Se ha denunciado esta presentación.
Se está descargando tu SlideShare. ×
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Anuncio
Próximo SlideShare
Mjedisi
Mjedisi
Cargando en…3
×

Eche un vistazo a continuación

1 de 13 Anuncio

Más Contenido Relacionado

Presentaciones para usted (20)

Anuncio

Más reciente (20)

Bio Ne dhe Mjedisi

  1. 1. Te informojme por mbi te gjitha te sensibilizojme te tjeret mbi mjedisin dhe ndotjen qe po i shkaktohet. Konkretisht llojet e ndotjes dhe faktoret qe I shkaktojne ato por mbi te gjitha si mund ta kurojme ne mjedisin. Ky eshte prioriteti yne,per ti treguar te gjitheve se fuqine per ndryshim e kane ne duart e tyre…
  2. 2. ~Ndotja është futja e ndotësve në mjedis, që shkakton dëmtim dhe çrregullim të sistemeve dhe ekosistemeve të mjedisit. ~Ndotja mund të jetë natyrale, si në rastin e vullkaneve, ose mund të shkaktohet nga aktivitetet njerëzore. Format kryesore të ndotjes të shkaktuar nga njeriu janë: Ndotja e ajrit; Ndotja e ujit; Ndotja e tokës; Ndotja nga zhurmat, dhe; Ndotja radioaktive
  3. 3. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, gjendja e mjedisit nuk ishte prioritet kombëtar, pasi regjimi u përpoq ta drejtonte Shqipërinë drejt industrisë së rëndë, të mbështetur kryesisht në teknologji sovjetike dhe kineze. Kjo lloj teknologjie nuk përmbushte standardet e mbrotjes së mjedisit, që rezultoi në ndotje të ajrit, uji, tokës dhe shkatërrim të florës e faunës në zonat përreth fabrikave. Gjithashtu, kjo ndikoi drejpërdrejt edhe në shëndetin e popullatave që jetonin në këto zona, ku u shfaqën sëmundje të frymëmarrjes dhe difekte që në lindje.
  4. 4. Rënia e regjimit komunist solli mbylljen e uzinave e fabrikave të vjetra, duke lënë pas ndërtesa të braktisura e shumë tonë me lëndë helmuese nëpër magazinat e këtyre objekteve. Gjatë periudhës pas rëniës së komunizmit, u bëmë dëshmitarë të rritjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, këtë rradhë të shkaktuar më së shumti nga makinat e vjetra (shtimi i makinave erdhi pas heqjes së ndalimit të pronësisë së makinave). Gjithashtu konsumi u shtua shumë, duke sjellë më shumë mbeturina, më shumë persona e biznese të papërgjegjshëm që hodhën mbeturinat nëpër fusha, pyje, lumenj, liqene e dete të Shqipërisë. Ndotja nga zhurmat u rrit në mënyrë të konsiderueshme po ashtu.
  5. 5. Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit, solli ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese nga ana estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të dëmshme. Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera ujore, si një gaz 20 herë më i dëmshëm për klimën sesa CO2.
  6. 6. Ndotja e ajrit Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, që zakonisht sjell dëme në mjedis. • Statistikat dhe rreziqet • Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike.
  7. 7. Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit, një përbërje kimike që prodhohet nga vullkanet, industri të ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe qymyri. SO2 është gaz që merr pjesë në formimin e shiut acid. • Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit, prodhohet nga industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në formimin e shiut acid. • Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo- irritues, por shumë helmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit. • Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet në atmosferë, nxirret nga djegia dhe është jetësor për shumë organizma. • Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd). • Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën e ozonit, i prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.
  8. 8. Ndotja e ujit mund të përkufizohet si përzierje e një ose më shumë substancave me ujë të pastër deri në një masë të tillë që të shkaktojnë probleme për kafshët ose njerëzit. Ndotja e të gjitha resurseve të mjedisit jetësorë ka ndikim negativ për shëndetin e njeriut.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij kane ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shum se 200 sëmundje. Ndotesit:•Rrjedhjet industriale •Mbeturinat e minierave dhe agrikulturave •Pesticidet, plehrat, herbicidet agrikulturore •Ujerat e zeza •Detergjentet •Nafta
  9. 9. Toka është shtresa e sipërme e sipërfaqes së planetit tonë dhe baza mbi të cilën është zhvilluar jeta në të. Toka është një përbërës thelbësor për të gjitha ekosistemet tokësore. Toka është e palëvizshme dhe vepron si një depozitë e stërmadhe per çdo lloj ndotësi,i cili mund të aktivizohet nga çasti në çast. Ndotesit kryesore te tokave jane: • Mbetjet industriale Mbetjet urbane • Kimikatet Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore.
  10. 10. Prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar, që të sigurojnë një natyrë e mjedis të pastër . Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave. .· Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore · Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë-prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë. · Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës. · Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
  11. 11. Mbrojtja e mjedisit duhet të praktikohet , në nivel individual, të organizatave dhe të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore.Mjedisi në të cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne,ai është burim i jetës së njeriut . Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë.Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.

×