Vitamina (lat.: vita = jetë) janë substanca organike të
cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe
mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet
ushqimit. Vitaminat kanë rëndësi sepse ruajnë dhe
mirëmbajnë metabolizmin e organizmit.
Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen
si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës
tjerë organik p.sh. tretës të lipideve janë acetoni ose
benzeni. Në natyrë ndodhen edhe si molekula të tilla
si vajra, kolesterole, sterole, vitamina (A, D, E dhe K ),
monogliceride, digliceride, fosfolipide, etj.
Proteinat janë lëndë organike, janë makromolekula të
cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit,
hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe
prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave.
Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por
janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin
e materieve, pompojnë jonet, i katalizojnë reaksionet
kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.
VITAMINAT
Vitamina C: Mundeson perthithjen e shume faktoreve dhe vlerave ushqimore
duke favorizuar prodhimin e neurotransmetuesve,por eshte dhe antioksidant i
mirefillte(pra eshte ne gjendje te pastroje helmet ne gjak).Kjo gjendet te agrumet
si:portokallet,kivit;frutat e pyllit si luleshtrydhet,te domatet etj.
Vitamina B: Mungesa e vitaminave te grupit B mund te sjelle nje gjendje dobesie
te pergjithshme dhe te perkeqsoje menyren me te cilen njeriu reagon ndaj
streseve psikofizike.Shume e rendesishme eshte qe futja e vitaminave te grupit B
te jete e perditshme dhe konstante,sepse pjesa me e madhe e tyre jane te
tretshme ne uje(pra nxirren kollaj nga organizmi me ane te lengjeve).
Vitamina B1(tiamina): Favorizon nje funksionim te mire te sistemit nervor,te
muskujve dhe te zemres.Na mbron nga virusi herpes zoster(I ashtuquajturi
?zjarrmi?).Gjendet ne pjesen me te madhe te ushqimeve,por edhe shkaterrohet
nga fergimi(nxehtesia) dhe eleminohet ne nje pjese te madhe nga urina.
Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme. Sipas
ekspertëve të gjithë duhet të konsumojnë proteina në çdo vakt. Departamenti i
Agrikulturës të Shteteve të Bashkuara zbuloi se, shumica e amerikanëve janë
duke marrë proteina të mjaftueshme, por nuk bëjnë zgjedhjet e duhura, prandaj
rekomandojnë. që gjatë ditës të konsumohen proteina të ndryshme, si mish
pule, peshk, fasule dhe bishtajore.
Pas ujit, proteinat duhet të zënë vend të rëndësishëm në trupin tuaj. Një grua në
moshë mesatare duhet të ketë rreth 46 gramë proteina në ditë, ndërsa një burrë
me moshë mesatare këshillohet të ketë 56 gramë proteina.
Proteina ka një efekt termik në trup, pasi zgjat shumë për t’u tretur.
Proteinat ndihmojnë për të balancuar sheqerin në gjak, duke parandaluar
zgjedhjen e ushqimeve jo të mira.
Konsumimi i vazhdueshëm i proteinave redukton dëmtimin e muskujve.
Dietat bimore kanë në bazë të tyre proteina të mjaftueshme për aq kohë sa ju
konsumoni bishtajore, fasule dhe produkte që përmbajnë amino acid.
Këshillohet që këto ushqime të mos konsumohen të gjitha në një vakt, por
përgjatë gjithë ditës.
Kajsitë e thata dhe avokado janë frutat më të mira nëse dëshironi të keni nivelet
më të larta të proteinave.
Perimet, si bizelet, spinaqi, brokoli dhe lakra janë mundësitë më të mira për të
marrë proteina.
Yndyrna eshte nje lende ushqyese qe permban me shume energji, ne 100 grame
yndyre ka dyfish me shume energji se sa ne 100 grame karbohidrate. Do me
thene qe njerezit duhet te bejne kujdes qe te mos te hane shume yndyrna, sepse
njeriu absorbon shume energji shpejt dhe prandaj rrezikon te behet i
shendoshe. Mund te jete e veshtire per te pare sa yndyre ka ne nje ushqim,
vetem kur ka gjalpe, vaj ose margarine, qe jane pothuajse yndyrna. Prandaj
mund te flitet per dhjame te fshehur , qe eshte ai dhjam qe nuk mund te shihet
direkt me sy (per shembull eshte e veshtire te shikohet se sa dhjam ka ne djathe
qe mund te permbaj nga 10 % deri ne 80% yndyre). Prandaj eshte mire qe te
lexohet perberja sa yndyre ka ne produktin ushqyes perkates. Nuk eshte shume
e shendetshme qe te hash shume yndyre. Midis te tjerave eshte shume e
pashendetshme per enet e gjakut ne trup te ekspozohen nga shume yndyra,
sepse yndyra mund te grumbullohet ne muret e eneve te gjakut dhe ne kete
menyre rritet rreziku per bllokimin e eneve te gjakut.