PROJEKT :SKENDERBEU
Lënda : Letërsi
Qëllimi: Të realizojmë një projekt teorik-praktik që të informojë bashkëmoshataret dhe publikun mbi rëndësinë e Skenderbeut.
Objektivat :
Të realizohet një projekt individual ose në grup dhe të mblidhen informacione për jetën e tij si ushtarak dhe udhëheqës shteti.
Të vlerësojë figurën e Skënderbeut në rrafshin shqiptar dhe atë ndërkombetar.
#MesueseAurela
3. Lënda : Letërsi
Qëllimi: Të realizojmë një projekt teorik-
praktik që të informojë bashkëmoshataret
dhe publikun mbi rëndësinë e skenderbeut.
Objektivat :
Të realizohet një projekt individual
ose në grup dhe të mblidhen informacione
për jetën e tij si ushtarak dhe udhëheqës
shteti.
Të vlerësojë figurën e Skënderbeut në
rrafshin shqiptar dhe atë ndërkombetar.
4. Jeta dhe fëmijëria
Rinia e Skënderbeut.
Veprimtaria e tij në Turqi .
Gjendja e shtetit të Arbërit.
Rethimet e Krujës .
Lidhja e Lezhës dhe roli I tij
në të .
Shteti Shqiptar nën
udhëheqjen e Skënderbeut.
Funksioni që ushtronte
Skënderbeu si ushtarak.
Rëndësia dhe vlerësimi i
figurës së Skënderbeut si
burrë shteti
Skënderbeu sipas Sabri
Godos.
5.
6. RINIA E TIJ
Skënderbeu pas mbarimit të shkollës, I njohtur tashme me
emrin "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në
Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu
dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg
do të thotë Aleksandri princ ose fisnik.
Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim
rastin të kthehej në tokën që e lindi.
Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt
sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri
në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër
Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
7.
8. P Ë R T R I M Ë R I N Ë D H E ZOT Ë S I N Ë N Ë A RT I N U S H TA RA K Q Ë T R E G O I G JAT Ë
B E T E JAV E M E U S H T R I N Ë O S MA N E , G JAT Ë B E T E JAV E N Ë A Z I N Ë E
VO G Ë L , S K Ë N D E R B E U MO R I N G A S U L LTA N I T I T U L L I N E G J E N E RA L I T.
S K Ë N D E R B E U ST U D I O I N Ë STAM B O L L A RT I N U S H TA RA K , N J I H T E
G J U H Ë N O S MA N E , L AT I N E D H E S H Q I P, S I D H E S H K RUA N T E D H E K I S H T E
O RATO R I T Ë L I N D U R . BA L L K A N I D H E A Z I A E VO G Ë L I S H I N D I S A N G A
D E T Y RAT E T I J U S H TA RA K E PA S M BA R I M I T T Ë S H KO L L Ë S, D U K E U
DA L LUA R P Ë R T R I M Ë R I .
9. NË KRYE TË SHTETIT SHQIPTAR
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria
osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të
zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e
me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si
çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin
osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë
shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u
shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.
Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i
Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u
ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u
spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e
kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të
cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të
bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij
me principatat e tjera.

10. Menjëherë pas fitores së madhe të vitit 1443 Skënderbeu filloi takimet me princër e fisnikë të tjerë
shqiptarë për të gjetur rrugën e bashkimit, pa të cilën nuk mund t’i bëhej ballë fuqisë ushtarake më të
madhe të kohës. Për këtë qëllim, më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të
Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV, disa prej të
cilëve kishin udhëhequr kryengritjet e viteve 30.
Në këtë Kuvend morën pjesë: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë e tij),
Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu
(dhe disa pjesëtarë të kësaj familje), Lekë Zaharia, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë e tij), Lekë
Dushmani, Stefan Gojçini (Cernojeviçi) etj. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes, në
të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve. Kuvendi vendosi që
bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance politike e ushtarake ndërmjet drejtuesve
të principatave e të krerëve të tjerë të vendit, që njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i
saj u zgjodh Skënderbeu.
Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si
komandant i përgjithshëm i saj. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.,
Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë e përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.
Të ardhurat e saj do të vinin nga kuotat që do të jepnin anëtarët e Lidhjes.
Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe
krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu , të cilin ai e fuqizoi
gjithnjë e më shumë për të bashkuar sa më organikisht shqiptarët e viseve të lira shqiptare.
11.
12. Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta
mes jush!
Sapo me shkeli kemba truallin tuaj ,
sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet
me vrap te gjithe ,me dualet perpara
kush e kush me pare, sikur te kishit
degjuar qe u ngriten nga varret eterit,
vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin
zbritur ketu gjithe perendite….
Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta
te armatosur !
Lirine e pashe se e keni kudo , ne
kraharor , ne balle , ne shpatat e ne
ushtat”.
13. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut,
u rrethua nga ushtritë osmane.
Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha.
14. KRONISTË DHE HISTORIANË BASHKËKOHËS
MBI LUF TËN DHE HEROIZMIN E SHQIPTARËVE
GJATË RRETHIMIT II TË KRUJËS (1466-1467)
1. “ Skënderbeu me forca dhe me ushtri të fuqishme e silmonte çdo ditë ushtrinë e Mehmetit dhe nuk i linte për asnjë çast të
qetë...lëshohej pa pushim mbi të si një përrua që zbret nga malet pas shirave të mëdha dhe përmbytëse dhe që rrëmben çdo gjë me
vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër, e trondiste atë kudo, i shkaktonte
armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha”.
Marin Barleci
2. “Shqiptarët janë nga natyra trima e guximtarë sa nuk ka ku të vejë më. në sulm e në qëndresë janë shumë të rrëmbyeshëm e të
patundshëm. Shigjetat e vuajteve e të fatkeqësive ata i presin me krahërorët e tyre të hapur dhe nuk e vënë kurrë përpara armikut
mburojën e dobësisë e të përuljes”.
Idriz Biltisi, historian osman
2. BASHKËKOHËSIT MBI LUF TIMET E ZHVILLUARA
GJATË RRETHIMIT TË III TË KRUJËS (1467)
1. “(Beteja e Byshekut).
Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, moret në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjve helmues dhe qëndruan në grukat e
shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan të gjithë në një vend dhe në mëngjes
dolën si një lumë nga lugina dhe u vërsulën menjëherë mbi ushtrinë e Anadollit”.
Ibn Kemal, historian osman
2. “Sulltani, pasi udhëroi ushtarët që të grabisnin e të plaçkisnin,...la maleve pjesën më të madhe dhe më luftarake të ushtrisë...
kurse ai, duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tëra të vendit”.
Kritubuli, historian bizantin
15.
16. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe
në marrëdhëniet me vendet e tjera.
Ai e vlerësoi drejt rëndësinë e bashkëpunimit
ndërkombëtar, si kusht i nevojshëm për të përballuar
agresionin osman.
Duke patur të qartë se rrezikut osman mund t'i bëhej
ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara,
Skënderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane
dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër
armikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për
luftën e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i
pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i
talentuar. Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu
përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në
bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk
mund të varej nga numri i ushtarëve.
Këtë parim, të ndjekur prej tij, e shprehin me
vërtetësi edhe fjalët që Barleci ka vënë në gojë të
Skënderbeut, se "kush nuk është në gjendje ta mundë
armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk
do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë
më të madhe".
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe

17.
18. PERSONALITETI I TIJ
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak
dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës.
Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të
armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë,
me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga
vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi.
Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të
shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm.
Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i
guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët
shqiptarë.
Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte
kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.

19. HERO KOMBËTAR
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte
përfaqësuesi më konsekuent dhe më i
shquar i elitës drejtuese shqiptarë që
udhëhoqi më vendosmëri frontin e
luftës së shqiptarëve kundër
pushtuesve osmanë.
Ai realizoi të parin bashkim të
shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës,
e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të
pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u
bë ai vetë. Kujdes të veçantë
Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së
burimeve të brendshme ekonomike, tek
të cilat u mbështet lufta.
Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin
kufitar, në lindje e në jug, ai i dha
mundësi banorëve të viseve të lira të
zhvillonin një veprimtari ekonomike deri
diku normale.

20.
21.
22. TAKTIKAT E SKENDERBEUT
Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në
taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta
guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme.
Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar,
prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish
kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në
ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën
ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të
shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut etj.
Variantet taktike që përdorte Skënderbeu për të shpartalluar ushtrinë armike ishin
të larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e mbrojtjes me sulmin, të
mësymjes së ushtrisë së rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore me
sulmet e befasishme, duke futur në përdorim si këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë
e armatosur lehtë. Në çdo luftim Skënderbeu përpiqej ta parashikonte ecurinë e tij,
sulmonte e hapte beteja në kushte që i dukeshin më të përshtatshme. Ai gërshetoi
dhe përdori gjerësisht manovrën e shpejtë të forcave të veta me sulmet e befasishme
mbi ushtritë armike në çdo kohë, ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto në mënyrë
të përsosur me prita e kurthe të ndryshme.
Skënderbeu kishte aftësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ai ishte në të njëjtën kohë
strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte në përshtatje me situatat planin e luftës,
udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë.

23.
24. VDEKJA E TIJ
Fitoret e arritura shqiptarët i paguan shumë shtrenjtë.
Shpresat për ndihma nga jashtë pothuajse ishin prerë. Vetëm Venediku, që
vazhdonte të ishte në luftë me turqit, i dha Skënderbeut një ndihmë prej 3
mijë dukätash dhe disa qindra ushtarë, duke nxitur që të sulmonte Elbasanin.
Republika ishte mjaft e shqetësuar sepse sanxhakbeut të Elbasanit i qe
ngarkuar detyra të sulmonte Durrësin e ta përfshinte në sanxhakun e vet.
Duke marrë Durrësin, turqit, të cilët kishin në duart e veta edhe Vlorën, vinin
në rrezik epërsinë e republikës në Adriatik.
Dëbimi i turqve nga Elbasani ishte në radhë të parë në interesë të vetë
shqiptarëve. Skënderbeu e shikonte se me ndihmat e pakta të Venedikut nuk
mund të përballohej më lufta plot sakrifica kundër osmanllijve.
Për të kërkuar burime të reja, të cilat i kishte gjetur vazhdimisht në vend, thirri
në janar të vitit 1468 në Lezhë, një kuvend të krerëve shqiptarë. Në pragun e
kuvendit një ushtri turke, duke ardhur nga Kosova, sulmoi Shhkodrën.
Skënderbeu, i cili ato ditë ndodhej i sëmurë në Lezhë, nuk mundi të merrte
pjesë në luftime. Ushtria shqiptare këtë radhë luftoi pa komandantin e vet dhe
korri mbi turqit një fitore tjetër.
Pas pak ditësh më 17 janar 1468 i mbuluar me një lavdi të përjetëshme, Gjergj
Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë.
Ai u varros po aty në katedralen e Shën-Kollit.
25.
26. FIGURË FRYMËZUESE
Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e
ushtarakëve, të burrave të shtetit e në përgjithësi të opinionit publik
evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja
luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër
pushtuesve të huaj.
Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i
është kushtuar figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës. Kur
vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në
Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar etj.,
historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit shqiptar
si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri.
Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë
popujt e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të,
janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës
dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur
monumente e buste të tij ose që mbajnë emrin "Gjergj Kastrioti -
Skënderbeu".
27.
28. Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u
quajt Hamza në fund të jetës
29.
30. Në shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe të shtatëmbëdhjetë libri Barleti
ishte përkthyer në një numër të versioneve të gjuhëve të huaja : në
gjuhën gjermane të Johan Pincianus (1533), në italisht nga Pietro
Rocca (1554, 1560), në portugalisht nga Francisco D'Andrade (1567),
në Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), në frëngjisht nga Jaques
De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (frëngjisht: Histoire de
Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në
spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni në anglisht
ishte një përkthim nga një frëngjisht nga De Lavardin dhe të bëra
nga një Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të
shekullit 16, nën titullin
, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i
Albinie ; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës
dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit.
VEPRA PËR SKËNDERBEUN
31.
32. VEPRA PËR SKËNDERBEUN
Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të
shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në
Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de
Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një
katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave
të Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis
Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar
pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në
Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e
tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është
botuar së pari në latinisht.
33. FIGURA E SKËNDERBEUT NË ART
Scanderbeg, opera nga François
Francoeur dhe François Rebel.
Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A
ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një
konferencë shkencore me titull “Shqiponja
dhe gjysmëhëna”.