ٌ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬‫حْن‬‫ِذ‬ ‫ُنصْن‬ٌ‫ا‬،‫ًال‬ ‫ِذٌد‬‫د‬‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫آ‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ
‫ا‬
‫ًال‬ ‫ٌآ‬ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ز‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬‫ز‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬‫د‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ُنا‬ ‫َي‬‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ر‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫ِذ‬ ‫ُن‬ٌ‫ا‬ ‫يْن‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬
“O ju besimtarë, frikësohuni Allahut dhe flisni vetëm fjalë të
sakta; ju përmirëson Allahu punët tuaja, ju falë juve
gjynahet tuaja, dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, ai ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (el Ahzab: 70-
71).
Në vijim: me të vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe
udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, punët më të keqija janë shpikjet në fe, çdo
shpikje është bidat, çdo bidat është humbje, e çdo humbje të çon
në Zjarr.
E më pas...
Dijeni ju bekoftë Allahu, se çdo kujt që i jepet mirësi, ai është i
smirëzuar dhe lakmohet, e sidomos o besimtarë, kur Allahu ju
jep si mirësi qetësinë, dhe mbrojtje me “hijen” e akides sunije
selefije, me kujdesjen nga prijesi musliman duke gjykuar me
Sheriatin e Allahut të Lartësuar, që i kërkon Allahut ta ndihmojë
në të (në praktikimin e Sheriatit). Padyshim se kur gjëndja është
kjo, zemrat e të humburve, të bidatçive, të idhujtarëve dhe të
shthururve janë mbushur plot e përplot me inat dhe mllef
(kundrejt këtyre mirësive), e për këtë ne i themi të gjithë atyre
(Fjalën e Allahut):
‫ا‬‫ِذ‬‫ر‬ ‫ُن‬‫د‬‫ُّي‬‫ص‬‫ا‬ ‫ِذا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬‫اب‬‫ٌم‬ ٌ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬ ‫ۗ ا‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬ٌ‫َي‬‫غ‬‫ِذ‬‫اب‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ْنا‬ ‫ُن‬
“Vdisni ju me gjithë atë tërbimin tuaj, vërtetë Allahu është i
Gjithëdituri per çka fshihet në gjokset tuaja.” (Ali Imran:
119).
O ju besimtarë! Me të vërtetë bidati i Khauarixhëve janë sprovë
për këtë umet. Këta janë prej daljeve të para, ose janë bidati i
parë.
Khauarixhët janë të parët që kanë përçarë muslimanët. Shejkhul
Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe për
këtë, të parët që kanë përçarë muslimanët prej bidatçive janë
Khauarixhët el maarikun1
.” (Mexhmu’ul fetaua 3/349)
Khauarixhët janë të parët që i kanë bërë muslimanët qafira për
shkak të gjynaheve. Për shkak se i kanë dalë atyre kundra në
bidatin e tyre, e kanë bërë të lejuar me këtë gjë gjakun e
muslimanëve, nderin dhe pasurinë e tyre.
Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Khauarixhët janë të parët që i kanë bërë qafira muslimanët me
gjynahe, gjithashtu e bëjnë qafir këdo që i kundërshton ata në
bidatin e tyre, dhe ja kanë bërë hallall (lejuar) vetes së tyre që t’i
vrasin, dhe t'ia marrin pasurinë muslimanëve.” (Mexhmu’ul
fetaua 3/279).
1
që dalin prej feje ashtu siç del shigjeta nga gjahu. (shp)
Këta Khauarixhë – sipas asaj që përmendëm –, e bëjnë të lejuar
daljen nga prijësi i muslimanëve.
Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Khauarixhët dalin me shpatë kundrejt prijësit musliman, dhe i
bëjnë qafira muslimanët me gjynahe.” (Mexhmu’ul fetaua
35/143).
Robër të Allahut! Ka ardhë në traditën profetike të pastër dhe të
saktë, me fjalë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
duke paralajmeruar dhe duke larguar prej Khauarixhëve. Ka
urdhër nxitës për vrasjen e tyre, dhe ka shpërblim për atë që i
vret ata, apo ka shpërblim ai që vritet prej tyre. Gjithashtu ka
ardhur se ata janë qentë e Xhehenemit, dhe se janë të vrarët më
të këqinj nën këtë qiell.
Imami i Ehli Sunetit, imam Ahmed ibën Hanbeli, Allahu e
mëshiroftë, ka thënë: “Hadithi për Khauarixhët është i saktë nga
dhjetë rrugë (transmetimi).” (Es-Sunnetu lil Khal-lal 1/145).
Prej atyre haditheve, ju mbroftë Allahu, siç ka ardhur në dy
Sahihët2
nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:
“Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem duke thënë:
2
Bukhariu dhe Muslimi. (shp)
ً ‫ٌخرجا‬
‫ا‬‫ِذ‬‫خر‬
‫ا‬‫ِذ‬‫ي‬ ‫ازآ‬
‫ا‬
‫ٌم‬
،
‫ا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ياآياخٌر‬ ‫ا‬ ٌ‫ا‬،‫ِذ‬ ‫ال‬ ‫ا‬ ‫ُنا‬‫ا‬ ‫ف‬ ‫ا‬،‫ِذ‬‫ي‬ ‫ا‬ ‫ثا‬ ‫د‬
،‫ِذ‬‫ة‬‫َّل‬ٌ‫ابر‬
‫ي‬ ‫ر‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫رؤ‬ ٌ
‫اآيا‬‫ُن‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫اٌآر‬ ‫اكآ‬‫ِذ‬‫ادٌي‬ ‫ياآيا‬ ‫اٌآرُن‬، ‫ه‬‫َي‬‫جر‬ ‫زا‬ ‫اٌج‬ ‫ا‬
‫اف‬،‫ِذ‬‫ة‬‫َّل‬ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫ار‬
‫ا‬
‫ِذ‬‫ة‬‫آ‬ ٌ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ٌ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ااآيا‬ ‫جرًال‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ًا‬ ‫ا‬‫فيَّل‬ ‫ا‬، ‫ه‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫ِذٌاآ‬ ‫اا‬
“Do të dalin në kohët e fundit disa njerëz të rinj dhe
mendjelehtë, flasin me fjalët e më të mirit prej njerëzve,
lexojnë Kuran dhe nuk u kalon leximi fytet e tyre, dalin prej
feje ashtu siç del shigjeta prej gjahut. Nëse i takoni ata,
atëherë vritini, sepse me vrasjen e tyre ka shperblim tek
Allahu në Ditën e Gjykimit për atë që i vret.”
Prapë ka ardhur në dy Sahihët, nga Ebu Seid el Khudrij, Allahu
qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Erdhi një burrë me sy të
thellë, me mollëza të dukshme, me ballë të gjërë, mjekërr të
dendur dhe me kokë të rruajtur, dhe tha: O Muhamed, kije frikë
Allahun! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha:
‫آي‬
ٌ
‫صٌا‬
‫ًا‬ ‫ٌأآ‬ ‫ا‬،
‫ا‬
‫ارضا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫ىا‬
‫ف‬
ً ‫ااأآ‬
“Kush do t’i bindet Allahut në qoftë se unë e kundërshtoj?!
Allahu më beson mbi njerëzit e tokës, dhe ju nuk me besoni
mua?!” Një burrë i kërkoi ta lejonte ta vrasë atë – thotë
transmetuesi: mendoj të jetë Khalid ibnul Uelid – dhe i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ndaloi që ta vrasë. Kur ai iku, i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:
‫ي‬
‫آي‬
‫آ‬ ‫ا‬ ‫ضئضئاه‬
‫ي‬ ‫اٌآر‬ ‫جره‬ ‫زا‬ ‫ٌج‬ ‫يا‬ ‫ر‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫رؤ‬ ٌ
‫آي‬
‫ا‬ ‫ادٌياآر‬
‫ا‬
‫آي‬
‫دركا‬ ‫ا‬ ‫ياائيا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ٌد‬ ‫ا‬، ‫ال‬ ‫إل‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ا‬ ٌ‫ارآٌةا‬
‫ه‬
‫د‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫اا‬
"Nga pasardhësit e këtij, do të dalë një popull që lexojnë
Kuranin dhe nuk i kalon fytet e tyre, dalin nga feja siç del
shigjeta prej gjahut. Ata do të vrasin muslimanët, dhe do të
lejnë idhujtarët. Në qoftë se do t’i arrijë, unë do t’i vrasë ata
ashtu si populli i Adit.”
Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Jusejr ibën Amër se ka
thënë:
“Pyeta Salih ibën Hanif: “A e ke dëgjuar të Dërguarin të
përmendë Khauarixhët? Tha: E kam dëgjuar! Bëri me shenjë
nga lindja dhe tha: “Njerëz që lexojnë Kuranin dhe nuk jua
kalon atyre fytet; dalin nga feja siç del shigjeta prej gjahut.”
Gjithashtu ka nxjerrë imam Tirmidhiu në librin e tij “El
Xhamia”, Ibnu Hibani dhe Ahmedi nga Ebu Ghalib se ka thënë:
“Pau Ebu Umameh koka të varura mbi shkallët e Damaskut –
ato ishin kokat e Ezarikve prej Khauarixhëve, pasuesit e Nafiu
ibën Ezrak – dhe Ebu Umameh tha: Qentë e Xhehennemit, të
vrarët më të fëlliqur nën këtë qiell.
Thotë Ebu Ghalib: I thashë Ebu Umames: A e ke dëgjuar prej të
Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?
Më tha: Nqs nuk do ta dëgjoja një herë, apo dy herë, apo tre
herë, apo kater herë – thotë Ebu Ghalib: dhe numëroi deri në
shtatë herë – nuk do t'ju kisha treguar.”
Në Sahihun e Muslimit dhe tek Suneni i Ebu Daudit, në
vazhdimin e hadithit të shkuar të Aliut, Allahu qoftë i kënaqur
me të, se ka thënë:
“Nqs do të dinte ajo ushtri që i ekzekuton ata (Khauarixhët),
se çfarë shpërblimi ka treguar i Dërguari i tyre sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, nuk do të punonin më vepra të mira”. Aliu,
Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Shenja për këtë, është se
me ta është një person me trup pa parakrahë, mbi krahun e
tij ka një kokë të vogël si majat e gjirit me disa qime të
bardha”, dhe tha: “A do të ikni tek Muavija në Sham, e do t’i
leni ata t'ju prijnë familjet dhe pasurinë tuaj?! Betohem në
Allah! Se unë shpresoj që të jenë ata ai popull – dmth që i
përshkroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –
pasi ata kanë derdhur gjakun e muslimanëve, duke u
strehuar mes njerëzve. Prandaj ecni (përparoni) me emrin e
Allahut.”
Kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjeti tek populli që i
kishte luftuar, burrin që ishte përshkruar në hadith, bëri Tekbir
dhe ra në sexhde si falenderim për Allahun.
Ibën Kajimi ka thënë në librin “Zadul ma'ad”:
“Temë për: Sexhden e Ka'abit kur dëgjoi lajmin e atij që e
përgëzoi. Ky është argument i qartë se ajo ishte zakon i
sahabëve – pra sexhdeja e falenderimit – ndaj një mirësie të re,
apo në largimin e një të keqeje. Gjithashtu edhe Ebu Bekri ka
bërë sexhde kur mori lajmin e vrasjes së Musejlime el Kedhabit
(gënjeshtarit të madh), edhe Ali ibën Ebi Talib ka bërë sexhde,
kur gjeti atë me kokë si koka e gjirit të vrarë midis
Khauarixhëve”. (Zadul Ma'ad 3/511).
Ka nxjerrë imam Ebu Daudi në Sunenin e tij, poashtu imam
Ahmedi në Musnedin e tij, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani
Allahu e mëshiroftë, nga Ebu Seid el Khudrij dhe Enes ibën
Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, nga i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë duke
përshkruar Khauarixhët:
‫ه‬
‫رُّيا‬
‫ا‬‫ِذ‬ ‫اخ‬
‫ًا‬ ‫ُنا‬ ‫ْن‬ ‫اآ‬ ٌ‫ا‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫َّل‬ ‫ِذا‬‫ب‬ ‫اىاكا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫ُناٌد‬‫ه‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫بىااآيا‬ ‫ِذا‬‫ة‬ ٌ ‫اخ‬
‫ا‬
‫َي‬ ٌ ‫ا‬ ‫ْن‬ ‫اآ‬‫ِذ‬ ‫َّل‬
‫ا‬ ‫اىاب‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫اك‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫يا‬‫َي‬‫آ‬‫ا‬ٍ‫ا‬ً
‫ا‬:
‫ا‬
‫َي‬ ‫ما‬ ‫ه‬ ‫ٌآ‬ ‫ا‬ ‫اآ‬‫ِذ‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫ار‬ ٌ
‫ا‬:
‫ا‬‫ُن‬ ٌ ‫َّل‬‫ا‬‫ا‬
“Ata janë popull që lexojnë Kuran, por nuk jua kalon atyre
fytet, ata janë krijesat më të këqija, dhe më të këqinjtë për
njerëzit. Lum për atë që i vret ata, apo vritet prej tyre;
thërrasin për tek Libri i Allahut dhe vetë s'janë kurrkund
me të. Kush i vret ata, ai është më i privilegjuari i njerëzve
tek Allahu.” Thanë: O i Dërguari i Allahut, cilat janë cilësitë e
tyre dalluese? Tha: “Rruajtja.”
O ju besimtarë! Selefët tanë prej sahabëve dhe imamllarët pas
tyre, i janë nënshtruar asaj që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lidhur me Khauarixhët. Ata kanë
sqaruar dhe paralajmëruar prej tyre, i kanë bërë të qarta gabimet
e tyre, i kanë refuzuar rrëshqitjet e tyre, dhe janë angazhuar me
luftimin dhe vrasjen e tyre.
Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kur u përhap në umet çështja e Khauarixhëve, sahabët folën
për ta, transmetuan hadithet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem për ta, dhe çfarë ka në Kuran për ta si kundërpërgjigje,
dhe prap u përhap bidati i tyre tek njerëzit e thjeshtë.”
(Mexhmu’ul fetaua 7/483-484). Dmth që selefët i përhapën këto
për të gjithë njerëzit, që ata të ruhen prej tyre.
Ka thënë përsëri, Allahu e mëshiroftë: “Dije se vrasja e
Khauarixhëve el marikuun dhe ata të Nahruanit, të cilët i vrau
Ali ibën Ebi Talib, ishte si urdhër prej Allahut dhe të Dërguarit
te Tij. Aliu ishte i shpërblyer dhe i lavdëruar për vrasjen e tyre.
Sahabët dhe imamllarët janë pajtuar për vrasjen e tyre.”
(Xhamiul Mesail 6/267).
Dhe ka thënë përsëri, Allahu e mëshiroftë: “Kur ata dolën në
khilafetin e prijësit të besimtarëve Ali ibën Ebi Talib, Allahu
qoftë i kënaqur me të, ata i vrau (dhe i luftoi) Aliu dhe sahabët e
të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me urdhërin dhe
nxitjen e të Dërguarit për vrasjen e tyre. Të gjithë imamllarët e
Islamit janë pajtuar për vrasjen e tyre.” (Mexhmu’ul fetaua
3/382).
Ka nxjerrë Abdullah ibën Ahmed në librin “Es-Sunneh” një
ether nga Nafi’ Meula Abdullah ibën Umer, dhe etheri është i
saktë: “Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, mendonte
se vrasja e Harurijëve (Khauarixhë) është hak dhe detyrë për
të gjithë muslimanët.”
Imam Ibën Ebi Shejbe gjithashtu ka nxjerrë në “el Musannef”,
dhe Abdullahi në “Es-Sunneh”, me zinxhir të saktë nga Ezrak
ibën Kajs, se ka thënë: “Ishim në Ahuaz duke luftuar
Khauarixhët, dhe kishim në mesin tonë Ebu Berzete el
Eslemij – sahab i nderuar –, që erdhi në një lumë, mori abdes,
u ngrit dhe u fal.”
Dijeni ju mbroftë Allahu, se Khauarixhët i bëjnë keq
besimtarëve, dhe i lejnë mosbesimtarët.
Ka thënë imam Bukhariu në Sahihun e tij, në temën: “Pendimi i
atyre qe lejnë fenë”, me nëntemë: “Vrasja e Khauarixhëve dhe të
pafeve, pasi ia paraqesim atyre argumentin”, [ka përmendur]:
“Ibën Umeri mendonte se ata ishin njerëzit më të keqinj, dhe ka
thënë: “Ata kanë marrë prej ajeteve që kanë zbritur për
mosbesimtarët, dhe i vepruan ato ndaj besimtarëve.”
Po! Kjo kështu ka qënë edhe më përpara, edhe tani. Kështu
bënin, kështu vendosnin dhe kështu diskutonin, sa ju mbushën
zemrat e tyre me ëndje, siç thotë Allahu:
‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ب‬ ‫ُن‬ ‫ُن‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬‫ز‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫َي‬‫از‬ ‫َّل‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬
“Kur ata devijuan nga rruga e Allahut, Allahu ua largoi
(dhe devijoi) zemrat nga rruga e drejtë.” (es-Saff: 5).
Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Khauarixhët vrasin muslimanët dhe lejnë mosbesimtarët. Ata
ndihmojnë mosbesimtarët në vrasjen e muslimanëve. Ata iu
nënshtruan mosbesimtarëve, dhe u bënë ndihmuesit dhe të
poshtëruarit e tyre; kundërshtarë të besimtarëve, dhe kryelartë
ndaj tyre”. (Ed-Der'u 6/138-139).
Ue la haula ue la kuwete il-la bil-lah!3
Ka nxjerrë imam AbdurRezaku në tefsirin e tij, dhe Abdullah
ibën Ahmed në “Es-Sunneh” me zinxhir të pranueshëm, se Ibnul
Keua – i cili ka qënë prej Khauarixhëve – e pyeti Ali ibën Ebi
Talib për Fjalën e Allahut:
‫ا‬‫ًال‬ ‫َي‬‫آ‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ٌي‬ ‫ِذ‬‫ر‬‫َي‬ ‫ْن‬‫خ‬‫َي‬ ‫ْن‬
‫ا‬ ‫ِذ‬‫اب‬ ‫ُن‬‫ك‬‫ُن‬‫ئ‬‫ِّب‬‫ب‬‫َي‬ ‫ُن‬ ‫ْنا‬ ‫َي‬‫ه‬‫ْنا‬ ‫ُن‬
“Thuaj: do t'ju lajmërojmë për humbësit më të mëdhenj të
veprave të tyre”4
, çfarë është për qëllim me “humbësit më të
mëdhenj”? Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Aty hyjnë
Ehlu Harura”, dmth Khauarixhët, dhe në një transmetim tjetër:
“ti dhe shokët e tu.”
Ka thënë imam Axhurri, Allahu e mëshiroftë, në “Esh-Sheriah”:
“Dijetarët e mëparshëm dhe ata të tanishëm, nuk kanë
kundërshtim se Khauarixhët janë popull i keq, kundërshtues të
3
Nuk ka ndihmë dhe fuqi vetëm se prej Allahut.
4
El Kehf: 103
Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
edhe nëse falen apo përkushtohen në adhurim, atyre nuk u bën
dobi. Ata paraqiten sikur urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e
keqja, por nuk u bën dobi, sepse ata janë popull që e
shtrembërojnë Kuranin ashtu si e don ëndja e tyre, dhe ia
imponojnë këtë muslimanëve. Allahu na ka paralajmëruar prej
tyre, po ashtu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e
po ashtu katër Khalifët, sahabët dhe ata që i ndoqën.
Khauarixhët janë të këqinjtë, fëlliqësira dhe ndotësira. Kush
është në rrugën e tyre prej Khauarixhëve, e trashëgojnë këtë
rrugë, qofshin ata përpara, apo këta të tanishmit. Ata dalin nga
prijesat (e thyejnë besën), dhe e bëjnë të lejuar vrasjen e
muslimanëve.”
Po ashtu thotë: “Ata i ka luftuar Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me
të, dhe Allahu i Lartësuar e nderoi me vrasjen e tyre. Ai ka
lajmëruar nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për vlerën
e atij që i vret ata, apo që vritet prej tyre, dhe bashkë me të
morën pjesë edhe sahabët. U bë shpata e Aliut kundra
Khauarixhëve, shpatë e të vërtetës derisa të bëhet Kiameti.”
Na dhëntë Allahu bereqet mua dhe ju me Kuranin dhe Sunetin!
Na bëftë dobi mua dhe ju me atë që përkujtojmë prej
argumentave dhe urtesisë! Thashë atë që dëgjuat dhe i kërkoj
falje Allahut për mua dhe për ju nga çdo gjynah; vërtetë Ai është
Falësi, Mëshiruesi.
Hytbeja e dytë
Falenderimi i takon Allahut; falenderime të shumta, të mira dhe
të bereqetshme janë për Atë. Lutjet për falje dhe për shpëtim të
plotë janë për zotërinë e birit të Ademit, Muhamedin sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, lutje të shumta për shpëtim deri në Ditën e
Gjykimit.
E më pas...
O ju besimtarë, me të vërtetë medituesi – o ju mbroftë Allahu –
në hadithet e të Dërguarit, në etheret e sahabëve, dhe atyre që
kanë ardhur nga imamët e Sunetit, lidhur me cilësitë dhe
përshkrimin e Khauarixhëve, bëhen të qarta cilësitë e tyre. Këto
cilësi gjenden tek të mëparshmit, dhe tek të tanishmit, duke bërë
grumbullime jashtë Sunetit dhe xhematit, të dalë nga rruga e
besimtarëve, të dalë nga grupe të ndryshme me petke të
ndryshëm, por të gjitha grupe bidatçije: si xhemati Ikhuanul
Muslimin, xhemati Tabligh, dhe kush i ndjek si Kutbijet dhe
pjellat e tyre, edhe sikur të emërtohen këto organizata me emra
si Al Kaeda, Xhebhetu al Nusrah, apo duke u vetëquajtuar me
shpifje, genjështër dhe trillim, për shtet Islam në Irak dhe Sham,
apo ISIS siç thonë ata; që të hedhin poshtë ekzistencën e një
shteti Islamik apo vendi Islam.
Siç ka dhënë fetva njëri prej tyre me injorancë dhe ëndje, duke i
gjykuar të gjitha shtetet dhe vendet, se janë mosbesimtare – Ue
la haula ue la kuwete il-la bil-lah –, dhe për këtë arsye, ai ka
dhënë fetva se është detyrë që të bëjmë hixhret tek ata; pra të
gjithë muslimanët të shkojnë dhe të grumbullohen me njerëzit e
ëndjeve dhe bidateve humbëse.
Sa çudi uAllahi! Prej injorancës së madhe të tyre, dhe devijimit
nga Suneti, e përgjithsuan gjykimin me kufër (mosbesim) që t’i
përfshijnë shoqëritë dhe individët, qeveritarët apo të qeverisurit,
dijetarët, nxënesat e dijes apo masën e gjërë të njerëzve.
Kështu i trashëgojnë parimet e tyre të prishura të ndërtuara mbi
tekfir, shperthime dhe mashtrime, duke i akuzuar njerëzit e dijes,
dhe duke i bërë mosbesimtarë ata – Allahu na ruajtë – siç kanë
bërë më përpara me sahabët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, saqë e thyen besën e dy Khalifëve të drejtë; Uthmanit
dhe Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, duke pasuar njëri-
tjetrin në tekfir, në dalje nga Suneti dhe në shëmtimin e imazhit
të Islamit të vërtetë dhe të dëlirë.
Pasha Allahun! Atyre u shkon për shtat fjala e shejkhul Islam
Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë: “Khauarixhët bidatçinj, të
cilët e thyen besën e Uthmanit dhe Aliut, vendosën mendjet dhe
ëndjet e tyre si gjykues të Librit të Allahut, të Sunetit të
Pejgamberit dhe historisë së Khalifëve të drejtë. Me këtë llogjikë
e bënë të lejuar fitnen, derdhjen e gjakut, dhe të tjera veprime të
ndaluara.” (Xhamiul Mesail 6/391).
Gjithashtu ka thënë, Allahu e mëshiroftë: “Pretenduan se
pasojnë të qartën e Kuranit, edhe pse Suneti i kundërshton.
Khauarixhët janë të humbur në lidhje me kuptimin e Kuranit,
dhe të Sunetit gjithashtu.” (Xhamiul Mesail 6/325).
Po ashtu, ka thënë: “Nqs njihet (dhe dihet) origjina e bidatit,
atëherë origjina e tyre është se i bëjnë mosbesimtarë
gjynahqarët, besojnë se është gjynah ajo që nuk është gjynah,
dhe mendojnë se pasohet Kurani dhe jo Suneti që kundërshton
Kuranin në aparencë të parë, edhe sikur (Suneti) të jetë
Muteuatir5
. Ata e bëjnë mosbesimtarë atë që i kundërshton ata,
dhe e bëjnë të lejuar ndaj tij – si pasojë e kundërshtimit të tij –
më shumë se çfarë lejojnë ndaj mosbesimtarët në origjinë, siç
ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem per ta:
‫ي‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ٌد‬ ‫ا‬ ‫ال‬ ‫إل‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ا‬ ٌ
“Vrasin (dhe luftojnë) muslimanët, dhe i lejnë idhujtarët”.
Për këtë, ata i bënë mosbesimtarë Uthmanin dhe Aliun bashkë
me të afërmit e tyre, po ashtu i bënë mosbesimtarë pjestarët e
Sifinit, e të tjera fjalë të poshtra si këto.” (Mexhmu’ul Fetaua
3/395).
Pastaj dijeni o ju mbroftë Allahu, dhe jini të vetëdijshëm, se ky
vend i begatë është synimi i të gjithëve6
, në akiden e saj, në
moralin e saj, në qetësinë dhe sigurinë e saj, dhe në bindjen e
popullit ndaj prijesit të saj në çdo gjë që është e pranuar. Po
ashtu është e synuar në ekonominë e saj, në rehatinë e saj, në
5
E përhapur, e pranuar dhe e njohur. (shp)
6
Pra, duan që të mos jetë. (shp)
arsimin e saj, dhe më kryesorja, në praktikimin e Sheriatit të
Allahut, dhe mund të themi së është e synuar në çdo gjë të saj.
Mundohen të prishurit, të humburit, mosbesimtarët, të pafetë,
perëndimorët, bidatçinjtë dhe çdo kush tjetër që është si ata, dhe
kushdo që i ndihmon, që i bindet dhe që u përgjigjet atyre, që të
prishin ato të mira, duke përhapur rrëmujë dhe shkatërrim për
akiden e saktë dhe të kulluar selefije, dhe moralin e lartë dhe të
pëlqyeshëm, dhe sigurinë e kudo ndodhur; i lavdëruar është
Allahu për mirësitë e Tij.
Ata, o ju mbroftë Allahu, kanë metoda të ndryshme dhe forma të
shumta që i përdorin, nëpërmjet njerëzve të dobët dhe të rënë në
këtë fitne, apo nëpërmjet atyre që janë te pakujdesshëm, apo
nëpërmjet atyre që merren me kontratë pune, apo nëpërmjet
atyre që hyjnë për të ndotur këtë vend, apo nëpërmjet atyre që
vijnë si vizitorë të saj, qofshin meshkuj apo femra. Ka thënë
Allahu i Lartësuar:
‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ا‬‫َّل‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫َي‬ ‫ِذ‬‫ب‬‫َّل‬‫ا‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫ٰى‬
‫ى‬‫َّل‬‫ا‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫َي‬‫ر‬ ‫َي‬‫ص‬‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬‫د‬ ‫ُن‬ ‫َي‬ٌ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬‫ن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬
‫ى‬‫َي‬‫ض‬ ‫رْن‬‫َي‬‫ا‬‫يا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬
“Kurrë nuk do të jenë të kenaqur me ty o Muhamed, as
çifutet dhe as të krishterët, derisa t’i ndjekesh ata (në fenë e
tyre).” (el Bekare: 120).
Ajo që e keni parë edhe ju, është se Khauarixhët e rinjë, pjestarë
të Al Kaedas, përpiqen të frikësojnë dhe veprojnë gjëra të
ndaluara, dhe i kalojnë kufijt e lejuar në këtë vend të sigurtë dhe
në vende të tjera muslimane, duke vrarë njerëzit e rendit
(policët) – muxhahidët e vërtetë nqs punën e bëjnë për hirë të
Allahut –. Ata (Khauarixhët) ndërmarrin vepra shkatërruese si:
shpërthime, vrasje, bombardime, etj; të gjitha keto pasha
Allahun, janë argument i qartë, dhe tregues i madh për devijimin
e tyre nga e vërteta dhe kërkimi i saj (i të vërtetës). Po të
logjikonin, apo të kërkonin të ndihmonin të vërtetën, do të
vepronin ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran:
‫ا‬‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫ك‬‫يا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ر‬‫ْن‬‫ك‬‫ِّب‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫هْن‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬‫َي‬‫أ‬‫ْن‬ ‫َي‬
“Prandaj pyesni njerëzit e dijes neqoftëse nuk dini.” (en-
Nahl: 43).
Mirëpo, si t’i pyesin dijetarët, kur ata nuk i konsiderojnë ata si
dijetarë të vërtetë?! Na mëshiro o Allahu ynë, na mëshiro!
Nga veprat e tyre të shëmtuara dhe të ulëta, si ajo që bënë disa të
fëlliqur prej Khauarixhëve kryengritësa të larguar nga Suneti, të
nxitur nga mësuesi i humbjes, i tekfirit dhe shpërthimit, të cilët
cënuan zonën kufitare të Uedias në rrethin e Sheruras, në këtë
muaj të begatë të Ramazanit7
, për të cilin Allahu thotë:
‫ا‬‫ِذ‬‫ي‬ ‫َي‬ ‫رْن‬‫ُن‬‫ف‬‫ْن‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫ُندَي‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِّبي‬‫آ‬‫ٍا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِّب‬ٌ‫َي‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ِّب‬‫اا‬ ‫ًال‬‫ُند‬‫ه‬‫ا‬‫يُن‬ ‫رْن‬‫ُن‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ِذا‬ ٌ‫ِذ‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫ِذ‬‫ز‬ ‫ُن‬ ‫ِذيا‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫َي‬‫ض‬‫َي‬‫آ‬‫َي‬‫ار‬‫ْنرُن‬ ‫َي‬
“Muaji i Ramazanit në të cilin kemi zbritur Kuranin si
udhëzues për njerëzit, dhe dallues i qartë midis të drejtës
dhe të gabuarës.” (el Bekare: 185).
Gjithashtu shpërthimi që bënë në rrethin e Sheruras, duke vrarë
dhe plagosur shumë prej njerëzve që ruajne qetësinë, duke e
7
Muaji Ramazan 2014. (shp)
harruar ata Khauarixhë dënimin e dhëmbshëm që Allahu ka
premtuar për atë që vret një besimtar me qëllim, apo që vret një
person që ka hyrë në atë vend me kontratë pune. Allahu i
Lartësuar ka thënë:
‫ُنا‬ ‫َي‬‫ا‬‫ا‬‫َّل‬‫د‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ُنا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ْن‬ٌ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬‫ب‬ ‫ضِذ‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ٌ‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫ِذد‬‫ا‬ ‫َي‬‫اخ‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ُناج‬‫ه‬ ‫ؤُن‬ ‫َي‬‫ز‬‫َي‬‫ج‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫د‬‫ِّب‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫ُّي‬‫آ‬‫ا‬ ‫ًال‬ ‫ِذ‬‫آ‬ ‫ْن‬
‫ُنؤ‬‫آ‬‫ْنا‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ْن‬ ‫َي‬ٌ‫يا‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬
‫ًال‬‫آ‬ٌ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫َي‬
“Dhe kush vret një besimtar me qëllim (vetëdije), shperblimi
i tij është Xhehenemi, ku do qëndrojë aty përgjithmonë,
zemërimi i Allahut dhe mallkimi është mbi të, dhe për të
është përgatitur një dënim i madh.” (en-Nisa: 94).
Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar:
‫ا‬ ‫ِذ‬
‫ض‬ ‫رْن‬‫َي‬ ‫ْن‬
‫ا‬ ‫ِذًا‬ ‫ٍا‬‫د‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ٍ‫س‬‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ْنر‬ٌ‫َي‬‫غ‬‫ِذ‬‫اب‬ ‫ًال‬ ‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫َي‬ ‫يا‬‫َي‬‫آ‬‫ُنا‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ٌ‫ِذ‬‫ئ‬ ‫َي‬‫ر‬‫ْن‬ ‫ِذ‬ ‫ِذًا‬ ‫َي‬‫ب‬‫ا‬ ‫ٰى‬
‫ى‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ْن‬‫ب‬‫َي‬‫ا‬‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫َي‬‫ِذن‬‫ا‬ ‫ٰى‬‫َي‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫جْن‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫ِذ‬‫آ‬
‫ًال‬ ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫َي‬‫اج‬ ‫َي‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫َّل‬ ‫َي‬‫أ‬‫َي‬‫ك‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ه‬ ‫َي‬ٌ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬ ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫َي‬‫اج‬ ‫َي‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫َّل‬ ‫َي‬‫أ‬‫َي‬‫ك‬‫َي‬
“Për shkak të kësaj, Ne urdhëruam për bijtë e Israilit që çdo
kush që vriste dikë, jo për shpagim, por si krim në tokë, do
të ishte sikur të ketë vrarë krejt njerëzimin. Nga ana tjetër,
nëse dikush shpëton një jetë njeriu, do të ishte sikur ketë
shpëtuar jetën e të gjithë njerëzimit.” (el Maide: 32).
Ka ardhur në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Amër
ibnul A'as, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
se ka thënë:
‫‏‬
‫ا‬
‫ا‬
‫فسا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ادٌيا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫اا‬ ‫ناب‬ ‫ر‬ ‫إل‬ ‫ئرا‬ ‫اكب‬
‫ا‬
‫ا‬
‫ا‬
‫سا‬ ‫اغآ‬ ‫اٌآٌيا‬
‫ا‬
“Gjynahet e mëdha janë: t’i bësh shirk Allahut (shok
Allahut në adhurim), mos respektimi i prindërve, të vrasësh
të pafajshëm dhe betimi i rrejshëm.”
Përsëri në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Umer,
Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ka thënë: “Me të vërtetë prej
punëve shkatërruese që s'ka dalje po të biesh në to, është
derdhja e gjakut të ndaluar pa shkakun e lejuar
(padrejtësisht).”
Gjithashtu në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Amër,
Allahu qoftë i kënaqur me ta, nga i Dërguari i Allahut sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
‫ا‬
‫ًال‬ ‫آ‬ ‫ٌيا‬ ‫رب‬ ‫ٌرةا‬ ‫جداآياآ‬ ٌ‫ا‬ ٌ‫يار‬ ‫ا‬،‫ة‬ ‫اج‬ ‫ةا‬ ‫ئ‬ ‫اٌررار‬ ‫اا‬‫ًال‬ ‫هد‬ ‫اآ‬ ‫ا‬ ‫آيا‬
“Kush vret një të strehuar (që i është dhënë besa)8
, nuk e
ndjen erën e Xhenetit edhe pse era e tij ndjehet dyzet vjet
larg.”
Kjo në rastin e atij që strehohet tek ne o besimtarë, po me
muslimanin i cili e veçon Allahun në adhurim, falet dhe
agjeron?!
Ka ardhur në dy Sahihët nga Abdullah ibën Mes’ud, se i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫الثا‬ ‫ا‬ ‫د‬ ‫ابف‬ ‫ا‬،‫ا‬ ‫ا‬ ‫ًار‬ ‫ا‬،‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫دا‬ ٌ‫ا‬ ‫آرئاآ‬ ‫ا‬ ‫اد‬ ٌ‫ا‬
‫ا‬:
‫فس‬ ‫ا‬ ‫فساب‬ ‫ا‬
‫ا‬،‫ا‬
‫ة‬ ‫جآ‬ ‫اا‬ ‫ر‬ ‫اآف‬ ‫ا‬ ٌ‫رنااد‬ ‫اا‬ ‫ا‬،‫ًا‬ ‫از‬ ‫ّبا‬ٌ ‫ا‬ ‫ا‬
8
Si psh besa që i jep një shtet vizitorëve apo atyre që hyjnë. (shp)
“Nuk lejohet gjaku i muslimanit, i cili dëshmon se nuk ka të
adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se unë jam i
Dërguari i Allahut, vetëm se në tre raste: njeriu për njeriun,
i martuari që bën imoralitet, dhe ai që del nga feja dhe
braktis bashkësinë.”
Hadithet për këtë temë janë të shumta, o ju mbroftë Allahu.
Andaj ku shkojnë?! Si i përgjigjen gjithë këtyre argumentave që
janë në Kuran dhe Sunet?! Mjerë për ta, dhe përsëri mjerë për ta,
nqs nuk pendohen tek Allahu përpara se t’ju vijë fundi, dhe mos
të kenë mundësi të pendohen.
Vëretë ajo që bëjnë burrat e sigurisë në këtë vend të begatë,
duke ndaluar rreziqet, duke mbrojtur fenë dhe të mirat e popullit
dhe vendit, na e bën detyrë që të lutemi për ta dhe t’i
lavdërojmë. Le t’i konsiderojmë të gjithë ata si dëshmorë tek
Allahu, me mirësinë dhe bujarinë e Tij, për qëndrimin e tyre
përballë Khauarixhëve el maarikah9
, dhe përballë rreziqeve
kërcënuese që mund të përfshijnë çdo kënd. Allahu i Lartësuar
ka thënë:
‫ا‬‫ِذ‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬‫د‬ٌ‫ِذ‬‫د‬‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ۖ ا‬‫ا‬‫ًال‬‫َّلة‬‫ص‬ ‫َي‬‫اخ‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫َي‬‫ب‬ٌ ‫صِذ‬‫ُن‬‫ا‬‫ا‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫ًال‬‫ة‬‫َي‬ ‫ْن‬‫ا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫َي‬
“Dhe kini frikë (dhe ruhuni) nga sprova e cila nuk dëmton
vetëm ata që bëjnë keq, dhe dijeni se Allahu është i ashpër
në ndëshkim.” (el Enfal: 25).
9
që dalin prej feje ashtu siç del shigjeta nga gjahu. (shp)
Le ta dijnë burrat e sigurisë, dhe kushdo që bën si ata, se ata janë
në një llogore të madhe, dhe në një xhihad të vazhdueshëm me
të humburit el maarikun.
Imami sunetli Jahja ibën Jahja et-Tejmi ka thënë: “Mbrojtja e
Sunetit është më e mirë sesa xhihadi.” (Mexhmu’ul fetaua:
4/13).
Imami Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka
thënë: “Personi që kundershton (dhe i kundërpërgjigjet)
bidatçive, është muxhahid (luftëtar në rrugë të Allahut).”
(Mexhmu’ul fetaua: 4/13).
Le t’i llogarisin dhe konsiderojnë kohët e tyre për hirë të
Allahut.
‫ا‬‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬‫ر‬ ‫جْن‬‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬ ٌ ‫ُنضِذ‬ٌ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬‫ف‬‫َي‬
“Se me vërtetë Allahu nuk ia humb kurrë shpërblimin atij
qe punon mirë.” (Hud: 115).
Le ta dijnë se në ndalimin e tyre nga të bërit keq, me luftimin e
tyre, me zbulimin e planeve dhe me kundërveprimin ndaj tyre, i
bëjnë mirë gjithë umetit, dhe janë këshillues për ta (që te ruhen
prej tyre).
E lus Allahun me emrat e Tij të bukur, dhe cilësitë e Tij të larta,
që t’i ndihmojë ata kundër armikut të tyre dhe tonit, dhe ta
poshtërojë të kotën dhe pjestarët e saj, në çdo vend dhe në çdo
kohë, dhe t’i mëshirojë ata që kanë vdekur prej tyre, dhe t’i
pranojë ata si dëshmorë.
[E lus] Allahun ta ruajë vendin tonë, vendet e muslimanëve dhe
Ehli Sunetin në çdo vend me ruajtjen e Tij, të gjithë kemi nevojë
për mbrojtjen dhe kujdesjen e Tij.
E poshtëroftë dhe e shkatërroftë të kotën dhe njerëzit e saj në
çdo vend, Ai është Dëgjuesi, Dhënësi.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed,
familjen dhe gjithë shokët e tij.
Burimi: http://ar.miraath.net/audio/9249
Përktheu: Ebu Suhejl Idris Manushi

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitRregullatIslame
 
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLFORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveRregullatIslame
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatRregullatIslame
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toRregullatIslame
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITRregullatIslame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijRregullatIslame
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditRregullatIslame
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajRregullatIslame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 

La actualidad más candente (20)

Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
 
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËLFORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
FORMAT E SHIRKUT TË VOGËL
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
 
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazatÇfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
Çfarë është Da'ueti Selefij dhe cilat janë bazat
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Pse Agjerojmë
Pse AgjerojmëPse Agjerojmë
Pse Agjerojmë
 
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për toDëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
Dëlirja, edukimi dhe nevoja e muslimanëve për to
 
Ringjallja
RingjalljaRingjallja
Ringjallja
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Frytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të TeuhiditFrytet e Realizimit të Teuhidit
Frytet e Realizimit të Teuhidit
 
04 - Revista Medina
04 - Revista Medina04 - Revista Medina
04 - Revista Medina
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 

Similar a Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi

Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiLexo dhe Mëso
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitLexo dhe Mëso
 
Shpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitShpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitLexo dhe Mëso
 
Shpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitShpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitRregullatIslame
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslamhouse.com
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahLexo dhe Mëso
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitFatos
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveLexo dhe Mëso
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitLexo dhe Mëso
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiLexo dhe Mëso
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveLexo dhe Mëso
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveFatos
 

Similar a Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi (20)

Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçiParalajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
Paralajmërimi i muslimanëve nga Khauarixhët bidatçi
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Shpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitShpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimit
 
Shpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimitShpjegimi i bazave të besimit
Shpjegimi i bazave të besimit
 
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetikIslami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tijNjohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
Njohje Rreth Islamit dhe Vlerave të tij
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
Paralajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga BidatiParalajmërim nga Bidati
Paralajmërim nga Bidati
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 

Más de RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

Más de RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi

  • 1. ‫ني‬ِ‫ث‬َ‫د‬ْ‫ح‬ُ‫مل‬‫ا‬ ‫ارج‬‫و‬‫اخل‬ ‫من‬ ‫سلمني‬‫مل‬‫ا‬ ‫حتذير‬ PARALAJMËRIMI I BESIMTARËVE NGA KHAURIXHËT BIDATÇI ‫يخ‬‫ش‬‫ل‬‫ا‬ ‫يةل‬‫فض‬ ‫لقاها‬‫أ‬ ‫بة‬‫دط‬ : ‫بخاري‬‫ل‬‫ا‬ ‫الرحمي‬ ‫بد‬‫ع‬ ‫بن‬ ‫هللا‬ ‫بد‬‫ع‬ HYTBE E MBAJTUR NGA SHEJKHU I NDERUAR: ABDULLAH BIN ABDURRAHIN EL BUKHARI
  • 2. Hytbeja e parë Me të vërtetë falenderimet i takojnë Allahut, Atë falenderojmë, dhe prej Tij ndihmë edhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e punëve dhe veteve tona. Kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbë atë, dhe kë e humb (devijon) Allahu nuk ka kush ta udhezojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut Një të Vetëm, pa i bërë shokë Atij, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. ‫ا‬‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ِذ‬ ‫ْن‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َّل‬ ‫ِذ‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ِذ‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ا‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫آ‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ “O ju besimtarë, frikësohuni Allahut me një frikë të vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe vetëm se duke qenë muslimanë.” (Ali Imran: 102). ‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫ُن‬ ‫ْن‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫َّل‬‫ث‬‫َي‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ج‬ ‫ْن‬ ‫َي‬‫از‬ ‫َي‬ ‫ْن‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫خ‬ ‫َي‬ ‫ٍا‬‫ة‬‫ِذدَي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ٍ‫س‬‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ِذياخ‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َّل‬‫ب‬‫َي‬‫ار‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫سُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ ‫ا‬ ‫ًال‬ ‫ِذٌب‬ ‫َي‬‫ار‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫ْن‬ٌ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫رْن‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ِذ‬‫اب‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫ا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫ِذيا‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ًالا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ِذٌر‬ ‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫ًال‬ ‫َي‬‫ج‬‫ِذ‬‫ر‬ “O ju njerëz, frikësohuni Zotit Tuaj, i Cili ju ka krijuar nga një palë e vetme, dhe krijoi prej saj bashkëshortin e saj, dhe nxorri prej tyre shumë burra e gra. Prandaj frikësohuni Allahut me emrin e të Cilit kërkoni të drejta të ndërsjellta e mos i ndërprisni lidhjet farefisnore, me të vërtetë Allahu është kurdoherë vëzhgues mbi ju.” (en-Nisa'a: 1).
  • 3. ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ب‬ ‫ُن‬ ‫ُن‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫رْن‬‫ِذ‬‫ف‬‫ْن‬‫غ‬‫َي‬ٌ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬‫حْن‬‫ِذ‬ ‫ُنصْن‬ٌ‫ا‬،‫ًال‬ ‫ِذٌد‬‫د‬‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫آ‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ُّي‬ٌ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ ‫ا‬ ‫ًال‬ ‫ٌآ‬ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ًال‬ ‫ز‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬‫ز‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬‫د‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ُنا‬ ‫َي‬‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ر‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫ِذ‬ ‫ُن‬ٌ‫ا‬ ‫يْن‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬ “O ju besimtarë, frikësohuni Allahut dhe flisni vetëm fjalë të sakta; ju përmirëson Allahu punët tuaja, ju falë juve gjynahet tuaja, dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (el Ahzab: 70- 71). Në vijim: me të vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, punët më të keqija janë shpikjet në fe, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje, e çdo humbje të çon në Zjarr. E më pas... Dijeni ju bekoftë Allahu, se çdo kujt që i jepet mirësi, ai është i smirëzuar dhe lakmohet, e sidomos o besimtarë, kur Allahu ju jep si mirësi qetësinë, dhe mbrojtje me “hijen” e akides sunije selefije, me kujdesjen nga prijesi musliman duke gjykuar me Sheriatin e Allahut të Lartësuar, që i kërkon Allahut ta ndihmojë në të (në praktikimin e Sheriatit). Padyshim se kur gjëndja është kjo, zemrat e të humburve, të bidatçive, të idhujtarëve dhe të shthururve janë mbushur plot e përplot me inat dhe mllef (kundrejt këtyre mirësive), e për këtë ne i themi të gjithë atyre (Fjalën e Allahut):
  • 4. ‫ا‬‫ِذ‬‫ر‬ ‫ُن‬‫د‬‫ُّي‬‫ص‬‫ا‬ ‫ِذا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬‫اب‬‫ٌم‬ ٌ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬ ‫ۗ ا‬‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬ٌ‫َي‬‫غ‬‫ِذ‬‫اب‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ْنا‬ ‫ُن‬ “Vdisni ju me gjithë atë tërbimin tuaj, vërtetë Allahu është i Gjithëdituri per çka fshihet në gjokset tuaja.” (Ali Imran: 119). O ju besimtarë! Me të vërtetë bidati i Khauarixhëve janë sprovë për këtë umet. Këta janë prej daljeve të para, ose janë bidati i parë. Khauarixhët janë të parët që kanë përçarë muslimanët. Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dhe për këtë, të parët që kanë përçarë muslimanët prej bidatçive janë Khauarixhët el maarikun1 .” (Mexhmu’ul fetaua 3/349) Khauarixhët janë të parët që i kanë bërë muslimanët qafira për shkak të gjynaheve. Për shkak se i kanë dalë atyre kundra në bidatin e tyre, e kanë bërë të lejuar me këtë gjë gjakun e muslimanëve, nderin dhe pasurinë e tyre. Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Khauarixhët janë të parët që i kanë bërë qafira muslimanët me gjynahe, gjithashtu e bëjnë qafir këdo që i kundërshton ata në bidatin e tyre, dhe ja kanë bërë hallall (lejuar) vetes së tyre që t’i vrasin, dhe t'ia marrin pasurinë muslimanëve.” (Mexhmu’ul fetaua 3/279). 1 që dalin prej feje ashtu siç del shigjeta nga gjahu. (shp)
  • 5. Këta Khauarixhë – sipas asaj që përmendëm –, e bëjnë të lejuar daljen nga prijësi i muslimanëve. Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Khauarixhët dalin me shpatë kundrejt prijësit musliman, dhe i bëjnë qafira muslimanët me gjynahe.” (Mexhmu’ul fetaua 35/143). Robër të Allahut! Ka ardhë në traditën profetike të pastër dhe të saktë, me fjalë nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke paralajmeruar dhe duke larguar prej Khauarixhëve. Ka urdhër nxitës për vrasjen e tyre, dhe ka shpërblim për atë që i vret ata, apo ka shpërblim ai që vritet prej tyre. Gjithashtu ka ardhur se ata janë qentë e Xhehenemit, dhe se janë të vrarët më të këqinj nën këtë qiell. Imami i Ehli Sunetit, imam Ahmed ibën Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Hadithi për Khauarixhët është i saktë nga dhjetë rrugë (transmetimi).” (Es-Sunnetu lil Khal-lal 1/145). Prej atyre haditheve, ju mbroftë Allahu, siç ka ardhur në dy Sahihët2 nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel- lem duke thënë: 2 Bukhariu dhe Muslimi. (shp)
  • 6. ً ‫ٌخرجا‬ ‫ا‬‫ِذ‬‫خر‬ ‫ا‬‫ِذ‬‫ي‬ ‫ازآ‬ ‫ا‬ ‫ٌم‬ ، ‫ا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ياآياخٌر‬ ‫ا‬ ٌ‫ا‬،‫ِذ‬ ‫ال‬ ‫ا‬ ‫ُنا‬‫ا‬ ‫ف‬ ‫ا‬،‫ِذ‬‫ي‬ ‫ا‬ ‫ثا‬ ‫د‬ ،‫ِذ‬‫ة‬‫َّل‬ٌ‫ابر‬ ‫ي‬ ‫ر‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫رؤ‬ ٌ ‫اآيا‬‫ُن‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫اٌآر‬ ‫اكآ‬‫ِذ‬‫ادٌي‬ ‫ياآيا‬ ‫اٌآرُن‬، ‫ه‬‫َي‬‫جر‬ ‫زا‬ ‫اٌج‬ ‫ا‬ ‫اف‬،‫ِذ‬‫ة‬‫َّل‬ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫ار‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ة‬‫آ‬ ٌ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ٌ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ااآيا‬ ‫جرًال‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ًا‬ ‫ا‬‫فيَّل‬ ‫ا‬، ‫ه‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫ِذٌاآ‬ ‫اا‬ “Do të dalin në kohët e fundit disa njerëz të rinj dhe mendjelehtë, flasin me fjalët e më të mirit prej njerëzve, lexojnë Kuran dhe nuk u kalon leximi fytet e tyre, dalin prej feje ashtu siç del shigjeta prej gjahut. Nëse i takoni ata, atëherë vritini, sepse me vrasjen e tyre ka shperblim tek Allahu në Ditën e Gjykimit për atë që i vret.” Prapë ka ardhur në dy Sahihët, nga Ebu Seid el Khudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Erdhi një burrë me sy të thellë, me mollëza të dukshme, me ballë të gjërë, mjekërr të dendur dhe me kokë të rruajtur, dhe tha: O Muhamed, kije frikë Allahun! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: ‫آي‬ ٌ ‫صٌا‬ ‫ًا‬ ‫ٌأآ‬ ‫ا‬، ‫ا‬ ‫ارضا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫ىا‬ ‫ف‬ ً ‫ااأآ‬ “Kush do t’i bindet Allahut në qoftë se unë e kundërshtoj?! Allahu më beson mbi njerëzit e tokës, dhe ju nuk me besoni mua?!” Një burrë i kërkoi ta lejonte ta vrasë atë – thotë transmetuesi: mendoj të jetë Khalid ibnul Uelid – dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ndaloi që ta vrasë. Kur ai iku, i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: ‫ي‬ ‫آي‬ ‫آ‬ ‫ا‬ ‫ضئضئاه‬ ‫ي‬ ‫اٌآر‬ ‫جره‬ ‫زا‬ ‫ٌج‬ ‫يا‬ ‫ر‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫رؤ‬ ٌ ‫آي‬ ‫ا‬ ‫ادٌياآر‬ ‫ا‬ ‫آي‬ ‫دركا‬ ‫ا‬ ‫ياائيا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ٌد‬ ‫ا‬، ‫ال‬ ‫إل‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ا‬ ٌ‫ارآٌةا‬ ‫ه‬ ‫د‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫اا‬ "Nga pasardhësit e këtij, do të dalë një popull që lexojnë Kuranin dhe nuk i kalon fytet e tyre, dalin nga feja siç del
  • 7. shigjeta prej gjahut. Ata do të vrasin muslimanët, dhe do të lejnë idhujtarët. Në qoftë se do t’i arrijë, unë do t’i vrasë ata ashtu si populli i Adit.” Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Jusejr ibën Amër se ka thënë: “Pyeta Salih ibën Hanif: “A e ke dëgjuar të Dërguarin të përmendë Khauarixhët? Tha: E kam dëgjuar! Bëri me shenjë nga lindja dhe tha: “Njerëz që lexojnë Kuranin dhe nuk jua kalon atyre fytet; dalin nga feja siç del shigjeta prej gjahut.” Gjithashtu ka nxjerrë imam Tirmidhiu në librin e tij “El Xhamia”, Ibnu Hibani dhe Ahmedi nga Ebu Ghalib se ka thënë: “Pau Ebu Umameh koka të varura mbi shkallët e Damaskut – ato ishin kokat e Ezarikve prej Khauarixhëve, pasuesit e Nafiu ibën Ezrak – dhe Ebu Umameh tha: Qentë e Xhehennemit, të vrarët më të fëlliqur nën këtë qiell. Thotë Ebu Ghalib: I thashë Ebu Umames: A e ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? Më tha: Nqs nuk do ta dëgjoja një herë, apo dy herë, apo tre herë, apo kater herë – thotë Ebu Ghalib: dhe numëroi deri në shtatë herë – nuk do t'ju kisha treguar.”
  • 8. Në Sahihun e Muslimit dhe tek Suneni i Ebu Daudit, në vazhdimin e hadithit të shkuar të Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Nqs do të dinte ajo ushtri që i ekzekuton ata (Khauarixhët), se çfarë shpërblimi ka treguar i Dërguari i tyre sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk do të punonin më vepra të mira”. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Shenja për këtë, është se me ta është një person me trup pa parakrahë, mbi krahun e tij ka një kokë të vogël si majat e gjirit me disa qime të bardha”, dhe tha: “A do të ikni tek Muavija në Sham, e do t’i leni ata t'ju prijnë familjet dhe pasurinë tuaj?! Betohem në Allah! Se unë shpresoj që të jenë ata ai popull – dmth që i përshkroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – pasi ata kanë derdhur gjakun e muslimanëve, duke u strehuar mes njerëzve. Prandaj ecni (përparoni) me emrin e Allahut.” Kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjeti tek populli që i kishte luftuar, burrin që ishte përshkruar në hadith, bëri Tekbir dhe ra në sexhde si falenderim për Allahun. Ibën Kajimi ka thënë në librin “Zadul ma'ad”: “Temë për: Sexhden e Ka'abit kur dëgjoi lajmin e atij që e përgëzoi. Ky është argument i qartë se ajo ishte zakon i sahabëve – pra sexhdeja e falenderimit – ndaj një mirësie të re, apo në largimin e një të keqeje. Gjithashtu edhe Ebu Bekri ka bërë sexhde kur mori lajmin e vrasjes së Musejlime el Kedhabit
  • 9. (gënjeshtarit të madh), edhe Ali ibën Ebi Talib ka bërë sexhde, kur gjeti atë me kokë si koka e gjirit të vrarë midis Khauarixhëve”. (Zadul Ma'ad 3/511). Ka nxjerrë imam Ebu Daudi në Sunenin e tij, poashtu imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe e ka saktësuar Shejkh Albani Allahu e mëshiroftë, nga Ebu Seid el Khudrij dhe Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ka thënë duke përshkruar Khauarixhët: ‫ه‬ ‫رُّيا‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫اخ‬ ‫ًا‬ ‫ُنا‬ ‫ْن‬ ‫اآ‬ ٌ‫ا‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫َّل‬ ‫ِذا‬‫ب‬ ‫اىاكا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫ُناٌد‬‫ه‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫بىااآيا‬ ‫ِذا‬‫ة‬ ٌ ‫اخ‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ٌ ‫ا‬ ‫ْن‬ ‫اآ‬‫ِذ‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫اىاب‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫اك‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫يا‬‫َي‬‫آ‬‫ا‬ٍ‫ا‬ً ‫ا‬: ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ما‬ ‫ه‬ ‫ٌآ‬ ‫ا‬ ‫اآ‬‫ِذ‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫ار‬ ٌ ‫ا‬: ‫ا‬‫ُن‬ ٌ ‫َّل‬‫ا‬‫ا‬ “Ata janë popull që lexojnë Kuran, por nuk jua kalon atyre fytet, ata janë krijesat më të këqija, dhe më të këqinjtë për njerëzit. Lum për atë që i vret ata, apo vritet prej tyre; thërrasin për tek Libri i Allahut dhe vetë s'janë kurrkund me të. Kush i vret ata, ai është më i privilegjuari i njerëzve tek Allahu.” Thanë: O i Dërguari i Allahut, cilat janë cilësitë e tyre dalluese? Tha: “Rruajtja.” O ju besimtarë! Selefët tanë prej sahabëve dhe imamllarët pas tyre, i janë nënshtruar asaj që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lidhur me Khauarixhët. Ata kanë sqaruar dhe paralajmëruar prej tyre, i kanë bërë të qarta gabimet
  • 10. e tyre, i kanë refuzuar rrëshqitjet e tyre, dhe janë angazhuar me luftimin dhe vrasjen e tyre. Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur u përhap në umet çështja e Khauarixhëve, sahabët folën për ta, transmetuan hadithet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta, dhe çfarë ka në Kuran për ta si kundërpërgjigje, dhe prap u përhap bidati i tyre tek njerëzit e thjeshtë.” (Mexhmu’ul fetaua 7/483-484). Dmth që selefët i përhapën këto për të gjithë njerëzit, që ata të ruhen prej tyre. Ka thënë përsëri, Allahu e mëshiroftë: “Dije se vrasja e Khauarixhëve el marikuun dhe ata të Nahruanit, të cilët i vrau Ali ibën Ebi Talib, ishte si urdhër prej Allahut dhe të Dërguarit te Tij. Aliu ishte i shpërblyer dhe i lavdëruar për vrasjen e tyre. Sahabët dhe imamllarët janë pajtuar për vrasjen e tyre.” (Xhamiul Mesail 6/267). Dhe ka thënë përsëri, Allahu e mëshiroftë: “Kur ata dolën në khilafetin e prijësit të besimtarëve Ali ibën Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur me të, ata i vrau (dhe i luftoi) Aliu dhe sahabët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me urdhërin dhe nxitjen e të Dërguarit për vrasjen e tyre. Të gjithë imamllarët e Islamit janë pajtuar për vrasjen e tyre.” (Mexhmu’ul fetaua 3/382). Ka nxjerrë Abdullah ibën Ahmed në librin “Es-Sunneh” një ether nga Nafi’ Meula Abdullah ibën Umer, dhe etheri është i
  • 11. saktë: “Ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, mendonte se vrasja e Harurijëve (Khauarixhë) është hak dhe detyrë për të gjithë muslimanët.” Imam Ibën Ebi Shejbe gjithashtu ka nxjerrë në “el Musannef”, dhe Abdullahi në “Es-Sunneh”, me zinxhir të saktë nga Ezrak ibën Kajs, se ka thënë: “Ishim në Ahuaz duke luftuar Khauarixhët, dhe kishim në mesin tonë Ebu Berzete el Eslemij – sahab i nderuar –, që erdhi në një lumë, mori abdes, u ngrit dhe u fal.” Dijeni ju mbroftë Allahu, se Khauarixhët i bëjnë keq besimtarëve, dhe i lejnë mosbesimtarët. Ka thënë imam Bukhariu në Sahihun e tij, në temën: “Pendimi i atyre qe lejnë fenë”, me nëntemë: “Vrasja e Khauarixhëve dhe të pafeve, pasi ia paraqesim atyre argumentin”, [ka përmendur]: “Ibën Umeri mendonte se ata ishin njerëzit më të keqinj, dhe ka thënë: “Ata kanë marrë prej ajeteve që kanë zbritur për mosbesimtarët, dhe i vepruan ato ndaj besimtarëve.” Po! Kjo kështu ka qënë edhe më përpara, edhe tani. Kështu bënin, kështu vendosnin dhe kështu diskutonin, sa ju mbushën zemrat e tyre me ëndje, siç thotë Allahu: ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ب‬ ‫ُن‬ ‫ُن‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬‫ز‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫َي‬‫از‬ ‫َّل‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬
  • 12. “Kur ata devijuan nga rruga e Allahut, Allahu ua largoi (dhe devijoi) zemrat nga rruga e drejtë.” (es-Saff: 5). Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Khauarixhët vrasin muslimanët dhe lejnë mosbesimtarët. Ata ndihmojnë mosbesimtarët në vrasjen e muslimanëve. Ata iu nënshtruan mosbesimtarëve, dhe u bënë ndihmuesit dhe të poshtëruarit e tyre; kundërshtarë të besimtarëve, dhe kryelartë ndaj tyre”. (Ed-Der'u 6/138-139). Ue la haula ue la kuwete il-la bil-lah!3 Ka nxjerrë imam AbdurRezaku në tefsirin e tij, dhe Abdullah ibën Ahmed në “Es-Sunneh” me zinxhir të pranueshëm, se Ibnul Keua – i cili ka qënë prej Khauarixhëve – e pyeti Ali ibën Ebi Talib për Fjalën e Allahut: ‫ا‬‫ًال‬ ‫َي‬‫آ‬‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ٌي‬ ‫ِذ‬‫ر‬‫َي‬ ‫ْن‬‫خ‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫اب‬ ‫ُن‬‫ك‬‫ُن‬‫ئ‬‫ِّب‬‫ب‬‫َي‬ ‫ُن‬ ‫ْنا‬ ‫َي‬‫ه‬‫ْنا‬ ‫ُن‬ “Thuaj: do t'ju lajmërojmë për humbësit më të mëdhenj të veprave të tyre”4 , çfarë është për qëllim me “humbësit më të mëdhenj”? Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Aty hyjnë Ehlu Harura”, dmth Khauarixhët, dhe në një transmetim tjetër: “ti dhe shokët e tu.” Ka thënë imam Axhurri, Allahu e mëshiroftë, në “Esh-Sheriah”: “Dijetarët e mëparshëm dhe ata të tanishëm, nuk kanë kundërshtim se Khauarixhët janë popull i keq, kundërshtues të 3 Nuk ka ndihmë dhe fuqi vetëm se prej Allahut. 4 El Kehf: 103
  • 13. Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, edhe nëse falen apo përkushtohen në adhurim, atyre nuk u bën dobi. Ata paraqiten sikur urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja, por nuk u bën dobi, sepse ata janë popull që e shtrembërojnë Kuranin ashtu si e don ëndja e tyre, dhe ia imponojnë këtë muslimanëve. Allahu na ka paralajmëruar prej tyre, po ashtu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e po ashtu katër Khalifët, sahabët dhe ata që i ndoqën. Khauarixhët janë të këqinjtë, fëlliqësira dhe ndotësira. Kush është në rrugën e tyre prej Khauarixhëve, e trashëgojnë këtë rrugë, qofshin ata përpara, apo këta të tanishmit. Ata dalin nga prijesat (e thyejnë besën), dhe e bëjnë të lejuar vrasjen e muslimanëve.” Po ashtu thotë: “Ata i ka luftuar Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe Allahu i Lartësuar e nderoi me vrasjen e tyre. Ai ka lajmëruar nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për vlerën e atij që i vret ata, apo që vritet prej tyre, dhe bashkë me të morën pjesë edhe sahabët. U bë shpata e Aliut kundra Khauarixhëve, shpatë e të vërtetës derisa të bëhet Kiameti.” Na dhëntë Allahu bereqet mua dhe ju me Kuranin dhe Sunetin! Na bëftë dobi mua dhe ju me atë që përkujtojmë prej argumentave dhe urtesisë! Thashë atë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për mua dhe për ju nga çdo gjynah; vërtetë Ai është Falësi, Mëshiruesi.
  • 14. Hytbeja e dytë Falenderimi i takon Allahut; falenderime të shumta, të mira dhe të bereqetshme janë për Atë. Lutjet për falje dhe për shpëtim të plotë janë për zotërinë e birit të Ademit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, lutje të shumta për shpëtim deri në Ditën e Gjykimit. E më pas... O ju besimtarë, me të vërtetë medituesi – o ju mbroftë Allahu – në hadithet e të Dërguarit, në etheret e sahabëve, dhe atyre që kanë ardhur nga imamët e Sunetit, lidhur me cilësitë dhe përshkrimin e Khauarixhëve, bëhen të qarta cilësitë e tyre. Këto cilësi gjenden tek të mëparshmit, dhe tek të tanishmit, duke bërë grumbullime jashtë Sunetit dhe xhematit, të dalë nga rruga e besimtarëve, të dalë nga grupe të ndryshme me petke të ndryshëm, por të gjitha grupe bidatçije: si xhemati Ikhuanul Muslimin, xhemati Tabligh, dhe kush i ndjek si Kutbijet dhe pjellat e tyre, edhe sikur të emërtohen këto organizata me emra si Al Kaeda, Xhebhetu al Nusrah, apo duke u vetëquajtuar me shpifje, genjështër dhe trillim, për shtet Islam në Irak dhe Sham, apo ISIS siç thonë ata; që të hedhin poshtë ekzistencën e një shteti Islamik apo vendi Islam. Siç ka dhënë fetva njëri prej tyre me injorancë dhe ëndje, duke i gjykuar të gjitha shtetet dhe vendet, se janë mosbesimtare – Ue
  • 15. la haula ue la kuwete il-la bil-lah –, dhe për këtë arsye, ai ka dhënë fetva se është detyrë që të bëjmë hixhret tek ata; pra të gjithë muslimanët të shkojnë dhe të grumbullohen me njerëzit e ëndjeve dhe bidateve humbëse. Sa çudi uAllahi! Prej injorancës së madhe të tyre, dhe devijimit nga Suneti, e përgjithsuan gjykimin me kufër (mosbesim) që t’i përfshijnë shoqëritë dhe individët, qeveritarët apo të qeverisurit, dijetarët, nxënesat e dijes apo masën e gjërë të njerëzve. Kështu i trashëgojnë parimet e tyre të prishura të ndërtuara mbi tekfir, shperthime dhe mashtrime, duke i akuzuar njerëzit e dijes, dhe duke i bërë mosbesimtarë ata – Allahu na ruajtë – siç kanë bërë më përpara me sahabët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, saqë e thyen besën e dy Khalifëve të drejtë; Uthmanit dhe Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, duke pasuar njëri- tjetrin në tekfir, në dalje nga Suneti dhe në shëmtimin e imazhit të Islamit të vërtetë dhe të dëlirë. Pasha Allahun! Atyre u shkon për shtat fjala e shejkhul Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë: “Khauarixhët bidatçinj, të cilët e thyen besën e Uthmanit dhe Aliut, vendosën mendjet dhe ëndjet e tyre si gjykues të Librit të Allahut, të Sunetit të Pejgamberit dhe historisë së Khalifëve të drejtë. Me këtë llogjikë e bënë të lejuar fitnen, derdhjen e gjakut, dhe të tjera veprime të ndaluara.” (Xhamiul Mesail 6/391). Gjithashtu ka thënë, Allahu e mëshiroftë: “Pretenduan se pasojnë të qartën e Kuranit, edhe pse Suneti i kundërshton.
  • 16. Khauarixhët janë të humbur në lidhje me kuptimin e Kuranit, dhe të Sunetit gjithashtu.” (Xhamiul Mesail 6/325). Po ashtu, ka thënë: “Nqs njihet (dhe dihet) origjina e bidatit, atëherë origjina e tyre është se i bëjnë mosbesimtarë gjynahqarët, besojnë se është gjynah ajo që nuk është gjynah, dhe mendojnë se pasohet Kurani dhe jo Suneti që kundërshton Kuranin në aparencë të parë, edhe sikur (Suneti) të jetë Muteuatir5 . Ata e bëjnë mosbesimtarë atë që i kundërshton ata, dhe e bëjnë të lejuar ndaj tij – si pasojë e kundërshtimit të tij – më shumë se çfarë lejojnë ndaj mosbesimtarët në origjinë, siç ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem per ta: ‫ي‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ٌد‬ ‫ا‬ ‫ال‬ ‫إل‬ ‫ا‬ ‫ه‬ ‫يا‬ ‫ا‬ ٌ “Vrasin (dhe luftojnë) muslimanët, dhe i lejnë idhujtarët”. Për këtë, ata i bënë mosbesimtarë Uthmanin dhe Aliun bashkë me të afërmit e tyre, po ashtu i bënë mosbesimtarë pjestarët e Sifinit, e të tjera fjalë të poshtra si këto.” (Mexhmu’ul Fetaua 3/395). Pastaj dijeni o ju mbroftë Allahu, dhe jini të vetëdijshëm, se ky vend i begatë është synimi i të gjithëve6 , në akiden e saj, në moralin e saj, në qetësinë dhe sigurinë e saj, dhe në bindjen e popullit ndaj prijesit të saj në çdo gjë që është e pranuar. Po ashtu është e synuar në ekonominë e saj, në rehatinë e saj, në 5 E përhapur, e pranuar dhe e njohur. (shp) 6 Pra, duan që të mos jetë. (shp)
  • 17. arsimin e saj, dhe më kryesorja, në praktikimin e Sheriatit të Allahut, dhe mund të themi së është e synuar në çdo gjë të saj. Mundohen të prishurit, të humburit, mosbesimtarët, të pafetë, perëndimorët, bidatçinjtë dhe çdo kush tjetër që është si ata, dhe kushdo që i ndihmon, që i bindet dhe që u përgjigjet atyre, që të prishin ato të mira, duke përhapur rrëmujë dhe shkatërrim për akiden e saktë dhe të kulluar selefije, dhe moralin e lartë dhe të pëlqyeshëm, dhe sigurinë e kudo ndodhur; i lavdëruar është Allahu për mirësitë e Tij. Ata, o ju mbroftë Allahu, kanë metoda të ndryshme dhe forma të shumta që i përdorin, nëpërmjet njerëzve të dobët dhe të rënë në këtë fitne, apo nëpërmjet atyre që janë te pakujdesshëm, apo nëpërmjet atyre që merren me kontratë pune, apo nëpërmjet atyre që hyjnë për të ndotur këtë vend, apo nëpërmjet atyre që vijnë si vizitorë të saj, qofshin meshkuj apo femra. Ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬ ‫َي‬‫ا‬‫َّل‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬‫َي‬ ‫ِذ‬‫ب‬‫َّل‬‫ا‬‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫ى‬‫َّل‬‫ا‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫َي‬‫ر‬ ‫َي‬‫ص‬‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬‫د‬ ‫ُن‬ ‫َي‬ٌ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬‫ن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫ى‬‫َي‬‫ض‬ ‫رْن‬‫َي‬‫ا‬‫يا‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ “Kurrë nuk do të jenë të kenaqur me ty o Muhamed, as çifutet dhe as të krishterët, derisa t’i ndjekesh ata (në fenë e tyre).” (el Bekare: 120). Ajo që e keni parë edhe ju, është se Khauarixhët e rinjë, pjestarë të Al Kaedas, përpiqen të frikësojnë dhe veprojnë gjëra të ndaluara, dhe i kalojnë kufijt e lejuar në këtë vend të sigurtë dhe në vende të tjera muslimane, duke vrarë njerëzit e rendit
  • 18. (policët) – muxhahidët e vërtetë nqs punën e bëjnë për hirë të Allahut –. Ata (Khauarixhët) ndërmarrin vepra shkatërruese si: shpërthime, vrasje, bombardime, etj; të gjitha keto pasha Allahun, janë argument i qartë, dhe tregues i madh për devijimin e tyre nga e vërteta dhe kërkimi i saj (i të vërtetës). Po të logjikonin, apo të kërkonin të ndihmonin të vërtetën, do të vepronin ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: ‫ا‬‫َي‬‫ي‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫َي‬‫ا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ا‬ ‫ُن‬‫ك‬‫يا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ر‬‫ْن‬‫ك‬‫ِّب‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫هْن‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫ا‬‫َي‬‫أ‬‫ْن‬ ‫َي‬ “Prandaj pyesni njerëzit e dijes neqoftëse nuk dini.” (en- Nahl: 43). Mirëpo, si t’i pyesin dijetarët, kur ata nuk i konsiderojnë ata si dijetarë të vërtetë?! Na mëshiro o Allahu ynë, na mëshiro! Nga veprat e tyre të shëmtuara dhe të ulëta, si ajo që bënë disa të fëlliqur prej Khauarixhëve kryengritësa të larguar nga Suneti, të nxitur nga mësuesi i humbjes, i tekfirit dhe shpërthimit, të cilët cënuan zonën kufitare të Uedias në rrethin e Sheruras, në këtë muaj të begatë të Ramazanit7 , për të cilin Allahu thotë: ‫ا‬‫ِذ‬‫ي‬ ‫َي‬ ‫رْن‬‫ُن‬‫ف‬‫ْن‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫ُندَي‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِّبي‬‫آ‬‫ٍا‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِّب‬ٌ‫َي‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ِّب‬‫اا‬ ‫ًال‬‫ُند‬‫ه‬‫ا‬‫يُن‬ ‫رْن‬‫ُن‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ِذا‬ ٌ‫ِذ‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫ِذ‬‫ز‬ ‫ُن‬ ‫ِذيا‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ي‬ ‫َي‬‫ض‬‫َي‬‫آ‬‫َي‬‫ار‬‫ْنرُن‬ ‫َي‬ “Muaji i Ramazanit në të cilin kemi zbritur Kuranin si udhëzues për njerëzit, dhe dallues i qartë midis të drejtës dhe të gabuarës.” (el Bekare: 185). Gjithashtu shpërthimi që bënë në rrethin e Sheruras, duke vrarë dhe plagosur shumë prej njerëzve që ruajne qetësinë, duke e 7 Muaji Ramazan 2014. (shp)
  • 19. harruar ata Khauarixhë dënimin e dhëmbshëm që Allahu ka premtuar për atë që vret një besimtar me qëllim, apo që vret një person që ka hyrë në atë vend me kontratë pune. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‫ُنا‬ ‫َي‬‫ا‬‫ا‬‫َّل‬‫د‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ُنا‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ِذا‬ ‫ْن‬ٌ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫َي‬‫ب‬ ‫ضِذ‬‫َي‬‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ٌ‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫ِذد‬‫ا‬ ‫َي‬‫اخ‬‫ُن‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫َي‬‫ُناج‬‫ه‬ ‫ؤُن‬ ‫َي‬‫ز‬‫َي‬‫ج‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫د‬‫ِّب‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫ُّي‬‫آ‬‫ا‬ ‫ًال‬ ‫ِذ‬‫آ‬ ‫ْن‬ ‫ُنؤ‬‫آ‬‫ْنا‬ ‫ُن‬‫ا‬‫ْن‬ ‫َي‬ٌ‫يا‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬ ‫ًال‬‫آ‬ٌ ‫ِذ‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫َي‬ “Dhe kush vret një besimtar me qëllim (vetëdije), shperblimi i tij është Xhehenemi, ku do qëndrojë aty përgjithmonë, zemërimi i Allahut dhe mallkimi është mbi të, dhe për të është përgatitur një dënim i madh.” (en-Nisa: 94). Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: ‫ا‬ ‫ِذ‬ ‫ض‬ ‫رْن‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫ا‬ ‫ِذًا‬ ‫ٍا‬‫د‬ ‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ٍ‫س‬‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ِذ‬‫ْنر‬ٌ‫َي‬‫غ‬‫ِذ‬‫اب‬ ‫ًال‬ ‫ْن‬‫ف‬‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫َي‬ ‫يا‬‫َي‬‫آ‬‫ُنا‬ ‫َّل‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ٌ‫ِذ‬‫ئ‬ ‫َي‬‫ر‬‫ْن‬ ‫ِذ‬ ‫ِذًا‬ ‫َي‬‫ب‬‫ا‬ ‫ٰى‬ ‫ى‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ْن‬‫ب‬‫َي‬‫ا‬‫َي‬‫ك‬‫ا‬‫َي‬‫ِذن‬‫ا‬ ‫ٰى‬‫َي‬ ‫ا‬‫ِذ‬ ‫جْن‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫ِذ‬‫آ‬ ‫ًال‬ ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫َي‬‫اج‬ ‫َي‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫َي‬ٌ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫َّل‬ ‫َي‬‫أ‬‫َي‬‫ك‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ه‬ ‫َي‬ٌ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫يْن‬‫َي‬‫آ‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫ًال‬ ٌ‫ِذ‬‫آ‬‫َي‬‫اج‬ ‫َي‬‫س‬ ‫َّل‬ ‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َي‬‫ا‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫آ‬‫َّل‬ ‫َي‬‫أ‬‫َي‬‫ك‬‫َي‬ “Për shkak të kësaj, Ne urdhëruam për bijtë e Israilit që çdo kush që vriste dikë, jo për shpagim, por si krim në tokë, do të ishte sikur të ketë vrarë krejt njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse dikush shpëton një jetë njeriu, do të ishte sikur ketë shpëtuar jetën e të gjithë njerëzimit.” (el Maide: 32). Ka ardhur në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Amër ibnul A'as, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: ‫‏‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫فسا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ادٌيا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫اا‬ ‫ناب‬ ‫ر‬ ‫إل‬ ‫ئرا‬ ‫اكب‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫سا‬ ‫اغآ‬ ‫اٌآٌيا‬ ‫ا‬
  • 20. “Gjynahet e mëdha janë: t’i bësh shirk Allahut (shok Allahut në adhurim), mos respektimi i prindërve, të vrasësh të pafajshëm dhe betimi i rrejshëm.” Përsëri në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Umer, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ka thënë: “Me të vërtetë prej punëve shkatërruese që s'ka dalje po të biesh në to, është derdhja e gjakut të ndaluar pa shkakun e lejuar (padrejtësisht).” Gjithashtu në Sahihun e Bukhariut, nga Abdullah ibën Amër, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nga i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ‫ا‬ ‫ًال‬ ‫آ‬ ‫ٌيا‬ ‫رب‬ ‫ٌرةا‬ ‫جداآياآ‬ ٌ‫ا‬ ٌ‫يار‬ ‫ا‬،‫ة‬ ‫اج‬ ‫ةا‬ ‫ئ‬ ‫اٌررار‬ ‫اا‬‫ًال‬ ‫هد‬ ‫اآ‬ ‫ا‬ ‫آيا‬ “Kush vret një të strehuar (që i është dhënë besa)8 , nuk e ndjen erën e Xhenetit edhe pse era e tij ndjehet dyzet vjet larg.” Kjo në rastin e atij që strehohet tek ne o besimtarë, po me muslimanin i cili e veçon Allahun në adhurim, falet dhe agjeron?! Ka ardhur në dy Sahihët nga Abdullah ibën Mes’ud, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ‫الثا‬ ‫ا‬ ‫د‬ ‫ابف‬ ‫ا‬،‫ا‬ ‫ا‬ ‫ًار‬ ‫ا‬،‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫ا‬ ‫يا‬ ‫دا‬ ٌ‫ا‬ ‫آرئاآ‬ ‫ا‬ ‫اد‬ ٌ‫ا‬ ‫ا‬: ‫فس‬ ‫ا‬ ‫فساب‬ ‫ا‬ ‫ا‬،‫ا‬ ‫ة‬ ‫جآ‬ ‫اا‬ ‫ر‬ ‫اآف‬ ‫ا‬ ٌ‫رنااد‬ ‫اا‬ ‫ا‬،‫ًا‬ ‫از‬ ‫ّبا‬ٌ ‫ا‬ ‫ا‬ 8 Si psh besa që i jep një shtet vizitorëve apo atyre që hyjnë. (shp)
  • 21. “Nuk lejohet gjaku i muslimanit, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, vetëm se në tre raste: njeriu për njeriun, i martuari që bën imoralitet, dhe ai që del nga feja dhe braktis bashkësinë.” Hadithet për këtë temë janë të shumta, o ju mbroftë Allahu. Andaj ku shkojnë?! Si i përgjigjen gjithë këtyre argumentave që janë në Kuran dhe Sunet?! Mjerë për ta, dhe përsëri mjerë për ta, nqs nuk pendohen tek Allahu përpara se t’ju vijë fundi, dhe mos të kenë mundësi të pendohen. Vëretë ajo që bëjnë burrat e sigurisë në këtë vend të begatë, duke ndaluar rreziqet, duke mbrojtur fenë dhe të mirat e popullit dhe vendit, na e bën detyrë që të lutemi për ta dhe t’i lavdërojmë. Le t’i konsiderojmë të gjithë ata si dëshmorë tek Allahu, me mirësinë dhe bujarinë e Tij, për qëndrimin e tyre përballë Khauarixhëve el maarikah9 , dhe përballë rreziqeve kërcënuese që mund të përfshijnë çdo kënd. Allahu i Lartësuar ka thënë: ‫ا‬‫ِذ‬‫ب‬ ‫َي‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫ُن‬‫د‬ٌ‫ِذ‬‫د‬‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫َي‬ ‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫ْن‬ ‫َي‬ ‫ۖ ا‬‫ا‬‫ًال‬‫َّلة‬‫ص‬ ‫َي‬‫اخ‬‫ْن‬ ‫ُن‬‫ك‬ ‫ِذ‬‫آ‬‫ا‬ ‫ُن‬‫آ‬‫َي‬ ‫َي‬ ‫ا‬ ‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫َي‬‫ب‬ٌ ‫صِذ‬‫ُن‬‫ا‬‫ا‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫ًال‬‫ة‬‫َي‬ ‫ْن‬‫ا‬‫ِذ‬ ‫ا‬ ‫ُن‬ ‫َّل‬‫ا‬ ‫َي‬ “Dhe kini frikë (dhe ruhuni) nga sprova e cila nuk dëmton vetëm ata që bëjnë keq, dhe dijeni se Allahu është i ashpër në ndëshkim.” (el Enfal: 25). 9 që dalin prej feje ashtu siç del shigjeta nga gjahu. (shp)
  • 22. Le ta dijnë burrat e sigurisë, dhe kushdo që bën si ata, se ata janë në një llogore të madhe, dhe në një xhihad të vazhdueshëm me të humburit el maarikun. Imami sunetli Jahja ibën Jahja et-Tejmi ka thënë: “Mbrojtja e Sunetit është më e mirë sesa xhihadi.” (Mexhmu’ul fetaua: 4/13). Imami Shejkhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Personi që kundershton (dhe i kundërpërgjigjet) bidatçive, është muxhahid (luftëtar në rrugë të Allahut).” (Mexhmu’ul fetaua: 4/13). Le t’i llogarisin dhe konsiderojnë kohët e tyre për hirë të Allahut. ‫ا‬‫َي‬‫ِذٌي‬ ‫ِذ‬ ‫ْن‬ ‫ُن‬‫آ‬‫ْن‬‫ا‬ ‫ا‬‫َي‬‫ر‬ ‫جْن‬‫َي‬ ‫ا‬‫ُن‬ ٌ ‫ُنضِذ‬ٌ‫ا‬ ‫َي‬ ‫ا‬‫َي‬ ‫َّل‬ ‫ا‬‫يَّل‬‫ِذ‬‫ف‬‫َي‬ “Se me vërtetë Allahu nuk ia humb kurrë shpërblimin atij qe punon mirë.” (Hud: 115). Le ta dijnë se në ndalimin e tyre nga të bërit keq, me luftimin e tyre, me zbulimin e planeve dhe me kundërveprimin ndaj tyre, i bëjnë mirë gjithë umetit, dhe janë këshillues për ta (që te ruhen prej tyre). E lus Allahun me emrat e Tij të bukur, dhe cilësitë e Tij të larta, që t’i ndihmojë ata kundër armikut të tyre dhe tonit, dhe ta poshtërojë të kotën dhe pjestarët e saj, në çdo vend dhe në çdo kohë, dhe t’i mëshirojë ata që kanë vdekur prej tyre, dhe t’i pranojë ata si dëshmorë.
  • 23. [E lus] Allahun ta ruajë vendin tonë, vendet e muslimanëve dhe Ehli Sunetin në çdo vend me ruajtjen e Tij, të gjithë kemi nevojë për mbrojtjen dhe kujdesjen e Tij. E poshtëroftë dhe e shkatërroftë të kotën dhe njerëzit e saj në çdo vend, Ai është Dëgjuesi, Dhënësi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij. Burimi: http://ar.miraath.net/audio/9249 Përktheu: Ebu Suhejl Idris Manushi