2. Ne fillimin e shekullit XIX, perpjekjet kulturore
te popullit shqiptar paten nje zhivillimte ri
cilesor qe u quajt Rilindje.
Idete kryesore lidheshin me ndikimin e
Revoluconit Francez(1789-1794), me Deklaraten e
te Drejtave te Njeriut si dhe me parimin e
“Pavaresise se Popujve’
Idete e Volterit, te Dideroit ,te Rusoit , si dhe te
iluministit gjerman Herder motivonin
shkaterrimin e feudalizmit dhe hapnin horizonte
per rritjen e marredhenieve kapitaliste dhe
krijimin e nje identiteti te vecante.
3. Keshtu Grigor Durrsaku dhe Teodor Haxhi
Filipi(Dhaskal Totri) krijuan alfabetet e tyre
origjinale per gjuhen shqipe per ta perdorur edhe
ne shkrimin e librave liturgjike.Por si
domosdoshmeri lindi nevoja per te krijuar nje
ideologji kombetare si dhe zhvillimi I nje letersie
te fuqishme , e cila ishte pjese e romantizmit
evropian.
Kolonite arbereshe luajten nje rol shume te madh
per ndricimin e studimit te gjuhes dhe te kultures
shqiptare. Poete te tjere si Serembe, Gavril Dara I
Riu krijuan disa nga veprat me te shquara te
romantizmint shqiptar.
4. Studiuesit arbereshe ,Engell Mashi, Gjon
Skiroi shkruan libra dhe aritkuj ku nenvizonin lashtesine
e madhe te gjuhes shqipe dhe karakterin autokton te
popullit shqiptar.
Naum Veqilharxhi ishte I pari qe formuloi strukturen
e nje ideologjie progresive te kohes.
Ne kete kohe filloi veprimtarine e tij Jeronim de Rada,
I cili u be figura e pare e romantizmit shqiptar dhe
Ceshtjes Kombetare ne pergjithesi. Ne vitin 1836 ai
botoi kryevepren e tij “Kenget e Milosaos”ne dialektin
arberesh. Kjo eshte poema e pare e letersise romantike
shqiptare e vleresuar edhe nga poetet franceze si
Lamartini, Viktor Hygoi dhe Mistrali.
5. Kjo vale e romantizmit arberesh vinte nga Perendimi
drejt Shqiperise .Ajo u gershetua me perpjekjet e
dijetareve dhe shkrimtareve te kolonive shqiptare ne
Bukuresht, Stamboll si dhe brenda Shqiperise.
Kostandin Kristoforidhi ndermori perkthimin e
librave te gjuhes shqipe si dhe hartoi fjalorin shqip-greqisht
me nje nivel te larte shkencor.
Thimi Mitko botoi permbledhjen me folklor shqiptar
“Bleta shqiptare” qe tregoi pasurine e madhe te
kultures popullore dhe te folklorit tone.
Sami Frasheri ishte ideologu me I madh shqiptar , me
vizionin me te plote per Ceshtjen Kombetare . Ai
ishte dijetar, studiues, perpilues fjaloresh, filolog,
historian.
6. Naum Panajot Bredhi(1767-1846).
Ideologu I pare I Rilindjes Kombetare
Shqiptare, mendimtar I shquar
iluminist e veprimtar I shkolles
shqipe.Lindi ne Vithkuq te Korces me 6
dhjetor. Me 1824 nisi punen per
perpilimin e nje alfabeti shqiptar me 33
shkronja.Me kete alfabet botoi te paren
abetare te shqipes “Evetarin”. Naum
Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh
te shkollave te huaja dhe punoi per nje
shkolle shqipe me permbajtje laike per
te gjithe femijet pa dallim.U mbeshtet
te gjuha e popullit, perdori fjale te
vjetra e te rralla dhe u shpreh per
pastrimine shqipes nga fjalet e huja .
7. Pashko Vasa (1825-1892). Lindi ne Shkoder dhe
vdiq ne Bejrut te Libanit.Veprimtar I shquar I
Rilidjes Kombetare, shkrimtar, poet ,
publicist dhe guvernator I Libanit derisa vdiq.
Me 1847 shkoi ne Itali, ku mori pjese ne
rradhet e forcave kryengritese italiane. Me
1864, ne Stamboll, bashkohet me Kostandin
Kristoforidhin, Hasan Tasinin dhe Ismail
Qemalin per sigurimin e fondeve, lidhur me
shkronjat shqipe, si dhe caktimin e nje
alfabeti te vetem. Me 1879 ishet nder
veprimtaret me aktive te “Shoqerise se te
Shtypurit Shkronja Shqip”.Eshte autor I
poezise “Moj Shqypni e mjera Shqypni” me
1880.Veper e tij ne lemin e historise eshte
“Bardha e Temalit”(1890)Eshtrat e tij u sollen
ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore.
8. Zef Jubani(1818-1880). Veprimtar dhe
ideolog I shquar I Rilindjes Kombetare.
Lindi ne Shkoder me 1818. Studimet e
larta I kreu ne Malte. Ne 1862
bashkepunoi me levizjen antiosmane te
Mirdites. Me 1871 botoi ne Itali
librin”Permbledhje kengesh popullore
dhe rapsodi shqiptare”. Me 1878 botoi ne
Venedik vepren “Projekt lundrimi me
avullore italiane ne Adriatik, tregtia e
Venedikut me Shqiprine”. La ne
doreshkrim ne gjuhen shqipe vepren
“Historia e jetes dhe e veprave te Gjergj
Kastriotit”. Njihet si krijuesi I nje alfabeti
te posacem me baze latine.Si atdhetar
dhe mendimtar I dha nje ndihmese te
vyer Levizjes Kombetare Shqiptare. Vdiq
ne Shkoder ne vitin 1880.
9. Sami Frasheri(1850-1904). Lindi ne Frasher te
Permetit me 1 qershor. Mesimet e para I mori
ne fshatin e lindjes. Ketu se bashku me
Naimin kreu shkollen e mesme “Zosimea”, ku
pervetesoi krahas greqishtes se re dhe te
vjeter,edhe gjuhen latine, frenge dhe ate
italiane.Ne Tetove mesoi arabisht, persisht
dhe turqisht. Me 1872 u vendos ne Stamboll
ku zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike.
Ishte nje nder organizatoret kryesore te
“Komitetit Qendror per Mbojtjen e te
Drejtave te Kombesise Shqiptare” dhe te
themelimit te “Shoqerise se te Shtypurit
Shkronja Shqip” ku u be kryetari I saj. Drejtoi
dy nga revistat e para “Drita” dhe “Dituria”. Ai
haroi edhe librat “Abetare e gjuhes shqipe”,
Shkronjtore e gjuhes shqipe”,”Shkronje” etj.
10. Nder veprat me te shquara te ketij
mendimtari ka qene vepra “Shqiperia c’ka
qene, c’eshte e c’do te behet”. Ky traktat u be
manifesti I Rilindjes Kombetare, vepra qe
sintetizoi programin e levizjes, strategjine dhe
taktiken e saj.Me vepren madhore ne gjuhen
turke “Kamus-ul alam”, Samiu I jep nje vend
te dukshem botes shqiptare, si dhe figurave te
shquara qe ka nxjerre populli shqiptar gjate
historise se tij. Vepra me e rendesishme
letrare e Sami Frasherit eshte “Besa”(1875 ) me
subjekt nga jeta shqiptare. Ai shquhej per
kulturen e tij te gjere ne shume fusha.
11. Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo mori pjesë
gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të
Evropës si kundërshtare e sundimit despotik
monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në
mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne
botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen
Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me
veprimtarë të shquar të saj, si : Jeronimde Rada,
Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo
rrahu mendime për organizimin e Lëvizjes
Kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Në një varg studimesh : “Kombësia
shqiptare sipas këngëve popullore" Shkrimtarët
shqiptarë të Italisë Jugore, “Shqiptarët në
Rumani” ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve
popullore historike luftën shumëshekullore të
popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në
shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në
njohjen e Cështjes Shqiptare nga opinioni publik
botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e
të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora
d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi,
1870), një përmbledhje vjershash patriotike.
12. Jeronim de Rada (1814-1903), poet, publicist,
themeluesi I kultures arbereshe . Lindi ne Makia te
Kalabrise. Mesimet e para I kreu ne kolegjin e Shen
Adrianit te Shen Miter Korones. Me 1834 studioi
drejtesi ne Napoli, ku mori pjese ne levizjen
kulturore te kohes. Me 1878 perkrahu Lidhjen
Shqiptare te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder
gjymtimit te trojeve shqiptare.Ne fushen e
studimeve gjuhesore I kushtoi vemendje ceshtjeve
te prejardhjes shqiptare dhe gjuhes shqipe duke
mbrojtur lashtesine e tyre. Ne veprimtarine e tij
gjuhesore duhet permendur edhe organizimi I dy
kongreseve gjuhesore arbereshe te shqipes, I pari
ne Koriliano Kalabro, I dyti ne Lungro.Per
dhjetevjecare te tere, derisa vdiq dha me
vetemohim mesimin e shqipes ne kolegjin
arberesh te Shen Miter Korones. Vepra qe e spikat
si poet me talent te shquar eshte poema lirike-epike
“Kenget e Milosaos”(1836), vepra e pare e
letersise sone me vlera te medha artistike.
13. Naim Frasheri(1846-1900). Lindi me 25 maj ne
Frasher te Permetit dhe vdiq me 20 tetor ne
Stamboll, ku edhe u varros. Ishte poeti me I
madh I Rilindjes Kombetare Shqiptare,
atdhetar, mendimtar dhe veprimtar I shquar I
arsimit e I kultures shqiptare. Me 1865 u
shperngul ne Janine. Nen ndikimin e ngjarjeve
historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit dhe te veprimtarise kulturore
patriotike te Shoqerise se Stambollit, Naimi e
braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua
letersise shqiptare. Poema e tij e pare ishte
“Shqiperia”(1880). Ne Stamboll ka qene nder
botuesit kruesore te revistes “Drita”, me pas
“Dituria”(1884-1885) Ishte anetar I Komisionit
te Botimeve prane Ministrise se Arsimit, me
pas kryetar.
14. Me 1886 botoi poemen “Bageti e bujqesi”,” Deshira e vertete
e shqiptareve”. Me 1890 doli permbledhja e lirikave “Lulet e
veres”. Me 1898 u botua poema e madhe epike “Historia e
Skenderbeut” dhe poema fetare “Qerbelaja”. Poema
“Historia e Skenderbeut” ishte nje kurorezim I vepres se tij.
Naim Frasheri u shqua per liriken e tij patriotike me teme
aktuale . Shkroi disa proza per te vegjelit dhe beri disa
pershtatje mjeshterore fabulash te La Fontenit. Naim
Frasheri ishte nje veprimtar revolucionar ne tere fushat, si
shkrimtar, njeri I mendimit, njeri politik etj. Kerkonte
arsimim per te gjithe, emancipimin e gruas, qeverisjen
demokratike te vendit, ngrinte lart vetite e karakterit te
shqiptareve, traditat shqiptare qe nga lashtesia pellazgjike.
15. Andon Zako Cajupi(27 mars 1866-11 korrik 1930)
Poet I shquar, veprimtar, atdhetar dhe demokrat
revolucionar shqiptar. Lindi ne Sheper te
Zagorise. Ne Nivan kreu mesimet gjysme te
mesme, te cilat I plotesoi ne nje lice francez ne
Egjipt. Studimet e larta I kreu ne Zvicer, ku mori
titullin e doktorit te drejtesise. Me 1909 botoi
“Klubi I Selanikut”, nje pamflet derrmues
kunder armiqve te brendshem te Levizjes
Kombetare Shqiptare. Me 1902 botoi librin “Baba
Tomorri”nje nga vepart me te shquara te
Rilindjes Kombetare. Vjersha e gjate “Baba
Tomorri”, me te cilen hapet permbledhja, eshte
nje grishje e zjarrte drejtuar bashkatdhetareve
qe te zgjohen dhe te perpiqen per atdheun e
roberuar. Ne pjesen e trete te librit gjendet edhe
komedia “Katermbedhjete vjec dhender”. Me
1919 u zgjodh kryetar I shoqerise “Vellazeria” me
qender ne Kajro. Ishte frymezuesi dhe njeri nga
hartuesit e memorandumit, qe shqiptaret e
Egjiptit I derguan Konferences se Paqes me 1919
ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise.
16. Gjergj Fishta(1871-1940). Lindi ne fshatin e
Fishte te Zadrimes me 23 tetor, ku dhe u
pagezua nga misionari franceskan Leonardo de
Martino(1830-1923). Teolog , shkrimtar, (poet e
prozator), historian, pedagog, filozof, piktor,
deputet dhe mbrojtes I Shqierise ne arenen
nderkombetare. Eshte shqiptari I pare I
kandiduar per cmimin Nobel. Me 1886, kur
ishte 15 vjec dergohet nga franceskanet ne
Bosnje dhe ne vitin 1893 kthehet ne Shqiperi,
tashme I formuar e njohes I disa gjuheve
(latinisht, italisht, kroatisht, frengjisht e
gjermanisht) me njohuri mbi muziken, artet
figurative etj. Ne moshen 23 vjecare, mban
meshen e pare ne kishen e Troshanit. Ne vitin
1902 emerohet sekretar I Komisariatit te
Misionit Franceskan dhe drejtor I shkolles
franceskane ne Shkoder.
17. Si I pari drejtor shqiptar I kesaj shkolle, ai vendos ne
programin mesimor gjuhen shqipe ne te gjitha lendet. Ne
nentor 1908 mblidhet Kongresi I Manatirit. Fishta se
bashku me Luigj Gurakuqin mori pjese si perfaqesues I
shoqerise “Bashkimi”. Me 1907 botoi permbledhjen
satirike “Anxat e Parnasit”, e cila hodhi themelet e satires
si gjini poetike ne letersine shqiptare. Nje tjeter vellim
satirik-humoristik eshte edhe “Gomari I Babatasit”, ku ai
godet patriotet e rreme dhe dembelet.Emri I tij eshte I
lidhur me nje nga krijimet me mahnitese ne mbare
leterine shqiptare, me “Lahuten e malcise”(1937). Ajo
eshte nje poeme epike-historike me 15613 vargje, qe ve ne
qender luften per autonomi e pavaresi e, ne vecanti,
ngjarjet e historise se Shqiperise se Veriut nga 1858 deri
me 1913.
18. NdreMjeda(1866-1937). Lindi ne 20 nentor ne
Shkoder. Ne edukimin e tij paten ndikim shkrimtari
jezuit Anton Xanoni dhe poeti franceskan Leonardo
de Martino. Ne moshen 21 vjecare boton poemthin
romantik “Vaji I bylbylit”(1887), ku shpreh mallin
per vendin e tij. Po e kesaj periudhe eshte vjersha
“Vorri I Skanderbegut”. Nga viti 1889 studioi per disa
vjet ne fakultetin teologjik te kolegjit Gregorian te
Krakovit ne Poloni ku I zgjohet interesi per historine
dhe zhvillimin e gjuhes shqipe. Vjershen “Gjuha
shqype”(dhjetor 1892), ai ia kushtoi bashkegjuhetarit
austriak Majer. Mori pjese ne veprimtarine e
shoqerise letrare “Bashkimi” te themeluar ne
Shkoder nga Preng Doci, Ndoc Nikaj dhe Gjergj
Fishta. Me 1901, bashke me vellane e tij themeloi
shoqerine “Agimi”. Per veprimatri patriotike ai
arrestohet nga autoritetet osmane. Me 1908 merr
pjese ne Kongresin e Manastirit dhe zgjidhet anetar I
Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te
shqipes.
19. Ne periudhen e hovit te levizjes demokratike (1920-1924) u
zgjodh deputet. Nga viti 1930 ishte mesues I gjuhes dhe I
letersise shqiptare ne kolegjin Jezuit ne Shkoder, ku dhe vdiq
me 1 gusht 1937.Qe nga periudha qe botoi vjershen “Vaji I
bylbylit”, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi asgje derisa pa
driten e botimit vellimi me vjersha “Juvenilia”. E kesaj kohe jane
edhe poema “I tretuni”, ne te cilen eshte derdhur malli per
atdheun, per njerezit dhe natyren e vendit me bukurite e saj;
vjersha”Shtegtari”, “Malli per atdhe” etj. Ai hartoi edhe vepra
poetike si “Liria”(1910-1911). Vjersha “Mustafa Pasha na Babune ”
fshikullon pavendosmerine dhe qendrimin e lekundshem te
parise feudale ne lufte kunder zgjedhes se huaj. Ne poemen e
njohur “Andrra e jetes”, autori zbuloi tragjedine e malesoreve te
varfer , qe rronin ne zgrip te jetes, mjerimin dhe padijen e
madhe, ku ata ishin kredhur.
20. Faik Konica(1875-1942). Lindi me 15 mars ne Konice dhe vdiq
me 15 dhjetor ne Washington. Ky eseist I shkelqyer, stilist I
perkryer, themelues teorik dhe praktik I kritikes letrare
shqiptare, veprimtar politik me orientim perendimor, sic
ishte edhe kultura e popullit qe I takonte, poligot, solli nje
model te ri intelektuali dhe krijuesi qe ndikoi ne dukshem ne
mendesine shqiptare. Mesimet e para I mori ne vendlindje,
ne gjuhen turke, arabe dhe greke. Ne moshen 21 vjecare nxori
numrin e pare te revistes “Albania”, qe u botua deri me 1909
ne Bruksel e ne Londer, me ndihmen e Austro-Hungarise. Me
1909 me mbyljen e revistes “Albania”, shkon ne SHBA ku
drejton gazeten “Dielli” dhe me pas gazeten “Trumpeta e
Krujes” Me themelimin e federates “Vatra” me 1912 zgjidhet
sekretar I pergjithshem I saj. Faik konica dhe Fan Noli, duke
qene udheheqeist kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare ne
SHBA, shkojne ne Londer per mbrojtjen e ceshtjes kombetare
ne Konferencen e Ambasadoreve. Konica u zgjodh kryetar I
kongresit shqiptar te Triestes qe u mbajt ne vitin 1913 per te
kundershtuar copetimin e trojeve shqiptare.Konica njihet
edhe si shkrimtar. Disa nga botimet e tij jane: “Shqiperia dhe
turqit”, “Gjuha jone”, “Mallkimi I memedheut”, “Doktor
gjilpera”, “Shqiperia, kopshti shkembor I Evropes Juglindore”
etj.
22. Gjuha eshte shenja dalluese kryesore e nje kombi. Gjuha
shqipe eshte pasaporta e patjetersueshme e Kombit
Shqiptar. Ajo eshte nje gjuhe me vete qe I perket familjes se
gjuheve indoevropiane; eshte nje gjuhe e lashte e
percaktuar nga etnogjeneza iliro-shqiptare qe ka pasur
zhillimin e saj ne kohe. Libri I pare eshte “Meshari” I Gjon
Buzukut I shkruar ne vitin 1555.
Ne shekullin XIX gjuha shqipe ishte kulti kryesor I
frymezimit jo vetem per shkrimtaret dhe dijetaret
shqiptare, por per te gjithe kombin. Perhapjen e shkronjave
shqipe, shkrimit dhe leximit shqip brenda dhe jashte
atdheut, patriotet dhe intelektualet e shquar e vleresonin si
nje domosdoshmeri per te pare kombi drite , per te zgjuar e
bashkuar shqiptaret per liri e perparim.
24. Mesimi I gjuhes shqipe te arbereshet e italise dhe ne
pergjithesi, ne Diaspore lidhet me emrat e shkrimtareve dhe
mesuesve te njohur si De Rada, Vicens Dorsa, Anton Santori.
Ata u pergatiten ne kolegjin e Shen Adrianit. Ne kete kolegj u
vendos mesimi I shqipes me mesues te pare, De Raden. Ai
ngriti Katedren e Gjuhes Shqipe, ku nxenesit njiheshin me
lufterat heroike te Skenderbeut kunder pushtuesve osmane
ne gjuhen shqipe. Nga kjo shkolle kane dale dhjetera
intelektuale te shquar , si L.Gurakuqi, A.Rustemi, A.Xhuvani.
Perpjekjet e pareshtura te Pashko Vasos me Zef Jubanin,
Thimi Mitkon, Konstandin Kristoforidhin, Naim e Sami
Frasherit per nje alfabet unik u konkretizuan ne botimin e
librit te pare “Alfabetrja e gjuhes shqipe”. Ne tetor 1879 u
krijua “Shoqeria e Stambollit”, te cilen e drejtonte Sami
Frasheri. Kembengulja dhe presioni I Levizjes Kombetare
Shqiptare, bene te mundur hapjen e shkolles se pare shqipe
laike nen drejtimin e Pandeli Sotirit ne Korce me 7 mars 1887.
26. “Me mire vone se kurre, po nisemi nga perparimi, nga
ndertimi dhe perhapja e shkolles shqipe...”shkruan Naum
Veqilharxhi. Naimi I madh ne vjershen kushtuar kesaj
ngjarjeje “Mesonjetores” thote me gezim e shprese:
“Hapu,hapu erresire/pa jake tehu, o dite/ se arriti koh’e
mire/U gdhi nata, u be dite…”
Shkolla te tjera a hapen edhe ne Pogradec, Oher, Reke,
Treske, Leskovik, Elbasan, Erseke, Puke, Mat, Tropoje. Me
gjithe pengesat dhe veshtiresite e panumerta u arrit te hapej e
para shkolle shqipe ne Prizrenin historik me 1 maj 1889 ku
mesuesi I pare ishte 23 vjecari Mati Logoreci. Me perpjekjet e
palodhura dhe mbeshtetjen e pakursyer te Parashevi,
Gjerasim e Sevasti Qiriazit si dhe te Kristo Dakos u ngrit e
para shkolle shqipe Vashave me 23 tetor 1891. Ajo ishte per
vajzat pa dallim feje dhe shtresash te ndryshme shoqerore.
27. Me 1909, qeveria turke mbylli te gjitha shkollat shqipe dhe
dha urdher te prere te shuhen ne zjarr te gjithe librat,
dokumentet dhe letersia ne kete gjuhe. Gjendja politike ne
vend ishte kritike. Gjate punes per krijimin e sistemit
shkollor, atdhetaret u ndeshen me tri probleme te medha:
pengesa nga autoritetet turke e greke, mungesa e te hollave
dhe mungesa e mesuesve te shkolluar. Shuma te vogla sihin
mbledhur aty-ketu brenda vendit, kurse ato me te medhate u
grumbulluan nga klubet shqiptare ne vendet e tjera. Per t’I
bere balle kesaj sfide arsimore, klubi I “Selanikut” thirri nje
tjeter Kongres ne Elbasan nga data 20 deri me 07 gusht 1909.
Ne kete kongres u vendos qe te themelohet
“Shkolla Normale” ne Elbasan, nje shkolle gjashtevjecare per
pergatitjen e mesuesve te rinj. Drejtori I pare I Normales
ishte Luigj Gurakuqi. Vite me vone kjo shkolle u pagezua me
emrin e tij. Shkolla Normale u hap ne dhjetor te vitit 1909 dhe
kishte 143 nxenes.
29. Me 14 nentor-22 nentor 1908 dijetaret shqiptare u mblodhen
ne Manastir, per te percaktuar alfabetin e gjuhes shqipe. Per
kete arsye, shoqeria “Bashkimi” ne Manastir thirri Kongresin
e Pare te Pergjithshem per diskutimin e nje alfabeti te
njesuar, I cili u be fillimi I shkrimit mbareshqiptar. Prandaj,
me 14 nentor 1908 ne Manastir u mblodh Kongresi i
Manastirit ose Kongresi I Alfabetit. Kryetari I kongresit u
zgjodh Mit’hat Frasheri; sekretare e komisionit Parashevi
Qiriazi, mesuese e shkolles se vashave ne Korce; nenkryetar
Grigori Cilka nga Korca si dhe 11 anetare te tjere. Kongresi
vendosi njezeri shkrimin e gjuhes shqipe me alfabetin latin
me 36 shkronja, alfabet te cilin e perdorimedhe sot e kesaj
dite. Gjithashtu u vendos qe pas 2 vjetesh te mbahej nje
kongres I dyte ne Janine per te shqyrtuar problemet
drejtshkrimore e letrare, si dhe per te bere perpjekje per
shkrijen e dialekteve gege e toske ne nje gjuhe te njesuar
shqipe.
31. Parashevi Qiriazi(1880-1970). Studioi ne
Kostandinopoje dhe u kthye ne Shqiperi per te
punuar si mesuese. Me 1909 botoi nje abetare per
shkollat fillore. Me pas organizoi arsimin per te
vegjel, shkolla mbremjeje ne Shqiperine e Jugut
dhe ndihmoi per te vene bazat e sistemit
bibliotekar. Me 1908 mori pjese ne Kongresin e
Manastirit. Ajo ndihmoi per themelimin e
shoqates “Yll’ I mengjesit” me 1909 dhe ne SHBA
botoi periodikun e ilustruar me te njejtin emer, qe
doli ne Boston nga 1907-1920. E perdyjavshmja
“Yll’ I mengjesit”, kushtuar ndricimit dhe
perparimit te popullit shqiptar, perfshinte artikuj
mbi politiken, shoqerine, historine, filologjine,
letersine, arsimin dhe folkorin. Parashevi Qiriazi
mori pjese edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris
me 1919 si perfaqesuese e bashkesise shqiptaro-amerikane.
32. Petro Nini Luarasi(1865-1911) Lindi me 22 prill ne
Luaras te Kolonjes dhe vdiq me 17 gusht. Ishte
nxenes ne shkollen e Qestoriatit drejtoar nga Koto
Hoxhi. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku
u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe dhe
pergatiti nje grup shokesh si mesues. Me 1882
hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin Bezhan te
Kolonjes, kurse me 1887 celi shkollen ne Erseke
dhe pak me vone(1892-1893) shkollat shqipe ne
krahinen e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtor
dhe si mesues I Mesonjetores. Ishte nismetar I
shoqerive patriotike “Mall I memedheut” dhe
“Pellazgu”. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit.
Per veprimtarine patriotike perndiqej nga
xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq I
helmuar prej tyre ne Erseke ne 17 gusht 1911.
Bashkepunoi me shume gazeta ku dhe botoi
shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Ne
vepren “Mallkimi I shkronjave dhe çperfolja e
shqiptarit ”(Manastir ,1911) mbrojti te drejten e
popullit shqiptar dhe kulturen e vet kombetare.
33. Perandoria osmane nuk I njohu asnjehere shqiptaret si nje komb
me vete. Ajo zyratrisht I trajtoi ata sipas fese qe praktikonin,
myslimanet si osmane, katolike si latine dhe ortodokset si greke.
Ne shekullin XIX ishin kater vilajete, ai I Shkodres, I Kosoves, I
Manastirit dhe I Janines ku perfshiheshin te gjitha trojet shqiptare
por e vise malazeze, serbe, maqedonase dhe greke. Mungesa e nje
njesie administrative teresisht per viset shqiptare, pra si njesi
gjeografike me karakter etnik krijonte veshtiresi te medha edhe ne
konceptin e karakterit homogjen te Kombit Shqiptar. Ne mesin e
viteve ’70 te shekullit XIX vete Perandoria Osmane po kalonte nje
krize te thelle e cila ishte e gjitheanshme, ekonomike, politike, e
brendshme dhe ne kuadrin nderkombetar. Kjo u paqyrua ne ate qe
u quajt Kriza Ballkanike e viteve 1875-1877. Shume popuj u ngriten
ne kryengritje ndaj Portes se Larte dhe Perandorise, e cila u quajt
“si e semura e Bosforit”.Kjo situate shperthyese ndodhi edhe ne
Shqiperi me kryengritjen e Mirdites(1876-1877). Ne paranveren e
vitit 1877 u be nje mbledhje e parise shqiptare te Shqiperise se
Jugut ku rol kryesor ne organizimin e saj kishte Abdyl Frasheri.
34. Ne kete mbledhje u formulua nje memorandum, qe njihet si
Memorandumi Janines. Ne kete memorandum shqiptaret
theksonin gjendjen e keqe ekonomike ne te cilen ndodheshin
krahinat shqiptare dhe I parashtronin Portes se Larte,
kerkesen per bashkimin e te gjitha krahinave te banuara nga
shqiptare ne nje vilajet te vetem dhe ne nje administrate te
perbere prej nepunesve shqiptare, me shkolla dhe gjyqe ne
gjuhen shqipe. Memorandumi I Janines ishte kerkesa e pare e
hapur dhe zyrtare per autonomine territoriale-administrative
te Shqiperise. Ne vitet 1877-1878 ndodhi lufta ruso-turke dhe
pas kesaj, Traktati I Shen Stefanit(3 mars 1878), ku Porta e
Larte do I jepte Serbise, Malit te Zi dhe Rumanise pavaresine
e plote. Bullgaria e fitoi autonomine por nen sovranitetin e
sulltanit.
35. Traktati I Shen Stefanit jo vetem qe
e linte Shqiperine nen sundimin
turk, por I cungonte mjaft rende
territoret e saj ne favor para se
gjithash te Bullgarise, pastaj te
Malit te Zi dhe te Serbise. Situata
pas traktatit te Shen Stefanit beri qe
atdhetaret shqiptare te mobilizonin
forcat per te krijuar forma te nje
organizimi te fuqishem per shkak te
rrezikut jo vetem te trojeve
shqiptare, por edhe te vete
ekzistences se Kombit Shqiptar.
36. Traktati I Shen Stefanit shkaktoi shume protesta te medha ne
Shqiperi, u organizuan shume mbledhje atdhetaresh ne qytete te
ndryshme te Kosoves dhe ne Shkoder. Bazuar ne zemerimin e
thelle te masave popullore, atdhetaret shqiptare zhvilluan idene e
vetembrojtjes politike dhe ushtarake te trojeve shqiptare.
Si qender per nje kuvend tepergjithshem atdhetaret caktuan
Prizrenin, ku u ftuan perfaqesues nga te gjitha trojet shqiptare por
edhe nga krahinat e prekura nga traktati I Shen Stefanit. Ky
kuvend I zhvilloi punimet ne nje ndertese ne Prizren, me 10
qershor 1878. Ne te u vendos krijimi I nje organizate me karakter
politik e ushtarak me qender Prizrenin dhe me dege ne perkatese
ne krahinat e Shqiperise. Keshtu u krijua Lidhja Shqiptare e
Prizrenit. Kryetari I saj u zgjodh Iljaz Pashe Dibra, ndersa ai
anetare te komitetit drejtues ishin Ali Pashe Gucia, Sheh Musafa
Tetova, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj. Me 18 qershor u
miratua dokumenti kryesor ku u caktuan detyrat e degeve te
Lidhjes neper krahina, qe te organizoheshin dhe te mbanin secila
reparte ushtarake.
37. Me 18 qershor 1878 iu dergua nje memorandum te nenshkruar nga
500 shqiptare, kryetarit te delegacionit anglez ne Kongresin e
Berlinit
Me 20 qershor 1878 drejtuar ministrit te jashtem austro- hugarez,
Andrashi, nga anetaret e Komitetit Shqiptar te Stambollit , Sami
Frasheri, Jani Vreto, Zija Prishtina, iu shtrua kerkesa per te
formuar nje komision shqiptaresh, per te hartuar nje rregullore
organike per administrimin autonom dhe te njehsuar te krahinave
shqiptare, duke iu pershtatur karakterit, dokeve dhe nevojave te
vendit.
Ne 2 korrik 1878 Lidhja e Prizrenit shpalli ”Udhezimet ushtarake”
per formimin e 5-6 korpuseve me nje force prej afersisht 100 mije
burrash per te mbrojtur vendin nga copetimi I trojeve shqiptare.
39. Kongresi I Berlinit u hap ,e 13 qershor 1878. Me 13 korrik u
nenshkrua traktati I Berlinit ku u moren vendime te pa drejta ne
lidhje me Ceshtjen Shqiptare. Nuk u perkrah as kerkesa per
njohjen e autonomise duke injoruar edhe vete ekzistencen e
Ceshtjes Shqiptare.
Me 27 nentor 1878 atdhetaret shqiptare iu drejtuan Portes se Larte
me kerkesen ultimative se autonomia e Shqiperise ishte urgjente
dhe e domosdoshme. Porta e Larte jo vetem qe nuk iu pergjigje
kerkese per autonomi por nisi ta konsideronte Lidhjen si nje
rrezik te madh edhe per vete ate. Per te mbrojtur interesat e
Shqiperise, Abdyl Frasheri se bashku me Mehmet Ali Vrionin ne
pranveren e vitit 1879, shkuan ne Rome, ne Paris, ne Londer, ne
Berlin dhe ne Vjene per te kundershtuar vendimet e Kongresit te
Berlinit.
40. Me 22 prill 1881 ushtria osmane e Dervish
Pashes hyri ne Prizren, ku arrestoi
udheheqesit dhe aktivistet e ushtrise
shqiptare, midis te cileve edhe Abdyl
Frasherin, te cilin e burgosi ne keshtjellen e
Prizrenit, gjate viteve 1881-1884. Abdyl
Frasherit I bene gjygj ushtarak dhe e denuan
me vdekje, por ky demin u ndryshua ne
burgim te perjetshem. Abdyli u semur rende
ne burg dhe u lirua me kusht qe te mos shfaqej
ne publik ne vitin 1886. Vdiq ne nje moshe
shume te re. Keshtu u vendos terrori dhe I
mbaroi ditet e saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
41. Kjo ngjarje pati karakter te madh epokal:
E para, mbas kaq shume shekujsh nen suazen e Perandorise
Osmane, shqiptaret e te gjithe trojeve ne menyre
institucionale krijuan nje organizim mbarekombetar. U
ndertua keshtu nje adminsitrate me nje forme juridike me
atribute te nje qeverie autonome, qe synoi shkeputjen nga
shteti osman.
E dyta, e ngriti ndergjegjen kombetare ne nje lartesi te re, gje
qe perben nje risi ne rrafshin politik, qe shpalli publikisht jo
vetem ne aspektin kombetar, por edhe ne ate nderkombetar
te drejten per krijimin e nje shteti shqiptar ne baze te
kombesise se shqipetareve.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpalosi perpara gjithe botes
shembelltyren e nje Shteti te Pavarur Shqiptar jo thjesht ne
menyre embrionale, por per gati tre vite me rradhe deri ne
vitin 1881, si nje force reale e mendimit politik dhe organizues
te shqipetareve nga vete shqipetaret.
42. Ymer Prizreni(1826-188). Nje nga udheheqesit
kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe
kryetar I qeverise se perkohshme te formuar ne
periudhen e fundit te saj. Sapo filloi lufta ruso-turke
(1878-1888) udhehoqi levizjen shqiptare
per te mbrojtur madhesine territoriale te
Shqiperise. Organizoi komisionin e
vetembrojtjes per sanxhakun e Prizrenit. Mori
pjese ne formimin e Komitetit te Stambollit.
Ne pranveren e vitit 1878 organizoi ne Prizren
mbledhjen e kuvendit te pergjishemqe
themeloi Lidhjen Shqiptare. Ne tetor 1879 u
zgjodh kryetar I Lidhjes Shqiptare, kurse ne
janar 1881 kryetar u qeverise se perkohshme te
saj. Mbas shtypjes se Lidhjes, Ymer Prizreni u
arratis per te mos rene ne duart e autoriteteve
osmane. Vdiq me 1886 ne Ulqin.
43. Abdyl Frasheri(1839-1892). Lindi ne Frasher te
Permetit. Patriot, demokrat I shquar, nje nga
ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare
dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes
Shqiptare te Prizrenit. Hartoi projektin e
shpalljes se pavaresise se Shqiperise me ane te
kryengritjes clirimtare antiosmane. Bisedimet qe
zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe
ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe
ushtarake shqiptaro-greke kunder perandorise
osmane deshtuan sepse athina nuk e pranonte
idene e nje shteti te pavarur shqiptar ne kufijte e
saj etnike. Ne fund te vitit 1877, Abdyli u zgjodh
kryetar I Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te
Drejtave te Kombesise Shqipatre, qe u formua ne
Stamboll. Mori pjese dhe ishte nismetari kryesor
ne thmelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
44. Veprimtarine e tij e ushtroi kryesisht ne viset e Kosoves dhe
te vilajetit te Janines. Ne kuvedin themelues te Lidhjes se
Prizrenit u zgjodh kryetar I Komisionit te Puneve te
Jashtme. Ne pranveren e vitit 1879, kryesoi delegacionin e
Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te
mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per
autonomi te Shqiperise. U be anetar I qeverise se
perkoheshme qe u formua ne fillim te vitit 1881. Dha nje
kontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dhe
ushtarake per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites
ushtarake osmane. Ai e vazhdoi veprimtarine e tij derisa
vdiq ne Stamboll me 23 tetor 1892. Eshtrat e tij u sollen ne
Tirane me 1978.
45. Iliaz Pashe Dibra(Iliaz Qoku) ka qene
personalitet I shquar I Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit. Lindi ne Kollbisht te Dibres. Me
1844 mori pjese ne kryengritjen e Dibres
kunder Tanzimatit. Me 1861 udhehoqi forcat
dibrane kunder perpjekjeve malazeze per te
shtene ne dore viset shqiptare te Shkodres.
Eshte nje nga nismetaret e Lidhjes Shqiptare
te Prizrenit. Kryesoi me 10 qershor 1878
kuvendin e pergjithshem qe coi ne
themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar I
saj. Drejtoi Kuvendin e Dibres (1 nentor 1878),
qe miratoi rezoluten ne te cilen kerkoi
krijimin e vilajetit autonom shqiptar. Kryesoi
Kuvendin e Dyte te Dibres (20 tetor 1880) dhe
kerkoi shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
46. Hodo Sokoli – Veprimtar I
lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Kryetar I deges se Lidhjes ne
Shkoder. Ne 1880 doli hapur
kunder vendimit te Portes se
Larte per t’I dorezuarMalit te Zi
Hotin dhe Gruden. Ne menyre
demonstrative zhveshi publikisht
uniformen e kolonelit te
xhandarmerise turke.
Shembullin e tij e ndoqen edhe
shume oficere te tjere shqiptare
qe sherbenin ne ushtrine
shqiptare. Hodo Sokoli drejtoi
luftimet per mbrojtjen e Hotit
dhe te Grudes. Pas resnies se
Ulqinit ne duart e Malit te Zi me
26 nentor 1880 Hodo u arrestua
dhe u internua ne Anadoll ku
edhe vdiq me 1883.
Mic Sokoli(1839-1881).
Luftetar dhe hero I Lidhjes
Shqiptare te Prizrenit. Lindi
ne Frang te Bujanit. Mori
pjese ne luftimet e Gjakoves
kunderMehmet Ali Pashes
dhe u dallua ne betejen e
Nikshiqit kunger agresoreve
malazeze. Luftoi ne Plave,
Guci, Hot, Grude, Tuz,
Prizren, Gjakove, Ferizaj,
Gjilan dhe ne Shkup. Ne
betejen e Slivoves (prill 1881)
kunder forcave osmane te
Dervish Pashes kreu nje akt te
rralle trimerie duke I vene
gjoksin grykes se topit te
armikut dhe ra heroikisht ne
fushen e betejes
48. Haxhi Zeka (1832-1902). Lindi me 20 dhjetor
ne fshtain Shoshan teMalesise se Gjakoves
dhe me vone u shprengul ne Peje. Ne
Kuvendin e pare te Lidhjes se Prizrenit u
zgjodh anetar I komitetit qendror. U shqua
si komandant ushtarak ne ngjarjet e
Gjakoves dhe ne mbrojtjen e Plaves dhe te
Gucise. Me 1893 se bashku me Bajram
Currin organizuan kryengritjen qe perfshiu
Pejen, Gjakoven dhe vise te tjera te Kosoves.
Me 1893 u arrestua ne Stamboll ku u mbajt I
burgosur deri me 1896. Me 23-29 janar 1899
ai organizoi Kuvendin e Pejes. U vra
pabesisht ne Peje me 1902 nga nje agjent I
qarqeve shoviniste serbe.
49. Idriz Seferi. Udheheqes ushtarak
popullor. Lindi me 1847 ne fshatin
Sefer ne Shkup. Ishte pjesetar ne
kuvendet e Lidhjes Shqiptare se
Prizrenit dhe te Pejes. Udheheqes
kryesor I asaj te Kosoves me 1910.
ushqua si strateg popullor ne
betejen e Kacanikut, te Karadakut
dhe te Moraves. Mori pjese ne
kryengritjen e pergjithshme
antiosmane me 1912 ne Kosove, ne
clirimin e Shkupit, Kumanoves,
Gjilanit, Presheves etj
50. Isa Boletini(1864-1916). Atdhetar I shquar,
udheheqes I levizjes per bashkim
kombetar. Lindi ne Boletin te Mitrovices.
Mori pjese ne Lidhjen e Prizrenit ne
betejen e Slivoves. Ishte nje nga
organizatoret e Kuvendit te Ferizajt me
1908. Gjate luftes se pare ballkanike u
vendos ne krye te cetave per mbrojtjen e
trojeve shqiptare dhe qeverise se
perkohshme te Vlores. Me 1913 si anetar I
delegacionit shqiptar se bashku me Ismail
Qemalin shkoi ne Londer ku protestoi
kunder vendimit per te copetuar trojet
shqiptare. Me 23 janar 1916 vritet pabesisht
ne Podgorice
51. Ded Gjo Luli – Luftetar I shquar I
Malesise se Mbishkodres ne lufte
per clirimin kombetar. Mori pjese
ne qendresen ushtarake te
organizuar nga Lidhja Shqiptare e
Prizrenit per mbrojtjen e Hotit
dhe Grudes nga forcat malazeze.
Aftesite e tij si prijes organizator
ushtarak u shfaqen gjate
kryengritjes antiosmane te
shqiptareve gjate viteve 1911. U vra
pabesisht me 24 shtator 1915 ne
afersi te Oroshit.
52. Sulejman Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhe
figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i
Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë në një familje
me tradita kombëtare. Pjesëmarrës në kryengritjet
antiosmane kundër Tanzimatit. Veprimtarinë
patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet
40 të shek. XIX mori pjesë me armë kundër
reformave të Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmane
e internoi dhe e burgosi shumë herë. Lidhja
Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e
përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e
udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të
qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit
të Lidhjes dhe gjatë veprimtarisë së saj një ndër
udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë. Anëtar i
Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i
krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në
ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve
shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën
e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si
shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e
brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e
pavarësisë së plotë.
53. Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe
ra dëshmor më 15 korrik të vitit 1915, ishte shkrimtar,
atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i
luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve
osmane për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i
Popullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur
që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në
krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të
Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë
në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin
turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës
më 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë"
drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar
1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli
pasi dënonte grabitjet e administratës osmane
kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria
Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte
bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë,
ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur,
dhe ftonte te gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë
në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
54. 17 qershor 1878 – Statuti I pare I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
1 korrik 1878 – Statuti I dyte I Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
1 nentor 1878 – Kuvendi I Dibres I
11 janar 1879 – Kuvendi I Prevezes
26 nentor 1880 – Ulqini I kaloi Malit te Zi
25 korrik 1880 – U mblodh Kuvendi I Gjirokastres
20-24 tetor 1880 – U mblodh kuvendi I Dibres II
Janar 1881 – Krijohet qeveria e perkohshme e Lidhjes se Prizrenit
23 prill 1881 – Ushtria osmane hyn ne Prizren
23-29 janar 1899 – zhvilloi punimet Kuvendi Shqiptar I Pejes
Nentor 1905 – Komiteti I Manastirit
Janar 1906 – Formohet ceta e pare ne krahinen e Korces
56. Ndonëse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikërisht në fundin e shek.
XIX, që i takon periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithsesi është trashëguar një
pasuri e vyer më e hershme e kulturës popullore që i përgjigjet korpusit të
njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku përfshihen shumë lodra, ceremoniale,
rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore,
karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.
Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha kur teatri shfaqet tashmë si një
dukuri e mirënjohur, e dokumentuar dhe e shtrirë në gjithë trojet shqiptare.
Është koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis të shënojë, tok me
gjedhet letrare, titujt e emrat e parë të veprave dhe të autorëve të tyre. E para
shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e
Lunxhërisë” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxënësit e shkollës normale “Ta
zografia” të Qestoratit Gjirokastër. Ajo u prit me entuziazëm nga fshatarët e
Qestoratit e fshatrat përreth dhe u çmua si një përpjekje për të ruajtur gjuhën e
zakonet shqiptare. Më 1875 Sami Frashëri (1850-1904) botoi në gjuhën turke
dramën “Besa”, lënda e së cilës ishte marrë nga jeta, nga morali dhe nga zakonet
shqiptare. Ajo u shfaq po atë vit në Stamboll dhe më 1901 e më pas, tashmë e
përkthyer në shqip, u vu në skenë në disa qytete të Shqipërisë. Më 1879 në
Shkodër u shfaq farsa “Makko” e përkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxënësit
e “Kolegjës Saveriane”. Në vitin 1880 arbëreshi Leonardo de Martino (1830-1923)
shkroi shqip dramën me karakter liturgjik “Nata e këshndellave”, e cila u shfaq
po atë vit në Shkodër nga nxënësit e po këtij kolegji, kurse në vitin 1882 u dha
komedia “I biri i çifutit”, e përshtatur në shqip nga Pashk Babi. E para dramë me
strukturë të mirëfilltë është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-
1894), e shkruar më 1885 dhe e botuar nga De Rada në gazetën “Fjamuri i
Arbrit” në vitet 1886-1887; më pas vjen drama “Alles Dukagjini”.
57. Autorët që e ngrenë dramaturgjinë e kësaj periudhe në shkallën e
saj më të lartë janë Andon Z. Çajupi (1866-1930) me komeditë
“Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si
edhe me tragjedinë në vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871-
1940) me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909); Fan S.
Noli (1882-1965) me dramën “Israelitë e Filistinë” (1902); Mihal
Grameno (1872-1931) me komedinë në tri akte “Mallkimi i gjuhës
shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros” (1905);
Kristo Floqi me dramën “Fe e kombësi” (1912) dhe më tej Tito
Toska, Shtjefën Gjeçovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.
Lënda letrare e shkruar për shfaqjet teatrore të kësaj kohe ka qenë
e natyrave të ndryshme, qoftë kjo e organizuar në format e
mirëfillta dramatike, qoftë në trajtën e skenarëve a të libreteve ku
thureshin e tuboheshin brenda një teme shumë elemente teatrore
që shërbenin për ndërtimin e shfaqjes, qoftë edhe në trajta të
përshtatshme për skenë. Pjesët teatrore në formë fjalëkëmbimesh
të lëvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini
Luarasi, të cilat janë dhënë në një varg shkollash në Shqipërinë e
Jugut, kishin karakter didaktik (për mësimdhënien); ato synonin
nxënien e diturive, mësimin e edukimin me norma të shëndosha
morale dhe përcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga
historia e popullit shqiptar.
58. Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrës
mundi të ndërtojë në Shkodër një sallë për të organizuar
shfaqje teatri. Ky është institucioni i parë teatror i ngritur me
ndihmën e kishës, ndonëse u sollën mjaft pengesa nga ana e
autoriteteve turke. Në këtë sallë janë dhënë shumë shfaqje
me karakter fetar, kryesisht në gjuhën italiane, por edhe në
gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se Urdhri i Jezuitëve bënte
shpenzime të mëdha për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e
shfaqjeve, për veshjet e shtrenjta e luksoze të aktorëve, për
dekorimet e skenës, për krijimin e mjediseve skenografike
historike a alegorike, deri edhe për përdorimin e pajisjeve
teknike të kohës, për efektet e ndriçimit etj.
Në vitin 1899 në Korçë u dha nga një grup shkollor shfaqja e
tragjedisë “Otello” e Shekspirit, gjë që flet për dashurinë dhe
për njohjen e vlerave të larta të dramaturgjisë botërore.
59. Ndonëse zhvillimi i teatrit në periudhën e Rilindjes është i vijueshëm
dhe përfaqëson në vetvete një dukuri pak a shumë të njësuar, për nga
ritmet e shtrirja ai mund të ndahet në dy etapa: para dhe pas vitit 1908,
Revolucionit të turqve të rinj dhe shpalljes së kushtetutës së shtetit turk.
Duke shfrytëzuar disa të drejta që iu njohën, shqiptarët organizuan me
shpejtësi klube kulturore artistike. Një vend të veçantë zinin grupet
teatrore. Brenda një kohe të shkurtër në qytetet kryesore të Shqipërisë
vepronin shumë shoqëri e grupe dramatike teatrore. Janë të shumta
shfaqjet teatrore që u dhanë në vitet 1908-1912. Kështu, klubi “Labëria” i
Vlorës spikati me shfaqjen e tragjedisë së Mihal Gramenos “Vdekja e
Pirros” (1908) dhe të dramës së Sami Frashërit “Besa” (1909); klubi
“Drita” i Gjirokastrës dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i
Delvinës shfaqi dramën “Dashuria e mëmëdheut” të Namik Delvinës;
shoqëria e grave “Ylli i mëngjesit” shfaqi dramën e Shilerit “Vilhelm Teli”.
Po kështu dhanë shfaqje klubi “Dituria” i Korçës, klubi “Afërdita” i
Elbasanit, shoqëria “Vllaznia” e Durrësit. Në Shkodër jepeshin
rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla françeskane, si dhe nga “Motrat
stigmatike”, shfaqje pjesësh dramatike të njohura në gjuhën italiane, por
edhe në gjuhën shqipe, edhe pse si subjekte të tyre parapëlqeheshin ato
me motive fetare e biblike. Në Janinë më 1909, në kafe “Iskania” u luajt
drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazëm te shqiptarët. Shfaqje teatrore u
luajtën nga klube atdhetare kulturore edhe në Stamboll, Bukuresht,
Kostancë, Shkup, Uorçester (ShBA) etj.
60. Edhe muzika shqiptare e periudhës së Rilindjes është pjesë e
zhvillimit të përgjithshëm kulturor e artistik që u vu re në Shqipëri
gjatë kësaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillën në lëvizjen
kulturore që shpërtheu fill pas krijimit të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, më 1878. Në këtë vit në Shkodër u krijua banda e parë
muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet për zhvillimin e një
muzike të re në Shqipëri. Formimi i orkestrave frymore më parë në
Shkodër, pastaj në Korçë, në Elbasan dhe në qytete të tjera, bëri të
mundur që të njihen e të përhapen gjinitë e kultivuara në artin
muzikor, ato të formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do të
shërbente si përvojë e drejtpërdrejtë për krijimin e veprave
muzikore të para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i
kompozuar nga Palokë Kurti më 1881.
Qytetet e Shkodrës e të Korçës ishin dy qendrat kryesore të
zhvillimit të muzikës shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në vitin
1909 në Korçë u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisë”.
Tipar dallues i muzikës së Rilindjes Kombëtare ishte karakteri
atdhetar që shoqëroi periudhën e Rilindjes dhe u thellua më tej
me periudhën e Pavarësisë.