SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 20
Barazia gjinore arrihet kur gratë dhe burrat
gëzojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi nëpër
të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë
pjesëmarrjen ekonomike dhe vendim-marrje,
dhe kur sjelljet e ndryshme, aspiratat dhe
nevojat e grave dhe burrave janë vlerësuar në
mënyrë të barabartë dhe të favorizuar.
Barazia gjinore në vendin tonë çdo ditë e më shumë ndeshet me probleme të mëdha. Nëse sot, në Shqipëri,
ky problem madhor, delikat dhe problematik, shtrohet me forcën e një imperativi, kjo nuk bëhet thjesht dhe
vetëm nga "logjika matematikore", se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, por nisur nga këndvështrimi
modern i vlerësimit të pozitës dhe të drejtave të tyre, si pjesë integrale e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo
nuk lidhet thjesht dhe vetëm me konceptet e gabuara rreth raporteve dalluese midis dy sekseve. Përtej
dallimit burrë-grua, qëndron një gjë më esenciale, qëndrojnë të drejtat njerëzore dhe humane. Pikërisht, kjo
është "esenca" njerëzore që i bën dhe duhet t‘i bëjë gratë bartëse legjitime të të drejtave të barabarta me
burrat në kontekstin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Pse është kaq mbrapa shoqëria jonë në arritjen
e këtij objektivi madhor? Kryesorja në këtë mosarritje, në këtë mos realizim, ka të bëjë me faktin
se realizimi i këtij qëllimi do edhe mjetin e vet. Dhe mjeti që e mundëson realizimin e këtij qëllimi është
krijimi i një shoqërie moderne, të mundësive të barabarta për të dyja gjinitë dhe nëpërmjet bashkëveprimit
të të dyja gjinive, të burrave dhe grave, në të gjitha fushat e jetës dhe të organizimit shoqëror. Nuk mund të
realizohet barazia e vërtetë gjinore pa qenë prezente në shoqërinë tonë kushtet e lirisë. Shoqëria jonë ka
qenë për një periudhë kohore të gjatë e privuar nga liria. Kemi qenë nën sundimin e diktaturës komuniste.
Në vitet 90’ bëmë kalimin cilësor nga diktatura në demokraci. Ky hap i ndjeshëm cilësor, kjo përmbysje e
madhe, domethënë kalimi nga mbretëria e domosdoshmërisë, në atë të lirisë, ngjalli shpresë e besim të
madh te gratë shqiptare.
Në radhë të parë kjo lidhet me të bërit prej tyre pjesë e këtij ndryshimi
epokal, e mbi të gjitha për të projektuar shpresa të reja, perspektiva të reja
dhe objektiva konkrete për arritjen reale të barazisë gjinore. Barazia gjinore
përballet me probleme tepër të vjetra, por dhe me dukuri të reja, të cilat i
mbajnë të ndezura “urat e zjarrit” kundër lirive dhe të drejtave të grave.
Kanë lënë gjurmë konceptet jo humane të Etërve të shenjtë të ritit katolik,
të cilët e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Ata e kanë
konsideruar padrejtësisht trupin e femrës si “derë për hyrjen e djallit”. Në
vitin 586, “Këshilli i të Shkathëtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë
njerëzore dhe ajo “është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut”. Në emër të
këtyre definicioneve barbare gjatë historisë, janë kryer krime nga më
mizoret ndaj femrës. Statistikat tregojnë se sot mbi 4 milionë gra në botë
janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo
bashkëshortët. Kemi afro 23 vjet që përjetojmë një realitet të ri.
Demokracia ka krijuar shanse dhe mundësi të reja për afirmimin e rolit të
gruas në shoqëri. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se janë shembur
mjaft tabu të së kaluarës. Hapësirat e lirisë në vendin tonë janë zgjeruar.
Shoqëria shqiptare nga dita në ditë po vetëdijesohet, për të drejtat dhe
liritë e grave, si dhe për rolin që ato duhet të luajnë në shoqëri.
Mirëpo për hir të së vërtetës, ky proces i rëndësishëm po kalon përmes një rruge tepër
të vështirë dhe të mbushur me plotë kontradikta. Kudo në ambientet tona janë shumë
të pranishme dhe madje të fuqishme steriotipet gjinore dhe dhuna në familje. Për
fatin e keq, me gjithë se kanë kaluar afro 23 vjet nga përmbysja e diktaturës komuniste
në vendin tonë dhe nga vendosja e sistemit pluralist demokratik, shoqëria jonë
shqiptare po lëviz tepër ngadalë, për të mos thënë që në mjaft raste vërehet edhe një
kthim dramatik mbrapa. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj lëvizje të ngadalshme në
rrugën e emancipimit shoqëror të vendit tonë është fakti se shumë veprimtari, shumë
konferenca e seminare, shumë aksione dhe nisma të fokusuara në çështjet gjinore, në
vend që t’u drejtohen mbarë shoqërisë, posaçërisht burrave, u adresohen vetëm grave
dhe konceptohen si çështje ekskluzive vetëm të tyre! Promovimi i të drejtave të grave
dhe nismat për përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri shpesh herë bëhet nga
këndvështrime feministe. Rrallë, për të mos thënë fare, ndodh që kur organizohen
veprimtari apo aksione për probleme të barazisë gjinore, të jenë ulur së bashku në
një tavolinë dhe të diskutojnë gjithashtu së bashku burrat dhe gratë. Pa adaptuar një
kulturë dhe një qasje progresiste, e cila të sjell së bashku në një tavolinë burrat dhe
gratë, pa e konsideruar këtë gjë si domosdoshmëri dhe parakusht për transformimin e
shoqërisë, nuk mund të pretendohet për kalimin nga kultura maskiliste, në një kulturë
përparimtare të bazuar në barazinë gjinore. Në vendin tonë ekziston një fakt i
rëndësishëm pozitiv.
Të drejtat dhe liritë e grave janë ligjëruar në akte të ndryshme dhe të rëndësishme ligjore si pjesë
integrale e të drejtave të njeriut. Ky është një hap progresiv me rëndësi të posaçme në rrugën e
zhvillimit demokratik të vendit. Sot në vendin tonë femrat po fitojnë gjithnjë e më shumë të drejta, si
dhe kanë më shumë rol dhe integrim në jetën sociale, politike dhe ekonomike. Sinjifikative është
qeveria aktuale e paraqitur pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Janë plotë 6 femra ministre. Me gjithë
arritjet, të cilat konsiderohen relativisht të vogla, mjerisht, ende vazhdon diskriminimi ndaj femrave. Ky
diskriminim ka arritur kulminacionin e tij këto dy-tre vitet e fundit me ushtrimin ndaj femrave të një
dhune të egër fizike, psikologjike, keqtrajtime të ndryshme, e deri në vrasje makabre. Shifrat e vrasjeve
të grave janë tepër shqetësuese dhe ato kanë një rritje në proporcion gjeometrik. Difekti kryesor është
i shoqërisë sonë, është i institucioneve që e kanë për detyrë të merren direkte dhe indirekt me zbatimin
rigoroz të këtij legjislacioni bashkëkohor, është retorika boshe, janë sloganet shterpe, teorizimet boshe,
deformimet e qëllimshme nga përmbajtja e ligjit. Ky defekt i rëndë, domethënë mos zbatimi konkret,
me përpikmëri dhe me rreptësi i ligjeve që rregullojnë dhe marrin në mbrojtje respektimin e të drejtave
dhe lirive të grave, ka bërë që të kemi një realitet të rënduar dhe të mbushur me krime ndaj grave.
Shoqëria jonë shqiptare, përveç hartimit të disa ligjeve, të cilat për hir të së vërtetës ndryshohen shpesh
dhe nuk zbatohen, thuajse nuk po bënë asgjë për të eliminuar dhe rregulluar disavantazhet, pengesat
dhe problemet sociale, me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status
të barabartë në shoqëri.
Tranzicioni ynë i stërzgjatur dramatik ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë dukuri dhe
problematika të reja sociale. Shumë gra janë tërhequr nga jeta ekonomike. Kalimi nga
ekonomia e centralizuar, në ekonominë e tregut, është shoqëruar me dy prirje, të cilat
për fatin e keq tonin, po shkojnë në drejtimin e kundërt me prirjet analoge të vendeve
të qytetëruara të BE-së. Edhe pse në bazë të statistikave, këto vitet e fundit vërehet një
rritje e numrit të grave të punësuara, statistikat e papunësisë, krahasuar mes dy gjinive,
tregojnë se femrat janë shumë të prekura nga fenomeni i papunësisë. Ky fenomen
negativ ka ndikuar ndjeshëm në varfërimin e tejskajshëm të femrave dhe në
desocializimin e tyre. Po rikthehen për fatin e keq strukturat patriarkale, sidomos në
zonat rurale. Dhuna në familje ka marr një zgjerim të frikshëm. Mbetet evident
trafikimi i femrave për qëllime prostitucioni dhe shfrytëzimi seksual. Një prirje tjetër
negative në vendin tonë është rritja e numrit të grave të punësuara në ekonomitë
shtëpiake bujqësore dhe në njësitë e vogla të biznesit, shumica e të cilave janë pronë e
burrave të tyre. Tërheqja e grave nga sfera e punës dhe kthimi në modelin e familjes
tradicionale, e ka dobësuar së tepërmi pavarësinë ekonomike të tyre. Pjesëmarrja
masive e femrave në punë është faktori themelor për afirmimin e personalitetit dhe
pjesëmarrjen e tyre të barabartë në jetën e vendit. Jo pak gra kanë arritur suksese në
përpjekje për t‘u përshtatur me kushtet dhe kërkesat e ekonomisë së tregut, duke u
afirmuar si drejtuese të afta në jetën politike, shoqërore, kulturore dhe në botën e
biznesit.
Por analizat dhe vëzhgimet dëshmojnë se janë pikërisht burrat ata që
kanë arritur të ndryshojnë dhe ngrihen më shpejt në hierarkinë
statusore, duke zotëruar vende pune, që janë më të paguara, duke
siguruar pozicione vendimmarrëse në jetën politike, në sferën e
administratës publike dhe në botën e biznesit. Ky realitet dëshmon për
barrierat sociale dhe "kostot" më të larta të përpjekjeve që duhet të
bëjnë femrat për të afirmuar personalitetin në një shoqërie të
strukturuar historikisht për dominimin e meshkujve. Transformimi
kulturor i shoqërisë është një proces i gjatë dhe kompleks dhe si i tillë
kërkon jo vetëm apel, por edhe përmirësim të instrumenteve ligjore,
ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e barazisë së mundësive
për punë, karrierë, vendimmarrje dhe përfaqësim. Shoqërisë tonë do t‘i
duhet të përshkruajë një rrugë ende të gjatë për të mbërritur në atë
"stacion" të historisë, ku barazia gjinore të pranohet si një realitet i ri, ku
burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të
njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe të pjesëmarrjes
në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Të jesh femër do të thotë shumë.
Por shumë pak dinë tavlerësojnë atë!
E kosiderojnë si një qënie të dobët, që mund ta ndrydhësh e thyesh lehtë.
Para saj vënë bllokadën e rëndomtë e të pashmangshme “Hesht”.
Po ku vallë e gjejnë guximin, për të trajtuar në këtë mënyrë femrën.
Kur tek ajo mbizotëron veç takti dhe urtësia.
Është ajo që thotë:
“Prit, ky nuk është as vendi, as çasti, as momenti i duhur për ti thënë, lëri shfryrjet e impulseve të
tua. Prit…!”Ndoshta nesër është më ndryshe.
Por ky “Ndryshim i vonuar të lodh”, të bën të pafuqishme përballë shuplakave që të jep jeta.
Ajo është aq e brishtë, sa mund të thyhet shumë lehtë në brishtësinë e saj…
Nuk është e nevojshme ta fusësh në labirintin:
“Ti duhet” e kështu detyrohen të duan sipas kushteve të servirura nga ju me aq finese.
E pra ju “Të dashur” e shtypni nën petkun e fajit dhe të frikës, derisa fatkeqësisht bëhen qesharake
nënpresionin tuaj.
Vërtet zëri i tyre është si një pikë uji në oqeanin e pafund, por oqeani për pikën gjithmonë ndjen
mall.
Duke përbuzur atë, ke përbuzur gjysmën e qënies tënde.
Është ajo që të solli në jetë.
Është ajo që të mbajti në duar, që titë rritesh i shëndetshëm.
Është ajo burimi i vazhdimësisë së jetës…
Femra është vetë jeta në këtë botë, mos e bëj të derdhi lot.
Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i
përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë
veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj
dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më
shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1. Si i tillë, ai
është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të
dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim
informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e
çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku
ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet
si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj
gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në
marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të
gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore.
Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita
inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj
dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre
përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i
mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik
për dhunën në familje. Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë
problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i
lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një
numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete
dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë
apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë
personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e
dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”,
“dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj. Të dhënat mbi përhapjen e
fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.
Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe
ato të shërbimeve sociale nuk janë të detyruara me ligj të grumbullojnë dhe
prezantojnë të dhëna mbi dhunën. Shqipëria është një nga vendet e pakta në
Europë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna
mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni. Dhuna në familje dhe nevoja për
një strategji kombëtare dhe plan veprimi Dhuna në familje është një problem që
prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli
ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe, etj. Nga të dhënat në nivel
botëror, të mbledhura në dhjetë vietet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave është
një pengesë në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Llogaritja e kostove
social ekonomike të dhunës në familje, përbën një ndërhyrje strategjike në
ndërgjegjësimin e politikëbërësve për rëndësinë dhe efektivitetin e parandalimit të
saj. Duke qenë se dhuna në familje është një çështje tepër sensitive në vende
dhe rajone të ndryshme, për adresimin e saj duhen programe dhe strategj i në
përputhje me kulturën e tyre.
Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe si rrjedhojë, është përgjegjësia e
shtetit, komunitetit dhe individëve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë. Është e domosdoshme
që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të
drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut. Pavarësisht nga inisiativat dhe aktivitetet e
organizatave të ndryshme, veprimet e ndërmarra nga shteti kanë mundësinë të unifikojnë dhe të konsolidojnë këto
përpjekje dhe pse jo t’i nxisin dhe promovojnë. Ekistojnë një sërë argumentash të cilët kërkojnë të tërheqin
vëmendjen e politikëbërësve lidhur me marrjen e masave parandaluese dhe luftën kundër dhunës në familje.
Argumenti i drejtësisë: Çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të jetuar i/e lirë dhe i/e paprekur nga
dhuna. Argumenti i efiçencës: Ndërsa në rastet e dhunës në fa milje duhet treguar kujdes i veçantë ndaj viktimës,
politikbërësit duhet të mbajnë në konsideratë faktin se efektet e dhunës ndjehen nga e gjithë shoqëria. Argumente
të cilësisë së jetës: Gratë që arrijnë t’i mbijetojnë dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, në pjesën më të madhe
të rasteve vuajnë nga probleme shëndetësore, psikologjike dhe fizike. Në këto kushte dhuna në familje nuk mund
të injorohet si problem social, por edhe shëndetësor. Argumenti i reagimit zinxhir: Efektet fizike dhe psikologjike të
dhunës përfshijnë çdo fushë të jetës. Ajo mund të çojë në izolim social, sjellje josociale, vështirësi ekonomike dhe
transmetim të modelit të dhunshëm tek fëmijët.
Shteti Shqiptar, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve të saj duket të respektojë,
mbrojë, plotësojë dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa
dhunë. Hartimi dhe zbatimi i një Strategjie Kombëtare mundëson:
•Kordiminin dhe bashkërendimin e strategjive dhe përpjekjeve ekzistuese të të gjitha
departamenteve dhe institucioneve qeverisëse të ministrive të ndrys hme dhe
organizatave jo-qeveritare nën një të vetme për të parandaluar dhe luftuar dhunën në
familje. Parandalimi i dhunës në familje angazhon struktura të ndryshme publike dhe
private për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e arsimimit, shëndetit, punësimit,
drejtësisë, familjes, fëmijëve, të moshuarve, të shërbimeve sociale, për më tepër
proçesit të zhvillimit të një shoqërie. Strukturat ligjbërëse dhe ekzekutive dhe
organizatat jofitimprurëse, kanë të gjitha funksione specifike dhe strategjia kombëtare
dhe plani për veprim i unifikojnë këto dhe ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit.
•Dhuna në familje, kundrejt pjesëtarëve të ndryshëm të saj, bën që në shumë
raste përdhunimi dhe ngacmimet seksuale të adresohen në mënyrë të
veçantë nga ligji, ndërsa rrahja dhe neglizhimi i fëmijëve në një mënyrë tjetër.
Një strategji e kombëtare do të bënte që të gjitha format e dhunës në familje
të identifikoheshin, të përcaktoheshin saktësisht shkaqet e kësaj dhune dhe
të prezantoheshin mënyrat se si ky problem kaq kompleks do të adresohej
nga ligji, politikat sociale dhe programet që do të realizoheshin nga të gjitha
grupet e interesit. Strategjia Kombëtare duhet të sigurojë se:
•Të gjitha format e dhunës në familje janë të adresuara në mënyrën e duhur;
•Të gjitha nevojat (kulturore, etnike, gjeografike, etj) të viktimave të dhunës
janë të adresuara;
•Ekziston dhe implementohet një përqasje të që ndrueshme dhe koherente
për të parandaluar dhunën në familje;
•Një pjesë e buxhetit të shtetit përdoret për të parandaluar dhe adresuar
dhunën në familje.
Familja tradicionale zakonisht përkufizohet nga sociologët si një grup individësh i lidhur nga gjaku ose nëpërmjet
martesës, që jeton bashkë, bashkëpunojnë ekonomikisht dhe ndajnë përgjegjësitë për të rritur fëmijët e
përbashkët. Familja është gjithashtu një një grupim privat individësh, marrëdhëniet dhe sjelljet e të cilëve janë të
padukshme për të tjerët; një organizim social kompleks që konsiston në shumllojshmëri rolesh dhe statusesh; dhe
së fundmi marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një familje janë më intime, më emocionale dhe më të ndjeshme. “Në
kohën tonë familja e ka humbur “qetësinë” e cila pritet ta karakterizojë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë
tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria, etj., por dhe ata “jo tradicionalë” si sjelljet
devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të
trasmetueshme, etj.” Pra familja është një strukturë që përmbledh një mori marrëdhëniesh dhe rolesh dhe si e tillë
është e ndjeshme nga dhuna që ushtrohet brenda saj.
Çfarë është dhuna në familje?
Duke u bazuar në vlerat universale të familjes, Organizata e Kombeve të
Bashkuara e përkufizon dhunën në familje si një akt që rezulton, ose ka
shumë mundësi të rezultojë në dëmtim fizik, seksual ose mendor duke
përfshirë kërcënime ose akte të ngjashme, shtrëngimet ose heqjen arbitrare
të lirisë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të
raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk
dihet me saktësi përmasat dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e
kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave,
është rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të
informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike
të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfra (sidomos në vendin
tonë) dhe janë individët të cilët kanë aksesin më të kufizuar ndaj
informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike apo
dhe vëmendjes së medias.
Ekzistojnë disa forma të dhunës , ndër të cilat më poshtë janë renditur ato më të përhapurat në Shqipëri, bazuar edhe në
përvojën e qendrave të shërbimit në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunuara: Dhunë Fizike përfshin: shtyrje, goditje,
gërvishtje, , mbylljen në shtëpi, goditje me objekte të forta, kërcënim me thikë ose me armë tjetër, refuzim për ta ndihmuar
gruan kur është shtatzënë ose e sëmurë, tentativë për vrasje deri në formën më të rëndë, vrasjen. Forma të dhunës fizike
janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “të rregullta” dhe
“korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Ato jo vetëm janë
rrahur, lidhur me litar, por ju janë shuar cigare në trup, janë tërhequr zvarrë, ju janë thyer eshtrat ose janë lënë natën jashtë
derës së shtëpisë të vetme dhe të dhunuara. Dhuna fizike në përgjithësi ushtrohet duke filluar nga forma t më të lehta për të
arritur deri tek ato më ekstremet. Dhunuesit janë tepër testues dhe të kujdesshëm me rritjen e nivelit të dhunës.
Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet pas vitit të parë të martesës, gjatë shtatzënisë, për t’u përshkallëzuar pas lindjes
së fëmijës së parë e për të vazhduar gjatë gjithë jetës bashkëshortore nëse gruaja nuk e kundërshton atë ose nuk gjen një
mënyre për të shpëtuar prej saj. Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm grash, viktima të dhunës në familje, e
kanë përjetuar atë që në familjen e origjinës. Viktimat tregojnë se edhe nënat e tyre janë abuzuar njësoj nga bashkëshortët
dhe kurrë nuk e kanë kundërshuar atë. Çfarë është edhe më e dhimbshme, ndonëse këto nëna janë lutur për një jetë më të
mirë të vajzave të tyre, prapëseprapë ju kanë dhënë atyre mesazhin se “burrat duhen duruar”.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Alush Kryeziu
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitJetmira Sula
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxdaskakamakak
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt MatematikeS Gashi
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimielvakastrati
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 

La actualidad más candente (20)

Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimi
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 

Similar a PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE

Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeJana511
 
Familja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneFamilja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneInternet VloraAlb
 
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasPrezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasEljona Kosta
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drDonalda Kellezi
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitali lacej
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaALTAX Consulting
 
Çfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksualeÇfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksualeSelf employed
 
Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare Doniza Maliqi
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTErjonaHaka
 

Similar a PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE (15)

Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave sociale
 
Familja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten toneFamilja rendesia e saj ne jeten tone
Familja rendesia e saj ne jeten tone
 
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasPrezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te dr
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
 
Çfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksualeÇfare eshte liria seksuale
Çfare eshte liria seksuale
 
Social
SocialSocial
Social
 
A duhet te kemi endrren e nje lideri
A duhet te kemi endrren e nje lideri A duhet te kemi endrren e nje lideri
A duhet te kemi endrren e nje lideri
 
Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare Edukatë qytetare - SlideShare
Edukatë qytetare - SlideShare
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKT
 
Dhuna
DhunaDhuna
Dhuna
 

PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE

  • 1.
  • 2.
  • 3. Barazia gjinore arrihet kur gratë dhe burrat gëzojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi nëpër të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë pjesëmarrjen ekonomike dhe vendim-marrje, dhe kur sjelljet e ndryshme, aspiratat dhe nevojat e grave dhe burrave janë vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe të favorizuar.
  • 4. Barazia gjinore në vendin tonë çdo ditë e më shumë ndeshet me probleme të mëdha. Nëse sot, në Shqipëri, ky problem madhor, delikat dhe problematik, shtrohet me forcën e një imperativi, kjo nuk bëhet thjesht dhe vetëm nga "logjika matematikore", se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë, por nisur nga këndvështrimi modern i vlerësimit të pozitës dhe të drejtave të tyre, si pjesë integrale e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo nuk lidhet thjesht dhe vetëm me konceptet e gabuara rreth raporteve dalluese midis dy sekseve. Përtej dallimit burrë-grua, qëndron një gjë më esenciale, qëndrojnë të drejtat njerëzore dhe humane. Pikërisht, kjo është "esenca" njerëzore që i bën dhe duhet t‘i bëjë gratë bartëse legjitime të të drejtave të barabarta me burrat në kontekstin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Pse është kaq mbrapa shoqëria jonë në arritjen e këtij objektivi madhor? Kryesorja në këtë mosarritje, në këtë mos realizim, ka të bëjë me faktin se realizimi i këtij qëllimi do edhe mjetin e vet. Dhe mjeti që e mundëson realizimin e këtij qëllimi është krijimi i një shoqërie moderne, të mundësive të barabarta për të dyja gjinitë dhe nëpërmjet bashkëveprimit të të dyja gjinive, të burrave dhe grave, në të gjitha fushat e jetës dhe të organizimit shoqëror. Nuk mund të realizohet barazia e vërtetë gjinore pa qenë prezente në shoqërinë tonë kushtet e lirisë. Shoqëria jonë ka qenë për një periudhë kohore të gjatë e privuar nga liria. Kemi qenë nën sundimin e diktaturës komuniste. Në vitet 90’ bëmë kalimin cilësor nga diktatura në demokraci. Ky hap i ndjeshëm cilësor, kjo përmbysje e madhe, domethënë kalimi nga mbretëria e domosdoshmërisë, në atë të lirisë, ngjalli shpresë e besim të madh te gratë shqiptare.
  • 5. Në radhë të parë kjo lidhet me të bërit prej tyre pjesë e këtij ndryshimi epokal, e mbi të gjitha për të projektuar shpresa të reja, perspektiva të reja dhe objektiva konkrete për arritjen reale të barazisë gjinore. Barazia gjinore përballet me probleme tepër të vjetra, por dhe me dukuri të reja, të cilat i mbajnë të ndezura “urat e zjarrit” kundër lirive dhe të drejtave të grave. Kanë lënë gjurmë konceptet jo humane të Etërve të shenjtë të ritit katolik, të cilët e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Ata e kanë konsideruar padrejtësisht trupin e femrës si “derë për hyrjen e djallit”. Në vitin 586, “Këshilli i të Shkathëtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe ajo “është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut”. Në emër të këtyre definicioneve barbare gjatë historisë, janë kryer krime nga më mizoret ndaj femrës. Statistikat tregojnë se sot mbi 4 milionë gra në botë janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët. Kemi afro 23 vjet që përjetojmë një realitet të ri. Demokracia ka krijuar shanse dhe mundësi të reja për afirmimin e rolit të gruas në shoqëri. Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se janë shembur mjaft tabu të së kaluarës. Hapësirat e lirisë në vendin tonë janë zgjeruar. Shoqëria shqiptare nga dita në ditë po vetëdijesohet, për të drejtat dhe liritë e grave, si dhe për rolin që ato duhet të luajnë në shoqëri.
  • 6. Mirëpo për hir të së vërtetës, ky proces i rëndësishëm po kalon përmes një rruge tepër të vështirë dhe të mbushur me plotë kontradikta. Kudo në ambientet tona janë shumë të pranishme dhe madje të fuqishme steriotipet gjinore dhe dhuna në familje. Për fatin e keq, me gjithë se kanë kaluar afro 23 vjet nga përmbysja e diktaturës komuniste në vendin tonë dhe nga vendosja e sistemit pluralist demokratik, shoqëria jonë shqiptare po lëviz tepër ngadalë, për të mos thënë që në mjaft raste vërehet edhe një kthim dramatik mbrapa. Një ndër shkaqet kryesore të kësaj lëvizje të ngadalshme në rrugën e emancipimit shoqëror të vendit tonë është fakti se shumë veprimtari, shumë konferenca e seminare, shumë aksione dhe nisma të fokusuara në çështjet gjinore, në vend që t’u drejtohen mbarë shoqërisë, posaçërisht burrave, u adresohen vetëm grave dhe konceptohen si çështje ekskluzive vetëm të tyre! Promovimi i të drejtave të grave dhe nismat për përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri shpesh herë bëhet nga këndvështrime feministe. Rrallë, për të mos thënë fare, ndodh që kur organizohen veprimtari apo aksione për probleme të barazisë gjinore, të jenë ulur së bashku në një tavolinë dhe të diskutojnë gjithashtu së bashku burrat dhe gratë. Pa adaptuar një kulturë dhe një qasje progresiste, e cila të sjell së bashku në një tavolinë burrat dhe gratë, pa e konsideruar këtë gjë si domosdoshmëri dhe parakusht për transformimin e shoqërisë, nuk mund të pretendohet për kalimin nga kultura maskiliste, në një kulturë përparimtare të bazuar në barazinë gjinore. Në vendin tonë ekziston një fakt i rëndësishëm pozitiv.
  • 7. Të drejtat dhe liritë e grave janë ligjëruar në akte të ndryshme dhe të rëndësishme ligjore si pjesë integrale e të drejtave të njeriut. Ky është një hap progresiv me rëndësi të posaçme në rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Sot në vendin tonë femrat po fitojnë gjithnjë e më shumë të drejta, si dhe kanë më shumë rol dhe integrim në jetën sociale, politike dhe ekonomike. Sinjifikative është qeveria aktuale e paraqitur pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Janë plotë 6 femra ministre. Me gjithë arritjet, të cilat konsiderohen relativisht të vogla, mjerisht, ende vazhdon diskriminimi ndaj femrave. Ky diskriminim ka arritur kulminacionin e tij këto dy-tre vitet e fundit me ushtrimin ndaj femrave të një dhune të egër fizike, psikologjike, keqtrajtime të ndryshme, e deri në vrasje makabre. Shifrat e vrasjeve të grave janë tepër shqetësuese dhe ato kanë një rritje në proporcion gjeometrik. Difekti kryesor është i shoqërisë sonë, është i institucioneve që e kanë për detyrë të merren direkte dhe indirekt me zbatimin rigoroz të këtij legjislacioni bashkëkohor, është retorika boshe, janë sloganet shterpe, teorizimet boshe, deformimet e qëllimshme nga përmbajtja e ligjit. Ky defekt i rëndë, domethënë mos zbatimi konkret, me përpikmëri dhe me rreptësi i ligjeve që rregullojnë dhe marrin në mbrojtje respektimin e të drejtave dhe lirive të grave, ka bërë që të kemi një realitet të rënduar dhe të mbushur me krime ndaj grave. Shoqëria jonë shqiptare, përveç hartimit të disa ligjeve, të cilat për hir të së vërtetës ndryshohen shpesh dhe nuk zbatohen, thuajse nuk po bënë asgjë për të eliminuar dhe rregulluar disavantazhet, pengesat dhe problemet sociale, me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status të barabartë në shoqëri.
  • 8. Tranzicioni ynë i stërzgjatur dramatik ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë dukuri dhe problematika të reja sociale. Shumë gra janë tërhequr nga jeta ekonomike. Kalimi nga ekonomia e centralizuar, në ekonominë e tregut, është shoqëruar me dy prirje, të cilat për fatin e keq tonin, po shkojnë në drejtimin e kundërt me prirjet analoge të vendeve të qytetëruara të BE-së. Edhe pse në bazë të statistikave, këto vitet e fundit vërehet një rritje e numrit të grave të punësuara, statistikat e papunësisë, krahasuar mes dy gjinive, tregojnë se femrat janë shumë të prekura nga fenomeni i papunësisë. Ky fenomen negativ ka ndikuar ndjeshëm në varfërimin e tejskajshëm të femrave dhe në desocializimin e tyre. Po rikthehen për fatin e keq strukturat patriarkale, sidomos në zonat rurale. Dhuna në familje ka marr një zgjerim të frikshëm. Mbetet evident trafikimi i femrave për qëllime prostitucioni dhe shfrytëzimi seksual. Një prirje tjetër negative në vendin tonë është rritja e numrit të grave të punësuara në ekonomitë shtëpiake bujqësore dhe në njësitë e vogla të biznesit, shumica e të cilave janë pronë e burrave të tyre. Tërheqja e grave nga sfera e punës dhe kthimi në modelin e familjes tradicionale, e ka dobësuar së tepërmi pavarësinë ekonomike të tyre. Pjesëmarrja masive e femrave në punë është faktori themelor për afirmimin e personalitetit dhe pjesëmarrjen e tyre të barabartë në jetën e vendit. Jo pak gra kanë arritur suksese në përpjekje për t‘u përshtatur me kushtet dhe kërkesat e ekonomisë së tregut, duke u afirmuar si drejtuese të afta në jetën politike, shoqërore, kulturore dhe në botën e biznesit.
  • 9. Por analizat dhe vëzhgimet dëshmojnë se janë pikërisht burrat ata që kanë arritur të ndryshojnë dhe ngrihen më shpejt në hierarkinë statusore, duke zotëruar vende pune, që janë më të paguara, duke siguruar pozicione vendimmarrëse në jetën politike, në sferën e administratës publike dhe në botën e biznesit. Ky realitet dëshmon për barrierat sociale dhe "kostot" më të larta të përpjekjeve që duhet të bëjnë femrat për të afirmuar personalitetin në një shoqërie të strukturuar historikisht për dominimin e meshkujve. Transformimi kulturor i shoqërisë është një proces i gjatë dhe kompleks dhe si i tillë kërkon jo vetëm apel, por edhe përmirësim të instrumenteve ligjore, ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e barazisë së mundësive për punë, karrierë, vendimmarrje dhe përfaqësim. Shoqërisë tonë do t‘i duhet të përshkruajë një rrugë ende të gjatë për të mbërritur në atë "stacion" të historisë, ku barazia gjinore të pranohet si një realitet i ri, ku burrat dhe gratë të kenë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmim të personalitetit dhe të pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
  • 10. Të jesh femër do të thotë shumë. Por shumë pak dinë tavlerësojnë atë! E kosiderojnë si një qënie të dobët, që mund ta ndrydhësh e thyesh lehtë. Para saj vënë bllokadën e rëndomtë e të pashmangshme “Hesht”. Po ku vallë e gjejnë guximin, për të trajtuar në këtë mënyrë femrën. Kur tek ajo mbizotëron veç takti dhe urtësia. Është ajo që thotë: “Prit, ky nuk është as vendi, as çasti, as momenti i duhur për ti thënë, lëri shfryrjet e impulseve të tua. Prit…!”Ndoshta nesër është më ndryshe. Por ky “Ndryshim i vonuar të lodh”, të bën të pafuqishme përballë shuplakave që të jep jeta. Ajo është aq e brishtë, sa mund të thyhet shumë lehtë në brishtësinë e saj… Nuk është e nevojshme ta fusësh në labirintin: “Ti duhet” e kështu detyrohen të duan sipas kushteve të servirura nga ju me aq finese. E pra ju “Të dashur” e shtypni nën petkun e fajit dhe të frikës, derisa fatkeqësisht bëhen qesharake nënpresionin tuaj. Vërtet zëri i tyre është si një pikë uji në oqeanin e pafund, por oqeani për pikën gjithmonë ndjen mall. Duke përbuzur atë, ke përbuzur gjysmën e qënies tënde. Është ajo që të solli në jetë. Është ajo që të mbajti në duar, që titë rritesh i shëndetshëm. Është ajo burimi i vazhdimësisë së jetës… Femra është vetë jeta në këtë botë, mos e bëj të derdhi lot.
  • 11.
  • 12. Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1. Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore.
  • 13. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”, “dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj. Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.
  • 14. Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe ato të shërbimeve sociale nuk janë të detyruara me ligj të grumbullojnë dhe prezantojnë të dhëna mbi dhunën. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni. Dhuna në familje dhe nevoja për një strategji kombëtare dhe plan veprimi Dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe, etj. Nga të dhënat në nivel botëror, të mbledhura në dhjetë vietet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave është një pengesë në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Llogaritja e kostove social ekonomike të dhunës në familje, përbën një ndërhyrje strategjike në ndërgjegjësimin e politikëbërësve për rëndësinë dhe efektivitetin e parandalimit të saj. Duke qenë se dhuna në familje është një çështje tepër sensitive në vende dhe rajone të ndryshme, për adresimin e saj duhen programe dhe strategj i në përputhje me kulturën e tyre.
  • 15. Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe si rrjedhojë, është përgjegjësia e shtetit, komunitetit dhe individëve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë. Është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut. Pavarësisht nga inisiativat dhe aktivitetet e organizatave të ndryshme, veprimet e ndërmarra nga shteti kanë mundësinë të unifikojnë dhe të konsolidojnë këto përpjekje dhe pse jo t’i nxisin dhe promovojnë. Ekistojnë një sërë argumentash të cilët kërkojnë të tërheqin vëmendjen e politikëbërësve lidhur me marrjen e masave parandaluese dhe luftën kundër dhunës në familje. Argumenti i drejtësisë: Çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të jetuar i/e lirë dhe i/e paprekur nga dhuna. Argumenti i efiçencës: Ndërsa në rastet e dhunës në fa milje duhet treguar kujdes i veçantë ndaj viktimës, politikbërësit duhet të mbajnë në konsideratë faktin se efektet e dhunës ndjehen nga e gjithë shoqëria. Argumente të cilësisë së jetës: Gratë që arrijnë t’i mbijetojnë dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, në pjesën më të madhe të rasteve vuajnë nga probleme shëndetësore, psikologjike dhe fizike. Në këto kushte dhuna në familje nuk mund të injorohet si problem social, por edhe shëndetësor. Argumenti i reagimit zinxhir: Efektet fizike dhe psikologjike të dhunës përfshijnë çdo fushë të jetës. Ajo mund të çojë në izolim social, sjellje josociale, vështirësi ekonomike dhe transmetim të modelit të dhunshëm tek fëmijët.
  • 16. Shteti Shqiptar, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve të saj duket të respektojë, mbrojë, plotësojë dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë. Hartimi dhe zbatimi i një Strategjie Kombëtare mundëson: •Kordiminin dhe bashkërendimin e strategjive dhe përpjekjeve ekzistuese të të gjitha departamenteve dhe institucioneve qeverisëse të ministrive të ndrys hme dhe organizatave jo-qeveritare nën një të vetme për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje. Parandalimi i dhunës në familje angazhon struktura të ndryshme publike dhe private për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e arsimimit, shëndetit, punësimit, drejtësisë, familjes, fëmijëve, të moshuarve, të shërbimeve sociale, për më tepër proçesit të zhvillimit të një shoqërie. Strukturat ligjbërëse dhe ekzekutive dhe organizatat jofitimprurëse, kanë të gjitha funksione specifike dhe strategjia kombëtare dhe plani për veprim i unifikojnë këto dhe ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit.
  • 17. •Dhuna në familje, kundrejt pjesëtarëve të ndryshëm të saj, bën që në shumë raste përdhunimi dhe ngacmimet seksuale të adresohen në mënyrë të veçantë nga ligji, ndërsa rrahja dhe neglizhimi i fëmijëve në një mënyrë tjetër. Një strategji e kombëtare do të bënte që të gjitha format e dhunës në familje të identifikoheshin, të përcaktoheshin saktësisht shkaqet e kësaj dhune dhe të prezantoheshin mënyrat se si ky problem kaq kompleks do të adresohej nga ligji, politikat sociale dhe programet që do të realizoheshin nga të gjitha grupet e interesit. Strategjia Kombëtare duhet të sigurojë se: •Të gjitha format e dhunës në familje janë të adresuara në mënyrën e duhur; •Të gjitha nevojat (kulturore, etnike, gjeografike, etj) të viktimave të dhunës janë të adresuara; •Ekziston dhe implementohet një përqasje të që ndrueshme dhe koherente për të parandaluar dhunën në familje; •Një pjesë e buxhetit të shtetit përdoret për të parandaluar dhe adresuar dhunën në familje.
  • 18. Familja tradicionale zakonisht përkufizohet nga sociologët si një grup individësh i lidhur nga gjaku ose nëpërmjet martesës, që jeton bashkë, bashkëpunojnë ekonomikisht dhe ndajnë përgjegjësitë për të rritur fëmijët e përbashkët. Familja është gjithashtu një një grupim privat individësh, marrëdhëniet dhe sjelljet e të cilëve janë të padukshme për të tjerët; një organizim social kompleks që konsiston në shumllojshmëri rolesh dhe statusesh; dhe së fundmi marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një familje janë më intime, më emocionale dhe më të ndjeshme. “Në kohën tonë familja e ka humbur “qetësinë” e cila pritet ta karakterizojë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria, etj., por dhe ata “jo tradicionalë” si sjelljet devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, etj.” Pra familja është një strukturë që përmbledh një mori marrëdhëniesh dhe rolesh dhe si e tillë është e ndjeshme nga dhuna që ushtrohet brenda saj. Çfarë është dhuna në familje?
  • 19. Duke u bazuar në vlerat universale të familjes, Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkufizon dhunën në familje si një akt që rezulton, ose ka shumë mundësi të rezultojë në dëmtim fizik, seksual ose mendor duke përfshirë kërcënime ose akte të ngjashme, shtrëngimet ose heqjen arbitrare të lirisë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk dihet me saktësi përmasat dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfra (sidomos në vendin tonë) dhe janë individët të cilët kanë aksesin më të kufizuar ndaj informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike apo dhe vëmendjes së medias.
  • 20. Ekzistojnë disa forma të dhunës , ndër të cilat më poshtë janë renditur ato më të përhapurat në Shqipëri, bazuar edhe në përvojën e qendrave të shërbimit në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunuara: Dhunë Fizike përfshin: shtyrje, goditje, gërvishtje, , mbylljen në shtëpi, goditje me objekte të forta, kërcënim me thikë ose me armë tjetër, refuzim për ta ndihmuar gruan kur është shtatzënë ose e sëmurë, tentativë për vrasje deri në formën më të rëndë, vrasjen. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “të rregullta” dhe “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Ato jo vetëm janë rrahur, lidhur me litar, por ju janë shuar cigare në trup, janë tërhequr zvarrë, ju janë thyer eshtrat ose janë lënë natën jashtë derës së shtëpisë të vetme dhe të dhunuara. Dhuna fizike në përgjithësi ushtrohet duke filluar nga forma t më të lehta për të arritur deri tek ato më ekstremet. Dhunuesit janë tepër testues dhe të kujdesshëm me rritjen e nivelit të dhunës. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet pas vitit të parë të martesës, gjatë shtatzënisë, për t’u përshkallëzuar pas lindjes së fëmijës së parë e për të vazhduar gjatë gjithë jetës bashkëshortore nëse gruaja nuk e kundërshton atë ose nuk gjen një mënyre për të shpëtuar prej saj. Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm grash, viktima të dhunës në familje, e kanë përjetuar atë që në familjen e origjinës. Viktimat tregojnë se edhe nënat e tyre janë abuzuar njësoj nga bashkëshortët dhe kurrë nuk e kanë kundërshuar atë. Çfarë është edhe më e dhimbshme, ndonëse këto nëna janë lutur për një jetë më të mirë të vajzave të tyre, prapëseprapë ju kanë dhënë atyre mesazhin se “burrat duhen duruar”.