SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 3
Kundër informalitetit të punës në Shqipëri
Një numër i politikave drejt reduktimit të punësimit informal tashmë janë futur në shënjestër
në Shqipëri.
Taksa e biznesit të vogël është ulur, apo për një numër shumë të madh është hequr fare, në
mënyrë që bizneset e vogla të bëhen më konkurruesë dhe të kenë një barrë më të vogël.
Kontributet e sigurimeve shoqërore janë në nivele të moderuara duke pësuar ulje të pagesës
në dekadën e fundit. Pjesa kontributive e punëdhënësit bashkë me atë të punëmarrësit është
ulur nga 41.9% në 32.9% dhe më tej në 27.9% për ta bërë pagesën më tërheqëse, veçanërisht
për punëdhënësit. Të ardhurat personale janë tashmë për më shumë se 65% të tyre (pagat)
në taksim progresiv dhe tatimi mbi fitimin është rritur në një normë që arrin te 15% e fitimit
bruto.
Në sektorin privat, një sistem pagash referuese është i pranishëm si opozitë e pagave që
anashkalojnë sistemin bankar dhe jepen punonjësve me zarf. Pagesat e pagave, të kërkuara
nga organi tatimor duhet të kanalizohen gjithnjë nëpërmjet sistemit bankar për të kufizuar
pagesat informale të holla.
Procedurat e regjistrimit të biznesit janë duke u thjeshtuar, duke i dhënë bizneseve të vogla
dhe të mesme aftësinë për të regjistruar aktivitetin brenda vetëm 24 orëve. Pjesëmarrja në
prokurimin publik është e lidhur me publikimin e plotë të informacionit të pagave dhe taksave
pagesave nga kompanitë që kontribuojnë. Për më tepër, regjistrimi i detyrueshëm i të
vetëpunësuarve është në fuqi.
Por situata e tregut formal të punës duket se ka probleme që duhet të adresohen. Në bazë të
anketave të bëra nga ILO1, specifikisht për Shqipërinë ka treguar se punësimi informal është
më së shumti në aktivitete të shitjes së tregtisë me pakicë (41%), ndërtimit (19%) dhe
shërbimit (19%). lndividët privatë dhe të njohurit e tyre (anëtarët e familjes, miqtë, etj) janë
burimi kryesor i punësimit informal.
Por, çfarë i shtyn punëdhënësit të jenë pjesë e tregut informal të punës?
Barra fiskale për punëdhënësit dhe punëtorët mbetet një nga arsyet kryesore për nivelin
veçanërisht të lartë të informalitetit në mesin e personave të vetëpunësuar, rezultuar nga
anketimet e kryera për studimin e informalitetit në tregun e punës.
Një barrë fiskale shumë e lartë në formën e taksave mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve
shoqërore tashme eshte nje postulat i njohur, i cili mund të ketë pasoja serioze në
konkurrencën e një biznesi. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës preferojnë të paguajnë
një sasi të caktuar të pagave me zarf ose të veprojnë tërësisht në informalitet. Kjo mënyrë
operimi potencialisht mund të shtrembërojë konkurrencën në treg duke qenë se
punëdhënësit që nuk paguajnë taksa kanë një avantazh të padrejtë konkurrues mbi bizneset
që janë në përputhje me rregullat.
1 Organizata Ndërkombëtare e Punës
Ulja e tatimit mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore është provuar në disa raste
që mund të rritë pajtueshmërinë dhe si rezultat të ardhurat prej taksave potencialisht mund
të rriten. Megjithatë, studimet e kryera në këtë drejtim konkludojnë se vetëm ulja e taksave
të punës e pashoqëruar me reforma është një formulë e paplotësuar. Reforma fiskale, e cila
shoqërohet me reformën e tregut të punës dhe reformat e tjera për ekonominë dhe tregun
financiarduhet të përfshijë edhe formulën e masave të mundshme stimuluese fiskale,
sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërsa është gjithashtu e rëndësishme për të
lehtësuar pajtueshmërinë që të rishikohen dhe thjeshtohen kërkesat ligjore dhe
administrative, të tilla si regjistrimi dhe licencimi. Në fakt, kostot enë përput pajtueshmërisë
me rregullat (në aspektin e kohës, parave dhe ekspertizës), veçanërisht për bizneset e vogla,
tentojnë përherë të bëhen të rënda.
Tregues të qartë ekonomikë duhet të zhvillohen që të matin në mënyrë të rregullt ecurinë e
tregut të punës dhe problematikave të lidhura me të për të ndihmuar partnerët socialë në
diskutimet e tyre në përcaktimin e pagave minimale, trajtimit të punonjësve, luftës ndaj
informalitetit dhe rritjes së kapaciteteve. Bashkëpunimi i ngushtë me INSTAT është ai i
nevojshmi, i cili duhet të bazohet në krahasimin e pagave minimale dhe pagave mesatare në
sektorë dhe rajone të veçanta, sidhe në publikimin e treguesve të tjerë që tregojnë tendencën
e tregut të punës.
Në varësi të të dhënave të tregut mbi tendencën dhe situatën e tij është një sfidë mjaft
komplekse për agjensitë publike dhe gjithë sektorin privat të luftohet në uljen e përqindjes së
një treguesi të kthyer në armikun më të madh të tregut: informaliteti.
Natyrshëm dhe e lidhur me misionin e administratës tatimore si dhe inspektoriatit të punës,
pesha e informalitetit është e nevojshme të lehtësohet vit pas viti deri në arritjen e objektivit
të vendosur nga qeveria.
Në morinë e strategjive dhe programeve të operimit për të luftuar informalitetin shikon
gjithnjë angazhime dhe detyra nga më të ndryshmet. Vit për vit përsëritje të angazhimit ndaj
informalitetit dhe në fund të shumë viteve ai nuk ka luajtur nga vendi. Vijon ende të jetë me
një peshë që i merr frymën tregut formal.
Edhe pse janë konsumuar me mijëra orë pune dhe janë arritur edhe suksese në detyra të
ndryshme, lufta ende është një një qark të pambyllur ende dhe që më shumë duket si një
angazhim për ta bërë se kërkohet dhe jo si një pjesë e domosdoshme e detyrave të
përditshme.
Skema specifike, me shënjestër të qartë në tregun informal duhet të jenë të stiluara të tilla
për ti lejuar punëtorët informale dhe punëdhënësit e tyre për të hyrë në formalitet. Individët
dhe bizneset mund tu jepet një periudhë e caktuar kohore, gjatë së cilës ata mund të hyjnë
në ekonominë formale pa sanksione. Administrimi i këtyre masave duhet të jetë aq i thjeshtë
sa të jetë i mundur për tu zbatuar ashtu si është parashkruar, duke shmangur burokracinë e
panevojshme dhe rregullat e tepruara në zbatim.
Si mundet ti adresojë qeveria problemet e punës informale?
Një mënyrë për të inkurajuar konsumatorët dhe bizneset të përdorin punën e deklaruar është
reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për mallra dhe shërbime të caktuara ku puna e
padeklaruar është më e përhapur p.sh. në Finlandë dhe Itali u bë një ulje e TVSH-së në fushën
e ndërtimit të rinovimit dhe mirëmbajtjes.
Një sektor që ka nevojë në mënyrë specifike është bujqësia, e cila paraqet nivelin më të lartë
të punësimit informal në Shqipëri. Karakteristika mbizotëruese e bujqësisë tradicionale është
shkalla e vogël e ndërmarrjeve, për të cilat sfida është të rritin produktivitetin dhe të
reduktojnë vulnerabilitetin.
Një praktikë interesante ështëfutur në Italipërmes Shërbimit voucher në sektorin e bujqësisë,
e cila lejon rregullimin e studentëve dhe pensionistëve, të cilët furnizojnë shërbimet e tyre
mbi baza rastësore gjatë sezonit të vjeljes së rrushit. Suksesi i këtyre skemave sjell zgjerimin
e kësaj qasjeje në sektorë të tjerë dhe aktivitete, të tilla sezonale nga të rinjtë dhe
shpërndarjes së mallrave dhe shërbimeve derë më derë.
Një nga pengesat kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal është mungesa e
aftësive të duhura. Masa aktive të tregut të punës duhet të udhëhiqen sipas qasjeve më të
lehta fillimisht drejt përmirësimit të aftësive për të mundësuar punëkërkuesit për të hyrë në
tregun formal të punës. Punët publike duhet të përdoren për të zhvilluar aftësitë e veçanta të
kërkuara në tregun formal të punës.
Analizat e kryera kanë treguar më tej se një pjesë e madhe e punëtorëve të punësuar në
mënyrë informale marrin ende përfitimet e papunësisë. Për këtë arsye, politikat pasive të
tregut të punës duhet të shoqërohen me masa më aktive, pasi masat pasive nuk janë në
përgjithësi mjeti efektiv në reduktimin e punësimit informal.
Është e rëndësishme që Shqipëria të zbatojë masa të denja për të luftuar aty ku vatrat e
informalitetit janë më të dëmshme për tregun formal duke e realizuar në një mënyrë efektive
që të ketë një ndikimin për periudha afatgjata.
Është e nevojshme që në përpjekjet për të krijuar një grup të stimujve pozitive për të lëvizur
nga informaliteti në formalitet të jepen si mundësi të përkohshme nga qeveria për kalimin
vullnetar nga puna e padeklaruar në aktivitetet formale duke e zbatuar në praktikë në një
mënyrë që është tërheqëse për bizneset informale, pa kosto shtesë dhe pa rreziqe
sanksionesh.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
ALTAX Consulting
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Fisnik Morina
 
5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion
Valdet Shala
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
Menaxherat
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
Valdet Shala
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
Fidan Sylejmani
 

La actualidad más candente (18)

Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
Kotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksatKotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksat
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015
 
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeveHyrje ne kontabilitetin e tatimeve
Hyrje ne kontabilitetin e tatimeve
 
5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMETProgres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë - TATIMET
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 

Destacado (6)

Gendering Hatsune Miku: Networked Gender and the Co-Construction of Identity ...
Gendering Hatsune Miku: Networked Gender and the Co-Construction of Identity ...Gendering Hatsune Miku: Networked Gender and the Co-Construction of Identity ...
Gendering Hatsune Miku: Networked Gender and the Co-Construction of Identity ...
 
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
 
Stop Dhuna
Stop DhunaStop Dhuna
Stop Dhuna
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
Dhuna
DhunaDhuna
Dhuna
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 

Similar a Kundër informalitetit të punës në shqipëri

Projekt matematike papunesia ne shqiperi
Projekt matematike papunesia ne shqiperi Projekt matematike papunesia ne shqiperi
Projekt matematike papunesia ne shqiperi
Tina Shemaj
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Violeta Visha
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
ALTAX Consulting
 

Similar a Kundër informalitetit të punës në shqipëri (15)

Nëse do të privatizohej administrata tatimore dhe doganore
Nëse do të privatizohej administrata tatimore dhe doganoreNëse do të privatizohej administrata tatimore dhe doganore
Nëse do të privatizohej administrata tatimore dhe doganore
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëriDrejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
 
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Tregu i punes
Tregu i punesTregu i punes
Tregu i punes
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
Projekt matematike papunesia ne shqiperi
Projekt matematike papunesia ne shqiperi Projekt matematike papunesia ne shqiperi
Projekt matematike papunesia ne shqiperi
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 

Más de ALTAX Consulting

Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
ALTAX Consulting
 

Más de ALTAX Consulting (19)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen now
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
 
Public investments can boost economy more than private ones
Public investments can boost economy more than private onesPublic investments can boost economy more than private ones
Public investments can boost economy more than private ones
 

Kundër informalitetit të punës në shqipëri

  • 1. Kundër informalitetit të punës në Shqipëri Një numër i politikave drejt reduktimit të punësimit informal tashmë janë futur në shënjestër në Shqipëri. Taksa e biznesit të vogël është ulur, apo për një numër shumë të madh është hequr fare, në mënyrë që bizneset e vogla të bëhen më konkurruesë dhe të kenë një barrë më të vogël. Kontributet e sigurimeve shoqërore janë në nivele të moderuara duke pësuar ulje të pagesës në dekadën e fundit. Pjesa kontributive e punëdhënësit bashkë me atë të punëmarrësit është ulur nga 41.9% në 32.9% dhe më tej në 27.9% për ta bërë pagesën më tërheqëse, veçanërisht për punëdhënësit. Të ardhurat personale janë tashmë për më shumë se 65% të tyre (pagat) në taksim progresiv dhe tatimi mbi fitimin është rritur në një normë që arrin te 15% e fitimit bruto. Në sektorin privat, një sistem pagash referuese është i pranishëm si opozitë e pagave që anashkalojnë sistemin bankar dhe jepen punonjësve me zarf. Pagesat e pagave, të kërkuara nga organi tatimor duhet të kanalizohen gjithnjë nëpërmjet sistemit bankar për të kufizuar pagesat informale të holla. Procedurat e regjistrimit të biznesit janë duke u thjeshtuar, duke i dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme aftësinë për të regjistruar aktivitetin brenda vetëm 24 orëve. Pjesëmarrja në prokurimin publik është e lidhur me publikimin e plotë të informacionit të pagave dhe taksave pagesave nga kompanitë që kontribuojnë. Për më tepër, regjistrimi i detyrueshëm i të vetëpunësuarve është në fuqi. Por situata e tregut formal të punës duket se ka probleme që duhet të adresohen. Në bazë të anketave të bëra nga ILO1, specifikisht për Shqipërinë ka treguar se punësimi informal është më së shumti në aktivitete të shitjes së tregtisë me pakicë (41%), ndërtimit (19%) dhe shërbimit (19%). lndividët privatë dhe të njohurit e tyre (anëtarët e familjes, miqtë, etj) janë burimi kryesor i punësimit informal. Por, çfarë i shtyn punëdhënësit të jenë pjesë e tregut informal të punës? Barra fiskale për punëdhënësit dhe punëtorët mbetet një nga arsyet kryesore për nivelin veçanërisht të lartë të informalitetit në mesin e personave të vetëpunësuar, rezultuar nga anketimet e kryera për studimin e informalitetit në tregun e punës. Një barrë fiskale shumë e lartë në formën e taksave mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore tashme eshte nje postulat i njohur, i cili mund të ketë pasoja serioze në konkurrencën e një biznesi. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës preferojnë të paguajnë një sasi të caktuar të pagave me zarf ose të veprojnë tërësisht në informalitet. Kjo mënyrë operimi potencialisht mund të shtrembërojë konkurrencën në treg duke qenë se punëdhënësit që nuk paguajnë taksa kanë një avantazh të padrejtë konkurrues mbi bizneset që janë në përputhje me rregullat. 1 Organizata Ndërkombëtare e Punës
  • 2. Ulja e tatimit mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore është provuar në disa raste që mund të rritë pajtueshmërinë dhe si rezultat të ardhurat prej taksave potencialisht mund të rriten. Megjithatë, studimet e kryera në këtë drejtim konkludojnë se vetëm ulja e taksave të punës e pashoqëruar me reforma është një formulë e paplotësuar. Reforma fiskale, e cila shoqërohet me reformën e tregut të punës dhe reformat e tjera për ekonominë dhe tregun financiarduhet të përfshijë edhe formulën e masave të mundshme stimuluese fiskale, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërsa është gjithashtu e rëndësishme për të lehtësuar pajtueshmërinë që të rishikohen dhe thjeshtohen kërkesat ligjore dhe administrative, të tilla si regjistrimi dhe licencimi. Në fakt, kostot enë përput pajtueshmërisë me rregullat (në aspektin e kohës, parave dhe ekspertizës), veçanërisht për bizneset e vogla, tentojnë përherë të bëhen të rënda. Tregues të qartë ekonomikë duhet të zhvillohen që të matin në mënyrë të rregullt ecurinë e tregut të punës dhe problematikave të lidhura me të për të ndihmuar partnerët socialë në diskutimet e tyre në përcaktimin e pagave minimale, trajtimit të punonjësve, luftës ndaj informalitetit dhe rritjes së kapaciteteve. Bashkëpunimi i ngushtë me INSTAT është ai i nevojshmi, i cili duhet të bazohet në krahasimin e pagave minimale dhe pagave mesatare në sektorë dhe rajone të veçanta, sidhe në publikimin e treguesve të tjerë që tregojnë tendencën e tregut të punës. Në varësi të të dhënave të tregut mbi tendencën dhe situatën e tij është një sfidë mjaft komplekse për agjensitë publike dhe gjithë sektorin privat të luftohet në uljen e përqindjes së një treguesi të kthyer në armikun më të madh të tregut: informaliteti. Natyrshëm dhe e lidhur me misionin e administratës tatimore si dhe inspektoriatit të punës, pesha e informalitetit është e nevojshme të lehtësohet vit pas viti deri në arritjen e objektivit të vendosur nga qeveria. Në morinë e strategjive dhe programeve të operimit për të luftuar informalitetin shikon gjithnjë angazhime dhe detyra nga më të ndryshmet. Vit për vit përsëritje të angazhimit ndaj informalitetit dhe në fund të shumë viteve ai nuk ka luajtur nga vendi. Vijon ende të jetë me një peshë që i merr frymën tregut formal. Edhe pse janë konsumuar me mijëra orë pune dhe janë arritur edhe suksese në detyra të ndryshme, lufta ende është një një qark të pambyllur ende dhe që më shumë duket si një angazhim për ta bërë se kërkohet dhe jo si një pjesë e domosdoshme e detyrave të përditshme. Skema specifike, me shënjestër të qartë në tregun informal duhet të jenë të stiluara të tilla për ti lejuar punëtorët informale dhe punëdhënësit e tyre për të hyrë në formalitet. Individët dhe bizneset mund tu jepet një periudhë e caktuar kohore, gjatë së cilës ata mund të hyjnë në ekonominë formale pa sanksione. Administrimi i këtyre masave duhet të jetë aq i thjeshtë
  • 3. sa të jetë i mundur për tu zbatuar ashtu si është parashkruar, duke shmangur burokracinë e panevojshme dhe rregullat e tepruara në zbatim. Si mundet ti adresojë qeveria problemet e punës informale? Një mënyrë për të inkurajuar konsumatorët dhe bizneset të përdorin punën e deklaruar është reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për mallra dhe shërbime të caktuara ku puna e padeklaruar është më e përhapur p.sh. në Finlandë dhe Itali u bë një ulje e TVSH-së në fushën e ndërtimit të rinovimit dhe mirëmbajtjes. Një sektor që ka nevojë në mënyrë specifike është bujqësia, e cila paraqet nivelin më të lartë të punësimit informal në Shqipëri. Karakteristika mbizotëruese e bujqësisë tradicionale është shkalla e vogël e ndërmarrjeve, për të cilat sfida është të rritin produktivitetin dhe të reduktojnë vulnerabilitetin. Një praktikë interesante ështëfutur në Italipërmes Shërbimit voucher në sektorin e bujqësisë, e cila lejon rregullimin e studentëve dhe pensionistëve, të cilët furnizojnë shërbimet e tyre mbi baza rastësore gjatë sezonit të vjeljes së rrushit. Suksesi i këtyre skemave sjell zgjerimin e kësaj qasjeje në sektorë të tjerë dhe aktivitete, të tilla sezonale nga të rinjtë dhe shpërndarjes së mallrave dhe shërbimeve derë më derë. Një nga pengesat kryesore për kalimin nga punësimi informal në atë formal është mungesa e aftësive të duhura. Masa aktive të tregut të punës duhet të udhëhiqen sipas qasjeve më të lehta fillimisht drejt përmirësimit të aftësive për të mundësuar punëkërkuesit për të hyrë në tregun formal të punës. Punët publike duhet të përdoren për të zhvilluar aftësitë e veçanta të kërkuara në tregun formal të punës. Analizat e kryera kanë treguar më tej se një pjesë e madhe e punëtorëve të punësuar në mënyrë informale marrin ende përfitimet e papunësisë. Për këtë arsye, politikat pasive të tregut të punës duhet të shoqërohen me masa më aktive, pasi masat pasive nuk janë në përgjithësi mjeti efektiv në reduktimin e punësimit informal. Është e rëndësishme që Shqipëria të zbatojë masa të denja për të luftuar aty ku vatrat e informalitetit janë më të dëmshme për tregun formal duke e realizuar në një mënyrë efektive që të ketë një ndikimin për periudha afatgjata. Është e nevojshme që në përpjekjet për të krijuar një grup të stimujve pozitive për të lëvizur nga informaliteti në formalitet të jepen si mundësi të përkohshme nga qeveria për kalimin vullnetar nga puna e padeklaruar në aktivitetet formale duke e zbatuar në praktikë në një mënyrë që është tërheqëse për bizneset informale, pa kosto shtesë dhe pa rreziqe sanksionesh.