SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 72
Descargar para leer sin conexión
Autor: ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Titulli: Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje
(RahimehUllah)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.
Përktheu: Hoxhë Ismail Bardhoshi
Ai ishte imami, shqyrtuesi, verifikuesi, hafizi, fakih-u, studiuesi i gramatikës
arabe, intelektuali i palodhur, që me penën e tij shkruante si rrebesh,
shkrimtari i shquar dhe autori i shumë librave: Shemsuddin Ebu Abdullah
Muhamed Ibn Ebu Bekër Ibn Ejub Ibn Sad Ibn Hariz el Zehri el Dimashki, i
njohur ndryshe si Ibn Kajjim el Xheuzije. Këtë emër e mori nga shkolla
‘Xheuzije’ të cilën e themeloi Muhjiddin Ebu Mehasin Jusufi, i biri i
Abdurrahmanit Ibn Ali Ibn Xheuzit, i cili vdiq në vitin 656h. Babai i tij qe
kujdestar në atë shkollë.
Imam Ibn Kajjimi u lind në një shtëpi dijetarësh dhe fisnikësh, që e donin dijen
dhe mirësinë, në 7 Sefer të vitit 691 h (Janar 1292), në fshatin Zer të krahinës
Horan, e cila ndodhet 55 milje në juglindje të Damaskut (kryeqyteti i Sirisë). Më
pas banoi në Damask, ku edhe mori mësim prej dijetarëve të këtij qyteti. Nga
babai, ai mësoi disiplinën e ndarjes së trashëgimisë, duke mos harruar se i ati
ishte një prej dijetarëve më të njohur në këtë fushë. Dijetari i njohur Hafidh Ibn
Haxheri, në librin e tij “El Durer el Kamineh”, e përshkruan babain e Ibn
Kajimit si adhurues të madh të Allahut dhe si njeri që kishte pak pretendime
dhe që nuk bënte për t’u dukur. Ka shënuar gjithashtu se i ati i vdiq në vitin
723h.
Ndërsa hadithin, imam Ibn Kajimi e mësoi nga këta dijetarë: Shihab el Nabulsi,
gjykatësi Takijuddin Ibn Sulejmani, Ebu Bekër Ibn Abdu Daim, Isa el Mutimi,
Ismail Ibn Mektumi, Fatimah Bintu Xheuheri etj. Gjuhën arabe e mësoi nga
Ibn Ebu Feth el Bali. Tek ai lexoi dhe mësoi librin “El Mulehas” të autorit Ebu
Beka, më pas mësoi “El Xhurxhanijeh”, “El Fijeh” të imam Malikut, pjesën
më të madhe të librit “El Kafijeh el Shafijeh” dhe diçka nga “El Tes’hil”. Më
pas, te dijetari Mexhdudin Tunisi mësoi një pjesë nga libri “El Mukareb”, i
autorit Ibn Usfur.
Jurisprudencën islame dhe bazat e saj i mësoi nga dijetarët Safijuddin el Hindi,
Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe Ismail Ibn Muhamed el Harani. Me ta ai studioi
librin “El Reudah” të autorit Ibn Kudameh el Makdisi dhe librin “El Ihkam” të
El Amidit. Ai studioi gjithashtu librat: “El Muhasal”, “El Mahsul”, “El Erbain”
të imam Razit, dhe “El Muharar” të gjyshit të Ibn Tejmijes. Qëndroi gjithë
kohën me shejhun e Islamit Ibn Tejmije, që nga momenti që ai u kthye nga
Egjipti (712 h), e derisa vdiq (728 h).
Në atë kohë, dijetari Ibn Kajjim ishte në lulen e rinisë, në kulmin e fuqisë fizike
dhe intelektuale. Ai përfitoi nga dituria e paanë e Ibn Tejmijes, duke dëgjuar
mendimet e tij të pjekura e të drejta. Dashuria për të iu shtua aq shumë, saqë
përqafoi shumicën e mendimeve dhe tezave të tij dhe i mbrojti ato. Përveç
kësaj, ai zgjerohej në shtjellimin e tyre, duke dobësuar argumentet e
kundërshtarit. Me këtë punë, ai përmblodhi librat e Ibn Tejmijes dhe përhapi
diturinë e tij.
Çështja më e rëndësishme të cilën e përfitoi prej tij ishte thirrja për
argumentim me Librin e Allahut të Madhëruar dhe me traditën e Profetit, ashtu
siç i kishin kuptuar të parët tanë të devotshëm. Prej tij ai mësoi edhe refuzimin
e gjithçkaje që kundërshtonte Librin e Allahut dhe traditën profetike, mësoi për
ringritjen e atyre parimeve të fesë që ishin harruar e braktisur nga njerëzit.
Duhej punuar me durim për spastrimin e shtesave të pabaza, që kishin trilluar
muslimanët e paditur në shekujt e kaluar, shekuj në të cilët spikaste,
dekadenca, devijimi nga rruga e drejtë, ngurtësia e mendimit dhe pasimi i
verbër.
Ai mësoi prej Ibn Tejmijes që t’u tërhiqte vëmendjen muslimanëve të bënin
kujdes nga idetë sufiste, filozofia greke dhe asketizmi indian. Vetë lexuesi
mund ta dallojë ndikimin e madh të profesorit tek Ibn Kajjimi, që e gjen të
shpërndarë në botimet e tij të shumta, ku theksohet fort domosdoshmëria se
Librit të Allahut i duhet dhënë rëndësia që i takon, se duhet treguar seriozitet
në studimin e tij dhe në meditimin e thellë mbi ajetet dhe kuptimet e fshehura
në to.
Po ashtu, tek autori vërehet konsiderata e tij e lartë për traditën profetike. Ai
vazhdimisht nxit për një pasim rigoroz të kësaj tradite dhe pa pushim e
lavdëron atë. Është e nevojshme që të nxirren në pah ato mësime të Sunetit që
kanë mbetur të fshehura, nëpërmjet të cilave zbërthehet Kurani, ftillohen ajetet
e paqarta, përcillen më lehtë kuptimet dhe mesazhet e tij, përforcohen edhe më
shumë të vërtetat e tij të padiskutueshme. Me zbulimin e Sunetit të vërtetë,
dalin në dritë shenjat e rrugës së drejtë, të vetmes rrugë që të çon drejt dijes së
saktë, të kulluar nga çdo papastërti, nga mendimet e thata dhe fanatizmi i
verbër.
Ai hyn në gradën e dijetarëve gjurmëlënës, të cilët, me mendimet e tyre të
përhapura në botime të ndryshme, ndriçuan mendjet e bashkëkohësve dhe të
atyre që erdhën më pas, deri më sot. Me fjalët e tyre, u ndriçuan zemrat, u
pastrua ndryshku i dyshimeve dhe i botëkuptimit të ngurtë, u zgjidhën
koklavitjet, lajthitjet dhe pasiguritë.
Ai vdiq në kohën e namazit të jacisë, natën e së enjtes, në datën njëzet e tre, të
muajit Rexheb, në vitin 751 h. Xhenazja i është falur të nesërmen, në Xhaminë
e Madhe të Damaskut. Më pas i është falur përsëri në xhaminë El Xherah, e
cila ndodhej afër varrezave, në lagjen Babus Sagir. Varri i tij dihet deri tani. Ai
ndodhet në krahun e majtë të hyrjes së re të këtyre varrezave, pas zgjerimit që i
është bërë përpara disa vjetëve. Varri i tij u zhvendos rreth dy metra më në
lindje të vendndodhjes së parë. Allahu e mëshiroftë, e përfshiftë në mëshirën e
Tij të gjerë dhe i dhëntë banim në vendet më të mira të Xhennetit. Amin!
Ibn Kajjimi (RahimehUllah) synonte, me librat e tij, të nxirrte në dukje veçoritë
e Ehli Sunetit dhe Xhematit në të gjitha fushat e dijes, të qartësonte rrugën e
drejtë, rrugën e mesme në trajtimin e temave që lidhen me cilësitë e Allahut të
Madhëruar, me të drejtat e profetëve, me njohjen e hallallit dhe të haramit, me
ligjet e krijimit dhe të ligjvënies e urdhërimit, me përgëzimin dhe qortimin etj.
Ai synonte gjithmonë rrugën e mesme edhe në çështjet e traditës profetike,
duke e ndjekur atë me përpikmëri ashtu siç është transmetuar, dhe duke vënë
në dukje devijimet e sekteve nga udha e drejtë. Ai ndoqi hapat e profesorit të tij
kur vendosi një normë bazë, gjithëpërfshirëse, nëpërmjet së cilës mund të
gjykosh drejt çdo ide, teori, besim dhe rrugë mendimi të ndjekur nga
grupacione të ndryshme, në çdo kohë dhe vend.
Sipas kësaj norme, fillimisht duhen njohur mirë mësimet e Kuranit dhe
Sunetit, ashtu siç i kanë kuptuar sahabët, tabi’inët dhe pasuesit e tyre të
drejtë. Së dyti, në trajtimin e çdo çështjeje, para se të marrim në konsideratë
mendimet e njerëzve, duhet të shikojmë gjykimin e Kur’anit dhe Sunetit, sipas
mënyrës së kuptimit të brezave të parë.
Pra, çdo mendim të dhënë nga njerëzit, para se ta pranojmë, duhet ta përqasim
me Kuranin dhe traditën e saktë profetike: nëse përputhen me këto dy burime,
atëherë ato pranohen dhe vihen në zbatim, në të kundërt, ato hidhen poshtë.
Ai mbronte me forcë faktin që logjika e shëndoshë dhe e drejtë gjithmonë është
në pajtim me dy burimet; ajo kurrë nuk mund t’i kundërshtojë ato. Por
gjithsesi, kriteri bazë për të gjykuar mbi saktësinë apo jo të mendimeve, është
Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit.
Allahu i Lartësuar e shpalli Librin e Tij me të vërtetën e sigurt dhe me
drejtësinë e padiskutueshme. Kjo është rruga e udhëzimit, sunetit, dijes dhe
shpëtimit. Autori, duke përshkruar Udhën e Drejtë, thotë: “Ajo është rruga e
Allahut, të cilën Ai e qartësoi për robërit e Tij nëpërmjet profetëve, duke e
bërë të vetmen rrugëkalimi për tek Ai. Ajo është rruga e njësimit të
Allahut në adhurim dhe e bindjes vetëm ndaj Profetit të Tij.
Nuk lejohet t’i bësh shok Allahut në adhurim dhe as nuk lejohet ti vësh
ortak Pejgamberit në respektimin e traditës. Nuk meriton të adhurohet
askush veç Allahut, sikurse nuk lejohet t’i bindesh askujt tjetër, përveç
Profetit (alejhi selam). Në këtë mënyrë, ke plotësuar adhurimin e Allahut
dhe bindjen ndaj Profetit. Pikërisht, kjo është përmbajtja e dëshmisë se
nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi
është i dërguari i Tij.”
Ai luftoi pasimin e verbër të imamëve, duke i kritikuar ata që vepronin ashtu.
Ibn Kajjimi e quante detyrë studimin dhe hulumtimin (ixhtihad), për ata që
kanë mundësi. Ai besonte se imitimi, apo fetvatë e dhëna në bazë të tij, është i
ndaluar në tri raste:
1. kur nuk përfillet dhe kur kundërshtohet Shpallja e Allahut, duke u mjaftuar
me ndjekjen e paraardhësve.
2. kur imituesi nuk e di se a merret për bazë fjala e atij imami apo jo;
3. kur ndjek një mendim, ndërkohë që është bërë e qartë se argumentet fetare
bien në kundërshtim me atë mendim.
Këto janë rastet e ndaluara, të cilat i pranojnë dijetarët e parë dhe katër
imamët e mëdhenj, Allahu i mëshiroftë! Ndërsa, nëse dikush përpiqet të pasojë
atë që ka zbritur prej Allahut, por nuk arrin t’i kapë disa gjëra, e si pasojë
ndjek atë që është më i ditur se vetja, kjo është e pëlqyer e jo e urryer. Për sa u
përket cilësive të Allahut, parimi i autorit është: të besosh ato cilësi me të cilat
Allahu e ka përshkruar Veten e Tij ose me të cilat Profeti i Tij e ka cilësuar Atë.
Të gjitha këto të merren me kuptimin e drejtpërdrejtë, siç i takon
Lartmadhërisë së Allahut, pa keqinterpretuar dhe as mohuar, pa i krahasuar
dhe as shëmbëllyer. Vërtet Allahu është më i ditur për veten e Tij nga çdokush
tjetër, sikurse edhe Profeti i Tij është krijesa më e ditur për Të. Sa herë që vjen
një tekst nga Kur’ani apo Suneti i saktë, që flet për cilësi të Zotit apo që mohon
diçka, atëherë nuk i lejohet askujt të devijojë nga argumenti duke bërë
krahasime apo duke futur logjikën e tij në mes.
Të diskutosh për cilësitë e Allahut do të thotë të diskutosh për Qenien e Tij, pra
ndiqet e njëjta metodë në të dyja rastet. Nëse për pohimin e Qenies së Allahut
themi se ai është vërtetim e pohim i ekzistencës së Tij e jo pranim i ndonjë
krahasimi, po kështu duhet të themi edhe për pohimin e cilësive të Tij: ato janë
vërtetuar për ekzistencën e tyre, pa i krahasuar ato.
Autori mendon – sikurse është edhe rruga e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit
– se muslimanëve të prishur (fasik) u ka mbetur diçka nga besimi dhe i ruajnë
ende bazat e besimit. Ata nuk kanë të gjithë besimin e nevojshëm, për shkak të
të cilit do të fitojnë Xhennetin, por gjithsesi ata nuk do të qëndrojnë
përgjithmonë në Zjarr. Nga Zjarri do të dalë edhe ai që ka në zemër qoftë edhe
një grimcë prej besimit.
Dihet që Profeti, e ka rezervuar ndërmjetësimin e tij për ata muslimanë që kanë
bërë gjynahe të mëdha. Sipas Ibn Kajjimit, e keqja s’mund të gjendet në cilësitë
dhe veprat e Allahut dhe s’mund t’i bashkëngjitet Qenies së Tij të Madhëruar.
Dënimi që Allahu u jep atyre që e meritojnë është drejtësi dhe duke e parë si
veprim të Tij është vetëm mirësi dhe jo e keqe. Pasoja që rrjedh nga ky veprim i
Zotit mund të quhet diçka e keqe veçse për sa u përket krijesave (në
perceptimin e krijesave), pasi ato preken prej saj, ose kanë të bëjnë me të, ose
ajo është një atribut i tyre, porse nuk mund të jetë assesi vepra e Allahut në
vetvete e keqe.
Për autorin, e mira dhe e shëmtuara në veprime janë logjikisht të kapshme, pra
që mund ti dallojë shumë mirë logjika e shëndoshë. Allahu i Madhëruar i ka
krijuar robërit e Tij që ti njohin si cilësi të mira: sinqeritetin, çiltërsinë,
drejtësinë, nderin, bamirësinë, falënderimin për begatitë etj. Po ashtu i ka bërë
ata që të urrejnë të kundërtën e këtyre. Autori gjykon se shpërblimi dhe dënimi
janë përcaktuar prej Allahut; ato varen nga urdhri i Ligjvënësit dhe nga ndalimi
i Tij. Ato nuk mund të përfitohen nga rruga logjike dhe as nuk mund të bëhen
të detyrueshëm me një mënyrë të tillë.
Ai thotë: “Realiteti i pakundërshtueshëm tregon se veprat, në vetveten e tyre,
ndahen në të mira dhe në të këqija, sikurse ndahen në të dobishme dhe të
dëmshme. Megjithatë, dënimi dhe shpërblimi për ato nuk mund të vijë
ndryshe, veçse me anë të urdhrit dhe të ndalesës. Përpara përcjelljes së urdhrit
apo ndalesës, vepra e keqe nuk sjell dënim, megjithëse është e keqe në vetvete,
qoftë edhe në ekstrem. Allahu i Madhëruar nuk dënon për atë, veçse pas
dërgimit të profetëve. Përkulja për shejtanin e për idhujt, gënjeshtra,
imoraliteti, padrejtësia, veprat e liga, të gjitha këto janë të këqija në vetvete,
porse dënimi për to është i kushtëzuar me përçimin e ligjit fetar.”
Ibn Kajjimi i kritikon të vetëquajturit sufij, në disa çështje e ide, të cilat bien në
kundërshtim me fenë, si për shembull për idetë e tyre panteiste, për
pretendimin se detyrimet fetare mund të shfuqizohen, për mëtimin se ka dallim
mes Sheriatit dhe hakikat-it (esenciales), për mëtimin se mund ta adhurosh
Allahun me forma që Ai nuk i ka lejuar, për gjykimet që ata japin sipas
dëshirave dhe shijeve të tyre, për largimin e tyre nga dituria e mungesën e
përkushtimit ndaj saj, për pseudo-mbështjetjen e tyre tek Allahu, duke
qëndruar duarkryq, për distancimin e tyre nga njerëzit, duke u tërhequr në
vetmi, dhe largimin nga martesa.
Prej Ibn Kajjimit (RahimehUllah), derisa ai ndërroi jetë, kanë mësuar mjaft
dijetarë bujëmëdhenj. Njëri prej tyre qe imam Hafidh Zejnuddin Ebu Ferexh
Abdurrahman Ibn Ahmed Ibn Rexheb el Bagdadiu – e më pas ed Dimeshki – el
Hanbeli. Ky qe dijetar asket, me parime të shëndosha dhe i besueshëm, autor i
disa librave të dobishëm në fushën e hadithit, jurisprudencës dhe historisë. Ai
qëndroi pas Ibn Kajjimit derisa ky i fundit vdiq, ndërsa vetë Hafidh Ibn Rexhebi
ndërroi jetë në vitin 795h.
Nxënës i tij ishte edhe Hafidh Imaduddin Ismail Ibn Omer Ibn Kethiri. Ai lindi
dhe e kaloi rininë në Damask, duke mësuar prej dijetarëve të shquar të tij. Më
shumë rëndësi u dha teksteve të hadithit dhe zinxhirit të transmetimit (sened-
it) të tyre. Ai shkroi shumë libra. Ndër më madhështorët është libri i njohur
‘Tefsir’ (komentim Kurani). I tillë është edhe libri “El Bidajeh ue en Nihajeh”
(‘Fillimi dhe Mbarimi’). Imam Dhehebiu, në “Muxhemul Muhtes” e ka cilësuar
atë si imam, myfti, dijetar i shquar hadithi, dijetar fikh-u, me dituri të gjerë
dhe komentator Kurani. Ibn Kethiri vdiq në vitin 774h, RahimehUllah
Nxënës i tij ishte edhe shejhu, imami, hafizi dhe shtylla e dijetarëve të hadithit,
Shemsudin Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ahmed Ibn Abdul-Hadi Ibn Abdul-
Hamid Ibn Abdul-Hadi Ibn Jusuf Ibn Muhamed Ibn Kudame el Makdisi el
Xhemaili el Salihi, i cili i dha rëndësi hadithit dhe llojeve të tij, njohjes së
transmetuesve të hadithit dhe roblematikave në to. Ai studioi fikh-un, dha
fetva dhe mësim. Ka shkruar, mbledhur dhe botuar shumë libra. Ai dha
kontributin e tij në shumë fusha të dijes. Dhehebiu thotë për të: “Për Zotin, sa
herë që jam ulur me të, kam përfituar prej tij.” Ibn Abdil Hadi (Ibn Kudame
el Makdisi) vdiq në vitin 744h.
Dijetar tjetër, nxënës i Ibn Kajjimit, ishte edhe Shemsuddin Ebu Abdullah
Muhamed Ibn Abdul-Kadir Ibn Muhjiddin Othman Ibn Abdurrahman el
Nabulsi. Ai mësoi tek Abdullah Ibn Muhamed Ibn Jusufi, Hafidh el Alai, shejh
Ibrahimi, e shumë të tjerë. Kur shkoi në Damask, atje qëndroi pas Ibn Kajjimit
dhe mësoi prej tij. Lexoi para tij shumicën e librave që kishte shkruar. Vdiq në
vitin 767 h. Nxënës tjetër ishte edhe i biri, Ibrahimi. Atë e ka përmendur edhe
Dhehebiu në “Muxhemul Muhtes” me fjalët: “…Mësoi tek i ati, mësoi
gramatikën arabe dhe punoi e kontriboi shumë me diturinë.”
Ndërsa Ibn Kethiri thotë: “Ishte i veçantë në gramatikën arabe dhe
jurisprudencë, sipas rrugës së të atit.” Vdiq në vitin 767 h. Po kështu ishte
edhe djali tjetër i tij Sherefuddin Abdullahi, i cili dha mësim në Sadrije, në vend
të të atit. Prej tij pati shumë dobi. Ai dha mësime të vyera mbi vlerën e diturisë
dhe të dijetarëve.
Thëniet e dijetarëve për të.
Çdokush që ka folur dhe ka shkruar për biografinë e tij, i ka bërë përshkrime
që tregojnë pozitën e tij të epërme, gradën e tij të lartë dhe horizontin e tij të
gjerë.
Kështu, Hafidh Ibn Rexhebi, për të, thotë: “Ishte i shquar në komentimin e
Kuranit, i pakonkurrueshëm në të; po ashtu edhe në bazat e fesë (akide).
Të gjithë i referoheshin atij në këto dy fusha. Ishte i zoti e i pashoq në
fushën e hadithit, në zbërthimin dhe analizën e tij. E njihte mirë
jurisprudencën islame dhe bazat e saj. Ishte shumë i aftë në gjuhën arabe.
Kishte njohuri të gjera në kelam (teologji), në idetë, thëniet, aludimet e
mistershme dhe hollësirat e sufive (mistikëve).
Ishte adhurues i madh dhe prej atyre që faleshin natën. E zgjaste namazin
aq sa mundej. Ishte përkujtues i Allahut, i përmalluar ndaj Tij, që e donte
Atë dhe pendohej para Tij. Tregohej nevojtarë për Allahun dhe i
nënshtruar plotësisht ndaj Tij. I përulur ndaj Zotit dhe i përkushtuar në
adhurim. Nuk kam parë njeri si ai në këtë aspekt. Nuk kam parë njeri më
të ditur se ai. Nuk kam parë njeri më të ditur për kuptimet e Kuranit, të
Sunetit dhe për çështjet e besimit. Nuk ishte i pagabueshëm, porse në
gradën e atij nuk kam njohur tjetër.”
Hafidh Dhehebiu thotë: “Ai i dha rëndësi hadithit, teksteve të tij dhe
studioi disi edhe transmetuesit e hadithit. Punoi në fushën e fikh-ut, ku
kishte aftësi t’i shqyrtonte mirë çështjet dhe të dilte me përfundime të
shëndosha. Ishte njohës i mirë i gramatikës arabe, e gjithashtu kishte
njohuri të thella në bazat e besimit dhe të jurisprudencës. Spikati në
mësimdhënie dhe në përhapjen e diturisë.”
Hafidh Ibn Kethiri thotë: “U shqua në fusha të ndryshme të diturisë, por më
tepër në fushën e komentimit të Kuranit, në hadith dhe në bazat e
besimit dhe të jurisprudencës. E shoqëroi Ibn Tejmijen që kur u kthye nga
Egjipti, në vitin 712h, e derisa ai vdiq. Prej tij përfitoi dituri të madhe,
duke mos harruar edhe atë që kishte mësuar më parë. U bë i veçantë në
shumë fusha të diturisë. E megjithëkëtë përpiqej fort në kërkimin e
diturisë, ditën dhe natën, dhe ishte shumë i kushtuar pas lutjes dhe
ibadetit të Allahut. Lexonte bukur dhe kishte moral të lartë. Ishte i
dashur. Nuk kishte smirë për asnjë dhe nuk shqetësonte njeri. Nuk
mbante inat me askënd. Në këtë botë, në kohën tonë, nuk njoh njeri më
adhurues se ai.”
Ibn Nasir ed Dimeshki thotë: “Kishte njohuri në shumë fusha, veçanërisht në
komentimin e Kuranit dhe në bazat e jurisprudencës. E njihte mirë tekstin dhe
nëntekstin. Për të, tregon Ebu Bekër Ibn Muhibi: “Pyeta profesorin tonë, El
Mizin: ‘A është Ibn Kajimi në gradën e Ibn Huzejmes?’ Ai u përgjigj: “Për
kohën e sotme, ai është si Ibn Huzejme në kohën e vet.”
Kadiu Burhanuddin el Zeri ka thënë: “Nuk ka nën kupën e qiellit njeri më të
ditur se ai. Dha mësim në shkollën Sadrije dhe ishte imam në Xheuzijeh.
Me dorën e tij ka shkruar aq shumë, sa nuk llogaritet. Ka shkruar me
dorën e tij shumë libra, në fusha të ndryshme. Kishte shumë dashuri për
kërkimin, shkrimin, leximin, përhapjen dhe përpilimin e diturisë. Kishte
dashuri edhe për pajisjen me libra. Zotëronte aq shumë libra, sa askush
tjetër nuk i kishte.”
Hafidh Ibn Haxher e përshkruan kështu: “Ishte mendjeshkathët dhe me
zemër të guximshme, me dituri të gjerë, i njihte mirë divergjencat, po
ashtu edhe mendimet e të parëve.” Ndërsa Sheukani ka thënë: “Ishte i
kapur pas argumenteve të sakta, i dhënë pas punës me to. Nuk i merrte
për bazë arsyetimet që bien ndesh me argumentin fetar. Deklaronte të
vërtetën, dhe nuk i bënte lajka askujt.”
Ka shkruar shumë libra. Numri i tyre e kalon gjashtëdhjetën, në fusha të
ndryshme. Disa prej tyre janë të mëdhenj, në disa vëllime, e disa janë në një
vëllim. Të gjithë janë të mirë, të dobishëm në fushën e tyre.
Në fushën e fikh-ut dhe bazat e tij ka shkruar:
“Ilamul-Muekin an Rabil Alemin”,
“Et Turukul Hukmijeh fis-Sijasetish Sher’ijeh”,
“Igathetu Lehfan fi Mekaidi Shejtan”,
“Tuhfetul Meudud fi Ahkamil Meulud”,
“Ahkamu Ehli Dhimeh”,
“El Furusijeh”.
Në fushën e hadithit dhe sirah:
“Tehdhib Sunen Ebi Daud ue Idah Ilelihi ue Mushkilatihi”,
“Zadul Mead fi Hedji Hajril Ibad”.
Në fushën e besimit:
“Ixhtimaul Xhujushil Islamijeh ala Gazui el Muatileh uel Xhehmijeh”,
“Es Sauaikul mursele alel Xhehmijeh uel Muatileh”,
“Shifaul-alil fi Mesail el Kada uel Kader el Hikmeh uet Ta’lil”,
“Hidajetul Hajara Minel Jehudi uen Nesarah”,
“Hadil Eruah ila Biladil Efrah”,
“Kitabur Ruh”.
Në çështjet e etikës dhe pastrimit të shpirtit:
“Medarixhus Salikin”,
“Udetus Sabirin ue Dhehiretush Shakirin”,
“Ed Dau ued Deua”,
“El Uabilus Sajibu minel Kelimit Tajib”
Në fusha të ndryshme:
“Et Tibjan fi Aksamil Kuran”,
“Bedaiul Feuaid”,
“El Feuaid”,
“Xhelaul Efham fis Salati ues Selam ala Hajril Enam”,
“Reudatul Muhibin”,
“Tarikul Hixhretejn ue Babus Seadetejn”,
“Miftahu Daris Seadeh” dhe shumë të tjerë.
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah): “Zemra është e vdekur. Ajo
gjallërohet me dije fetare dhe besim.” (Medarixh Es-Salikin, 3/195)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kujt i thahet gjuha nga
përmendja e Allahut, i njomet me çdo gjë të pavërtetë, të kotë dhe të
ndytë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 88)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk ka gjë më të dobishme
për njeriun sesa kryerja e urdhrave të fesë, edhe nëse në fillim i vije
rëndë, sepse përfundimi i tyre është përplot mirësi, gëzime dhe kënaqësi.”
(El-Feuaid, 199)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut i
jep fuqi njeriut, sa që duke e përmendur Atë, kryen punë që zakonisht nuk
mund t’i kryejë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 163)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah): “Adhurimi në të cilën s’ka
sinqeritet ndaj Allahut dhe pasim të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue
selem, është sikur një udhëtar që i mbush torbat e tij me rërë. Ato vetëm
e rëndojnë dhe njëkohësisht s’ka kurrfarë dobie prej tyre.” (El-Feuaid, 49)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i Patëmetë ka bërë
nga një çelës për hapjen (arritjen) e çdo synimi:
- Çelësi i namazit është abdesi,
- Çelësi i haxhit është ihrami,
- Çelësi i mirësisë është vërtetësia,
- Çelësi i Xhenetit është teuhidi (besimi në njësinë e Allahut),
- Çelësi i dijes është pyetja e parashtruar bukur,
- Çelësi i triumfit është mposhtja dhe durimi,
- Çelësi i shtimit të të mirave është falënderimi ndaj Allahut,
- Çelësi i arritjes së miqësisë së Zotit është ta duash dhe ta përmendësh Atë,
- Çelësi i shpëtimit është devotshmëria,
- Çelësi i suksesit është frika ndaj Allahut dhe shpresa në Të,
- Çelësi për arritjen e përgjigjes është lutja drejtuar Atij,
- Çelësi për zemër të gjallë është meditimi i Kuranit dhe përgjërimi ndaj Allahut
në pjesën e fundit të natës,
- Çelësi për furnizim është puna së bashku me kërkimin e faljes dhe
devotshmërinë,
- Çelësi i krenarisë është bindja ndaj Allahut,
- Çelësi i çdo të keqe është dashuria ndaj jetës së kësaj bote dhe shpresat e
mëdha.” (Hadi’ El-Erua’h, 100)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu e kundërshton
epshin, i forcohet trupi, zemra dhe gjuha e tij.” (Reudatu El-Muhibbine,
477)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatari është
gjithmonë në robëri të shejtanit, në burg e pranga të pasioneve dhe të
epshit. Pra, ai është i robëruar, i burgosur dhe i lidhur me pranga.” (Ed-
Da’u ue Ed-Deua’, 190)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse shikon gjendjen e
shumicës së atyre që janë në agoni të vdekjes, gjen se ata pengohen nga
përfundimi i lumtur si ndëshkim për veprat e tyre të këqija që i kanë
bërë.” (Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 386)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që veprat tua të
mira zvogëlohen në sytë e tu, rriten tek Allahu. Sa herë që ato rriten dhe
zmadhohen në zemrën tënde, pakësohen dhe zvogëlohen tek Allahu.
Ndërsa, veprat e tua të këqija janë në të kundërtën e kësaj.” (Medarixh Es-
Salikin, 1/703)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dita e xhuma është ditë
adhurimi. Ajo karshi ditëve tjera të muajit, është sikur muaji i Ramazanit
karshi muajve të tjerë. Po ashtu, ora kur pranohen lutjet në të është sikur
nata e Kadrit në muajin e Ramazanit.” (Zad El-Me’ad, 1/398)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu ia do të mirën
njeriut, i ndihmon ndaj kohës së tij dhe e kthen atë (kohën) në ndihmës
të tij. E kur nuk ia do të mirën, e kthen kohën kundër tij dhe ia ngushton
atë.” (Medarixh Es-Salikin, 3/125)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Tërë feja kthehet tek
këto dy gjëra: kryerja e urdhrave dhe braktisja e harameve.” (U’ddetu Es-
Sabirin, 108)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Themeli i besimit është
vërtetësia, ndërsa themeli i dyfytyrësisë është gënjeshtra. Andaj, nëse
bashkohen gënjeshtra dhe besimi, do të luftojnë me njëri-tjetrin.”
(Medarixh Es-Salikin, 2/200)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush dëshiron zemër të
pastër, le t’i japë përparësi Allahut ndaj epshit të vet.” (El-Feuaid, 98)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njerëzit më të
poshtëruar janë ata që lidhen për dikë tjetër përveç Allahut.” (Medarixh
Es-Salikin, 1/458)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Të sëmurët e vërtetë
janë mëkatarët, edhe nëse kanë trupa të shëndoshë. Ndërsa, të
shëndoshët e vërtetë janë ata që i binden Allahut, edhe nëse kanë trupa të
sëmurë.” (U’ddetu Es-Sabirin, 85)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Besimi është dy pjesë: njëra
është durim, e tjetra falënderim (ndaj Allahut).” (U’ddetu Es-Sabirin, 108)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë plagë.
Ndodh që plaga të qëllojë diku ku shkakton vdekjen.” (El-Feuaid, 41)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Shumica e mëkatarëve e
respektojnë ditën e xhuma dhe natën e saj, si dhe besojnë se kush i bën
mëkat Allahut në to, Ai ia shpejton dënimin dhe nuk i jep afat. Kjo është
një çështje e mirënjohur tek ta, që e dinë nga përvoja.” (Zad El-Me’ad,
1/63)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në zemër ka zjarr e
pikëllime të cilat nuk i shuan gjë tjetër përveç kënaqësisë me urdhrin,
ndalesën dhe caktimin e Allahut, pastaj durimi në tërë këtë derisa njeriu
ta takojë Atë, të Madhërishmin, Madhështorin.” (Medarixh Es-Salikin,
3/121)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut ia
largon zemrës çdo frikë të saj. Po ashtu, ajo ka ndikim të çuditshëm në
arritjen e sigurisë. Nuk ka gjë më të dobishme sesa përmendja e Allahut
për atë që e ka kapluar lemeria (frika).” (El-Uabil Es-Sajjib, 77)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nuk është goditur njeriu
me ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa ngurtësia e zemrës dhe largimi nga
Allahu i Lartësuar.” (El-Feuaid, 142)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriu e ndryshon
mëkatin me bindje ndaj Allahut, Ai ia ndryshon dënimin me falje dhe
poshtërimin me krenari.” (Ed-Da’u ue Ed-Dewa’, 73)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Ashtu siç toka s’ka jetë pa
ujë, po ashtu edhe zemra s’ka jetë pa dije.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/508)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Përmendja e Allahut është
shërim dhe ilaç për zemrën, ndërsa shkujdesja është sëmundja e saj. Pra,
shërimi dhe ilaçi i zemrave të sëmura është te përmendja e Allahut të
Lartësuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 71)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vërtet se në zemër ka
ngurtësim të cilin nuk e shkrinë asgjë tjetër, përveç përmendjes së
Allahut të Lartësuar. Andaj, njeriu duhet ta kurojë ngurtësinë e zemrës së
tij me përmendje të Allahut.” (El-Uabil Es-Sajjib, 71)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut
është dritë për njeriun në këtë jetë, dritë për të në varr dhe dritë për të në
botën tjetër, që i shkëlqen përpara në urën e Siratit.” (El-Uabil Es-Sajjib,
50)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E tërë fuqia është në
mbështetjen tek Allahu. Ashtu siç thoshin disa prej gjeneratave të para të
muslimanëve: “Kush dëshiron të bëhet njeriu më i fuqishëm, le t’i
mbështetet tek Allahu.” (Zad El-Me’ad, 2/364)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo rrugë të cilën nuk e
shoqëron argumenti nga Kurani dhe Suneti, është rrugë e xhehenemit dhe
e shejtanit të mallkuar.” (Medarixh Es-Salikin, 2/439)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Disa nga gjeneratat e
para të muslimanëve thoshin: “Sa e shëmtuar është shkujdesja ndaj
përmendjes së Atij (Allahut), i Cili asnjëherë nuk është i shkujdesur ndaj
përmendjes tënde.” (El-Uabil Es-Sajjib, 72)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur shpinën e rëndojnë
mëkatet, zemra s’mund të shtegtoj drejt Allahut dhe gjymtyrët s’mund të
ngrihen për kryerjen e bindjeve ndaj Tij.” (Beda’iu Et-Tefsir, 3/332)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nuk e ka kundërshtuar
dikush shpalljen me anë të mendjes, veçse Allahu ia ka prishur mendjen,
deri në atë mas sa ka folur gjëra me të cilat qeshin njerëzit e mençur.”
(Es-Saua’ik El-Mursele, 3/1002)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu më kokëtrashë
është ai që e humb rrugën në fund të udhëtimit, edhe pse është gati të
arrijë tek shtëpia.” (El-Feuaid, 107)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Ai i cili nuk ka turp, nuk
posedon asgjë nga humanizmi, përveç mishit, gjakut dhe pamjes së
jashtme të tyre. Po ashtu, në të s’ka kurrfarë të mire.” (Miftahu Dari Es-
Se’ade, 1/277)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej shkaqeve më të
mëdha që e shkaktojnë depresionin janë: kur njeriu ia kthen shpinën
Allahut të Lartësuar, kur zemra lidhet për dikë tjetër përveç Tij, kur
njeriu shkujdeset ndaj përmendjes së Tij dhe kur e do dikë tjetër veç
Allahut; sepse kush e do dikë tjetër përveç Allahut, dënohet nëpërmjet
tij.” (Zad El-Me’ad, 2/24)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse nuk e angazhon
gjuhën me përmendje të Allahut, atëherë patjetër ajo të angazhon me
gjëra të kota dhe me gjëra që të dëmtojnë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 82)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Është rënduar
jabanxhillëku i Islamit, janë pakuar dijetarët dhe na kanë mundur
mendjelehtët.” (Zad El-Me’ad, 3/443)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Zemra e pastër, për
shkak të jetës së saj të përsosur, dritës dhe pastërtisë nga ndyrësitë e
pisllëqet, nuk mund të ngopet me Kuran.” (Beda’iu Et-Tefsir, 1/320)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dita më e mirë për
njeriun, pa asnjë përjashtim, është dita e kthimit të tij me pendesë tek
Allahu.” (Zad El-Me’ad, 3/585)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kundërshtimi i shpalljes
me anë të mendjes është trashëgimi nga Ebu Murre (Iblisi), ngaqë ai është
i pari që kundërshtoi argumentin (urdhrin) fetar me anë të mendjes.” (Es-
Sauaik El-Mursele, 3/998)
• Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Mua më krijove nga zjarri,
kurse atë e krijove nga balta.” (El-A’raf, 12). ibën Kajjim el-Xheuzijje
(RahimehUllah) shkruan: “Këtë kundërshtim djallëzor e trashëguan edhe
pasuesit e tij, duke i dhënë përparësi origjinës dhe prejardhjes ndaj
besimit dhe devotshmërisë.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1003)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndryshku (prishja) e
zemrës vjen nga dy gjëra: nga shkujdesja dhe mëkati. Nddërsa pastrimi i
saj bëhet me dy tjera: me kërkim të faljes dhe përmendje të Allahut.” (El-
Uabil Es-Sajjib, 40)
• Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Allahu ka bërë shkak për çdo gjë dhe
ka bërë që shkak për dashurinë e Tij të jetë dhikri i vazhdueshëm. Andaj,
kush dëshiron të arrijë dashurinë e Allahut të Madhërishëm, le ta
përmendë vazhdimisht Atë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 43)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mos mendo se vetja jote
është ajo që të shtyu drejt kryerjes së punëve të mira, mirëpo ti je një rob
të cilin Allahu e deshi. Andaj, mos e humb këtë dashuri, se pastaj Ai të
harron ty.” (Uddetu Es-Sabirin, 304)
ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gjendja e njeriut në varr
është e njëjtë me gjendjen e zemrës në gjoksin e tij, për nga aspekti i
kënaqësisë e dënimit, si dhe burgosjes e lirimit. Andaj, nëse dëshiron të
dish sesi do të jetë gjendja jote në varr, atëherë shikoje zemrën tënde.
Nëse zemra jote është e mbushur me lumturi, qetësi dhe pastërti, atëherë
– me lejen e Allahut – kjo do të jetë gjendja jote edhe në varr, e gjithashtu
edhe anasjelltas. Kësisoj, sheh sesi njeriu më i qetë është që ai që nuk i
ndahet bindjes ndaj Allahut, moralit të mirë dhe zemërgjerësisë. Pra,
imani i largon brengat dhe pikëllimet; ai është prehje e syve për njësuesit
e Allahut dhe ngushëllim për adhuruesit e zellshëm. Kush nuk i ndahet
tesbihut (subhanAllah), i hapet lumturia. Kush nuk i ndahet hamdit
(elhamdulilah), mirësitë i vijnë njëra pas tjetrës. Kush nuk i ndahet
kërkimit të faljes, i hapen dyert e mbyllura.” (Ed-Da’u ued-Deu’a, 187, 188)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon: “Hoxha i Islamit, ibën
Tejmije (RahimehUllah) thoshte: “Kush dëshiron lumturinë e përhershme,
atëherë të mos i ndahet robërisë ndaj Allahut.” (Medarixhus-Salikin, 1/429)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Brengat, pikëllimet dhe
mërzitë vijnë nga dy drejtime: a) lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe
përkushtimi në arritjen e saj dhe b) shkujdesja në kryerjen e veprave të
mira dhe bindjeve.” (I’detu Es-Sabirin, 317)
• Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Sikur dija fetare të kishte pamje, do
të ishte më e bukur se dielli e hëna.” (Reudatu El-Muhibbin, 201)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në shumicën e rasteve
shejtani e mposht njeriun gjatë hidhërimit dhe epshit; pikërisht aty e bën
pre të tij.” (Medarixh Es-Salikin, 2/202).
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur ta dinin njerëzit se
çfarë përmban leximi i Kuranit me meditim, do të angazhoheshin vetëm
me të dhe do të linin çdo gjë tjetër.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/187)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gjatë qëndrimit tim në
Mekë më shfaqeshin sëmundje të ndryshme dhe nuk gjeja mjek e as ilaç.
Kështu që e kuroja veten nëpërmjet leximit të sures El-Fatiha dhe
menjëherë e vëreja ndikimin e saj të çuditshëm.” (El-Xheuab El-Kafij, 13)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan rreth edukimi të fëmijëve:
“Kur fëmijët fillojnë të flasin, prindërit duhet t’ua diktojnë dëshminë “la
ilahe il-lAllah, Muhammedun resulull-llah.” Gjëja e parë që e dëgjojnë le të
jetë njohja e Allahut e teuhidi (njësimi) i Tij dhe se Ai është lart mbi Arsh
(Fron), i sheh ata dhe i dëgjon fjalët e tyre.” (Tuhfetu El-Meudud, 231)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut e
ndriçon zemrën, fytyrën dhe gjymtyrët. Po ashtu është dritë për njeriun
në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në ditën e Gjykimit.” (El-Uabil Es-Sajjib)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Secili ajet në Kuran
përmban teuhid (njësim të Zotit), dëshmon për të dhe thërret drejt tij.”
(Medarixh Es-Salikin, 3/417)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ajetet e Kuranit i
ngjallin zemrat, ashtu siç e ngjall uji tokën.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/61)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush udhëzohet gjatë
kësaj jete në rrugën e drejtë të Allahut, me të cilën Ai i çoi të dërguarit
dhe i zbriti Librat, do të udhëzohet edhe atje (në ahiret) drejt udhës së
drejtë që shpie te xheneti dhe shpërblimi i Tij. Aq sa këmbët e njeriut janë
të qëndrueshme në këtë rrugë të cilën Allahu e vendosi për robërit në
dynja, po aq do të jetë edhe qëndrueshmëria e këmbëve të tij mbi urën e
vendosur sipër xhehenemit. Ashtu siç ishte ecja e tij në këtë rrugë, ashtu
do të jetë edhe sipër asaj ure. Disa syresh kalojnë si vetëtima, disa sa
përpëlitja e syve, disa si era, disa si kuajt e shpejtë, disa vrapojnë, disa
ecin, disa zvarriten këmbadoras, disa do të gërvishten, por do të
shpëtojnë, disa do të hidhen në zjarr me duar e këmbë të lidhura. Shikoje
mirë sesi ecja jote në urën e Siratit është plotësisht e njëjtë me ecjen
tënde në rrugën e fesë (në këtë botë); ky është shpërblim përkatës (i
veprave tua).” Në Kuran lexojmë: “Ju do të shpërbleheni veç për atë që
keni bërë!” (En-Neml, 90) (Medarixhus-Salikin, 1/10)
• Disa prej selefëve kanë thënë: “Në çdo urdhër të Allahut drejtuar njerëzve,
shejtani i ka dy joshje: ose i josh ata drejt shkujdesjes e shpërfilljes, ose
drejt kalimit të kufijve e teprimit. Dhe nuk i intereson se me cilën prej
atyre dyjave ngadhënjen.” ibën Kajjim el-Xheuzijje shkruan: “Shumica e
njerëzve, përveç një pakice të vogël, kanë hyrë në këto dy lugina: luginën
e shkujdesjes dha atë të kalimit të kufijve e teprimit. Shumë pak prej tyre
qëndruan të patundur në rrugën në të cilin ishin i Dërguari i Allahut dhe
shokët e tij.” (Igathetul-lehfan, 1/136).
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “E kam dëgjuar hoxhën e
Islamit ibën Tejmije (RahimehUllah) të thotë: “Nëse gjatë kryerjes së
veprës së mirë nuk ndien ëmbëlsi dhe gëzim në zemër, atëherë akuzoje
atë (zemrën), sepse Allahu është Falënderues.” (Medarixhus-Salikin, 2/68)
• Ibën Kajimi (RahimehUllah) shkruan: “Bazat e kufrit janë katër:
mendjemadhësia, zilia, hidhërimi dhe pasioni. Mendjemadhësinë e largon
nënshtrimi ndaj Allahut. Zilinë e largon pranimi i këshillës dhe gjithashtu
dhënia e saj për të tjerët. Hidhërimin e largon drejtësia. Pasionin e largon
angazhimi me adhurim.” (Bedaiu El-Feuaid, 1/157)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu e edukon robin e
Tij besimtar, të cilin e do dhe i cili ka vlerë tek Ai, nëpërmjet shkarjes apo
gabimit më të vogël, dhe kështu ai vazhdon të jetë syhapur dhe i
kujdesshëm. Ndërkaq, njeriun i cili nuk ka kurrfarë vlere e pozite tek Ai, e
lë të kryejë mëkate, dhe sa herë që mëkaton, i jep begati. Kështu, ky i
gjorë e i mashtruar, mendon se kjo është për shkak të pozitës që e gëzon
tek Allahu, e nuk e di se pikërisht ky është poshtërimi dhe se Ai dëshiron
ta ndëshkojë me një dënim të ashpër, i cili s’lë asgjë pas vete.” (Zad El-
Mead, 3/506)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon: “Pasi që hoxhës së Islamit,
ibën Tejmije (RahimehUllah) ia shpeshtoja përmendjen e mendimeve dhe
opinioneve të njerëzve, më tha: “Mos e bëj zemrën tënde karshi
opinioneve dhe dyshimeve sikur të ishte sfungjer që thith, sepse pastaj
prej saj rrjedhin vetëm gjëra të tilla. Mirëpo bëje atë sikur qelqi i lëmuar;
dyshimet kalojnë anës së jashtme tij dhe nuk ngjitën për të. Kështu, ajo i
sheh ato përmes kthjelltësisë së vet dhe i largon nëpërmjet fortësisë që e
ka. Në të kundërtën, nëse zemra jote thith çdo dyshim që i vjen, atëherë
ajo shndërrohet në vendqëndrim të dyshimeve.” ibën Kajjim el-Xheuzijje
vazhdon: “Nuk di që ndonjë këshillë për largimin e dyshimeve të me ketë
bërë dobi sikur këto fjalë të tij.” (Medarixhus-Salikin, 1/140)
• Ibn Kajimi (RahimehUllah) tregon: “Disa kohanikë të tij më me famë
thoshin: “Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (ibn
Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.”
Ibn Kajimi vazhdon: “Kurrë nuk e kam dëgjuar të lutej kundër ndonjërit
prej armiqve e kundërshtarëve të tij. Përkundrazi, ai lutej për ta. Një ditë,
i erdha dhe e përgëzova me vdekjen e njërit prej armiqve më të mëdhenj
të tij, i cili e fyente dhe e lëndonte më së shumti. Mirëpo, ai më qortoi, mi
zuri për të mëdha fjalët e mia dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të
kthehemi!” Pastaj, menjëherë u ngrit dhe shkoi tek familja e të vdekurit
që t’i ngushëllonte dhe u tha: “Prej sot e tutje, për ju, unë jam në vend të
tij. Për çdo gjë që keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj”, si dhe fjalë tjera të
ngjashme me këto. Familja u gëzuan, u lutën për të dhe respektuan
shumë këtë gjest nga ana e tij. RahimehUllah dhe qoftë i kënaqur me të!”
(Medarixhus-Salikin, 2/345)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mos i kushto vëmendje
secilit injorant që pason verbërisht dhe mos të të vijë rëndë fyerja e tij, e
as thënia për ty se je jobesimtar apo i devijuar, sepse fjalët e tij janë
sikurse të lehurat e qenit. Andaj, mos lejo që qeni të ketë pozitë dhe vlerë
tek ti.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1158).
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriut i bëhet
padrejtësi, apo lëndohet e fyhet, apo i hidhen në qafë armiqtë, atëherë
s’ka asgjë më të dobishme për të sesa kthimi tek Allahu me një pendim të
sinqertë.” (Bedaiul-Feuaid, 2/771)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “S’ka gjë që e shëmton
njeriun më shumë sesa shkujdesja ndaj vlerave fetare, shkencave të
dobishme (fetare) dhe veprave të mira.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/177).
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Besimtari vuan shpirtërisht
për gabimin e vëllait të tij besimtar sikur ta bënte ai vetë atë gabim dhe
nuk i gëzohet atij.” (Medarixhus-Salikin, 1/436)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Pasuria më e madhe në këtë
botë është që në çdo kohë ta angazhosh veten me atë që është më e duhur
dhe më e dobishme për ty në jetën tjetër.” (Feuaidul-Feuaid, 405)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Shpeshherë e dëgjoja
hoxhën e Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) duke thënë: “Vetëm Ty të
adhurojmë” e largon dyfaqësinë, ndërsa “Vetëm prej Teje ndihmë
kërkojmë” e largon mendjemadhësinë.” (Medarixhus-Salikin, 1/66).
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shejtani është zjarr që i
djeg bimët e njoma njërën pas tjetrës. Kështu, kurdo që vëren se në zemër
ka zënë vend bima e mirësisë, nxiton në prishjen dhe djegien e saj.”
(Igathetul-Lehfan, 1/92)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Muslimanët në mesin e
njerëzve tjerë janë të huaj; besimtarët (e vërtetë) në mesin e muslimanëve
janë të huaj; dijetarët në mesin e besimtarëve janë të huaj. Ehlu Suneti, të
cilët bëjnë që ai (suneti) të dallohet nga tekat e njerëzve dhe bidatet
(shpikjet në fe) janë të huaj; pastaj ata që thërrasin drejt Sunetit dhe që
durojnë ndaj lëndimeve të kundërshtarëve janë më të huajt nga të gjithë
këta. Mirëpo ata janë ithtarët e vërtetë të Allahut. Në të vërtetë, ata nuk
ndihen të huaj, por kjo gjendje e tyre është në raport me njerëzit e tjerë,
për të cilët Allahu thotë: “Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden
në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm
hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.” (El-En’am, 128). Pikërisht këta njerëz
janë të huajt, ngaqë janë larg Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E, kjo është
vetmia e egër.” (Medarixh Es-Salikin, 3/195-196)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shikimi në haram
ndikon në zemër ashtu siç ndikon shtiza që e godet cakun; nëse nuk e
vret, e plagos atë.” (Raudatu El-Muhibbine, 97)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “A mos mendon ai që ia
kthen shpinën Kuranit dhe Sunetit se do të shpëtojë nga Zoti i vet përmes
opinioneve të njerëzve?!” (El-Beda’iu fi Ulumi El-Kuran, 400)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e njeh Allahun,
përmallohet për Të. E, pasi që njohja e Tij s’ka fund, po ashtu edhe përmallimi i
atij që e njeh Atë është i pafund.” (Tarik El-Hixhratejn, 2/763)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse zemra është e sëmurë,
atë e dëmton dhe e shqetëson dyshimi apo epshi më i vogël që i shfaqet.”
(Igathetu El-Lehfan, 1/18)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Është më mirë dhe më e
dobishme për zemrën të lexosh një ajet me meditim e kuptim, sesa një
hatme pa meditim e kuptim.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/553)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kush e njeh Allahun e pastaj ia
kthen shpinën, prej tij largohen gëzimet e lumturitë dhe rrethohet nga dhimbjet
e pikëllimet. Ai bëhet një kufomë që ecën mbi tokë.” (Tarik El-Hixhratejn, 180)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan:
Namazi:
- e shton riskun,
- e ruan shëndetin,
- mbron nga të këqijat,
- i largon sëmundjet,
- i sjell gëzim shpirtit,
- e largon përtacinë,
- e hap gjoksin,
- e ndriçon zemrën,
– sjell bereqet.” (Zad El-Me’ad)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sëmundjet e zemrës
janë më të rënda sesa ato të trupit, sepse sëmundjet trupore më së shumti
çfarë mund të bëjnë është ta çojnë të sëmurin drejt vdekjes. Ndërkaq,
sëmundja e zemrës e çon të sëmurin drejt mjerimit të përhershëm. Dhe
s’ka shërim nga ky lloj i sëmundjes, veçse nëpërmjet dijes fetare. Pra, dija
fetare është sikur uji për peshkun; nëse ai del jashtë ujit, vdes.” (Miftah
Dar Es-Se’adeh, 140)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ushqimi më i mirë është
ushqimi i besimit dhe ilaçi më i mirë është ilaçi i Kuranit; dhe në secilin
prej tyre ka ushqim (për shpirt) dhe ilaç.” (Igathetu El-Lehfan, 1/70)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njëri prej brezave të parë
të muslimanëve tha: “Kur Iblisi takohet me ushtritë e tij dhe bisedojnë,
asgjë nuk i gëzon më shumë sesa tri gjëra:
1. Besimtari që ka vrarë një besimtar tjetër.
2. Njeriu që vdes në kufër (mosbesim).
3. Zemra e cila frikohet nga varfëria.” (Tarik El-Hixhratejn, 1/33)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kalo në anën në të cilën
janë Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), edhe nëse
tërë njerëzit janë në anën tjetër.” (El-Feuaid, 167)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Origjina e çdo të keqe
është kur i jepet përparësi opinioneve të njerëzve ndaj fesë dhe epsheve
ndaj mendjes së shëndoshë.” (Igathetu E-Lehfan, 2/165)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çelësi për arritjen e
mëshirës (së Allahut) është: të kryesh adhurimin ndaj Krijuesit në formën
më të përkryer dhe t’u sjellësh sa më shumë dobi robërve të Tij.” (Hadij El-
Eruah, 66)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk është çështja që ta
duash Allahun, por që Ai të dojë ty. E Ai nuk të do, derisa ta pasosh të
dashurin e Tij (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me anën tënde të
brendshme e të jashtme. E nëse nuk e ke këtë, atëherë mos u lodh!”
(Medarixh Es-Salikin, 3/39)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkuan: “Katadeh (RahimehUllah)
ka thënë: “Allahu i krijoi engjëjt si krijesa me intelekt, pa epsh. I krijoi
kafshët si krijesa me epsh, pa intelekt. Dhe e krijoi njeriun si krijesë me
intelekt e me epsh. Andaj, kujt ia mund intelekti epshin, ai është me
engjëjt. E kujt ia mund epshi intelektin, ai është sikur kafshët.” (Uddetu
Es-Sabirin, 1/15)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ilaçi më i dobishëm
është ta angazhosh veten me mendime që të sjellin dobi, e jo me ato që
nuk të hyjnë në punë, sepse mendimi rreth gjërave që nuk të hyjnë në
punë është dera e çdo të keqeje.” (Feuaidu El-Feuaid, 233)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Jetën e kësaj bote dhe
shejtanin i ke dy armiq të jashtëm, ndërsa shpirti yt është armiku i
brendshëm.” (Bedai’u El-Feuaid, 3/266)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush gjen prehje në
namazin e tij në këtë botë, do të gjejë prehje tek afërsia me Zotin e vet në
botën tjetër.” (El-Uabil Es-Sajjib, 34)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Aq sa i frikohesh dikujt
tjetër përveç Allahut, po aq atij i jepet kontroll mbi ty; aq sa shpreson në
dikë tjetër përveç Tij, po aq privohesh.” (El-Feuaid, 132)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Rruga është e mbyllur,
përveç për atë që i ndjek gjurmët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) dhe e pason atë, me anën e tij të jashtme e të brendshme.” (Medarixh
Es-Salikin, 3/137)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dashuria ndaj jetës së
kësaj bote ishte ajo që i shtyu drejt mohimit dhe shkatërrimit të gjithë
popujt që i përgënjeshtruan Profetët e tyre.” (Uddetu Es-Sabirin, 425)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Namazi pa përulje dhe pa
prani të zemrës është si një trup i vdekur e i pashpirt.” (El-Uabil Es-Sajjib,
19)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kërkimi i ndihmës prej
Allahut përmbledh dy baza: bindjen e plotë në Allahun dhe mbështetjen në
Të.” (Medarixh Es-Salikin, 1/86)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush ka mendim të mirë
për veten, ai është njeriu që më së paku e njeh veten.” (Medarixh Es-
Salikin, 1/189)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndodh që zemra të
sëmuret e t’i shtohet sëmundja, ndërkohë që njeriu s’di gjë për këtë,
ngaqë është i angazhuar me gjëra tjera dhe është larg njohjes së shkaqeve
të shëndetit të saj. Madje, ndodh që zemra vdes dhe njeriu nuk e ndien
vdekjen e saj.” (Igathetu El-Lehfan, 1/113)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Bindja është dhurata më
e vlefshme e Zotit për njeriun.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/155)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Besimtari, i cili beson
vërtetë në zjarr të Xhehenemit, sikur të ishte duke e parë, nuk shkon
rrugës që e shpie drejt tij.” (Igathetu El-Lehfan, 2/133)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjërave që pengojnë
nga meditimi i Kuranit është edhe muzika. Muzika e huton zemrën, e
pengon nga kuptimi e meditimi i Kuranit dhe nga veprimi me atë që
gjendet në të. Së këtejmi, Kurani dhe muzika asnjëherë nuk bëhen bashkë
në një zemër, për shkak të kundërshtimit që e kanë mes vete. Kurani
ndalon nga pasimi i dëshirave dhe e urdhëron dëlirësinë e largimin nga
epshet, ndërsa muzika e urdhëron të kundërtën e këtyre, i hijeshon ato
dhe i josh shpirtrat drejt epsheve. Kështu, ajo i nxit e i nxjerr në shesh
epshet e groposura të shpirtit dhe e lëviz atë drejt çdo të shëmtuare.”
(Igathetu El-Lehfan, 1/248)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo fatkeqësi që nuk e
godet fenë është e lehtë dhe realisht është begati për njeriun. Fatkeqësia
e vërtetë është ajo që e godet fenë e njeriut.” (Medarixh Es-Salikin, 2/322)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shirku, rrena, dyfaqësia
janë një pemë në zemër, ku frutat e saj në këtë botë janë: frika, brenga,
pikëllimi, ngushtimi i gjoksit dhe errësira e zemrës. Ndërsa, frutat e saj në
botën tjetër janë: Zekkumi (pema e Xhehenemit) dhe dënimi i
përhershëm.” (El-Feuaid, 164)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Bëhu prej bijve të botës
tjetër, e jo prej bijve të kësaj bote, sepse fëmija shkon me nënën e vet!”
(El-Feuaid, 395)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut
është dritë për njeriun në këtë botë, dritë për të në varr dhe dritë para tij
kur kalon sipër Siratit në Ditën e Ringjalljes. Zemrat dhe varret nuk
ndriçohen me diçka të ngjashme me përmendjen e Allahut të Lartësuar.”
(El-Uabil Es-Sajjib, 113)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ka dallim të madh mes
njeriut që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke
u lutur për të dhe atij që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve
rrinë zgjuar duke u lutur kundër tij.” (Tarik El-Hixhratajn, 1/355)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) i tha shokut të vet Ebu Bekrit (radijAllahu ‘anhu): “Mos
u trishto, se Allahu është me ne!” Andaj, kjo tregon se s’ka trishtim me
Allahun.” (Tarik El-Hixhratejn, 557)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shpirtrat fisnik kënaqen
vetëm me gjërat më të larta, më të vlefshme dhe me përfundimin më të
lavdishëm. Ndërsa, shpirtrat e ulët sillen rreth gjërave të ulëta.” (El-
Feuaid, 259)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti
(Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22).
ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në këtë ajet Allahu i
patëmeta e ngjasoi atë që nuk i përgjigjet të Dërguarit të Tij me ata që
janë në varre; zemrat u kanë vdekur dhe u janë varrosur brenda trupave të
tyre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/22)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Pirja e epshit është e
ëmbël, mirëpo të mbetet në fyt.” (El-Feuaid, 1/67)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të mos ishin
sprovat e fatkeqësitë në këtë botë, njeriu do të goditej nga sëmundjet e
mendjemadhësisë, mburrjes, padrejtësisë ndaj të tjerëve e ngurtësisë së
zemrës, gjë e cila do të bëhej shkak që ai të shkatërrohet në këtë jetë dhe
në tjetrën.” (Zad El-Me’ad, 4/179)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Edhe pse fëmija nuk
është i ngarkuar me obligime fetare, kujdestari i tij është i tillë. Andaj,
atij nuk i lejohet t’i mundësojë diçka të ndaluar, sepse fëmijës i bëhet gjë
e zakonshme dhe i vjen vështirë ndarja prej saj.” (Tuhfetu El-Meudud)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë zjarr për
begatitë. Ato i djegin begatitë, ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.” (Tarik El-
Hixhratejn, 542)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Syri është pasqyra e
zemrës. Andaj, nëse syri e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, zemra i ul
epshet dhe dëshirat. E nëse syri e liron shikimin, edhe zemra e liron
epshin e vet.” (Raudatu El-Muhibbin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shumë njerëz durojnë
ndaj vështirësive të namazit të natës kur është vapë e ftohtë dhe ndaj
vështirësive të agjërimit, mirëpo nuk durojnë ndaj shikimit në gjërat e
ndaluara.” (Uddetu Es-Sabirin, 286)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të triumfonte
përherë e vërteta, radhët e thirrësve islam do të mbusheshin me mynafikë
(dyfytyrësha). Sikur të triumfonte përherë e pavërteta, thirrësit islam do
të dyshonin për rrugën e tyre. Mirëpo, herë njëra e herë tjetra.” (Medarixh
Es-Salikin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk është çështja që ta
duash Allahun, por që Ai të dojë ty. E Ai nuk të do, derisa ta pasosh të
dashurin e Tij (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me anën tënde të
brendshme e të jashtme. E nëse nuk e ke këtë, atëherë mos u lodh!”
(Medarixh Es-Salikin, 3/39)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkuan: “Katadeh (RahimehUllah)
ka thënë: “Allahu i krijoi engjëjt si krijesa me intelekt, pa epsh. I krijoi
kafshët si krijesa me epsh, pa intelekt. Dhe e krijoi njeriun si krijesë me
intelekt e me epsh. Andaj, kujt ia mund intelekti epshin, ai është me
engjëjt. E kujt ia mund epshi intelektin, ai është sikur kafshët.” (Uddetu
Es-Sabirin, 1/15)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ilaçi më i dobishëm
është ta angazhosh veten me mendime që të sjellin dobi, e jo me ato që
nuk të hyjnë në punë, sepse mendimi rreth gjërave që nuk të hyjnë në
punë është dera e çdo të keqeje.” (Feuaidu El-Feuaid, 233)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Jetën e kësaj bote dhe
shejtanin i ke dy armiq të jashtëm, ndërsa shpirti yt është armiku i
brendshëm.” (Bedai’u El-Feuaid, 3/266)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush gjen prehje në
namazin e tij në këtë botë, do të gjejë prehje tek afërsia me Zotin e vet në
botën tjetër.” (El-Uabil Es-Sajjib, 34)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Aq sa i frikohesh dikujt
tjetër përveç Allahut, po aq atij i jepet kontroll mbi ty; aq sa shpreson në
dikë tjetër përveç Tij, po aq privohesh.” (El-Feuaid, 132)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Rruga është e mbyllur,
përveç për atë që i ndjek gjurmët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) dhe e pason atë, me anën e tij të jashtme e të brendshme.” (Medarixh
Es-Salikin, 3/137)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dashuria ndaj jetës së
kësaj bote ishte ajo që i shtyu drejt mohimit dhe shkatërrimit të gjithë
popujt që i përgënjeshtruan Profetët e tyre.” (Uddetu Es-Sabirin, 425)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Namazi pa përulje dhe pa
prani të zemrës është si një trup i vdekur e i pashpirt.” (El-Uabil Es-Sajjib,
19)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kërkimi i ndihmës prej
Allahut përmbledh dy baza: bindjen e plotë në Allahun dhe mbështetjen në
Të.” (Medarixh Es-Salikin, 1/86)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush ka mendim të mirë
për veten, ai është njeriu që më së paku e njeh veten.” (Medarixh Es-
Salikin, 1/189)
• Ibn Kajjim (RahimehUllah) shkruan: “Nëse askush prej njerëzve nuk e
kryen haxhillëkun, qoftë edhe vetëm për një vit, qielli do të binte mbi
tokë. Kështu ka thënë përkthyesi i kuptimeve të Kuranit, ibn Abbasi
(radijAllahu ‘anhuma).” Miftah Dar Es-Se’adeh, 2/868)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndodh që zemra të
sëmuret e t’i shtohet sëmundja, ndërkohë që njeriu s’di gjë për këtë,
ngaqë është i angazhuar me gjëra tjera dhe është larg njohjes së shkaqeve
të shëndetit të saj. Madje, ndodh që zemra vdes dhe njeriu nuk e ndien
vdekjen e saj.” (Igathetu El-Lehfan, 1/113)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Bindja është dhurata më
e vlefshme e Zotit për njeriun.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/155)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Besimtari, i cili beson
vërtetë në zjarr të Xhehenemit, sikur të ishte duke e parë, nuk shkon
rrugës që e shpie drejt tij.” (Igathetu El-Lehfan, 2/133)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjërave që pengojnë
nga meditimi i Kuranit është edhe muzika. Muzika e huton zemrën, e
pengon nga kuptimi e meditimi i Kuranit dhe nga veprimi me atë që
gjendet në të. Së këtejmi, Kurani dhe muzika asnjëherë nuk bëhen bashkë
në një zemër, për shkak të kundërshtimit që e kanë mes vete. Kurani
ndalon nga pasimi i dëshirave dhe e urdhëron dëlirësinë e largimin nga
epshet, ndërsa muzika e urdhëron të kundërtën e këtyre, i hijeshon ato
dhe i josh shpirtrat drejt epsheve. Kështu, ajo i nxit e i nxjerr në shesh
epshet e groposura të shpirtit dhe e lëviz atë drejt çdo të shëmtuare.”
(Igathetu El-Lehfan, 1/248)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo fatkeqësi që nuk e
godet fenë është e lehtë dhe realisht është begati për njeriun. Fatkeqësia
e vërtetë është ajo që e godet fenë e njeriut.” (Medarixh Es-Salikin, 2/322)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shirku, rrena, dyfaqësia
janë një pemë në zemër, ku frutat e saj në këtë botë janë: frika, brenga,
pikëllimi, ngushtimi i gjoksit dhe errësira e zemrës. Ndërsa, frutat e saj në
botën tjetër janë: Zekkumi (pema e Xhehenemit) dhe dënimi i
përhershëm.” (El-Feuaid, 164)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Bëhu prej bijve të botës
tjetër, e jo prej bijve të kësaj bote, sepse fëmija shkon me nënën e vet!”
(El-Feuaid, 395)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut
është dritë për njeriun në këtë botë, dritë për të në varr dhe dritë para tij
kur kalon sipër Siratit në Ditën e Ringjalljes. Zemrat dhe varret nuk
ndriçohen me diçka të ngjashme me përmendjen e Allahut të Lartësuar.”
(El-Uabil Es-Sajjib, 113)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ka dallim të madh mes
njeriut që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke
u lutur për të dhe atij që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve
rrinë zgjuar duke u lutur kundër tij.” (Tarik El-Hixhratajn, 1/355)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) i tha shokut të vet Ebu Bekrit (radijAllahu ‘anhu): “Mos
u trishto, se Allahu është me ne!” Andaj, kjo tregon se s’ka trishtim me
Allahun.” (Tarik El-Hixhratejn, 557)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shpirtrat fisnik kënaqen
vetëm me gjërat më të larta, më të vlefshme dhe me përfundimin më të
lavdishëm. Ndërsa, shpirtrat e ulët sillen rreth gjërave të ulëta.” (El-
Feuaid, 259)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti
(Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22).
ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në këtë ajet Allahu i
patëmeta e ngjasoi atë që nuk i përgjigjet të Dërguarit të Tij me ata që
janë në varre; zemrat u kanë vdekur dhe u janë varrosur brenda trupave të
tyre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/22)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Pirja e epshit është e
ëmbël, mirëpo të mbetet në fyt.” (El-Feuaid, 1/67)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të mos ishin
sprovat e fatkeqësitë në këtë botë, njeriu do të goditej nga sëmundjet e
mendjemadhësisë, mburrjes, padrejtësisë ndaj të tjerëve e ngurtësisë së
zemrës, gjë e cila do të bëhej shkak që ai të shkatërrohet në këtë jetë dhe
në tjetrën.” (Zad El-Me’ad, 4/179)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Edhe pse fëmija nuk
është i ngarkuar me obligime fetare, kujdestari i tij është i tillë. Andaj,
atij nuk i lejohet t’i mundësojë diçka të ndaluar, sepse fëmijës i bëhet gjë
e zakonshme dhe i vjen vështirë ndarja prej saj.” (Tuhfetu El-Meudud
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë zjarr për
begatitë. Ato i djegin begatitë, ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.” (Tarik El-
Hixhratejn, 542
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Syri është pasqyra e
zemrës. Andaj, nëse syri e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, zemra i ul
epshet dhe dëshirat. E nëse syri e liron shikimin, edhe zemra e liron
epshin e vet.” (Raudatu El-Muhibbin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shumë njerëz durojnë
ndaj vështirësive të namazit të natës kur është vapë e ftohtë dhe ndaj
vështirësive të agjërimit, mirëpo nuk durojnë ndaj shikimit në gjërat e
ndaluara.” (Uddetu Es-Sabirin, 286)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të triumfonte
përherë e vërteta, radhët e thirrësve islam do të mbusheshin me mynafikë
(dyfytyrësha). Sikur të triumfonte përherë e pavërteta, thirrësit islam do
të dyshonin për rrugën e tyre. Mirëpo, herë njëra e herë tjetra.” (Medarixh
Es-Salikin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vendi që e pranon
shpalljen (fetare) është zemra. Andaj, nëse dëshiron të përfitosh nga
shpallja, zbraze zemrën nga gjërat që e kundërshtojnë atë (shpalljen).” (El-
Feuaid, 31)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me
Xhenet dhe petka të mëndafshta.” (El-Insan, 12) ibën Kajjim el-Xheuzijje
(RahimehUllah) shkruan: “Pasi që në durim, i cili është përmbajtja e vetes
nga epshet, ka vrazhdësi dhe ngushtim (për shpirtin), Allahu i shpërbleu
për këtë me butësi të mëndafshit dhe me gjerësinë e Xhenetit.” (Raudatu
El-Muhibbine, 1/480)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse njeriu shpëton nga
fitneja (sprova) e dyshimeve dhe ajo e epsheve, arrin dy synimet kryesore
që kërkohen, nëpërmjet të cilave ai lumturohet, shpëton dhe përsoset; ato
dy synime janë: udhëzimi dhe mëshira (e Allahut).” (Igathetu El-Lehfan,
2/168)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E mira në tërësi është
fryt që vilet nga pema e dijes fetare, ndërsa e keqja në tërësi është gjemb
që të shpon nga pema e injorancës.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 116)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Muzika e prishë zemrën.
E kur zemra prishet, atëherë në të ngjallet dyfytyrësia (nifaku). Nëse
njeriu i mençur ndalet e mendon thellë rreth gjendjes se ithtarëve të
muzikës dhe gjendjes së ithtarëve të përmendjes së Allahut e të Kuranit, i
qartësohet mendjemprehtësia e sahabëve (shokëve të Profetit) dhe
njohuritë që i kishin për sëmundjet e zemrave dhe ilaçet e tyre.” (Igathetu
El-Lehfan, 1/251)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Brezat e parë të
muslimanëve preferonin të mos bëjnë dallime mes fëmijëve të tyre në
puthje.” (Tuhfetu El-Meudud, 229)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu
që Ai i bëri të harronin vetveten!” (El-Hashr, 19) ibën Kajjim el-Xheuzijje
(RahimehUllah) shkruan: “Allahu e ndëshkon njeriun i cili e harron Atë me
dy ndëshkime: Ai (Allahu) e harron atë dhe bën që ai ta harrojë vetveten.”
(Bedai’u Et-Tefsir, 3/147)
• Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për
mësim, prandaj a ka ndokush që merr këshillë?!” (El-Kamer, 17) ibën Kajjim
el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Lehtësimi i mësimit të tij përfshin:
lehtësimin e mësimit përmendsh të fjalëve të tij, lehtësimin e kuptimit të
domethënieve të tij dhe lehtësimin e zbatimit të urdhrave dhe ndalesave
të tij.” (Es-Sauaik El-Mursele)
• Allahu i lartësuar thotë: “Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj.”
(El-A’raf) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur besimtari e
dëgjon Kuranin, pastaj e kupton dhe mediton rreth tij, tek ai shfaqen
gjurmët e Kuranit; dhe për këtë arsye besimtari është ngjasuar me tokën
e mirë.” (Bedai’u Et-Tefsir, 1/410)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëpërmjet abdesit njeriu
pastrohet nga papastërtitë dhe del para Zotit si i pastër. Abdesi e ka anën
e jashtme dhe anën e brendshme: ana e jashtme është pastrimi i trupit
dhe i gjymtyrëve të adhurimit, ndërsa ana e brendshme dhe sekreti i tij
është pastrimi i zemrës nga ndyrësitë e mëkateve e mosbindjeve
nëpërmjet pendimit. Për këtë arsye, Allahu bëri bashkë mes pendimit dhe
pastrimit në fjalën e Tij: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen shumë
dhe ata që pastrohen.” (El-Bekara, 222). (Esrar Es-Salati)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Hyrja në Xhenet, shikimi
në Fytyrën e Allahut të Madhërishëm, dëgjimi i fjalëve të Tij dhe triumfi
me kënaqësinë e Tij, janë gjërat më me vlerë në botën tjetër.” (Uddetu Es-
Sabirin, 282)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Fëmija i jep përparësi
asaj që e dëshiron, edhe nëse ajo e çon drejt shkatërrimit, kjo për shkak
të aftësisë së dobët të arsyetimit. Ai që nuk ka fe i jep përparësi asaj që e
dëshiron, edhe nëse ajo e shkatërron në botën tjetër, kjo për shkak të
aftësisë së dobët të arsyetimit.” (Raudatu El-Muhibbin, 470)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej ilaçeve më të
dobishme është këmbëngulja në lutjen drejtuar Allahut.” (El-Xheuab El-
Kafij)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E kam dëgjuar hoxhën e
Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) të thotë: “Frika (prej Allahut) që
lavdërohet është ajo që të pengon nga rënia në harame.” (Medarixh Es-
Salikin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vërtetë, pasimi i tekave
e verbon syrin e zemrës dhe ai më nuk dallon mes Sunetit dhe bidatit; apo
e shtrembëron atë dhe ai e sheh bidatin si Sunet dhe Sunetin si bidat.”
(El-Feuaid, 146)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Një ditë, hoxha i Islamit,
ibn Tejmije (RahimehUllah) më tha: “I burgosur është ai që e ka zemrën të
burgosur ndaj Allahut, ndërsa i robëruar është ai që e kanë robëruar
epshet.” (El-Uabil Es-Sajjib)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dije se, njeriu i arrin
gradat e larta tek Allahu nëpërmjet zemrës dhe ambicies së tij, e jo
nëpërmjet trupit, sepse realisht devotshmëria është ajo e zemrës e jo e
gjymtyrëve.” (El-Feuaid)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndalu dhe mendo rreth
fjalës së të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Allahu është më i
mëshirshëm për robërit e Vet sesa nëna për fëmijën e saj.” Ku mund të
krahasohet mëshira e nënës me mëshirën e Allahut, e cila ka përfshirë
çdo gjë?!” (Medarixh Es-Salikin, 1/230)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse në zemrën e njeriut
është bashkuar dashuria ndaj Kuranit dhe ndaj muzikës, atëherë njëra e
ka përzënë tjetrën.” (Medarixh Es-Salikin, 430)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Imam Ahmedi
(RahimehUllah) thoshte: “E pakta nga jeta e kësaj bote të mjafton, ndërsa
e shumta e saj nuk të mjafton.” (U’ddetu Es-Sabirin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kuptimi i sahabëve për
Kuranin është baza kryesore tek e cila duhet të mbështetemi.” (Shifa’ El-
A’lil, 259-260)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shkaku që e zgjeron
zemrën është drita (nuri) që Allahu e hedh në të. Së këtejmi, kur kjo dritë
hyn në zemër, ajo zgjerohet, varësisht nga fuqia e dritës dhe dobësia e saj.
E nëse humbet kjo dritë, zemra errësohet dhe ngushtohet.” (Shifa’ El-Alil,
107)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo enë, kur në të
hidhet diçka, mbushet me të, përveç zemrës së butë. Sa herë që në të
hidhet besimi dhe dija fetare, ajo zgjerohet e bën vend, dhe kjo është prej
dëshmive të fuqisë së Zotit të Lartësuar.” (Shifa’ El-A’lil, 107)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e mëson gjuhën me
dhikr (përmendje) të Allahut, ajo i ruhet nga fjalët pavërteta e të kota.”
(El-Uabil Es-Sajjib, 99)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kushdo që ka sadopak
logjikë e di se prishja e botës dhe shkatërrimi i saj ka filluar nga dhënia
përparësi mendjes ndaj shpalljes.” (I’lam El-Muvekki’in, 1/70)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ki kujdes nga dy armiq,
për shkak të të cilëve janë shkatërruar shumica e njerëzve: Ai që i pengon
të tjerët nga rruga e Allahut nëpërmjet dyshimeve dhe fjalëve boshe të
zbukuruara për mashtrim dhe ai që është i sprovuar me dashuri ndaj jetës
së kësaj bote dhe pozitës së vet.” (El-Feuaid, 74)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përpara thuhej: “Durimi
ndaj uljes së shikimit në gjëra të ndaluara është më i lehtë sesa durimi
ndaj dhimbjes që vjen pas tij.” (Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 217)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Lëmosha ka ndikim të
çuditshëm në largimin e llojeve të ndryshme të fatkeqësive, edhe nëse
jepet nga mëkatari, apo zullumqari, madje edhe nga jobesimtari. Allahu
nëpërmjet lëmoshës largon prej tyre lloje të ndryshme të fatkeqësive. Kjo
është një gjë e mirënjohur në mesin e njerëzve, qofshin ata elitë apo të
rëndomtë; dhe të gjithë banorët e tokës e pohojnë këtë, ngaqë e kanë
provuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 31)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kushdo që është
hakmarrë për veten, në fund është penduar.” (Medarixh Es-Salikin, 2/303)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kujt i shfaqet e vërteta,
pastaj e refuzon atë dhe nuk e pranon, ai do të ndëshkohet me prishje të
zemrës, mendjes dhe mendimeve të veta.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/160)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dija më e vlefshme është
dija rreth Allahut dhe dashuria më e lartë është dashuria për hir të Tij.”
(El-Feuaid, 53
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej ndëshkimeve për
mëkatet është se ato e heqin bereqetin e jetës, të riskut, të dijes, të
veprës dhe të bindjes ndaj Allahut. Përmbledhtas: mëkatet e largojnë
bereqetin e fesë dhe të dunjasë. Nuk gjen njeri me bereqet më të paktë në
jetën, fenë dhe dunjanë e tij, sesa ai që e kundërshton Allahun; dhe nuk
është larguar bereqeti nga toka, veçse për shkak të mëkateve të njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur banorët e qyteteve të besonin dhe të
ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka,
por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (El-A’raf, 96). (Ed-Da’u
ue Ed-Deua’, 84)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Injoranca është
sëmundje që i shkakton dhimbje zemrës.” (Igathetu El-Lehfan, 1/19)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Begatitë janë tri llojesh:
begatia e arritur të cilën njeriu e di, begatia e pritur të cilën e shpreson
dhe begatia në të cilën ndodhet është e që nuk e ndien.” (Feuaid El-Feuaid,
348)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje(RahimehUllah) shkruan: “Dashuria e dobishme
është tri llojesh: dashuria ndaj Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe
dashuria ndaj gjërave që ndihmojnë në bindjen ndaj Tij dhe në largimin
nga mosbindjet. Po ashtu, dashuria e dëmshme është tri llojesh: dashuria
së bashku me Allahun (të duash dikë ashtu siç duhet Allahu), dashuria
ndaj gjërave që Allahu i urren dhe dashuria ndaj gjërave që e ndërpresin
dashurinë e njeriut për Allahun apo e pakësojnë atë. Pra, këto janë gjashtë
lloje rreth të cilave vërtitet dashuria e krijesave.” (Igathetu El-Lehfan,
2/140)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “S’ka mundësi që njeriu
të arrijë pastrimin e zemrës, përderisa nuk shpëton prej pesë gjërave:
- nga shirku që bie ndesh me teuhidin,
- nga bidati që bie ndesh me Sunetin,
- nga epshi që e kundërshton urdhrin fetar,
- nga shkujdesja që bie ndesh me përmendjen e Allahut dhe
- nga pasimi i tekave, që bien ndesh me paanësinë dhe sinqeritetin.” (El-
Xheuab El-Kafij, 122
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur njeriu ta dinte se
çfarë thesari është poshtë këtyre tri shkronjave: kam për qëllim fjalën ‫صبر‬
“sabër” (durim), kurrë nuk do t’i ndahej durimit. Durimi është shkak për
arritjen e çdo përsosmërie. Pra, njerëzit më të përsosur janë ata që
durojnë më së shumti. Dhe, kushdo që s’ka mundur ta arrijë
përsosmërinë, kjo është për shkak të durimit të dobët të tij.” (Tarik El-
Hixhratejn, 266)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gënjeshtra ka ndikim të
madh në nxirjen e fytyrës. Ajo e vesh atë me rrobë mallkimi, të cilën e
sheh njeriu i sinqertë.” (I’lam El-Muvekki’in, 1/114)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Origjina e pastrimit të
zemrave dhe shpirtrave është pikërisht teuhidi.” (Igathetu El-Lehfan,
1/108)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjurmëve të
mëkateve është se ato shkaktojnë lloje të ndryshme të çrregullimeve në
Tokë: në ujë, ajër, drithëra, fruta dhe vendbanime.” (Ed-Da’u ue Ed-Deu’a,
62)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nga zemra e të keqit, e
keqja rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij dhe nga zemra e të mirit, e mira
rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij.” (Zad El-Me’ad, 1/68)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet dhe prishja
detyrimisht shkaktojnë brenga, pikëllime, frikë, trishtim, ngushtim në
zemër dhe sëmundje të ndryshme të saj. Dhe ilaçi i vetëm i këtyre është
kthimi tek Allahu me pendesë dhe kërkimi i faljes.” (Zad El-Me’ad, 4/191)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dija dhe vepra janë dy
binjake. Nëna e tyre është ambicia e lartë.” (Bedaiu El-Feuaid, 747)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Themeli i çdo të mire
është të dish se ajo që do Allahu, bëhet dhe ajo që Ai nuk do, nuk bëhet.”
(Feuaid El-Feuaid, 79)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Veprat nuk bëhen më të
vlefshme e më të mira për shkak të pamjes dhe numrit, por për shkak të
asaj që është në zemrën e atij që i kryen ato.” (Medarixh Es-Salikin)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e gjen prehjen në
namaz, ai nuk i duket i rëndë e as i mundimshëm.” (Uddetu Es-Sabirin, 84
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kurani është ilaçi i plotë
kundër sëmundjeve të zemrës e të trupit dhe sëmundjeve të kësaj jete e
të jetës tjetër.” (Zad El-Me’ad, 4/352)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e ul shikimin nga
gjërat e ndaluara, Allahu i Lartësuar ia zëvendëson me diçka më të mirë
nga lloji i asaj vepre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/48)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i Lartësuar thotë
duke treguar për Iblisin: “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa,
por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa’, 120). Premtimi
i djallit është ajo që depërton në zemrën e njeriut, p.sh.: “Do të jetosh gjatë!”,
“Do t’i arrish kënaqësitë e kësaj bote!”, “Do t’ua kalosh kohanikëve të
tu!”, “Do ta mundësh armikun tënd!”, “Kjo botë ndryshon; do të jetë për
ty, ashtu siç ishte edhe për ata para teje!”, dhe kështu ia rrit shpresat.”
(Igathetu El-Lehfan, 1/185)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ngrënia e tepërt nxitë
lloje të ndryshme të së keqes. Ajo i nxitë gjymtyrët drejt kryerjes së
mëkateve dhe i rëndon në kryerjen e veprave të mira; dhe mjaftojnë këto
të dyja si gjë e keqe. Sa e sa mëkati është nxitur nga ngopja dhe ushqimi i
tepërt dhe sa vepra e mirë është penguar prej tyre! Andaj, kush ruhet nga
e keqja e stomakut të tij, ai është ruajtur nga një e keqe e madhe.
Shejtani më së shumti e kontrollon njeriun, kur ky e mbush barkun plot
me ushqim.” (Bedai’u El-Feuaid, 2/821)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Katër gjëra e sjellin
riskun: namazi i natës, kërkimi i shpeshtë i faljes prej Allahut në kohën e
syfyrit (pjesën e fundit të natës), lëmosha e shpeshtë dhe përmendja e
Allahut në fillim dhe në fund të ditës.” (Zad El-Me’ad, 4/37)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush nuk beson në
caktimin e Allahut, ai është zhveshur nga teuhidi dhe ka veshur xhyben e
shirkut. Madje, nuk e ka besuar Allahun dhe nuk e ka njohur Atë.” (Tarik
El-Hixhratejn, 89)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush mbështetet
sinqerisht në Allahun për të arritur diçka, do ta arrijë atë.” (Medarixh Es-
Salikin, 2/114)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ta përqeshësh vëllain
tënd besimtar për shkak të mëkatit që ka bërë, është mëkat më i madh e
më i rëndë sesa mëkati i tij.” (Medarixh Es-Salikin, 1/177)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse Allahu ia fali
mëkatet asaj që i dha ujë qenit, të cilin e kishte kapluar etja e madhe,
atëherë çfarë mendon për atë që u jep ujë të eturve muslimanë, që i ngop
të uriturit prej tyre dhe u jep rroba për të mbuluar trupat?!” (Uddetu Es-
Sabirin, 396)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Të gjitha sëmundjet e
zemrës mblidhen tek sëmundjet e dyshimeve dhe sëmundjet e epsheve;
dhe Kurani është ilaç për të dyja llojet.” (Igathetu El-Lehfan, 1/7)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në harrimin e
përmendjes së Allahut ka dështim dhe shkatërrim në të dyja botët.” (Zad
El-Me’ad, 1/409)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që mëkati
zvogëlohet në sytë e njeriut, rritet tek Allahu.” (Ed-Da’u Ued-Deu’a, 38)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Mëshironi, do të
mëshiroheni! Falni, Allahu do t’u falë!” (Përcjellë nga imam Ahmedi. “Es-
Sahiha” nr. 482). ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i
patëmeta më së shumti i do krijesat të cilat cilësohen me ato që
rezultojnë nga atributet e Tij.” (El-Uabil Es-Sajjib)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e njeh Allahun,
patjetër se do e dojë Atë. Ndërkaq, kush e do Atë, prej tij largohen retë e
errëta dhe zemra i zbrazet nga brengat e pikëllimet, sepse me Allahun
kurrë nuk ka pikëllim!” (Tarik El-Hixhratejn, 420)
• ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon se mësuesi i tij ibn Tejmijje
(RahimehUllah) thoshte: “Kënaqësia e Allahut është te nxitimi në kryerjen
e urdhrave të Tij.” (Medarixh Es-Salikin, 3/59)
Medito në ligjërimin e Kuranit dhe do të shohësh një Mbret të
Plotpushtetshëm, ku të gjitha lavdet i përkasin Atij, frerët e të gjitha çështjeve
janë në duart e Tij; prej Tij burojnë dhe tek Ai kthehen. Ai qëndron mbi fronin e
pushtetit të Tij, asgjë nuk i shpëton kontrollit të Tij në çdo skaj të mbretërisë së
Tij. Ai di ç’përmbajnë zemrat e njerëzve, njeh të fshehtat e tyre dhe atë që është
e zbuluar. I Vetëm në mbarëvajtjen e punëve të mbretërisë, dëgjon dhe shikon,
diku jep dhe diku privon, shpërblen dhe ndëshkon, nderon dhe poshtëron,
krijon dhe furnizon, jep jetë dhe vdekje, përcakton, gjykon dhe kontrollon të
gjitha punët që vijnë prej Tij, të imëta apo të mëdha qofshin, dhe tek Ai përsëri
ato kthehen; as edhe një grimcë nuk lëviz pa lejen e Tij, as edhe një gjethe që
bie nuk mbetet mënjanë diturisë së Tij.
Shiko sesi Allahu lëvdon Veten e Tij, e madhëron dhe e falënderon, këshillon
robërit e Tij, i udhëzon ata drejt lumturisë dhe kënaqësisë së tyre, i nxit në këtë
drejtim dhe i paralajmëron për çdo të keqe që çon në shkatërrimin e tyre.
Allahu u tregon njerëzve sesi ta njohin Atë nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij,
në mënyrë që Ai të bëhet i dashur tek ata nëpërmjet mirësive dhe begative të
Tij.
Allahu u kujton njerëzve mirësitë e Tij, i urdhëron t’i përkushtohen asaj që
plotëson mirësinë e Tij, u tërheq vërejtjen për ndëshkimin e Tij, u kujton atyre
shpërblimin që ka përgatitur për ta nëse i binden, si dhe çfarë ka përgatitur si
dënim nëse nuk i binden.
Allahu tregon se si ka vepruar më parë me miqtë dhe armiqtë e Tij, sikundërse
nga ana tjetër tregon edhe përfundimin e secilës palë. Ai i lavdëron miqtë e Tij
për cilësitë dhe veprat e mira që kanë bërë, ndërsa kritikon armiqtë e Tij për
cilësitë dhe punët e këqija që kanë vepruar. Allahu jep shembuj të ndryshëm
dhe paraqet argumente dhe fakte të larmishme. Ai i përgjigjet më së miri
dyshimeve që ngrenë armiqtë e Tij, vërteton fjalët e të sinqertëve dhe
përgënjeshtron fjalët e gënjeshtarëve, thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugën
e drejtë, fton në Shtëpinë e Paqes (Xhenetin), përshkruan karakteristikat e
kësaj Shtëpie dhe kënaqësitë e saj. Ai paralajmëron për Shtëpinë e
Shkatërrimit (Xhehenemin) dhe përshkruan vuajtjet e saj dhe dhimbjet që ajo
shkakton.
Allahu i kujton njerëzit për nevojën që ata kanë për Të, në çdo gjë, dhe
varfërinë e tyre para Allahut dhe se ata nuk mund të jetojnë pa Të, qoftë edhe
edhe një çast të vetëm. Ai tregon se s’ka aspak nevojë për asnjë nga krijesat e
Tij dhe gjithçka që ekziston është krijesë e Tij. Atij i mjafton Vetvetja dhe cilitdo
tjetër nuk i mjafton vetvetja, por ka nevojë për Allahun. Askush nuk mund të
përfitojë diçka të mirë a më tepër, vetëm se me privilegjin dhe mëshirën e Tij,
dhe askujt nuk i bie mbi kokë ndonjë e keqe, e vogël apo e madhe qoftë, vetëm
se në bazë të drejtësisë dhe urtësisë së Tij.
Njeriu shikon në ligjërimin e Allahut qortimin që Ai i bën të dashurve të Tij në
mënyrën më të butë dhe, sesi Ai u mbulon atyre të metat, u fal gjynahet dhe u
pranon justifikimet, ndreq mangësitë e tyre, i mbron dhe i ruan ata, u jep
fitoren, qëndron kujdestar për problemet e tyre, i shpëton nga çdo siklet dhe
vështirësi – u realizon premtimin e Tij. Ai është Miku i tyre më i mirë, mik si Ai
ata nuk kanë tjetër, Ai është Miku dhe Tutori i tyre i vërtetë, Ai u jep atyre
fitore ndaj armiqve – sa mik dhe ndihmëtar i mirë është Allahu!
Kur zemrat shikojnë se në Kuran flitet për një Mbret të Madh, të Mëshirshëm,
Bujar e të Bukur, që bën gjithë këto të mira, si mund të mos e duan Atë e të
mos rendin për të qenë pranë Tij, që rrahjet e tyre të flasin për dashurinë ndaj
Tij, që Allahu të jetë më i Dashuri për ta se çdo gjë tjetër, e kënaqësia e Tij të
jetë më parësorja ndaj çdo kënaqësie tjetër?!
E si të mos këndojë zemra teksa e përmend Atë, e dashuria, malli dhe shoqëria
me Allahun të jetë ushqimi, forca dhe kura e saj; e tillë që nëse do ta humbte të
gjithë këtë, do të shkatërrohej dhe prishej e asgjë nuk do të fitonte më nga jeta
e saj?![1]
_______________________________________
[1] Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije.
Libri është botuar dhe shitet.
• Dynjaja është si një grua e përdalë që nuk qëndron kurrë me një burrë, ajo
gjithmonë kërkon të martohet që njerëzit të zbukurohen për të, por dëshira e
saj gjithmonë është tradhtia.
Rruga në kërkim të saj, është një rrugë e mbushur me egërsira dhe të notosh
në të, është si të notosh në pellgje krokodilësh, ai që gëzohet me të, po ai është
i trishtuari. Dhimbjet e saj, vijnë nga kënaqësitë e saj dhe trishtimet, po nga
gëzimet e saj. Pasionet e të rinjve, të dashuruarve pas saj, u kthyen në vuajtje
në rini dhe pleqëri.
• Zogu shikon kokrrën e grurit, ndërsa syri i logjikës shikon kurthin, por ja që
syri i dëshirës, është i verbër. Një sy i kënaqur ndaj çdo të mete është i verbër,
ashtu siç syri i urrejtjes shikon vetëm të këqijat.
• Kënaqësitë janë zbukuruar për të gjithë, por ata që besojnë tek e fshehta, i
mbyllën sytë para tyre, ndërsa ata që i pasuan, ranë në luginën e humbjes. Të
parët janë ata që “udhëhiqen në Rrugë të Vërtetë nga Zoti i tyre dhe ata
janë më të suksesshmit.” (Bekare, 5) Ndërsa të tjerëve u thuhet: “Hani dhe
kënaqeni veten (në këtë botë) për pak kohë. Vërtet që jeni mëkatarë.”
(Murselat, 46)
• Kur të suksesshmit e njohën vlerën e kësaj bote dhe jetën e shkurtër të saj, i
vranë pasionet dhe dëshirat e tyre, në kërkim të jetës së përjetshme. Kur ata u
zgjuan nga gjumi i pavetëdijes, e rimorën edhe njëherë atë që armiku ua kishte
marrë për kohë të gjatë, në kohën e pasivitetit, dhe kur rruga iu duk e gjatë,
para tyre vezulloi pikësynimi dhe çdo gjë e largët për ta, u duk e afërt, e sa herë
që hidhësia e jetës shtohej, aq herë edhe ëmbëlsia e takimit i kujtonte: “Kjo
është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 103)
Karvani natën ecte dhe
errësira krahët e saj kish shtrirë mbi tokë,
por në mëngjes drita mbi ta vezulloi
dhe rruga që natën kaluan, shkoi.
Toka humbi ndërmjet stacioneve që ata vunë,
e stacionet e tyre qenë në rrugë të mbarë.
Yjet e natës, udhërrëfyes për ta u bënë,
si Sirusi ashtu dhe ylli polar.
Nëse beteja dhe shpata ata i presin,
armët nga vetja kurrë ata nuk i kanë ndarë.[1]
—————————————————————-
1 - Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije.
Libri është botuar dhe shitet.
Njeriu ka dy mundësi: njërën që ka të bëjë me dijen teorike dhe tjetrën që është
praktikimi i vullnetshëm. Lumturia e njeriut qëndron pikërisht në plotësimin
dhe përsosmërinë e këtyre dy mundësive, dijen dhe praktikën.
Mundësia e dijes përsoset duke njohur Krijuesin, Zotin e gjithësisë, emrat dhe
cilësitë e Tij, rrugën që të çon për tek Ai, shkarjet që të largojnë prej Tij. Po
ashtu, njeriu duhet të njohë vetveten me dobësitë dhe gabimet që ka. Me anë të
këtyre pesë njohurive arrihet përsosmëria e mundësisë së dijes dhe, njerëzit më
të ditur janë ata që më së miri i njohin këto gjëra dhe i kuptojnë ato.
Mundësia e praktikës dhe e vullnetit, nuk mund të përsoset vetëm se duke
vënë në jetë detyrimet që njeriu ka ndaj Zotit, me vërtetësi, sinqeritet,
përkushtim, ndrojtje dhe duke pranuar se nuk ia ka dhënë Krijuesit të tij
hakun që i takon dhe e meriton. Njeriu duhet ta pranojë se nuk mundet t’i
përsosë këto dy mundësi përveçse me ndihmën e Allahut, ai ka nevojë së
tepërmi që të udhëzohet në udhën e drejtë, në udhën që ecën eulijatë dhe
njerëzit e Zotit. Njeriu ka nevojë për ndihmën e Allahut, që të mos shkasë nga
udha e drejtë me shkatërrimin e mundësisë së dijes dhe për rrjedhim, rënien
në humbje; apo me shka-tërrimin e mundësisë praktike dhe për rrjedhim,
rënien në zemërimin e Allahut. Përsosmëria e njeriut dhe lumturia e tij,
plotësohet vetëm duke mbledhur të gjitha këto aspekte, të cilat mjaft bukur
janë përshkruar në suren Fatiha: Fjala e Allahut: “Gjithë lavdërimet dhe
falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. I
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. I Vetmi Mbisundues i Ditës së
Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)” (Fatiha, 1-3) përmban elementin e parë që
është njohja e Zotit, emrave, cilësive dhe veprimeve të Tij. Emrat e Allahut të
përmendur në këtë sure, përbëjnë bazën e emrave të bukur të Allahut, e ata
janë: Allah, Zot dhe i Gjithëmëshirshëm.
Emri Allah, tregon cilësitë hyjnore të Zotit dhe adhurimin që krijesat duhet t’i
kushtojnë Atij.
Emri Zot, tregon cilësitë që kanë të bëjnë me Plot-fuqishmërinë dhe zotërimin
Absolut të Tij.
Emri i Gjithëmëshirshëm, tregon cilësitë e Mirësisë dhe Bujarisë së Zotit.
Kuptimet e të gjithë emrave të Allahut, përsillen rreth këtyre tre emrave. Fjala e
Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të
kërkojmë ndihmë” (Fatiha, 4), tregon njohjen e rrugës që të shpie për tek
Allahu, e cila nuk është gjë tjetër veçse adhurimi i vetëm i Tij, ashtu siç Ai
dëshiron dhe është i kënaqur dhe kjo arrihet me ndihmën dhe përkrahjen e Tij.
Fjala e Allahut: “Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.” (Fatiha, 5),
tregon se njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë, vetëm se duke iu përmbajtur
rrugës së drejtë dhe nuk mund t’i përmbahet kësaj gjëje vetëm se me anë të
udhëzimit që i jep Zoti i tij, ashtu siç nuk e kryen dot adhurimin vetëm se me
ndihmën e Tij, andaj gjithçka varet nga udhëzimi i Allahut.
Fjala e Allahut: “Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi
vete dhe as në (rrugë) të atyre, të cilët e humbën veten.” (Fatiha, 7), tregon
dy llojet e shmangieve nga rruga e drejtë. Njëra shmangie shpie në humbje dhe
vjen si rezultat i padijes dhe besimit të gabuar, ndërsa shmangia tjetër shpie në
zemërimin e Allahut dhe vjen si pasojë e qëllimit të keq dhe punës së
padobishme.
Fillimi i sures Fatiha trajton Mëshirën e Allahut, mesi i saj Udhëzimin, dhe
fundi Mirësinë e Tij.
Njeriu do të përfitojë nga kjo mirësi për aq sa ai është i udhëzuar, dhe ai është i
udhëzuar për aq sa është më-shiruar nga Allahu. Pra, e gjithë çështja përsillet
rreth Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut. Mëshira dhe Mirësia janë atribute që
vijnë si rrjedhojë e Plotfuqishmërisë dhe Zotërimit Absolut të Allahut. Ai nuk
mund të jetë vetëm se i Mëshirshëm dhe Mirëbërës, cilësi këto që rrjedhin nga
Hyjnia e Tij; Ai është i Adhuruari i Vërtetë, edhe nëse nuk e pranojnë Atë
ateistët, apo i bëjnë ortak politeistët.
Kushdo që kupton dhe vë në jetë përmbajtjen dhe kuptimet e sures Fatiha, do
të arrijë përsosmërinë më të madhe dhe adhurimi i tij ndaj Allahut do të arrijë
gradën e njerëzve të veçantë, të cilët qëndrojnë shumë më lart se sa adhuruesit
e thjeshtë. Allahu na ardhtë në ndihmë![1]
—————————————————————————
[1] Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije.
Libri është botuar dhe shitet.
• Kur besimtarët e panë, sesi kjo botë, kish nënshtruar të dashuruarit pas saj,
sesi ata jetonin me shpresa të rreme, sesi djalli ishte bërë udhëheqësi i tyre dhe
sesi pushteti tashmë i përkiste shpirtit fajtor, u drejtuan drejt kalasë së lutjes
dhe përgjërimit, ashtu siç futet skllavi i frikësuar në territorin e padronit të tij.
• Qejfet e kësaj bote janë si teatri i hijeve, i padituri kufizohet vetëm në atë që i
shohin sytë, ndërsa një njeri i mençur, shikon edhe përtej perdeve nga ku
luhet loja.
• Para tyre shkëlqeu ajo që lakmonin dhe kur zgjatën duart që ta merrnin,
panë me sytë e mendjes rrjetën e kurthit, e me shpejtësi fluturuan me krahët e
rrezikut, për të mos gabuar më herën e dytë, ah sikur populli im ta dinte!
• Ata e panë këtë botë dhe e kuptuan qëllimin, u bënë gati për udhëtim para se
të vinte koha dhe morën rrugën e duhur, që në fillim. Njerëzit janë të
preokupuar me gjëra dytësore, ndërsa ata janë duke kapërcyer shkretëtirat dhe
ndërsa zogjtë e qejfit kanë ngecur në rrjetë, presin të theren.
• Dy gjarpërinj ranë në lak dhe njëri i tha tjetrit: ‘Ku do të shkojmë pas
kësaj?’ ‘Mbas dy ditësh, atje ku regjen lëkurët.’- ia ktheu tjetri.
• Pasha Zotin, ditët që shkuan nuk qenë vetëm se një ëndërr dhe kur u zgjuan,
arritën atë që dëshironin.
• Ajo që shkoi nuk qe vetëm se ëndrra, e çka mbetur është vetëm dëshira, por
koha humbet ndërmjet këtyre të dyjave.
• Si mund të shpëtojë një njeri që ka një grua që nuk e mëshiron, një fëmijë që
nuk e justifikon, një komshi që nuk e siguron, një mik që nuk e këshillon, një
ortak që i bën hile, një armik që nuk e zë gjumi, si e si t’i bëjë keq, një shpirt që
shtyn për prapësi, një botë që i rri përpara e zbukuruar, një pasion të ulët që e
ndjek nga pas, një epsh që e mund, një zemërim që e mposht, një shejtan që ia
zbukuron gjërat dhe një dobësi që e ka kapluar të gjithin?! Nëse Allahu do ta
marrë në mbrojtje, të gjitha këto do të humbasin, por nëse do ta lërë në duart e
vetvetes, patjetër që të gjitha këto do ta shkatërrojnë.
• Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas
tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi
opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të
parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre,
errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha
këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me
këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një
shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat,
vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e
keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitDr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitShkumbim Jakupi
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaRregullatIslame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemRregullatIslame
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitFatos
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutRregullatIslame
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare E verteta vjen nga Zoti
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiLibra Islame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameShkumbim Jakupi
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Libra Islame
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...RregullatIslame
 
Meso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falureMeso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu faluresyli
 
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniIbni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniLibra Islame
 

La actualidad más candente (20)

Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullima
 
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazitDr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
Dr. Musli Vërbani - 8. Fikhu i namazit
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 
Këshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të lartaKëshilla të arta për morale të larta
Këshilla të arta për morale të larta
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të NeveviutSqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
Sqarimi i dyzet haditheve të Neveviut
 
Bota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneveBota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneve
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
101 tregime
101 tregime101 tregime
101 tregime
 
Tregime islame
Tregime islameTregime islame
Tregime islame
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
 
Ëmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikritËmbëlsia e dhikrit
Ëmbëlsia e dhikrit
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...
 
Meso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falureMeso disa dove per tu falure
Meso disa dove per tu falure
 
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniIbni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
 

Similar a Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)

Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtLexo dhe Mëso
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtRregullatIslame
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamShkumbim Jakupi
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameFatos
 
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamDr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamLibra Islame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameRregullatIslame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameLexo dhe Mëso
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitLexo dhe Mëso
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritLexo dhe Mëso
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitRregullatIslame
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitLexo dhe Mëso
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveendrit endri
 
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaMuhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaLibra Islame
 

Similar a Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) (20)

Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
Fetvaja e Hamasë
Fetvaja e HamasëFetvaja e Hamasë
Fetvaja e Hamasë
 
Fetvaja e Hamasë
Fetvaja e HamasëFetvaja e Hamasë
Fetvaja e Hamasë
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islamDr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
Dr. Jusuf Kardavi - Vështrimi ynë në divergjencat e medh’hebeve në islam
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islame
 
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islamDr. jusuf kardavi   vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
Dr. jusuf kardavi vështrimi ynë në divergjencat e medh'hebeve në islam
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të HadithitAkideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Çelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të KuranitÇelësat e meditimit të Kuranit
Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
 
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitjaMuhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
Muhamed el gazaliu - shpetim-nga-lajthitja
 

Más de RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

Más de RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)

  • 1.
  • 2. Autor: ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) Titulli: Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku. Përktheu: Hoxhë Ismail Bardhoshi Ai ishte imami, shqyrtuesi, verifikuesi, hafizi, fakih-u, studiuesi i gramatikës arabe, intelektuali i palodhur, që me penën e tij shkruante si rrebesh, shkrimtari i shquar dhe autori i shumë librave: Shemsuddin Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ebu Bekër Ibn Ejub Ibn Sad Ibn Hariz el Zehri el Dimashki, i njohur ndryshe si Ibn Kajjim el Xheuzije. Këtë emër e mori nga shkolla ‘Xheuzije’ të cilën e themeloi Muhjiddin Ebu Mehasin Jusufi, i biri i Abdurrahmanit Ibn Ali Ibn Xheuzit, i cili vdiq në vitin 656h. Babai i tij qe kujdestar në atë shkollë. Imam Ibn Kajjimi u lind në një shtëpi dijetarësh dhe fisnikësh, që e donin dijen dhe mirësinë, në 7 Sefer të vitit 691 h (Janar 1292), në fshatin Zer të krahinës Horan, e cila ndodhet 55 milje në juglindje të Damaskut (kryeqyteti i Sirisë). Më pas banoi në Damask, ku edhe mori mësim prej dijetarëve të këtij qyteti. Nga babai, ai mësoi disiplinën e ndarjes së trashëgimisë, duke mos harruar se i ati ishte një prej dijetarëve më të njohur në këtë fushë. Dijetari i njohur Hafidh Ibn Haxheri, në librin e tij “El Durer el Kamineh”, e përshkruan babain e Ibn
  • 3. Kajimit si adhurues të madh të Allahut dhe si njeri që kishte pak pretendime dhe që nuk bënte për t’u dukur. Ka shënuar gjithashtu se i ati i vdiq në vitin 723h. Ndërsa hadithin, imam Ibn Kajimi e mësoi nga këta dijetarë: Shihab el Nabulsi, gjykatësi Takijuddin Ibn Sulejmani, Ebu Bekër Ibn Abdu Daim, Isa el Mutimi, Ismail Ibn Mektumi, Fatimah Bintu Xheuheri etj. Gjuhën arabe e mësoi nga Ibn Ebu Feth el Bali. Tek ai lexoi dhe mësoi librin “El Mulehas” të autorit Ebu Beka, më pas mësoi “El Xhurxhanijeh”, “El Fijeh” të imam Malikut, pjesën më të madhe të librit “El Kafijeh el Shafijeh” dhe diçka nga “El Tes’hil”. Më pas, te dijetari Mexhdudin Tunisi mësoi një pjesë nga libri “El Mukareb”, i autorit Ibn Usfur. Jurisprudencën islame dhe bazat e saj i mësoi nga dijetarët Safijuddin el Hindi, Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe Ismail Ibn Muhamed el Harani. Me ta ai studioi librin “El Reudah” të autorit Ibn Kudameh el Makdisi dhe librin “El Ihkam” të El Amidit. Ai studioi gjithashtu librat: “El Muhasal”, “El Mahsul”, “El Erbain” të imam Razit, dhe “El Muharar” të gjyshit të Ibn Tejmijes. Qëndroi gjithë kohën me shejhun e Islamit Ibn Tejmije, që nga momenti që ai u kthye nga Egjipti (712 h), e derisa vdiq (728 h). Në atë kohë, dijetari Ibn Kajjim ishte në lulen e rinisë, në kulmin e fuqisë fizike dhe intelektuale. Ai përfitoi nga dituria e paanë e Ibn Tejmijes, duke dëgjuar mendimet e tij të pjekura e të drejta. Dashuria për të iu shtua aq shumë, saqë përqafoi shumicën e mendimeve dhe tezave të tij dhe i mbrojti ato. Përveç kësaj, ai zgjerohej në shtjellimin e tyre, duke dobësuar argumentet e kundërshtarit. Me këtë punë, ai përmblodhi librat e Ibn Tejmijes dhe përhapi diturinë e tij. Çështja më e rëndësishme të cilën e përfitoi prej tij ishte thirrja për argumentim me Librin e Allahut të Madhëruar dhe me traditën e Profetit, ashtu siç i kishin kuptuar të parët tanë të devotshëm. Prej tij ai mësoi edhe refuzimin e gjithçkaje që kundërshtonte Librin e Allahut dhe traditën profetike, mësoi për ringritjen e atyre parimeve të fesë që ishin harruar e braktisur nga njerëzit. Duhej punuar me durim për spastrimin e shtesave të pabaza, që kishin trilluar muslimanët e paditur në shekujt e kaluar, shekuj në të cilët spikaste, dekadenca, devijimi nga rruga e drejtë, ngurtësia e mendimit dhe pasimi i verbër. Ai mësoi prej Ibn Tejmijes që t’u tërhiqte vëmendjen muslimanëve të bënin kujdes nga idetë sufiste, filozofia greke dhe asketizmi indian. Vetë lexuesi mund ta dallojë ndikimin e madh të profesorit tek Ibn Kajjimi, që e gjen të shpërndarë në botimet e tij të shumta, ku theksohet fort domosdoshmëria se Librit të Allahut i duhet dhënë rëndësia që i takon, se duhet treguar seriozitet në studimin e tij dhe në meditimin e thellë mbi ajetet dhe kuptimet e fshehura në to.
  • 4. Po ashtu, tek autori vërehet konsiderata e tij e lartë për traditën profetike. Ai vazhdimisht nxit për një pasim rigoroz të kësaj tradite dhe pa pushim e lavdëron atë. Është e nevojshme që të nxirren në pah ato mësime të Sunetit që kanë mbetur të fshehura, nëpërmjet të cilave zbërthehet Kurani, ftillohen ajetet e paqarta, përcillen më lehtë kuptimet dhe mesazhet e tij, përforcohen edhe më shumë të vërtetat e tij të padiskutueshme. Me zbulimin e Sunetit të vërtetë, dalin në dritë shenjat e rrugës së drejtë, të vetmes rrugë që të çon drejt dijes së saktë, të kulluar nga çdo papastërti, nga mendimet e thata dhe fanatizmi i verbër. Ai hyn në gradën e dijetarëve gjurmëlënës, të cilët, me mendimet e tyre të përhapura në botime të ndryshme, ndriçuan mendjet e bashkëkohësve dhe të atyre që erdhën më pas, deri më sot. Me fjalët e tyre, u ndriçuan zemrat, u pastrua ndryshku i dyshimeve dhe i botëkuptimit të ngurtë, u zgjidhën koklavitjet, lajthitjet dhe pasiguritë. Ai vdiq në kohën e namazit të jacisë, natën e së enjtes, në datën njëzet e tre, të muajit Rexheb, në vitin 751 h. Xhenazja i është falur të nesërmen, në Xhaminë e Madhe të Damaskut. Më pas i është falur përsëri në xhaminë El Xherah, e cila ndodhej afër varrezave, në lagjen Babus Sagir. Varri i tij dihet deri tani. Ai ndodhet në krahun e majtë të hyrjes së re të këtyre varrezave, pas zgjerimit që i është bërë përpara disa vjetëve. Varri i tij u zhvendos rreth dy metra më në lindje të vendndodhjes së parë. Allahu e mëshiroftë, e përfshiftë në mëshirën e Tij të gjerë dhe i dhëntë banim në vendet më të mira të Xhennetit. Amin! Ibn Kajjimi (RahimehUllah) synonte, me librat e tij, të nxirrte në dukje veçoritë e Ehli Sunetit dhe Xhematit në të gjitha fushat e dijes, të qartësonte rrugën e drejtë, rrugën e mesme në trajtimin e temave që lidhen me cilësitë e Allahut të Madhëruar, me të drejtat e profetëve, me njohjen e hallallit dhe të haramit, me ligjet e krijimit dhe të ligjvënies e urdhërimit, me përgëzimin dhe qortimin etj. Ai synonte gjithmonë rrugën e mesme edhe në çështjet e traditës profetike, duke e ndjekur atë me përpikmëri ashtu siç është transmetuar, dhe duke vënë në dukje devijimet e sekteve nga udha e drejtë. Ai ndoqi hapat e profesorit të tij kur vendosi një normë bazë, gjithëpërfshirëse, nëpërmjet së cilës mund të gjykosh drejt çdo ide, teori, besim dhe rrugë mendimi të ndjekur nga grupacione të ndryshme, në çdo kohë dhe vend. Sipas kësaj norme, fillimisht duhen njohur mirë mësimet e Kuranit dhe Sunetit, ashtu siç i kanë kuptuar sahabët, tabi’inët dhe pasuesit e tyre të
  • 5. drejtë. Së dyti, në trajtimin e çdo çështjeje, para se të marrim në konsideratë mendimet e njerëzve, duhet të shikojmë gjykimin e Kur’anit dhe Sunetit, sipas mënyrës së kuptimit të brezave të parë. Pra, çdo mendim të dhënë nga njerëzit, para se ta pranojmë, duhet ta përqasim me Kuranin dhe traditën e saktë profetike: nëse përputhen me këto dy burime, atëherë ato pranohen dhe vihen në zbatim, në të kundërt, ato hidhen poshtë. Ai mbronte me forcë faktin që logjika e shëndoshë dhe e drejtë gjithmonë është në pajtim me dy burimet; ajo kurrë nuk mund t’i kundërshtojë ato. Por gjithsesi, kriteri bazë për të gjykuar mbi saktësinë apo jo të mendimeve, është Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit. Allahu i Lartësuar e shpalli Librin e Tij me të vërtetën e sigurt dhe me drejtësinë e padiskutueshme. Kjo është rruga e udhëzimit, sunetit, dijes dhe shpëtimit. Autori, duke përshkruar Udhën e Drejtë, thotë: “Ajo është rruga e Allahut, të cilën Ai e qartësoi për robërit e Tij nëpërmjet profetëve, duke e bërë të vetmen rrugëkalimi për tek Ai. Ajo është rruga e njësimit të Allahut në adhurim dhe e bindjes vetëm ndaj Profetit të Tij. Nuk lejohet t’i bësh shok Allahut në adhurim dhe as nuk lejohet ti vësh ortak Pejgamberit në respektimin e traditës. Nuk meriton të adhurohet askush veç Allahut, sikurse nuk lejohet t’i bindesh askujt tjetër, përveç Profetit (alejhi selam). Në këtë mënyrë, ke plotësuar adhurimin e Allahut dhe bindjen ndaj Profetit. Pikërisht, kjo është përmbajtja e dëshmisë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.” Ai luftoi pasimin e verbër të imamëve, duke i kritikuar ata që vepronin ashtu. Ibn Kajjimi e quante detyrë studimin dhe hulumtimin (ixhtihad), për ata që kanë mundësi. Ai besonte se imitimi, apo fetvatë e dhëna në bazë të tij, është i ndaluar në tri raste: 1. kur nuk përfillet dhe kur kundërshtohet Shpallja e Allahut, duke u mjaftuar me ndjekjen e paraardhësve. 2. kur imituesi nuk e di se a merret për bazë fjala e atij imami apo jo; 3. kur ndjek një mendim, ndërkohë që është bërë e qartë se argumentet fetare bien në kundërshtim me atë mendim. Këto janë rastet e ndaluara, të cilat i pranojnë dijetarët e parë dhe katër imamët e mëdhenj, Allahu i mëshiroftë! Ndërsa, nëse dikush përpiqet të pasojë atë që ka zbritur prej Allahut, por nuk arrin t’i kapë disa gjëra, e si pasojë ndjek atë që është më i ditur se vetja, kjo është e pëlqyer e jo e urryer. Për sa u përket cilësive të Allahut, parimi i autorit është: të besosh ato cilësi me të cilat Allahu e ka përshkruar Veten e Tij ose me të cilat Profeti i Tij e ka cilësuar Atë.
  • 6. Të gjitha këto të merren me kuptimin e drejtpërdrejtë, siç i takon Lartmadhërisë së Allahut, pa keqinterpretuar dhe as mohuar, pa i krahasuar dhe as shëmbëllyer. Vërtet Allahu është më i ditur për veten e Tij nga çdokush tjetër, sikurse edhe Profeti i Tij është krijesa më e ditur për Të. Sa herë që vjen një tekst nga Kur’ani apo Suneti i saktë, që flet për cilësi të Zotit apo që mohon diçka, atëherë nuk i lejohet askujt të devijojë nga argumenti duke bërë krahasime apo duke futur logjikën e tij në mes. Të diskutosh për cilësitë e Allahut do të thotë të diskutosh për Qenien e Tij, pra ndiqet e njëjta metodë në të dyja rastet. Nëse për pohimin e Qenies së Allahut themi se ai është vërtetim e pohim i ekzistencës së Tij e jo pranim i ndonjë krahasimi, po kështu duhet të themi edhe për pohimin e cilësive të Tij: ato janë vërtetuar për ekzistencën e tyre, pa i krahasuar ato. Autori mendon – sikurse është edhe rruga e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit – se muslimanëve të prishur (fasik) u ka mbetur diçka nga besimi dhe i ruajnë ende bazat e besimit. Ata nuk kanë të gjithë besimin e nevojshëm, për shkak të të cilit do të fitojnë Xhennetin, por gjithsesi ata nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në Zjarr. Nga Zjarri do të dalë edhe ai që ka në zemër qoftë edhe një grimcë prej besimit. Dihet që Profeti, e ka rezervuar ndërmjetësimin e tij për ata muslimanë që kanë bërë gjynahe të mëdha. Sipas Ibn Kajjimit, e keqja s’mund të gjendet në cilësitë dhe veprat e Allahut dhe s’mund t’i bashkëngjitet Qenies së Tij të Madhëruar. Dënimi që Allahu u jep atyre që e meritojnë është drejtësi dhe duke e parë si veprim të Tij është vetëm mirësi dhe jo e keqe. Pasoja që rrjedh nga ky veprim i Zotit mund të quhet diçka e keqe veçse për sa u përket krijesave (në perceptimin e krijesave), pasi ato preken prej saj, ose kanë të bëjnë me të, ose ajo është një atribut i tyre, porse nuk mund të jetë assesi vepra e Allahut në vetvete e keqe. Për autorin, e mira dhe e shëmtuara në veprime janë logjikisht të kapshme, pra që mund ti dallojë shumë mirë logjika e shëndoshë. Allahu i Madhëruar i ka krijuar robërit e Tij që ti njohin si cilësi të mira: sinqeritetin, çiltërsinë, drejtësinë, nderin, bamirësinë, falënderimin për begatitë etj. Po ashtu i ka bërë ata që të urrejnë të kundërtën e këtyre. Autori gjykon se shpërblimi dhe dënimi janë përcaktuar prej Allahut; ato varen nga urdhri i Ligjvënësit dhe nga ndalimi i Tij. Ato nuk mund të përfitohen nga rruga logjike dhe as nuk mund të bëhen të detyrueshëm me një mënyrë të tillë. Ai thotë: “Realiteti i pakundërshtueshëm tregon se veprat, në vetveten e tyre, ndahen në të mira dhe në të këqija, sikurse ndahen në të dobishme dhe të dëmshme. Megjithatë, dënimi dhe shpërblimi për ato nuk mund të vijë ndryshe, veçse me anë të urdhrit dhe të ndalesës. Përpara përcjelljes së urdhrit apo ndalesës, vepra e keqe nuk sjell dënim, megjithëse është e keqe në vetvete, qoftë edhe në ekstrem. Allahu i Madhëruar nuk dënon për atë, veçse pas
  • 7. dërgimit të profetëve. Përkulja për shejtanin e për idhujt, gënjeshtra, imoraliteti, padrejtësia, veprat e liga, të gjitha këto janë të këqija në vetvete, porse dënimi për to është i kushtëzuar me përçimin e ligjit fetar.” Ibn Kajjimi i kritikon të vetëquajturit sufij, në disa çështje e ide, të cilat bien në kundërshtim me fenë, si për shembull për idetë e tyre panteiste, për pretendimin se detyrimet fetare mund të shfuqizohen, për mëtimin se ka dallim mes Sheriatit dhe hakikat-it (esenciales), për mëtimin se mund ta adhurosh Allahun me forma që Ai nuk i ka lejuar, për gjykimet që ata japin sipas dëshirave dhe shijeve të tyre, për largimin e tyre nga dituria e mungesën e përkushtimit ndaj saj, për pseudo-mbështjetjen e tyre tek Allahu, duke qëndruar duarkryq, për distancimin e tyre nga njerëzit, duke u tërhequr në vetmi, dhe largimin nga martesa. Prej Ibn Kajjimit (RahimehUllah), derisa ai ndërroi jetë, kanë mësuar mjaft dijetarë bujëmëdhenj. Njëri prej tyre qe imam Hafidh Zejnuddin Ebu Ferexh Abdurrahman Ibn Ahmed Ibn Rexheb el Bagdadiu – e më pas ed Dimeshki – el Hanbeli. Ky qe dijetar asket, me parime të shëndosha dhe i besueshëm, autor i disa librave të dobishëm në fushën e hadithit, jurisprudencës dhe historisë. Ai qëndroi pas Ibn Kajjimit derisa ky i fundit vdiq, ndërsa vetë Hafidh Ibn Rexhebi ndërroi jetë në vitin 795h. Nxënës i tij ishte edhe Hafidh Imaduddin Ismail Ibn Omer Ibn Kethiri. Ai lindi dhe e kaloi rininë në Damask, duke mësuar prej dijetarëve të shquar të tij. Më shumë rëndësi u dha teksteve të hadithit dhe zinxhirit të transmetimit (sened- it) të tyre. Ai shkroi shumë libra. Ndër më madhështorët është libri i njohur ‘Tefsir’ (komentim Kurani). I tillë është edhe libri “El Bidajeh ue en Nihajeh” (‘Fillimi dhe Mbarimi’). Imam Dhehebiu, në “Muxhemul Muhtes” e ka cilësuar atë si imam, myfti, dijetar i shquar hadithi, dijetar fikh-u, me dituri të gjerë dhe komentator Kurani. Ibn Kethiri vdiq në vitin 774h, RahimehUllah Nxënës i tij ishte edhe shejhu, imami, hafizi dhe shtylla e dijetarëve të hadithit, Shemsudin Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ahmed Ibn Abdul-Hadi Ibn Abdul- Hamid Ibn Abdul-Hadi Ibn Jusuf Ibn Muhamed Ibn Kudame el Makdisi el Xhemaili el Salihi, i cili i dha rëndësi hadithit dhe llojeve të tij, njohjes së transmetuesve të hadithit dhe roblematikave në to. Ai studioi fikh-un, dha fetva dhe mësim. Ka shkruar, mbledhur dhe botuar shumë libra. Ai dha kontributin e tij në shumë fusha të dijes. Dhehebiu thotë për të: “Për Zotin, sa herë që jam ulur me të, kam përfituar prej tij.” Ibn Abdil Hadi (Ibn Kudame el Makdisi) vdiq në vitin 744h.
  • 8. Dijetar tjetër, nxënës i Ibn Kajjimit, ishte edhe Shemsuddin Ebu Abdullah Muhamed Ibn Abdul-Kadir Ibn Muhjiddin Othman Ibn Abdurrahman el Nabulsi. Ai mësoi tek Abdullah Ibn Muhamed Ibn Jusufi, Hafidh el Alai, shejh Ibrahimi, e shumë të tjerë. Kur shkoi në Damask, atje qëndroi pas Ibn Kajjimit dhe mësoi prej tij. Lexoi para tij shumicën e librave që kishte shkruar. Vdiq në vitin 767 h. Nxënës tjetër ishte edhe i biri, Ibrahimi. Atë e ka përmendur edhe Dhehebiu në “Muxhemul Muhtes” me fjalët: “…Mësoi tek i ati, mësoi gramatikën arabe dhe punoi e kontriboi shumë me diturinë.” Ndërsa Ibn Kethiri thotë: “Ishte i veçantë në gramatikën arabe dhe jurisprudencë, sipas rrugës së të atit.” Vdiq në vitin 767 h. Po kështu ishte edhe djali tjetër i tij Sherefuddin Abdullahi, i cili dha mësim në Sadrije, në vend të të atit. Prej tij pati shumë dobi. Ai dha mësime të vyera mbi vlerën e diturisë dhe të dijetarëve. Thëniet e dijetarëve për të. Çdokush që ka folur dhe ka shkruar për biografinë e tij, i ka bërë përshkrime që tregojnë pozitën e tij të epërme, gradën e tij të lartë dhe horizontin e tij të gjerë. Kështu, Hafidh Ibn Rexhebi, për të, thotë: “Ishte i shquar në komentimin e Kuranit, i pakonkurrueshëm në të; po ashtu edhe në bazat e fesë (akide). Të gjithë i referoheshin atij në këto dy fusha. Ishte i zoti e i pashoq në fushën e hadithit, në zbërthimin dhe analizën e tij. E njihte mirë jurisprudencën islame dhe bazat e saj. Ishte shumë i aftë në gjuhën arabe. Kishte njohuri të gjera në kelam (teologji), në idetë, thëniet, aludimet e mistershme dhe hollësirat e sufive (mistikëve). Ishte adhurues i madh dhe prej atyre që faleshin natën. E zgjaste namazin aq sa mundej. Ishte përkujtues i Allahut, i përmalluar ndaj Tij, që e donte Atë dhe pendohej para Tij. Tregohej nevojtarë për Allahun dhe i nënshtruar plotësisht ndaj Tij. I përulur ndaj Zotit dhe i përkushtuar në adhurim. Nuk kam parë njeri si ai në këtë aspekt. Nuk kam parë njeri më të ditur se ai. Nuk kam parë njeri më të ditur për kuptimet e Kuranit, të Sunetit dhe për çështjet e besimit. Nuk ishte i pagabueshëm, porse në gradën e atij nuk kam njohur tjetër.” Hafidh Dhehebiu thotë: “Ai i dha rëndësi hadithit, teksteve të tij dhe studioi disi edhe transmetuesit e hadithit. Punoi në fushën e fikh-ut, ku kishte aftësi t’i shqyrtonte mirë çështjet dhe të dilte me përfundime të shëndosha. Ishte njohës i mirë i gramatikës arabe, e gjithashtu kishte njohuri të thella në bazat e besimit dhe të jurisprudencës. Spikati në mësimdhënie dhe në përhapjen e diturisë.”
  • 9. Hafidh Ibn Kethiri thotë: “U shqua në fusha të ndryshme të diturisë, por më tepër në fushën e komentimit të Kuranit, në hadith dhe në bazat e besimit dhe të jurisprudencës. E shoqëroi Ibn Tejmijen që kur u kthye nga Egjipti, në vitin 712h, e derisa ai vdiq. Prej tij përfitoi dituri të madhe, duke mos harruar edhe atë që kishte mësuar më parë. U bë i veçantë në shumë fusha të diturisë. E megjithëkëtë përpiqej fort në kërkimin e diturisë, ditën dhe natën, dhe ishte shumë i kushtuar pas lutjes dhe ibadetit të Allahut. Lexonte bukur dhe kishte moral të lartë. Ishte i dashur. Nuk kishte smirë për asnjë dhe nuk shqetësonte njeri. Nuk mbante inat me askënd. Në këtë botë, në kohën tonë, nuk njoh njeri më adhurues se ai.” Ibn Nasir ed Dimeshki thotë: “Kishte njohuri në shumë fusha, veçanërisht në komentimin e Kuranit dhe në bazat e jurisprudencës. E njihte mirë tekstin dhe nëntekstin. Për të, tregon Ebu Bekër Ibn Muhibi: “Pyeta profesorin tonë, El Mizin: ‘A është Ibn Kajimi në gradën e Ibn Huzejmes?’ Ai u përgjigj: “Për kohën e sotme, ai është si Ibn Huzejme në kohën e vet.” Kadiu Burhanuddin el Zeri ka thënë: “Nuk ka nën kupën e qiellit njeri më të ditur se ai. Dha mësim në shkollën Sadrije dhe ishte imam në Xheuzijeh. Me dorën e tij ka shkruar aq shumë, sa nuk llogaritet. Ka shkruar me dorën e tij shumë libra, në fusha të ndryshme. Kishte shumë dashuri për kërkimin, shkrimin, leximin, përhapjen dhe përpilimin e diturisë. Kishte dashuri edhe për pajisjen me libra. Zotëronte aq shumë libra, sa askush tjetër nuk i kishte.” Hafidh Ibn Haxher e përshkruan kështu: “Ishte mendjeshkathët dhe me zemër të guximshme, me dituri të gjerë, i njihte mirë divergjencat, po ashtu edhe mendimet e të parëve.” Ndërsa Sheukani ka thënë: “Ishte i kapur pas argumenteve të sakta, i dhënë pas punës me to. Nuk i merrte për bazë arsyetimet që bien ndesh me argumentin fetar. Deklaronte të vërtetën, dhe nuk i bënte lajka askujt.” Ka shkruar shumë libra. Numri i tyre e kalon gjashtëdhjetën, në fusha të ndryshme. Disa prej tyre janë të mëdhenj, në disa vëllime, e disa janë në një vëllim. Të gjithë janë të mirë, të dobishëm në fushën e tyre. Në fushën e fikh-ut dhe bazat e tij ka shkruar: “Ilamul-Muekin an Rabil Alemin”,
  • 10. “Et Turukul Hukmijeh fis-Sijasetish Sher’ijeh”, “Igathetu Lehfan fi Mekaidi Shejtan”, “Tuhfetul Meudud fi Ahkamil Meulud”, “Ahkamu Ehli Dhimeh”, “El Furusijeh”. Në fushën e hadithit dhe sirah: “Tehdhib Sunen Ebi Daud ue Idah Ilelihi ue Mushkilatihi”, “Zadul Mead fi Hedji Hajril Ibad”. Në fushën e besimit: “Ixhtimaul Xhujushil Islamijeh ala Gazui el Muatileh uel Xhehmijeh”, “Es Sauaikul mursele alel Xhehmijeh uel Muatileh”, “Shifaul-alil fi Mesail el Kada uel Kader el Hikmeh uet Ta’lil”, “Hidajetul Hajara Minel Jehudi uen Nesarah”, “Hadil Eruah ila Biladil Efrah”, “Kitabur Ruh”. Në çështjet e etikës dhe pastrimit të shpirtit: “Medarixhus Salikin”, “Udetus Sabirin ue Dhehiretush Shakirin”, “Ed Dau ued Deua”, “El Uabilus Sajibu minel Kelimit Tajib” Në fusha të ndryshme: “Et Tibjan fi Aksamil Kuran”, “Bedaiul Feuaid”,
  • 11. “El Feuaid”, “Xhelaul Efham fis Salati ues Selam ala Hajril Enam”, “Reudatul Muhibin”, “Tarikul Hixhretejn ue Babus Seadetejn”, “Miftahu Daris Seadeh” dhe shumë të tjerë. Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah): “Zemra është e vdekur. Ajo gjallërohet me dije fetare dhe besim.” (Medarixh Es-Salikin, 3/195) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kujt i thahet gjuha nga përmendja e Allahut, i njomet me çdo gjë të pavërtetë, të kotë dhe të ndytë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 88) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk ka gjë më të dobishme për njeriun sesa kryerja e urdhrave të fesë, edhe nëse në fillim i vije rëndë, sepse përfundimi i tyre është përplot mirësi, gëzime dhe kënaqësi.” (El-Feuaid, 199) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut i jep fuqi njeriut, sa që duke e përmendur Atë, kryen punë që zakonisht nuk mund t’i kryejë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 163) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah): “Adhurimi në të cilën s’ka sinqeritet ndaj Allahut dhe pasim të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue selem, është sikur një udhëtar që i mbush torbat e tij me rërë. Ato vetëm e rëndojnë dhe njëkohësisht s’ka kurrfarë dobie prej tyre.” (El-Feuaid, 49) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i Patëmetë ka bërë nga një çelës për hapjen (arritjen) e çdo synimi: - Çelësi i namazit është abdesi,
  • 12. - Çelësi i haxhit është ihrami, - Çelësi i mirësisë është vërtetësia, - Çelësi i Xhenetit është teuhidi (besimi në njësinë e Allahut), - Çelësi i dijes është pyetja e parashtruar bukur, - Çelësi i triumfit është mposhtja dhe durimi, - Çelësi i shtimit të të mirave është falënderimi ndaj Allahut, - Çelësi i arritjes së miqësisë së Zotit është ta duash dhe ta përmendësh Atë, - Çelësi i shpëtimit është devotshmëria, - Çelësi i suksesit është frika ndaj Allahut dhe shpresa në Të, - Çelësi për arritjen e përgjigjes është lutja drejtuar Atij, - Çelësi për zemër të gjallë është meditimi i Kuranit dhe përgjërimi ndaj Allahut në pjesën e fundit të natës, - Çelësi për furnizim është puna së bashku me kërkimin e faljes dhe devotshmërinë, - Çelësi i krenarisë është bindja ndaj Allahut, - Çelësi i çdo të keqe është dashuria ndaj jetës së kësaj bote dhe shpresat e mëdha.” (Hadi’ El-Erua’h, 100) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu e kundërshton epshin, i forcohet trupi, zemra dhe gjuha e tij.” (Reudatu El-Muhibbine, 477) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatari është gjithmonë në robëri të shejtanit, në burg e pranga të pasioneve dhe të epshit. Pra, ai është i robëruar, i burgosur dhe i lidhur me pranga.” (Ed- Da’u ue Ed-Deua’, 190) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse shikon gjendjen e shumicës së atyre që janë në agoni të vdekjes, gjen se ata pengohen nga përfundimi i lumtur si ndëshkim për veprat e tyre të këqija që i kanë bërë.” (Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 386)
  • 13. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që veprat tua të mira zvogëlohen në sytë e tu, rriten tek Allahu. Sa herë që ato rriten dhe zmadhohen në zemrën tënde, pakësohen dhe zvogëlohen tek Allahu. Ndërsa, veprat e tua të këqija janë në të kundërtën e kësaj.” (Medarixh Es- Salikin, 1/703) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dita e xhuma është ditë adhurimi. Ajo karshi ditëve tjera të muajit, është sikur muaji i Ramazanit karshi muajve të tjerë. Po ashtu, ora kur pranohen lutjet në të është sikur nata e Kadrit në muajin e Ramazanit.” (Zad El-Me’ad, 1/398) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, i ndihmon ndaj kohës së tij dhe e kthen atë (kohën) në ndihmës të tij. E kur nuk ia do të mirën, e kthen kohën kundër tij dhe ia ngushton atë.” (Medarixh Es-Salikin, 3/125) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Tërë feja kthehet tek këto dy gjëra: kryerja e urdhrave dhe braktisja e harameve.” (U’ddetu Es- Sabirin, 108) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Themeli i besimit është vërtetësia, ndërsa themeli i dyfytyrësisë është gënjeshtra. Andaj, nëse bashkohen gënjeshtra dhe besimi, do të luftojnë me njëri-tjetrin.” (Medarixh Es-Salikin, 2/200) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush dëshiron zemër të pastër, le t’i japë përparësi Allahut ndaj epshit të vet.” (El-Feuaid, 98) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njerëzit më të poshtëruar janë ata që lidhen për dikë tjetër përveç Allahut.” (Medarixh Es-Salikin, 1/458) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Të sëmurët e vërtetë janë mëkatarët, edhe nëse kanë trupa të shëndoshë. Ndërsa, të shëndoshët e vërtetë janë ata që i binden Allahut, edhe nëse kanë trupa të sëmurë.” (U’ddetu Es-Sabirin, 85) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Besimi është dy pjesë: njëra është durim, e tjetra falënderim (ndaj Allahut).” (U’ddetu Es-Sabirin, 108) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë plagë. Ndodh që plaga të qëllojë diku ku shkakton vdekjen.” (El-Feuaid, 41) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Shumica e mëkatarëve e respektojnë ditën e xhuma dhe natën e saj, si dhe besojnë se kush i bën mëkat Allahut në to, Ai ia shpejton dënimin dhe nuk i jep afat. Kjo është
  • 14. një çështje e mirënjohur tek ta, që e dinë nga përvoja.” (Zad El-Me’ad, 1/63) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në zemër ka zjarr e pikëllime të cilat nuk i shuan gjë tjetër përveç kënaqësisë me urdhrin, ndalesën dhe caktimin e Allahut, pastaj durimi në tërë këtë derisa njeriu ta takojë Atë, të Madhërishmin, Madhështorin.” (Medarixh Es-Salikin, 3/121) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut ia largon zemrës çdo frikë të saj. Po ashtu, ajo ka ndikim të çuditshëm në arritjen e sigurisë. Nuk ka gjë më të dobishme sesa përmendja e Allahut për atë që e ka kapluar lemeria (frika).” (El-Uabil Es-Sajjib, 77) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nuk është goditur njeriu me ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa ngurtësia e zemrës dhe largimi nga Allahu i Lartësuar.” (El-Feuaid, 142) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriu e ndryshon mëkatin me bindje ndaj Allahut, Ai ia ndryshon dënimin me falje dhe poshtërimin me krenari.” (Ed-Da’u ue Ed-Dewa’, 73) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Ashtu siç toka s’ka jetë pa ujë, po ashtu edhe zemra s’ka jetë pa dije.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/508) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Përmendja e Allahut është shërim dhe ilaç për zemrën, ndërsa shkujdesja është sëmundja e saj. Pra, shërimi dhe ilaçi i zemrave të sëmura është te përmendja e Allahut të Lartësuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 71) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vërtet se në zemër ka ngurtësim të cilin nuk e shkrinë asgjë tjetër, përveç përmendjes së Allahut të Lartësuar. Andaj, njeriu duhet ta kurojë ngurtësinë e zemrës së tij me përmendje të Allahut.” (El-Uabil Es-Sajjib, 71) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë jetë, dritë për të në varr dhe dritë për të në botën tjetër, që i shkëlqen përpara në urën e Siratit.” (El-Uabil Es-Sajjib, 50) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E tërë fuqia është në mbështetjen tek Allahu. Ashtu siç thoshin disa prej gjeneratave të para të muslimanëve: “Kush dëshiron të bëhet njeriu më i fuqishëm, le t’i mbështetet tek Allahu.” (Zad El-Me’ad, 2/364)
  • 15. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo rrugë të cilën nuk e shoqëron argumenti nga Kurani dhe Suneti, është rrugë e xhehenemit dhe e shejtanit të mallkuar.” (Medarixh Es-Salikin, 2/439) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Disa nga gjeneratat e para të muslimanëve thoshin: “Sa e shëmtuar është shkujdesja ndaj përmendjes së Atij (Allahut), i Cili asnjëherë nuk është i shkujdesur ndaj përmendjes tënde.” (El-Uabil Es-Sajjib, 72) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur shpinën e rëndojnë mëkatet, zemra s’mund të shtegtoj drejt Allahut dhe gjymtyrët s’mund të ngrihen për kryerjen e bindjeve ndaj Tij.” (Beda’iu Et-Tefsir, 3/332) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nuk e ka kundërshtuar dikush shpalljen me anë të mendjes, veçse Allahu ia ka prishur mendjen, deri në atë mas sa ka folur gjëra me të cilat qeshin njerëzit e mençur.” (Es-Saua’ik El-Mursele, 3/1002) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu më kokëtrashë është ai që e humb rrugën në fund të udhëtimit, edhe pse është gati të arrijë tek shtëpia.” (El-Feuaid, 107) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Ai i cili nuk ka turp, nuk posedon asgjë nga humanizmi, përveç mishit, gjakut dhe pamjes së jashtme të tyre. Po ashtu, në të s’ka kurrfarë të mire.” (Miftahu Dari Es- Se’ade, 1/277) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej shkaqeve më të mëdha që e shkaktojnë depresionin janë: kur njeriu ia kthen shpinën Allahut të Lartësuar, kur zemra lidhet për dikë tjetër përveç Tij, kur njeriu shkujdeset ndaj përmendjes së Tij dhe kur e do dikë tjetër veç Allahut; sepse kush e do dikë tjetër përveç Allahut, dënohet nëpërmjet tij.” (Zad El-Me’ad, 2/24) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse nuk e angazhon gjuhën me përmendje të Allahut, atëherë patjetër ajo të angazhon me gjëra të kota dhe me gjëra që të dëmtojnë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 82) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Është rënduar jabanxhillëku i Islamit, janë pakuar dijetarët dhe na kanë mundur mendjelehtët.” (Zad El-Me’ad, 3/443) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Zemra e pastër, për shkak të jetës së saj të përsosur, dritës dhe pastërtisë nga ndyrësitë e pisllëqet, nuk mund të ngopet me Kuran.” (Beda’iu Et-Tefsir, 1/320)
  • 16. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dita më e mirë për njeriun, pa asnjë përjashtim, është dita e kthimit të tij me pendesë tek Allahu.” (Zad El-Me’ad, 3/585) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kundërshtimi i shpalljes me anë të mendjes është trashëgimi nga Ebu Murre (Iblisi), ngaqë ai është i pari që kundërshtoi argumentin (urdhrin) fetar me anë të mendjes.” (Es- Sauaik El-Mursele, 3/998) • Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” (El-A’raf, 12). ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Këtë kundërshtim djallëzor e trashëguan edhe pasuesit e tij, duke i dhënë përparësi origjinës dhe prejardhjes ndaj besimit dhe devotshmërisë.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1003) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndryshku (prishja) e zemrës vjen nga dy gjëra: nga shkujdesja dhe mëkati. Nddërsa pastrimi i saj bëhet me dy tjera: me kërkim të faljes dhe përmendje të Allahut.” (El- Uabil Es-Sajjib, 40) • Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Allahu ka bërë shkak për çdo gjë dhe ka bërë që shkak për dashurinë e Tij të jetë dhikri i vazhdueshëm. Andaj, kush dëshiron të arrijë dashurinë e Allahut të Madhërishëm, le ta përmendë vazhdimisht Atë.” (El-Uabil Es-Sajjib, 43) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mos mendo se vetja jote është ajo që të shtyu drejt kryerjes së punëve të mira, mirëpo ti je një rob të cilin Allahu e deshi. Andaj, mos e humb këtë dashuri, se pastaj Ai të harron ty.” (Uddetu Es-Sabirin, 304) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gjendja e njeriut në varr është e njëjtë me gjendjen e zemrës në gjoksin e tij, për nga aspekti i kënaqësisë e dënimit, si dhe burgosjes e lirimit. Andaj, nëse dëshiron të dish sesi do të jetë gjendja jote në varr, atëherë shikoje zemrën tënde. Nëse zemra jote është e mbushur me lumturi, qetësi dhe pastërti, atëherë – me lejen e Allahut – kjo do të jetë gjendja jote edhe në varr, e gjithashtu edhe anasjelltas. Kësisoj, sheh sesi njeriu më i qetë është që ai që nuk i ndahet bindjes ndaj Allahut, moralit të mirë dhe zemërgjerësisë. Pra, imani i largon brengat dhe pikëllimet; ai është prehje e syve për njësuesit e Allahut dhe ngushëllim për adhuruesit e zellshëm. Kush nuk i ndahet tesbihut (subhanAllah), i hapet lumturia. Kush nuk i ndahet hamdit (elhamdulilah), mirësitë i vijnë njëra pas tjetrës. Kush nuk i ndahet kërkimit të faljes, i hapen dyert e mbyllura.” (Ed-Da’u ued-Deu’a, 187, 188)
  • 17. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon: “Hoxha i Islamit, ibën Tejmije (RahimehUllah) thoshte: “Kush dëshiron lumturinë e përhershme, atëherë të mos i ndahet robërisë ndaj Allahut.” (Medarixhus-Salikin, 1/429) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Brengat, pikëllimet dhe mërzitë vijnë nga dy drejtime: a) lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe përkushtimi në arritjen e saj dhe b) shkujdesja në kryerjen e veprave të mira dhe bindjeve.” (I’detu Es-Sabirin, 317) • Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Sikur dija fetare të kishte pamje, do të ishte më e bukur se dielli e hëna.” (Reudatu El-Muhibbin, 201) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në shumicën e rasteve shejtani e mposht njeriun gjatë hidhërimit dhe epshit; pikërisht aty e bën pre të tij.” (Medarixh Es-Salikin, 2/202). • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë përmban leximi i Kuranit me meditim, do të angazhoheshin vetëm me të dhe do të linin çdo gjë tjetër.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/187) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gjatë qëndrimit tim në Mekë më shfaqeshin sëmundje të ndryshme dhe nuk gjeja mjek e as ilaç. Kështu që e kuroja veten nëpërmjet leximit të sures El-Fatiha dhe menjëherë e vëreja ndikimin e saj të çuditshëm.” (El-Xheuab El-Kafij, 13) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan rreth edukimi të fëmijëve: “Kur fëmijët fillojnë të flasin, prindërit duhet t’ua diktojnë dëshminë “la ilahe il-lAllah, Muhammedun resulull-llah.” Gjëja e parë që e dëgjojnë le të jetë njohja e Allahut e teuhidi (njësimi) i Tij dhe se Ai është lart mbi Arsh (Fron), i sheh ata dhe i dëgjon fjalët e tyre.” (Tuhfetu El-Meudud, 231) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut e ndriçon zemrën, fytyrën dhe gjymtyrët. Po ashtu është dritë për njeriun në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në ditën e Gjykimit.” (El-Uabil Es-Sajjib) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Secili ajet në Kuran përmban teuhid (njësim të Zotit), dëshmon për të dhe thërret drejt tij.” (Medarixh Es-Salikin, 3/417) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ajetet e Kuranit i ngjallin zemrat, ashtu siç e ngjall uji tokën.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/61) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush udhëzohet gjatë kësaj jete në rrugën e drejtë të Allahut, me të cilën Ai i çoi të dërguarit dhe i zbriti Librat, do të udhëzohet edhe atje (në ahiret) drejt udhës së drejtë që shpie te xheneti dhe shpërblimi i Tij. Aq sa këmbët e njeriut janë
  • 18. të qëndrueshme në këtë rrugë të cilën Allahu e vendosi për robërit në dynja, po aq do të jetë edhe qëndrueshmëria e këmbëve të tij mbi urën e vendosur sipër xhehenemit. Ashtu siç ishte ecja e tij në këtë rrugë, ashtu do të jetë edhe sipër asaj ure. Disa syresh kalojnë si vetëtima, disa sa përpëlitja e syve, disa si era, disa si kuajt e shpejtë, disa vrapojnë, disa ecin, disa zvarriten këmbadoras, disa do të gërvishten, por do të shpëtojnë, disa do të hidhen në zjarr me duar e këmbë të lidhura. Shikoje mirë sesi ecja jote në urën e Siratit është plotësisht e njëjtë me ecjen tënde në rrugën e fesë (në këtë botë); ky është shpërblim përkatës (i veprave tua).” Në Kuran lexojmë: “Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!” (En-Neml, 90) (Medarixhus-Salikin, 1/10) • Disa prej selefëve kanë thënë: “Në çdo urdhër të Allahut drejtuar njerëzve, shejtani i ka dy joshje: ose i josh ata drejt shkujdesjes e shpërfilljes, ose drejt kalimit të kufijve e teprimit. Dhe nuk i intereson se me cilën prej atyre dyjave ngadhënjen.” ibën Kajjim el-Xheuzijje shkruan: “Shumica e njerëzve, përveç një pakice të vogël, kanë hyrë në këto dy lugina: luginën e shkujdesjes dha atë të kalimit të kufijve e teprimit. Shumë pak prej tyre qëndruan të patundur në rrugën në të cilin ishin i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij.” (Igathetul-lehfan, 1/136). • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “E kam dëgjuar hoxhën e Islamit ibën Tejmije (RahimehUllah) të thotë: “Nëse gjatë kryerjes së veprës së mirë nuk ndien ëmbëlsi dhe gëzim në zemër, atëherë akuzoje atë (zemrën), sepse Allahu është Falënderues.” (Medarixhus-Salikin, 2/68) • Ibën Kajimi (RahimehUllah) shkruan: “Bazat e kufrit janë katër: mendjemadhësia, zilia, hidhërimi dhe pasioni. Mendjemadhësinë e largon nënshtrimi ndaj Allahut. Zilinë e largon pranimi i këshillës dhe gjithashtu dhënia e saj për të tjerët. Hidhërimin e largon drejtësia. Pasionin e largon angazhimi me adhurim.” (Bedaiu El-Feuaid, 1/157) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu e edukon robin e Tij besimtar, të cilin e do dhe i cili ka vlerë tek Ai, nëpërmjet shkarjes apo gabimit më të vogël, dhe kështu ai vazhdon të jetë syhapur dhe i kujdesshëm. Ndërkaq, njeriun i cili nuk ka kurrfarë vlere e pozite tek Ai, e lë të kryejë mëkate, dhe sa herë që mëkaton, i jep begati. Kështu, ky i gjorë e i mashtruar, mendon se kjo është për shkak të pozitës që e gëzon tek Allahu, e nuk e di se pikërisht ky është poshtërimi dhe se Ai dëshiron ta ndëshkojë me një dënim të ashpër, i cili s’lë asgjë pas vete.” (Zad El- Mead, 3/506) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon: “Pasi që hoxhës së Islamit, ibën Tejmije (RahimehUllah) ia shpeshtoja përmendjen e mendimeve dhe opinioneve të njerëzve, më tha: “Mos e bëj zemrën tënde karshi
  • 19. opinioneve dhe dyshimeve sikur të ishte sfungjer që thith, sepse pastaj prej saj rrjedhin vetëm gjëra të tilla. Mirëpo bëje atë sikur qelqi i lëmuar; dyshimet kalojnë anës së jashtme tij dhe nuk ngjitën për të. Kështu, ajo i sheh ato përmes kthjelltësisë së vet dhe i largon nëpërmjet fortësisë që e ka. Në të kundërtën, nëse zemra jote thith çdo dyshim që i vjen, atëherë ajo shndërrohet në vendqëndrim të dyshimeve.” ibën Kajjim el-Xheuzijje vazhdon: “Nuk di që ndonjë këshillë për largimin e dyshimeve të me ketë bërë dobi sikur këto fjalë të tij.” (Medarixhus-Salikin, 1/140) • Ibn Kajimi (RahimehUllah) tregon: “Disa kohanikë të tij më me famë thoshin: “Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (ibn Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.” Ibn Kajimi vazhdon: “Kurrë nuk e kam dëgjuar të lutej kundër ndonjërit prej armiqve e kundërshtarëve të tij. Përkundrazi, ai lutej për ta. Një ditë, i erdha dhe e përgëzova me vdekjen e njërit prej armiqve më të mëdhenj të tij, i cili e fyente dhe e lëndonte më së shumti. Mirëpo, ai më qortoi, mi zuri për të mëdha fjalët e mia dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Pastaj, menjëherë u ngrit dhe shkoi tek familja e të vdekurit që t’i ngushëllonte dhe u tha: “Prej sot e tutje, për ju, unë jam në vend të tij. Për çdo gjë që keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj”, si dhe fjalë tjera të ngjashme me këto. Familja u gëzuan, u lutën për të dhe respektuan shumë këtë gjest nga ana e tij. RahimehUllah dhe qoftë i kënaqur me të!” (Medarixhus-Salikin, 2/345) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mos i kushto vëmendje secilit injorant që pason verbërisht dhe mos të të vijë rëndë fyerja e tij, e as thënia për ty se je jobesimtar apo i devijuar, sepse fjalët e tij janë sikurse të lehurat e qenit. Andaj, mos lejo që qeni të ketë pozitë dhe vlerë tek ti.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1158). • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriut i bëhet padrejtësi, apo lëndohet e fyhet, apo i hidhen në qafë armiqtë, atëherë s’ka asgjë më të dobishme për të sesa kthimi tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Bedaiul-Feuaid, 2/771) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “S’ka gjë që e shëmton njeriun më shumë sesa shkujdesja ndaj vlerave fetare, shkencave të dobishme (fetare) dhe veprave të mira.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/177). • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Besimtari vuan shpirtërisht për gabimin e vëllait të tij besimtar sikur ta bënte ai vetë atë gabim dhe nuk i gëzohet atij.” (Medarixhus-Salikin, 1/436)
  • 20. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Pasuria më e madhe në këtë botë është që në çdo kohë ta angazhosh veten me atë që është më e duhur dhe më e dobishme për ty në jetën tjetër.” (Feuaidul-Feuaid, 405) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Shpeshherë e dëgjoja hoxhën e Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) duke thënë: “Vetëm Ty të adhurojmë” e largon dyfaqësinë, ndërsa “Vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” e largon mendjemadhësinë.” (Medarixhus-Salikin, 1/66). • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shejtani është zjarr që i djeg bimët e njoma njërën pas tjetrës. Kështu, kurdo që vëren se në zemër ka zënë vend bima e mirësisë, nxiton në prishjen dhe djegien e saj.” (Igathetul-Lehfan, 1/92) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Muslimanët në mesin e njerëzve tjerë janë të huaj; besimtarët (e vërtetë) në mesin e muslimanëve janë të huaj; dijetarët në mesin e besimtarëve janë të huaj. Ehlu Suneti, të cilët bëjnë që ai (suneti) të dallohet nga tekat e njerëzve dhe bidatet (shpikjet në fe) janë të huaj; pastaj ata që thërrasin drejt Sunetit dhe që durojnë ndaj lëndimeve të kundërshtarëve janë më të huajt nga të gjithë këta. Mirëpo ata janë ithtarët e vërtetë të Allahut. Në të vërtetë, ata nuk ndihen të huaj, por kjo gjendje e tyre është në raport me njerëzit e tjerë, për të cilët Allahu thotë: “Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.” (El-En’am, 128). Pikërisht këta njerëz janë të huajt, ngaqë janë larg Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E, kjo është vetmia e egër.” (Medarixh Es-Salikin, 3/195-196) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shikimi në haram ndikon në zemër ashtu siç ndikon shtiza që e godet cakun; nëse nuk e vret, e plagos atë.” (Raudatu El-Muhibbine, 97) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “A mos mendon ai që ia kthen shpinën Kuranit dhe Sunetit se do të shpëtojë nga Zoti i vet përmes opinioneve të njerëzve?!” (El-Beda’iu fi Ulumi El-Kuran, 400) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e njeh Allahun, përmallohet për Të. E, pasi që njohja e Tij s’ka fund, po ashtu edhe përmallimi i atij që e njeh Atë është i pafund.” (Tarik El-Hixhratejn, 2/763) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse zemra është e sëmurë, atë e dëmton dhe e shqetëson dyshimi apo epshi më i vogël që i shfaqet.” (Igathetu El-Lehfan, 1/18)
  • 21. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Është më mirë dhe më e dobishme për zemrën të lexosh një ajet me meditim e kuptim, sesa një hatme pa meditim e kuptim.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/553) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Kush e njeh Allahun e pastaj ia kthen shpinën, prej tij largohen gëzimet e lumturitë dhe rrethohet nga dhimbjet e pikëllimet. Ai bëhet një kufomë që ecën mbi tokë.” (Tarik El-Hixhratejn, 180) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: Namazi: - e shton riskun, - e ruan shëndetin, - mbron nga të këqijat, - i largon sëmundjet, - i sjell gëzim shpirtit, - e largon përtacinë, - e hap gjoksin, - e ndriçon zemrën, – sjell bereqet.” (Zad El-Me’ad) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sëmundjet e zemrës janë më të rënda sesa ato të trupit, sepse sëmundjet trupore më së shumti çfarë mund të bëjnë është ta çojnë të sëmurin drejt vdekjes. Ndërkaq, sëmundja e zemrës e çon të sëmurin drejt mjerimit të përhershëm. Dhe s’ka shërim nga ky lloj i sëmundjes, veçse nëpërmjet dijes fetare. Pra, dija fetare është sikur uji për peshkun; nëse ai del jashtë ujit, vdes.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 140) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ushqimi më i mirë është ushqimi i besimit dhe ilaçi më i mirë është ilaçi i Kuranit; dhe në secilin prej tyre ka ushqim (për shpirt) dhe ilaç.” (Igathetu El-Lehfan, 1/70) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Njëri prej brezave të parë të muslimanëve tha: “Kur Iblisi takohet me ushtritë e tij dhe bisedojnë, asgjë nuk i gëzon më shumë sesa tri gjëra:
  • 22. 1. Besimtari që ka vrarë një besimtar tjetër. 2. Njeriu që vdes në kufër (mosbesim). 3. Zemra e cila frikohet nga varfëria.” (Tarik El-Hixhratejn, 1/33) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kalo në anën në të cilën janë Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), edhe nëse tërë njerëzit janë në anën tjetër.” (El-Feuaid, 167) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Origjina e çdo të keqe është kur i jepet përparësi opinioneve të njerëzve ndaj fesë dhe epsheve ndaj mendjes së shëndoshë.” (Igathetu E-Lehfan, 2/165) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çelësi për arritjen e mëshirës (së Allahut) është: të kryesh adhurimin ndaj Krijuesit në formën më të përkryer dhe t’u sjellësh sa më shumë dobi robërve të Tij.” (Hadij El- Eruah, 66) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk është çështja që ta duash Allahun, por që Ai të dojë ty. E Ai nuk të do, derisa ta pasosh të dashurin e Tij (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me anën tënde të brendshme e të jashtme. E nëse nuk e ke këtë, atëherë mos u lodh!” (Medarixh Es-Salikin, 3/39) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkuan: “Katadeh (RahimehUllah) ka thënë: “Allahu i krijoi engjëjt si krijesa me intelekt, pa epsh. I krijoi kafshët si krijesa me epsh, pa intelekt. Dhe e krijoi njeriun si krijesë me intelekt e me epsh. Andaj, kujt ia mund intelekti epshin, ai është me engjëjt. E kujt ia mund epshi intelektin, ai është sikur kafshët.” (Uddetu Es-Sabirin, 1/15) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ilaçi më i dobishëm është ta angazhosh veten me mendime që të sjellin dobi, e jo me ato që nuk të hyjnë në punë, sepse mendimi rreth gjërave që nuk të hyjnë në punë është dera e çdo të keqeje.” (Feuaidu El-Feuaid, 233) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Jetën e kësaj bote dhe shejtanin i ke dy armiq të jashtëm, ndërsa shpirti yt është armiku i brendshëm.” (Bedai’u El-Feuaid, 3/266) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush gjen prehje në namazin e tij në këtë botë, do të gjejë prehje tek afërsia me Zotin e vet në botën tjetër.” (El-Uabil Es-Sajjib, 34)
  • 23. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Aq sa i frikohesh dikujt tjetër përveç Allahut, po aq atij i jepet kontroll mbi ty; aq sa shpreson në dikë tjetër përveç Tij, po aq privohesh.” (El-Feuaid, 132) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Rruga është e mbyllur, përveç për atë që i ndjek gjurmët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel- lem) dhe e pason atë, me anën e tij të jashtme e të brendshme.” (Medarixh Es-Salikin, 3/137) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dashuria ndaj jetës së kësaj bote ishte ajo që i shtyu drejt mohimit dhe shkatërrimit të gjithë popujt që i përgënjeshtruan Profetët e tyre.” (Uddetu Es-Sabirin, 425) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Namazi pa përulje dhe pa prani të zemrës është si një trup i vdekur e i pashpirt.” (El-Uabil Es-Sajjib, 19) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kërkimi i ndihmës prej Allahut përmbledh dy baza: bindjen e plotë në Allahun dhe mbështetjen në Të.” (Medarixh Es-Salikin, 1/86) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush ka mendim të mirë për veten, ai është njeriu që më së paku e njeh veten.” (Medarixh Es- Salikin, 1/189) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndodh që zemra të sëmuret e t’i shtohet sëmundja, ndërkohë që njeriu s’di gjë për këtë, ngaqë është i angazhuar me gjëra tjera dhe është larg njohjes së shkaqeve të shëndetit të saj. Madje, ndodh që zemra vdes dhe njeriu nuk e ndien vdekjen e saj.” (Igathetu El-Lehfan, 1/113) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Bindja është dhurata më e vlefshme e Zotit për njeriun.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/155) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Besimtari, i cili beson vërtetë në zjarr të Xhehenemit, sikur të ishte duke e parë, nuk shkon rrugës që e shpie drejt tij.” (Igathetu El-Lehfan, 2/133) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjërave që pengojnë nga meditimi i Kuranit është edhe muzika. Muzika e huton zemrën, e pengon nga kuptimi e meditimi i Kuranit dhe nga veprimi me atë që gjendet në të. Së këtejmi, Kurani dhe muzika asnjëherë nuk bëhen bashkë në një zemër, për shkak të kundërshtimit që e kanë mes vete. Kurani ndalon nga pasimi i dëshirave dhe e urdhëron dëlirësinë e largimin nga epshet, ndërsa muzika e urdhëron të kundërtën e këtyre, i hijeshon ato dhe i josh shpirtrat drejt epsheve. Kështu, ajo i nxit e i nxjerr në shesh
  • 24. epshet e groposura të shpirtit dhe e lëviz atë drejt çdo të shëmtuare.” (Igathetu El-Lehfan, 1/248) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo fatkeqësi që nuk e godet fenë është e lehtë dhe realisht është begati për njeriun. Fatkeqësia e vërtetë është ajo që e godet fenë e njeriut.” (Medarixh Es-Salikin, 2/322) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shirku, rrena, dyfaqësia janë një pemë në zemër, ku frutat e saj në këtë botë janë: frika, brenga, pikëllimi, ngushtimi i gjoksit dhe errësira e zemrës. Ndërsa, frutat e saj në botën tjetër janë: Zekkumi (pema e Xhehenemit) dhe dënimi i përhershëm.” (El-Feuaid, 164) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Bëhu prej bijve të botës tjetër, e jo prej bijve të kësaj bote, sepse fëmija shkon me nënën e vet!” (El-Feuaid, 395) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë botë, dritë për të në varr dhe dritë para tij kur kalon sipër Siratit në Ditën e Ringjalljes. Zemrat dhe varret nuk ndriçohen me diçka të ngjashme me përmendjen e Allahut të Lartësuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 113) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ka dallim të madh mes njeriut që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke u lutur për të dhe atij që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke u lutur kundër tij.” (Tarik El-Hixhratajn, 1/355) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha shokut të vet Ebu Bekrit (radijAllahu ‘anhu): “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Andaj, kjo tregon se s’ka trishtim me Allahun.” (Tarik El-Hixhratejn, 557) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shpirtrat fisnik kënaqen vetëm me gjërat më të larta, më të vlefshme dhe me përfundimin më të lavdishëm. Ndërsa, shpirtrat e ulët sillen rreth gjërave të ulëta.” (El- Feuaid, 259) • Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22). ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në këtë ajet Allahu i patëmeta e ngjasoi atë që nuk i përgjigjet të Dërguarit të Tij me ata që janë në varre; zemrat u kanë vdekur dhe u janë varrosur brenda trupave të tyre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/22)
  • 25. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Pirja e epshit është e ëmbël, mirëpo të mbetet në fyt.” (El-Feuaid, 1/67) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të mos ishin sprovat e fatkeqësitë në këtë botë, njeriu do të goditej nga sëmundjet e mendjemadhësisë, mburrjes, padrejtësisë ndaj të tjerëve e ngurtësisë së zemrës, gjë e cila do të bëhej shkak që ai të shkatërrohet në këtë jetë dhe në tjetrën.” (Zad El-Me’ad, 4/179) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Edhe pse fëmija nuk është i ngarkuar me obligime fetare, kujdestari i tij është i tillë. Andaj, atij nuk i lejohet t’i mundësojë diçka të ndaluar, sepse fëmijës i bëhet gjë e zakonshme dhe i vjen vështirë ndarja prej saj.” (Tuhfetu El-Meudud) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë zjarr për begatitë. Ato i djegin begatitë, ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.” (Tarik El- Hixhratejn, 542) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Syri është pasqyra e zemrës. Andaj, nëse syri e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, zemra i ul epshet dhe dëshirat. E nëse syri e liron shikimin, edhe zemra e liron epshin e vet.” (Raudatu El-Muhibbin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shumë njerëz durojnë ndaj vështirësive të namazit të natës kur është vapë e ftohtë dhe ndaj vështirësive të agjërimit, mirëpo nuk durojnë ndaj shikimit në gjërat e ndaluara.” (Uddetu Es-Sabirin, 286) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të triumfonte përherë e vërteta, radhët e thirrësve islam do të mbusheshin me mynafikë (dyfytyrësha). Sikur të triumfonte përherë e pavërteta, thirrësit islam do të dyshonin për rrugën e tyre. Mirëpo, herë njëra e herë tjetra.” (Medarixh Es-Salikin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk është çështja që ta duash Allahun, por që Ai të dojë ty. E Ai nuk të do, derisa ta pasosh të dashurin e Tij (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me anën tënde të brendshme e të jashtme. E nëse nuk e ke këtë, atëherë mos u lodh!” (Medarixh Es-Salikin, 3/39) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkuan: “Katadeh (RahimehUllah) ka thënë: “Allahu i krijoi engjëjt si krijesa me intelekt, pa epsh. I krijoi kafshët si krijesa me epsh, pa intelekt. Dhe e krijoi njeriun si krijesë me intelekt e me epsh. Andaj, kujt ia mund intelekti epshin, ai është me engjëjt. E kujt ia mund epshi intelektin, ai është sikur kafshët.” (Uddetu Es-Sabirin, 1/15)
  • 26. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ilaçi më i dobishëm është ta angazhosh veten me mendime që të sjellin dobi, e jo me ato që nuk të hyjnë në punë, sepse mendimi rreth gjërave që nuk të hyjnë në punë është dera e çdo të keqeje.” (Feuaidu El-Feuaid, 233) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Jetën e kësaj bote dhe shejtanin i ke dy armiq të jashtëm, ndërsa shpirti yt është armiku i brendshëm.” (Bedai’u El-Feuaid, 3/266) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush gjen prehje në namazin e tij në këtë botë, do të gjejë prehje tek afërsia me Zotin e vet në botën tjetër.” (El-Uabil Es-Sajjib, 34) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Aq sa i frikohesh dikujt tjetër përveç Allahut, po aq atij i jepet kontroll mbi ty; aq sa shpreson në dikë tjetër përveç Tij, po aq privohesh.” (El-Feuaid, 132) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Rruga është e mbyllur, përveç për atë që i ndjek gjurmët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel- lem) dhe e pason atë, me anën e tij të jashtme e të brendshme.” (Medarixh Es-Salikin, 3/137) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dashuria ndaj jetës së kësaj bote ishte ajo që i shtyu drejt mohimit dhe shkatërrimit të gjithë popujt që i përgënjeshtruan Profetët e tyre.” (Uddetu Es-Sabirin, 425) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Namazi pa përulje dhe pa prani të zemrës është si një trup i vdekur e i pashpirt.” (El-Uabil Es-Sajjib, 19) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kërkimi i ndihmës prej Allahut përmbledh dy baza: bindjen e plotë në Allahun dhe mbështetjen në Të.” (Medarixh Es-Salikin, 1/86) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush ka mendim të mirë për veten, ai është njeriu që më së paku e njeh veten.” (Medarixh Es- Salikin, 1/189) • Ibn Kajjim (RahimehUllah) shkruan: “Nëse askush prej njerëzve nuk e kryen haxhillëkun, qoftë edhe vetëm për një vit, qielli do të binte mbi tokë. Kështu ka thënë përkthyesi i kuptimeve të Kuranit, ibn Abbasi (radijAllahu ‘anhuma).” Miftah Dar Es-Se’adeh, 2/868) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndodh që zemra të sëmuret e t’i shtohet sëmundja, ndërkohë që njeriu s’di gjë për këtë, ngaqë është i angazhuar me gjëra tjera dhe është larg njohjes së shkaqeve
  • 27. të shëndetit të saj. Madje, ndodh që zemra vdes dhe njeriu nuk e ndien vdekjen e saj.” (Igathetu El-Lehfan, 1/113) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Bindja është dhurata më e vlefshme e Zotit për njeriun.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/155) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Besimtari, i cili beson vërtetë në zjarr të Xhehenemit, sikur të ishte duke e parë, nuk shkon rrugës që e shpie drejt tij.” (Igathetu El-Lehfan, 2/133) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjërave që pengojnë nga meditimi i Kuranit është edhe muzika. Muzika e huton zemrën, e pengon nga kuptimi e meditimi i Kuranit dhe nga veprimi me atë që gjendet në të. Së këtejmi, Kurani dhe muzika asnjëherë nuk bëhen bashkë në një zemër, për shkak të kundërshtimit që e kanë mes vete. Kurani ndalon nga pasimi i dëshirave dhe e urdhëron dëlirësinë e largimin nga epshet, ndërsa muzika e urdhëron të kundërtën e këtyre, i hijeshon ato dhe i josh shpirtrat drejt epsheve. Kështu, ajo i nxit e i nxjerr në shesh epshet e groposura të shpirtit dhe e lëviz atë drejt çdo të shëmtuare.” (Igathetu El-Lehfan, 1/248) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo fatkeqësi që nuk e godet fenë është e lehtë dhe realisht është begati për njeriun. Fatkeqësia e vërtetë është ajo që e godet fenë e njeriut.” (Medarixh Es-Salikin, 2/322) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shirku, rrena, dyfaqësia janë një pemë në zemër, ku frutat e saj në këtë botë janë: frika, brenga, pikëllimi, ngushtimi i gjoksit dhe errësira e zemrës. Ndërsa, frutat e saj në botën tjetër janë: Zekkumi (pema e Xhehenemit) dhe dënimi i përhershëm.” (El-Feuaid, 164) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Bëhu prej bijve të botës tjetër, e jo prej bijve të kësaj bote, sepse fëmija shkon me nënën e vet!” (El-Feuaid, 395) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë botë, dritë për të në varr dhe dritë para tij kur kalon sipër Siratit në Ditën e Ringjalljes. Zemrat dhe varret nuk ndriçohen me diçka të ngjashme me përmendjen e Allahut të Lartësuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 113) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ka dallim të madh mes njeriut që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke u lutur për të dhe atij që është në gjumë ndërkohë që sytë e të tjerëve rrinë zgjuar duke u lutur kundër tij.” (Tarik El-Hixhratajn, 1/355)
  • 28. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha shokut të vet Ebu Bekrit (radijAllahu ‘anhu): “Mos u trishto, se Allahu është me ne!” Andaj, kjo tregon se s’ka trishtim me Allahun.” (Tarik El-Hixhratejn, 557) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shpirtrat fisnik kënaqen vetëm me gjërat më të larta, më të vlefshme dhe me përfundimin më të lavdishëm. Ndërsa, shpirtrat e ulët sillen rreth gjërave të ulëta.” (El- Feuaid, 259) • Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” (Fatir, 22). ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në këtë ajet Allahu i patëmeta e ngjasoi atë që nuk i përgjigjet të Dërguarit të Tij me ata që janë në varre; zemrat u kanë vdekur dhe u janë varrosur brenda trupave të tyre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/22) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Pirja e epshit është e ëmbël, mirëpo të mbetet në fyt.” (El-Feuaid, 1/67) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të mos ishin sprovat e fatkeqësitë në këtë botë, njeriu do të goditej nga sëmundjet e mendjemadhësisë, mburrjes, padrejtësisë ndaj të tjerëve e ngurtësisë së zemrës, gjë e cila do të bëhej shkak që ai të shkatërrohet në këtë jetë dhe në tjetrën.” (Zad El-Me’ad, 4/179) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Edhe pse fëmija nuk është i ngarkuar me obligime fetare, kujdestari i tij është i tillë. Andaj, atij nuk i lejohet t’i mundësojë diçka të ndaluar, sepse fëmijës i bëhet gjë e zakonshme dhe i vjen vështirë ndarja prej saj.” (Tuhfetu El-Meudud • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë zjarr për begatitë. Ato i djegin begatitë, ashtu siç i djeg zjarri drunjtë.” (Tarik El- Hixhratejn, 542 • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Syri është pasqyra e zemrës. Andaj, nëse syri e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, zemra i ul epshet dhe dëshirat. E nëse syri e liron shikimin, edhe zemra e liron epshin e vet.” (Raudatu El-Muhibbin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shumë njerëz durojnë ndaj vështirësive të namazit të natës kur është vapë e ftohtë dhe ndaj vështirësive të agjërimit, mirëpo nuk durojnë ndaj shikimit në gjërat e ndaluara.” (Uddetu Es-Sabirin, 286)
  • 29. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur të triumfonte përherë e vërteta, radhët e thirrësve islam do të mbusheshin me mynafikë (dyfytyrësha). Sikur të triumfonte përherë e pavërteta, thirrësit islam do të dyshonin për rrugën e tyre. Mirëpo, herë njëra e herë tjetra.” (Medarixh Es-Salikin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vendi që e pranon shpalljen (fetare) është zemra. Andaj, nëse dëshiron të përfitosh nga shpallja, zbraze zemrën nga gjërat që e kundërshtojnë atë (shpalljen).” (El- Feuaid, 31) • Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.” (El-Insan, 12) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Pasi që në durim, i cili është përmbajtja e vetes nga epshet, ka vrazhdësi dhe ngushtim (për shpirtin), Allahu i shpërbleu për këtë me butësi të mëndafshit dhe me gjerësinë e Xhenetit.” (Raudatu El-Muhibbine, 1/480) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse njeriu shpëton nga fitneja (sprova) e dyshimeve dhe ajo e epsheve, arrin dy synimet kryesore që kërkohen, nëpërmjet të cilave ai lumturohet, shpëton dhe përsoset; ato dy synime janë: udhëzimi dhe mëshira (e Allahut).” (Igathetu El-Lehfan, 2/168) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E mira në tërësi është fryt që vilet nga pema e dijes fetare, ndërsa e keqja në tërësi është gjemb që të shpon nga pema e injorancës.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 116) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Muzika e prishë zemrën. E kur zemra prishet, atëherë në të ngjallet dyfytyrësia (nifaku). Nëse njeriu i mençur ndalet e mendon thellë rreth gjendjes se ithtarëve të muzikës dhe gjendjes së ithtarëve të përmendjes së Allahut e të Kuranit, i qartësohet mendjemprehtësia e sahabëve (shokëve të Profetit) dhe njohuritë që i kishin për sëmundjet e zemrave dhe ilaçet e tyre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/251) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Brezat e parë të muslimanëve preferonin të mos bëjnë dallime mes fëmijëve të tyre në puthje.” (Tuhfetu El-Meudud, 229) • Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten!” (El-Hashr, 19) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu e ndëshkon njeriun i cili e harron Atë me dy ndëshkime: Ai (Allahu) e harron atë dhe bën që ai ta harrojë vetveten.” (Bedai’u Et-Tefsir, 3/147)
  • 30. • Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtetë, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për mësim, prandaj a ka ndokush që merr këshillë?!” (El-Kamer, 17) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Lehtësimi i mësimit të tij përfshin: lehtësimin e mësimit përmendsh të fjalëve të tij, lehtësimin e kuptimit të domethënieve të tij dhe lehtësimin e zbatimit të urdhrave dhe ndalesave të tij.” (Es-Sauaik El-Mursele) • Allahu i lartësuar thotë: “Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj.” (El-A’raf) ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kur besimtari e dëgjon Kuranin, pastaj e kupton dhe mediton rreth tij, tek ai shfaqen gjurmët e Kuranit; dhe për këtë arsye besimtari është ngjasuar me tokën e mirë.” (Bedai’u Et-Tefsir, 1/410) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëpërmjet abdesit njeriu pastrohet nga papastërtitë dhe del para Zotit si i pastër. Abdesi e ka anën e jashtme dhe anën e brendshme: ana e jashtme është pastrimi i trupit dhe i gjymtyrëve të adhurimit, ndërsa ana e brendshme dhe sekreti i tij është pastrimi i zemrës nga ndyrësitë e mëkateve e mosbindjeve nëpërmjet pendimit. Për këtë arsye, Allahu bëri bashkë mes pendimit dhe pastrimit në fjalën e Tij: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen shumë dhe ata që pastrohen.” (El-Bekara, 222). (Esrar Es-Salati) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Hyrja në Xhenet, shikimi në Fytyrën e Allahut të Madhërishëm, dëgjimi i fjalëve të Tij dhe triumfi me kënaqësinë e Tij, janë gjërat më me vlerë në botën tjetër.” (Uddetu Es- Sabirin, 282) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Fëmija i jep përparësi asaj që e dëshiron, edhe nëse ajo e çon drejt shkatërrimit, kjo për shkak të aftësisë së dobët të arsyetimit. Ai që nuk ka fe i jep përparësi asaj që e dëshiron, edhe nëse ajo e shkatërron në botën tjetër, kjo për shkak të aftësisë së dobët të arsyetimit.” (Raudatu El-Muhibbin, 470) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej ilaçeve më të dobishme është këmbëngulja në lutjen drejtuar Allahut.” (El-Xheuab El- Kafij) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “E kam dëgjuar hoxhën e Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) të thotë: “Frika (prej Allahut) që lavdërohet është ajo që të pengon nga rënia në harame.” (Medarixh Es- Salikin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Vërtetë, pasimi i tekave e verbon syrin e zemrës dhe ai më nuk dallon mes Sunetit dhe bidatit; apo
  • 31. e shtrembëron atë dhe ai e sheh bidatin si Sunet dhe Sunetin si bidat.” (El-Feuaid, 146) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Një ditë, hoxha i Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) më tha: “I burgosur është ai që e ka zemrën të burgosur ndaj Allahut, ndërsa i robëruar është ai që e kanë robëruar epshet.” (El-Uabil Es-Sajjib) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dije se, njeriu i arrin gradat e larta tek Allahu nëpërmjet zemrës dhe ambicies së tij, e jo nëpërmjet trupit, sepse realisht devotshmëria është ajo e zemrës e jo e gjymtyrëve.” (El-Feuaid) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ndalu dhe mendo rreth fjalës së të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Allahu është më i mëshirshëm për robërit e Vet sesa nëna për fëmijën e saj.” Ku mund të krahasohet mëshira e nënës me mëshirën e Allahut, e cila ka përfshirë çdo gjë?!” (Medarixh Es-Salikin, 1/230) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse në zemrën e njeriut është bashkuar dashuria ndaj Kuranit dhe ndaj muzikës, atëherë njëra e ka përzënë tjetrën.” (Medarixh Es-Salikin, 430) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Imam Ahmedi (RahimehUllah) thoshte: “E pakta nga jeta e kësaj bote të mjafton, ndërsa e shumta e saj nuk të mjafton.” (U’ddetu Es-Sabirin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kuptimi i sahabëve për Kuranin është baza kryesore tek e cila duhet të mbështetemi.” (Shifa’ El- A’lil, 259-260) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Shkaku që e zgjeron zemrën është drita (nuri) që Allahu e hedh në të. Së këtejmi, kur kjo dritë hyn në zemër, ajo zgjerohet, varësisht nga fuqia e dritës dhe dobësia e saj. E nëse humbet kjo dritë, zemra errësohet dhe ngushtohet.” (Shifa’ El-Alil, 107) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Çdo enë, kur në të hidhet diçka, mbushet me të, përveç zemrës së butë. Sa herë që në të hidhet besimi dhe dija fetare, ajo zgjerohet e bën vend, dhe kjo është prej dëshmive të fuqisë së Zotit të Lartësuar.” (Shifa’ El-A’lil, 107) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e mëson gjuhën me dhikr (përmendje) të Allahut, ajo i ruhet nga fjalët pavërteta e të kota.” (El-Uabil Es-Sajjib, 99)
  • 32. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kushdo që ka sadopak logjikë e di se prishja e botës dhe shkatërrimi i saj ka filluar nga dhënia përparësi mendjes ndaj shpalljes.” (I’lam El-Muvekki’in, 1/70) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ki kujdes nga dy armiq, për shkak të të cilëve janë shkatërruar shumica e njerëzve: Ai që i pengon të tjerët nga rruga e Allahut nëpërmjet dyshimeve dhe fjalëve boshe të zbukuruara për mashtrim dhe ai që është i sprovuar me dashuri ndaj jetës së kësaj bote dhe pozitës së vet.” (El-Feuaid, 74) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Përpara thuhej: “Durimi ndaj uljes së shikimit në gjëra të ndaluara është më i lehtë sesa durimi ndaj dhimbjes që vjen pas tij.” (Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 217) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Lëmosha ka ndikim të çuditshëm në largimin e llojeve të ndryshme të fatkeqësive, edhe nëse jepet nga mëkatari, apo zullumqari, madje edhe nga jobesimtari. Allahu nëpërmjet lëmoshës largon prej tyre lloje të ndryshme të fatkeqësive. Kjo është një gjë e mirënjohur në mesin e njerëzve, qofshin ata elitë apo të rëndomtë; dhe të gjithë banorët e tokës e pohojnë këtë, ngaqë e kanë provuar.” (El-Uabil Es-Sajjib, 31) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kushdo që është hakmarrë për veten, në fund është penduar.” (Medarixh Es-Salikin, 2/303) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kujt i shfaqet e vërteta, pastaj e refuzon atë dhe nuk e pranon, ai do të ndëshkohet me prishje të zemrës, mendjes dhe mendimeve të veta.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/160) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut dhe dashuria më e lartë është dashuria për hir të Tij.” (El-Feuaid, 53 • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej ndëshkimeve për mëkatet është se ato e heqin bereqetin e jetës, të riskut, të dijes, të veprës dhe të bindjes ndaj Allahut. Përmbledhtas: mëkatet e largojnë bereqetin e fesë dhe të dunjasë. Nuk gjen njeri me bereqet më të paktë në jetën, fenë dhe dunjanë e tij, sesa ai që e kundërshton Allahun; dhe nuk është larguar bereqeti nga toka, veçse për shkak të mëkateve të njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur banorët e qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (El-A’raf, 96). (Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 84) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Injoranca është sëmundje që i shkakton dhimbje zemrës.” (Igathetu El-Lehfan, 1/19)
  • 33. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Begatitë janë tri llojesh: begatia e arritur të cilën njeriu e di, begatia e pritur të cilën e shpreson dhe begatia në të cilën ndodhet është e që nuk e ndien.” (Feuaid El-Feuaid, 348) • ibën Kajjim el-Xheuzijje(RahimehUllah) shkruan: “Dashuria e dobishme është tri llojesh: dashuria ndaj Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe dashuria ndaj gjërave që ndihmojnë në bindjen ndaj Tij dhe në largimin nga mosbindjet. Po ashtu, dashuria e dëmshme është tri llojesh: dashuria së bashku me Allahun (të duash dikë ashtu siç duhet Allahu), dashuria ndaj gjërave që Allahu i urren dhe dashuria ndaj gjërave që e ndërpresin dashurinë e njeriut për Allahun apo e pakësojnë atë. Pra, këto janë gjashtë lloje rreth të cilave vërtitet dashuria e krijesave.” (Igathetu El-Lehfan, 2/140) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “S’ka mundësi që njeriu të arrijë pastrimin e zemrës, përderisa nuk shpëton prej pesë gjërave: - nga shirku që bie ndesh me teuhidin, - nga bidati që bie ndesh me Sunetin, - nga epshi që e kundërshton urdhrin fetar, - nga shkujdesja që bie ndesh me përmendjen e Allahut dhe - nga pasimi i tekave, që bien ndesh me paanësinë dhe sinqeritetin.” (El- Xheuab El-Kafij, 122 • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Sikur njeriu ta dinte se çfarë thesari është poshtë këtyre tri shkronjave: kam për qëllim fjalën ‫صبر‬ “sabër” (durim), kurrë nuk do t’i ndahej durimit. Durimi është shkak për arritjen e çdo përsosmërie. Pra, njerëzit më të përsosur janë ata që durojnë më së shumti. Dhe, kushdo që s’ka mundur ta arrijë përsosmërinë, kjo është për shkak të durimit të dobët të tij.” (Tarik El- Hixhratejn, 266) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Gënjeshtra ka ndikim të madh në nxirjen e fytyrës. Ajo e vesh atë me rrobë mallkimi, të cilën e sheh njeriu i sinqertë.” (I’lam El-Muvekki’in, 1/114) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Origjina e pastrimit të zemrave dhe shpirtrave është pikërisht teuhidi.” (Igathetu El-Lehfan, 1/108) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Prej gjurmëve të mëkateve është se ato shkaktojnë lloje të ndryshme të çrregullimeve në
  • 34. Tokë: në ujë, ajër, drithëra, fruta dhe vendbanime.” (Ed-Da’u ue Ed-Deu’a, 62) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nga zemra e të keqit, e keqja rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij dhe nga zemra e të mirit, e mira rrjedh te gjuha dhe gjymtyrët e tij.” (Zad El-Me’ad, 1/68) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet dhe prishja detyrimisht shkaktojnë brenga, pikëllime, frikë, trishtim, ngushtim në zemër dhe sëmundje të ndryshme të saj. Dhe ilaçi i vetëm i këtyre është kthimi tek Allahu me pendesë dhe kërkimi i faljes.” (Zad El-Me’ad, 4/191) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Dija dhe vepra janë dy binjake. Nëna e tyre është ambicia e lartë.” (Bedaiu El-Feuaid, 747) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Themeli i çdo të mire është të dish se ajo që do Allahu, bëhet dhe ajo që Ai nuk do, nuk bëhet.” (Feuaid El-Feuaid, 79) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Veprat nuk bëhen më të vlefshme e më të mira për shkak të pamjes dhe numrit, por për shkak të asaj që është në zemrën e atij që i kryen ato.” (Medarixh Es-Salikin) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e gjen prehjen në namaz, ai nuk i duket i rëndë e as i mundimshëm.” (Uddetu Es-Sabirin, 84 • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kurani është ilaçi i plotë kundër sëmundjeve të zemrës e të trupit dhe sëmundjeve të kësaj jete e të jetës tjetër.” (Zad El-Me’ad, 4/352) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, Allahu i Lartësuar ia zëvendëson me diçka më të mirë nga lloji i asaj vepre.” (Igathetu El-Lehfan, 1/48) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i Lartësuar thotë duke treguar për Iblisin: “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa’, 120). Premtimi i djallit është ajo që depërton në zemrën e njeriut, p.sh.: “Do të jetosh gjatë!”, “Do t’i arrish kënaqësitë e kësaj bote!”, “Do t’ua kalosh kohanikëve të tu!”, “Do ta mundësh armikun tënd!”, “Kjo botë ndryshon; do të jetë për ty, ashtu siç ishte edhe për ata para teje!”, dhe kështu ia rrit shpresat.” (Igathetu El-Lehfan, 1/185) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ngrënia e tepërt nxitë lloje të ndryshme të së keqes. Ajo i nxitë gjymtyrët drejt kryerjes së mëkateve dhe i rëndon në kryerjen e veprave të mira; dhe mjaftojnë këto të dyja si gjë e keqe. Sa e sa mëkati është nxitur nga ngopja dhe ushqimi i
  • 35. tepërt dhe sa vepra e mirë është penguar prej tyre! Andaj, kush ruhet nga e keqja e stomakut të tij, ai është ruajtur nga një e keqe e madhe. Shejtani më së shumti e kontrollon njeriun, kur ky e mbush barkun plot me ushqim.” (Bedai’u El-Feuaid, 2/821) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Katër gjëra e sjellin riskun: namazi i natës, kërkimi i shpeshtë i faljes prej Allahut në kohën e syfyrit (pjesën e fundit të natës), lëmosha e shpeshtë dhe përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ditës.” (Zad El-Me’ad, 4/37) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush nuk beson në caktimin e Allahut, ai është zhveshur nga teuhidi dhe ka veshur xhyben e shirkut. Madje, nuk e ka besuar Allahun dhe nuk e ka njohur Atë.” (Tarik El-Hixhratejn, 89) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush mbështetet sinqerisht në Allahun për të arritur diçka, do ta arrijë atë.” (Medarixh Es- Salikin, 2/114) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Ta përqeshësh vëllain tënd besimtar për shkak të mëkatit që ka bërë, është mëkat më i madh e më i rëndë sesa mëkati i tij.” (Medarixh Es-Salikin, 1/177) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Nëse Allahu ia fali mëkatet asaj që i dha ujë qenit, të cilin e kishte kapluar etja e madhe, atëherë çfarë mendon për atë që u jep ujë të eturve muslimanë, që i ngop të uriturit prej tyre dhe u jep rroba për të mbuluar trupat?!” (Uddetu Es- Sabirin, 396) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Të gjitha sëmundjet e zemrës mblidhen tek sëmundjet e dyshimeve dhe sëmundjet e epsheve; dhe Kurani është ilaç për të dyja llojet.” (Igathetu El-Lehfan, 1/7) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Në harrimin e përmendjes së Allahut ka dështim dhe shkatërrim në të dyja botët.” (Zad El-Me’ad, 1/409) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që mëkati zvogëlohet në sytë e njeriut, rritet tek Allahu.” (Ed-Da’u Ued-Deu’a, 38) • I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Mëshironi, do të mëshiroheni! Falni, Allahu do t’u falë!” (Përcjellë nga imam Ahmedi. “Es- Sahiha” nr. 482). ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i patëmeta më së shumti i do krijesat të cilat cilësohen me ato që rezultojnë nga atributet e Tij.” (El-Uabil Es-Sajjib)
  • 36. • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) shkruan: “Kush e njeh Allahun, patjetër se do e dojë Atë. Ndërkaq, kush e do Atë, prej tij largohen retë e errëta dhe zemra i zbrazet nga brengat e pikëllimet, sepse me Allahun kurrë nuk ka pikëllim!” (Tarik El-Hixhratejn, 420) • ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah) tregon se mësuesi i tij ibn Tejmijje (RahimehUllah) thoshte: “Kënaqësia e Allahut është te nxitimi në kryerjen e urdhrave të Tij.” (Medarixh Es-Salikin, 3/59) Medito në ligjërimin e Kuranit dhe do të shohësh një Mbret të Plotpushtetshëm, ku të gjitha lavdet i përkasin Atij, frerët e të gjitha çështjeve janë në duart e Tij; prej Tij burojnë dhe tek Ai kthehen. Ai qëndron mbi fronin e pushtetit të Tij, asgjë nuk i shpëton kontrollit të Tij në çdo skaj të mbretërisë së Tij. Ai di ç’përmbajnë zemrat e njerëzve, njeh të fshehtat e tyre dhe atë që është e zbuluar. I Vetëm në mbarëvajtjen e punëve të mbretërisë, dëgjon dhe shikon, diku jep dhe diku privon, shpërblen dhe ndëshkon, nderon dhe poshtëron, krijon dhe furnizon, jep jetë dhe vdekje, përcakton, gjykon dhe kontrollon të gjitha punët që vijnë prej Tij, të imëta apo të mëdha qofshin, dhe tek Ai përsëri ato kthehen; as edhe një grimcë nuk lëviz pa lejen e Tij, as edhe një gjethe që bie nuk mbetet mënjanë diturisë së Tij. Shiko sesi Allahu lëvdon Veten e Tij, e madhëron dhe e falënderon, këshillon robërit e Tij, i udhëzon ata drejt lumturisë dhe kënaqësisë së tyre, i nxit në këtë drejtim dhe i paralajmëron për çdo të keqe që çon në shkatërrimin e tyre. Allahu u tregon njerëzve sesi ta njohin Atë nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, në mënyrë që Ai të bëhet i dashur tek ata nëpërmjet mirësive dhe begative të Tij. Allahu u kujton njerëzve mirësitë e Tij, i urdhëron t’i përkushtohen asaj që plotëson mirësinë e Tij, u tërheq vërejtjen për ndëshkimin e Tij, u kujton atyre shpërblimin që ka përgatitur për ta nëse i binden, si dhe çfarë ka përgatitur si dënim nëse nuk i binden. Allahu tregon se si ka vepruar më parë me miqtë dhe armiqtë e Tij, sikundërse nga ana tjetër tregon edhe përfundimin e secilës palë. Ai i lavdëron miqtë e Tij për cilësitë dhe veprat e mira që kanë bërë, ndërsa kritikon armiqtë e Tij për cilësitë dhe punët e këqija që kanë vepruar. Allahu jep shembuj të ndryshëm dhe paraqet argumente dhe fakte të larmishme. Ai i përgjigjet më së miri
  • 37. dyshimeve që ngrenë armiqtë e Tij, vërteton fjalët e të sinqertëve dhe përgënjeshtron fjalët e gënjeshtarëve, thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugën e drejtë, fton në Shtëpinë e Paqes (Xhenetin), përshkruan karakteristikat e kësaj Shtëpie dhe kënaqësitë e saj. Ai paralajmëron për Shtëpinë e Shkatërrimit (Xhehenemin) dhe përshkruan vuajtjet e saj dhe dhimbjet që ajo shkakton. Allahu i kujton njerëzit për nevojën që ata kanë për Të, në çdo gjë, dhe varfërinë e tyre para Allahut dhe se ata nuk mund të jetojnë pa Të, qoftë edhe edhe një çast të vetëm. Ai tregon se s’ka aspak nevojë për asnjë nga krijesat e Tij dhe gjithçka që ekziston është krijesë e Tij. Atij i mjafton Vetvetja dhe cilitdo tjetër nuk i mjafton vetvetja, por ka nevojë për Allahun. Askush nuk mund të përfitojë diçka të mirë a më tepër, vetëm se me privilegjin dhe mëshirën e Tij, dhe askujt nuk i bie mbi kokë ndonjë e keqe, e vogël apo e madhe qoftë, vetëm se në bazë të drejtësisë dhe urtësisë së Tij. Njeriu shikon në ligjërimin e Allahut qortimin që Ai i bën të dashurve të Tij në mënyrën më të butë dhe, sesi Ai u mbulon atyre të metat, u fal gjynahet dhe u pranon justifikimet, ndreq mangësitë e tyre, i mbron dhe i ruan ata, u jep fitoren, qëndron kujdestar për problemet e tyre, i shpëton nga çdo siklet dhe vështirësi – u realizon premtimin e Tij. Ai është Miku i tyre më i mirë, mik si Ai ata nuk kanë tjetër, Ai është Miku dhe Tutori i tyre i vërtetë, Ai u jep atyre fitore ndaj armiqve – sa mik dhe ndihmëtar i mirë është Allahu! Kur zemrat shikojnë se në Kuran flitet për një Mbret të Madh, të Mëshirshëm, Bujar e të Bukur, që bën gjithë këto të mira, si mund të mos e duan Atë e të mos rendin për të qenë pranë Tij, që rrahjet e tyre të flasin për dashurinë ndaj Tij, që Allahu të jetë më i Dashuri për ta se çdo gjë tjetër, e kënaqësia e Tij të jetë më parësorja ndaj çdo kënaqësie tjetër?! E si të mos këndojë zemra teksa e përmend Atë, e dashuria, malli dhe shoqëria me Allahun të jetë ushqimi, forca dhe kura e saj; e tillë që nëse do ta humbte të gjithë këtë, do të shkatërrohej dhe prishej e asgjë nuk do të fitonte më nga jeta e saj?![1] _______________________________________ [1] Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije. Libri është botuar dhe shitet.
  • 38. • Dynjaja është si një grua e përdalë që nuk qëndron kurrë me një burrë, ajo gjithmonë kërkon të martohet që njerëzit të zbukurohen për të, por dëshira e saj gjithmonë është tradhtia. Rruga në kërkim të saj, është një rrugë e mbushur me egërsira dhe të notosh në të, është si të notosh në pellgje krokodilësh, ai që gëzohet me të, po ai është i trishtuari. Dhimbjet e saj, vijnë nga kënaqësitë e saj dhe trishtimet, po nga gëzimet e saj. Pasionet e të rinjve, të dashuruarve pas saj, u kthyen në vuajtje në rini dhe pleqëri. • Zogu shikon kokrrën e grurit, ndërsa syri i logjikës shikon kurthin, por ja që syri i dëshirës, është i verbër. Një sy i kënaqur ndaj çdo të mete është i verbër, ashtu siç syri i urrejtjes shikon vetëm të këqijat. • Kënaqësitë janë zbukuruar për të gjithë, por ata që besojnë tek e fshehta, i mbyllën sytë para tyre, ndërsa ata që i pasuan, ranë në luginën e humbjes. Të parët janë ata që “udhëhiqen në Rrugë të Vërtetë nga Zoti i tyre dhe ata janë më të suksesshmit.” (Bekare, 5) Ndërsa të tjerëve u thuhet: “Hani dhe kënaqeni veten (në këtë botë) për pak kohë. Vërtet që jeni mëkatarë.” (Murselat, 46) • Kur të suksesshmit e njohën vlerën e kësaj bote dhe jetën e shkurtër të saj, i vranë pasionet dhe dëshirat e tyre, në kërkim të jetës së përjetshme. Kur ata u zgjuan nga gjumi i pavetëdijes, e rimorën edhe njëherë atë që armiku ua kishte marrë për kohë të gjatë, në kohën e pasivitetit, dhe kur rruga iu duk e gjatë, para tyre vezulloi pikësynimi dhe çdo gjë e largët për ta, u duk e afërt, e sa herë që hidhësia e jetës shtohej, aq herë edhe ëmbëlsia e takimit i kujtonte: “Kjo është Dita juaj, e cila ju qe premtuar.” (Enbija, 103) Karvani natën ecte dhe errësira krahët e saj kish shtrirë mbi tokë, por në mëngjes drita mbi ta vezulloi dhe rruga që natën kaluan, shkoi. Toka humbi ndërmjet stacioneve që ata vunë, e stacionet e tyre qenë në rrugë të mbarë. Yjet e natës, udhërrëfyes për ta u bënë, si Sirusi ashtu dhe ylli polar. Nëse beteja dhe shpata ata i presin, armët nga vetja kurrë ata nuk i kanë ndarë.[1]
  • 39. —————————————————————- 1 - Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije. Libri është botuar dhe shitet. Njeriu ka dy mundësi: njërën që ka të bëjë me dijen teorike dhe tjetrën që është praktikimi i vullnetshëm. Lumturia e njeriut qëndron pikërisht në plotësimin dhe përsosmërinë e këtyre dy mundësive, dijen dhe praktikën. Mundësia e dijes përsoset duke njohur Krijuesin, Zotin e gjithësisë, emrat dhe cilësitë e Tij, rrugën që të çon për tek Ai, shkarjet që të largojnë prej Tij. Po ashtu, njeriu duhet të njohë vetveten me dobësitë dhe gabimet që ka. Me anë të këtyre pesë njohurive arrihet përsosmëria e mundësisë së dijes dhe, njerëzit më të ditur janë ata që më së miri i njohin këto gjëra dhe i kuptojnë ato. Mundësia e praktikës dhe e vullnetit, nuk mund të përsoset vetëm se duke vënë në jetë detyrimet që njeriu ka ndaj Zotit, me vërtetësi, sinqeritet, përkushtim, ndrojtje dhe duke pranuar se nuk ia ka dhënë Krijuesit të tij hakun që i takon dhe e meriton. Njeriu duhet ta pranojë se nuk mundet t’i përsosë këto dy mundësi përveçse me ndihmën e Allahut, ai ka nevojë së tepërmi që të udhëzohet në udhën e drejtë, në udhën që ecën eulijatë dhe njerëzit e Zotit. Njeriu ka nevojë për ndihmën e Allahut, që të mos shkasë nga udha e drejtë me shkatërrimin e mundësisë së dijes dhe për rrjedhim, rënien në humbje; apo me shka-tërrimin e mundësisë praktike dhe për rrjedhim, rënien në zemërimin e Allahut. Përsosmëria e njeriut dhe lumturia e tij, plotësohet vetëm duke mbledhur të gjitha këto aspekte, të cilat mjaft bukur janë përshkruar në suren Fatiha: Fjala e Allahut: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. I Vetmi Mbisundues i Ditës së Shpërblimit (Ditës së Ringjalljes)” (Fatiha, 1-3) përmban elementin e parë që është njohja e Zotit, emrave, cilësive dhe veprimeve të Tij. Emrat e Allahut të përmendur në këtë sure, përbëjnë bazën e emrave të bukur të Allahut, e ata janë: Allah, Zot dhe i Gjithëmëshirshëm. Emri Allah, tregon cilësitë hyjnore të Zotit dhe adhurimin që krijesat duhet t’i kushtojnë Atij. Emri Zot, tregon cilësitë që kanë të bëjnë me Plot-fuqishmërinë dhe zotërimin Absolut të Tij.
  • 40. Emri i Gjithëmëshirshëm, tregon cilësitë e Mirësisë dhe Bujarisë së Zotit. Kuptimet e të gjithë emrave të Allahut, përsillen rreth këtyre tre emrave. Fjala e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë” (Fatiha, 4), tregon njohjen e rrugës që të shpie për tek Allahu, e cila nuk është gjë tjetër veçse adhurimi i vetëm i Tij, ashtu siç Ai dëshiron dhe është i kënaqur dhe kjo arrihet me ndihmën dhe përkrahjen e Tij. Fjala e Allahut: “Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.” (Fatiha, 5), tregon se njeriu nuk mund ta arrijë lumturinë, vetëm se duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe nuk mund t’i përmbahet kësaj gjëje vetëm se me anë të udhëzimit që i jep Zoti i tij, ashtu siç nuk e kryen dot adhurimin vetëm se me ndihmën e Tij, andaj gjithçka varet nga udhëzimi i Allahut. Fjala e Allahut: “Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre, të cilët e humbën veten.” (Fatiha, 7), tregon dy llojet e shmangieve nga rruga e drejtë. Njëra shmangie shpie në humbje dhe vjen si rezultat i padijes dhe besimit të gabuar, ndërsa shmangia tjetër shpie në zemërimin e Allahut dhe vjen si pasojë e qëllimit të keq dhe punës së padobishme. Fillimi i sures Fatiha trajton Mëshirën e Allahut, mesi i saj Udhëzimin, dhe fundi Mirësinë e Tij. Njeriu do të përfitojë nga kjo mirësi për aq sa ai është i udhëzuar, dhe ai është i udhëzuar për aq sa është më-shiruar nga Allahu. Pra, e gjithë çështja përsillet rreth Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut. Mëshira dhe Mirësia janë atribute që vijnë si rrjedhojë e Plotfuqishmërisë dhe Zotërimit Absolut të Allahut. Ai nuk mund të jetë vetëm se i Mëshirshëm dhe Mirëbërës, cilësi këto që rrjedhin nga Hyjnia e Tij; Ai është i Adhuruari i Vërtetë, edhe nëse nuk e pranojnë Atë ateistët, apo i bëjnë ortak politeistët. Kushdo që kupton dhe vë në jetë përmbajtjen dhe kuptimet e sures Fatiha, do të arrijë përsosmërinë më të madhe dhe adhurimi i tij ndaj Allahut do të arrijë gradën e njerëzve të veçantë, të cilët qëndrojnë shumë më lart se sa adhuruesit e thjeshtë. Allahu na ardhtë në ndihmë![1] ————————————————————————— [1] Kjo temë është marrë nga libri ‘El Feuaid’, i autorit Iben Kajim el Xheuzije. Libri është botuar dhe shitet.
  • 41. • Kur besimtarët e panë, sesi kjo botë, kish nënshtruar të dashuruarit pas saj, sesi ata jetonin me shpresa të rreme, sesi djalli ishte bërë udhëheqësi i tyre dhe sesi pushteti tashmë i përkiste shpirtit fajtor, u drejtuan drejt kalasë së lutjes dhe përgjërimit, ashtu siç futet skllavi i frikësuar në territorin e padronit të tij. • Qejfet e kësaj bote janë si teatri i hijeve, i padituri kufizohet vetëm në atë që i shohin sytë, ndërsa një njeri i mençur, shikon edhe përtej perdeve nga ku luhet loja. • Para tyre shkëlqeu ajo që lakmonin dhe kur zgjatën duart që ta merrnin, panë me sytë e mendjes rrjetën e kurthit, e me shpejtësi fluturuan me krahët e rrezikut, për të mos gabuar më herën e dytë, ah sikur populli im ta dinte! • Ata e panë këtë botë dhe e kuptuan qëllimin, u bënë gati për udhëtim para se të vinte koha dhe morën rrugën e duhur, që në fillim. Njerëzit janë të preokupuar me gjëra dytësore, ndërsa ata janë duke kapërcyer shkretëtirat dhe ndërsa zogjtë e qejfit kanë ngecur në rrjetë, presin të theren. • Dy gjarpërinj ranë në lak dhe njëri i tha tjetrit: ‘Ku do të shkojmë pas kësaj?’ ‘Mbas dy ditësh, atje ku regjen lëkurët.’- ia ktheu tjetri. • Pasha Zotin, ditët që shkuan nuk qenë vetëm se një ëndërr dhe kur u zgjuan, arritën atë që dëshironin. • Ajo që shkoi nuk qe vetëm se ëndrra, e çka mbetur është vetëm dëshira, por koha humbet ndërmjet këtyre të dyjave. • Si mund të shpëtojë një njeri që ka një grua që nuk e mëshiron, një fëmijë që nuk e justifikon, një komshi që nuk e siguron, një mik që nuk e këshillon, një ortak që i bën hile, një armik që nuk e zë gjumi, si e si t’i bëjë keq, një shpirt që shtyn për prapësi, një botë që i rri përpara e zbukuruar, një pasion të ulët që e ndjek nga pas, një epsh që e mund, një zemërim që e mposht, një shejtan që ia zbukuron gjërat dhe një dobësi që e ka kapluar të gjithin?! Nëse Allahu do ta marrë në mbrojtje, të gjitha këto do të humbasin, por nëse do ta lërë në duart e vetvetes, patjetër që të gjitha këto do ta shkatërrojnë. • Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre, errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat, vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së