SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 24
 Tema: “Aspiratat e shtetit Shqipetar per
t’u integruar ne Bashkimin Europian”
 Punoi: Oksana Kamberi
 Klasa: XI-7
 Shkolla:”Myslym Keta”
Integrimi i Shqipërisë në
Bashkimin Europian
 Integrimi i Shqiperisë në strukturat e Bashkimit Europian është një nga sfidat më
të mëdha për në këto 20 vitet e fundit, dhe për t'u bërë pjesë e këtij supershteti me
të drejta të plota ne duhet të përmbushim ca kushte të cilat duket sikur janë të pa
fundme dhe secili prej ketyre kushteve ka kosto të mëdha ekonomike dhe më tepër
se do të sjell të mira do të sjell një ulje të ekonomis Shqiptare për këtë arsye mua
personalisht më duket e veshtirë që të antaresohemi së shpejti në BE, dhe për të
argumentuar në mënyrë të tërthort këtë mendim timin por dhe për të njohur një
pjesë të historisë së Shqipërisë me Bashkimin Europian kam punar këtë ese .Un e
kam kuptuar dhe uroj qe perms kesaj eseje te kuptoni dhe ju se sa e veshtir esht
kjo sfid dhe sa e pamundur eshte ne kushtet ne te cilat ne ndodhemi aktualisht .
Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u rrit komunizmi
me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e izolj vendin tone per 50 vite me rradh
nga pjesa tjeter e botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te
menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli lufta Shtetet e tjera po
bashkoheshin per te ecur perpara dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa
ne ndoqem rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak vende por
nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke mbetur te vetem edhe pse jemi
nje udhekryq ne mes te ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen
pushtetin e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte themelet nje
organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet nje bashkim I fuqishem europian .Si
cdo perrall edhe kjo e jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te
shihnim pertej kufijeve
 Menjeher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj
organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje .Mardheniet e para
diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin
1991por ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992
me nenshkrimin e Marrveshjes se Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne
fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin Shqiperis qe te
perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne
periudhen viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë
llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë
teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e
administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për
investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në
administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia
ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re kontraktuale me BE-ne ,e
cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si
gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben
qe te ndodh dicka dhe mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do
te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara te majit te 1996 si dhe
kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e
skemave piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete
drejtim. Rruga e Shqiperis drejt Bashkimt Europian filloi te merrte te
tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te ndryshme te rajonit
ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e
Ballkanit politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te
Pergjithshme ,ne kete koh, percaktonte nje ser kushtsh politike dhe
ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te zhvilluar dhe
forcuar mardheniet e tyre me BE-ne.
 Kushte te cilat ne nje pamje te par ende pas kaq shum vitesh nuk
jan plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend numero ,ku parimet
demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te
drejtat e njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I
zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po nxirren ne mes te 4
rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po
na shkon der ne palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te
gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar integrimin e
Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999,
Bashkimi Europian miratoi nje iniciativ te re per 5 vende te
Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje
Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur
Procesi I Stabilizim – Asocimit. Per fatin ton te mir sepse ende
nuk I kishim arritur kushtet per nje marrveshje te till e vertetuar
kjo edhe nga raporti I Komisionit Europian mbi studimin! e
fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqiperine ,per
nenshkrimin e MSA-se Sqiperia u be pjes e ketij Pakti qe ne fillim
konkretisht ne nentor te 1999,Pakt qe kishte si qellim vendosjen e
mardhenieve me te ngushta ndermjet BE –se dhe vendeve te
lartpermendura ,nepermjet MSA. Prespektiva e vendeve te rajonit
perendimor per integrimin ne Bashkimin Europian perforcohet
pas Keshillit Europian te Fairas I mbledhur ne qershor te 2000, I
cili vendosi se te gjitha vendet e perfshira ne PSA ja kandidate
potenciale per antarsimin ne Bashkimin Europian.
Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin
Evropian dhe cfare duhet te bej Shqiperia
per ti plotesuar ato.
1. Garantimin
e demokracise,
shtetit te se
drejtes,
respektimin e
të drejtave te
njeriut dhe te
minoriteteve
2. Dialogu
politik
3. Politika
Sektoriale.
4. Liberalizimi I
vizave.
5. Kushtet e
levizjes se lirë.
REKOMANDIMET
1.Shqiperia duhet te
plotesoj funksionimin
normal te Parlamentit
ne bazen e dialogut
politik konstruktiv qe
perfshin te gjitha partit
politike.
2.Te miratoj ligje qe
vazhdojne te
qendrojne te pa
miratuara .
3.Te perforcoj
maxhorancen ne
parlament.
4.Te emeroj avokatin e
popullit dhe te siguroj
nje process te rregullt
degjimi dhe votimi ne
parlament per antaret e
gykates se lart dhe
asaj kushtetuese.
5.Te modifikoj kornizen
ligjore per zgjedhjet ne
perputhje me
rekomandimet eOSBE
ODIHR.
6.Te siguroj mbajtjen
e zgjedhjeve ne
perputhje me
standartet
nderkombetare .
7. Te nderrmar hapa
konkrete ne
permbushjen e
reformes ne
administrates publike
duke perfshir
miratimin e
amendamenteve ne
ligjin per sherbimin
civil dhe te forcoj
sherbimin civilduke u
bazuar ne
profesionalizem dhe
ne depolitizimin e
administrates.
HISTORIKU
 Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE Marrëdhëniet
diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE)
janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në
marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit
më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e marrëveshjes
së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1
dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në
Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili
përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash
tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë
 26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës
Jug-Lindore.29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kushte politike dhe
ekonomike për tu plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si bazë
për një politikë kohere dhe transparente në drejtim të zhvillimit të
marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare
dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale.3 -
4 Qershor 1999 - Këshilli Europian I Këlnit riafirmon gatishmërinë e
Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër
perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet
përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si
Procesi I Stabilizimit dhe Asociimit - PSA) duke marrë parasysh
situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen
progresit në fushën e bashkëpunimi trajonal dhe perspektivës së
anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamitsi dhe plotësimit
të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në
qershor të 1993.
Rrugëtimi drejt BE-së, çfarë
jep dhe merr Shqipëria?!
 Procesi i integrimit europian është një sfidë
që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë
shqiptare, e cila duhet të europianizohet
brenda saj dhe të mos ndalet me reformat e
ndërmarra. Shqiptarët mbeten një komb
entuziast sa i takon anëtarësimit të plotë të
Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilën e
perceptojnë si një akt të kryer. Sipas të gjitha
sondazheve të kryera në njëzet vitet e fundit
rezulton se 87 për qind e shqiptarëve
mendojnë se është e domosdoshme që
Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së,
pavarësisht faktit se Bashkimi Europian nuk
Perspektiva europiane e
Shqipërisë
 Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në samitin
e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim të gjatë
drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e negociatave dhe
nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA), të nisura
në 31 janar 2003, midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë
dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit
Europian nga ana tjetër në Qershor 2006, shënon fillimin e një
epoke të re për zhvillimin e politikave institucionale, ligjore,
ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me qëllim harmonizimin e
tyre me standardet europiane. Nënshkrimi i MSA-së përveç
detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik dhe institucional për
Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një kuadër të ri të
marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin më të avancuar
të kësaj marrëdhënieje.
Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e
shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes së
procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi në 1
prill 2009. Në lidhje me këtë, në 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi kalimi
pa nevojën e vizës së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
3. Përfitimet e Shqipërisë
në rast se do të integrohet në
Bashkimin Europian
 Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian, shqiptarët
shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të mundshëm me BE-
në.
Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat do
të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të
cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit për investimet e
huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve si
dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me investimet direkte liberalizimi i
ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në vendet respektive
të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në
Standartet Europiane do të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në
fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe
administrimin e financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si
mbrojtja sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë
në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri
kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri shkojnë në
BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim i plotë në BE do
të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha, pasi
janë hequr të gjitha detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe masat me
efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë
inovacionin, sipërmarrjen dhe diversifikimin në ekonominë shqiptare.
Integrimi Europian do t’iu ofrojë qytetarëve shqiptarë mundësi të reja
udhëtimi, studimi dhe punësimi në BE.
4. Përfitimet që do të ketë
BE-ja në rast se Shqipëria i
bashkohet Familjes së Madhe
Europiane
 Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund
të ofrojë një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e
turizmit, pasi vendi gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në
fushën kulturore, ku Shqipëria ka një pasuri të larmishme të
trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të mbrojtura nga
UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend me
moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo
investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2
prill 2009, e ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të
besueshëm të Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të
ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky vend i vogël ballkanik është
kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë dhe të
bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo
vetëm në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por
Shqipëria ka një cilësi të veçantë për t’u krenuar në botë, e cila
është toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në vendin
tonë, ku shumica e popullsisë janë myslimanë.
 Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në
të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare.
Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht
4.2 milionë turistë, nga 500.000 në vitin
2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të
Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria
u rendit si një ndër destinacionet kryesore
turistike në botë për t’u vizituar nga
prestigjozia “Lonely Planet”. Industria e
turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë
bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të
përmenden plazhet në të ashtuquajturën
Riviera Shqiptare. Natyra i ka falur
Shqipërisë një faunë dhe florë të larmishme
ku çdo vit e vizitojnë turistë të huaj kryesisht
nga Europa Lindore, si nga Polonia dhe
Republika Ceke.
 Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi
bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit
dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së),
kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke
qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e
vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është
një tjetër sektor që zë një vend mjaft të rëndësishëm në
ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë
një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të
produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë
të të gjithë standardeve europiane, përsa i përket
sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit.
Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë,
ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe më
të vjetra të familjes indo – europiane. Gjithashtu
Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe
monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të
tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala,
qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura
monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të
mbrojtura nga UNESCO.
 Qe nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit
ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1992 dhe deri në vitet
e fundit, Shqipëria është kthyer në një faktor pozitiv stabilizues në rajonin e
trazuar të Ballkanit dhe ka treguar se mund të jetë një aleat tepër i
rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një
siguri juridike dhe fiskale për çdo investitor të huaj që ka dëshirë dhe
shpreh interesin për të. Përafrimi i legjislacionit shqiptar ma standardet
europiane e ka lehtësuar mjaft procedurën burokratike të politikës fiskale
dhe financiare.
Pavarësisht rezultateve të censusit të fundit të kryer në Shqipëri, ku
58.79% e popullsisë i përkisnin besimit mysliman, duke e bërë komunitetin
më të madh fetar në vendin tone, Shqipëria nuk është përfshirë kurrë nga
konflikte me sfond fetar. Arsyeja mund të gjendet në frazën e famshme të
Rilindasit Vaso Pasha se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Pra
Shqiptaria nuk është gjë tjetër veçse një lloj feje e re patriotike ku
përcaktohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Një arsye tjetër lidhet me
faktin se kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, ku edhe pse se
pjesa më e madhe e shqiptarëve u konvertuan në fenë e re të pushtuesit,
atë myslimane, ata nuk e harruan kurrë faktin se të parët e tyre i përkisnin
fesë së krishterë dhe me kalimin e kohës kjo u kthye në një fare respekti.
Këtë e përforcon më tepër fakti se midis shqiptarëve është mëse normale
martesa ndërmjet feve të ndryshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Shqipëria ishte i vetmi në të cilën hebrenjtë nuk u persekutuan por madje u
strehuan, pasi shqiptarët e kishin si traditë ta respektonin mikun. Ky fakt
që përbën një gjest human, është vlerësuar mjaft nga aktorët
ndërkombëtare dhe madje është bërë edhe një film i titulluar “BESA”, në
bazë të traditës zakonore shqiptare. Pas emigrimit në masë të popullsisë
hebreje pas rënies së regjimit komunist, vetëm 200 shqiptarë me origjinë
hebreje kanë qëndruar në Shqipëri.

Konkluzioni
 Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin
Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve do të votonin në
favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të bllokut europian. Arsyeja e
këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e shohin integrimin si zgjidhjen e
shumë çështjeve të brendshme në vendin e tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi
Europian ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria
bëri aplikimin për t’u bërë një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u
zbeh edhe në kohën kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga
krijimi i saj. Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe
Europa arriti ta kapërcente krizën.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të Nivelit të
Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor), Komisioneri për
Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur se “Kam qenë dhe
mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian dhe
se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur kriteret e integrimit. Procesi
i integrimit duhet kuptuar si një proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i
arritur në çdo hap do të mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe
standardet e kërkuara prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë
reformat e kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në
sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të Romëve
dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen
e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin besimin në ekonominë
shqiptare dhe sistemin politik të saj, siç e ka treguar fakti që shumë shtete kanë
përfituar prej integrimit europian. Shqipëria i ka përmbushur me sukses disa prej
reformave të kërkuara por mbeten ende të tjera për t’u përmbushur akoma”.
Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një projekt i vërtetë kombëtar dhe jo
një ekskluzivitet i vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar individësh. Duke
u nisur nga fakti se procesi i integrimit nuk është një proces i zakonshëm negocimi
diplomatik, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar.
Pra ky projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë por edhe të faktorëve të
tjerë si institucionet shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.
PERFUNDIME
 Ne fund te ketij projekti ne zgjeruam
njohurite tone rreth bashkimit europian.
Mesuam se cilat ishin kushtet qe nje shtet
duhet te permbushe per tu bere pjese e
familjes se madhe europiane, gjithashtu
mesuan edhe se cfare te mirash I sillte
be-ja shqiperise nese antaresohej
♥ O SA MIR ME KEN SHQIPTAR ♥
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shkollë
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri romina balla
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Megi Braka
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet BerthamoreErgi Nushi
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaErdi Dibra
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 

La actualidad más candente (20)

Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet Berthamore
 
Gjeografi - Evropa
Gjeografi - EvropaGjeografi - Evropa
Gjeografi - Evropa
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 

Similar a Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"

Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxSalviAlmadhi2
 
Propozimi francez dokumenti 3
Propozimi francez dokumenti 3Propozimi francez dokumenti 3
Propozimi francez dokumenti 3Portalb.mk
 
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniEuropean Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniLorenc Gordani
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropianedona krasniqi
 
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...Portalb.mk
 

Similar a Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian" (7)

Be
BeBe
Be
 
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
 
Propozimi francez dokumenti 3
Propozimi francez dokumenti 3Propozimi francez dokumenti 3
Propozimi francez dokumenti 3
 
BE
BEBE
BE
 
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc GordaniEuropean Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
European Union Enlargement Process (in Albanian Language) by Dr Lorenc Gordani
 
Kosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi EvropianKosova dhe Bashkimi Evropian
Kosova dhe Bashkimi Evropian
 
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...
Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarë...
 

Más de Oksana Kamberi

Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaOksana Kamberi
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...Oksana Kamberi
 
The tour guide in Albania
 The tour guide in Albania The tour guide in Albania
The tour guide in AlbaniaOksana Kamberi
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Oksana Kamberi
 

Más de Oksana Kamberi (6)

William Shakespeare
William ShakespeareWilliam Shakespeare
William Shakespeare
 
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerjaBiologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
Biologji : Piramida ushqimore dhe semundjet nga keq ushqyerja
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
MATEMATIKE AVANC: "Matja e objekteve te paarritshme ndermjet funksioneve trig...
 
The tour guide in Albania
 The tour guide in Albania The tour guide in Albania
The tour guide in Albania
 
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
Letersi projekt: Ema Bovari dhe Nora e Ibsenit dy protagoniste me koncepte te...
 

Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"

  • 1.
  • 2.  Tema: “Aspiratat e shtetit Shqipetar per t’u integruar ne Bashkimin Europian”  Punoi: Oksana Kamberi  Klasa: XI-7  Shkolla:”Myslym Keta”
  • 3.
  • 4. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian  Integrimi i Shqiperisë në strukturat e Bashkimit Europian është një nga sfidat më të mëdha për në këto 20 vitet e fundit, dhe për t'u bërë pjesë e këtij supershteti me të drejta të plota ne duhet të përmbushim ca kushte të cilat duket sikur janë të pa fundme dhe secili prej ketyre kushteve ka kosto të mëdha ekonomike dhe më tepër se do të sjell të mira do të sjell një ulje të ekonomis Shqiptare për këtë arsye mua personalisht më duket e veshtirë që të antaresohemi së shpejti në BE, dhe për të argumentuar në mënyrë të tërthort këtë mendim timin por dhe për të njohur një pjesë të historisë së Shqipërisë me Bashkimin Europian kam punar këtë ese .Un e kam kuptuar dhe uroj qe perms kesaj eseje te kuptoni dhe ju se sa e veshtir esht kjo sfid dhe sa e pamundur eshte ne kushtet ne te cilat ne ndodhemi aktualisht . Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u rrit komunizmi me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e izolj vendin tone per 50 vite me rradh nga pjesa tjeter e botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli lufta Shtetet e tjera po bashkoheshin per te ecur perpara dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa ne ndoqem rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak vende por nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke mbetur te vetem edhe pse jemi nje udhekryq ne mes te ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen pushtetin e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte themelet nje organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet nje bashkim I fuqishem europian .Si cdo perrall edhe kjo e jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te shihnim pertej kufijeve
  • 5.  Menjeher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje .Mardheniet e para diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin 1991por ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992 me nenshkrimin e Marrveshjes se Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin Shqiperis qe te perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne periudhen viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoqëror, në administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re kontraktuale me BE-ne ,e cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben qe te ndodh dicka dhe mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara te majit te 1996 si dhe kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e skemave piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete drejtim. Rruga e Shqiperis drejt Bashkimt Europian filloi te merrte te tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te ndryshme te rajonit ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e Ballkanit politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te Pergjithshme ,ne kete koh, percaktonte nje ser kushtsh politike dhe ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te zhvilluar dhe forcuar mardheniet e tyre me BE-ne.
  • 6.
  • 7.  Kushte te cilat ne nje pamje te par ende pas kaq shum vitesh nuk jan plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend numero ,ku parimet demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te drejtat e njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po nxirren ne mes te 4 rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po na shkon der ne palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar integrimin e Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999, Bashkimi Europian miratoi nje iniciativ te re per 5 vende te Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur Procesi I Stabilizim – Asocimit. Per fatin ton te mir sepse ende nuk I kishim arritur kushtet per nje marrveshje te till e vertetuar kjo edhe nga raporti I Komisionit Europian mbi studimin! e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqiperine ,per nenshkrimin e MSA-se Sqiperia u be pjes e ketij Pakti qe ne fillim konkretisht ne nentor te 1999,Pakt qe kishte si qellim vendosjen e mardhenieve me te ngushta ndermjet BE –se dhe vendeve te lartpermendura ,nepermjet MSA. Prespektiva e vendeve te rajonit perendimor per integrimin ne Bashkimin Europian perforcohet pas Keshillit Europian te Fairas I mbledhur ne qershor te 2000, I cili vendosi se te gjitha vendet e perfshira ne PSA ja kandidate potenciale per antarsimin ne Bashkimin Europian.
  • 8. Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin Evropian dhe cfare duhet te bej Shqiperia per ti plotesuar ato. 1. Garantimin e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e të drejtave te njeriut dhe te minoriteteve 2. Dialogu politik 3. Politika Sektoriale. 4. Liberalizimi I vizave. 5. Kushtet e levizjes se lirë.
  • 9. REKOMANDIMET 1.Shqiperia duhet te plotesoj funksionimin normal te Parlamentit ne bazen e dialogut politik konstruktiv qe perfshin te gjitha partit politike. 2.Te miratoj ligje qe vazhdojne te qendrojne te pa miratuara . 3.Te perforcoj maxhorancen ne parlament. 4.Te emeroj avokatin e popullit dhe te siguroj nje process te rregullt degjimi dhe votimi ne parlament per antaret e gykates se lart dhe asaj kushtetuese. 5.Te modifikoj kornizen ligjore per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet eOSBE ODIHR. 6.Te siguroj mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standartet nderkombetare . 7. Te nderrmar hapa konkrete ne permbushjen e reformes ne administrates publike duke perfshir miratimin e amendamenteve ne ligjin per sherbimin civil dhe te forcoj sherbimin civilduke u bazuar ne profesionalizem dhe ne depolitizimin e administrates.
  • 10.
  • 11. HISTORIKU  Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë
  • 12.
  • 13.  26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore.29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për tu plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si bazë për një politikë kohere dhe transparente në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale.3 - 4 Qershor 1999 - Këshilli Europian I Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi I Stabilizimit dhe Asociimit - PSA) duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në fushën e bashkëpunimi trajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamitsi dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në qershor të 1993.
  • 14. Rrugëtimi drejt BE-së, çfarë jep dhe merr Shqipëria?!  Procesi i integrimit europian është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të mos ndalet me reformat e ndërmarra. Shqiptarët mbeten një komb entuziast sa i takon anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të kryer. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian nuk
  • 15. Perspektiva europiane e Shqipërisë  Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në samitin e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim të gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA), të nisura në 31 janar 2003, midis Republikës së Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër në Qershor 2006, shënon fillimin e një epoke të re për zhvillimin e politikave institucionale, ligjore, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me qëllim harmonizimin e tyre me standardet europiane. Nënshkrimi i MSA-së përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik dhe institucional për Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin më të avancuar të kësaj marrëdhënieje. Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi në 1 prill 2009. Në lidhje me këtë, në 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi kalimi pa nevojën e vizës së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
  • 16. 3. Përfitimet e Shqipërisë në rast se do të integrohet në Bashkimin Europian  Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian, shqiptarët shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të mundshëm me BE- në. Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat do të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe administrimin e financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore, kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë inovacionin, sipërmarrjen dhe diversifikimin në ekonominë shqiptare. Integrimi Europian do t’iu ofrojë qytetarëve shqiptarë mundësi të reja udhëtimi, studimi dhe punësimi në BE.
  • 17. 4. Përfitimet që do të ketë BE-ja në rast se Shqipëria i bashkohet Familjes së Madhe Europiane  Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria ka një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend me moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009, e ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky vend i vogël ballkanik është kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë dhe të bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo vetëm në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por Shqipëria ka një cilësi të veçantë për t’u krenuar në botë, e cila është toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në vendin tonë, ku shumica e popullsisë janë myslimanë.
  • 18.  Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në botë për t’u vizituar nga prestigjozia “Lonely Planet”. Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Natyra i ka falur Shqipërisë një faunë dhe florë të larmishme ku çdo vit e vizitojnë turistë të huaj kryesisht nga Europa Lindore, si nga Polonia dhe Republika Ceke.
  • 19.  Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit. Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala, qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO.
  • 20.  Qe nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri juridike dhe fiskale për çdo investitor të huaj që ka dëshirë dhe shpreh interesin për të. Përafrimi i legjislacionit shqiptar ma standardet europiane e ka lehtësuar mjaft procedurën burokratike të politikës fiskale dhe financiare. Pavarësisht rezultateve të censusit të fundit të kryer në Shqipëri, ku 58.79% e popullsisë i përkisnin besimit mysliman, duke e bërë komunitetin më të madh fetar në vendin tone, Shqipëria nuk është përfshirë kurrë nga konflikte me sfond fetar. Arsyeja mund të gjendet në frazën e famshme të Rilindasit Vaso Pasha se “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”. Pra Shqiptaria nuk është gjë tjetër veçse një lloj feje e re patriotike ku përcaktohet identiteti kombëtar i shqiptarëve. Një arsye tjetër lidhet me faktin se kur Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, ku edhe pse se pjesa më e madhe e shqiptarëve u konvertuan në fenë e re të pushtuesit, atë myslimane, ata nuk e harruan kurrë faktin se të parët e tyre i përkisnin fesë së krishterë dhe me kalimin e kohës kjo u kthye në një fare respekti. Këtë e përforcon më tepër fakti se midis shqiptarëve është mëse normale martesa ndërmjet feve të ndryshme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi në të cilën hebrenjtë nuk u persekutuan por madje u strehuan, pasi shqiptarët e kishin si traditë ta respektonin mikun. Ky fakt që përbën një gjest human, është vlerësuar mjaft nga aktorët ndërkombëtare dhe madje është bërë edhe një film i titulluar “BESA”, në bazë të traditës zakonore shqiptare. Pas emigrimit në masë të popullsisë hebreje pas rënies së regjimit komunist, vetëm 200 shqiptarë me origjinë hebreje kanë qëndruar në Shqipëri.
  • 21.  Konkluzioni  Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve do të votonin në favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të bllokut europian. Arsyeja e këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e shohin integrimin si zgjidhjen e shumë çështjeve të brendshme në vendin e tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi Europian ka pësuar ndryshime dhe vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria bëri aplikimin për t’u bërë një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u zbeh edhe në kohën kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi i saj. Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe Europa arriti ta kapërcente krizën. Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor), Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur se “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Europian dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i integrimit duhet kuptuar si një proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur në çdo hap do të mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e kërkuara prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të Romëve dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin besimin në ekonominë shqiptare dhe sistemin politik të saj, siç e ka treguar fakti që shumë shtete kanë përfituar prej integrimit europian. Shqipëria i ka përmbushur me sukses disa prej reformave të kërkuara por mbeten ende të tjera për t’u përmbushur akoma”. Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një projekt i vërtetë kombëtar dhe jo një ekskluzivitet i vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar individësh. Duke u nisur nga fakti se procesi i integrimit nuk është një proces i zakonshëm negocimi diplomatik, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar. Pra ky projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë por edhe të faktorëve të tjerë si institucionet shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.
  • 22. PERFUNDIME  Ne fund te ketij projekti ne zgjeruam njohurite tone rreth bashkimit europian. Mesuam se cilat ishin kushtet qe nje shtet duhet te permbushe per tu bere pjese e familjes se madhe europiane, gjithashtu mesuan edhe se cfare te mirash I sillte be-ja shqiperise nese antaresohej
  • 23. ♥ O SA MIR ME KEN SHQIPTAR ♥