SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 24
Descargar para leer sin conexión
www.al-tax.org
1
Deklarata Individuale e të
Ardhurave Vjetore, 2017
Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të
ardhurat individuale, 2017
ALTAX CENTER
Studime Fiskale Shqiptare
Nr. 2017/04/02
www.al-tax.org
altax@constultant.com
Datë 23.04.2017
Tiranë, Shqipëri
www.al-tax.org
2
DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017
Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat
individuale, 2017
ALTAX CENTER
Studime Fiskale Shqiptare
Edicioni 2të
Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të politikës fiskale dhe
ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me
sistemin fiskal dhe pershtatjen e tij sipas ambjentit ekonomik, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara
(studentët, ekspertët në terren, studiuesit) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi ambjentin fiskal dhe klimën
ekonomike. Nga ana tjetër bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një
audiencë të plotë në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.
NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT. NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT!
www.al-tax.org
altax@constultant.com
Prill 2017
Tiranë, Shqipëri
www.al-tax.org
3
©
ALTAX
Studime Fiskale Shqiptare
Prill 2017
Përgatitja dhe shpërndarja
A. Gjokutaj
Qendra ALTAX
DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017
Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat
individuale, 2017
Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një
burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për
zbatimin në praktikë te zgjerimit te bazes tatimore në kuadër të diskutimit te formalizimit te te ardhurave dhe forcimit e
konsolidimit të financave.
Autorësia është e
©
ALTAX.
Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet
që do të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org
Nëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te altax@consultant.com
Fjalë kyç: 2017, DIVA, Shqipëri, te ardhura, pagesa, shpenzime, tatime
www.al-tax.org
4
PËRSHKRIM
Dokumenti i përgatitur nga ekspertët e ALTAX CENTER synon të sqarojë ato pika që mbeten ende të
paqarta pas leximit të ligjit dhe udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat.
Deklarata e tatimit mbi të ardhurat individuale vjetore është një formë që plotëson më mirë
shpërndarjen e barrës së tatimeve edhe mbi individë që nuk janë të njohur dhe nuk kanë qenë
objekt tatimi të mbajtur në burim. Kjo kategori tatimpaguesish i përket edhe individëve që realizojnë
të ardhurat nga kapitali (qeradhënia e aktiveve)
Nga ana tjetër, duke reflektuar në këtë dokument sqarues edhe reagimet nga individët e interesuar
për të zbatuar korrektësisht detyrimet që lindin nga zbatimi i ligjit arrihet edhe një njohje më e
thelluar e zbatimit te tatimit mbi të ardhurat individuale
www.al-tax.org
5
PËRMBAJTJA
Përshkrim Faqe 6
I Objekt i deklarimit Faqe 7
II Rregullat për njohjen e tatimit të paguar Faqe 8
III Të ardhurat që bëhen objekt deklarimi Faqe 13
IV Shpenzimet që njihen si të zbritshme Faqe 19
V Raste dhe shembuj të plotësimit të Deklaratës
www.al-tax.org
6
I.
Kush përfshihet, kush përjashtohet dhe
deklarimi me dëshirën e individit
1. Detyrimi për deklarim përfshin të gjithë individët që realizojnë te ardhura vjetore nga të
gjitha burimet1
në shumën totale më shumë se 2.000.000 leke vjetore (përfshirë individët
rezidentë dhe jo rezidente më të ardhura brenda dhe jashtë territorit te Republikes se
Shqipërisë). Individët brenda familjes që kanë të ardhura nga burime të ndryshme janë të
detyruar të deklarojnë individualisht, nëse plotësojnë kriterin e realizimit të të ardhurave.
2. Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale të gjithë
individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më
pak se 2.000.000 leke vjetore.
1
Në burimet e të ardhurave përfshihen çdo e ardhur, me përjashtim:
1. Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetesore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta, sipas
përcaktimeve në legjislacionin përkatës ne fuqi.
2. Bursat e nxënësve dhe te studentëve.
3. Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqesish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës
në fuqi.
4. Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim
për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike.
5. Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i
Shqipërisë.
6. Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë.
7. Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve.
8. Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe
kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore.
9. Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë.
10. Kalimin e së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person
fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale.
11. Kontributin e bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për
fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, në emër dhe
për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.
12. Kthimin nga investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të
pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.
www.al-tax.org
7
Ky ligj nuk i përjashton zyrtarët publikë, që kanë detyrim ligjor deklarimin e pasurisë.
Deklarata që ata bëjnë për deklarimin e pasurisë mund të përdoret si një argument shtesë
për burimin e shumave të të ardhurave vjetore të realizuara nga ta.
3. Deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që
vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, per arsye se
duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme.
www.al-tax.org
8
II.
Rregullat për njohjen e tatimit të paguar
4. Diferenca midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të
ardhurën e tatueshmë të individit e cila tatohet me shkallën tatimore në fuqi 15 për qind.
Nëse diferenca është pozitive, deklaruesi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së
deklaratës vjetore të të ardhurave, bën pagesën e tatimit. Nëse diferenca është negative,
administrata tatimore ia kthen deklaruesit shumën e taksave të paguara më tepër ose, me
pëlqim të deklaruesit, kjo shumë mund të përllogaritet si pagesë e kryer për vitin tatimor
vijues.
5. Shumës së këtij tatimi, i zbriten tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore të
dokumentuara nga mbajtësi në burim i këtyre tatimeve.
6. Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar
për to jashtë Republikes se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar
marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara të vërtetura nga
autoritetet e këtyre vendeve, janë të zbritëshme.
7. Në rast se të ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikes se Shqipërisë
në vende me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të
dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të zbritshme.
8. Deklaruesit që kanë të ardhura vjetore prej të paktën 1,050,000 lekësh nuk përfitojnë nga
e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
www.al-tax.org
9
III.
Të ardhurat që janë objekt deklarimi
9. Te ardhurat bruto jane:
a) të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët2
dhe fitimi nga zhvillimi i veprimtarisë së biznesit të vogël, që rezulton nga Deklarata e të
Ardhurave Personale të Biznesit të Vogël për të vetëpunësuarit;
b) të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë
e biznesit;
c) të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në
pronësi të deklaruesit;
d) të ardhurat bruto nga interesa bankarë;
e) fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
f) shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
g) të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të
tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;
h) fitimi kapital nga dhurimi;
i) të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
j) të ardhura bruto të tjera, që individi i përfiton në natyrë, në të holla, apo në metale e
sende të çmuara, të cilat nuk përmenden më lart.
2
Në këtë kontekst përfshihen vetëm të ardhurat që krijohen nga marëdhënie punësimi (pra
individi që është objekt deklarimi është punëmarrës), përfshirë edhe shpërblime të ardhura nga
marëdhëniet e kontratës së punësimit. Nuk përfshihen të ardhura nga biznesi si i vetëpunësuar2
,
pavarësisht nga forma juridike e regjistrimit në QKB. Pra, deklarimi i pagës bëhet vetëm për
rastet kur ka një kontratë punësimi individuale midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në rastin
e vetëpunësimit nuk ka marëdhënie punëdhënës dhe punëmarrës, sipas Kodit të Punës. Të
ardhurat nga vetëpunësimi deklarohen sipas pikës më poshtë.
www.al-tax.org
10
Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për
to jashtë Republikës se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje
për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara të vërtetuara nga autoritetet e
këtyre vendeve, janë të zbritëshme.
Në rast se të ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikës se Shqipërisë në
vende me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të
dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të zbritëshme.
Rasti më i ndeshur do të jetë për të ardhurat e emigrantëve, që janë rezidentë shqiptarë
(ose jo rezidentë shqiptarë). Edhe pse mund të dërgojnë para pranë familjes së tyre në
Shqipëri, nëse ato janë tatuar në vendin ku ata jetojnë ato janë objekt për tu kredituar dhe
mos të paguhen dy herë duke përmbushur kriteret në rastet kur përjashtohet tatimi sipas
Marrëveshjeve për eliminimin dhe shmangien e taksimit të dyfishtë.
Për çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në deklaratën vjetore të të ardhurave,
tatimpaguesi që bën deklaratën mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën
apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit.
Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e
këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre, në
çdo rast, ruhet në përputhje me legjislacionin fiskal dhe vihet në dispozicion të
administratës tatimore, kur kërkohet prej saj.
www.al-tax.org
11
IV.
Shpenzimet që njihen si të zbritshme nga të
ardhurat e tatueshme
10. Shpenzimet e zbriteshme jane:
a) Kontributet vullnetare ne fondin e pensionit vullnetar dhe kontributet vullnetare te
individit per jeten dhe shendetin, te derdhura nga vetë individi, si dhe pjesa e
shpenzimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Kufiri maksimal per lehtesi tatimore per kontributet vjetore eshte vlera me e vogel qe del
nga krahasimi i shumes 200 000 leke/vit dhe 15 % te te ardhurave vjetore bruto te anetarit
te fondit;
b) shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe
personat në kujdestari;
c) shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën
e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara
me vendim të Këshillit të Ministrave;
d) Personat jorezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të
zbritshme.
Brenda një familje, me të ardhura totale vjetore bruto të secilit prej pjesëtarëve të saj tyre deri në
shumën 1,050,000 lekësh, për përfitimin e shpenzimeve të zbritshme mund të plotësohet një
deklaratë vetëm nga kryefamiljari. Në rastin kur pjesëtarët e familjes kanë të ardhura vjetore bruto
vjetore deri në shumën 1,050,000 lekë, ndërsa kryefamiljari e kalon limitin prej 1,050,000 lekë apo
edhe 2,000,000 lekë, atëherë deklarata për përfitim nga shpenzimet e zbritshme mund të plotësohet
vetëm nga gruaja e tij.
Personat jo rezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
www.al-tax.org
12
11. Detyrimi i parë për deklarimin e të ardhurave individuale vjetore, për vitin fiskal 2016
nga subjektet e parashikuara në këtë ligj duhet te behet jo me vone se data 2 Maj 2017.
Për çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në deklaratën vjetore të të ardhurave,
tatimpaguesi që bën deklaratën mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën
apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit.
Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e
këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre, në
çdo rast, ruhet në përputhje me legjislacionin fiskal dhe vihet në dispozicion të dministratës
tatimore, kur kërkohet prej saj.
www.al-tax.org
13
V.
Raste e shembuj të plotësimit të Deklaratës
1. Rasti kur individi ka detyrimin për të deklaruar
Individi E G, rezidente shqiptare me statusin e kryefamiljares, me dy fëmijë nën kujdestarinë
e saj ka përfituar të ardhura gjatë vitit 2016, të natyrës si më poshtë:
 Nga punesimi në nje shoqëri shqiptare ka përfituar të ardhura bruto nga paga në
shumën 1,200,000 lekë, ku paga mujore e saj është 100,000 lekë në muaj;
 E G eshte aksionere në shoqërinë X Y sh.a. dhe ka përfituar të ardhura bruto nga
dividenti në shumën 1,000,000 leke pasi shoqëria shpërndau fitimet e saj bazuar në
vendimin e asamblesë së aksionerevë për fitimin e realizuar gjatë vitit 2015 bazuar
në rezultatet e bilancit të shoqerisë në muajin qershor të vitit 2016;
 E G ka në pronësi një godinë të cilën e ka lëshuar me qera ku ka lidhur një kontratë
qeradhenie me nje tatimpaguesi i cili ushtron veprimtarine e shërbimit te restorantit,
të ardhurat bruto vjetore nga qiraja janë në shumën 1,200,000 lekë.
Gjatë vitit 2016, E G ka kryer pagesat për tatimet apo mbajtur ne burim si më poshtë:
 tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar në masën
109.200 lekë;
 tatimi mbi të ardhurat nga dividenti i mbajtur në burim nga shoqëria aksionere e cila
ka shpërndarë fitimin e vitit 2010 dhe i paguar në shumën 150,000 lekë;
 tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 180,000 lekë.
Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës
individuale
Individi rezident, E G brenda datës 2 Maj 2017 duhet të dorëzojë deklaratën e të ardhurave
individuale vjetore për vitin 2016, pasi plotëson kushtet e nenit 13, të ligjit nr. 8438 datë
28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion
lekë në vit.
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj (Seksioni A) duhet të plotësojë të dhënat identifikuese të saj në
rubrikat nga *3+ deri në *17+, si dhe të vendosë shenjën “x” në kutizën që e përfaqëson të
dhënat e saj.
www.al-tax.org
14
Ajo nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk kanë të dhëna shtesë të ndryshme nga të
dhënat kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës (Seksioni B):
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
do të shënojë shumen 1,200,000 lekë, në rubrikën [5] Të ardhurat bruto nga dividenti do të
shënojë shumen 1,000,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë
shumën 1,200,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [5] + rubrika [6] =
3,400,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqeruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikave [15] minus
rubrikën [19] e cila është zero, pra rubrika [20] plotësohet me shumën 3,400,000 lekë.
Në rastin tonë rubrika [15] – rubrika [19] = rubrika [20].
3,400,000 lekë – 0 = 3,400,000 lekë.
Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me
shkallën tatimore 15%.
Për tatimet e paguara gjatë vitit 2016, për të ardhurat që ka realizuar, duhet të plotësojë
përkatësisht rubrikat:
Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 109,200 lekë;
Rubrika [23] tatimi mbi dividentin në shumen 150,000 lekë;
Rubrika [24] tatimi mbi qiranë në shumën 180,000 lekë.
Në rubrikën [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[23] + rubrika
[23] = 439,200 lekë.
Meqënësë rubrika [34] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e
barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [34] është e barabartë me
rubrikën [21], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë
nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e
barabartë me zero.
E G duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e saj, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e
nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name
dhe passëord nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e saj. Kjo vlen për
çdo deklarim pavarësisht nga rezidenca e individit.
www.al-tax.org
15
2. Rasti kur individit nuk i njihen shpenzimet e zbritshme
Individi rezident shqiptar E P, me profesion mjek i licensuar pranë një institucioni shtetëror
në Republikën e Shqipërisë, me status i martuar, me dy fëmijë nën kujdestarinë e tij ka
përfituar të ardhura gjatë vitit 2016 të natyrës si më poshtë:
 Nga paga dhe maredhenie punesimi ka përfituar shumën bruto prej 500,000 lekë;
 Nga dhënia me qera e një apartamenti ka përfituar të ardhura në shumën 300,000
lekë.
 Gjatë vitit mori pjesë në një llotari kombëtare dhe fitoi 1,500,000 lekë.
 Individi merr pjese në Turqi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në një
konferencë pesë ditore për kirurgjine në Korrik 2016, përfitoi të ardhura bruto në
shumën 1,500 US. D.
E P gjatë vitit 2016, ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijëve të tij, interesi
bankar i të ciles është llogaritur në shumën 50,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer
shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga
pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën
totale 40,000 lekë.
E P gjatë vitit 2016 ka kryer pagesat për tatimet apo mbajtur ne burim si më poshtë:
 Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhenesi dhe të paguara në
masën 18,200 lekë;
 Tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 45,000 lekë;
 Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet në llotarinë kombëtare në shumen 225,000 lekë;
 Tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga konferenca në Turqi = 225 US.D të mbajtura
në Turqi. Nga tatimpaguesi turk, organizator i konferencës u mbajt tatimi në burim
në shkallën tatimore prej 15% për pagesën që iu bë individit për përkthimin e kryer
sipas shkallës tatimore që aplikohet në Turqi, pra në shumën 225 US.D.
E P duke qene rezident shqiptar duhet të dorëzojë brenda datës 2 Maj 2017 deklaratën e të
ardhurave individuale vjetore pasi plotëson kushtet e nenit 13 të ligjit nr. 8438, datë
28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion
lekë. Të ardhura vjetore bruto të realizuara në Shqipëri janë në shumën 2,300,000 lekë dhe
të ardhura të përfituara jashtë Shqipërisë janë në shumën 1,500 US.D, ai pra ka detyrim
ligjor të plotësojë e dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.
Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës
individuale.
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave E P, duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17]
te Seksioni A, si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
www.al-tax.org
16
E P nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat
kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës, Seksioni B ploteson:
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
do të shënojë shumën 500,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të
shënojë shumën 300,000 lekë, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga lojrat e fatit do të
shënojë shumën 1,500,000 lekë, në rubrikën [13] të ardhurat bruto nga jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë do të shënojë shumën 150,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të
paplotësuara.
Në momentin e plotësimit të deklaratës shuma në US.D konvertohet në lekë me kursin
mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2016 dhe kjo shumë në deklaratën
vjetore vendoset në monedhën vendase në lekë. Supozojmë, se kursi mesatar vjetor i Bankës
së Shqipërisë i publikuar është 1 US.D = 125 lekë.
Pra 1,500 US.D të perfituar nga individi të llogaritura me kursin valutor si më lart janë të
barasvlefshme me 1,500 US.D x 125 lekë = 187,500 lekë. Pra në deklaratën individuale
vjetore të të ardhurave në rubrikën [13] do të vendoset shuma prej 187,500 lekë.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [10]
+ rubrika [13] = 2,450,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15] minus
rubrikën [3] e cila është 500,000 leke, pra rubrika [19] eshte e barabartë me shumën
1,950,000 lekë.
Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me
shkallën tatimore 15%, që në rastin tonë është e barabartë me 270,000.
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ai ka realizuar, siç i kemi përmëndur më
lart, E P duhet të plotesojë përkatesisht rubrikat:
Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 18,200 lekë;
Rubrika [24] tatimi mbi qiranë në shumën 45,000 lekë;
Rubrika [28] tatimi mbi lojrat e fatit në shumën 225,000 lekë;
Rubrika [33] kreditimi i tatimit të huaj në shumën 28,125 lekë;
Rubrika [33] kreditimi i tatimit të huaj plotësohet me shumën 28,125 lekë duke respektuar
kushtet e nenit 37 “Kreditimi i tatimit të huaj” në të cilën lejohet kreditimi deri në shkallën
tatimore 15% të aplikuar në Shqipëri.
Në rubrikën [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[24] + rubrika
[28] + rubrika [33] = 288,200 lekë.
www.al-tax.org
17
Meqënëse rubrika [34] që përfaqeson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e
barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [34] është e barabartë me
rubrikën [21], dhe individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për
rrjedhojë edhe nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar, pasi kjo
rubrikë është e barabartë me zero.
E P duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e
nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
www.al-tax.org
18
3. Rasti kur individi del me detyrimin për të paguar tatim
Individi shtetas shqiptar, rezident në Shqipëri E R, kryefamiljar me tre femijë në kujdestari,
ka përfituar të ardhura vjetore bruto në shumën 1,000,000 lekë. Ky individ nuk ka detyrim
ligjor për të deklaruar të ardhurat e tij pasi këto të ardhura janë më të vogla se 2 milion
lekë, kusht i përcaktuar si detyrim për të deklaruar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr 8438,
datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar por ai dëshiron të deklarojë për
të përfituar nga njohja e shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 13/3 të ligjit të
sipërpërmendur.
Ky individ ka të ardhura nga punësimi në shumën 360,000 lekë. Paga mujore e tij është
30,000 lekë në muaj.
Individi ka të ardhura 40,000 lekë nga pagesat në perkthime, të ardhura nga qeraja në
shumën 500,000 lekë, si dhe ka përfituar interesa bankare në shumen 100,000 lekë.
E R gjatë vitit 2016 ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijeve të tij, interesi
bankar i të cilës është llogaritur në shumën 100,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer
shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga
pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën
totale 50,000 lekë.
Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si më
poshtë:
 Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar prej tij në
shumën 0 lekë.
 Tatimi ne burim mbi të ardhurat nga pagesat në përkthime në shumën 6,000 lekë i
paguar nga organizatori i llotarisë;
 Tatimi mbi të ardhurat nga interesat bankare në masën 15,000 lekë i mbajtur në
burim nga banka në të cilën ka depozituar paratë.
Gjatë vitit nuk është paguar tatimin mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 75,000 lekë.
Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës
individuale.
Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave E R duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17]
te Seksioni A, si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
E R nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat
kryesore të identifikimit.
www.al-tax.org
19
Në faqen e dytë të deklaratës, te Seksioni B plotesohet:
Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
do të shënojë shumën 360,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të
shënojë shumën 500,000 leke, në rubrikën [8] të ardhurat bruto nga interesat bankare do të
shënojë shumën 100,000 lekë, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga perkthime do të
shënojë shumën 40,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara për sa kohë që
individi ka realizuar të ardhura vetëm përsa përmënden në shembull.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [8] +
rubrika [10] = 1,000,000 lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i
ndryshuar, ky individ përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi të
ardhurat e tij nga të gjitha burimet janë nën shumën 1,050,000 lekë në vit. Pra individi do të
plotësojë rubrikat [16] , [17] dhe [18].
Në rubrikën [17] shpenzimet për mjekim për vete apo fëmijët për pjesën e pambuluar nga
sigurimi i detyrueshëm shëndetësor nuk do të llogaritet shuma e paguar realisht prej 40,000
lekë por do të vendoset shuma maksimale e lejuar e barabartë me 32.000 lekë.
Në rubrikën [18] do të plotësohet shuma e rubrikave [17] + [18] = 132,000 lekë.
Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15] me [18].
Në rastin tonë rubrika[15] – rubrikën [18] = rubrika [19].
Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [19] shumëzuar me
shkallën tatimore 15%.
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar siç i kemi përmëndur më lart
duhet të plotësojë përkatesisht rubrikat:
Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 0 lekë;
Rubrika [26] tatimi mbi interesat bankare në shumën 15,000 lekë;
Rubrika [31] tatimi mbi te ardhura te tjera në shumën 6,000 lekë;
Në rubriken [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[26] + rubrika
[31] = 21,000 lekë.
Meqënëse rubrika [34] që përfaqëson shumat e tatimeve të paguara gjatë vitit është më e
vogël se sa detyrimi për t’u paguar (rubrika *24+ = 74,800 lekë), individi detyrohet të paguajë
tatimin në shumën 36,800 lekë, si diferencë e rubrikës[24] me rubrikën [34].
Pra individi plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar me shumën 36,800
lekë dhe duhet të paguajë këtë detyrim deri në datën 2 Maj 2017.
www.al-tax.org
20
4. Rasti i përfitimit të të ardhurave nga një individ shqiptar i cili ka emigruar në Greqi
Individi shtetas shqiptar I M, i pamartuar, gjatë vitit 2016 ka punuar për 10 muaj në Greqi. Ai
banon në një shtëpi të marrë me qera dhe punon në fushën e turizimit. Gjatë periudhës së
punësimit në Greqi ai ka përfituar të ardhura bruto në shumën 5,400 Euro. Ky individ
kthehet në Shqiperi gjatë vitit dhe punësohet për 2 muaj po në sektorin e turizmit ku
përfiton të ardhura për dy muajt e punësimit në shumën 56,000 lekë. Gjatë periudhës së
qëndrimit në Shqipëri për nevoja shëndetsore ai shpenzon për vizita mjekësore si dhe
mjekim për vete shumën 10,000 lekë nga pjesa e pambuluar e sigurimit të detyrueshëm
shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në
Shqipëri zoteron një apartament, të cilin ia ka dhënë me qera një fondacioni nga i cili
përfiton 200,000 lekë në muaj dhe të ardhurat totale vjetore bruto nga qeradhenia janë
2,400,000 lekë për të cilat nuk është mbajtur dhe paguar tatimi në burim për pagesën e
qerasë nga fondacioni, të përfituara prej tij.
Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si më
poshtë:
Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën 0
lekë (paga mujore = 28,000 lekë dhe eshte poshte pragut te tatueshem).
Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës
individuale.
I M ka qëndruar në Greqi gjatë vitit 2016, për një periudhe kohore prej 8 muaj nga data 1
Janar deri në 31 Tetor, pra gjithsej 304 ditë. Bazuar ne marrëveshjen për shmangien e
taksimit të dyfishtë me Greqinë, individi I M konsiderohet rezident në shtetin grek dhe për të
ardhurat e përfituara në Greqi është tatuar në këtë shtet.
Të ardhurat e përfituara në Shqipëri nga qeradhënia e banesës së tij dhe nga punesimi i tij e
tejkalojnë shumën prej 2,000,000 lekë dhe për këtë edhe pse personi është jorezident
mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar,
neni 13 është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të
ardhurave / formularin D1, vetëm për të ardhurat bruto vjetore me burim në Shqipëri.
Meqënëse ky person nuk plotëson kushtin e rezidentit shqiptar ai nuk përfiton nga zbritja e
shpenzimeve të bëra për mjekim për vete në shumën 10,000 lekë.
Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi do ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij ne rubrikat nga [3] deri në
*17+, Seksioni A si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
Individi duhet të vendosë shenjën “X” në kutizën *4+ Jorezident në Republikën e Shqipërisë
dhe përkrah të plotësojë me gërma kapitale
www.al-tax.org
21
REZIDENT NË SHTETIN ǀ_Gǀ_Rǀ_E_ǀ_Q_ǀ_I_ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ
I M nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat
kryesore të identifikimit.
Në faqen e dytë të deklaratës, te Seksioni B plotëson:
Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
do të shënojë shumën 56,000 lekë. Të ardhurat bruto të tatuara nga paga apo shpërblime
nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 0 lekë, në rubrikën [6] të ardhura
bruto nga qiraja do të shënojë shumën 2,400,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të
paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] = 2,456,000
lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i
ndryshuar, ky individ nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi ai
është jorezident në Shqiperi.
Për saktësimin e residencës së tij individi I M duhet të paraqesë në drejtorine tatimore ku ka
gjendjen civile çertifikatën e residencës për qëllime tatimore të marrë nga autoriteti tatimor
i vendit të residences, pra autoriteti tatimor grek.
Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset shuma e rubrikës [15] – rubrikën [3] =
2.456,000 lekë.
Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me
shkallën tatimore 15%.
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart Iliri
duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 0 Leke e llogaritur si më poshtë:
Shuma e kutisë [22] x 0 % = 0 leke;
Meqënëse nuk është paguar tatimi mbi qeranë rubrika [24] nuk plotësohet pra shuma
totale e paguar është ajo e kutisë [34]. Për rrjedhojë tatimi i detyrueshëm për t’u paguar
është diferenca e shumës së llogaritur të tatimit, pra kutia [21] plotësohet me shumën
360,000 lekë minus shumën e tatimit të paguar kutia [34], përkatësisht në shumën 0 lekë.
Detyrimi i tatimit për t’u paguar kutia [35] do të rezultojë 360,000 lekë dhe këtë detyrim
duhet ta paguajë për vitin 2016 deri në datën 2 Maj 2017.
Nga evidentimi i deklaratës rezulton, se meqenese nuk është paguar në afatet kohore ligjore
tatimi në burim nga të ardhurat e qirasë nga fondacioni do te penalizohet për mosmbajtje
dhe mosderdhje për llogari të organeve tatimore të tatimit në burim duke u penalizuar në
masën 50% të tatimit mbi qiranë duke përfshirë këtu edhe kamatëvonesat për cdo muaj.
www.al-tax.org
22
5. Rasti i një individ të huaj rezident në Shqipëri
Individi, shtetas gjerman S B, në muajin janar të vitit 2016 punësohet në një kompani nafte
në Shqipëri. Në bazë të kontrates të lidhur me kompaninë që prodhon naftë në Shqipëri, ai
përfiton të ardhura mujore ne formën e pagës, gjatë vitit 2016 në shumën 500,000 lekë.
Gjithashtu ai përfiton shpërblime për cdo sukses në shumën 200,000 lekë dhe ka përfituar
1,000,000 lekë për vitin 2016. Në Shqipëri ai ka një depozitë kursimi, nga e cila përfitoi
interesa gjatë vitit 2016 në shumën 250,000 lekë. Ai përfitoi të ardhura vjetore në shumën
7,250,000 lekë.
Gjatë vitit ka shpenzuar për mjekim për veten nga skema e pambuluar nga sigurimet
shëndetesorë shumën 50,000 pasi u aksidentua gjatë një ndeshje futbolli.
Ai banon në një shtëpi të marrë me qera në rrugën Myslym Shyri në Tiranë.
Për të ardhurat e realizuara nga futbollisti gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si
më poshtë:
Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën
1.021.200 lekë lekë (paga mujore = 500,000 lekë, tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi
bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat
tatimore” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.
Nga interesat bankare të përfituara në shumën bruto 250,000 lekë, ka paguar 37,500 lekë
tatim në burim.
Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës
individuale.
Mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar,
neni 13, individi është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të
të ardhurave / formularin D2, për të ardhurat bruto vjetore brënda dhe jashtë Shqipërisë.
Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi duhet ta plotësojë si më poshtë:
Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në
*22+, te Seksioni A si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson. Individi duhet të
vendosë shenjën “X” në kutizën *3+ Rezident në Republikën e Shqipërisë. Ne rubrikën [5] ai
plotëson numrin fiscal sipas letër njoftimit të tij.
Ai nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të
dhënat kryesore të identifikimit.
www.al-tax.org
23
Në faqen e dytë të deklaratës, Seksioni B plotëson:
Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
do të shënojë shumën 7,000,000 lekë, në rubrikën [8] të ardhura bruto nga interesat
bankare do të shënojë shumën 250,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara.
Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [8] = 7,250,000
lekë.
Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra.
Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i
ndryshuar, ky individ nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi ai
ka realizuar të ardhura mbi shumën 1,050,000 lekë.
Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset shuma 7,250,000 lekë.
Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me
shkallën tatimore 15%.
Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart
Roland duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat:
Rubrika [22] tatimi mbi pagën dhe shpërblime të tjera nga punësimi në shumën 1,021,200.
Tatimi i paguar për interesin bankar, rubrika [26] plotësohet me shumën = 37,500 lekë.
Ndërsa rubrika [34] plotësohet me shumën 1,058,700 leke.
Meqënësë rubrika [34] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e
barabartë me shumën e cila duhej të paguhej. Pra rubrika [36] është e barabartë me
rubrikën [21], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë
nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e
barabartë me zero.
Individi rezident i huaj, duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të
deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
www.al-tax.org
24
DIVA 2017, Edicioni 2
Dokumente Fiskale Shqiptare
DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017
Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat individuale, 2017
www.al-tax.org
altax@constultant.com
Prill 2017
Tiranë, Shqipëri

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se beNjomza Mjeku
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveShkollë
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeRefik Mustafa
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Trafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzoreTrafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzorecelmani
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.historibaftjar
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 

La actualidad más candente (20)

4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be4.2. burimet e të drejtes se be
4.2. burimet e të drejtes se be
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
Dyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e PopujveDyndja e Madhe e Popujve
Dyndja e Madhe e Popujve
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e PërgjithshmeE Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Trafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzoreTrafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzore
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Projekt.histori
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.histori
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 

Similar a Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017

Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveFisnik Morina
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveMenaxherat
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
KF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraKF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraBujar Morina
 
Shkenca mbi financat k. tatimeve
Shkenca mbi financat  k. tatimeveShkenca mbi financat  k. tatimeve
Shkenca mbi financat k. tatimeveFisnik Morina
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipALTAX Consulting
 
international finance
international financeinternational finance
international financeLabinot Aliu
 
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...Menaxherat
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleALTAX Consulting
 
tax alert grant thorton.pdf
tax alert grant thorton.pdftax alert grant thorton.pdf
tax alert grant thorton.pdfbrikenrama1
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorCareers at SIFE UT
 

Similar a Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 (20)

Diva 2012
Diva 2012Diva 2012
Diva 2012
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
Kontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i TatimeveKontabiliteti i Tatimeve
Kontabiliteti i Tatimeve
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
Ligji 03-l-222
Ligji  03-l-222Ligji  03-l-222
Ligji 03-l-222
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
TVSH
TVSHTVSH
TVSH
 
KF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhuraKF L1 Tatimi ne te ardhura
KF L1 Tatimi ne te ardhura
 
Shkenca mbi financat k. tatimeve
Shkenca mbi financat  k. tatimeveShkenca mbi financat  k. tatimeve
Shkenca mbi financat k. tatimeve
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
 
Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
 
tax alert grant thorton.pdf
tax alert grant thorton.pdftax alert grant thorton.pdf
tax alert grant thorton.pdf
 
Ligji 2009 3_l161
Ligji 2009 3_l161Ligji 2009 3_l161
Ligji 2009 3_l161
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
 
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
 

Más de ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 

Más de ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 

Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017

  • 1. www.al-tax.org 1 Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat individuale, 2017 ALTAX CENTER Studime Fiskale Shqiptare Nr. 2017/04/02 www.al-tax.org altax@constultant.com Datë 23.04.2017 Tiranë, Shqipëri
  • 2. www.al-tax.org 2 DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017 Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat individuale, 2017 ALTAX CENTER Studime Fiskale Shqiptare Edicioni 2të Qendra ALTAX është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike shqiptare me qasje drejt politikës fiskale evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me sistemin fiskal dhe pershtatjen e tij sipas ambjentit ekonomik, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët në terren, studiuesit) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi ambjentin fiskal dhe klimën ekonomike. Nga ana tjetër bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë. NE JU NDIHMOJMË TË PAGUANI TAKSAT. NE JU NDIHMOJMË TË MOS PAGUANI BAKSHISH PËR TAKSAT! www.al-tax.org altax@constultant.com Prill 2017 Tiranë, Shqipëri
  • 3. www.al-tax.org 3 © ALTAX Studime Fiskale Shqiptare Prill 2017 Përgatitja dhe shpërndarja A. Gjokutaj Qendra ALTAX DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017 Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat individuale, 2017 Dokumenti është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë të interesuarit, ose për ta përdorur në funksion të diskutimeve dhe analizave të politikave për zbatimin në praktikë te zgjerimit te bazes tatimore në kuadër të diskutimit te formalizimit te te ardhurave dhe forcimit e konsolidimit të financave. Autorësia është e © ALTAX. Cilido që do të përdorë të dhëna apo pjesë nga ky botim, është i detyruar të shënojë autorësinë si referencë në publikimet që do të përdorë. Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org Nëse keni kërkesa apo pyetje dërgojini te altax@consultant.com Fjalë kyç: 2017, DIVA, Shqipëri, te ardhura, pagesa, shpenzime, tatime
  • 4. www.al-tax.org 4 PËRSHKRIM Dokumenti i përgatitur nga ekspertët e ALTAX CENTER synon të sqarojë ato pika që mbeten ende të paqarta pas leximit të ligjit dhe udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat. Deklarata e tatimit mbi të ardhurat individuale vjetore është një formë që plotëson më mirë shpërndarjen e barrës së tatimeve edhe mbi individë që nuk janë të njohur dhe nuk kanë qenë objekt tatimi të mbajtur në burim. Kjo kategori tatimpaguesish i përket edhe individëve që realizojnë të ardhurat nga kapitali (qeradhënia e aktiveve) Nga ana tjetër, duke reflektuar në këtë dokument sqarues edhe reagimet nga individët e interesuar për të zbatuar korrektësisht detyrimet që lindin nga zbatimi i ligjit arrihet edhe një njohje më e thelluar e zbatimit te tatimit mbi të ardhurat individuale
  • 5. www.al-tax.org 5 PËRMBAJTJA Përshkrim Faqe 6 I Objekt i deklarimit Faqe 7 II Rregullat për njohjen e tatimit të paguar Faqe 8 III Të ardhurat që bëhen objekt deklarimi Faqe 13 IV Shpenzimet që njihen si të zbritshme Faqe 19 V Raste dhe shembuj të plotësimit të Deklaratës
  • 6. www.al-tax.org 6 I. Kush përfshihet, kush përjashtohet dhe deklarimi me dëshirën e individit 1. Detyrimi për deklarim përfshin të gjithë individët që realizojnë te ardhura vjetore nga të gjitha burimet1 në shumën totale më shumë se 2.000.000 leke vjetore (përfshirë individët rezidentë dhe jo rezidente më të ardhura brenda dhe jashtë territorit te Republikes se Shqipërisë). Individët brenda familjes që kanë të ardhura nga burime të ndryshme janë të detyruar të deklarojnë individualisht, nëse plotësojnë kriterin e realizimit të të ardhurave. 2. Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më pak se 2.000.000 leke vjetore. 1 Në burimet e të ardhurave përfshihen çdo e ardhur, me përjashtim: 1. Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetesore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës ne fuqi. 2. Bursat e nxënësve dhe te studentëve. 3. Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqesish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi. 4. Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publike. 5. Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Shqipërisë. 6. Të ardhurat e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për ish-pronarët dhe ish të dënuarit politikë. 7. Kontributet e bëra nga punëdhënësi për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të punëmarrësve. 8. Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore. 9. Të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritjet në shkencë, sport, kulturë. 10. Kalimin e së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer apo person fizik a juridik që kryen aktivitet bujqësor është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. 11. Kontributin e bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar. 12. Kthimin nga investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve, gjatë administrimit nga shoqëria administruese.
  • 7. www.al-tax.org 7 Ky ligj nuk i përjashton zyrtarët publikë, që kanë detyrim ligjor deklarimin e pasurisë. Deklarata që ata bëjnë për deklarimin e pasurisë mund të përdoret si një argument shtesë për burimin e shumave të të ardhurave vjetore të realizuara nga ta. 3. Deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, per arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme.
  • 8. www.al-tax.org 8 II. Rregullat për njohjen e tatimit të paguar 4. Diferenca midis totalit të të ardhurave bruto dhe shpenzimeve të zbritshme përbën të ardhurën e tatueshmë të individit e cila tatohet me shkallën tatimore në fuqi 15 për qind. Nëse diferenca është pozitive, deklaruesi, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave, bën pagesën e tatimit. Nëse diferenca është negative, administrata tatimore ia kthen deklaruesit shumën e taksave të paguara më tepër ose, me pëlqim të deklaruesit, kjo shumë mund të përllogaritet si pagesë e kryer për vitin tatimor vijues. 5. Shumës së këtij tatimi, i zbriten tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore të dokumentuara nga mbajtësi në burim i këtyre tatimeve. 6. Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për to jashtë Republikes se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara të vërtetura nga autoritetet e këtyre vendeve, janë të zbritëshme. 7. Në rast se të ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikes se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të zbritshme. 8. Deklaruesit që kanë të ardhura vjetore prej të paktën 1,050,000 lekësh nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
  • 9. www.al-tax.org 9 III. Të ardhurat që janë objekt deklarimi 9. Te ardhurat bruto jane: a) të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët2 dhe fitimi nga zhvillimi i veprimtarisë së biznesit të vogël, që rezulton nga Deklarata e të Ardhurave Personale të Biznesit të Vogël për të vetëpunësuarit; b) të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit; c) të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit; d) të ardhurat bruto nga interesa bankarë; e) fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme; f) shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit; g) të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike; h) fitimi kapital nga dhurimi; i) të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; j) të ardhura bruto të tjera, që individi i përfiton në natyrë, në të holla, apo në metale e sende të çmuara, të cilat nuk përmenden më lart. 2 Në këtë kontekst përfshihen vetëm të ardhurat që krijohen nga marëdhënie punësimi (pra individi që është objekt deklarimi është punëmarrës), përfshirë edhe shpërblime të ardhura nga marëdhëniet e kontratës së punësimit. Nuk përfshihen të ardhura nga biznesi si i vetëpunësuar2 , pavarësisht nga forma juridike e regjistrimit në QKB. Pra, deklarimi i pagës bëhet vetëm për rastet kur ka një kontratë punësimi individuale midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në rastin e vetëpunësimit nuk ka marëdhënie punëdhënës dhe punëmarrës, sipas Kodit të Punës. Të ardhurat nga vetëpunësimi deklarohen sipas pikës më poshtë.
  • 10. www.al-tax.org 10 Për individët rezidentë fiskalë shqiptarë, që kanë realizuar të ardhura dhe janë taksuar për to jashtë Republikës se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara të vërtetuara nga autoritetet e këtyre vendeve, janë të zbritëshme. Në rast se të ardhurat i kanë realizuar dhe u janë taksuar jashtë Republikës se Shqipërisë në vende me të cilat Shqipëria nuk ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, tatimet e paguara nuk janë të zbritëshme. Rasti më i ndeshur do të jetë për të ardhurat e emigrantëve, që janë rezidentë shqiptarë (ose jo rezidentë shqiptarë). Edhe pse mund të dërgojnë para pranë familjes së tyre në Shqipëri, nëse ato janë tatuar në vendin ku ata jetojnë ato janë objekt për tu kredituar dhe mos të paguhen dy herë duke përmbushur kriteret në rastet kur përjashtohet tatimi sipas Marrëveshjeve për eliminimin dhe shmangien e taksimit të dyfishtë. Për çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në deklaratën vjetore të të ardhurave, tatimpaguesi që bën deklaratën mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre, në çdo rast, ruhet në përputhje me legjislacionin fiskal dhe vihet në dispozicion të administratës tatimore, kur kërkohet prej saj.
  • 11. www.al-tax.org 11 IV. Shpenzimet që njihen si të zbritshme nga të ardhurat e tatueshme 10. Shpenzimet e zbriteshme jane: a) Kontributet vullnetare ne fondin e pensionit vullnetar dhe kontributet vullnetare te individit per jeten dhe shendetin, te derdhura nga vetë individi, si dhe pjesa e shpenzimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Kufiri maksimal per lehtesi tatimore per kontributet vjetore eshte vlera me e vogel qe del nga krahasimi i shumes 200 000 leke/vit dhe 15 % te te ardhurave vjetore bruto te anetarit te fondit; b) shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari; c) shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave; d) Personat jorezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme. Brenda një familje, me të ardhura totale vjetore bruto të secilit prej pjesëtarëve të saj tyre deri në shumën 1,050,000 lekësh, për përfitimin e shpenzimeve të zbritshme mund të plotësohet një deklaratë vetëm nga kryefamiljari. Në rastin kur pjesëtarët e familjes kanë të ardhura vjetore bruto vjetore deri në shumën 1,050,000 lekë, ndërsa kryefamiljari e kalon limitin prej 1,050,000 lekë apo edhe 2,000,000 lekë, atëherë deklarata për përfitim nga shpenzimet e zbritshme mund të plotësohet vetëm nga gruaja e tij. Personat jo rezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.
  • 12. www.al-tax.org 12 11. Detyrimi i parë për deklarimin e të ardhurave individuale vjetore, për vitin fiskal 2016 nga subjektet e parashikuara në këtë ligj duhet te behet jo me vone se data 2 Maj 2017. Për çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në deklaratën vjetore të të ardhurave, tatimpaguesi që bën deklaratën mban kopje origjinale të dokumentit që provon të ardhurën apo shpenzimin e zbritshëm ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit. Në rastin kur deklarata dorëzohet elektronikisht, dorazi apo me postë, skanime/fotokopje e këtyre dokumenteve i bashkëlidhen deklaratës vjetore të të ardhurave. Origjinali i tyre, në çdo rast, ruhet në përputhje me legjislacionin fiskal dhe vihet në dispozicion të dministratës tatimore, kur kërkohet prej saj.
  • 13. www.al-tax.org 13 V. Raste e shembuj të plotësimit të Deklaratës 1. Rasti kur individi ka detyrimin për të deklaruar Individi E G, rezidente shqiptare me statusin e kryefamiljares, me dy fëmijë nën kujdestarinë e saj ka përfituar të ardhura gjatë vitit 2016, të natyrës si më poshtë:  Nga punesimi në nje shoqëri shqiptare ka përfituar të ardhura bruto nga paga në shumën 1,200,000 lekë, ku paga mujore e saj është 100,000 lekë në muaj;  E G eshte aksionere në shoqërinë X Y sh.a. dhe ka përfituar të ardhura bruto nga dividenti në shumën 1,000,000 leke pasi shoqëria shpërndau fitimet e saj bazuar në vendimin e asamblesë së aksionerevë për fitimin e realizuar gjatë vitit 2015 bazuar në rezultatet e bilancit të shoqerisë në muajin qershor të vitit 2016;  E G ka në pronësi një godinë të cilën e ka lëshuar me qera ku ka lidhur një kontratë qeradhenie me nje tatimpaguesi i cili ushtron veprimtarine e shërbimit te restorantit, të ardhurat bruto vjetore nga qiraja janë në shumën 1,200,000 lekë. Gjatë vitit 2016, E G ka kryer pagesat për tatimet apo mbajtur ne burim si më poshtë:  tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar në masën 109.200 lekë;  tatimi mbi të ardhurat nga dividenti i mbajtur në burim nga shoqëria aksionere e cila ka shpërndarë fitimin e vitit 2010 dhe i paguar në shumën 150,000 lekë;  tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 180,000 lekë. Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale Individi rezident, E G brenda datës 2 Maj 2017 duhet të dorëzojë deklaratën e të ardhurave individuale vjetore për vitin 2016, pasi plotëson kushtet e nenit 13, të ligjit nr. 8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion lekë në vit. Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, duhet ta plotësojë si më poshtë: Në faqen e parë të saj (Seksioni A) duhet të plotësojë të dhënat identifikuese të saj në rubrikat nga *3+ deri në *17+, si dhe të vendosë shenjën “x” në kutizën që e përfaqëson të dhënat e saj.
  • 14. www.al-tax.org 14 Ajo nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk kanë të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit. Në faqen e dytë të deklaratës (Seksioni B): Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumen 1,200,000 lekë, në rubrikën [5] Të ardhurat bruto nga dividenti do të shënojë shumen 1,000,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 1,200,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara. Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [5] + rubrika [6] = 3,400,000 lekë. Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqeruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra. Në rubrikën [20] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikave [15] minus rubrikën [19] e cila është zero, pra rubrika [20] plotësohet me shumën 3,400,000 lekë. Në rastin tonë rubrika [15] – rubrika [19] = rubrika [20]. 3,400,000 lekë – 0 = 3,400,000 lekë. Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 15%. Për tatimet e paguara gjatë vitit 2016, për të ardhurat që ka realizuar, duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat: Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 109,200 lekë; Rubrika [23] tatimi mbi dividentin në shumen 150,000 lekë; Rubrika [24] tatimi mbi qiranë në shumën 180,000 lekë. Në rubrikën [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[23] + rubrika [23] = 439,200 lekë. Meqënësë rubrika [34] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [34] është e barabartë me rubrikën [21], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero. E G duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e saj, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor. Kur plotësohet elektronikisht nënshkrimi nuk kryhet pasi individi pajiset me një user name dhe passëord nga drejtoria rajonale tatimore, më të afërt me vendbanimin e saj. Kjo vlen për çdo deklarim pavarësisht nga rezidenca e individit.
  • 15. www.al-tax.org 15 2. Rasti kur individit nuk i njihen shpenzimet e zbritshme Individi rezident shqiptar E P, me profesion mjek i licensuar pranë një institucioni shtetëror në Republikën e Shqipërisë, me status i martuar, me dy fëmijë nën kujdestarinë e tij ka përfituar të ardhura gjatë vitit 2016 të natyrës si më poshtë:  Nga paga dhe maredhenie punesimi ka përfituar shumën bruto prej 500,000 lekë;  Nga dhënia me qera e një apartamenti ka përfituar të ardhura në shumën 300,000 lekë.  Gjatë vitit mori pjesë në një llotari kombëtare dhe fitoi 1,500,000 lekë.  Individi merr pjese në Turqi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në një konferencë pesë ditore për kirurgjine në Korrik 2016, përfitoi të ardhura bruto në shumën 1,500 US. D. E P gjatë vitit 2016, ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijëve të tij, interesi bankar i të ciles është llogaritur në shumën 50,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën totale 40,000 lekë. E P gjatë vitit 2016 ka kryer pagesat për tatimet apo mbajtur ne burim si më poshtë:  Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhenesi dhe të paguara në masën 18,200 lekë;  Tatimi mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 45,000 lekë;  Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet në llotarinë kombëtare në shumen 225,000 lekë;  Tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga konferenca në Turqi = 225 US.D të mbajtura në Turqi. Nga tatimpaguesi turk, organizator i konferencës u mbajt tatimi në burim në shkallën tatimore prej 15% për pagesën që iu bë individit për përkthimin e kryer sipas shkallës tatimore që aplikohet në Turqi, pra në shumën 225 US.D. E P duke qene rezident shqiptar duhet të dorëzojë brenda datës 2 Maj 2017 deklaratën e të ardhurave individuale vjetore pasi plotëson kushtet e nenit 13 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, pra realizon të ardhura mbi 2 milion lekë. Të ardhura vjetore bruto të realizuara në Shqipëri janë në shumën 2,300,000 lekë dhe të ardhura të përfituara jashtë Shqipërisë janë në shumën 1,500 US.D, ai pra ka detyrim ligjor të plotësojë e dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave. Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale. Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave E P, duhet ta plotësojë si më poshtë: Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17] te Seksioni A, si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson.
  • 16. www.al-tax.org 16 E P nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit. Në faqen e dytë të deklaratës, Seksioni B ploteson: Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 500,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 300,000 lekë, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga lojrat e fatit do të shënojë shumën 1,500,000 lekë, në rubrikën [13] të ardhurat bruto nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të shënojë shumën 150,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara. Në momentin e plotësimit të deklaratës shuma në US.D konvertohet në lekë me kursin mesatar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2016 dhe kjo shumë në deklaratën vjetore vendoset në monedhën vendase në lekë. Supozojmë, se kursi mesatar vjetor i Bankës së Shqipërisë i publikuar është 1 US.D = 125 lekë. Pra 1,500 US.D të perfituar nga individi të llogaritura me kursin valutor si më lart janë të barasvlefshme me 1,500 US.D x 125 lekë = 187,500 lekë. Pra në deklaratën individuale vjetore të të ardhurave në rubrikën [13] do të vendoset shuma prej 187,500 lekë. Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [10] + rubrika [13] = 2,450,000 lekë. Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra. Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15] minus rubrikën [3] e cila është 500,000 leke, pra rubrika [19] eshte e barabartë me shumën 1,950,000 lekë. Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 15%, që në rastin tonë është e barabartë me 270,000. Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ai ka realizuar, siç i kemi përmëndur më lart, E P duhet të plotesojë përkatesisht rubrikat: Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 18,200 lekë; Rubrika [24] tatimi mbi qiranë në shumën 45,000 lekë; Rubrika [28] tatimi mbi lojrat e fatit në shumën 225,000 lekë; Rubrika [33] kreditimi i tatimit të huaj në shumën 28,125 lekë; Rubrika [33] kreditimi i tatimit të huaj plotësohet me shumën 28,125 lekë duke respektuar kushtet e nenit 37 “Kreditimi i tatimit të huaj” në të cilën lejohet kreditimi deri në shkallën tatimore 15% të aplikuar në Shqipëri. Në rubrikën [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[24] + rubrika [28] + rubrika [33] = 288,200 lekë.
  • 17. www.al-tax.org 17 Meqënëse rubrika [34] që përfaqeson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej, pra rubrika [34] është e barabartë me rubrikën [21], dhe individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë edhe nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar, pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero. E P duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
  • 18. www.al-tax.org 18 3. Rasti kur individi del me detyrimin për të paguar tatim Individi shtetas shqiptar, rezident në Shqipëri E R, kryefamiljar me tre femijë në kujdestari, ka përfituar të ardhura vjetore bruto në shumën 1,000,000 lekë. Ky individ nuk ka detyrim ligjor për të deklaruar të ardhurat e tij pasi këto të ardhura janë më të vogla se 2 milion lekë, kusht i përcaktuar si detyrim për të deklaruar në pikën 4, të nenit 13, të ligjit nr 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar por ai dëshiron të deklarojë për të përfituar nga njohja e shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 13/3 të ligjit të sipërpërmendur. Ky individ ka të ardhura nga punësimi në shumën 360,000 lekë. Paga mujore e tij është 30,000 lekë në muaj. Individi ka të ardhura 40,000 lekë nga pagesat në perkthime, të ardhura nga qeraja në shumën 500,000 lekë, si dhe ka përfituar interesa bankare në shumen 100,000 lekë. E R gjatë vitit 2016 ka marrë një kredi në bankën “X” për shkollimin e fëmijeve të tij, interesi bankar i të cilës është llogaritur në shumën 100,000 lekë në vit. Gjithashtu individi ka kryer shpenzime për mjekimin për veten dhe fëmijët nën kujdestari të cilat nuk mbulohen nga pjesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe për të cilat disponon fatura në shumën totale 50,000 lekë. Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë:  Tatimi mbi të ardhurat nga paga i mbajtur nga punëdhënësi i paguar prej tij në shumën 0 lekë.  Tatimi ne burim mbi të ardhurat nga pagesat në përkthime në shumën 6,000 lekë i paguar nga organizatori i llotarisë;  Tatimi mbi të ardhurat nga interesat bankare në masën 15,000 lekë i mbajtur në burim nga banka në të cilën ka depozituar paratë. Gjatë vitit nuk është paguar tatimin mbi të ardhurat nga qeraja në shumën 75,000 lekë. Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale. Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave E R duhet ta plotësojë si më poshtë: Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në [17] te Seksioni A, si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson. E R nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
  • 19. www.al-tax.org 19 Në faqen e dytë të deklaratës, te Seksioni B plotesohet: Në rubrikën [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 360,000 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 500,000 leke, në rubrikën [8] të ardhurat bruto nga interesat bankare do të shënojë shumën 100,000 lekë, në rubrikën [10] të ardhurat bruto nga perkthime do të shënojë shumën 40,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara për sa kohë që individi ka realizuar të ardhura vetëm përsa përmënden në shembull. Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] + rubrika [8] + rubrika [10] = 1,000,000 lekë. Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra. Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi të ardhurat e tij nga të gjitha burimet janë nën shumën 1,050,000 lekë në vit. Pra individi do të plotësojë rubrikat [16] , [17] dhe [18]. Në rubrikën [17] shpenzimet për mjekim për vete apo fëmijët për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor nuk do të llogaritet shuma e paguar realisht prej 40,000 lekë por do të vendoset shuma maksimale e lejuar e barabartë me 32.000 lekë. Në rubrikën [18] do të plotësohet shuma e rubrikave [17] + [18] = 132,000 lekë. Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset diferenca e rubrikës [15] me [18]. Në rastin tonë rubrika[15] – rubrikën [18] = rubrika [19]. Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [19] shumëzuar me shkallën tatimore 15%. Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar siç i kemi përmëndur më lart duhet të plotësojë përkatesisht rubrikat: Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 0 lekë; Rubrika [26] tatimi mbi interesat bankare në shumën 15,000 lekë; Rubrika [31] tatimi mbi te ardhura te tjera në shumën 6,000 lekë; Në rubriken [34] do të mblidhet shuma e rubrikave: rubrika [22] + rubrika[26] + rubrika [31] = 21,000 lekë. Meqënëse rubrika [34] që përfaqëson shumat e tatimeve të paguara gjatë vitit është më e vogël se sa detyrimi për t’u paguar (rubrika *24+ = 74,800 lekë), individi detyrohet të paguajë tatimin në shumën 36,800 lekë, si diferencë e rubrikës[24] me rubrikën [34]. Pra individi plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar me shumën 36,800 lekë dhe duhet të paguajë këtë detyrim deri në datën 2 Maj 2017.
  • 20. www.al-tax.org 20 4. Rasti i përfitimit të të ardhurave nga një individ shqiptar i cili ka emigruar në Greqi Individi shtetas shqiptar I M, i pamartuar, gjatë vitit 2016 ka punuar për 10 muaj në Greqi. Ai banon në një shtëpi të marrë me qera dhe punon në fushën e turizimit. Gjatë periudhës së punësimit në Greqi ai ka përfituar të ardhura bruto në shumën 5,400 Euro. Ky individ kthehet në Shqiperi gjatë vitit dhe punësohet për 2 muaj po në sektorin e turizmit ku përfiton të ardhura për dy muajt e punësimit në shumën 56,000 lekë. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri për nevoja shëndetsore ai shpenzon për vizita mjekësore si dhe mjekim për vete shumën 10,000 lekë nga pjesa e pambuluar e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në Shqipëri zoteron një apartament, të cilin ia ka dhënë me qera një fondacioni nga i cili përfiton 200,000 lekë në muaj dhe të ardhurat totale vjetore bruto nga qeradhenia janë 2,400,000 lekë për të cilat nuk është mbajtur dhe paguar tatimi në burim për pagesën e qerasë nga fondacioni, të përfituara prej tij. Për të ardhurat e realizuara nga individi gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë: Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën 0 lekë (paga mujore = 28,000 lekë dhe eshte poshte pragut te tatueshem). Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale. I M ka qëndruar në Greqi gjatë vitit 2016, për një periudhe kohore prej 8 muaj nga data 1 Janar deri në 31 Tetor, pra gjithsej 304 ditë. Bazuar ne marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë me Greqinë, individi I M konsiderohet rezident në shtetin grek dhe për të ardhurat e përfituara në Greqi është tatuar në këtë shtet. Të ardhurat e përfituara në Shqipëri nga qeradhënia e banesës së tij dhe nga punesimi i tij e tejkalojnë shumën prej 2,000,000 lekë dhe për këtë edhe pse personi është jorezident mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar, neni 13 është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave / formularin D1, vetëm për të ardhurat bruto vjetore me burim në Shqipëri. Meqënëse ky person nuk plotëson kushtin e rezidentit shqiptar ai nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të bëra për mjekim për vete në shumën 10,000 lekë. Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi do ta plotësojë si më poshtë: Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij ne rubrikat nga [3] deri në *17+, Seksioni A si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson. Individi duhet të vendosë shenjën “X” në kutizën *4+ Jorezident në Republikën e Shqipërisë dhe përkrah të plotësojë me gërma kapitale
  • 21. www.al-tax.org 21 REZIDENT NË SHTETIN ǀ_Gǀ_Rǀ_E_ǀ_Q_ǀ_I_ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ__ǀ I M nuk plotëson ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit. Në faqen e dytë të deklaratës, te Seksioni B plotëson: Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 56,000 lekë. Të ardhurat bruto të tatuara nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 0 lekë, në rubrikën [6] të ardhura bruto nga qiraja do të shënojë shumën 2,400,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara. Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [6] = 2,456,000 lekë. Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra. Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi ai është jorezident në Shqiperi. Për saktësimin e residencës së tij individi I M duhet të paraqesë në drejtorine tatimore ku ka gjendjen civile çertifikatën e residencës për qëllime tatimore të marrë nga autoriteti tatimor i vendit të residences, pra autoriteti tatimor grek. Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset shuma e rubrikës [15] – rubrikën [3] = 2.456,000 lekë. Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 15%. Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart Iliri duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat: Rubrika [22] tatimi mbi pagën në shumën 0 Leke e llogaritur si më poshtë: Shuma e kutisë [22] x 0 % = 0 leke; Meqënëse nuk është paguar tatimi mbi qeranë rubrika [24] nuk plotësohet pra shuma totale e paguar është ajo e kutisë [34]. Për rrjedhojë tatimi i detyrueshëm për t’u paguar është diferenca e shumës së llogaritur të tatimit, pra kutia [21] plotësohet me shumën 360,000 lekë minus shumën e tatimit të paguar kutia [34], përkatësisht në shumën 0 lekë. Detyrimi i tatimit për t’u paguar kutia [35] do të rezultojë 360,000 lekë dhe këtë detyrim duhet ta paguajë për vitin 2016 deri në datën 2 Maj 2017. Nga evidentimi i deklaratës rezulton, se meqenese nuk është paguar në afatet kohore ligjore tatimi në burim nga të ardhurat e qirasë nga fondacioni do te penalizohet për mosmbajtje dhe mosderdhje për llogari të organeve tatimore të tatimit në burim duke u penalizuar në masën 50% të tatimit mbi qiranë duke përfshirë këtu edhe kamatëvonesat për cdo muaj.
  • 22. www.al-tax.org 22 5. Rasti i një individ të huaj rezident në Shqipëri Individi, shtetas gjerman S B, në muajin janar të vitit 2016 punësohet në një kompani nafte në Shqipëri. Në bazë të kontrates të lidhur me kompaninë që prodhon naftë në Shqipëri, ai përfiton të ardhura mujore ne formën e pagës, gjatë vitit 2016 në shumën 500,000 lekë. Gjithashtu ai përfiton shpërblime për cdo sukses në shumën 200,000 lekë dhe ka përfituar 1,000,000 lekë për vitin 2016. Në Shqipëri ai ka një depozitë kursimi, nga e cila përfitoi interesa gjatë vitit 2016 në shumën 250,000 lekë. Ai përfitoi të ardhura vjetore në shumën 7,250,000 lekë. Gjatë vitit ka shpenzuar për mjekim për veten nga skema e pambuluar nga sigurimet shëndetesorë shumën 50,000 pasi u aksidentua gjatë një ndeshje futbolli. Ai banon në një shtëpi të marrë me qera në rrugën Myslym Shyri në Tiranë. Për të ardhurat e realizuara nga futbollisti gjatë vitit 2016 janë kryer pagesat për tatimet si më poshtë: Tatimi mbi të ardhurat nga paga, i mbajtur nga punëdhënësi, i paguar nga ai në shumën 1.021.200 lekë lekë (paga mujore = 500,000 lekë, tatimi i mbajtur nga paga nga punëdhënësi bazuar në tabelën e përllogaritjes së tatimit mbi pagën e përcaktuar në nenin 9 “Tarifat tatimore” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Nga interesat bankare të përfituara në shumën bruto 250,000 lekë, ka paguar 37,500 lekë tatim në burim. Pasqyrimi i të dhënave të mësipërme në plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale. Mbështetur në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat “, i ndryshuar, neni 13, individi është i detyruar të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave / formularin D2, për të ardhurat bruto vjetore brënda dhe jashtë Shqipërisë. Deklaraten individuale vjetore të të ardhurave individi duhet ta plotësojë si më poshtë: Në faqen e parë të saj shënohen të dhënat identifikuese të tij në rubrikat nga [3] deri në *22+, te Seksioni A si dhe vendoset shenja “x” në kutizën që e përfaqëson. Individi duhet të vendosë shenjën “X” në kutizën *3+ Rezident në Republikën e Shqipërisë. Ne rubrikën [5] ai plotëson numrin fiscal sipas letër njoftimit të tij. Ai nuk duhet të plotësojë ato rubrika të cilat nuk ka të dhëna shtesë të ndryshme nga të dhënat kryesore të identifikimit.
  • 23. www.al-tax.org 23 Në faqen e dytë të deklaratës, Seksioni B plotëson: Në rubriken [3] Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit do të shënojë shumën 7,000,000 lekë, në rubrikën [8] të ardhura bruto nga interesat bankare do të shënojë shumën 250,000 lekë. Rubrikat e tjera mbeten të paplotësuara. Në rubrikën [15] do të mblidhet shuma e rubrikave : rubrika [3] + rubrika [8] = 7,250,000 lekë. Shumat e rubrikave plotësohen të pashoqëruara me fjalën “lekë”, por vetëm me shifra. Në bazë të nenit 13/3 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, ky individ nuk përfiton nga zbritja e shpenzimeve të kryera për vitin 2016 pasi ai ka realizuar të ardhura mbi shumën 1,050,000 lekë. Në rubrikën [19] të ardhura të tatueshme vendoset shuma 7,250,000 lekë. Në rubrikën [21] shënohet shuma e tatimit të llogaritur të rubrikës [20] shumëzuar me shkallën tatimore 15%. Për tatimet e paguara gjatë vitit për të ardhurat që ka realizuar të permendura më lart Roland duhet të plotësojë përkatësisht rubrikat: Rubrika [22] tatimi mbi pagën dhe shpërblime të tjera nga punësimi në shumën 1,021,200. Tatimi i paguar për interesin bankar, rubrika [26] plotësohet me shumën = 37,500 lekë. Ndërsa rubrika [34] plotësohet me shumën 1,058,700 leke. Meqënësë rubrika [34] që përfaqëson shumën e tatimeve të paguara gjatë vitit është e barabartë me shumën e cila duhej të paguhej. Pra rubrika [36] është e barabartë me rubrikën [21], individit nuk i lind detyrim për të paguar tatim të mbetur dhe për rrjedhojë nuk plotëson rubrikën [35] tatimi i detyrueshëm për t’u paguar pasi kjo rubrikë është e barabartë me zero. Individi rezident i huaj, duhet të plotësojë emrin, mbiemrin e tij, datën e dorëzimit të deklaratës dhe e nënshkruan atë nëse e dorëzon në format letër, dorazi në organin tatimor.
  • 24. www.al-tax.org 24 DIVA 2017, Edicioni 2 Dokumente Fiskale Shqiptare DEKLARATA INDIVIDUALE E TË ARDHURAVE VJETORE, 2017 Sqarime për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat individuale, 2017 www.al-tax.org altax@constultant.com Prill 2017 Tiranë, Shqipëri