2. Derdhja e parave nga komitentët e bankës në llogaritë e Bankës Qendrore (shteti, etj), që paraqet derdhjen e vërtetë të mjeteve nga bankat afariste në depozitat e Bankës Qendrore (Cn),
25. Ndërtimi i qendrave të reja të fitimit të bankës në krahasim me konkurrencën.27.LIKUIDITETI I DEPOZITAVE – Fakti se banka patjetër duhet t’i plotësojë kërkesat e deponuesve për tërheqjen e mjeteve në mënyrë sa më efikase, dikton llojin e caktuar të politikës së likuiditetit. Me fjalë të tjera natyra e burimeve të mjeteve të bankës mundëson që burimet e bankës të qeverisen në atë mënyrë që të bëhet i mundur plotësimi i kërkesave për mjete sipas mënyrës së krijimit të tyre.<br />Pa marrë parasysh llojin e depozitave (me të parë apo të afatizuar), për bankën ka rëndësi fakti se depozitat specifike ose një grup i depozitave mund të tërhiqen brenda një periudhe relativisht të shkurtër.<br />Në vend se të bëjë egzaminimin e hollësishëm të çdo llogarie depozitash, trend-analiza lejon menaxhmentin e grupit të llogarive dhe identifikon sjelljen e tyre. Në këtë rast, kriteri themelor për grupime të tilla mund të jetë shkalla e paqëndrueshmërisë së llogarive të depozitave. Pjesa më e madhe e paqëndrueshmërisë së depozitave të bankës afariste përcaktohet nga sjellja e llogarive të mëdha, tërheqja e papritur e të cilave mund të ushtrojë presion relativisht të madh mbi pozitën likuide të bankës.<br />