SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 11
Descargar para leer sin conexión
Hutbeja e parë:
Me të vërtetë lavdërimi i takon Allahut, Atë e falenderojmë, ndihmë dhe falje Atij i
kërkojmë, si dhe tek Ai pendohemi. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga dëmet e veteve
tona dhe nga e keqja e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu, s‘ka kush ta humb
ndërsa atë që Ai e humb, s‘ka kush ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa ortak, si dhe
dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Lëvdata dhe shpëtimi i madh i
Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij deri Ditën e Gjykimit.
E më pas:
O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – me një frikë të
vërtetë, dhe mos vdisni vetëm se duke qenë muslimanë.
Robër të Allahut! Me të vërtet, vëllazëria në fenë e Allahut – të Plotfuqishëm e të
Madhëruar – është një lidhje e fortë midis besimtarëve. Ata janë vëllezer në fenë e
Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, ata i bashkon ky iman (besim) dhe takohen
për hir të tij si dhe bashkohen nën flamurin e tij. Kështu që, ata janë vëllezër edhe
pse janë larg njëri-tjetrit, edhe pse vendet e tyre dallojnë dhe ngjyrat e tyre
ndryshojnë. Besimtari do për vëllain e tij besimtar atë që do për veten e tij. E si jo?!
Kur Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – e ka vendosur vëllain tënd musliman në
pozitën e vetes tënde. Ka thënë Allahu i Lartmadhëruar:
“E mos i shani vetet tuaja”.1
D.m.th. vëllezërit tuaj!
1
El-Huxhurat, 11.
Me të vërtetë, kjo lidhje midis muslimanëve është një lidhje me të cilin Allahu na ka
begatuar, na ka nderuar dhe na ka respektuar. Vërtet Allahu i ka begatuar besimtarët
me këtë vëllazëri besimtare, si dhe i ka përmendur me të:
“Dhe përkujtoni mirësinë e Allahut mbi juve kur ju ishit armiq, dhe Ai i bashkoi
zemrat tuaja, kështu ju u bëtë me mirësinë e Tij vëllezër”.2
E me të vërtetë, dobësia që ka filluar të përhapet tek muslimanët, është vetëm për
shkak të neglizhimit të të drejtave të kësaj vëllazërie, si dhe për shkak të dobësisë së
kryerjes së saj me të cilën na obligoi Allahu karshi saj. Kështu që, fuqia e
muslimanëve nuk do të jetë vetëm se me iman (besim), ndërsa besimi nuk do të jetë
vetëm se me “Lidhjen më të fortë”, dhe ajo është dashuria për hir të Allahut dhe
urrejtja për hir të Allahut.
Dhe me të vërtetë, disa muslimanë – Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar i udhëzoftë –
nuk mjaftohen me këtë neglizhencë ndaj të drejtave të kësaj vëllazërie besimtare,
madje kësaj i është shtuar një mëkat i qartë, e ai është bashkangjitja e dëmit
vëllezërve të tij muslimanë me çfarëdo lloj prej llojeve të dëmit. A nuk e di ky – dhe
ata si shembulli i tij – se shenjtëria e besimtarëve tek Allahu është e madhe?!
Ibën Umeri e pa Kaben (Qaben) dhe tha:
“Sa e madhe je ti! Dhe sa e madhe është shenjtëria jote! Porse, besimtari e ka shenjtërinë më të
madhe tek Allahu se sa ti”.
Dhe për shkak të kësaj shenjtërie, Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – zemërohet
shumë (ashtu siç i takon madhërisë së Tij, sh.p) kur robi i Tij besimtar apo Umeti
(populli) i Tij besimtarë dëmtohen me pa të drejtë. I Plotfuqishmi e i Madhëruari ka
thënë:
2
Ali Imran, 103.
“Ata të cilët i dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret, pa bërë ata ndonjë mëkat, me
të vërtetë ata e kanë ngarkuar veten e tyre me një shpifje dhe mëkat të qartë”.3
Kanë mbartur shpifjen mbi kurrizet e tyre, e ajo shpifje është gënjeshtra e madhe.
Gjithashtu, kanë mbartur mbi kurrizet e tyre mëkatin e qartë, d.m.th e qarta e
dukshme, që njeriu nuk ka justifikim për kryerjen e saj. Pra, ata i lanë pas dore të
drejtat e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – në ruajtjen e vëllazërisë besimtare,
dhe i cënuan shenjtëritë e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – duke ua ngjitur
dëmin vëllezërve të tyre muslimanë. Ndërsa, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë
mbi të – thotë:
“Nuk lejohet dëmtimi i vetes dhe as dëmtimi i të tjerëve”.
Andaj, përderisa nuk i vjen muslimanit nga ti ndonjë e mirë, atëherë të paktën
ndaloje dëmin tënd ndaj tij.
Me të vërtetë, format e dëmtimit të besimtarëve po përhapen e po shtohen dhe po
shpërndahen pak e nga pak. Çdo ditë po shohim ndonjë formë prej formave të
dëmtimit të besimtarëve, që kryhen nga duart e disave që i atribuohen imanit dhe
vëllazërisë në fe.
Dhe ato që e kanë dëmin më të madh prej tyre janë dëmtimi i besimtarit duke e
akuzuar dhe duke i ngjitur atij atë gjë që e poshtëron atë para njerëzve, me diçka jo
të vërtetë dhe me shpifje. Është vërtetuar nga Ebi Derda – Allahu i Lartmadhëruar
qoftë i kënaqur prej tij – se ai ka thënë:
“Cilido njeri që përhap për një njeri musliman një fjalë për ta ofenduar me të, ndërkohë që ai
është i pastër nga ajo, atëherë Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ka të drejtë që ta
dënojë atë në zjarrin e Xhehenemit për shkak të saj, derisa të sjellë vërtetimin e asaj që e ka
thënë.”
Këtë (hadith) e transmeton Ebu Shejh me zinxhir të saktë nga Ebi Derda, Allahu - i
Plotfuqishëm e i Madhëruar – qoftë i kënaqur prej tij.
3
El-Ehzab, 58.
Kështu që, cenimi i shumtë i ndereve të muslimanëve, sidomos (cënimi i nderit) të
atij që është nga mesi i dijetarëve, apo prej kërkuesve të dijes, duke shpifur dhe
gënjyer për ta, si dhe duke u ngjitur atyre akuza të pavërteta, kjo është nga ajo që i
kundërshton të drejtat vëllazërore, që janë vërtetuar me (argumentet) e prera të
Sheriatit (Legjislacionit) Islamik, gjithashtu është cenim i qartë i kufijve të Allahut dhe
i shenjtërive të Tij – i Patëmeta e i Lartësuar.
Prandaj, tolerimi në këtë çështje është një krim që nuk falet, derisa besimtari të
pendohet prej saj dhe të kthehet tek Allahu – i Patëmeta e i Lartësuar –, si dhe të
tregoj qëndrueshmëri në të. Ai që flet një fjalë që është mëkat kundrejt një dijetari
apo një nxënësi të dijes, apo një burri musliman, apo një gruaje myslimane, ai është i
barabartë me atë që e transmeton dhe e përhap atë pa e vërtetuar. Ashtu sikurse ka
thënë prijësi i besimtarëve, Alij ibën Ebi Talib – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur prej
tij –, ashtu siç e ka transmetuar atë Ebu Shejh prej tij me zinxhir të saktë:
“Ai që shpif dhe ai i cili e zgjat litarin e saj (që e përhap atë) janë të njëjtë në mëkat.”
Gjithashtu, nga format e dëmtimit të muslimanëve është ajo që ndodh nga disa prej
tyre, siç është të qenët krenar me përmendjen e të metave të tyre, me ndjekjen e
turpeve të tyre dhe përhapja e tyre midis njerëzve, e kjo është nga krimet e mëdhaja
për të cilat ka paralajmëruar Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të –.
Gjithshtu, janë transmetuar vepra të Selefëve (të parëve tanë të mirë) duke iu larguar
atyre dhe duke paralajmëruar nga ato. Disa sahabë kanë thënë – Allahu i
Lartmadhëruar qoftë i kënaqur prej tyre – :
“Na është thënë se njerëzit me gjynahe më të shumta janë ata që kohën më të shumtë e
kalojnë duke përmendur të metat e njerëzve.”
Po! Ata e kalojnë kohën duke i përmendur të metat e vëllezërve tyre muslimanë, ata
s’kanë punë tjetër përveç cenimit të nderit të tyre dhe gjuatjes së gabimeve të tyre. Të
tillët, Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – i ka bërë qe të bien në kurth për shkak
të tyre, kështu që i ka bërë që të merren me të metat e njerëzve në vend që të merren
me të metat e veta, dhe kjo është shenjë e zemërimit të Allahut – të Përsosur e të
Lartësuar – me ta, ashtu sikurse ka thënë Bekr Ibën Abdilah El-Muzenij:
“Nëse e shikon një njeri që angazhohet duke u marr me të metat e njerëzve, duke harruar
gabimin e vetes së tij, atëherë dije se ai vërtet ka rënë në kurth.”
E nëse Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – i ngre kurth atij (si dënim për atë që
vepron), atëherë ai me të vërtetë do të humb në luginat e devijimeve, shejtani do të
veçohet me të dhe do ta hedhi në humnerat e shkatërrimit.
Për këtë arsye, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të – ka njoftuar për ta në
thënien e tij:
“Ndonjëri prej jush shikon glepën në syrin e vëllait të tij, kurse harron trungun pengues në
syrin e tij.”
Pra, ata kanë një drejtues, të cilin e nxit shejtani për të gjuajtur gabimet dhe rënien
në to, madje ata shikojnë dhe sendin e vogël që nuk shihet vetëm se me mikroskop
apo diçka të tillë. E kjo është ajo për të cilën tregoi Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi
qoftë mbi të – në thënien e tij:
“Ndonjëri prej jush shikon glepën në syrin e vëllait të tij.”
Ndërsa, glepa është ajo si floku apo diçka e tillë kur bie në sy. Kështu, ai u bë (shkak)
që Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ta ndëshkonte atë rëndë, nga ku e bëri që
të merret me ndjekjen e këtyre të metave dhe e bëri që të harrojë të metën e vetes së
tij, që është shumë e madhe sikur trungu i hurmës, me qëllim që të meritohet kurthi
i Allahut ndaj tij, në këtë mënyrë ai shkon tek Allahu – i Lartësuar – duke qenë i pa
penduar nga ky gjynah, pa kërkuar falje për të.
Kështu që, o ju muslimanë! Frikësojuni Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –
për vëllazërinë në fe, dhe dijeni se ajo është nga mirësitë më të mëdhaja të Allahut –
të Plotfuqishëm e të Madhëruar – ndaj jush, po ashtu dijeni se pohimi i saj është në
Librin e Allahut, si dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – Lëvdata dhe shpëtimi
qoftë mbi të –, ajo është bërë nga gjërat më të qarta tek shumica e muslimanëve.
Prandaj, çdo kush që lexon Librin dhe Sunetin, dhe çdo kush që i shikon tekstet e
Librit dhe Sunetit për këtë temë, do t’i bëhet e qartë atij se dashuria për hir të
Allahut si dhe vëllazëria Islamike është një lidhëse e madhe dhe një bazë e madhe
në Ligjin e Allahut – të Përsosur e të Lartësuar –.
Kështu që, kjo bazë nuk hiqet me gjëra hamendësuese dhe me mendime të rrejshme
e të prishura vetëm se tek ata që Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ua ka
mbuluar dhe ua ka vulosur zemrat e tyre, si dhe u ka vendosur në shikimet e tyre
mbulesë, e si pasojë ata nuk udhëzohen me udhëzimin e Allahut – të Plotfuqishëm e të
Madhëruar –, porse (kërkojnë të) udhëzohen vetëm me shpalljen e shejtanit. Na
mbroftë Allahu– i Plotfuqishëm e i Madhëruar – neve dhe juve nga ai.
Allahu më begatoftë mua dhe juve me Kur’anin Fisnik, dhe më dhëntë dobi mua
dhe juve me ajetet dhe përkujtimin me urtësi që ka në të. E them këtë fjalën time
dhe i kërkoj falje Allahut Madhështor e të Madhëruar për mua dhe juve, dhe për të
gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Kërkoni falje Atij dhe pendohuni tek Ai, me të
vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshiruesi.
Hutbeja e dytë:
Lavdërimi i takon Allahut për bamirësinë e Tij, dhe falenderimi i takon Atij për
suksesin dhe begatitë e Tij. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç
Allahut, i Vetëm pa ortak, si madhërim për Madhështinë e Tij, si dhe dëshmoj se
pejgamberi jonë është Muhamedi, Lëvdata dhe shpëtimi i madh e Allahut qoftë mbi
të mbi familjen dhe shokët e tij deri Ditën e Gjykimit.
E më pas:
O ju besimtarë! Me të vërtetë, qëndrimi i muslimanit ndaj gabimeve në të cilat bie
vëllai i tij musliman është i sqaruar në Librin e Allahut të Lartmadhëruar, është i
sqaruar në Sunetin e Mustafas (të përzgjedhurit) – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë
mbi të – . Nëse muslimani bie në një mëkat, atëherë mbulimi i tij është i lavdëruar
dhe i urdhëruar, për lidhjen e pëlqyeshme dhe forcimin. Besimtarët janë ata të cilët i
mbulojnë (mëkatet), kurse hipokritët janë ata që i zbulojnë, ashtu sikurse ka thënë
Fudajl Ibën ‘Ijad – Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe e mëshiroftë – :
“Vërtet vepra e shëmtuar ecën në mesin e njerëzve derisa të vij tek njerëzit e mirë, atëherë ata
bëhen vendruajtësit e saj (që të mos përhapet sh.p).”
Pra, kështu ishin Selefët – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – e mbulonin dhe e fshihnin
atë çka transmetohej për një besimtar, ajo që e fyente atë (e që vinte) për shkak të
kundërshtimit të Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, në mënyrë që shejtani të
mos jetë ndihmë kundër vëllait tuaj, e si rrjedhojë të veçohet me të dhe ta humb atë
në çdo luginë prej luginave të devijimeve.
Ndërsa, kur muslimani bie në një gabim që lidhet me Ligjin e Allahut – të
Plotfuqishëm e të Madhëruar –, atëherë me të vërtetë është i urdhëruar që ta refuzojë
këtë gabim, porse me rrugët që ka urdhëruar Allahu – i Patëmeta e i Lartësuar – , dhe
të mos jetë refuzimi për fatin e vetes së tij dhe as për ta ndihmuar veten, porse të
jetë mëshirë për të refuzuarin, me qëllim që t’i bëhet e qartë e vërteta. Gjithashtu,
është mëshirë për njerëzit, me qëllim që të mos t’u pështjellohet atyre e vërteta nga e
kota, e si pasojë të devijojnë. Pra, ky është qëllimi i dijetarëve me refuzimet, kështu
që ata e ruajnë këtë synim dhe e preferojnë atë në çdo refuzim që e kryejnë.
Por ama, që refuzimet të jenë që thërrasin në urrejtje, në largim ndaj njëri-tjetrit dhe
në armiqësi, që nuk sjellin korrigjim të gabimeve, porse vetëm shtojnë përçarje dhe
ndarje, atëherë kjo është nga ajo që nuk e lavdërojnë dijetarët, dhe as nuk e duan atë
midis Ehli-Sunetit dhe Xhematit.
Andaj, frikësojuni Allahut – të Lartësuar – o robër të Allahut, dhe ruani këto baza
mbi të cilat kanë ecur Selefët (të Parët tuaj) – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre –. Kështu
që, ata realizuan prej thirrjes për tek Allahu dhe përhapjes së dijes, atë ç’ka nuk e
realizuan të tjerët dhe nuk e gëzoi dikush tjetër përveç tyre.
Me kaq e përfundoj, dhe lutuni – Allahu ju mëshiroftë – për Pejgamberin tonë,
Muhamedin – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahu qoftë mbi të dhe familjen e tij –. Allahu – i
Plotfuqishëm e i Madhëruar – ju ka urdhëruar juve që të luteni për të dhe ta
përshëndesni me selam. Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu dhe melaiket e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O ju të cilët
keni besuar lutuni për të dhe përshëndeteni atë me selam”.4
O Allahu im, lavdëroje, shpëtoje dhe bekoje Pejgamberin tonë, Muhamedin, dhe
Allahu qoftë i kënaqur me katër prijësat, Imamët Hunefa (hunefa janë ata largohen
prej shirkut për në Teuhid) – Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun –, dhe me të
gjithë shokët e Pejgamberit Tënd. Po ashtu, qofsh i kënqaur edhe me neve bashkë
me ta, me nderin, bujarinë dhe bamirësinë Tënde, O më Bujari i bujarëve!
O Allah! Forcoje Islamin dhe muslimanët! Forcoje Islamin dhe muslimanët, dhe
shkatërroi armiqtë e fesë, ndihmoi robërit e Tu, muahidinët (ata të cilët e adhurojnë
All-llahun të vetëm, pa i bërë ortak), dhe bëje – O Allah – këtë vend të sigurtë, të
qëndrueshëm e të qetë, dhe të gjithë vendet e muslimanëve.
O Allah! Na siguro në vendet tona, dhe përmirësoji imamët dhe prijësat tonë, O i
Madhërishëm dhe Bujar!
“O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na
mbro nga dënimi i zjarrit”.5
O robër të Allahut!
“Më të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi, si dhe për dhënie të
afërmëve, si dhe ndalon veprat e shëmtuara, të keqen dhe dhunën. Ju këshillon në
mënyrë që ju të përkujtoni”.6
4
El-Ehzab, 56.
5
El-Bekare, 201.
6
En-Nahl, 90.
Përkujtojeni Allahun e Madhërishëm dhe Madhështor që t’iu përkujtojë Ai juve,
falenderojeni për të gjitha begatitë e Tij, që t’ua shtojë juve ato.
“E me të vërtetë përmendja e Allahut është më e madhja. Allahu di se çfarë bëni
ju”.7
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=28380
Perktheu: Altin Dallashi
7
El-Ankebut, 45.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmRregullatIslame
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajRregullatIslame
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëRregullatIslame
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveRregullatIslame
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitFatos
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveRregullatIslame
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 

La actualidad más candente (20)

Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuajErdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
Erdhi t’ju mësojë Fenë tuaj
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
02 - Revista Medina
02 - Revista Medina02 - Revista Medina
02 - Revista Medina
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Ringjallja
RingjalljaRingjallja
Ringjallja
 
BESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUARBESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUAR
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimitSq Shpjegimi i bazave të besimit
Sq Shpjegimi i bazave të besimit
 
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçiParalajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
Paralajmërimi i Bësimtarëvë nga Khavarixhët bidaçi
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 

Similar a Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij

03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhitLexo dhe Mëso
 
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhitRregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveLexo dhe Mëso
 
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun  Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun Shkumbim Jakupi
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijLexo dhe Mëso
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveLexo dhe Mëso
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarE verteta vjen nga Zoti
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeMe çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeLexo dhe Mëso
 
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaTekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaLexo dhe Mëso
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajLexo dhe Mëso
 

Similar a Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij (20)

03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
 
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
03. Kremtimi i israsë dhe miraxhit
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Behuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islamBehuni te qendrueshum ne islam
Behuni te qendrueshum ne islam
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun  Amr Halid - Superfuqia në Allahun
Amr Halid - Superfuqia në Allahun
 
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit SelefijTë kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
Të kapemi fort mbas Menhexhit Selefij
 
Shlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e GjynaheveShlyerëset e Gjynaheve
Shlyerëset e Gjynaheve
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Dilemat me te cilat perballet rinia
Dilemat me te cilat perballet riniaDilemat me te cilat perballet rinia
Dilemat me te cilat perballet rinia
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuarBesimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
Besimi i ehli sunetit uel xhema'a rreth sahab+½ve t+½ nderuar
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të DevotshëmPërmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë fejeMe çfarë logjike dhe çfarë feje
Me çfarë logjike dhe çfarë feje
 
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaTekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
 
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e sajKuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
Kuptimi i Devotshmërisë ndaj Allahut dhe Frytet e saj
 

Más de RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012RregullatIslame
 

Más de RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
 

Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij

  • 1.
  • 2.
  • 3. Hutbeja e parë: Me të vërtetë lavdërimi i takon Allahut, Atë e falenderojmë, ndihmë dhe falje Atij i kërkojmë, si dhe tek Ai pendohemi. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga dëmet e veteve tona dhe nga e keqja e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu, s‘ka kush ta humb ndërsa atë që Ai e humb, s‘ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa ortak, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Lëvdata dhe shpëtimi i madh i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij deri Ditën e Gjykimit. E më pas: O ju besimtarë! Frikësojuni Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – me një frikë të vërtetë, dhe mos vdisni vetëm se duke qenë muslimanë. Robër të Allahut! Me të vërtet, vëllazëria në fenë e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – është një lidhje e fortë midis besimtarëve. Ata janë vëllezer në fenë e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, ata i bashkon ky iman (besim) dhe takohen për hir të tij si dhe bashkohen nën flamurin e tij. Kështu që, ata janë vëllezër edhe pse janë larg njëri-tjetrit, edhe pse vendet e tyre dallojnë dhe ngjyrat e tyre ndryshojnë. Besimtari do për vëllain e tij besimtar atë që do për veten e tij. E si jo?! Kur Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – e ka vendosur vëllain tënd musliman në pozitën e vetes tënde. Ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “E mos i shani vetet tuaja”.1 D.m.th. vëllezërit tuaj! 1 El-Huxhurat, 11.
  • 4. Me të vërtetë, kjo lidhje midis muslimanëve është një lidhje me të cilin Allahu na ka begatuar, na ka nderuar dhe na ka respektuar. Vërtet Allahu i ka begatuar besimtarët me këtë vëllazëri besimtare, si dhe i ka përmendur me të: “Dhe përkujtoni mirësinë e Allahut mbi juve kur ju ishit armiq, dhe Ai i bashkoi zemrat tuaja, kështu ju u bëtë me mirësinë e Tij vëllezër”.2 E me të vërtetë, dobësia që ka filluar të përhapet tek muslimanët, është vetëm për shkak të neglizhimit të të drejtave të kësaj vëllazërie, si dhe për shkak të dobësisë së kryerjes së saj me të cilën na obligoi Allahu karshi saj. Kështu që, fuqia e muslimanëve nuk do të jetë vetëm se me iman (besim), ndërsa besimi nuk do të jetë vetëm se me “Lidhjen më të fortë”, dhe ajo është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut. Dhe me të vërtetë, disa muslimanë – Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar i udhëzoftë – nuk mjaftohen me këtë neglizhencë ndaj të drejtave të kësaj vëllazërie besimtare, madje kësaj i është shtuar një mëkat i qartë, e ai është bashkangjitja e dëmit vëllezërve të tij muslimanë me çfarëdo lloj prej llojeve të dëmit. A nuk e di ky – dhe ata si shembulli i tij – se shenjtëria e besimtarëve tek Allahu është e madhe?! Ibën Umeri e pa Kaben (Qaben) dhe tha: “Sa e madhe je ti! Dhe sa e madhe është shenjtëria jote! Porse, besimtari e ka shenjtërinë më të madhe tek Allahu se sa ti”. Dhe për shkak të kësaj shenjtërie, Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – zemërohet shumë (ashtu siç i takon madhërisë së Tij, sh.p) kur robi i Tij besimtar apo Umeti (populli) i Tij besimtarë dëmtohen me pa të drejtë. I Plotfuqishmi e i Madhëruari ka thënë: 2 Ali Imran, 103.
  • 5. “Ata të cilët i dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret, pa bërë ata ndonjë mëkat, me të vërtetë ata e kanë ngarkuar veten e tyre me një shpifje dhe mëkat të qartë”.3 Kanë mbartur shpifjen mbi kurrizet e tyre, e ajo shpifje është gënjeshtra e madhe. Gjithashtu, kanë mbartur mbi kurrizet e tyre mëkatin e qartë, d.m.th e qarta e dukshme, që njeriu nuk ka justifikim për kryerjen e saj. Pra, ata i lanë pas dore të drejtat e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – në ruajtjen e vëllazërisë besimtare, dhe i cënuan shenjtëritë e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – duke ua ngjitur dëmin vëllezërve të tyre muslimanë. Ndërsa, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të – thotë: “Nuk lejohet dëmtimi i vetes dhe as dëmtimi i të tjerëve”. Andaj, përderisa nuk i vjen muslimanit nga ti ndonjë e mirë, atëherë të paktën ndaloje dëmin tënd ndaj tij. Me të vërtetë, format e dëmtimit të besimtarëve po përhapen e po shtohen dhe po shpërndahen pak e nga pak. Çdo ditë po shohim ndonjë formë prej formave të dëmtimit të besimtarëve, që kryhen nga duart e disave që i atribuohen imanit dhe vëllazërisë në fe. Dhe ato që e kanë dëmin më të madh prej tyre janë dëmtimi i besimtarit duke e akuzuar dhe duke i ngjitur atij atë gjë që e poshtëron atë para njerëzve, me diçka jo të vërtetë dhe me shpifje. Është vërtetuar nga Ebi Derda – Allahu i Lartmadhëruar qoftë i kënaqur prej tij – se ai ka thënë: “Cilido njeri që përhap për një njeri musliman një fjalë për ta ofenduar me të, ndërkohë që ai është i pastër nga ajo, atëherë Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ka të drejtë që ta dënojë atë në zjarrin e Xhehenemit për shkak të saj, derisa të sjellë vërtetimin e asaj që e ka thënë.” Këtë (hadith) e transmeton Ebu Shejh me zinxhir të saktë nga Ebi Derda, Allahu - i Plotfuqishëm e i Madhëruar – qoftë i kënaqur prej tij. 3 El-Ehzab, 58.
  • 6. Kështu që, cenimi i shumtë i ndereve të muslimanëve, sidomos (cënimi i nderit) të atij që është nga mesi i dijetarëve, apo prej kërkuesve të dijes, duke shpifur dhe gënjyer për ta, si dhe duke u ngjitur atyre akuza të pavërteta, kjo është nga ajo që i kundërshton të drejtat vëllazërore, që janë vërtetuar me (argumentet) e prera të Sheriatit (Legjislacionit) Islamik, gjithashtu është cenim i qartë i kufijve të Allahut dhe i shenjtërive të Tij – i Patëmeta e i Lartësuar. Prandaj, tolerimi në këtë çështje është një krim që nuk falet, derisa besimtari të pendohet prej saj dhe të kthehet tek Allahu – i Patëmeta e i Lartësuar –, si dhe të tregoj qëndrueshmëri në të. Ai që flet një fjalë që është mëkat kundrejt një dijetari apo një nxënësi të dijes, apo një burri musliman, apo një gruaje myslimane, ai është i barabartë me atë që e transmeton dhe e përhap atë pa e vërtetuar. Ashtu sikurse ka thënë prijësi i besimtarëve, Alij ibën Ebi Talib – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur prej tij –, ashtu siç e ka transmetuar atë Ebu Shejh prej tij me zinxhir të saktë: “Ai që shpif dhe ai i cili e zgjat litarin e saj (që e përhap atë) janë të njëjtë në mëkat.” Gjithashtu, nga format e dëmtimit të muslimanëve është ajo që ndodh nga disa prej tyre, siç është të qenët krenar me përmendjen e të metave të tyre, me ndjekjen e turpeve të tyre dhe përhapja e tyre midis njerëzve, e kjo është nga krimet e mëdhaja për të cilat ka paralajmëruar Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të –. Gjithshtu, janë transmetuar vepra të Selefëve (të parëve tanë të mirë) duke iu larguar atyre dhe duke paralajmëruar nga ato. Disa sahabë kanë thënë – Allahu i Lartmadhëruar qoftë i kënaqur prej tyre – : “Na është thënë se njerëzit me gjynahe më të shumta janë ata që kohën më të shumtë e kalojnë duke përmendur të metat e njerëzve.” Po! Ata e kalojnë kohën duke i përmendur të metat e vëllezërve tyre muslimanë, ata s’kanë punë tjetër përveç cenimit të nderit të tyre dhe gjuatjes së gabimeve të tyre. Të tillët, Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – i ka bërë qe të bien në kurth për shkak të tyre, kështu që i ka bërë që të merren me të metat e njerëzve në vend që të merren me të metat e veta, dhe kjo është shenjë e zemërimit të Allahut – të Përsosur e të Lartësuar – me ta, ashtu sikurse ka thënë Bekr Ibën Abdilah El-Muzenij:
  • 7. “Nëse e shikon një njeri që angazhohet duke u marr me të metat e njerëzve, duke harruar gabimin e vetes së tij, atëherë dije se ai vërtet ka rënë në kurth.” E nëse Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – i ngre kurth atij (si dënim për atë që vepron), atëherë ai me të vërtetë do të humb në luginat e devijimeve, shejtani do të veçohet me të dhe do ta hedhi në humnerat e shkatërrimit. Për këtë arsye, Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të – ka njoftuar për ta në thënien e tij: “Ndonjëri prej jush shikon glepën në syrin e vëllait të tij, kurse harron trungun pengues në syrin e tij.” Pra, ata kanë një drejtues, të cilin e nxit shejtani për të gjuajtur gabimet dhe rënien në to, madje ata shikojnë dhe sendin e vogël që nuk shihet vetëm se me mikroskop apo diçka të tillë. E kjo është ajo për të cilën tregoi Pejgamberi – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të – në thënien e tij: “Ndonjëri prej jush shikon glepën në syrin e vëllait të tij.” Ndërsa, glepa është ajo si floku apo diçka e tillë kur bie në sy. Kështu, ai u bë (shkak) që Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ta ndëshkonte atë rëndë, nga ku e bëri që të merret me ndjekjen e këtyre të metave dhe e bëri që të harrojë të metën e vetes së tij, që është shumë e madhe sikur trungu i hurmës, me qëllim që të meritohet kurthi i Allahut ndaj tij, në këtë mënyrë ai shkon tek Allahu – i Lartësuar – duke qenë i pa penduar nga ky gjynah, pa kërkuar falje për të. Kështu që, o ju muslimanë! Frikësojuni Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – për vëllazërinë në fe, dhe dijeni se ajo është nga mirësitë më të mëdhaja të Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – ndaj jush, po ashtu dijeni se pohimi i saj është në Librin e Allahut, si dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut – Lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të –, ajo është bërë nga gjërat më të qarta tek shumica e muslimanëve. Prandaj, çdo kush që lexon Librin dhe Sunetin, dhe çdo kush që i shikon tekstet e Librit dhe Sunetit për këtë temë, do t’i bëhet e qartë atij se dashuria për hir të Allahut si dhe vëllazëria Islamike është një lidhëse e madhe dhe një bazë e madhe në Ligjin e Allahut – të Përsosur e të Lartësuar –.
  • 8. Kështu që, kjo bazë nuk hiqet me gjëra hamendësuese dhe me mendime të rrejshme e të prishura vetëm se tek ata që Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ua ka mbuluar dhe ua ka vulosur zemrat e tyre, si dhe u ka vendosur në shikimet e tyre mbulesë, e si pasojë ata nuk udhëzohen me udhëzimin e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, porse (kërkojnë të) udhëzohen vetëm me shpalljen e shejtanit. Na mbroftë Allahu– i Plotfuqishëm e i Madhëruar – neve dhe juve nga ai. Allahu më begatoftë mua dhe juve me Kur’anin Fisnik, dhe më dhëntë dobi mua dhe juve me ajetet dhe përkujtimin me urtësi që ka në të. E them këtë fjalën time dhe i kërkoj falje Allahut Madhështor e të Madhëruar për mua dhe juve, dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Kërkoni falje Atij dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshiruesi. Hutbeja e dytë: Lavdërimi i takon Allahut për bamirësinë e Tij, dhe falenderimi i takon Atij për suksesin dhe begatitë e Tij. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa ortak, si madhërim për Madhështinë e Tij, si dhe dëshmoj se pejgamberi jonë është Muhamedi, Lëvdata dhe shpëtimi i madh e Allahut qoftë mbi të mbi familjen dhe shokët e tij deri Ditën e Gjykimit. E më pas: O ju besimtarë! Me të vërtetë, qëndrimi i muslimanit ndaj gabimeve në të cilat bie vëllai i tij musliman është i sqaruar në Librin e Allahut të Lartmadhëruar, është i sqaruar në Sunetin e Mustafas (të përzgjedhurit) – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – . Nëse muslimani bie në një mëkat, atëherë mbulimi i tij është i lavdëruar dhe i urdhëruar, për lidhjen e pëlqyeshme dhe forcimin. Besimtarët janë ata të cilët i mbulojnë (mëkatet), kurse hipokritët janë ata që i zbulojnë, ashtu sikurse ka thënë Fudajl Ibën ‘Ijad – Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe e mëshiroftë – :
  • 9. “Vërtet vepra e shëmtuar ecën në mesin e njerëzve derisa të vij tek njerëzit e mirë, atëherë ata bëhen vendruajtësit e saj (që të mos përhapet sh.p).” Pra, kështu ishin Selefët – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre – e mbulonin dhe e fshihnin atë çka transmetohej për një besimtar, ajo që e fyente atë (e që vinte) për shkak të kundërshtimit të Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, në mënyrë që shejtani të mos jetë ndihmë kundër vëllait tuaj, e si rrjedhojë të veçohet me të dhe ta humb atë në çdo luginë prej luginave të devijimeve. Ndërsa, kur muslimani bie në një gabim që lidhet me Ligjin e Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar –, atëherë me të vërtetë është i urdhëruar që ta refuzojë këtë gabim, porse me rrugët që ka urdhëruar Allahu – i Patëmeta e i Lartësuar – , dhe të mos jetë refuzimi për fatin e vetes së tij dhe as për ta ndihmuar veten, porse të jetë mëshirë për të refuzuarin, me qëllim që t’i bëhet e qartë e vërteta. Gjithashtu, është mëshirë për njerëzit, me qëllim që të mos t’u pështjellohet atyre e vërteta nga e kota, e si pasojë të devijojnë. Pra, ky është qëllimi i dijetarëve me refuzimet, kështu që ata e ruajnë këtë synim dhe e preferojnë atë në çdo refuzim që e kryejnë. Por ama, që refuzimet të jenë që thërrasin në urrejtje, në largim ndaj njëri-tjetrit dhe në armiqësi, që nuk sjellin korrigjim të gabimeve, porse vetëm shtojnë përçarje dhe ndarje, atëherë kjo është nga ajo që nuk e lavdërojnë dijetarët, dhe as nuk e duan atë midis Ehli-Sunetit dhe Xhematit. Andaj, frikësojuni Allahut – të Lartësuar – o robër të Allahut, dhe ruani këto baza mbi të cilat kanë ecur Selefët (të Parët tuaj) – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre –. Kështu që, ata realizuan prej thirrjes për tek Allahu dhe përhapjes së dijes, atë ç’ka nuk e realizuan të tjerët dhe nuk e gëzoi dikush tjetër përveç tyre. Me kaq e përfundoj, dhe lutuni – Allahu ju mëshiroftë – për Pejgamberin tonë, Muhamedin – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahu qoftë mbi të dhe familjen e tij –. Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ju ka urdhëruar juve që të luteni për të dhe ta përshëndesni me selam. Allahu – i Plotfuqishëm e i Madhëruar – ka thënë:
  • 10. “Me të vërtetë Allahu dhe melaiket e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O ju të cilët keni besuar lutuni për të dhe përshëndeteni atë me selam”.4 O Allahu im, lavdëroje, shpëtoje dhe bekoje Pejgamberin tonë, Muhamedin, dhe Allahu qoftë i kënaqur me katër prijësat, Imamët Hunefa (hunefa janë ata largohen prej shirkut për në Teuhid) – Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun –, dhe me të gjithë shokët e Pejgamberit Tënd. Po ashtu, qofsh i kënqaur edhe me neve bashkë me ta, me nderin, bujarinë dhe bamirësinë Tënde, O më Bujari i bujarëve! O Allah! Forcoje Islamin dhe muslimanët! Forcoje Islamin dhe muslimanët, dhe shkatërroi armiqtë e fesë, ndihmoi robërit e Tu, muahidinët (ata të cilët e adhurojnë All-llahun të vetëm, pa i bërë ortak), dhe bëje – O Allah – këtë vend të sigurtë, të qëndrueshëm e të qetë, dhe të gjithë vendet e muslimanëve. O Allah! Na siguro në vendet tona, dhe përmirësoji imamët dhe prijësat tonë, O i Madhërishëm dhe Bujar! “O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na mbro nga dënimi i zjarrit”.5 O robër të Allahut! “Më të vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi, si dhe për dhënie të afërmëve, si dhe ndalon veprat e shëmtuara, të keqen dhe dhunën. Ju këshillon në mënyrë që ju të përkujtoni”.6 4 El-Ehzab, 56. 5 El-Bekare, 201. 6 En-Nahl, 90.
  • 11. Përkujtojeni Allahun e Madhërishëm dhe Madhështor që t’iu përkujtojë Ai juve, falenderojeni për të gjitha begatitë e Tij, që t’ua shtojë juve ato. “E me të vërtetë përmendja e Allahut është më e madhja. Allahu di se çfarë bëni ju”.7 Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=28380 Perktheu: Altin Dallashi 7 El-Ankebut, 45.