Menaxhimi i personelit dhe vlerësimi i performancës
Open Source E-Commerce Platforms - Shqip
1. Universiteti për Biznes dhe Teknologji
Niveli Master
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë
Tema: Open source e-commerce platforms
Lënda: E-Commerce
Studenti:
Profesoresha:
Yll Ferizi
Dr. Sc. Kozeta Sevrani
Prishtinë, 2014
2. Abstrakt
Web faqja për e-commerce e një kompanie shërben si kanal kryesor për ndërtimin dhe
menaxhimin e marrëdhënieve me e-konsumatorët.
Teknologji Internet mundëson kompanive për të gjetur klientë te rinj, të përcjellin
preferencat e tyre dhe sjelljet në internet, si dhe të rregullojnë komunikimin,
produktet, shërbimet dhe çmimet.
Interneti luan një rol aktiv në tërheqjen e konsumatorëve përmes e-marketingut, e cila
thekson komunikimet pro aktive dhe interaktive në mes të kompanive dhe klientëve të
tyre. Kompanitë mund të japin informacion mbi produktet dhe shërbimet në faqet e
tyre të internetit për klientët e mundshëm.
Gjithnjë e më shumë kompani po i ofrojnë shërbimet e tyre në Web. Për nevojat e
shitjes përmes Web , “shporta për blerje“ (shopping cart) duhet të zgjidhet sa me e
përshtatshme. Kur e bëni zgjedhjen e aplikacionit tuaj të e-commerce atëherë ju duhet
të shikoni se a i plotëson kushtet ai aplikacion për biznesin tuaj . Një e-commerce
“shopping cart” duhet të jetë mjaft fleksibil për të ju mbështetur biznesin kur ju rritet
vëllimi i punës , të jetë i sigurt dhe të sigurojë mbështetje për standardet, të ketë
mundësi të integrimit me portat lidhëse (gateway) për të bërë pagesa elektronike.
Përmes këtij hulumtimi do të mundohemi të i shqyrtojmë disa prej aplikacioneve të
cilat shërbejnë për e-commerce dhe te cilat janë me kod të hapur.
Keywords: e-commerce, open source, shopping cart,
i
3. Përmbajtja
Abstrakt ..............................................................................................................................i
Open source e-commerce platforms................................................................................ 2
Hyrje.................................................................................................................................. 2
Çka duhet të ketë një biznes i cili jep shërbime online .................................................... 3
Shopping Cart (shportat për blerje) ................................................................................. 4
Pagesat ............................................................................................................................. 4
Të hostuara apo të pa hostuara ....................................................................................... 4
Llojet e veglave për ndërtimin e e-commerce sajteve me kod të hapur ......................... 5
Magento ........................................................................................................................... 6
Zen Cart............................................................................................................................. 7
OpenCart........................................................................................................................... 8
OsCommerce .................................................................................................................... 9
PrestaShop ...................................................................................................................... 10
Vlerësimi i platformave me popullore të E-commerce .................................................. 11
Konkluzion ...................................................................................................................... 12
Referencat ...................................................................................................................... 13
Faqe 1
4. Open source e-commerce platforms
Hyrje
Gjithnjë e më shumë kompani po i ofrojnë shërbimet e tyre në Web. Për nevojat e
shitjes përmes Web , “shporta për blerje“ (shopping cart) duhet të zgjidhet sa me e
përshtatshme. Kur e bëni zgjedhjen e aplikacionit tuaj të e-commerce atëherë ju duhet
të shikoni se a i plotëson kushtet ai aplikacion për biznesin tuaj . Një e-commerce
“shopping cart” duhet të jetë mjaft fleksibil për të ju mbështetur biznesin kur ju rritet
vëllimi i punës , të jetë i sigurt dhe të sigurojë mbështetje për standardet, të ketë
mundësi të integrimit me portat lidhëse (gateway) për të bërë pagesa elektronike.
Aplikacionet “shportave për blerje“ me kod te hapur janë mundësi tërheqëse .
Pronarëve të dyqaneve elektronike, përmes këtyre aplikacione për e-commerce iu
jepen mjetet për të menaxhuar një katalog produkteve në një faqe interneti pa tarifat
e licencimit të shtrenjta të cilat vijin nga produktet e cilësisë së përafërt por, që janë
me pagesë.
Aplikacionet “shportave për blerje“ me kod te hapur gjithashtu ofrojnë qasje në
komunitetet e zhvillueseve të këtyre aplikacioneve dhe shfrytëzueseve, pronarët e
dyqaneve dhe entuziastë të cilët ofrojnë mbështetje pa pagesë, dhe të shtesave (addon) të cilat ja rrisin vlerën këtyre produkteve .
Pronaret e dyqaneve të cilët vendosin të përdorin këto aplikacione me kod të hapur
kane mundësi qe të paguajnë për mbështetje shtesë dhe të pranojnë shërbime përmes
palëve të treta të cilat janë te kualifikuara - në qoftë se ata gjejnë mbështetje në
komunitet nuk është e mjaftueshme .
Faqe 2
5. Çka duhet të ketë një biznes i cili jep shërbime online
Qe një e-commerce të jetë i suksesshëm duhet të ofroj:
Çmim të ulët, të zvogëloj shpenzimet, të ketë përshkrim të qartë të produktit dhe
karakteristikat e shërbimeve të cilat tërheqin blerësit online.
Për këtë arsye, një e-commerce web faqe duhet të përfshijë karakteristikat e
mëposhtme për të ndërtuar kënaqësinë e konsumatorit:
• Shumëllojshmëri të produkteve dhe produkte më çmime të ulëta;
• Përshkrime të dobishme dhe krahasime të çmimeve për produktet dhe shërbimet;
• Të ketë aftësi për vetë-shërbim;
• Ndihmën online, FAQ dhe kontaktin për ndihmë me telefon ose forma të tjera;
• Interfejs të lehtë për përdorim;
• Tekst, fotografi dhe animacione të lehta për t’u kuptuar nga konsumatorët;
• Informacion i saktë në lidhje me produktet dhe shërbimet për të mbështetur
shërbimet e blerjes para se produkti të del në shitje (pre-purchase services);
• Te dhënat e kompanisë;
• Makina kërkimi për të kërkuar informacionet;
• Komente dhe diskutime për produktet;
• Opsione të ndryshme të pagesave dhe të dërgimit të produkteve apo shërbimeve;
• Rekomandime për produktet dhe shërbimet e përafërta;
• Krahasim të produkteve dhe shërbimeve për të gjetur çmimin më të lirë;
• Konfirmimin e blerjes dhe të dërgimit të produktit apo shërbimit;
• Njoftim me e-mail për dërgesën e porositur;
• Një metodë për të ndjekur vendndodhje e dërgesës;
• Sondazheve për reagime të konsumatorëve pasi ata ta kenë marrur produktin;
Cilësia e informacionit dhe dizajnit te interfejsit, për kërkimin e informacionit në një
vend, e ndihmon e-commercin për të tërhequr konsumatorë të rinj. Për të mbështetje
te transaksionit dhe të shërbimeve, dizajni i mirë i interfejsit dhe përdorshmëria e
shopping cart, janë kritike gjatë kohës kur një klient është duke blerë produkte apo
shërbime.
Për këtë arsye, një e-commerce site duhet të ndërtoj besimin e konsumatorit duke
përfshirë karakteristikat e mëposhtme:
• Informacione të njëjta të produktit dhe shërbimit;
Faqe 3
6. • Informacion të produktit që mishëron barazi në brand (markë), përkohshmërinë,
cilësi, llojllojshmëri, disponueshmëri, si dhe konkurrencën dhe opsione për kombinime
të produktit;
• Informacioni i çmimeve dhe mundësitë e pagesës;
• Një deklaratë të privacitetit e cila garanton që informacioni i konsumatorit mbahet
konfidencial;
• Masat e sigurisë të tilla si certifikata dixhitale, kriptografia me qelës publik,
autenticiteti, integriteti, konfidencialiteti, jo-mohimi dhe SSL;
• Mekanizëm për autentifikim të duhur.
Shopping Cart (shportat për blerje)
Shumica e dyqaneve prej atyre më të thjeshtave eCommerce përdorni një "karrocë"
për të mbledhur artikujt apo shërbimet, dhe një "checkout" për të i mbledhur pagesat
dhe informacionet e konsumatorëve.
Pagesat
Së pari, cilat janë “Payment gateways” (portat e pagesave)? “Payment gateways janë
një sistem të cilat integrohen në sistemet ekzistuese duke ju mundësuar kryerjen e
pagesave në formë më të sigurt. Paypal ose Authorize.net janë shembuj të mirë të
ofruesve të pagesave. Sistemet që i dërgojnë urdhrat tuaj për te ofruesi i juaj i
pagesave dhe të i kthej ata prapa në faqen tuaj, janë quajtur porta e pagesës (payment
gateways). Këto porta nuk janë të gjitha unike për shkak se ato kanë karakteristika dhe
kërkesa shumë të ndryshme.
Të hostuara apo të pa hostuara
Shopping cart pa pagese dhe me kod të hapur mund të hostohen vet apo të dërgohen
në ndonjë kompani më të profesionalizuar. Në qoftë se ju e hostoni shopping cart vet,
ju e merrni fatin në duart tuaja . Ne ketë rast ju keni kontroll të plotë mbi kodin
burimor dhe kështu mund të keni kontroll më të madh.
Plus , ka shumë gjëra interesante që ju mund të i bëni vetë e që kompanitë e tjera nuk
do të ju lejojnë të bëni .
Faqe 4
7. Llojet e veglave për ndërtimin e e-commerce sajteve me kod të
hapur
Komuniteti Open Source iu ofron pronarëve te bizneseve të vogla me një numër te
madh të produkteve të cilat ata mund të i zgjedhin. Sot, open source shopping carts
(karrocat e pazarit burim të hapur) të ofrojnë të njëjtin funksionalitet dhe aftësi sikur
produkteve komerciale.
Ekzistojnë shumë aplikacione për ndërtimin e e-commerce sajteve të cilët janë me kod
të hapur dhe në të njëjtën kohe janë edhe pa pagesë.
Ndër zgjidhjet më të përdorura të këtyre aplikacioneve të bazuara në web, që përdorin
si gjuhë programuese PHP dhe që kanë mundësi për MySQL databaza janë:
Magento, OpenCart, PrestaShop, osCommerce, ZenCart për të cilët do të diskutojmë
më poshtë.
Faqe 5
8. Magento
Edicioni i fundit për komunitet është 1.8.1.0 / I publikuar me 11.Dhjetor.2013
Magento1 është një web softuer për e-commerce me kod burimor te hapur. Për herë të
parë është publikuar më 31.Mars.2008. Ai u krijua nga Varien (tani Magento Inc) me
ndihmën e programuesve brenda komunitetit me kod burim të hapur, por në pronësi të
Magento Inc. Magento është ndërtuar duke përdorur Zend Framework.
Në vitin 2011 është blerë nga eBay, dhe tani Magento është pjesë e X.commerce njësisë
së eBay.
Edicioni per komunitet i Magento është i vetmi version falas në dispozicion, ndërsa
versioni enterprise është me pagesë.
Si një platformë për e-commerce, Magento përfshinë opsionet për paraqitjen e produktit
ne ekran, shabllone për celular, mundësi të transaksioneve, multi-dyqane dhe
funksionalitetin multi-faqe, llogaritë e përdoruesit dhe programet e besnikërisë,
kategorizimit të prodhimeve dhe filtrimin e blerësve etj.
1
http://www.magentocommerce.com
Faqe 6
9. Zen Cart
Versioni momental është 1.5.1 / I publikuar me 18.Shtatore. 2012
Zen Cart2 ka dalë nga osCommerce si një projekt i veçantë në vitin 2003. Përveç disa
ndryshimeve estetike, dallimet kryesore në mes të dy sistemeve të vijnë nga
ndryshimet arkitekturore te Zen Cart(si p.sh. një sistem për shabllone) dhe
karakteristika të tjera të përfshira në kodin bazë . Me lëshimin e serisë 1.3.x edhe me
tej diferencohet Zen Cart, duke lëvizur nga sistemi i shablloneve të bazuara në tabela,
në ato të bazuara në CSS.
Zen Cart është një aplikacion pa pagesë dhe me kod të hapur, i cili është ndërtuar nga
një grup i pronarëve të dyqaneve, programueseve, dizajnerëve dhe konsulentëve.
Zen Cart ofron një numër mundësish për të rregulluar sistemin e blerjes duke përdorur
një sistem të shablloneve për të zgjedhur një dizajn, te konfiguroni kategori të
produkteve, zbritjet e çmimeve, të dërgesave dhe opsionet e pagesave.
Në vete përfshin një editor WYSIWYG për modifikimin faqeve që nuk menaxhohen prej
bazës së të dhënave. Gati çdo pjesë e informacionit në lidhje me produktet është e
përshtatur dhe menaxhohet brenda zonës se Zen Cart Administratorit.
2
http://www.zen-cart.com
Faqe 7
10. OpenCart
OpenCart është aplikacion pa pagesë dhe me kod burimor të hapur, i publikuar nën
GNU GPL, por mbështetja teknike ofrohet nga komuniteti por edhe ka mbështetje
komerciale.
OpenCart është një zgjidhje e fuqishme e-commerce për tregtarët që dëshirojnë ta
zhvillojnë biznesin e tyre në internet, e kjo të bëhet me një kosto minimale. OpenCart
është projektuar me mundësi të madhe të dizajneve, është i lehtë për t'u përdorur, ka
makinë kërkimi miqësore dhe me një ndërfaqe vizualisht tërheqëse.
Karakteristika të tjera përfshijnë aftësi për të menaxhuar dyqane të shumta nga një
ndërfaqe administratorit, zona tatimore, metodat të dërgimit, dhe mbështetje për një
numër të payment gateways (portave për pagesa) dhe gjuhëve.
OpenCart është i njohur për shpejtësinë e futjes në punë te një e-commerce në
internet. Edhe pse nuk ka aq shumë mundësi sikur qe i ka Magento, OpenCart është
megjithatë një platformë e shkëlqyer.
Faqe 8
11. OsCommerce
osCommerce3 është “babai” i karrocave për blerje elektronike me kod burimor të
hapur. osCommerce ofron kodin baze mbi te cilin është ndërtuar Zen Cart dhe të tjera.
osCommerce instalohet lehtë si në sistemet operative në Windows ashtu edhe në
Linux, po ashtu mund të instalohet edhe në hapësirat e ndara (shared).
Versioni 3.0 ka dal me 31.Mars.2011 dhe ky ishte një ri-shkrim i kodit me madhor, i cili
ka lejuar që të ndërtohet një sistem i shablloneve dhe i cili mundëson ndryshimin e
lehtë të pamjes, si dhe lehtësira të tjera gjatë instalimit.
Kanë një komunitet shumë të madh prej më shumë se 260,000 pronarëve të dyqaneve,
zhvillueseve dhe ofruesit e shërbimeve janë aty për të ju ndihmuar në çdo hap gjatë vendosjes
së sistemit në punë dhe nisjes së biznesit online. Mbi 7,000 Add-Ons (shtesa të programit) pa
pagesë janë zhvilluar nga komuniteti të cilat mund të përdoren për të kostumizuar dyqanin
tuaj virtual.
3
http://www.oscommerce.com
Faqe 9
12. PrestaShop
Versioni i fundit është v1.5.6 / Publikuar me daten 20.Janar.2014
PrestaShop4 është një zgjidhje pa pagesë dhe me kod të hapur e e-Commerce.
PrestaShop zyrtarisht ka startuar ne Gusht te vitit 2007. Ky aplikacion sikur aplikacionet
e sqaruara më herët, janë të ndërtuar në PHP dhe është i bazuar në makinën e
shablloneve Smarty, dhe është në përdorim nga 150,000 dyqane elektronike në mbarë
Botën. MySQL është databaza e përzgjedhur. PrestaShop ka fituar “Best Open-source
Business Application awards” në vitin 2010 dhe 2011.
Ka shumë vullnetarë të cilët e mbështesin dhe kontribuojnë duke i dhënë edhe addons të vetat për PrestaShop. Tanimë janë 310 mundësi të ndryshme të cilat janë në
dispozicion menjëherë si te instalohet aplikacioni. Krijuesit e PrestaShop e kanë edhe
një dyqan të vetin zyrtarë ku shesin module dhe shabllone të ndryshme.
Duke e pasur një back-end shumë të fuqishëm, administratoret e dyqaneve mund të
menaxhojnë lehtësisht me stoqet, porositë, klientët dhe pagesat. Sistemi asnjëherë
nuk do të ju limiton juve, pasi që ai mbështet kategori dhe nën kategori pa limit.
Ekziston edhe mundësia për krijimin e grupeve të administratorëve që kanë vetëm disa
te drejta ne menaxhim.
4
http://www.prestashop.com
Faqe 10
13. Vlerësimi i platformave me popullore të E-commerce
Anketa Shkurtit 2013 ka gjetur 34.864 faqe të eCommerce në Alexa5 Top 1 milion.
Kemi një rënie nëse e krahasojmë me anketën e Tetorit 2012. 6
Softueri për eCommerce me peshën më të madhe të tregut vazhdon të jetë Magento.
Ky edicion vjen në përfundim se Zen Cart i ka humbur gati 2,000 sajte dhe ka kaluar në
vendin e 4 të softuerëve më të popullarizuar. Ky mund te jete edhe si rezultat I
lëvizjeve te platformave te ndryshme ne top 1miljon faqet e monitoruara nga Alexa.
Ky raport e ka ngritur në vendin e dytë shtesën për Joomla - VirtueMart ecommerce
paketën në Alexa Top 1 Milion.
Duke vazhduar me trendin e vitit 2012 edhe sipas kësaj ankete osCommerce po
vazhdon të humb edhe më tej treg dhe tani më është në treg me vetëm 7% .
Grafikoni i kësaj ankete është i paraqitur më poshtë.
5
6
http://www.alexa.com/topsites
http://tomrobertshaw.net/2012/11/october-2012-ecommerce-survey/
Faqe 11
14. Konkluzion
Aplikacioni të cilin ju keni vendosur ta përdorni, do të jetë themeli i e-commerce i
faqes se internetit tuaj, dhe zakonisht nuk ndryshohet në të ardhmen. Prandaj, është e
rëndësisë së madhe që ju të dini sa me shumë për përparësitë e produkteve të
mësipërme, se të zgjidhni dhe të pendoheni më vonë.
Në këtë punim seminarik, ne duam të sjellim në vëmendjen tuaj disa nga karrocat e
blerjes (shopping carts) me burim të hapur më të mirë në dispozicion në internet.
Ne baze te këtij punimi kemi ardhur në përfundim se disa prej shopping cart
(shportave për blerje ne internet) edhe pse kane qene pioniere në këtë fushë, tani më
ato janë duke humbur treg neë mënyrë rapide dhe se ato po zëvendësohen me
zgjidhje të reja.
Ju mbetet juve që para se vendosni për një zgjidhje e-commerce (shopping cart) të i
kontrolloni ato, testoni duke shikuar në faqet demo, eksperimentoni duke provuar ato
faqe për të shikuar se a i plotëson kërkesat tuaja.
Faqe 12