Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.
PROJEKT
Tema:Kultura e qytetit te
Krujes,pjese e kultures kombetare
dhe nderkombetare.
KRUJA
 Me nje popullsi reth 20.000 banore.Si ish kryeqytet i
Shqiperise ajo u be e njohur qe ne kohen e GJERGJ
KASTRIOT S...
Kalaja e Krujes
 Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura
në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me
perim...
Muzeu Etnografik
 Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më
20 Nëntor 1989. Është një ndërtesë tradicionale e
ndërt...
Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti
 Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është 
një nga më të vizituarit në Shqipëri. ...
Pazari i Vjeter
 Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 
400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që 
nisn...
Folklori,veshjet dhe festat në Krujë
 Folklori i zonës së Krujës është shumë i pasur.Veçohen këngët e 
dasmave.Grupi kara...
Pamje nga Kruja
.
Pamje nga Kalaja e Krujes
Pamje nga Muzeu Kombetar
Pamje nga Pazari i Vjeter
Pamje te veshjeve karakteristike
.
Artizanati ne Kruje
Próxima SlideShare
Cargando en…5
×

Projekt Kruja

11.547 visualizaciones

Publicado el

Publicado en: Educación
  • Inicia sesión para ver los comentarios

Projekt Kruja

  1. 1. PROJEKT Tema:Kultura e qytetit te Krujes,pjese e kultures kombetare dhe nderkombetare.
  2. 2. KRUJA  Me nje popullsi reth 20.000 banore.Si ish kryeqytet i Shqiperise ajo u be e njohur qe ne kohen e GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT,hero kombetar.Ne prillin e vitit 1450 keshtjella e Krujes rezistoi per rreth pese muaj sulmesh nga turqit,duke u hakmarre keshtu me te gjithe boten e krishtere(nga vete fakti se popullsia e aso kohe ishte shumica e krishtere),te cilet shikonin te preokupuar avancimin qe Turqia po bente. Emri i qytetit ,ka prejardhien nga fjala “krua”,per vete faktin se duke qene ne faqen e nje mali te pasur me uje te fresket, ajo eshte plot me te tille.Kruja eshte nje qytet turistik me vende mjaft te bukur, si psh. keshtjella ne te cilen brenda saj ndodhet dhe muzeu kombetar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, dhe jasht saj ndodhet pazari i vjeter,i cili eshte i mrekullueshem.Keshtjella eshte ndertuar ne shekullin 4-5 pas lindje se Krishtit.Ne fund te shekullit te XII keshtjella mori formen e kompletuar, duke u bere keshtu qender guarnicioni per bizantet.Si qender per Skenderbeun dhe e rezistences kunder turqve otoman, ajo u be nje nga qytetet me te njohur ne Evropen mesjetare.
  3. 3. Kalaja e Krujes  Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.
  4. 4. Muzeu Etnografik  Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Është një ndërtesë tradicionale e ndërtuar në mesin e shekullit të XVIII (1764) nga Ismail Pashë Toptani. Arkitektura e saj është orientale me koridor të mbyllur, tip kulle, dy katëshe me mure guri me gjerësi 60-80 cm. Në të gjenden piktura të stilit barok, dhe islamik, të cilat zbukurojnë dhomat kryesore të saj. Që në hyrje të saj bien ne sy harqet e portave me gur të gdhendur dhe rrugët e shtruara me kalldrëm. Në këtë banesë gjenden shumë elemente të traditës së zonës për mënyren e jetesës, veshjet, zakonet etj.
  5. 5. Muzeu Kombetar Gjergj Kastrioti  Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është  një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut  është bërë më 1 Nëntor 1982 në kështjellën e Krujës.  Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali  që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Ky muze është  ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e  shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive  turke, për tri herë rresht, në shek. XIV-XV. Në këtë muze  janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe  bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë  për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më  gjerë.Ketu numërohen pavione të tilla si pavioni i  antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave  shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij  pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës  shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e  princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i  trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë  ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri,  faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë  e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.
  6. 6. Pazari i Vjeter  Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth  400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që  nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i  Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e  qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një  zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e  vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë  monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit  kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit.  Pak vite  më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj  kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor  nënkujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më  1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për  rikonstruksionin e tij.
  7. 7. Folklori,veshjet dhe festat në Krujë  Folklori i zonës së Krujës është shumë i pasur.Veçohen këngët e  dasmave.Grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës” vazhdon akoma  dhe sot të marrë pjesë në festivalet kombëtare e ndërkombëtare.  Po kështu dhe vallet janë të larmishme si psh. vallet e burrave që  kanë karakter heroik dhe  valle grash me natyrë të gëzuar.Për  nga pikëpamja e veshjeve popullore dallojmë disa njësi  etnografike.Veshja më e vjetër e burrave është ajo me këmishë  të gjatë dhe me dollmë prej shajaku të bardhë. Në shek.XIX  kjo  veshje u zëvendësuanga veshja me tirq të bardhë dhe xhokën e  zezë. Një veshje e përdorur shumë është ajo e grave qytetare me  linjë të gjatë dhe xhybe me gajtan të zi. Kjo veshje është  përdorur  nëpër dasma në shek. XIX. Vendin e kësaj veshjeje do  e zënë Dimitet.Dimitet e grave krutane dallohen nga pëlhurat e  mëndafshta që përdoren apo dhe për zbukurimin me fije ari apo  rruaza të bardha që i bëhej këmishës dhe këmbëve të  dimiteve.Një pjesëmarrje të madhe ka në Krujë gjatë kremtimit  të festave, sidomos atyre fetare si Kurban Bajrami, Bajrami i  madh apo Sulltan Novruzi, kur njerëzit zakonisht zgjedhin si vend  pelegrinazhi  teqenë e Sari-Salltikut që gjendet në Malin e Krujës.  Origjinale në Krujë është ceremonia e përgatitjes dhe shprazjes  së Hashures.Përveç përgatitjes së Hashures, zona e Krujës  dallohet dhe për një kuzhinë të pasur. Mes gjellëve karakteristike  dallojmë pulën me harapash, fërgesën e gjizës me tavë dheu,  byrekun, trahananë etj.
  8. 8. Pamje nga Kruja .
  9. 9. Pamje nga Kalaja e Krujes
  10. 10. Pamje nga Muzeu Kombetar
  11. 11. Pamje nga Pazari i Vjeter
  12. 12. Pamje te veshjeve karakteristike .
  13. 13. Artizanati ne Kruje

×