Se ha denunciado esta presentación.
Utilizamos tu perfil de LinkedIn y tus datos de actividad para personalizar los anuncios y mostrarte publicidad más relevante. Puedes cambiar tus preferencias de publicidad en cualquier momento.

Trashegimia natyrore kombetare

19.672 visualizaciones

Publicado el

Publicado en: Sector inmobiliario
  • Sé el primero en comentar

Trashegimia natyrore kombetare

  1. 1. Trashegimia natyrore kombetare Punoi:Desara Balla Ilda Loka
  2. 2. Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla. Ato ndahen në 6 kategori sipas rëndësisë: 4 zona rreptësisht të mbrojtura ku përfshihen Laguna e Karavastasë (Lushnjë), Lumi i Gashit (Tropojë), Rrajca (Librazhd) dhe Kardhiq (Gjirokastër), 11 parqe kombëtare; 300 monumente natyrore; 26 zona të menaxhuara, 4 peisazhe të mbrojtura tokësore ose detare, si dhe 4 zona të mbrojtura resursesh. Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme 109 050 ha, 10,5 % të fondit pyjor dhe 3,8 % të sip së përgjithshme të vendit. Fillimet e zonave të mbrojtura kanë nisur që në vitin 1940 me shpalljen ose krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë Kune-Vain-Tale në Lezhë
  3. 3. Parku natyror i Dajtit Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet “Ballkoni natyror i Tiranës”. Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante..
  4. 4. Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.
  5. 5. Parku Kombëtar “Thethi” Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 10001300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specia e rrezikuar
  6. 6. Parku Kombëtar i Lurës Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit “Kurora e Lurës”. Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet “Fusha e Pelave” që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.
  7. 7. Parku “Bredhi i Hotoves” Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij. Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas. Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedër etj. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.
  8. 8. Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës” Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi ne europe.
  9. 9. Biza Pika malore e Bizës, gjendet në rrethin e Tiranës, në komunën e Shën Gjergjit. Largësia nga kryeqyteti është 85 km. Për të shkuar atje ndiqet itinerari Tiranë-Linzë-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Bizë. Ajo është një fushë karstike e ndodhur në skajin juglindor të malit me Gropa. Fusha e Bizës shtihet në lartësinë 1.200 metra mbi nivelin e detit. Ajo është 4 km e gjatë dhe 2 km e gjerë. Ky është një vend mjaft i këndshëm dhe me ajër të pastër. Në perëndim fusha ka forma të zhvillimit të fenomeneve karstike. Fusha e Bizës përshkohet nga lumi me të njëjtin emër, i cili më pas zhduket brenda një shpelle karstike pranë fshatit Val. Zona e Bizës është e pasur me pyje të shumta, sidomos të dushkut dhe ahut. Në këtë zonë gjejnë strehë kafshë të egra si ariu i murrmë, ujku, dhitë e egra, dhelpra, lepuri i egër, derri i egër, lakuriqet e natës, skifteri etj. Zona karakterizohet nga reshje të konsiderueshme dëbore gjatë stinës së ftohtë. Biza ka shërbyer edhe për shfrytëzimin e lëndës së drurit. Gjithsesi ajo ofron kushte mjaft të favorshme natyrore edhe për organizimin e aktiviteteve turistike ku mund të përmendim turizmin me çadra gjatë stinës së ngrohtë, skitë në pistat natyrore, speleologjine në shpellën e Valit etj. Zona e Bizës përbën një park natyror, e cila ka statusin e zonës së mbrojtur me një sipërfaqe prej 1.370 hektarë.
  10. 10. Lagunat e Kune – Vainit Ky sistem lagunor dhe njëkohësisht zonë e mbrojtur gjendet në grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë shpendë ujorë dhe gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sip 235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. Surpriza më e këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sip prej 125 ha në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur hidrofile. Aty rriten shkurre të gjelbërta mesdhetare, liane, shelgje, Frashëri etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunës nga shpendët përmendim rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, çapkat, rosën e madhe krye kuqe etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh, 22 reptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6 lloje amfibësh nga 15 që ka Shqipëria dhe disa lloje gjitarësh. Aktivitet kryesore që mund të zhvillohen janë observimi i shpendëve dhe eko turizmi.

×