2. Tregu Devzior
Dihet se paraja kombëtare është mjet ligjor vetëm brenda territorit të
vendit përkatës. Meqenëse sovraniteti i një vendi mbaron në kufijtë e
tij, atëherë paraja kombëtare jashtë kufijve të vendit përkatës humb
cilësinë e mjetit ligjor të pagesës.
Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra
tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve
vendorë dhe të jashtëm ku paraqit nevoja për konvertimin
(shndërrimin) e valutës së një vendi në valutë të një vendi tjetër,
përkatësisht në valuta të vendeve të tjera , krahasuar me
transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë
dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale.
Ky konvertim është kusht për funksionimin normal të pagesave
ndërkombëtare. Në këtë mënyrë formohet kursi intervalutor(kursi I
kembimit), që tregon numrin e njësive të valutës së huaj në një njësi
të valutës kombëtare.
3. Psh; Një importues amerikan, zakonisht, një
eksportues turk do ta paguajë në lira, ndërsa
një eksportues gjerman në euro dhe një
eksportues britanez në sterlina britanike. Për
këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë
këto valuta me dollarë në treg, të njohur si
tregu devizor.
4. Tregu devizor paraqet formën shprehëse të
tregjeve financiare ne te cilin vie ballafaqimi i
organizuar i ofertës dhe kërkesës për deviza. Ai
nuk është një vend fizikisht i izoluar, por definohet
si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë
blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, eshte nje vend
kur faktoret e caktuar e përcaktojnë se sa njësi të
valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një
njësi të valutës së jashtme në një ekonomi.
Tregu devizor bazohet ne ekonominë e tregut të
lirë dhe të hapur ndaj ekonomisë boterore.
5. Tregu devizor mund te paraqitet në formë të:
o Bursës devizore – si institucion i veçantë i
tregut i cili ka pjesemarresit e tij te rregullt në të
cilen shitja dhe blerja e deviza bëhet sipas
rregullave te veçanta;
o Si mekanizëm i kontaktimit të përhershëm të
blersit dhe shitësit të devizave duke përdorur
mjetet bashkëkohore të komunikimit dhe mjetet
bashkëkohore të bartjes (transferit) nga një
llogari ne tjetrën.
6. Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor
janë shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen
(qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë). Sipas
burimit të analizës statistikore të bërë nga BIS1 ,
qendra kryesore për tregtim devizor është Londra,
me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim
ditor.
Qendër tjetër e rëndësishme është Nju Jorku, me
461 miliardë dollarë, qarkullim ditor, Tokyo me 199
miliardë dollarë, Singapori 125 miliarë dollarë,
Frankfurti 118 miliardë dollarë dhe Parisi 64
miliardë dollarë.
7. Kuptimi I devizave
Për dallim nga pagesat e brendshme në qarkullim në
të cilat perdoret valuta vendore, në qarkullimin e
pagesave nderkombetare, shtetet perdorin mjetet e
huaja te pagesës (deviza).
Ne raport me pagesat jashtë vendit, shteti krijon,
shpenzon, paguan detyrimet financiare me deviza.
Devizat mund t’i definojmë si “Kerkesa afatshkurta
monetare ndaj shteteve tjera, të shprehura në valutë
të huaj”, pa marrë parsyshe se në çfarë baze janë
krijuar dhe në çfarë mënyre disponohet me to (çeku,
kambiali, e tjera).
8. Te devizat mund të arrihet në shumë mënyra:
1. Përmes eksportit të mallrave dhe
shërbimeve në tregun ndërkombëtar;
2. Përmes huazimeve nga shtetet e tjera,
bankat e tyre dhe subjekteve ekonomike,
institucioneve ndërkombëtare dhe
institucionet e tjera;
3. Përmes blerjeve të devizave në bursat
deviziore dhe menyra të tjera.
9. Devizat mund të klasifikohen në:
1. konvertibile
2. jokonvertibile
Devizat konvertibile janë ato deviza të cilat në mënyrë
të pakufizuar dhe pa fomalitetete të veçanta mund të
shndërrohen në deviza të tjera. Dallojme dy lloje te
konvertibilitetit:
- I brendshëm;
- I Jashtëm.
Devizat jokonvertibile ose siç quhen ndryshe devizat e
buta, të dobëta. janë ato kërkesa të cilat disponohen
vetëm me pagesa të kontraktuara.
10. Devizat gjithashtu mund te jene:
1.Të forta dhe të buta - të parat nuk e ndrrojnë vlerën
e tyre, ndërsa te të dytat konvertibiliteti është rast i
rrallë.
2.Qarkulluese dhe termine – me të parat mund të
disponohet menjëherë, ndërsa tek të dytat pas nje
afati te caktuar apo arritjes së afatit.
3.Kliringe dhe të lira – të parat vlejnë vetëm për
llogaritë kliringe dhe në to mund të barten, ndërsa të
dytat mund të barten në te gjitha llogaritë pa kufizime.
11. Kursi kembimit (kursi intervalutor) është çmimi i një
valute, kundrejt valutës tjetrës dhe ka rëndësi të
madhe për pagesat ndërkombëtare:
së pari, kursi kembimit mundëson konvertimin e
valutës kombëtare në valuta të vendeve të tjera; dhe
së dyti, kursi kembimit ka rëndësi të madhe për
formimin e çmimeve të mallrave në tregtinë e jashtme.
Jane dy forma te paraqitjes se kursit devizor:
1.Metoda direkte- Sa njesi te valutes vendore per 1
njesi te valutes se huaj (0.79e per1$)
2.metoda indirekte- Sa njesi te valutes se huaj per nje
njesi te valutes vendore (1.26$per1e)
12. Duhet ti kushtohet shume kujdes se cila
metode perdoret kur flasim per rritje ose renje
te kursit te kembimit.
Nese kemi rritje te Kursit direkt dmth nga
0.79e/1$ ne 0.80e/1$ atehere do te thote se
euro eshte zhvlersuar, pasiqe japim me shume
euro per 1 dollare.
Nese kemi rritje te kursit indirekt dmth nga
1.26$/1e ne 1.30$/1e do te thote se euros I
eshte rritur vlera pasiqe duhen me shume
dollare per te blere 1euro.
13. Kurset devizore mund te jenë:
Kurse devizore stabile (fikse) – kurs te cilin e
përcakton pushteti monetar i vendit, dhe i cili
duhet te mbajë vlerën reale te valutës
kombëtare në tregun botëror;
Kurset devizore të diferencuara;
Kurset devizore te lira, fluktuive - kurse të
cilat formohen sipas kërkesës dhe oferetës
ditore të devizave në tregun devizor apo në
banka;
Kurset devizore spekulative (manipuluese).
14. Pariteti valutor
Pariteti valutor caktohet me dispozitë të posaçme
ligjore te secilit vend, prandaj, ky paritet ndryshe
quhet edhe paritet ligjor.
Pariteti valutor tregon sasinë e arit që përmbanë një
njësi e valutës kombëtare.
Me krahasimin e pariteteve të arit të valutave të
ndryshme kombëtare fitohet raporti i tyre, i cili quhet
kursi i paritetit.
Nëse një vend është anëtar i FMN-së, atëherë ky
vend e përcakton paritetin e valutës kombëtare në
Fond, dhe këtë paritet nuk mund t’a ndryshoj pa
pëlqimin e FMN-së.
15. Pjesemarresit ne tregun devizor
Tregu devizor është treg botëror dhe është
krijuar në rend të parë nga bankat
komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët
tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më
kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë
në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të
tjerët, përmes telefonëve, terminale
kompjuterësh , teksit dhe faksit.
16. Klientët me pakicë – janë bizneset, investitorët
ndërkombëtarë, korporatat multinacionale dhe,
dmth të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë
deviza për të kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata
nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt valuta
të jashtme përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i
drejtohen për shërbime të tilla bankave
komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për
shitblerje të tyre.
Bankat komerciale – bankat komerciale i kryejnë
urdhërat e shitblerjes të klientëve të tyre me
pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin
(ndryshimin) e strukturës së aseteve dhe të
borxheve në valuta të ndryshme. Për më tepër,
bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo
përmes brokerëve devizorë.
17. Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk
tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë bankë tjetër,
por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta
të jashtme përmes brokerëve devizorë.
Operimi përmes këtyre brokerëve është
avantazh, sepse meqenëse ata (brokerët) i
mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së
shumë valuta nga shumë banka, atëherë
kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe
me kosto shumë të lirë.Disavantazhi I vetem
eshte pagesa per brokerin.
18. Arbitrazhi ne tregun devizore
Ekziston një shitje e njëkohshme e çastit e valutave
në qendra të ndryshme financiare (në treg devizor).
Arbitrazhi është përdorimi i ndryshimeve në çmim, për
përfitime pa rrezik.
Jane dy lloje arbitrazhesh:
1. Arbitrazha e qendres financiare- siguron qe
kurset e kembimit te jene te njejta ne qendra te
ndryshme financiare
2. Arbitrazha terthore e valutave- mundeson qe te
dihet kursi ne mes dy valutave te huaja permes kursit
te kembimit te valutes vendore me ato valuta
19. Kemi dy lloje te kurseve te kembimit:
Kursi spot i këmbimit është kursi midis dy valutave për
shitblerje imediate (të menjëhershme). Me fjalë të tjera,
kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm (aktual) i
këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në
praktikë, normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh,
midis blerjes ose shitjes spot (të menjëhershme) dhe
këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin,
rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave
(transaksioneve).
Kursi forvard i këmbimit agjentët ekonomikë është e
mundur që të pajtohen sot që të këmbejnë valuta në një
kohë të përcaktuar në të ardhmen, në të shumtën e
rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj
(180 ditë), 9 muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i
këmbimit, me të cilin do të kryhen shitblerjet e valutave.
20. Qe te analizohen ndikimet e ndryshimeve te
kursit te kembimit ne bilancin e pagesave,
politikeberesit kane perpiluar indekset
nominale, reale dhe efektive te kursit te
kembimit.
21. QARKULLIMI DEVIZOR
Nëse janë në pyetje punët me botën e jashtme,
qarkullimi devizor ndahet në tri forma:
1. Sistemi devizor
2. Afarizmi devizor dhe
3. Politika devizore
Sistemi devizor është pjesë e sistemit ekonomik me
të cilin përmes ligjeve dhe rregulloreve tjera,
rregullohet rrjedha monetare e shtetit me botën e
jashtme.
Ai mund te jetë:
1. Liberal dhe
2. I rregulluar
22. Sistemet e kurseve devizore
Si në teori, ashtu edhe në praktikë ekzistojnë disa
sisteme të kurseve devizore, mirëpo, sipas
karakteristikave të veta, veçohen tri sisteme:
a) Sistemi i kurseve devizore fikse;
b) Sistemi i kurseve devizore fleksibile ose
fluktuive; dhe
c) Sistemi i kurseve devizore të shumëfishta.
23. Rezerva devizore
Çdo vend në botë duhet të ketë një sasi të caktuar te
rezervës devizore, që i nevojitet për pagesën e
borxheve ndërkombëtare ose, thënë më mirë, për
sigurimin e likuiditetit të jashtëm.
Madhësia e rezervës monetare të një vendi
percaktohet nga BQ dhe varet në radhë të parë, nga
gjendja e bilancit të pagesave.
Nëse një vend ka deficit të madh në bilancin të
pagesave, atëherë ky vend duhet të ketë një sasi më
të madhe të rezervës devizore.
Ndërsa, kur deficiti i bilancit të pagesave është më
i vogël, atëherë edhe sasia e rezervës devizore duhet
të jetë më e vogël.