SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 7
Descargar para leer sin conexión
Kurnisisllavizmiemyslimanizmii
shqiptarëve?
[Marrengalibri“AdiZotishqip”,qëdolikëtoditëngashtypi.]
Nga:
GaniMEHMETAJ
Kur nisi sllavizmi e
myslimanizmi i
shqiptarëve?
2
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i
shqiptarëve?
June 1st, 2015
Kronisti papnor tregon se si
popullata shqiptare nisi të kthehet
në fenë myslimane, që të
mbronte kokën e dinjitetin nga
terrori i priftërinjve serbë, të cilët i
solli Turqia, megjithëse në Pejë e
Dardani, nuk pati serbë. Ndërkaq
ishin marrë vesh që priftërinjtë
serbë të bënin terror, kurse
sundimtarët turq t’u ofronin më
zemërgjerësi shqiptarëve vendës
të konvertoheshin në fenë
myslimane, ose të mbeteshin
bujkrobër të Patrikanës.
Nga Gani MEHMETAJ
Në Dardani, pjesë e Shqipërisë etnike, veziri i madh i Perandorisë
Otomane, serbi Mehmet Pashë Sokoloviq, caktoi të vëllanë, peshkop
të Patrikanës së Pejës, duke i dëbuar priftërinjtë ortodoksë shqiptarë,
por edhe ata bizantinë, sipas marrëveshjes me Sulltanin. Të njëjtën
gjë e bëri edhe në Kishën e Deçanit, e në të gjitha kishat bizantine
deri në Nish. Pakkush e di se në Kishën e Deçanit, pjesë e kishave
shqiptare, Onufri e ka bërë një pikturë murale me vlerë të madhe
artistike. Historianët e sotëm serbë e fshehin këtë fakt, ose e lënë në
heshtje, ashtu sikurse e lënë në heshtje faktin se në Kishën e Deçanit
meshat i mbanin shqiptarët ortodoksë, sepse serbë në atë krahinë të
Dukagjinit nuk pati asnjë për be.
Me konsolidimin e priftërinjve serbë të caktuar nga Stambolli,
raportonte një relacion i priftit katolik shqiptar nga Peja, drejtuar
Vatikanit, nisi terrori i priftërinjve serbë ndaj popullatës shqiptare me
ndihmën e zabitëve turq. Perandoria Osmane që e qeveriste këtë
3
qytet më tërë Dardaninë jo vetëm nuk i mbronte fatkëqijtë, por
ankesat e tyre i kthente mbrapsht, duke deklaruar se nuk përzihej në
punët e brendshme të kishës. Ndërkaq ishin marrë vesh që priftërinjtë
serbë të bënin terror, kurse sundimtarët turq t’u ofronin më
zemërgjerësi shqiptarëve vendës të konvertoheshin në fenë
myslimane, ose të mbeteshin bujkrobër të Patrikanës. Kronisti papnor
tregon se si popullata shqiptare nisi të kthehet në fenë myslimane,
që të mbronte kokën e dinjitetin nga terrori i priftërinjve serbë, të cilët
i solli Turqia, megjithëse në Pejë e Dardani, nuk pati serbë. Kështu
qeveritarët otomanë luanin lojë të dyfishtë. Ndërkaq, rugovasit, që e
mbronin Patrikanën e Pejës, nisën ta braktisin këtë kishë, duke u
mbyllur në gëzhojën e tyre, ose u tërhoqën në bjeshkët e mjegullta.
Qyteti me rrethinë iu nënshtruan terrorit të shkombëtarizimit e
konvertimit.
Gjendja paraqitej e rëndë edhe në territoret e tjera etnike, ku
pushtetin shpirtëror e mori Patrikana e Stambollit dhe Qeveria turke,
duke i detyruar shqiptarët të dëgjonin predikimet e lutjet në gjuhë të
huaj. Nisi shkombëtarizimi i shqiptarëve ortodoksë ose kthimi i tyre i
dhunshëm në myslimanë. Shqiptarët katolikë e mbronin gjuhën e
fenë prapa maleve të mjegullta, ose në qytetet e fortifikuara.
Është cinike farsa e historianëve serbë kinse për shpërnguljen e
madhe të serbëve nga Kosova në Panoni (Vojvodinën e sotme), që
ishte tokë austriake. Kronistët e kohës nuk e shënojnë asnjë serb në
Kosovë, ashtu sikurse nuk e shënojnë asnjë serb në Panoni.
Përkundrazi, shkruajnë për arbërorë të fisit të Kelmendit që u
shpërngulën në ultësirat e Panonisë (pinjollët e të cilëve ishin të
pranishëm deri në luftën e fundit kroate-serbe në këtë meskufi), të
cilët së bashku me shqiptarët myslimanë iu kundërvunë Perandorisë
Osmane, ndërsa e pësuan keq, meqë austriakët u mundën nga
kolera që e mbërtheu Ushtrinë austriake.
Në vend të Vjenës, aleate e shqiptarëve, Rusia bëhej faktor gjithnjë
e më i fuqishëm. Nga presioni i Rusisë, e cila nisi të forcohej, duke e
4
dëbuar Turqinë nga territoret e pushtuara, pozita e shqiptarëve
vështirësohej, sepse ishin në mes dy të këqijave: të pranonin fenë
myslimane, gjithnjë e më agresive, ose të hidheshin në kthetrat e
kishës pansllaviste, që e pronësoi popullatën ortodokse, sepse gjuha
shqipe, e vetmja gjuhë në Gadishullin Ilirik, ndalohej edhe me
fermanë të Sulltanit.
Shqiptarët ortodoksë, që u shuan në kombet e tjera janë kaptina më
e dhimbshme e historisë sonë, sepse dikur përbënin më shumë se
gjysmën e popullatës në veri të Shqipërisë deri në Nish dhe në jug
deri në Peleponez. Nga konvertimi i arbërorëve ortodoksë dolën
pjesa dërmuese e shqiptarëve myslimanë. Natyrisht edhe arbërorët
katolikë, që jetonin në rrafsh apo që nuk iu qepën maleve, i
detyruan të ndërrojnë fenë. Ishim populli më tragjik jo vetëm në
Gadishullin Ilirik, por edhe në tërë Evropën. Nga Perëndimi nuk patën
asnjë ndihmë, nga Lindja na vinin goditje të njëpasnjëshme.
Qele-Kulla dhe flijimi i shqiptarëve për pavarësinë e Serbisë: Pinjolli i
fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri (turqisht Karagjorgji, serbisht Gjorgje
Petroviq) udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë
Osmane në territorin e sotëm të Serbisë. Për ta ndëshkuar
kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme
kundër shqiptarëve ortodoksë, kreu i të cilëve e udhëhoqi këtë
kryengritje, ndërsa bajraktari serb, Milosh Obrenoviqi, një fshatar i
pagdhendur që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turq dhe ua
ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë
Osmane. M. Obrenoviqi me serbët e vet vranë në pabesi pinjollin e
fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzuan turqve dhe e hapën
rrugën për autonomi, duke u pavarësuar shkallë-shkallë.
Kështu kryengritjen kundër Turqisë në Serbinë e sotme e nisën
shqiptarët, e vazhduan serbët me ndihmën e Rusisë, ndërsa e
pësuan shqiptarët. Turqit bënë një masakër të paparë në qytetin e
Nishit, duke vrarë mijëra shqiptarë ortodoksë dhe duke syrgjynosur
mijëra të tjerë në Anadoll. Qele-Kulla, një pirg i tmerrit në qytetin e
vjetër të Nishit, me 952 kafka të murosura, u bë sinjal alarmi, ndërsa
Serbia e ndërtoi mitin e rezistencës me flijimet shqiptare. Shqiptarët e
tjerë u kthyen në islam nga tmerri i terrorit turk, ose ia mbathën përtej
Danubit.
5
Më shpalljen e pavarësisë së Serbisë, vala e shkombëtarizimit të
shqiptarëve ortodoksë arriti kulmin, sepse ata gjendeshin në mes të
dy shpatave: të vriteshin nga turqit, ose të kërkonin shpëtimin nga
Rusia, e cila mori tutelën mbi ortodoksët e Ballkanit. Brenda
kryeqytetit të tyre, Beogradit, serbët vranë të gjithë serbët e
konvertuar në myslimanë, vranë edhe të gjithë myslimanët e
kombeve të tjera, i zhbinë 200 xhami dhe i fshinë të gjitha gjurmët
pesëqindvjeçare të sundimit turk. Nuk lanë asgjë nga trashëgimia e
ndërtimi oriental.
Disa dhjetëra vjet më vonë, ushtria serbe me ndihmën e bandave
kriminale-çetnikëve, nisi pastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, duke
vrarë, apo shpërngulur të gjithë shqiptarët myslimanë (muhaxhirët).
Në këtë territor shqiptar, mbeti vetëm një koloni jo e madhe
ortodokse, me mbiemrat e tyre apo me emërtimet e katundeve
Arbanas, Arnaut etj. , ndërsa përndiqeshin, sepse e flisnin gjuhën e
vet. Brezi i ri nisi të fliste sllavisht, një sllavishte të zvetënuar, e cila
edhe sot e kësaj dite dallon dukshëm nga sllavishtja serbe që
ndërtohet mbi një sintaksë tjetër (sa do të dilte interesante po të
bëheshin reportazhe nga televizioni me banorët e Nishit të sotëm, të
cilët dikur flisnin shqip, ashtu sikurse në Ohër, në të njëjtën periudhë
kohore. Sa do të kontribuonin historianët po të nisnin ndriçimin e
kësaj periudhe dhe anketimet me banorët e sotëm të kësaj
hapësire). Shumë banorë të territorit të Nishit e vinin në pah se janë
ortodoksë, madje edhe në fund të viteve shtatëdhjetë të shekullit të
kaluar, por asnjëherë nuk e thoshin se janë serbë, disa u
shmangeshin përgjigjeve se cilit komb i takonin, sepse druanin, kurse
të tjerët flisnin në mënyrë të papërcaktuar. Pjesa dërmuese e
popullatës fshatare në territore të tëra të Serbisë deklarohen
ortodoksë, por e shpërfillin përkatësinë kombëtare. Është çështje e
mungesës së vetëdijes kombëtare? Ose nxirrte krye një përkatësi
tjetër kombëtare e ndrydhur? Asnjëherë nuk është studiuar ky
fenomen në kohën e ish-Jugosllavisë. Kjo ishte edhe më e theksuar
ndër “serbët” e Kosovës.
Sllavishtja me sintaksë shqipe flitet edhe sot e kësaj dite nga
ortodoksët e Kosovës, një e folme me të cilën në Beograd tallen,
duke i quajtur “shqiptarë” “bashkëkombësit” e tyre nga Kosova.
Shqiptarët e fundit ortodoksë vendës, ishin në rrethin e Pejës,
6
Deçanit, Istogut, Vitisë e Gjilanit. Ata mbiemrave shqiptarë, ua
shtuan mbaresat “iq”, apo “viç”, ashtu sikurse i patën edhe
shqiptarët myslimanë e katolikë në kohën e terrorit serb. Shala,
Gashi, Berisha, Lajçi, Dashi, Palbardhi, Kastrati, Pjetri etj. me mbaresat
sllave ishin mbiemrat tipikë jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por
edhe në Serbi e Mal të Zi. Pjesë të popullatës ortodokse të sllavizuar
ka ende në katundet e Dukagjinit (Pejë: Sigë, Brestovik, Bjellopojë etj.
apo të Komunës së Istogut: Zhakovë, në disa katunde të Drenicës etj
). Asnjëri prej tyre nuk e mohonte në vitet e shtatëdhjetë të shekullit
të kaluar se të parët e tij flisnin shqip një ose dy breza para tyre,
d.m.th. flisnin shqip deri në vitet njëzet të shekullit të kaluar.
Nuk kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga periudha e
shkombëtarizimit të shqiptarëve ortodoksë në Kosovë, apo 150 vjet
nga koha tragjike e shuarjes së bashkëkombësve tanë në Serbinë e
sotme dhe ne nuk e kemi asnjë dokument të publikuar për
tragjedinë e tyre, as për proceset e asimilimit. Nuk kemi bërë asnjë
përpjekje të ndriçojmë këtë periudhë, ndërsa është çelësi i
kapërcimeve të mëdha.
Kujtesën e kemi aq të shkurtër, sa as emërtimet e shumicës së
katundeve, lumenjve e rretheve në Kosovë, Maqedoni e në territoret
etnike nuk i mbajmë në mend si ishin në gjuhën shqipe, para vitit
1923-25, kur i sllavizoi gjeografi i shtetit serb, Jovan Cvijiq. Shumicën e
katundeve i quajmë edhe sot sipas gjeografit shkombëtarizues.
Me ndihmën e shqiptarëve kundër shqiptarëve: Për zemërplasje
procesi i pavarësimit të Greqisë, ashtu sikurse pavarësimi i Serbisë
kalonte nëpër të njëjtën fazë: kryengritjen e udhëhiqnin kapedanët
e prijësit arvanitas-shqiptarë, shtetin e gëzuan grekët dhe të
greqizuarit. Ndërkaq, grekët në emër të Zotit, i detyruan ortodoksët
shqiptarë të mos flisnin shqip, ndërsa Serbia e Greqia i pavarësuan
shtetet e veta me ndihmën e shqiptarëve, duke i persekutuar pastaj
shqiptarët e të dy feve.
Në territore tjera etnike ku mbizotëruan shqiptarët, nisi sërish
përndjekja e predikimit të fjalës shqipe, herë nga kisha greke, herë
nga kisha serbe apo nga Turqia.
7
Territore të tëra ose u spastruan, ose popullata u detyrua të bjerrtë
gjuhën e traditën. Shqiptarët ortodoksë në Perandorinë Osmane në
Veri quheshin “shki”, në jug “grekë”, shqiptarët myslimanë,
emërtoheshin “turq”, ndërsa shqiptarët katolikë “latinë”. Kombeve të
tjera nën sundimin e Perandorisë Osmane, Stambolli ua lejonte të
quheshin sipas kombeve që u përkisnin, u lejohej gjuha e predikimi
fetar. Shkollat shqipe ishin rreptësisht të ndaluara, shkollat serbe e
greke lejoheshin, madje stimuloheshin në territoret shqiptare.
Këto goditje fatale Perandoria Osmane i bëri, sepse shqiptarët
treguam shenja dobësie, sepse pranuan konvertimin, megjithëse
bënë luftë kundër pushtuesve si asnjë komb tjetër. Fillimi i konvertimi
të shqiptarëve në myslimanë, pas terrorit të egër, ua shtoi oreksin
turqve, ua nxiti fantazinë e shpresën se do t’i përdornin në shkallë të
gjerë kundër popujve të tjerë dhe se me ndihmën e tyre do t’i ruanin
zotërimet e interesat në Ballkan. Edhe serbët u dhanë vezirë e
qeveritarë Perandorisë Osmane, madje më shumë sesa shqiptarët,
mirëpo në çastin vendimtar ua kthyen shqelmat pushtuesve,
natyrisht me ndihmën e Rusisë, duke u shkëputur nga ndikimi fatal
turk. Shqiptarët u vonuan. Prandaj Stambolli e ndaloi shqipen, e
persekutoi alfabetin, predikimin, duke ndaluar çdo shprehje të
veçantive kombëtare, me shpresën se do të na shkombëtarizonin,
përkatësisht se do të na turqizonin, ashtu sikurse bënë me miliona
shqiptarë myslimanë, madje edhe me shqiptarë katolikë të rretheve
të Vitisë e Gjilanit.
Marre nga libri “A di Zoti shqip”, që doli këto ditë nga shtypi.
Artikulli i botuar tek: http://gazetadielli.com/kur-nisi-sllavizmi-e-
myslimanizmi-i-shqiptareve/
Mblodhi: MD
Thursday, June 04, 2015

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

La actualidad más candente (16)

KOSOVA
KOSOVAKOSOVA
KOSOVA
 
Master
MasterMaster
Master
 
Plisi
PlisiPlisi
Plisi
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbiEmrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
Emrat e lumenjve dhe vendeve nw serbi
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
 
DEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULIDEDE GJO' LULI
DEDE GJO' LULI
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Presheva qyteti qe e dua
Presheva qyteti qe e duaPresheva qyteti qe e dua
Presheva qyteti qe e dua
 
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``Kim Mehmeti   ``Kali I Bardhe``
Kim Mehmeti ``Kali I Bardhe``
 
Ahmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan NoliAhmed Zogu vs Fan Noli
Ahmed Zogu vs Fan Noli
 

Destacado

NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET Marjan Dodaj
 
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme   Fshatrat e Rekes se EpermeReka e Eperme   Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se EpermeMarjan Dodaj
 
Albanian Books Collections
Albanian Books CollectionsAlbanian Books Collections
Albanian Books CollectionsMarjan Dodaj
 
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota SwitzerlandKur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota SwitzerlandMarjan Dodaj
 

Destacado (6)

Virus crea accesos directos y oculta carpetas
Virus crea accesos directos y oculta carpetasVirus crea accesos directos y oculta carpetas
Virus crea accesos directos y oculta carpetas
 
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
NJEREZ TE ARDHUR NGA YJET
 
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme   Fshatrat e Rekes se EpermeReka e Eperme   Fshatrat e Rekes se Eperme
Reka e Eperme Fshatrat e Rekes se Eperme
 
Air &wave
Air &waveAir &wave
Air &wave
 
Albanian Books Collections
Albanian Books CollectionsAlbanian Books Collections
Albanian Books Collections
 
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota SwitzerlandKur shqipet fluturojne mbi Alpe  - Ansambli  Shota Switzerland
Kur shqipet fluturojne mbi Alpe - Ansambli Shota Switzerland
 

Similar a Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj

Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfMarjan DODAJ
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurKleeviPro
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfrefiecehu
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
presheva qyteti qe e dua
presheva qyteti qe e duapresheva qyteti qe e dua
presheva qyteti qe e duaLuljetaDalipi
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveShkollë
 

Similar a Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj (20)

Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
 
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdurprojekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
projekt ne histori.docxuuuuumenya karinpidhdur
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
presheva qyteti qe e dua
presheva qyteti qe e duapresheva qyteti qe e dua
presheva qyteti qe e dua
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJAlbanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
Albanian Touristic Guide by SADIONA ABAZAJ
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e Popujve
 

Más de Marjan Dodaj

Libra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimLibra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimMarjan Dodaj
 
Martiret shqiptare
Martiret shqiptareMartiret shqiptare
Martiret shqiptareMarjan Dodaj
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Marjan Dodaj
 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërShkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërMarjan Dodaj
 
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVERRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVEMarjan Dodaj
 
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutSaint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutMarjan Dodaj
 
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeReka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeMarjan Dodaj
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz RadovaniMarjan Dodaj
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesMarjan Dodaj
 
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Marjan Dodaj
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSMarjan Dodaj
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIMarjan Dodaj
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDROMarjan Dodaj
 

Más de Marjan Dodaj (15)

Libra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkimLibra te vjeter shqip per shkarkim
Libra te vjeter shqip per shkarkim
 
Martiret shqiptare
Martiret shqiptareMartiret shqiptare
Martiret shqiptare
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
 
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në ZvicërShkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit `SHOTA` në Zvicër
 
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVERRETH VETURAVE NE KOSOVE
RRETH VETURAVE NE KOSOVE
 
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen RrokutSaint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
Saint Rrok Church - Kisha e Shen Rrokut
 
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së EpërmeReka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
Reka e epërme - Fshatrat e Rekës së Epërme
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz RadovaniDANIEL  GAZULLI -  NJERIU  I  VLERAVE ... nga Fritz Radovani
DANIEL GAZULLI - NJERIU I VLERAVE ... nga Fritz Radovani
 
A e dini se
A e dini seA e dini se
A e dini se
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
 
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
Nje shkrimtar Raguzian i quejtun 'David' ju drejtue Skenderbeut para Senatit ...
 
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINSINFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
INFORMACIONET ME TE FUNDIT RRETH KANCERIT NGA Dr JOHN HOPKINS
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 

Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj

  • 2. 2 Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve? June 1st, 2015 Kronisti papnor tregon se si popullata shqiptare nisi të kthehet në fenë myslimane, që të mbronte kokën e dinjitetin nga terrori i priftërinjve serbë, të cilët i solli Turqia, megjithëse në Pejë e Dardani, nuk pati serbë. Ndërkaq ishin marrë vesh që priftërinjtë serbë të bënin terror, kurse sundimtarët turq t’u ofronin më zemërgjerësi shqiptarëve vendës të konvertoheshin në fenë myslimane, ose të mbeteshin bujkrobër të Patrikanës. Nga Gani MEHMETAJ Në Dardani, pjesë e Shqipërisë etnike, veziri i madh i Perandorisë Otomane, serbi Mehmet Pashë Sokoloviq, caktoi të vëllanë, peshkop të Patrikanës së Pejës, duke i dëbuar priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, por edhe ata bizantinë, sipas marrëveshjes me Sulltanin. Të njëjtën gjë e bëri edhe në Kishën e Deçanit, e në të gjitha kishat bizantine deri në Nish. Pakkush e di se në Kishën e Deçanit, pjesë e kishave shqiptare, Onufri e ka bërë një pikturë murale me vlerë të madhe artistike. Historianët e sotëm serbë e fshehin këtë fakt, ose e lënë në heshtje, ashtu sikurse e lënë në heshtje faktin se në Kishën e Deçanit meshat i mbanin shqiptarët ortodoksë, sepse serbë në atë krahinë të Dukagjinit nuk pati asnjë për be. Me konsolidimin e priftërinjve serbë të caktuar nga Stambolli, raportonte një relacion i priftit katolik shqiptar nga Peja, drejtuar Vatikanit, nisi terrori i priftërinjve serbë ndaj popullatës shqiptare me ndihmën e zabitëve turq. Perandoria Osmane që e qeveriste këtë
  • 3. 3 qytet më tërë Dardaninë jo vetëm nuk i mbronte fatkëqijtë, por ankesat e tyre i kthente mbrapsht, duke deklaruar se nuk përzihej në punët e brendshme të kishës. Ndërkaq ishin marrë vesh që priftërinjtë serbë të bënin terror, kurse sundimtarët turq t’u ofronin më zemërgjerësi shqiptarëve vendës të konvertoheshin në fenë myslimane, ose të mbeteshin bujkrobër të Patrikanës. Kronisti papnor tregon se si popullata shqiptare nisi të kthehet në fenë myslimane, që të mbronte kokën e dinjitetin nga terrori i priftërinjve serbë, të cilët i solli Turqia, megjithëse në Pejë e Dardani, nuk pati serbë. Kështu qeveritarët otomanë luanin lojë të dyfishtë. Ndërkaq, rugovasit, që e mbronin Patrikanën e Pejës, nisën ta braktisin këtë kishë, duke u mbyllur në gëzhojën e tyre, ose u tërhoqën në bjeshkët e mjegullta. Qyteti me rrethinë iu nënshtruan terrorit të shkombëtarizimit e konvertimit. Gjendja paraqitej e rëndë edhe në territoret e tjera etnike, ku pushtetin shpirtëror e mori Patrikana e Stambollit dhe Qeveria turke, duke i detyruar shqiptarët të dëgjonin predikimet e lutjet në gjuhë të huaj. Nisi shkombëtarizimi i shqiptarëve ortodoksë ose kthimi i tyre i dhunshëm në myslimanë. Shqiptarët katolikë e mbronin gjuhën e fenë prapa maleve të mjegullta, ose në qytetet e fortifikuara. Është cinike farsa e historianëve serbë kinse për shpërnguljen e madhe të serbëve nga Kosova në Panoni (Vojvodinën e sotme), që ishte tokë austriake. Kronistët e kohës nuk e shënojnë asnjë serb në Kosovë, ashtu sikurse nuk e shënojnë asnjë serb në Panoni. Përkundrazi, shkruajnë për arbërorë të fisit të Kelmendit që u shpërngulën në ultësirat e Panonisë (pinjollët e të cilëve ishin të pranishëm deri në luftën e fundit kroate-serbe në këtë meskufi), të cilët së bashku me shqiptarët myslimanë iu kundërvunë Perandorisë Osmane, ndërsa e pësuan keq, meqë austriakët u mundën nga kolera që e mbërtheu Ushtrinë austriake. Në vend të Vjenës, aleate e shqiptarëve, Rusia bëhej faktor gjithnjë e më i fuqishëm. Nga presioni i Rusisë, e cila nisi të forcohej, duke e
  • 4. 4 dëbuar Turqinë nga territoret e pushtuara, pozita e shqiptarëve vështirësohej, sepse ishin në mes dy të këqijave: të pranonin fenë myslimane, gjithnjë e më agresive, ose të hidheshin në kthetrat e kishës pansllaviste, që e pronësoi popullatën ortodokse, sepse gjuha shqipe, e vetmja gjuhë në Gadishullin Ilirik, ndalohej edhe me fermanë të Sulltanit. Shqiptarët ortodoksë, që u shuan në kombet e tjera janë kaptina më e dhimbshme e historisë sonë, sepse dikur përbënin më shumë se gjysmën e popullatës në veri të Shqipërisë deri në Nish dhe në jug deri në Peleponez. Nga konvertimi i arbërorëve ortodoksë dolën pjesa dërmuese e shqiptarëve myslimanë. Natyrisht edhe arbërorët katolikë, që jetonin në rrafsh apo që nuk iu qepën maleve, i detyruan të ndërrojnë fenë. Ishim populli më tragjik jo vetëm në Gadishullin Ilirik, por edhe në tërë Evropën. Nga Perëndimi nuk patën asnjë ndihmë, nga Lindja na vinin goditje të njëpasnjëshme. Qele-Kulla dhe flijimi i shqiptarëve për pavarësinë e Serbisë: Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri (turqisht Karagjorgji, serbisht Gjorgje Petroviq) udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë. Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoksë, kreu i të cilëve e udhëhoqi këtë kryengritje, ndërsa bajraktari serb, Milosh Obrenoviqi, një fshatar i pagdhendur që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turq dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane. M. Obrenoviqi me serbët e vet vranë në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzuan turqve dhe e hapën rrugën për autonomi, duke u pavarësuar shkallë-shkallë. Kështu kryengritjen kundër Turqisë në Serbinë e sotme e nisën shqiptarët, e vazhduan serbët me ndihmën e Rusisë, ndërsa e pësuan shqiptarët. Turqit bënë një masakër të paparë në qytetin e Nishit, duke vrarë mijëra shqiptarë ortodoksë dhe duke syrgjynosur mijëra të tjerë në Anadoll. Qele-Kulla, një pirg i tmerrit në qytetin e vjetër të Nishit, me 952 kafka të murosura, u bë sinjal alarmi, ndërsa Serbia e ndërtoi mitin e rezistencës me flijimet shqiptare. Shqiptarët e tjerë u kthyen në islam nga tmerri i terrorit turk, ose ia mbathën përtej Danubit.
  • 5. 5 Më shpalljen e pavarësisë së Serbisë, vala e shkombëtarizimit të shqiptarëve ortodoksë arriti kulmin, sepse ata gjendeshin në mes të dy shpatave: të vriteshin nga turqit, ose të kërkonin shpëtimin nga Rusia, e cila mori tutelën mbi ortodoksët e Ballkanit. Brenda kryeqytetit të tyre, Beogradit, serbët vranë të gjithë serbët e konvertuar në myslimanë, vranë edhe të gjithë myslimanët e kombeve të tjera, i zhbinë 200 xhami dhe i fshinë të gjitha gjurmët pesëqindvjeçare të sundimit turk. Nuk lanë asgjë nga trashëgimia e ndërtimi oriental. Disa dhjetëra vjet më vonë, ushtria serbe me ndihmën e bandave kriminale-çetnikëve, nisi pastrimin etnik të Sanxhakut të Nishit, duke vrarë, apo shpërngulur të gjithë shqiptarët myslimanë (muhaxhirët). Në këtë territor shqiptar, mbeti vetëm një koloni jo e madhe ortodokse, me mbiemrat e tyre apo me emërtimet e katundeve Arbanas, Arnaut etj. , ndërsa përndiqeshin, sepse e flisnin gjuhën e vet. Brezi i ri nisi të fliste sllavisht, një sllavishte të zvetënuar, e cila edhe sot e kësaj dite dallon dukshëm nga sllavishtja serbe që ndërtohet mbi një sintaksë tjetër (sa do të dilte interesante po të bëheshin reportazhe nga televizioni me banorët e Nishit të sotëm, të cilët dikur flisnin shqip, ashtu sikurse në Ohër, në të njëjtën periudhë kohore. Sa do të kontribuonin historianët po të nisnin ndriçimin e kësaj periudhe dhe anketimet me banorët e sotëm të kësaj hapësire). Shumë banorë të territorit të Nishit e vinin në pah se janë ortodoksë, madje edhe në fund të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, por asnjëherë nuk e thoshin se janë serbë, disa u shmangeshin përgjigjeve se cilit komb i takonin, sepse druanin, kurse të tjerët flisnin në mënyrë të papërcaktuar. Pjesa dërmuese e popullatës fshatare në territore të tëra të Serbisë deklarohen ortodoksë, por e shpërfillin përkatësinë kombëtare. Është çështje e mungesës së vetëdijes kombëtare? Ose nxirrte krye një përkatësi tjetër kombëtare e ndrydhur? Asnjëherë nuk është studiuar ky fenomen në kohën e ish-Jugosllavisë. Kjo ishte edhe më e theksuar ndër “serbët” e Kosovës. Sllavishtja me sintaksë shqipe flitet edhe sot e kësaj dite nga ortodoksët e Kosovës, një e folme me të cilën në Beograd tallen, duke i quajtur “shqiptarë” “bashkëkombësit” e tyre nga Kosova. Shqiptarët e fundit ortodoksë vendës, ishin në rrethin e Pejës,
  • 6. 6 Deçanit, Istogut, Vitisë e Gjilanit. Ata mbiemrave shqiptarë, ua shtuan mbaresat “iq”, apo “viç”, ashtu sikurse i patën edhe shqiptarët myslimanë e katolikë në kohën e terrorit serb. Shala, Gashi, Berisha, Lajçi, Dashi, Palbardhi, Kastrati, Pjetri etj. me mbaresat sllave ishin mbiemrat tipikë jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe në Serbi e Mal të Zi. Pjesë të popullatës ortodokse të sllavizuar ka ende në katundet e Dukagjinit (Pejë: Sigë, Brestovik, Bjellopojë etj. apo të Komunës së Istogut: Zhakovë, në disa katunde të Drenicës etj ). Asnjëri prej tyre nuk e mohonte në vitet e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar se të parët e tij flisnin shqip një ose dy breza para tyre, d.m.th. flisnin shqip deri në vitet njëzet të shekullit të kaluar. Nuk kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga periudha e shkombëtarizimit të shqiptarëve ortodoksë në Kosovë, apo 150 vjet nga koha tragjike e shuarjes së bashkëkombësve tanë në Serbinë e sotme dhe ne nuk e kemi asnjë dokument të publikuar për tragjedinë e tyre, as për proceset e asimilimit. Nuk kemi bërë asnjë përpjekje të ndriçojmë këtë periudhë, ndërsa është çelësi i kapërcimeve të mëdha. Kujtesën e kemi aq të shkurtër, sa as emërtimet e shumicës së katundeve, lumenjve e rretheve në Kosovë, Maqedoni e në territoret etnike nuk i mbajmë në mend si ishin në gjuhën shqipe, para vitit 1923-25, kur i sllavizoi gjeografi i shtetit serb, Jovan Cvijiq. Shumicën e katundeve i quajmë edhe sot sipas gjeografit shkombëtarizues. Me ndihmën e shqiptarëve kundër shqiptarëve: Për zemërplasje procesi i pavarësimit të Greqisë, ashtu sikurse pavarësimi i Serbisë kalonte nëpër të njëjtën fazë: kryengritjen e udhëhiqnin kapedanët e prijësit arvanitas-shqiptarë, shtetin e gëzuan grekët dhe të greqizuarit. Ndërkaq, grekët në emër të Zotit, i detyruan ortodoksët shqiptarë të mos flisnin shqip, ndërsa Serbia e Greqia i pavarësuan shtetet e veta me ndihmën e shqiptarëve, duke i persekutuar pastaj shqiptarët e të dy feve. Në territore tjera etnike ku mbizotëruan shqiptarët, nisi sërish përndjekja e predikimit të fjalës shqipe, herë nga kisha greke, herë nga kisha serbe apo nga Turqia.
  • 7. 7 Territore të tëra ose u spastruan, ose popullata u detyrua të bjerrtë gjuhën e traditën. Shqiptarët ortodoksë në Perandorinë Osmane në Veri quheshin “shki”, në jug “grekë”, shqiptarët myslimanë, emërtoheshin “turq”, ndërsa shqiptarët katolikë “latinë”. Kombeve të tjera nën sundimin e Perandorisë Osmane, Stambolli ua lejonte të quheshin sipas kombeve që u përkisnin, u lejohej gjuha e predikimi fetar. Shkollat shqipe ishin rreptësisht të ndaluara, shkollat serbe e greke lejoheshin, madje stimuloheshin në territoret shqiptare. Këto goditje fatale Perandoria Osmane i bëri, sepse shqiptarët treguam shenja dobësie, sepse pranuan konvertimin, megjithëse bënë luftë kundër pushtuesve si asnjë komb tjetër. Fillimi i konvertimi të shqiptarëve në myslimanë, pas terrorit të egër, ua shtoi oreksin turqve, ua nxiti fantazinë e shpresën se do t’i përdornin në shkallë të gjerë kundër popujve të tjerë dhe se me ndihmën e tyre do t’i ruanin zotërimet e interesat në Ballkan. Edhe serbët u dhanë vezirë e qeveritarë Perandorisë Osmane, madje më shumë sesa shqiptarët, mirëpo në çastin vendimtar ua kthyen shqelmat pushtuesve, natyrisht me ndihmën e Rusisë, duke u shkëputur nga ndikimi fatal turk. Shqiptarët u vonuan. Prandaj Stambolli e ndaloi shqipen, e persekutoi alfabetin, predikimin, duke ndaluar çdo shprehje të veçantive kombëtare, me shpresën se do të na shkombëtarizonin, përkatësisht se do të na turqizonin, ashtu sikurse bënë me miliona shqiptarë myslimanë, madje edhe me shqiptarë katolikë të rretheve të Vitisë e Gjilanit. Marre nga libri “A di Zoti shqip”, që doli këto ditë nga shtypi. Artikulli i botuar tek: http://gazetadielli.com/kur-nisi-sllavizmi-e- myslimanizmi-i-shqiptareve/ Mblodhi: MD Thursday, June 04, 2015