2. Programimi
Që të mund të kryhet ndonjë problem në kompjuter,
duhet që për të të ekzistojë programi.
Procedura e përpilimit të programit quhet programim.
Njerëzit të cilët përpilojnë programe quhen
programerë.
Disa gjuhë programuese: Pascal, Delphi, Fortran, C, C+
+, Visual BASIC, Visual OBJECT, etj..
3. Zgjedhja e detyrave me anë të kompjuterit
Me proces të zgjidhjes së problemeve me kompjuter nënkuptohet
veprimtaria e ekspertëve në kompjuter me qëllim të zgjidhjes së problemit
të caktuar. Kushtimisht ky proces mund të paraqitet në këto etapa:
Definimi i problemit
Formimi i modelit matematikor
Algoritmimi
Programimi
Përpilimi i test-shëmbullit
Testimi i programit
Fitimi dhe analiza e rezultateve
Punimi i dokumentacionit
4. Algoritmet
Grumbulli i veprimeve me një radhë të fiksuar, të
cilët ndërmerren gjatë zgjidhjes së një problemi të
caktuar, quhet algoritëm.
Varësisht nga operacionet që përdoren gjatë
përpilimit, algoritmet mund të grupohen në
algoritme logjike dhe algoritme numerike.