300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet

Marjan DODAJ
Marjan DODAJNIL en NIL

300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet (Postuar nga: MD)

300 këshilla
mjekësore për
  të gjitha
 sëmundjet
     (M.D @ 2011/XII)
            1
300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet
"Të kemi shëndetin" themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha
në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e
njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore,
por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të
shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar,
ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat
ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.

Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për
qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë
është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme
me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për
mirëqenien organike. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një
sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.

Kështu ju mund të lexoni më poshtë rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake,
ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të
lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as
këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t'i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht
gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si
këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të
të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk
duhet t'i harrojë asnjëherë.

ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake

1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.

KOLESTEROLI
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini,
mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale
është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu
duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

                                             2
OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre
çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t'i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha llojet, por me kufi.

ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t'u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri orë përpara se të hani, pasi ndryshe
vështirësoni tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10 -15 fruta të mandarinës për një
kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe
pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me
përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të
                                             3
përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI
Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t'u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në
errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të
migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve,
pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga
streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet
seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe
ambiente me lagështirë.

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t'i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të
evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka
më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më
pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe
çrregullime nervore.
                                              4
VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për "mirëqenien" e mëlçive.

GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t'i marrin dy orë
para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të
jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
                                             5
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet
me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI
Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t'i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie
për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe
dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t'u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në
veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të të ftohtit, por
dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të
kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë
orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA
Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të
konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga
lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve
në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.



                                             6
ALERGJIA
Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114 - Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët
dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TUBERKULOZI
Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë
ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni
masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me
tuberkuloz, duhet t'i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin
kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t'i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në
kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator
personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI
Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë
apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në
tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme
për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka
hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e
"gjallë" të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë
lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes),
ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend
të ujit.



                                             7
KANCERI I GJIRIT
Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi
dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES
Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë
kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet
me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK
Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të
dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më
së shumti në mish, sallam, salçiçe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të
kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është
vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat
dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse
është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia
apo të vjellat.




                                            8
KANCERI I LEKURËS
Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të
nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në
dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini
që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si
rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA
Si të luftoni astmën

161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato
ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e
përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.

KËMBËT
Këshilla për infeksionet në këmbë

167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame
ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët
të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e
lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA
Këshilla për të stimuluar gjumin:

172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni
në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t'u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola),
sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin
tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë
energjike.
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini,
                                              9
çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë
gjumi me siguri që nuk do "t'u bëjë naze".

ZBOKTHI
Këshilla për të luftuar zbokthin:

178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk
acarohet tabani i flokëve.
179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than
lëkurën.
180-Përpiqu t'i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe
stresi shtojnë zbokthin.
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo
të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.
182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë
që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv
siç janë shampoja "Fungoral" apo trajtuesi i zbokthit "Gentinor".

AKNET
Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni.
Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume
nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor,
kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke
prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës
bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar
infeksionet.

VESHET
Si të luftoni infeksionin e veshëve:

193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të
veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të
mbledhur në zona të caktuara.
194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë
pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në
vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe
                                             10
që kishin çuar në ënjtjen e veshit.
196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa
rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta
rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE
Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.

SYTË
Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi
nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një
pushim prej 15 minutash.

STRESI
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

211 - Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t'ju bëjë më shumë
produktivë.
212 - Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në
stres dhe gjej mënyrat për t'i reduktuar.
213 - Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për
t'u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
214 - Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe
që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215 - Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju "stop" mendimeve që të shkaktojnë stres.
216 - Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo
shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.




                                            11
LINDJET PARA KOHE
Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t'i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

USHQIMI ME QUMESHT
Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.

GASTRITI
Këshilla për të evituar:

235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.
237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE
Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe
mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato
vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.




                                             12
ULÇERA
Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë
vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore, dhjamërat, kafenë dhe
çokollatat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

CERMA /Përdhesi
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar
nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të
këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së
sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në
gjak.
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën
mënyrë si mjekimi.

OSTEOPOROZA
Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:

255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet
të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me
nevojat fiziologjike të individit.
256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen
të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta
sode.
259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e
kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri,
zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të
merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të
fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

LEMZA
Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:

262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes,
                                             13
bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e
një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar
një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga
mënyrat e ndalimit të lemzës.
265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e
marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t'ia
nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë
mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

VARIÇET
Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:

268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.
270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
272- Mos hiqni nga menyja orizin.
273- Përdorni vazhdimisht grurin.
274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.
276- Mos mbani pasha të rënda.
277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.

DHËMBËT
Si të shmangim kariesin dhe infeksionet

278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave
bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo
dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas
rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e
dhëmbëve.

KUJTESA/ALZAIMER
Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:

284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar
periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të
treguar.
285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet.
Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha
mbështeten tek matematika.
                                             14
286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e
përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
287-Mësoni numrat e telefonit.
288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e
peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë
më parë, frekuentoni lokale që s'keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të
zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e
ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.
291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni
gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t'i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë
mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.
293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë.
Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor,
mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet
gjatë gjithë kohës.

MENOPAUZA
Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:

294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me
ushqime me zarzavate.
298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.




                                             15

Recomendados

Letersia dhe Folklori !!!! por
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!#MesueseAurela Elezaj
38.8K vistas16 diapositivas
Projekt muzike por
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
4.5K vistas10 diapositivas
Fuqia,puna mekanike por
Fuqia,puna mekanikeFuqia,puna mekanike
Fuqia,puna mekanikeQAKP 'Gjon Nikollë Kazazi'-Gjakovë
5.9K vistas12 diapositivas
Receta Mjekesore por
Receta MjekesoreReceta Mjekesore
Receta MjekesoreKreshnik Shahini
19.7K vistas8 diapositivas
Evolucioni i medias ndër vite por
Evolucioni i medias ndër viteEvolucioni i medias ndër vite
Evolucioni i medias ndër viteEnea Jahollari
1.4K vistas17 diapositivas

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Paisjet dalese te kompjuterit por
Paisjet dalese te kompjuteritPaisjet dalese te kompjuterit
Paisjet dalese te kompjuteritBjorna_Danja Petriti
6.9K vistas4 diapositivas
Mikrogjallesat por
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
17.5K vistas2 diapositivas
Mrizi i Zanave por
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMightyGirl20
10.3K vistas11 diapositivas
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona. por
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.An An
126.8K vistas33 diapositivas
Teste klasa 5 tremujori 3 por
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Aberi Kajo
14.9K vistas11 diapositivas
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut por
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut irena kotobelli
26.3K vistas20 diapositivas

La actualidad más candente(20)

Mikrogjallesat por ldddmk
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
ldddmk17.5K vistas
Mrizi i Zanave por MightyGirl20
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
MightyGirl2010.3K vistas
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona. por An An
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
An An126.8K vistas
Teste klasa 5 tremujori 3 por Aberi Kajo
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3
Aberi Kajo14.9K vistas
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut por irena kotobelli
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
Roli i elementeve kimikë në jetën e njeriut
irena kotobelli26.3K vistas
Mjedisi armela-braka por Megi Braka
Mjedisi armela-brakaMjedisi armela-braka
Mjedisi armela-braka
Megi Braka10.9K vistas
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta por Valmir Nuredini
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Valmir Nuredini250.3K vistas
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor por QlirimDubova
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
QlirimDubova7.5K vistas
Pa familje - HEKTOR MALO por FialdoMema
Pa familje - HEKTOR MALOPa familje - HEKTOR MALO
Pa familje - HEKTOR MALO
FialdoMema9.5K vistas
Teatri ne Shqiperi por Klevi Hoxha
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne Shqiperi
Klevi Hoxha5.5K vistas
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE por Silda Silda
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
Silda Silda14.2K vistas
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut por mikaela basha
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
mikaela basha38.4K vistas
Farm e pergj ok por MedShqip
Farm e pergj okFarm e pergj ok
Farm e pergj ok
MedShqip53.7K vistas
Piramida ushqimore por XhuLia Muca
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimore
XhuLia Muca5.4K vistas
Don Kishoti - Projekt por Arber Here
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
Arber Here4.2K vistas

Destacado

Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket) por
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Ardian Z. Kryeziu
12.3K vistas10 diapositivas
Bimet mjekesore shq por
Bimet mjekesore shqBimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shqFerit Fazliu
24K vistas61 diapositivas
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave por
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEmertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEnver MUSTAFAJ
28.1K vistas34 diapositivas
Aloe vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1] por
Aloe  vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]Aloe  vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]
Aloe vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]Marjan DODAJ
14K vistas5 diapositivas
Dr. musli vërbani në barnatoren e lutjeve por
Dr. musli vërbani   në barnatoren e lutjeveDr. musli vërbani   në barnatoren e lutjeve
Dr. musli vërbani në barnatoren e lutjeveShkumbim Jakupi
111 vistas4 diapositivas
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqim por
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqimSa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqim
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqimJuljan Tahiri
4.7K vistas22 diapositivas

Destacado(20)

Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket) por Ardian Z. Kryeziu
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Ardian Z. Kryeziu12.3K vistas
Bimet mjekesore shq por Ferit Fazliu
Bimet mjekesore shqBimet mjekesore shq
Bimet mjekesore shq
Ferit Fazliu24K vistas
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave por Enver MUSTAFAJ
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEmertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Enver MUSTAFAJ28.1K vistas
Aloe vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1] por Marjan DODAJ
Aloe  vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]Aloe  vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]
Aloe vera mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese[1]
Marjan DODAJ14K vistas
Dr. musli vërbani në barnatoren e lutjeve por Shkumbim Jakupi
Dr. musli vërbani   në barnatoren e lutjeveDr. musli vërbani   në barnatoren e lutjeve
Dr. musli vërbani në barnatoren e lutjeve
Shkumbim Jakupi111 vistas
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqim por Juljan Tahiri
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqimSa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqim
Sa te rendesishme jane bimet ne mjeksi dhe si ushqim
Juljan Tahiri4.7K vistas
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar por irena kotobelli
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruarLiber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
Liber mesuesi-kimi11-me-zgjedhje-te-detyruar
irena kotobelli1.9K vistas
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D por Elldini-Upfiek
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Elldini-Upfiek13.2K vistas
Plaget kujdesi ndaj tyre por magnumi
Plaget kujdesi ndaj tyrePlaget kujdesi ndaj tyre
Plaget kujdesi ndaj tyre
magnumi22.4K vistas
Matematika dhe Mjekesia por Mehmet Emiri
Matematika dhe MjekesiaMatematika dhe Mjekesia
Matematika dhe Mjekesia
Mehmet Emiri15.3K vistas
traditat dhe zakonet shkodrane por Eva Kajushi
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodrane
Eva Kajushi50.9K vistas
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA por #MesueseAurela Elezaj
 LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
LIDHJA E MATEMATIKES ME SHKENCAT E TJERA MATEMATIKA DHE MUZIKA
#MesueseAurela Elezaj27.1K vistas
Projekti i matematikes por Ismail Dama
Projekti i matematikesProjekti i matematikes
Projekti i matematikes
Ismail Dama36.3K vistas
matematika projekt por Facebook
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
Facebook62.7K vistas
Projekt matematike por XhuLia Muca
Projekt matematike Projekt matematike
Projekt matematike
XhuLia Muca75.7K vistas
Matematika ne jeten e perditshme por Ana Ana
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
Ana Ana150.6K vistas

Similar a 300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet

Te ushqyerit por
Te ushqyeritTe ushqyerit
Te ushqyeritXhesika Merko
4.4K vistas11 diapositivas
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit) por
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Xhoana Pepa
1.9K vistas8 diapositivas
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti. por
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
58.5K vistas29 diapositivas
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli por
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliRoli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliirena kotobelli
6.9K vistas17 diapositivas
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01 por
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Merkur Sinani
1.8K vistas33 diapositivas
Dietologji por
DietologjiDietologji
DietologjiKolegji Universitar BIZNESI - Gjakovë
16.1K vistas102 diapositivas

Similar a 300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet(20)

Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit) por Xhoana Pepa
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Xhoana Pepa1.9K vistas
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti. por enerisaloti
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
enerisaloti58.5K vistas
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli por irena kotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliRoli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
irena kotobelli6.9K vistas
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01 por Merkur Sinani
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Merkur Sinani1.8K vistas
Te ushqehemi dhe jo te hame! por Egla Mërzheku
Te ushqehemi dhe jo te hame!Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!
Egla Mërzheku5.1K vistas
Piramida Ushqimore por Kejti Cela
Piramida UshqimorePiramida Ushqimore
Piramida Ushqimore
Kejti Cela9.1K vistas
Një jetë e shëndetshme por Mario Peleshka
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshme
Mario Peleshka2.7K vistas
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe por Klarisa Klara
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendosheNje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Klarisa Klara5.5K vistas
Ushqyerja e shendetshme por Ervis Duti
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshme
Ervis Duti7.1K vistas
Roli i substancave organike natyrore - Projekt kimi por Mirsad - New
Roli i substancave organike  natyrore - Projekt kimiRoli i substancave organike  natyrore - Projekt kimi
Roli i substancave organike natyrore - Projekt kimi
Mirsad - New5.3K vistas
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme por Riku Verri
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshmeDieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme
Riku Verri22.6K vistas
Ushqyerja e shëndetshme por Exhitah Vasija
Ushqyerja e shëndetshmeUshqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme
Exhitah Vasija51.1K vistas
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem por ArenoardReno
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
ArenoardReno7.1K vistas
Kequshqyerja dhe semundjet por Sindi_haka
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
Sindi_haka55.1K vistas

Más de Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI por
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
5.5K vistas118 diapositivas
Kalkulator-i por
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-iMarjan DODAJ
1.1K vistas1 diapositiva
Kodi i procedurës penale i kosoves por
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
14.5K vistas207 diapositivas
Kodi penal i kosoves por
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
19.9K vistas163 diapositivas
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES por
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
23.4K vistas14 diapositivas
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI por
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
1.1K vistas11 diapositivas

Más de Marjan DODAJ(20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI por Marjan DODAJ
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
Marjan DODAJ5.5K vistas
Kodi i procedurës penale i kosoves por Marjan DODAJ
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
Marjan DODAJ14.5K vistas
Kodi penal i kosoves por Marjan DODAJ
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
Marjan DODAJ19.9K vistas
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES por Marjan DODAJ
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
Marjan DODAJ23.4K vistas
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI por Marjan DODAJ
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
Marjan DODAJ1.1K vistas
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti por Marjan DODAJ
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
Marjan DODAJ1.1K vistas
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci por Marjan DODAJ
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Marjan DODAJ1.8K vistas
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret por Marjan DODAJ
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Marjan DODAJ7.9K vistas
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit por Marjan DODAJ
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Marjan DODAJ1.6K vistas
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo... por Marjan DODAJ
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
Marjan DODAJ1.1K vistas
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN por Marjan DODAJ
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
Marjan DODAJ444 vistas
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi por Marjan DODAJ
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Marjan DODAJ8.5K vistas
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi) por Marjan DODAJ
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Marjan DODAJ2.3K vistas
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI por Marjan DODAJ
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
Marjan DODAJ8.9K vistas
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar por Marjan DODAJ
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Marjan DODAJ670 vistas
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit” por Marjan DODAJ
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
Marjan DODAJ495 vistas
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu por Marjan DODAJ
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Marjan DODAJ898 vistas
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta por Marjan DODAJ
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Marjan DODAJ1.2K vistas
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature por Marjan DODAJ
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Marjan DODAJ46.3K vistas

300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet

  • 1. 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet (M.D @ 2011/XII) 1
  • 2. 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet "Të kemi shëndetin" themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni më poshtë rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t'i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t'i harrojë asnjëherë. ZEMRA Si të luftoni sëmundjet kardiake 1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. 2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje. 3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime. 4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë. 5-Evitoni, alkoolin, duhanin. KOLESTEROLI Këshilla për të ulur kolesterolin 6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. 7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç). 8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. 9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. 10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme. 2
  • 3. OBEZITETI Si të mposhtini mbipeshën 11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë. 12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë. 13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre çdo ditë. 14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t'i vendosim në dietë të shëndetshme. 15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës. 16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes. 17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha llojet, por me kufi. ANEMIA Çfarë duhet të konsumojnë anemikët 18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C. 19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile. 20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t'u trajtuar. 21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë. 22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri orë përpara se të hani, pasi ndryshe vështirësoni tretjen. 23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke. 24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja. 25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10 -15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. REUMATIZMA Si ta kurojmë reumatizmëm 26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta. 27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. 28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta. 29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites. 30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile. 31-Përdorni ujë mineral. 32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A. 33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli. SPONDILIATROZA Si të evitojmë dhimbjet 34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. 35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare. 36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë. 37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen. 38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë. 39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të 3
  • 4. përshtaten me masën e qafës. 40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin. 41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina. SINOZITI Këshilla për sëmundjen 42-Evitoni diellin në pikun e vapës. 43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë 44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra. 45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe. 46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit. 47-Për t'u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta. MIGRENA Këshilla për të evituar dhimbjen: 48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. 49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve. 50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. 51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale. 52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë. DIABETI Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët: 53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën. 54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara. 55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. 56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe. 57- Duhet t'i shtojnë dietës së tyre arra. 58- Efikase edhe bajamet. PANKREASI Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi: 59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin. 60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna. 61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore. 4
  • 5. VESHKAT Si të evitoni sëmundjet e veshkave: 62-Evitoni kripën e tepërt. 62-Pini sa më shumë lëngje. 64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër. 65-Konsumoni lëng kumbulle. 66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë. MUSHKËRITË Si të ndihmoni mushkëritë: 67-Përdorni sa më shumë produkte me mish. 68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. 69-Mos përdorni duhan. 70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës. 71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. 72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe. 73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për "mirëqenien" e mëlçive. GURËT NË TËMTH Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth: 74- Duhet të konsumoni çaj rigoni. 75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije. 76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet. 77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë. 78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral. KRIZAT E BARKUT Evitoni dhimbjet e barkut me: 79-Përdorni ushqime të pasura me hekur. 80-Mish, peshk, shpretkë. 81-Vezë, perime, fruta. 82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj. 83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t'i marrin dy orë para ose pas ushqimit. 84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut. MËLÇIA Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë: 85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. 86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. 87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. 88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. 89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës. 5
  • 6. 90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz. DIETA DHE SHËNDETI Si të mbash oreksin nën kontroll: 91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t'i konsumosh. 92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin. 93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite. 94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t'u dobësuar. 95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat. HIPERTENSIONI Rregulla për të mos nxitur sëmundjen: 96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. 97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të të ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. 98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. 99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. 100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë. BRONKITI KRONIK Si të mbani larg vetes sëmundjen: 101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. 102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. 103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura. 104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. 105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. 106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell. TIROIDJA Ushqimet që i bëjnë keq tiroides: 107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet. 109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat. 110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën. 111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike. 6
  • 7. ALERGJIA Si të evitojmë alergjitë 112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën. 113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet. 114 - Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. 115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë. 116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës. 117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike. TUBERKULOZI Këshilla për parandalimin e tuberkulozit 118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. 119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. 120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë. 121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t'i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. 122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme. 123-Secili duhet t'i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë. MAJASELLI Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë 124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë. 125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. 126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. 127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. 128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet. 129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. 130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit. 131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit. 132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit. 7
  • 8. KANCERI I GJIRIT Këshilla për të shmangur kancerin në gji 134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. 135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë. 136-Përpiquni të minimizoni stresin. 137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt. 138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. 139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. 140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj. KANCERI I PROSTATES Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës 141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. 142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. 143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. 144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. 145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D. 146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës. 147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen. 148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij. KANCERI NË STOMAK Si të evitoni kancerin në stomak 149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime 150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe. 151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. 152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje. 153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. 154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut. 155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat. 8
  • 9. KANCERI I LEKURËS Këshilla për të shmangur rrezikun 156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës. 157- Evitoni djegiet nga dielli. 158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli. 159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell. 160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB. ASTMA Si të luftoni astmën 161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. 162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. 163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. 164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës. 165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që shkaktojnë astmë. KËMBËT Këshilla për infeksionet në këmbë 167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë. 168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë. 169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë. 170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve. 171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët. PAGJUMËSIA Këshilla për të stimuluar gjumin: 172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat. 173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t'u vinte shumë në ndihmë. 174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë. 175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike. 176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, 9
  • 10. çohuni përsëri. 177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do "t'u bëjë naze". ZBOKTHI Këshilla për të luftuar zbokthin: 178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve. 179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën. 180-Përpiqu t'i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. 181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët. 182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat. 184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja "Fungoral" apo trajtuesi i zbokthit "Gentinor". AKNET Për të luftuar puçrrat në fytyrë: 185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. 186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj. 187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta. 188-Merrni vitamina A, C, E. 189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi. 190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. 191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën. 192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet. VESHET Si të luftoni infeksionin e veshëve: 193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara. 194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur. 195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe 10
  • 11. që kishin çuar në ënjtjen e veshit. 196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë. AROMA E KEQE Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes: 197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët. 198-Përdorni shpëlarës antibakterial. 199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët. 200-Duhet të shpëlani gojën me sodë. 201- Duhet të përdorni vaj mesteje. 201- Të konsumoni farat e koprës. 202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia. SYTË Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit: 203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. 204-Të mos ketë reflekse në ekran. 205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare. 206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve. 207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve. 208- Të shpluhuroset shpesh ekrani. 209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë. 210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash. STRESI Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm: 211 - Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t'ju bëjë më shumë produktivë. 212 - Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t'i reduktuar. 213 - Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t'u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit. 214 - Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës. 215 - Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju "stop" mendimeve që të shkaktojnë stres. 216 - Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin. 11
  • 12. LINDJET PARA KOHE Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë: 217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale. 218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës. 219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet. 220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë. 221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë. 222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t'i kalojë 27 gradë. 223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme. 224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht. 225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën. USHQIMI ME QUMESHT Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji: 226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit. 227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret. 228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar. 229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak. 230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje. 231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme. 232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri. 233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme. 234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet. GASTRITI Këshilla për të evituar: 235-Mos përdorni alkool. 236-Mos përdorni duhan. 237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj. 238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë. RËNIA E FLOKËVE Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin: 239-Kontrolloni stresin. 240-Mbani një dietë të shëndetshme. 241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë. 242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme. 243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore. 244-Evitoni ushqimet e skuqura. 12
  • 13. ULÇERA Ushqimet që kurojnë sëmundjen: 245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë. 246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut. 247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore, dhjamërat, kafenë dhe çokollatat. 248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë. 249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës. CERMA /Përdhesi Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes: 250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. 251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë. 252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. 253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak. 254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi. OSTEOPOROZA Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri: 255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit. 256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë. 257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë. 258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode. 259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta. 260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte. 261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë. LEMZA Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë: 262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza. 263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, 13
  • 14. bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit. 264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës. 265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t'ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun. 266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm. 267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë. VARIÇET Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja: 268- Përdorni xhel freskues për këmbët. 269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond. 270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht. 271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell. 272- Mos hiqni nga menyja orizin. 273- Përdorni vazhdimisht grurin. 274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion. 275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara. 276- Mos mbani pasha të rënda. 277- Përdorni korse najloni në mbrëmje. DHËMBËT Si të shmangim kariesin dhe infeksionet 278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative. 279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij. 280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes. 281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate. 282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë. 283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve. KUJTESA/ALZAIMER Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës: 284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar. 285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika. 14
  • 15. 286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të. 287-Mësoni numrat e telefonit. 288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit. 289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s'keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent. 290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën. 291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot. 292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t'i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës. 293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës. MENOPAUZA Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe: 294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta . 295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate. 296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate. 297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate. 298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve. 299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave. 300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit. 15