Publicidad

Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve

Anida Ago
psychologist en www.ipsychologyonline.com
24 de Apr de 2013
Publicidad

Más contenido relacionado

Publicidad
Publicidad

Terapia e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve

  1. KAPITULLI 16 Terapia e Lojes e Fokusuar ne Zgjidhjen e Problemeve(SFPT)
  2. PERBERJA E GRUPIT UNIVERSITETI “A.XHUVANI” MASTER SHKENCOR ”PSIKOLOGJI EDUKIMI” PUNUAN: OLASERDA LALOSHI KLESTA DYRMISHI FLORA LAMCJA ANIDA AGO
  3. Ceshtjet qe do te trajtohen ne kete kapitull jane:  Hyrja  C‟eshte Terapia e Lojes e Fokusuar ne Zgjidhje(SFPT)  Qellimi dhe roli I SFPT-se  Teknikat kryesore te SFPT-se  Roli i terapistit  Roli i prinderve  Aplikimet klinike  Sfidat ne implementimin e modelit SFPT  Konkluzione  Raste trajtimi
  4. HYRJA  Fatkeqësisht rrethanat e jetës të tilla si: abuzimi, neglizhimi dhe deprivimi emocional ndikojnë negativisht ne marrëdhënien prind-fëmijë. Kjo krijon vuajtje dhe pengon zhvillimin normal te femijeve  Këta fëmijë janë shpesh ata që” luftojnë” në shkollë, angazhohen në sjellje me rrezik të lartë, dhe që jane të përfshirë në sistemin e shëndetit mendor.  Terapia e lojes siguron praninë terapeutike gjate punës me këta fëmijë, dhe gjuhën apo rrugen me të cilën fëmijët mund të gjejne zgjidhjet e tyre.  Leggett (2009) shkroi se,” është e nevojshme të merret në konsideratë një qasje terapeutike e projektuar veçanërisht për fëmijët, që kombinon përdorimin e gjuhës dhe lojes”.
  5. Terapia e lojes e fokusuar ne zgjidhjen e problemeve( SFPT)  është një mënyrë e re e të menduarit për terapistët që e përdorin me klientët e tyre (Metcalf 2009).  Sipas Lypur dhe Steiner (2003), kjo qasje fillon me vlerësimin e zgjidhjeve të mundshme, që është, rezultati që klienti pret dhe dëshiron.  Eshtë e ndryshme nga format e tjera të terapisë se lojes. (Elliott 2009). Dallimi qëndron në faktin se ,procesi terapeutik i SFPT nuk eshte i shtyrë nga forcat mekanike të jashtme, por nga dialogu midis fëmijës dhe terapistit. (Mc Kergoë 2009). Në ketë forme terapie perfshihen dy parimet themelore: 1. " zgjidhjes permes mendimit" 2. “ zgjidhjes permes te folurit ".
  6. Qellimi dhe roli i SFPT-se  Terapisti beson se fëmijët e dinë se çfarë duan dhe kanë nevojë.  Prandaj,ai është gjithmonë duke menduar se si të drejtoje e perdore përvojën terapeutike në mënyrë që, fëmijët të mund të fillojnë të shikojne e mendojne vetvetiu per zgjidhjen për veten e tyre.  Përdorimi i teknikave të lojes SFPT lehtëson "te zgjidhurit e problemeve me ane te te folurit ", e cila është projektuar për të ndihmuar fëmijët për të artikuluar apo plotesuar qëllimet e tyre.
  7. Çështja kryesore është që fëmija vete të zbuloje talentin dhe aftësitë e veta dhe menyren se si ai t‟i zhvilloje dhe perdore ato ne zgjidhjen e problemeve te tyre. "Nga kjo terapisti mëson se si femijet mund të përdorin aftësitë e tyre për të arritur në zgjidhje" (Berg & Shtajner f.7). Zgjidhjet janë tashmë të pranishme në historinë e fëmijës. • SFPT ofron një kornizë të qartë, konkrete për te rizbuluar dhe riperdorur këto zgjidhje.
  8. Teknikat kryesore te terapise se lojes te fokusuar ne zgjidhje(SFPT) Vendosja e Qellimeve Teknika e “How”ose”Si” Pyetja Mrekulli Perjashtimet Shkallet Mesazhi-Zgjidhje
  9. 1. Vendosja e qellimeve Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në procesin e SFBT është vendosja e qëllimeve te qarta e konkrete që i përshtatet nevojave individuale te fëmijës apo adoleshentit. Gjëja me e rëndësishme është që fëmija te dëshiroje që ky qëllim të ndodhe apo arrihet. Terapisti dhe fëmija duhet te punojnë së bashku për të caktuar objektivat dhe për të gjetur mënyrat për t‟i arritur ato (Haley 2000). Objektivat duhet të jene kuptimplota dhe të veçanta ne perputhje me gjendjen e fëmijës.  Sa më e qarte të jete sjellja dhe sa më i matshem të jete qëllimi aq më progres do të kete drejte zgjedhjeve të duhura.(De Jong dhe Berg, 2002).
  10. 2. Pyetja Mrekulli Në SFBT “pyetja mrekulli” është përdorur për të ndihmuar fëmijën të ndertoje një imazh për arritjen e qëllimeve te tij. (Terapisti I bën pyetje femijes për ta ndihmuar qe të sqaroje apo kuptoje se si i duket kjo mrekulli, cfare është ndryshe dhe cfare të tjeret do të vene re që kjo mrekulli ka ndodhur.) Eshtë e lidhur me qëllimin se cfarë fëmija do te donte të bënte ndryshe kur ai të ndjehej mire ose më pak i trishtuar.  Fëmijët shpesh enderrojne për një mrekulli që është e pamundur të arrihet sic është rikthimi i një personi të dashur i cili ka vdekur.  Pyetjet e ndihmojnë fëmijën të shprehë se sa njerëzit e tjerë mund t‟u përgjigjen këtyre ndryshimeve pozitive në sjellje.  Qëllimi është që fëmija të bie dakort me këto sjellje të reja.
  11.  Pyetja mrekulli i ndihmon fëmijët për të përjetuar se si do të ishte jeta e tyre në qoftë se problemi që i solli ata në terapi do të zgjidhej në mënyre magjike.  Fëmija ka identifikuar një qëllim,dhe” pyetja mrekulli” ndihmon fëmijën që të parashikoje se si jeta do të ishte ndryshe, nëse qëllimi arrihet „‟ qofte edhe pak".  SHEMBULL  Terapisti e pyet fëmijën:” Në qoftë se një mrekulli do të ndodhte sonte ndërkohe që jeni duke fjetur, dhe kur ju te zgjoheni të nesmen problemi qe ju keni sot të ishte zgjidhur në mënyre magjike,cfare do te ishte gjëja më e vogel që do të vinit re, që do të tregonte që kjo mrekulli ka ndodhur ?
  12. 3. Teknika e “wow-how”? Ne kete Teknike përdoren deklaratat që fillojnë me fjalët “wow” ose “how” (NIMS 2007).  Ato janë të dizajnuara për të afirmuar përfundime pozitive të fëmijëve në lidhje me jetën e tyre pavarsisht se cfare ka ndodhur me to, duke i pyetur ata psh.,se “si” e dinin se sjellja e tyre ishte gjëja me drejtë për t'u bërë në këto “x “rrethana . Kjo i ndihmon ata për të menduar me teper rreth sjelljeve te tyre , per te zbuluar aftësitë e tyre dhe qe të ndjehen të inkurajuar për të përdorur këto aftësi në të ardhmen.
  13. SHEMBUJ  “Si keni qenë në gjendje për të kontrolluar zemërimin tuaj në atë kohë dhe të qëndronit i qetë?”  “Si i bëre detyrat e shtëpisë atë ditë?”  “Pyes veten se si ju e bëte këtë?”,etj.
  14. 4. Perjashtimet  Janë raste apo ngjarje të kaluara në jetën e fëmijës, kur ai ose ajo përjetojne qofte dhe fare pak nga kjo mrekulli.  Është e rëndësishme për të ekploruar të paktën dy ose tre përjashtime në mënyrë që t‟i kujtoje fëmijës se suksesi i se kaluares mund të përsëritet në të tashmen dhe në të ardhmen. Ndihmojne femijen per te zbuluar detajet se si ai/ajo ka shmangur nje problem te ngjashem ne te kaluaren,per te siguruar nje rrugezgjidhje,sukses,(Skalar e,2005) •
  15. 5. TEKNIKA E SHKALLEVE  është një përpjekje për të treguar objektivisht arritjen e qëllimeve në mënyrë që t‟i sigurojë klientët ne një masë te caktuar te suksesit të tyre.  është nje veprimtari që përcakton tonin per procesin e ri te te mësuarit te klientit ,që është aktiv, spontan, relaksues, pjesmarres, dhe argëtues (Zalter, 2005).  Fëmijes i kerkohet qe te percaktoje psh., suksesin e tij ne nje detyre te caktuar duke zgjedhur një shkallë nga 1 deri në 10,(ku 1 dmth.- "asnjë sukses" dhe 10 dmth.- "sukses të plotë" në arritjen e qëllimit të dikujt.)  Terapisti afirmon përgjigjen dhe e pyet femijen pse është ky numri dhe arsyeja se pse ajo nuk është një më i ulët apo me I larte.  Ky proces e ndihmon fëmijën për ta parë jetën në terma më pozitive.
  16.  Si pjese te shkallëve, klienteve u tregohet një rrip letre me 10 fytyra njerezish me numrat 1-10.  Kjo është një teknikë piktoriale e adaptuar nga terapisti për të percaktuar nivelet e ndjeshmerise të fëmijëve .  Vargu i fytyrave te njerezve fillon nga një që duket tejet i zemëruar(nga 1-shi) deri tek ai që duket tepër i lumtur(10-ta).  Ky ushtrim është një përfaqësim pamor i pyetjes që shtrohet femijes : Në një shkallë nga 1 deri 10, ku 1 eshte me e keqja dhe 10 me e mira, ku je ti ?.
  17. 6 . MESAZHI -ZGJIDHJE (SOLUTION-MESSAGE)  Kjo është një përmbledhje konkrete e shkruar e seancës që fëmija mund ta marrë në shtëpi si një përfaqësim pamor të përpjekjeve të tij drejt gjetjes së zgjidhjes te problemit të tij apo të saj.  Ky mesazh është shkruar në prani të fëmijës me pjesëmarrjen e tij. Mesazhi- Zgjidhje ka 3 pjesë: 1. kredite (per perpjekjet positive qe ka shprehur femija ne seancen e pare I jepen “kredi” ose liste e shkruar e atributeve pozitive si forme shperblimi qe femija te vazhdoje me tej) 2. ura, (është lidhja mes krediteve dhe detyrave per zgjidhje) 3. detyra zgjidhje ( kerkese qe femija të kujtoje psh.një "ditë te mrekullueshme “ dhe të mbajë mend se çfarë është e ndryshme tek ajo dite në lidhje me ditët e tjera. Fëmijës i kërkohet të raportojë për detyrën në seancën e ardhshme)
  18. Roli i terapistit  Roli kryesor i një terapisti përfshin një proces të të zbuluarit se çfarë është ajo që dëshiron fëmija si një qëllim real për seancën.  Në SFPT terapisti përdor një shumëllojshmëri të teknikave për të ndihmuar ne rritjen e sjelljeve pozitive të klientit apo zgjidhjet që krijojnë bazën për këtë forme të menduari të ri.  Terapisti merret edhe me krijimin e qëllimeve hipotetike që përfshijnë sjelljet e dëshiruara si një mënyrë për të ndihmuar klientët për të parë se çfarë është e mundur për ta. (Sklare 2005).  Ndonjëherë fëmijet janë të aftë të artikulojnë qëllimin e tyre, dhe here të tjera përdorin teknikat e lojes, të tilla si: krijime te artit, tabaka -rërë, dhe kukullat per arritjen e këtyre qëllimeve potenciale.  Kur fëmijët nuk janë në gjendje të komunikojnë qëllimet e tyre, terapisti mund të bëjë një supozim terapeutik të asaj që fëmija dëshiron si një zgjidhje.
  19. ROLI I PRINDERVE  Roli i prinderve është jetik në SFPT.  Terapisti duhet te kete gjithmonë parasysh pritshmerite e prinderve apo kujdestarëve . Pasi shpesh, prindërit e shikojne suksesin terapeutik në shume terma abstrakte, të tilla si: "Unë dua që fëmija im të sillet mire" ose "Unë dua që fëmija im të jete më i përgjegjshëm ne shkolle.”etj.  Prindërit janë bashkëpunëtorë në identifikimin e qëllimeve të qarta të sjelljes që i përshtatet nevojave të të paleve, prindërve dhe fëmijëve te tyre.  Ata duhet të vlerësojnë se cilat janë qëllimet e fëmijës dhe se si ata si prindër, mund të marrin pjesë në zgjidhje, dhe cfare ata , si prindër dhe kujdestarë, mund të bëjnë ndryshe për të lehtësuar këtë proces.  Me lejen e fëmijës, terapisti ndan qëllimet e fëmijës me prindin e tij.
  20. Aplikimet klinike SFPT është përdorur me fëmijët dhe të rinjtë me një shumëllojshmëri të diagnozave të shëndetit mendor te tilla si : 1. deficit i vėmendjes hiperaktivitetit 2. çrregullimet reaktive 3. crregullimet obessive- kjompulsive 4. Çrregullimi e stresit post-traumatic 5. çrregullimi bipolar. SFPT është përdorur edhe në terapi familjare.
  21. SFIDAT NË IMPLEMENTIMIN E MODELIT  Sfida më e madhe në implementimin e këtij modeli është njohja e nivelit të maturimit të fëmijës.  Fëmijët më të vegjël nuk kanë aftësi zhvillimore të kuptojnë konceptet e ndryshme në model.  Gjithashtu është e nevojshme përpjekja për të zhvilluar një marrëdhënie terapeutike me fëmijën përpara se te procedojne me hapat e modelit.  Është e rëndësishme që objektivat e fëmijëve dhe mrekullitë të kuptohen nga prindërit.  Ndonjëherë prindërit e shohin qëllimin e fëmijës si një justifikim për të mos punuar në atë që prindi identifikon si problem.  Theksi i tërë SFPT është se suksesi i mëparshëm është themeli për zgjidhje në të ardhmen.
  22. KONKLUZIONE  Terapia e lojes e fokusuar ne zgjidhje(SFPT) është një model i terapisë se lojes e cila mbështetet mbi parimet themelore të " zgjidhjes se mendimit" dhe "zgjidhje nëpermjet të folurit".  Terapisti beson se fëmijët e dinë se çfarë duan dhe që së bashku ata mund të sajojnë një zgjidhje për çështjet që ata sjellin në terapi.  Tekikat e SFPT,te tilla si :“Pyetjet mrekulli”,”Shkallet”,Pyetja “SI”,”Mesazhi –Zgjidhje”,etj .,janë projektuar për të ndihmuar fëmijët qe të marrin “kredi” për përpjekjet e tyre,dhe te arrijne suksesin.  SFPT është një proces sistematik i qartë me një bazë të fortë teorike dhe praktike.  Ndërsa kjo metodë nuk është e përshtatshme për çdo fëmijë, ajo është një qasje që është e denjë për shqyrtim dhe studime të mëtejshme.
  23. RASTI I BILLY-T o Billy është 15 vjeç. o Ai ishte abuzuar seksualisht nga një mik i familjes se tij, kur ishte 11 vjec. o Billy jeton me nënën e tij dhe njerkun. o Edhe motra më e madhe e Billy-t është keqtrajtuar gjatë të njëjtës periudhë kohore,dhe aktualisht është nën kujdesin rezidencial per një strukturë kohore afatgjate. o Billy është ne shkolle te mesme dhe ka një histori të abuzimit me substancat. o Edhe pse Billy është 15 vjeç, ai u trajtua nga terapistet me teknikat e pervojes,te tilla si: terapi loje, veçanërisht te artit dhe modelimit me balte. o Terapistet e trajtuan Billy-n kur shkolla e tij raportoi se Billy kishte tendece per të lënduar vetveten. o Pasi u zgjidh kërcënimi per vetëvrasje , Terapisti filloi terapine me seanca javore.
  24.  Ne fillim, Billy nuk ishte i hapur për komunikim.  Terapisti e filloi terapine me tekniken e modelimit prej balte dhe e pyeti Billi-n se cfare do të donte të bënte me të.  Pas kesaj Terapisti i kerkoi Billi-t të përshkruante se cfare ndiente ai ndaj asaj qe kishte krijuar?  Me vone Terapisti perdori “Pyetjet Mrekulli” dhe e pyeti Billy-n,se cfare ishte ajo qe kishte krijuar?, çfarë ai do te donte qe te ndryshonte ne marredhenien me ate person qe ai te ndihej më mirë?etj.  Kjo çoi në një diskutim të marrëdhënieve ndërmjet Billy-t dhe nënës se tij.  Qëllimi qe Billy vendosi për terapine e tij ishte që të krijojë një marrëdhënie të mirë me nënën e tij.  Terapisti e pyeti :”çfarë do të besh ne lidhje me kete situate? Çfarë do të bëni kur kjo marrëdhënie të permirësohet?”
  25. o Teknika e Shkallëzimit i dha një mundësi Billi-t për të forcuar përpjekjet per te arritur qellimin e tij. o Ai zgjodhi numrin „'6 "në shkallën qe tregonte per marrrdhenien me nenen e tij, pasi ai dhe nëna e tij kishin folur se bashku . o Mesazhi- zgjidhje ishte një deklaratë e përbashkët në formën e plotesimit te disa fotove nga ana e Billy-t,nenes dhe terapistit … o Pasi ndane fotot e tyre, terapisti shënoi atributet e Billy-t në anën tjetër të letrës.: o "Ju jeni një djale i ri i cili e di atë që ai dëshiron, dhe ju jeni të gatshëm për të punuar drejt qëllimit qe I keni vene vetvetes. Ju me të vërtetë doni të keni një marrëdhënie te mire me nënën tuaj. Ti e di se kur gjërat nuk janë duke ecur mirë dhe ne ato momente ju do të stoponi, do të merrni frymë dhe do të filloni një bisede të gjatë ne javën e ardhshme “. o Terapisti shtoi një “7” të madhe ne shkalle dhe i tha Billy-t qe të synojnë për me lart duke praktikuar te folurin me nënën e tij.
  26. PYETJE?????
Publicidad